• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Presidenti i Republikes te Kosoves Z.Hashim Thaçi

SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,176
Reaction score
785
Points
113
Thaçi me Makron: Kosova e gatshme për marrëveshje me Serbinë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim bilateral me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me të cilin ka biseduar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor. Siç njofton Presidenca, Thaçi u shpreh se Kosova është e vullnetshme dhe e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë. “Jemi të gatshëm të vazhdojmë dialogun me Serbinë dhe të arrijmë një marrëveshje paqësore përfundimtare, që do të sjellë njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara”, është shprehur presidenti Thaçi në takim me presidentin Macron.

“Kjo do të thotë rrumbullakim i konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se “kjo do t’i hapë rrugë investimeve nga jashtë. Kjo do të thotë zhvillim për Kosovën. Kjo do të thotë më shumë mundësi për prosperitet, për jetë më të mirë, për të gjithë qytetarët e Kosovës”.”, ka nënvizuar presidenti Thaçi. Ai në takim me presidentin Macron ka folur edhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës. “Kosova ka vetëm një synim: anëtarësimin në NATO dhe BE. Asgjë nuk na lëkund nga ky synim dhe asgjë nuk na lëkund nga kjo rrugë”, ka thënë presidenti Thaçi. Presidenti Macron ka shprehur përkrahjen e tij për paqe të qëndrueshme dhe zhvillim në Kosovë dhe në tërë rajonin tonë.

INA 12/11/2019.

PS...merruni me kinezet dhe ruset...AKOMA.Ndersa selfie ka bere dhe Sarkozy me Gedafin,n.q-se i keni kqyrur.
 

Attachments

Last edited:

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
7,613
Reaction score
306
Points
83
Thaçi me Makron: Kosova e gatshme për marrëveshje me Serbinë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim bilateral me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me të cilin ka biseduar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor. Siç njofton Presidenca, Thaçi u shpreh se Kosova është e vullnetshme dhe e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë. “Jemi të gatshëm të vazhdojmë dialogun me Serbinë dhe të arrijmë një marrëveshje paqësore përfundimtare, që do të sjellë njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara”, është shprehur presidenti Thaçi në takim me presidentin Macron.

“Kjo do të thotë rrumbullakim i konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se “kjo do t’i hapë rrugë investimeve nga jashtë. Kjo do të thotë zhvillim për Kosovën. Kjo do të thotë më shumë mundësi për prosperitet, për jetë më të mirë, për të gjithë qytetarët e Kosovës”.”, ka nënvizuar presidenti Thaçi. Ai në takim me presidentin Macron ka folur edhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës. “Kosova ka vetëm një synim: anëtarësimin në NATO dhe BE. Asgjë nuk na lëkund nga ky synim dhe asgjë nuk na lëkund nga kjo rrugë”, ka thënë presidenti Thaçi. Presidenti Macron ka shprehur përkrahjen e tij për paqe të qëndrueshme dhe zhvillim në Kosovë dhe në tërë rajonin tonë.

INA 12/11/2019.

PS...merruni me kinezet dhe ruset...AKOMA.Ndersa selfie ka bere dhe Sarkozy me Gedafin,n.q-se i keni kqyrur.
Po Hashimi do paguaje qirane per karriken. Mitrovicen, rezervuarin dhe Trepcen, jo? Hajt se do kendojmee shqip 'rreth flamurit te perbashkuar, me nje deshire me nje qellim'. Hashimi nuk i di fjalet, mund ta kendoje serbisht.
 

SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,176
Reaction score
785
Points
113
Qe do behet marreveshja apo si quhet,as nuk diskutohet,se si do dali hesapi do ta kqyrim mbas...pak kohesh.

Tungi.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,138
Reaction score
27
Points
48


Presidentit Thaçit i bëhet pritje madhështore nga Macron – FOTO

Kosova Ime Lajme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pasur një takim bilateral me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, me të cilin ka biseduar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova është e vullnetshme dhe e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë. “Jemi të gatshëm të vazhdojmë dialogun me Serbinë dhe të arrijmë një marrëveshje paqësore përfundimtare, që do të sjellë njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara”, është shprehur presidenti Thaçi në takim me presidentin Macron.

“Kjo do të thotë rrumbullakim i konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se “kjo do t’i hapë rrugë investimeve nga jashtë”.

“Kjo do të thotë zhvillim për Kosovën. Kjo do të thotë më shumë mundësi për prosperitet, për jetë më të mirë, për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Presidenti Thaçi në takim me presidentin Macron ka folur edhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës. “Kosova ka vetëm një synim: anëtarësimin në NATO dhe BE. Asgjë nuk na lëkund nga ky synim dhe asgjë nuk na lëkund nga kjo rrugë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Macron ka shprehur përkrahjen e tij për paqe të qëndrueshme dhe zhvillim në Kosovë dhe në tërë rajonin tonë. Presidenti Thaçi e ka falënderuar presidentin Macron për përkrahjen e tij për Kosovën dhe tërë Ballkanit Perëndimor.





 

SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,176
Reaction score
785
Points
113
Me ndërmjetësim të Presidentit Macron, Presidenti Thaçi takohet me atë të Serbisë!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një takim të ndërmjetësuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka takuar sot edhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic.
Presidenti Thaçi në këtë takim ka konfirmuar se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë, në kërkim të një marrëveshjeje për paqe, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara, duke i hapur kështu rrugë zhvillimit në Kosovë dhe integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian.

November 12, 2019.

Fazit...do ta kqyrim dhe cfar ishte taksa kundra serbise!!!!!!!!!!!!!!

PS....hashime=hajde idemo da jebemo.

Zdravo.
 

Attachments

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,138
Reaction score
27
Points
48


17:12 / 12.11.2019
Thaçi në Paris takon Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlic-Radman

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka takuar në Paris edhe Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlic-Radman.

Përmes facebook ai ka thënë se janë pajtuar se Kosova dhe Kroacia kanë partneritet strategjik.

”Në kuadër të Forumit të Paqes në Paris takova edhe Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlic-Radman. Me ministrin Grlic-Radman u pajtuam se Kosova dhe Kroacia kanë partneritet strategjik dhe janë të përkushtuara për arritjen e paqes dhe stabilitetit në tërë Ballkanin Perëndimor. HTH”.
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,651
Reaction score
512
Points
113
Vuçiq në sy të Macronit i thotë Thaçit se edhe 10 shtete do ta heqin njohjen e Kosovës

Sot në Paris më iniciativë të presidentit të Francës, Emanuel Macron, është zhvilluar një takim në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Në komunikata për media janë ndarë pak detaje nga ajo se cfarë është diskutuar në takimin trepalësh në Paris, megjithatë mediat serbe të thirrura në burime të veta kanë zbuluar prapaskena të këtij takimi.

Sic shkruan “Blici’, serb që njihet edhe për lajme propagandistike, thuhet e presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në këta takim i ka thënë Thaçit se edhe 10 shtete po presin për të hequr njohjen për Kosovën.

“Presidenti i Serbisë i ka thënë Thaçit që edhe dhjetë shtete të tjera janë duke pritur që të marrin vendim për të tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ky burim për ‘blic’.
Ndryshe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një njoftimi për media ka thënë se Kosova është e gatshme për një marrëveshje që si rezultat final do të kishte njohjen reciproke.
Megjithatë sipas mediave serbe, thuhet se Vuçiq ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për t’u njohur nga Kosova pasi që njihet nga të gjitha shtetet e botës.
Ky takim trepalësh në Paris thuhet se është mbajtur në përpjekje e sipër të Francës për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi./GazetaExpress/
___________________________________
https://www.gazetaexpress.com/vuciq-ne-sy-te-macronit-i-thote-thacit-se-edhe-10-shtete-do-ta-heqin-njohjen-e-kosoves/

_________________________
Çnjohjet e Republikes se Kosoves dhe gjykata serbe e hages jane veprat makabre te hasim taçit kunder shtetit te Kosoves.
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
10,207
Reaction score
578
Points
113
Po bre a keta argatat e shkavedhave vrap pas Vuqes, cili po i del argat me punetore.
 

Attachments

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,138
Reaction score
27
Points
48
Vuçiq në sy të Macronit i thotë Thaçit se edhe 10 shtete do ta heqin njohjen e Kosovës
e tani qka po don me than ti po don me na tregue se je gzue e tranue prej gezimi hehehe mjerana more marroqa
 

SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,176
Reaction score
785
Points
113
Thaçi flet nga Franca: Rol i ri i Macronit në dialogun Kosovë-Serbi.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka pritur sot në një takim Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku kanë folur për vazhdimin e dialogut mes dy shteteve ballkanike. Presidenti Thaçi e vlerësoi si një rol të ri, që Macron do të ketë në këtë proces. Ndërkaq, tha se me presidentin Macron ka folur edhe për liberalizimin e vizave.

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka takuar në një takim trepalësh në Paris, homologët e tij nga Kosova e Serbia, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq.

Thaci ka dhënë detaje nga ky takim që u mbajt në margjina të Forumit të Paqes, duke thonë për RTV Dukagjini se temë kryesore ishte dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

“Takimi ka qenë i frymës korrekte, i mirëkuptimit për vazhdimin e dialogut mes dy vendeve, i nevojës për arritjen e marrëveshjes ndërkombëtare, ku Kosova do të bëhet pjesë e OKB-së dhe do të ndodhë njohja reciproke. Ndërsa, vlerësoj lartë gatishmërinë, zotimin dhe vendosshmërin e Presidentit Macron që të lehtësojë këtë proces së bashku me akterë të tjerë, atë amerikan dhe vendeve të tjera evropiane”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Hashim Thaçi.

Thaçi më tej vlerëson se presidenti francez ka marr rol të ri në procesin e dialogut.

“Nga sot mund të themi konkretisht të një rol të rëndësishëm të Presidentit Macron. Sepse Presidenti Macron sot bëri atë që do të duhej bërë liderët botërorë, të marrin iniciativa për afrimin e liderëve dhe shteteve që janë në probleme të së kaluarës për të punuar për të ardhmen. Prandaj, Kosova në çdo forum, kudo që do të përfaqësohet duhet të përfaqësohet si vend i pavarur dhe sovran”, deklaroi Thaçi.

Nga Parisi, Presidenti Thaçi i tha RTV Dukagjinit, se me homologun francez, kanë folur edhe për liberalizimin vizave për Kosovën.

Ajo që është shumë me rëndësi është që ne duhet t’i jemi mirënjohës presidentit Macron se së paku po na e thotë të vërtetën dhe jo sikur disa të tjerë që përballë na thonë diçka tjetër, ndërsa pas shpine marrin vendime të dëmshme dhe krejt padrejtësisht Kosovën e vonojnë për liberalizim të vizave. Kosova ka përmbushur tash e pesë vite të gjitha kriteret për liberalizim, vonesa është duke ndodhur padrejtësisht. Shpresoj që Presidenti Macron do ta shtyjë vendimmarrjen drejt një vendimi pozitiv dhe do të krijojë unitetin evropian”, deklaroi Thaçi.

Ndryshe, në samitin e Paqes që po mbahet në kryeqytetin francez, po marrin pjesë përfaqësues nga shtetet e të gjithë botës.

RTV Dukagjini.

PS...mendoj qe Macron do ta kete paraDUPEVE apo DARIT,kerkesen e thaQIc,aq sa mori ate te Edi Rames.

FAZIT....me DERRA qe ka ne Kosove nuk gjen.

Izvinite.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,138
Reaction score
27
Points
48


Thaçi takon Ramën, bisedojnë për avancimin e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri
18 nëntor 15:14

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se gjatë qëndrimit në Tiranë është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Thaçi ka thënë se me Ramën ka biseduar për avancimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Gjatë qëndrimit në Tiranë takova edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin biseduam për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shteteve dhe të qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
8,016
Reaction score
777
Points
113
I lini keto akuza dhe kunderakuza se asgje te mire nuk sjellin. Kurir eshte nje plehre gazete serbe.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,138
Reaction score
27
Points
48


10:32 / 07.12.2019


Thaçi: Udhëheqësit serbë flasin me krenari për krimet e Millosheviqit
Presidenti i Kosvoës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas deklarimeve skandaloze të kreut të shtetit serb, Aleksandar Vucic, i cili ka përkrahur ish-ministrin serb Teodosijeviq rreth deklarimeve se Masakra e Reçakut ka qenë një ‘trillim’.

Kreu i shtetit të Kosovës madje ka bërë një krahasim, se si kancerlarja gjermane, Angela Merkel, flet për Aushvicin duke u ndjerë e turpëruar, ndërkohe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, flet me krenari për gjenocidin serb, transmeton Express.
Ai në një postim në Twitter tha se nëse Merkel flet me turp për krimet e së kaluarës të udhëheqësve gjermanë, udhëheqësit serbë këtë po e bëjnë me krenari për krimet e Sllobodan Millosheviqit.
“Kancelarja Merkel në mënyrë dinjitoze foli në Auschwitz për turpin e autorëve të krimit. Udhëheqësit serbë flasin me krenari për gjenocidin. Ne do të arrijmë paqe për gjeneratat e ardhshme të Ballkanit, vetëm kur në diskutimet për atë që la pas Millosheviqi ata do të shprehin turp dhe vetë, turp”, ka shkruar Thaçi..
Përkundër Merkel që tha se “unë jam e mbushur me turp të thellë përballë krimeve barbare që u kryen këtu nga gjermanët, krime që kapërcejnë kufijtë e gjithçkaje të prekshme. Mbushem me tmerr dhe tronditje kur përballem me krimet dhe tmerret që u janë shkaktuar grave, burrave dhe fëmijëve në këtë vend”, presidenti Aleksandar Vuçiq e quajti të falsifikuar Masakrën e Reçakut ndërsa diplomatin amerikan, William Walker, i cili i tregoi botës për krimet që ndodhën aty gjatë kohës së luftës, e quajti mashtrues.
Deklarata të tilla erdhën edhe nga disa zyrtarë të lartë të shtetit serb pas dënimit me dy vjet burgim të ish-ministrit Ivan Todosijeviq që e tha të njëjtën derisa ishte në këtë post në qeverinë e kaluar të Kosovës.
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,651
Reaction score
512
Points
113
Ti je Presidenti i turpit

Nga: Kimete Berisha


Pse nuk i thojshe Aleksandër Vuçiqit n'vakt dhe në sy para krejt botës për masakrat e shtetit të tij ndaj shqiptarëve të Kosovës po t'u deshtën 20-të vjet me ja kthy fjalën.
U pate bë jaran me të, takohu tinëz popullit me të, ha mish si thitë, pi raki si pijandurë, rri 'slloboditu' e bë humor neandertal me të për puthje t'Mogerinit, t'ka 'zezat' si bitchin, e ti duro, me ymydin që prej krejt shokëve të t'u që i tradhtove, ta shpëtojnë serbianët 'guz.cën', veç ty, 'nipit'.
Ti ishe n'disponim krejt Kosovën me nda bashkë me Vuçiqin, je çmend me nda Kosovën, veç me pshtu veten.
Ku po të dhëmb tash!
Serbia nuk ka kërku falje për krimet monstruoze ndaj shqiptarëve, e as nuk i ka pranu krimet.
Por kjo nuk të ka pengu ty me ba marrëveshje me Daçiqin.
Prej asaj dite që e ke nënshkru marrëveshjen (19 Prill 2013), Kosova e ka marrë teposhzën dhe kurrë më s'ka pushu propaganda dhe lufta e vrazdhtë politike e diplomatike e Serbisë ndaj Kosovës, me inicialet t'ua, që do të thotë me 'aminin' tënd!
Ti je President i Turpit.
Ose duhet t'i tërheqësh inicialet nga marrëveshja me Daçiqin, ose duhet të tërhiqesh komplet nga Presidenca.
S'të ka mbetur derë tjetër e hapur, përveç dyert e mafisë dhe krimiit.
Ti s'je Presidenti ynë.
Qe 20-të vjet na keni 'masakru', ti dhe partia jote.
Sa shqiptari u vra e u masakru pas luftës, nuk ka të ngjehun.
Kush u kujdes që asnjë vrasje mos m'u ndriçu.
S'keni lënë vend pa shkatërru. Derisa Serbia e ka dëmtu Kosovën 'nga jashtë', Ti e ke shkatërru Kosovën 'nga brenda'.
Për shembull, sot me policinë e Kosovës, si në kohë t'Millosheviçit, me masa të dhunshme po i dëbon punëtorët e Ministrisë së Kulturës, i ke fut duart në pasurinë dhe në kompjuterët e zyrtarëve, bash si milicia kriminale e Millosheviçit.
Dhe pse bën Ti kështu?
Për pare.
E keni kriju një shtet qind për qind të krimit, ku Ligjin dhe pasurinë e shtetit e kanë në dorë qind për qind kriminelët.
Veç s'e kuptoj çka po do me ble me ato pare të përgjakura, o i mjerë!
Nuk të ka hije pasuria, as bukuria, as dashnia, as liria.
P.S. As Edi Rama ende nuk ka reaguar ndaj Vuçiqit, për masakrën e Reçakut.
Nëse nuk reagon, kjo do të thotë se Edi Rama pajtohet me të.
Edi Rama brengoset për zemrën e Vuçiqit, kurse Ramushit nuk i përgjigjet në WhatsApp.
Edi Rama bën mini-shengen me shtetin që e mohon vrasjen e fëmijëve shqiptarë dhe me njeriun që e glorifikon kryekriminelin Sllobodan Millosheviçi.
Hajde, Hashim Thaçi po lufton m'i shpëtu burgut, po Edi Rama çka dreqi ka!
_______________________________
 

SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,176
Reaction score
785
Points
113
The New York Times: Commanders were shot dead, was directed by Hashim Thaci and two of his lieutenants, Azem Syla and Xhavit Haliti

In April 1998, a rebel commander who transported many of the weapons, Ilir Konushevci, accused Mr. Haliti of profiting from arms transactions, according to commanders present at the heated meeting. A few days later, he was ambushed and killed on the road outside Tropoja in northern Albania.
The commander had charged that Mr. Haliti was buying boxes of grenades at $2 apiece and charging the movement $7 for each grenade. The killing, although it took place in a rebel-controlled region in northern Albania, was blamed on the Serbs.
Other killings of rebel commanders and political rivals ascribed to Mr. Thaci are attributed to a struggle to consolidate control and eliminate potential challengers.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Hmmmmmmmmmmmmmmmmm.....se mu kujtua nje hulumtues ne Shqiperi kur foli: arma qe Ilir Konushevci ja dhuroi dikujt,po AJO e VRAU!!!!!

Nje nga vrasjet me te NDYRA,e kryer ne menyre BARBARE.

thbccc.png
 

SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,176
Reaction score
785
Points
113
Hašime............................. Federika najviše voli s tobom da se ljubi, dobacio je Vučić. -qesh--qesh--qesh-

PS....paska ken jebac i <forte>,jebem TI drzave.
mg.jpg
 
Top