• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pse disa njerëz nuk kanë frikë nga tërmetet?

Onyx

Unpredictable
Staff member
Anëtar
Mar 27, 2016
Postime
5,086
Reaction score
56
Points
48
Perceptimi i riskut është i ndryshëm tek secili nga ne. Kjo është dhe arsyeja pse zgjedhjet e gjithsecilit nuk janë të njëjta në jetë, apo pse disa bëjnë zgjedhje më të ‘guximshme’ se sa të tjerë.
Megjithatë, kur bëhet fjalë për atë çka natyra mund të na ‘servirë’, nuk ka hapësira boshe për të treguar trimëri, sepse përpara saj, jemi të gjithë të pafuqishëm. Kjo është një fjali e cila mund të pranohet kolektivisht, pamundësia për të qenë ‘mbi natyrën’, por që sjell reagime të ndryshme nga individë të ndryshëm.

Përshembull, në rastin e katastrofave natyrore, siç mund të jenë tërmetet, pavarësisht shkallës së tyre, ka nga ata që prej panikut vrapojnë dhe i shkaktojnë vetes një dëm edhe më të madh, ka nga ata që qajnë, bërtasin, ka nga ana që menaxhojnë situatën me gjakftohtësi duke i shërbyer vetes dhe të tjerëve në mënyrën më efiçente të mundshme, por, ka edhe nga ata të cilët, nuk përjetojnë asgjë, ose asgjë sikur të tjerët.

Por, për çfarë bëhet fjalë? A mund të sforcosh veten të përjetosh frikë, nëse kjo frikë nuk vjen natyrshëm? Studimet tregojnë se kur njerëzit përllogarisin riskun, bazohen tek ndjesitë më shumë se te faktet. Lidhja emocionale me një diçka të frikshme që nuk do të ndodh sot ose nesër, është më e vështirë të bëhet.

Pra, nëse një tërmet, apo tornado nuk ndjehet në moment por do të ndodhë në të ardhmen e largët, njerëzit nuk janë të predispozuar të marrin masa. Megjithatë, mënyra si ne reagojmë ndaj fatkeqësive natyrore, lidhet ngushtë dhe me perceptimin e njeriut për natyrën, veçanërisht në krahasim me kërcënimet e bëra nga njeriu.

Ne priremi të jemi më tolerantë ndaj natyrës, sesa ndaj njerëzve të tjerë që me vetëdije do të na impononin rreziqe – terroristët janë shembulli më i qartë.

“Ne mendojmë se natyra është jashtë kontrollit tonë – nuk është e keqe, nuk është përfituese nga ne, thjesht duhet të merremi me të” thotë Paul Slovic, një pionier në psikologjinë e perceptimit të rrezikut, konsulent dhe profesor në Universitetin e Oregon .
“Nëse kemi të bëjmë me një ndërmarrje që po na ekspozon ndaj një rritje sado të vogël të rrezikut nga kanceri, ne nuk jemi tolerant ndaj kësaj” shpjegon Paul Slovic për Citylab.

Megjithatë, ka gjëra që njerëzit mund të bëjnë për të luftuar iracionalitetin e tyre, e një prej gjërave kryesore, është edukimi, pasi mungesa e reagimit ndaj kërcënimeve natyre, po ashtu lidhet ngushtë edhe me mungesën e njohjes së pasojave që mund të sjellë, apo atyre që fenomene të ngjashme, si në rastin e tërmetit, kanë sjellë nëpër botë ndër vite.
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
48,879
Reaction score
706
Points
113
Unë jetoj në katin e 5-të dhe e di që nuk mund të dal kur bie tërmet, frikë kam natyrisht por nuk lëviz nga vëndi se e di që nuk arrij gjë. :p
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
18,066
Reaction score
367
Points
83
Babi im s’ka frike fare nga termeti. Mor po hic fare, as me dridhet qerpiku- thote.
Kur vjen puna me gelltit nje paracetamol psh, e ndan ne 4 pjese nga frika se mbytet. 🤣
 

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
26,190
Reaction score
440
Points
83
Location
ne NYC
Qenkemi njesoj ne te dy lol,une jo aq shume nga termeti sesa nga keta te fundit... 😡

Demi i shkaktuar nga levizjet tektoniko/menderoro/shpirterore te njerezve jane shum here me shkaterruese se sa ato te nans natyre.....te japin ftohtesine e nje tehu thike dhe te zhgenjejne si nje frymemarrje qe ngecet midis grykes nga ngasherimi i mosmirnjohjes.
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,012
Reaction score
204
Points
63
Lum si ne per gjithe kto trima ne forum. :D
Instikti njeriut e percjell friken me t'ra nje bubullime papritmas e jo më me tu hap toka apo lekund shpia si me qene karton prej letre.
 
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
13,108
Reaction score
189
Points
63
Demi i shkaktuar nga levizjet tektoniko/menderoro/shpirterore te njerezve jane shum here me shkaterruese se sa ato te nans natyre.....te japin ftohtesine e nje tehu thike dhe te zhgenjejne si nje frymemarrje qe ngecet midis grykes nga ngasherimi i mosmirnjohjes.
Flm Cooli ,sikur te ishe brenda meje kete moment e te kuptoje saktesisht cfare ndiej e si mendoj mbas ketij komenti.... me teper se I sakte si gjithmone ,ceshtja eshte se te gjitha keto nganjehere si shikojne tek vetja por tek ty,duke fantazuar e imagjinuar nje mije e nje versionesh se si je rritur ,cfare mund te kete ndodh ne jeten tende etj etj
 

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
26,190
Reaction score
440
Points
83
Location
ne NYC
Flm Cooli ,sikur te ishe brenda meje kete moment e te kuptoje saktesisht cfare ndiej e si mendoj mbas ketij komenti.... me teper se I sakte si gjithmone ,ceshtja eshte se te gjitha keto nganjehere si shikojne tek vetja por tek ty,duke fantazuar e imagjinuar nje mije e nje versionesh se si je rritur ,cfare mund te kete ndodh ne jeten tende etj etj

Jane te tille njerez, liliputer, ca skorrje shum te vegjel qe hiqen si vigane .......qe duke menduar se te nderotsh nje lidhje voluminoze do tju duhet ta nderotjne pa themel, ma ndergjegjie, pa sakrifice dhe vullnet.....e natyrisht se duke qene te tille, pra shum te vegjel, shkalla rihter e seriozitetit te tyre shkund ne nje sekond, me nje flaje e ne nje veprim tere ate fasade terse....me mire nje kasolle dhe e ngrohte se sa nje keshtjelle por e ftohte.
 
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
13,108
Reaction score
189
Points
63
Cooli ik tash se po u dashurohna ne ty edhe pak -qesh-

Shaka lol mos u tremb :p por vertet me keto qe thua je aq shume ne mua sa smund e sdi si ta shpjegoj, kam mbet pa fjale :)
 

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
26,190
Reaction score
440
Points
83
Location
ne NYC
Cooli ik tash se po u dashurohna ne ty edhe pak -qesh-

Shaka lol mos u tremb :p por vertet me keto qe thua je aq shume ne mua sa smund e sdi si ta shpjegoj, kam mbet pa fjale :)
Dashurine time e kam te mbyllur brenda nje mali te madh...:)
Jeta vazhdon Elenica......vazhdon me kokcarjet e saja dhe i ve balsam te gjitha plageve.
 
Top