• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

PERËNDITË DHE ZOTËRITË

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
7,410
Reaction score
187
Points
63
Location
- PERËNDITË DHE ZOTËRITË -
AKADEMIKU EDUARD SULSTAROVA, NË NJË BOTIM TË SORBONËS (1996), BËN NJË PËRSHKRIM TË SITUATËS HISTORIKE DHE RREZIQEVE SIZMOLOGJIKE NË SHQIPËRI.

Shkatërrimi sizmik i Dyrrahut, meritoi vëmendien e Expositio: “I shkatërruar nga perënditë, ai u përmbyt dhe u zhduk”... (The Oxford Handbook of Late Antiquity)

Ia dedikoj këtë postim akademikut Eduard Sulstarova (Korçë 1934 – Tiranë 2014), një prej mendjeve më të ndritura të shkencës shqiptare, profesor i Universitetit të Tiranës, Akademik i Akademisë së Shkencave, i cili me përkushtim e profesionalizëm të rrallë ia kushtoi tërë jetën sizmologjisë, duke botuar qindra faqe shkencore për fushën që mbulonte. Ai dhe brezi i tij, me punën që bënë na treguan se zoti dhe njeriu janë miq kur ky i fundit di të njohë caqet dhe rreziqet. E, këto caqe e rreziqe, t’i mëson vetëm shkenca. Mbase për këtë arsye, sot nuk kemi më asnjë institut shkencor (përfshirë edhe atë të sizmologjisë), të cilët u shkrinë më 2007-n; Akademia e Shkencave po ashtu u bë thërrime; kërkimi shkencor si përfundim dha shpirt nëpër departamente të mbajtura gjallë sa për sy e faqe.
Nëse dje, Dyrrahun e zhdukën zotat e antikitetit, sot të gjithë Shqipërinë do e zhdukin zot(at)ërinjtë e modernitetit. Për dekada të tëra vramë trurin. Sot? Koha që të vrasim mendjen nëse do duam të mbesë një Shqipëri e një komb shqiptar. Respekt për të gjithë profesorët e mendjet më të ndritura shqiptare! Me mungesën tuaj na dhatë një mësim të vyer. Na treguat se sa shkëlqeni kur mungoni. Dhe mungoni vërtet. Keni lënë një boshllëk më të frikshëm se sa tërmeti...
Thënie për shqiptarët

______________
Harta nga artikulli: “Earthquake hazard assessment in Albania” (p. 199-216)
Autori: Eduard Sulstarova
Botimi: Risque, nature et société.
II. Étude de cas. La prévision des séismes (Grèce, Albanie)
Redaktor: Lucien Faugères, Christiane Villain-Gandossi
Botues: Éditions de la Sorbonne, 1996
Burimi: https://books.openedition.org/psorbonne/32094

9D695999-10E3-4A6B-9545-6E62422386C6.jpeg
 

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
7,211
Reaction score
57
Points
48
"Ne kohen e Justinianit, ai qe quhej dikur Epidamnus e sot quhet Dyrrah u shkaterruar krejtesisht nga lezije te medha e te shpeshta te tokes. E njejta ndodhi me Korinthin ne toke 'Greke'" N. Kallistos lib.XVII
Nje Shen Hillarion [te cilin e bejne shenjt Palestinez!] aty rreth vitit 36x AD ne kohen e Julianit, perandor i Romes, kryen nje ritual [!!] per te vrare nje GJARPER dhe ne kete menyre nuk lejon ujerat e detit te mos perpijne Durresin. Dua tju sqaroj se Poseidoni i dergoi nje kashe te stermadhe uji Trojes, emri i se ciles ishte Balen(e).
Kater ishuj te Durresit u zhduken. Po ashtu gjate termeteve u formua Karaburuni i cili me pare ishte nje grup ishujsh.
 
Top