• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Për sa kohë mund të rrijë zgjuar një njeri?

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
7,878
Reaction score
850
Points
113
Location
8DDE6DA1-C5B7-4466-BF40-189B6082C96A.jpeg


Njeriu rri zgjuar mesatarisht për afro 16 orë e 10 minuta përpara se të bjerë sërish në gjumë. Ata që rrinë zgjuar shumë më tepër dhe si pasojë marrin më pak gjumë, konsiderohen persona me mungesë gjumi në kuptimin mjekësor – dhe kjo ka pasoja. TË rrish 24 orë pa gjumë zvogëlon aftësinë e trurit për të marrë informacione me 40%, dhe simptomat që shfaqen pas 48 orësh i ngjajnë atyre të një sasie alkooli në gjak, prej 0.15%. Mungesa e gjumit mund të jetë edhe fatale – pas 10 deri 14 ditësh.

A është i mundur përmirësimi?

Mungesa e gjumit pranohet nga ushtarët e skuadrave elitë si gjë normale. Me stërvitjen e duhur, mund të mësojnë trupat e tyre që të qëndrojnë më gjatë zgjuar. Por edhe në këtë rast është vetëm një ndryshim i shtirur e i sipërfaqshëm i limitit të trupit. Edhe ushtarët e skuadrave speciale pësojnë lodhje të dukshme, me gjithë pasojat në performancën e tyre. Studime të ndryshme kanë treguar se trupi nuk mund të “akumulojë” pushim gjumi. Gjumi është një proces rigjenerues – ai nuk ndihmon trupin të përgatitet për ushtrime të së ardhmes, por e ndihmon të marrë veten nga lodhje të së shkuarës. / bota.al
 
Top