• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Politika dhunon Kishen Orthodhokse

ilia spiro

Super Anëtar
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,000
Reaction score
5
Points
38
Politika dhunon Kishen Orthodhokse

“Maskarenj”, Vasili: Rama dhunon kishat, refuzojini vandalët!


Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe kandidatin e PS për Bashkinë e Tepelenës, Tërmet Peçi, i cili u shfaq me elektoratin në kishë.

Sipas Vasilit, Rama po dhunon kishat për fushatë, duke e cilësuar këtë mëkatin më të rëndë. Më tej, Vasili shton se pushteti i Ramës është i nëmur, është i mallkuar, pasi është prodhim i të pa feve, që fe kanë krimin, vjedhjen dhe grabitjen.

Reagimi i Vasilit:
Babloku dhe rilindja dhunon kishat per fushate, Mallkuar qofshin!!(FOTO). Edi Rama dhunon kishat. Rilindja ve dore edhe mbi kishat. Maskarenjte e rilindjes bejne fushate brenda ne kishe.

Shikojini FOTOT se si ne Lekël, te Bashkise Tepelene, bejne fushate brenda ne kishe. Flasin kusaret e rilindjes me kryqin e shenjteruar perballe!? Mekat me te rende se ky nuk ka.

Ky kalon cdo kushtetute, eshte me i rendi dhe me i pafalshmi i te gjithe fajeve,pasi keta horra nuk kursejne as kishat ne histerine per te rrembyer pushtet. Asnje shqiptar i ndershem mbeshtetes i cdo partie qofte nuk e fal kurre kete dhunim te shenjterise se besimit.

Ku dallojne keta nga Partia e Punes qe ju vuri kazmen kishave? Jane te njejtet, me te njejten urrejtje per fene dhe besimin. Vetem keta mund ta bejne. Pushteti tyre eshte i nemur, eshte i mallkuar pasi eshte prodhim i te pa feve,qe fe kane krimin vjedhjen dhe grabitjen. Refuzojeni ashper keta vandale te besimit,qe arriten kulmin e mekatit te tyre njerezor.

Eshte i bekuar dhe legjitim çdo qendrim,veprim apo aksion ndaj tyre. Te gjithe bashke kunder atyre,qe nuk besojne tek atdheu,tek familja dhe tek zoti!!
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
50,923
Reaction score
2,335
Points
113
Përgjigje e: Politika dhunon Kishen Orthodhokse

Fushatë elektorale edhe në kishë: Fjala e lënë në vend të shenjtë duhet të marrë udhë




Kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, i cili kandidon për një mandat tjetër këtë bashki, ka habitur me veprimin e rradhës.

Ai ka zhvilluar një takim elektoral brenda ambienteve të kishës së fshatit Lekël mbrëmjen e së shtunës.

Në një postim në rrjetet sociale, Peçi flet gjerë e gjatë për kontributin e këtij fshati gjatë historisë, ndërsa në fund bën edhe premtimet për katërt vitet e ardhshme.

Megjithatë, ai ka një shpjegim për këtë, duke e cilësuar traditë këtë veprim.

“E nisëm bisedën në kishën e fshatit. Një traditë që i shoqëron në shekuj, mbledhjet dhe kuvendimet e Lekëliotve. Kjo për faktin se fjala e lënë në vend të shenjtë, duhet patjetër të marrë udhë e të bëhet realitet. Në kishë, edhe pse në orë tepër të vonë, aty gjeta mikpritjen si rrallëkund, të burrave dhe grave të këtij fshati, që dikur ka qene një qendër e rëndësishme me ndikim në rrëzë. Të flasësh me Lekëliot për historinë, traditën, njerëzit, me siguri do duheshin ditë të tëra sepse padyshim është fshati më historik në ish- rrethin e Tepelenës”, deklaroi Peçi.

Në postimin e tij mbi këtë takim, kryebashkiaku i Tepelenës tha se u fol edhe për premtimet elektorale.

“Biseduam e folëm gjatë, megjithatë besimi dhe shpresa për t’i kthyer Leklit vëmendjen është e madhe. Projekti i rrugës dhe qendrës së fshatit janë gati dhe kemi kërkuar realizim e tyre. Premtimi im është që do bëj të pamundurën për ta bërë pjesë të Programit Qeveritar 100+ Fshatrat, pasi kostot për ta realizuar me buxhet të bashkisë, do të bëjnë të mundur vetëm rivitalizimin e qendrës së fshatit. Lekli duhet të jetë patjetër në hartën turstike, pasi përfaqëson Rrëzën dhe duke e lidhur me Kurveleshin që tashmë ka marrë udhë, do mund të kemi në të ardhmen, një Tepelenë me vlera të vërteta turistike”, tha Peçi.

j.l./ dita
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
50,923
Reaction score
2,335
Points
113
Përgjigje e: Politika dhunon Kishen Orthodhokse

Lexo pak se si e ka traditë Lekli o prift koqe. :p
Na prure dhe opinionin e Tritan preshit se edhe atë kishim mangut. :p
 

ilia spiro

Super Anëtar
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,000
Reaction score
5
Points
38
Përgjigje e: Politika dhunon Kishen Orthodhokse

MITROPOLIA E SHENJTE E APOLLONISE DHE E FIERIT

DEKLARATË

Duke marrë shkas nga një emision i dhënë në ERTV, dhe nga qarkullimi i këtij emisioni në rrjetet sociale, ku një kandidate për Kryetare Bashkie jep një intervistë në ambjentet e një Kishe, pa dijeninë dhe lejen tonë, kërkojmë nga pushteti politik dhe vendor, si edhe nga të gjitha forcat politike, shoqata apo individë, që të mos përdorin Kishat dhe Tempujt e Shenjtë për deklarata, mbledhje apo mitingje politike.
Përdorimi i tyre për motive të tilla përbën së pari një Sakrilegj ndaj vendeve të Shenjta dhe fyerje të ndjenjave të besimtarëve, pasi ato janë vend lutje dhe adhurimi. Së dyti, përbën shkelje të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë” (Ligji nr. 10 057 Date 22.01.2009). Pikërisht, neni 21 dhe 23 i këtij ligji ndalon ndërhyrjen dhe përdorimin e objekteve fetare nga autoritetet shtetërore, me përjashtim të urdhërit ekzekutiv, pasi është marrë pëlqimi nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.
 

nghi ngo

V.I.P
Anëtar
Nov 22, 2013
Postime
2,270
Reaction score
116
Points
63
Përgjigje e: Politika dhunon Kishen Orthodhokse

Hajde zgjedhje hajde, edhe politikanet amerikan do I kene zili keta tanet...
 

ilia spiro

Super Anëtar
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,000
Reaction score
5
Points
38
Përgjigje e: Politika dhunon Kishen Orthodhokse

Shtëpia ime është shtëpi lutjesh

Duke ndjekur me shqetësim situatën e vështirë që po kalon vendi në këtë problem pa zgjidhje për zgjedhjet vendore, jo vetëm si shtetas, por dhe si besimtarë orthodhoksë i lutemi Zotit çdo ditë që të ndriçojë të gjithë aktorët përgjegjës për situatën, që të tregohen vërtetë burra shteti dhe të zgjidhin sa më paqësisht me urtësi dhe largpamësi këtë situatë, që ka sjellë në përplasje institucionet shtetërore, partitë politike dhe duke e ndarë dhe përçarëmë dysh shoqërinë në vendin tonë të vogël.

Kjo është shprehur edhe në deklaratën publike që Kisha Orthodhokse ka bërë për situatën më datë 02.06.2019: “Prandaj, me shqetësim të madh dhe përulësi, do të lutemi në të gjitha kishat që Perëndia i paqes dhe i urtësisë të inkurajojë të gjithë ata që kanë përgjegjësinë e drejtimit të vendit, që të ndërgjegjësohen për rëndësinë e detyrës, me të cilën janë ngarkuar, të gjejnë rrugën e pajtimit dhe të mirëkuptimit dhe të ofrojnë zgjidhje konkrete për të gjitha problemet, për të mirën e vendit dhe të popullit tonë”.

Duke respektuar te drejtën e çdokujt për të bërë po apo jo fushatë elektorale në vende publike, apo të përshtatshme për të tilla punë, vërejmë me keqardhje se këto ditë po përdoren edhe Kishat Orthodhokse në funksion të fushatës elektorale nga kandidatët e përzgjedhur për kryetar bashkie të Partisë Socialiste, më konkretisht znj.Majlinda Bufi Kryetare Bashkisë Roskovec ka bërë një intervistë në kishën e shën Nikollës në Kurja të Rroskovecit dhez.Tërmet PeçiKryetar Bashkie i Tepelenësnë kishën e fshatit Lekël.

Këto biseda dhe takime elektorale janë bërëjo thjeshtë në ambientet e jashtme të kishës, por brenda në tempull, përpara altarit të shenjtë, në vendin ku populli qëndron për t’iu lutur Zotit.

Kjo fushatë dhe propagantë elektorale brenda tempullit fyen shenjtërinë e vendit dhebie ndesh me kanunet kishtare të Kishës Orthodhokse duke u cilësuar si sakrilegj, sepse kisha nuk është një arenë politike, “por shtëpia e Perëndisë”(Heb 10:21), vend lutjesh për të gjithë ata që duan të pajtohen me Zotin, me të afërmin madje edhe me armikun.

Kisha nuk bëhet palë më asnjë qeveri,parti apo koalicion partish,por i lutet Zotit për presidentin,kryeministrin,ushtrinëe çdo vendi dhe në çdo kohë, që ata persona të zgjedhur me votën e popullit të kryejnëdetyrën që Zoti i Gjithëpushteshmi ua ka dhënë për të mirën e popullit: “sepse çdo pushtet vjen prej së larti”(Romakve 13:1) dhe çdo pushtet tokësor i nënshtrohet pushtetit qiellor.

Vërtetë qeveria e “Rilindjes” nëpërmjet Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë ka restauruar disa kisha monumente kulture, por kjo nuk e bën aspak qeverinë pronare të ligjshme dheqë mund të bëjë çfarë të dojëme këto objekte kulti të shenjta, pasuri e patundëshme dhe shekullore e KOASH-IT, ashtu siç ka ndodhur në mënyrë të përsëritur në disa kisha monumete kulture të restauruara, ku pa dijeninë e Kishës Orthodhokse janë kryer aktivitete nga Ministria e Kulturës të cilat nuk i përshtaten shenjtërisë së vendit dhe për këto raste të përsëritura Kisha Orthodhokse ka reaguar gjithmonë.

Është mirë që sa më shpejtë ata që janë përgjegjës për këto veprime të fundit arrogante në kufijtë e sakrilegjit t’i kërkojnë falje KomunitetitOrthodhokse dhe të përpiqen maksimalisht për të mos e përsëritur më.

Në të kundërtën e gjitha kjo po na risjell në kujtesë ne besimtarëve, por edhe gjithë popullit ndërhyrjet brutale të shtetit ateist-komunist mbi kishat dhe tempujt fetarë, duke i tjetërsuar ato në shtëpi kulture, kinema në dhe çdo formë tjetër për propagandën ateiste-komuniste.

Duhet patur kujdes sepse historitë e harruara rrezikojnë të përsëriten.

Si shqipëtar, shtetar, dhe popull i thjeshtë duhet të bëjmë kujdes në lidhje me shenjtërinë e vendeve të kultit, sepse kemi bërë një gabim popullor jo shumë vite më parë,që pati shumë kosto të cilat duket akoma nuk i kemi shlyerdhe jemi në borxh akomame Zotin,sepse aktualisht pronat të komuniteteve fetareedhe atij orthodhoks mbahen arbitrarisht nga shteti.

Në qoftë se përsëriten po ato veprime sakrilegje si më parë është një faj i pajustifikueshëm për ata që me arrogancën e keqpërdorimit të pushtetit laik na i rishfaqin dhe po heshtëm dhe nuk reagojmë në mënyrë qytetare është një faj kolektiv.

Së fundi Kisha Orthodhokse është:“trupi i Krishti dhe Ai kreu i saj”. (Kolosianve 1:18)Zoti Jisu Krisht edhe psepaqësor kur pa që populli i pabesë i përkrahur nga krerët përdhoste Tempullin e shenjtë në Jeruzalem ai mori një kamzhik më dorë pëmbysi gjithçka fyese për vendin dhe u tha me zëmërim atyre që ishin përgjegjës për gjendjen: “Është shkruar: “Shtëpia ime do të quhet shtëpi lutje”, por ju e keni kthyer në një shpellë kusarësh”. (Mateu 21:13)

Zoti na ruajtë nga mëkate të tilla.

Miron Çako; përgjegjës i Zyrës Së Katekizmit pranë kryepeshkopatës KOASH-it./CNA.al
 

ilia spiro

Super Anëtar
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,000
Reaction score
5
Points
38
Përgjigje e: Politika dhunon Kishen Orthodhokse

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

DEKLARATË

Ditët e fundit, në dy raste, në kuadrin e fushatës parazgjedhore, ka pasur përdorim të papranueshëm të mjediseve kishtare për qëllime politike. Në Kurjan të Roskovecit, në Mitropolinë e Fierit, është bërë një prezantim kandidati në mjediset e kishës monument kulture të Shën Nikollës dhe në fshatin Lekël të Tepelenës, në Mitropolinë e Gjirokastrës,ka pasur gjithashtu një takim politik parazgjedhor në mjediset e kishës së Profetit Ilia, të dyja pa dijeninë e Mitropolive përkatëse.

Përdorimi i ambienteve të brendshme të kishave të shenjta për aktivitetet politike në fushatat zgjedhore përbën një fyerje të ndjenjave fetare komunitare dhe institucionale. Çdo kishë orthodhokse, si objekt kulti i komunitetit orthodhoks, është vend i shenjtë adhurimi dhe lutjeje dhe nuk mund të përdoret në asnjë rast për qëllime politike.

Këto veprime janë në kundërshtim me “Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë” (Ligji nr. 10 057, dt. 22.01.2009). Prandaj, kërkojmë që këto veprime të mos përsëriten dhe që për vendet e shenjta të tregohet respekti që imponon ligji dhe bashkëjetesa fetare.

Tiranë, 24 qershor, 2019



Zyra e Shtypit e Kryepiskopatës
 

ilia spiro

Super Anëtar
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,000
Reaction score
5
Points
38
Përgjigje e: Politika dhunon Kishen Orthodhokse

Nga dashuria e madhe per atdheun dhe "nacionalizmin"" e rilindjes, po kryejne aktin e fundit te ikones se komunizmit, perdhosjen e Kishes se vertete te Krishtit. "Komunizmi" vazhdon pa iu dridhur qerpiku rrugen drejt qellimit te tij final, "nga te gjithe sipas aftesive, te gjitheve sipas nevojave". nevojat e popullin plotesohen perdite e me mire nen udheheqjen e.......imer lales
 
Last edited:
Top