• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Poezi nga poeti Bledi Ylli.

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
7,303
Reaction score
327
Points
83
Location
Atje ku më le!
Gj.Z

Pohim i heshtur

E pranoj që të kërkova
Pa kërkuar nuk lash vend.
Thellë në shpirtin tim gërmova
Por s'e gjeta emrin tënd ...

Gjeta vetëm fjalë të shkreta
Fjalë që era s’mori kurrë.
Milje, larg nga e vërteta
Ndjenja antike t’ bëra gur.

Të përcolla nëpër vite,
Bëra çmos të të harroj.
Sot në fundin e k’saj dite
U përpoqa të t’ kujtoj.

Kishe ikur, s’ishe më
As si mbres, as nostalgji.
As figurë po dhe as zë
Vetëm fjalë të bëra hi...

E pranoj nuk jam shenjtor
Por ty të kisha, perëndi.
Ndër mëkatet që kam bërë
M' i pafalshmi ishe ti !
_____________________________________

Bledi Ylli
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
7,303
Reaction score
327
Points
83
Location
Atje ku më le!
Nota Zemre

Me notat e vetmise nje muzike krijova,
Pa piano, as kitare ,veç me shpirtin tim,
Fjalet m’i tha zemra dhe une i kopjova,
E duke i shkruar me sollen shume trishtim !

Kenga u krijua,ty ta dedikoj,
Çdo fjale e saj mbi ty,do t’derdhet si ujvare,
Thellesia e pendimit gjithe trupin do t’mbuloje,
Do te jem une si gjithmone,i yti shpetimtar.

Zgjat doren vetem kaq,e une do te terheq,
Nga ai det pendimi,ne breg do t’udheheq,
Frymarrje do te jap,mbi ty me buze bashkuar,
Ne krahet e mi me pas,do t’jesh duke shtegetuar…!

Gjethet e dashurise,jane zverdhur e po bien,
Pertoke ato zvarriten ne meshire te eres,
Veç nje fllad i yti i ben ato te ngrihen,
Mos te kene nevoje as diellin e pranveres….!

Mos i lere aty, se ato do te treten,
Do ti zhduk era e as ‘’hi’’ s’do t’mbeten,
Do t’ngelen kujtime te shplara ne shi,
Me pranveren tjeter, nuk do t’vish me Ti !

Bledi Ylli
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
7,303
Reaction score
327
Points
83
Location
Atje ku më le!
Ja që ndodhi

Rrojnë të etura dy vetmi
I ushqen përbindshëm malli
Njëra unë e tjetra ti
Presim, vdesim për së gjalli.

Ditët veshin frymën tënde
Bota merr të tuat sy
E kështu mëngjes e mbrëmje
Një vetmi, për zemra dy.

Flasin muzgjet, malet, detet
Flasim ne, me sy e shpirt
E në fund asgjë nuk mbetët
Veç dy zemra zënë në flirt!

Rrojnë dy njerëz larg e larg
Me pasionin jasht kontrolli
Nuk sheh shpirti veç përqark
Ndaj dhe ndodhi (Ja që ndodhi)!

Bledi Ylli
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
7,303
Reaction score
327
Points
83
Location
Atje ku më le!
Me dhjetra herë

Dhe sot u gjenda n’atë gjëndje
Kur shpirti prehet, në mërzi
E zymtë jetë ! E errët mbrëmje
Të shoh nuk dua, asnjeri !

Dhe sot u gjenda n’atë gjëndje
Që e ka ndjerë çdo gjë e gjallë
Të mos ndjesh gjë, mëngjes e mbrëmje
Madje dhe zemrën rrallë, shumë rrallë !

Kësaj i thonë vdekur mes të gjallësh
Gjithçka të shohësh pa e ndjerë
Të hysh në gropë e prap të dalësh
Dhe një dhe dy, me dhjetra herë !

Të prekësh veten me duart akull
Për të kuptuar që je në jetë
Të pyesësh jetën, përse ke ardhur
Një herë, dy, tre edhe dhjetë !...

E jashtë të shohësh që ka zbardhur
Edhe të thuash, sa paskam fjet’ !
***************************************

Bledi Ylli
 

endrraime

V.I.P
Anëtar
Aug 2, 2017
Postime
395
Reaction score
48
Points
28
Location
Mk
Eshtë e mundur?


T'i mbyllësh sytë kësaj marrëzie
Kësaj bote, kaq të lëkundur
Mbushur nga gjurmë mizorie
Si të heshtësh? Ěshtë e mundur ?

Më dalin tëmthat nga mërzia
Si mund të rrosh me thonjë në fyt
Kur s' ekziston më drejtësia
Ěshtë e drejtë të mbyllësh sytë ?!...

Ka pasur raste, veshët kam mbyllur
Mos të degjoj asgjë nga ç'thonë
Por kjo botë është kaq e hidhur
Sa dhe të shurdhërit i helmon !

Të nxjerrë mizerjen, syve përpara
Kurrë mos të gjesh paqe në shpirt
Reklama gjaku, me jetë fěmijĕsh
Në zymtësinë e saj të hirtë !

T'i zësh të gjitha sy e veshë
Madje dhe zemrën t'a bësh hekur
Por dhe kěshtu nuk mund të gjesh
Sepse i thonë që të kesh vdekur !

Mos vall të shoh punët e mija
Të zë njě qoshe në këtë botë
Tě them jam mirě se ka më keq
Jo, këtë nuk e běj dot ...

Por s' kuptoj, cfarë bëjmë, ku vemi
Udhëhequr nga marrëzia
Na qëlloi këtu të jemi
Këtu kushtoka mirësia
***********************************

@Bledi Ylli
 

endrraime

V.I.P
Anëtar
Aug 2, 2017
Postime
395
Reaction score
48
Points
28
Location
Mk
Ai momenti kur një peshë e rëndë të bie mbi gjoks. Ku dhëmbët shtrëngohen deri në gjakosje. Ku e ardhmja nuk duket më e zhytur në mjegullën e pasigurisë. Ai momenti ku as YOGA me atë frymëmarrjen e saj modeste nuk mund të largojë pllakosjen e rëndë në gjoks shkaktuar nga ankthi. Ai moment!
E kush nuk e ka përjetuar atë.
Më kujtohet shpesh një thënie e Aristotelit "Kur ka zgjidhje pse mërzitesh, kur nuk ka zgjidhje përse të mërzitesh".
Mirëpo ja që e thëna me të bërën ndonjëherë fantazojnë paralele. Njeriu shtrëngon dhëmbët nga ankthi sepse është pjesë e trurit të tij. Ata që mund të komandojnë trurin nuk komandojnë dot veten e tyre, të çmendurit...Gjersa të çmendesh duro e shtrëngo dhëmbët në ankthin e përditshëm...Shiko dhe vazhdo atje ku shkon vështrimi.E ke për detyrë të luftosh. Mos iu fshi asaj që të tremb. Dili përpara. Çfarë të them më shumë!

Ble Y...
 
Top