• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Prokuroria fillon punën për kallëzimin penal ndaj Thaçit e Veselit

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,658
Reaction score
519
Points
113
Prokuroria ka filluar hetimet preliminare ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçit dhe kryetari të PDK-së, Kadri Veseli.
Kjo pasi me 25 prill të vitit të kaluar, Albin Kurti e Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje kishin bërë kallëzim penal për lajmërim e kallëzim të rremë.
“Me 25 prill të këtij viti Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes, dhe Glauk Konjufca, asokohe drejtues i Grupit Parlamentar, në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë bënë kallëzim penal kundër z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli, për lajmërim apo kallëzim të rremë (sipas kuptimit të Nenit 382, par. 1, 2 dhe 4), dhe deklaratë të rreme nën betim (sipas kuptimit të Nenit 383, par. 1 dhe 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) Nr. 06/L-074.)
Më në fund një lajm i mirë, pas shtatë muajsh prokuroria ka nisur ta trajtojë këtë rast, dhe kanë ardhur fletëthirrjet që përfaqësuesit e Lëvizjes, Albin Kurti e Glauk Konjufca të paraqiten në prokurori nesër e të japin dëshmitë e tyre lidhur me këtë rast dhe me kallëzimin penal që e kemi ngritur.
Dëshirojmë të rikujtojmë për opinionin publik se Hashim Thaçi, president i Republikës dhe Kadri Veseli, asokohe kryetar i Kuvendit, kanë deklaruar rrejshëm nën betim më datën 28 dhjetor të vitit 2018, në procesin gjyqësor ndaj të ashtuquajturës “Organizata Syri i Popullit”, dhe para gjyqtarëve kanë thënë se Kryetari Kurti dhe deputeti Konjufca janë pjesë e kësaj organizate të quajtur terroriste.
Pasi që dorëzuan kallëzimin penal deputeti Konjufca i cilësoi dëshmitë e rrejshme të Thaçit e Veselit kundër Lëvizjes si “përpjekje për eliminim politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, meqë padrejtësisht dhe me shpifje, prej Presidentit të Shtetit dhe Kryetarit të Kuvendit jemi lidhur me një organizatë, e cila pretendohet se është terroriste, që është Syri i Popullit”.
Edhe pse e kemi pritur më shpejt veprimin e prokurorisë, qysh prej fillimit ne kemi shprehur bindjen dhe nuk kemi reshtur kurrë së besuari se brenda sistemit të drejtësisë ka prokurorë të guximshëm të cilët do të guxojnë ta çojnë përpara këtë rast, edhe pse sistemi është ende i kapur” thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes./Indeksonline/
____________________________________
 

SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,269
Reaction score
831
Points
113
Mbas luftes se dyte SVJET-tore,FBI-ja kishte 400 agjente apo shpijna .
Nga keta....4-er u merrnin me mafian.
396 luftonin..............kamunistat.
shtet PSIKOPATESH.
Tunga per DANAS.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,163
Reaction score
27
Points
48
Veseli i kundërpërgjigjet Kurtit: S’më bën përshtypje për asnjë individ

dhjetor 18, 2019 - 11:56
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i është kundërpërgjigjur liderit të LVV-së Albin Kurti, i cili ka dëshmuar kundër Veselit dhe ka bërë thirrje që ndaj tij të ngritet aktakuzë, raporton zeri.info.




Me këtë rast Veseli tha se atij nuk i bën përshtypje për asnjë individ. “Secili duhet të përgjigjet për ato që i ka kryer. S’më bën përshtypje bash për asnjë individ”, deklaroi Veseli pas mbledhjes së sotme të kryesisë.


Ai tutje foli edhe për formimin e institucioneve, me ç’rast tha se shpreson që ato të krijohen sa më parë. “Më datën 26, ora 15:00 do ta kemi seancën konstituive të legjislaturës së shtatë.


Janë përcaktuar kornizat e mbajtjes së seancës konstituive dhe besoj që shumë shpejt do të kemi një legjislaturë të re”, potencoi Veseli./Zeri


Veseli: “Syri i Popullit” e ka sulmuar eskortën e kryeministrit
Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 12:30






Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha sot se organizata “Syri i Popullit” është diçka reale dhe se sipas tij kjo organizatë përveç që ka të plagosur, kanë djegur edhe vetura. Madje Veseli pretendon se kjo organizatë e kanë sulmuar edhe eskortën e kryeministrit të Kosovës.
“‘Syri i Popullit’ është diçka reale, ka njeri të plagosur, ka djegie të makinave, sulme të eskortës së kryeministrit, që i ka bërë ‘Syri i Popullit’. Secili duhet të përgjigjet për veprimet që i ka kryer, do t’i shkoj deri në fund në aspektin ligjor”, tha Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.


Kryetari i Kuvendit u pyet edhe nëse do të konstituohet Kuvendi më 26 dhjetor duke marr parasysh se LDK dhe VV ende nuk kanë arritur marrëveshje, e që sipas të cilit një gjë është e qartë se PDK do të mbetet opozitë.
“Besoj në Zotin, në kombin tim. Këto tjerat pak më bëjnë përshtypje. PDK do të jetë opozitë, do të jemi kosistentë në mbrojtje të interesave të qytetarëve”, tha Veseli.
 
Top