• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Promemorie e Intelektualeve Orthodoxe drejtuar KOASH

pirro

Anëtar
Anëtar
Dec 2, 2017
Postime
66
Reaction score
4
Points
8
Location
Tirane
Tiranë, 25/10/2018
DREJTUAR KRYESISË

KISHËS AUTOQFALE ORTHODOKSE TË SHQIPËRISË
K.O.A.SH.

PROMEMORIE

Intelektualët Orthodoksë të Tiranës, dhe disa anetarë të LIOSH, i propozojnë
Fortlumturise se tij ANASTAS dhe K.O.A.SH., ngritjen e nje Komision të Posacëm për të
vleresuar Figurat e ndritura te Komunitetit Orthodoks te Shqipërisë, si dhe për të siguruar fonde të veçanta për të mbështetur dhe forcuar Kishën Autoqefale të Shqipërisë.
Për këtë qëllim, i propozojmë Komisionit të veçantë që do të ngrihet nga K.O.A.SH.:
1 Vlerësimin e Figurave që kanë dhënë kontribut të jashtzakonshëm në mbrojtjen e
Krishtërimit dhe në Krijimin dhe ruajtjen e Kishës Autoqefale Orthodokse të Shqipërisë dhe
vendosjen e tyre në Kalendarin Orhtodoks.:

- GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBEU- t`i jepet titulli `Shenjtor i Krishtërimit` i Kishës
Autoqefale Orthodokse të Shqipërisë, dhe të vendoset në
kalendarin orthodox me 23 Prill ose 6 Maj.

-ANGJELINA GJERGJ ARIANITI (KOMNENI) – ti jepet tiulli `Shenjtore` e Arbërisë
dhe Epirit, brënda datës që është në
Kalendarin Orthodoks

-FAN STILIAN NOLI (MAVROMATI)- `Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Parë i
Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë
(21/11/1923-1924) i cili e bëri Krishtin të flaës shqip,
dhe të vendoset në kalendarin orthodox në një datë
të caktuar


-VISSARION JOAN XHUVANI - `Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Dytë i
Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë
(1924-1937) i cili i cili Ruajti me vendosmëri Autoqefalinë,
dhe të vendoset në kalendarin orthodox në një datë
të caktuar

-KRYEPPESHKOPI KRISTOFOR -
(KRISTOFOR (?) KISSI) - `Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Tretë i
Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë
(1937-1948), i cili Ruajti me vendosmëri Autoqefalinë.
dhe të vendoset në kalendarin orthodox në një datë
të caktuar

- KRYEPSHKOP PAISI-
(PASHKO (?) VODICA) - `Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Katërt i
Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë
(1949-1966), i cili Ruajti me vendosmëri Autoqefalinë,
dhe të vendoset në kalendarin orthodox në një datë
të caktuar


- KRYEPESHKOPI DAMIAN -
(DHIMITER (?) KOKONESHI )- `Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Pestë i
Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë
(1966-1967), i cili Ruajti me vendosmëri Autoqefalinë,
dhe të vendoset në kalendarin orthodox në një datë
të caktuar

B. Klerikëve orthodoksë dhe Patriotëve Orthodoksë, që dhanë kontribut në forcimin e Autoqefalisë së Kishës Orthodokse të Shqipërisë, dhe të vendosen në kalendarin orthodox në një datë të caktuar.

-KOSTANDIN KRISTOFORIDHI –Dëshmor i KOASH
-PAPA KRISTO NEGOVANI -Deshmor i KOASH
-MIHAL GRAMENO -Deshmor i KOASH
-AT STATH MELANI -Deshmor i KOASH

Jemi të hapur edhe për vlerësime të tjera nga K.O.A.SH., dhe për përmirësimin e teknikaliteteve sipas kërkesave të Orthodoksisë.

2. I Propozojmë Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë krijimin e një Fondi të Vecantë për ngritjen dhe Mirëmbajtjen e:

- Një Muzeu të "Intelektualeve dhe Klerikeve Orthodoksise qe kane dhene kontribute te shkelqyera per Lirine, Pavaresine e Shqiperise dhe Autoqefaline e Kishes Shqiptare",

- Per `Rikonstruksionin e Kulles se Shen Gjergjit ose Pirgu Arbanas-Manastiri Hilandar-Mali Athos`,

-per `Mirembajtjen dhe Rregullimin e Kishave te Vjetra` si nderim per te kaluaren orthodokse te popullit shqiptar qe dikur quhej Arbër dhe Epirotë.

Me Respekt
Grupi i Intelektualeve Orthodokse të Tiranësdhe të L.I.O.SH.
 

ilia spiro

Super Anëtar
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,000
Reaction score
5
Points
38
Përgjigje e: Promemorie e Intelektualeve Orthodoxe drejtuar KOASH

Vetem:
-Gjergj Kastrioti
-Angjelina Komneni
-Kryepeshkopi Kristofor
ja vlejne kur t`i vjije koha per shenjterim
 
Top