• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Produktet e fimës Hako si në kohën e “Xhaxhit”

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
7,733
Reaction score
650
Points
113
Location
Me shumë respekt për punën dhe produktet e fimës Hako, më duhet të them se paketimi retro "Qofte si në kohën e xhaxhit" më duket i gabuar. "Xhaxhi" (Enver Hoxha) të cilët shumë të rinj nuk e njohën, nuk ishte vëllai i babait por ndoshta diktatori më i egër i kohës kur jetoi, që ekzekutoi, burgosi dhe persekutoi mijëra shqiptarë. U vranë klerikët, u zhdukën intelektualët, u ndalua edhe mendimi. "Koha e xhaxhit" ishte një kohë e errët për Shqipërinë që ende vuan traumën e saj, sigurisht nuk ishte "kohë qoftesh", ishte koha e tollonit ku shumë shqiptarë flinin barkbosh. Duke e pikturuar si kohë buçkosh që hanin qofte të shijshme, rrezikojmë të fshijmë kujtesën e atij tmerri. Do kisha dashur që marketimi i produktit të mos ofendojë viktimat e asaj kohe, e të mos shërbejë padashur si retushim i diktaturës.

Blendi Salaj
A7C791F8-CF87-4B6A-9585-CEB68E037B71.jpeg419A1142-D516-46A5-948F-71C4E2EF0845.jpeg
 

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
27,153
Reaction score
1,062
Points
113
Location
ne NYC
edhe krypa qeka si ne kohen e xhaxhit......nostalgji qe prek kohen e tullonit.

Nuk e di se e kujt ka qen ideja per nje retro te tille por me duket paaak sa bajate.
 

Bad_Teacher

*Eat Me*
Anëtar
Dec 11, 2012
Postime
15,183
Reaction score
929
Points
113
Prit kur t’nxjerrin dhe - pite me mish si n’kohe te xhaxhit. Lol
 

nghi ngo

V.I.P
Anëtar
Nov 22, 2013
Postime
2,203
Reaction score
83
Points
48
Ja dhe zeri I popullit...paska mbet keq per ide Hako. Edhe Ndonje IDE e vjedhur gjekundi do ishte me mire se kjo. Nostalgjia thuaj...
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
19,163
Reaction score
1,443
Points
113
Tre vete paskan shkruar ne kete teme.
Sikur titulli te ishte ‘sufllaqe si ne kohe te Sales” 😜 do u mbushnin 10 faqe, do kishte perleshje si dhe te perjashtuar.
 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
13,755
Reaction score
485
Points
83
Location
Danimarkë
Jo, mbase po vjen ajo që ka pas thënë: 10 vite do të më qani, 10 vite do të më shani, pas dhjetë vitesh do të më kërkoni!!!

Po të shohësh filma, po edhe dokumantarë të asaj kohe do të shohësh bukuri natyrale ( si vjazat si djemtë ), se ne jemi racë e bukur!

Aso kohe s'ia shihje një femre ... dmth e kam fjalën xhaketën e shkopsitur!!!....

P.S. Mbaj mend, njerëzit që kishin vizituar Shqipërinë në vitet e 70-ta - 80-ta thoshin: sa ushqime të shijshme po bëkëshin në Shqipëri.
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
19,163
Reaction score
1,443
Points
113
Jo, mbase po vjen ajo që ka pas thënë: 10 vite do të më qani, 10 vite do të më shani, pas dhjetë vitesh do të më kërkoni!!!

Po të shohësh filma, po edhe dokumantarë të asaj kohe do të shohësh bukuri natyrale ( si vjazat si djemtë ), se ne jemi racë e bukur!

Aso kohe s'ia shihje një femre ... dmth e kam fjalën xhaketën e shkopsitur!!!....
S’e kuptoj mire kete qe ke shkruar Gi.
Eshte kollaj te flasesh per “bukurite” shqiptare te asaj kohe qe nga parajsa e Titos. 😉
 

Bad_Teacher

*Eat Me*
Anëtar
Dec 11, 2012
Postime
15,183
Reaction score
929
Points
113
Thjesht kane dasht attention, jo se me gjithe mend jane si te kohes se xhaxhit. IDE koti dmth.
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
4,513
Reaction score
575
Points
113
Kisha degjuar shume per produktet e firmes Hako sidomos nga djali i vogel i djalit te xhaxhait i cili e quante veglen e tij salcice Hako. I ati e rriti si nje gangster te vogel.

Me thene te drejten kur i provova produktet e firmes Hako ato nuk kishin te njejten shije si ato te kohes se xhaxhit. Megjithate vura nje pikepyetje te madhe ne koke. Thjeshte per t'i dhene perfitim dyshimi. Pse? Ne mendje me kishte ngelur shija e mire e kremviceve te asaj kohe dhe nje gje e cila eshte e rralle eshte me e shijshme se dicka qe gjendet me shumice ne cdo kohe. Kjo eshte llogjike dhe psikollogjike. Ndoshta fakti qe tani gjen edhe qumesht dallandyshe i ul vleren mallit por ne te njejten kohe mund te ule edhe shijen ne gjuhe (the taste buds).

Une njihem per mosharrese per arsye se cdo kujtim im lidhet me nje arome te caktuar. Vete perdor sallam polak dhe gjerman me shije hudhre dhe disa salcice te cilat jane me te trasha se ato te zakonshmet por jane me te shtrenjta.

Ajo qe me lumturoi nje dite ishte kur gjeta nje marke te cilen nuk e kisha provuar me pare, per arsye se femijet e mi dhe qeni e kane bere perzgjedhjen e tyre te salciceve dhe kur e hapa pakon u habita sepse ndjeva te njejten ere te kremviceve te kohes se xhaxhit. I provova (doja t'i jepja qenit) dhe u mahnita nga e njejta shije e njohur e vegjelise. Marka quhet Hygrade.


Domethene per mua lojrat psikologjike te natyrshme nuk ekzistojne.

Kur dicka e dua nje here e dua perhere.


El_Korah
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
7,982
Reaction score
740
Points
113
Kanë falimentuar të gjitha sallameritë. Përpara gati një muaji u publikuan nja dy artikuj që tregonin se si punonin këto sallameri dhe që atëherë nuk blen më njëri sallam apo produkte të tjera si këto.
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
10,188
Reaction score
559
Points
113
Edhe ky Hako Hadha, nuk e paska gjate falimentimin. "Zeri i shijes" shume dhaf i menqur dhogjiko psikologjik, te futet edhe ke literatura e salemarketingut, qe shija ka zerin pdhus zhurmen ``fumato`` shto aty aromen edhe gjitha ato perberesit tjere te qofteve.
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
5,701
Reaction score
412
Points
83
Po Hako thonë se ka lidhje me familjen e xhaxhit....
 

Bogota

𝖕𝖚𝖊𝖉𝖔 𝖞 𝖑𝖔 𝖍𝖆𝖗𝖊́
Anëtar
Sep 16, 2019
Postime
591
Reaction score
196
Points
43
Mandi shume teme e bukur ke harruar nje r Firmes ;)
 

Edvin83

Shqiptar
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
4,098
Reaction score
43
Points
48
Location
Shkodër
Populli kërkon edhe çingije si në kohën e Zogut, jahni e hallvë si në kohën e padishahut, dhe bukë elbi si në kohën e Gjergjit
 
Top