• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Parajsa e bursave online fantazmë në Shqipëri

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
7,896
Reaction score
896
Points
113
Location
1581525821979.jpeg
Me lulëzimin e Call Centerave në Shqipëri, po lulëzojnë dhe kompanitë të cilat operojnë si shoqëri brokerimi. Kompanitë marrin të drejtën për përdorim të platformave online të brokerimit, i vendosin në faqe interneti, të maskuara si ligjore, për brokerim apo Forex dhe joshin klientët e huaj të investojnë para, të cilat kalojnë në llogari të pagjurmueshme bankare.

Në Shqipëri, tashmë janë mbi 70 të tilla, të palicencuara, që kryejnë evazion fiskal dhe shpesh janë pjesë e skemave të mashtrimit që zhvatin kursimet e qytetarëve anembanë botës. Alimiri, një 29 vjeçar i cili ka kryer studimet për Gjuhë-Letërsi, tregon eksperiencën e tij në njërën prej këtyre kompanive, ku ai punonte si agjent Forexi.

“Unë kam punuar në Forex në gjuhën gjermane për rreth një vit. Ne ftonin njerëzit të investonin, ne kishim regjistrat me numrat gjermanë, i telefononim njerëzit dhe i ftonim të investonin në bursë. Po në të vërtet, klienti që bënte një blerje blinte luhatje në çmimet e aksioneve, asnjëherë aksione konkrete” –tha ai.

Almiri tregon dhe skemën se si funksiononin këto kompani.

“Fillimisht i drejtonin në drejtimin e duhur që të kishin një farë fitimi, që të kishin mundësi të fitonin më shumë. Pastaj, pasi klienti u kishte marrë dorën investimeve, fillonim dhe e drejtonim për të humbur lekë. Ne paguheshim në bazë të lekëve që klientët humbnin. Pak a shumë një skemë e madhe piramidale”, shtoi ai.

Ai nuk ka qenë i siguruar gjatë eksperiencës në punë, pasi kompania nuk figuronte në Shqipëri.

“Call center-i ku ne punonim dilte i regjistruar në Bullgari, se këtu nuk duhet të figuronte fare. Ne thjesht ishim ndërmjetësim”- shtoi Almiri.

Përveç, Bullgarisë, kompanitë Shqiptare, figurojnë të regjistruara në Qipro, Gjeorgji dhe në vende të tjera të cilësuara si parajsa fiskale. Pagat e majme që arrijnë deri në 3000 euro, joshin mijra të rinj shqiptarë, të përfshihen në skemat mashtruese.

Sipas legjislacionit shqiptar, për veprimtaritë financiare, shoqëritë, të cilat zhvillojnë Forex, licencohen nga Banka e Shqipërisë, ndërsa ato që ofrojnë shërbime brokerimi, nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Kompanitë që operojnë në Shqipëri aktivitetet në platforma elektronike dhe për pasojë kërkojnë licencimin nga të dyja institucionet, por në Shqipëri rezultojnë vetëm 3 kompani regjistruara që ofrojnë këto shërbime. pcworld.al
 
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
3,482
Reaction score
634
Points
113
Hmmm...3 mijë euro në muaj duke marrë parasysh se janë të licensuara ligjërisht nga shteti, nuk janë pak. :unsure:
 

The.Mask

Anëtar
Anëtar
Aug 14, 2014
Postime
507
Reaction score
18
Points
18
Location
Dibër
Keto kompani jane krejt nen zoterimin e cifuteve.

Te gjithe aksioneret kryesor jane cifut, dhe qendrat kryesore jane ne Qipro, qe eshte edhe afer Izraelit.

Ky asht nfo i sigurt.

Mesa duket shteti i firum Shqiptar i le keto kompani sepse krijojne punesim.
 

Viking

*𝖀́𝖑𝖋𝖍𝖊𝖉𝖓𝖆𝖗*
Anëtar
Sep 29, 2010
Postime
11,710
Reaction score
852
Points
113
Location
ᛖᛞᛗᛟᚾᛞ
Keto kompani jane krejt nen zoterimin e cifuteve.

Te gjithe aksioneret kryesor jane cifut, dhe qendrat kryesore jane ne Qipro, qe eshte edhe afer Izraelit.

Ky asht nfo i sigurt.

Mesa duket shteti i firum Shqiptar i le keto kompani sepse krijojne punesim.
Sa mire qe je informuar por nga kush dhe si ?
Po kjo lloj perandorie eshte ndertuar me pare ne cdo shtet kjo do te thot qe jemi sofistikuar dikur mbizotronte Sudja 1997 pastaj Bastet Sportive deri para pak vjetesh tani jane kto mashtrimet online.
 
Top