• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pse mishi i derrit është i ndaluar ? Fakte logjike dhe shkencore

qipii92

Falenderimi takon Allahut
Anëtar
Jan 7, 2014
Postime
509
Reaction score
4
Points
0
Location
Gjilan
Përgjigje e: Pse mishi i derrit është i ndaluar ? Fakte logjike dhe shkencore

Per mua po, mjafton fjala e Allahut dhe nuk e diskutoj por ata qe bejn polemika kan dhe ksi fakte shkencore , per disa kuptohet se per disa eshte e kot kot kot
 
magnus

larguar
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
9,471
Reaction score
136
Points
63
Përgjigje e: Pse mishi i derrit është i ndaluar ? Fakte logjike dhe shkencore

qypii....insulina del nga derri, eshte medikamenti vendimtar qe shpeton diabetiket.

diabetiket myslimane si ja bejne?
 
Beaute

👸
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,650
Reaction score
374
Points
83
Location
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Pse mishi i derrit është i ndaluar ? Fakte logjike dhe shkencore

Per mua po, mjafton fjala e Allahut dhe nuk e diskutoj por ata qe bejn polemika kan dhe ksi fakte shkencore , per disa kuptohet se per disa eshte e kot kot kot
Un e rrespektoj fene myslimane , kam mbajtur edhe ramazan , edhe ktu ne France madje( kohet e fundit jo ) , ama kto qe ju flisni jan vertet absurditete , e di shum mire qe e ndalon feja po mos thoni nuk hahet se shpifen semundje po sepse ne te gjendet nje pjese haram dhe se ku gjendet nuk dihet.
Un edhe kte nuk e besoj megjithate nuk e haj mishin se sme pelqen , mban ere .

Boll me absurdite , si kjo sot , e si ajo qe the tek tema e martesave,( per burrat shum here e lejueshme e per grate jo se marrin sida).Boll me extremitete.
 
qipii92

Falenderimi takon Allahut
Anëtar
Jan 7, 2014
Postime
509
Reaction score
4
Points
0
Location
Gjilan
Përgjigje e: Pse mishi i derrit është i ndaluar ? Fakte logjike dhe shkencore

Eshte ber e veshtir ti japesh keshilla njerzimit
(Un po mos tua doja te miren nuk do tu kisha postuar fare se un per veten time e kam ditur ket edhe me heret.)
Fjea Islame ta ndalon ket ushqim per shkak se derri si kafsh eshte e ndyt nuk zgjedh as ushqim por han ndytesina dhe nga ndytesirat nuk mund te nxjerresh te mira por te kqija, disa i tjera u pan ne video , por te tjera kush deshiron mund te hulumtoj.
Derri ka mish te ndyt me me shum te kqija se sa te mira , e ket e vlerson a duhet te haj apo duhet refuzosh vetem ai qe mendon per shendetin e tij.
Un nuk thash gje perveq at qe tha ligjeruasi ne Video.

Paqe
 
Fehmikaciu

Saratoga...
Anëtar
May 9, 2013
Postime
6,364
Reaction score
89
Points
0
Location
Prishtinë

Bash perkundrazi qipi i nderuar,ne vetem po diskutojm si njerz te civilizuar,si vllezer,populli shqipetar tani jeton ne shekullin 21 nuk duhet te kemi paragjykime,perkundrazi duhet te diskutojm me gjakftohsi dhe nga ajo marrim gjerat e mira,kurse diskutimet e kqia i qesim ne koshin e plehrave,,,ju pershendes i nderuar!
 
Prishtinasi

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 14, 2013
Postime
1,420
Reaction score
32
Points
0
Përgjigje e: Pse mishi i derrit është i ndaluar ? Fakte logjike dhe shkencore

Pse s`ben mishi i derrit ?
Derri e han kufomen e njerit.Derrat e hane edhe kufomen e njani tjetrit.
Qe e hane kufomen e njerit e kam pa ne dokumentar.
Sidoqofte...kujt i hahet mishi i derrit,per veti e han.
 
CERMENIKASI

I LARGUAR
Anëtar
Nov 29, 2011
Postime
1,632
Reaction score
25
Points
0
Përgjigje e: Pse mishi i derrit është i ndaluar ? Fakte logjike dhe shkencore

Unë se vras mendjen me dit pse në besimin islam asht i ndaluem mishi derrit.
Shkurt dhe shqip as nuk e kam hangër ndonjiherë as që e kam ndërmend me e hangër.
 
qipii92

Falenderimi takon Allahut
Anëtar
Jan 7, 2014
Postime
509
Reaction score
4
Points
0
Location
Gjilan
Përgjigje e: Pse mishi i derrit është i ndaluar ? Fakte logjike dhe shkencore

BIG LIKE Prishtinali

CERMENIKASI Spjegoi pak video pak prishtinasi
Shkurt shqip nga mishi ti fiton SHUM dem pak dobi ''Qdo gje qe demton, ne islam eshte e ndaluar''
 
SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,581
Reaction score
69
Points
0
Përgjigje e: Pse mishi i derrit është i ndaluar ? Fakte logjike dhe shkencore

Megjithate Qipi,eshte me e ndaluar per ebrenjte,nga dhe ku supozohet te jete kopjuar.
 
Puhiza

E mëngjesit
Anëtar
May 1, 2013
Postime
3,897
Reaction score
113
Points
63
Location
Në kështjellën e një ëndrre!
Përgjigje e: Pse mishi i derrit është i ndaluar ? Fakte logjike dhe shkencore

Pak seriozitet tani.
Artikulli me poshte jep disa sqarime ne lidhje me kete teme, dhe eshte vertete interesant.

PARIMET JURIDIKE LIDHUR ME MISHIN E DERRIT

Përktheu Mr. Rejhan Neziri

Për muslimanët, ngrënia e mishit të derrit është ndaluar qartë e prerë si në Kur’an (el-Bekara, 2/173; en- Nahl, 16/115 etj.) ashtu edhe në hadithet e Pejgamberit a.s. I këtillë ka qenë edhe konsenzusi (pajtueshmëria) dhe praktika e ummetit islam. Edhe ashtu, sipas Islamit, numri i pijeve dhe ushqimeve të ndaluara është tejet i kufizuar. Në krye të gjitha këtyre vjenë mishi i derrit. Madje, kafsha e vetme që për nga lloji në Kur’an është e ndaluar, është derri.

Në të vërtetë, ngrënia e mishit të derrit është e ndaluar edhe në të gjitha fetë hyjnore, si në Hebraizëm e në Krishterizëm. Në Tevrat (Dhiata e Vjetër, Libri i shenjtë i hebrenjve) derri është konsideruar si kafshë e papastër dhe është ndaluar ngrënia e mishit dhe prekja me dorë e cofëtinës së tij: "Edhe derri është i ndaluar për ju. Ai është vërtetë me thundra të ndara, por nuk është ripërtypës. Mos hani asnjërën prej këtyre kafshëve dhe mos i prekni kur ngordhin. Ju duhet t’i mbani ato për të papastra" (Libri i Besëlidhjes së ripërtërirë, 14:8); "Gjithnjë kam qenë gati për ta pritur mirë popullin tim, i cili me kokëfortësi bën keq dhe shkon udhës së vet...Ata hanë mish derri dhe pinë lëng mishi prej flijimesh pagane. Pastaj u thonë të tjerëve: ‘Largohuni prej nesh; ne jemi shumë të shenjtë, prandaj nuk duhet të na prekni!’ Njerëz të tillë i urrej - zemërimi im kundër tyre është si një zjarr që nuk shuhet kurrë" (Libri i Profetit Jeshaja, 65:2-5);" Zoti thotë: ‘Do të asgjësohen të gjithë ata që rrethojnë turma-turma priftërinjtë idhujtarë dhe marrin pjesë në flijimet që bëhen në korijet e shenjta, të gjithë ata që hanë derra, minj dhe ushqime të tjera të papastra. E di mirë se çfarë bëjnë atje’" (Libri i Profetit Jeshaja, 66:17-18).

Kurse, në Inxhil (Dhiata e Re, Libri i shenjtë i të krishterëve) nuk hasim dot ndonjë shprehje të qartë që e ndalon ngrënien e mishit të derrit edhe pse vetë derri vende-vende është përmendur me nënçmim: "Mos u jepni qenve për ushqim gjëra të shenjta! Mos ua hidhni derrave margaritarët tuaj. Ata vetëm sa do t’i shkelin, e pastaj do të hidhen kundër jush për t’ju sulmuar" (Ungjilli sipas Mateut, 7:6); "Aty pranë në shpatin e malit po kulloste një tufë e madhe derrash. Shpirtrat e këqij iu lutën: ‘Na dërgo ndër derra që të hyjmë në ta! ’ Jezusi i lejoi. Ata dolën nga njeriu, hynë në derrat dhe e gjithë tufa u lëshua drejt greminës, u hodh në liqen dhe u mbyt. Ishin afro dy mijë krerë. Barinjtë e derrave ua mbathën këmbëve dhe treguan në qytete e fshatra se ç’kishte ndodhur" (Ungjilli sipas Markut, 5:11-14). Mirëpo, kjo gjendje shpjegohet me qëndrimin e Palit i cili, duke dashur që ta mbjellë Krishterizmin ndër shoqëritë që thellë-thellë e kishin bërë shprehi konsumimin e mishit të derrit, shprehjet që e ndalonin mishin e derrit i ka nxjerrë prej Inxhilit (Ungjillit) dhe e ka nisur një praktikë të re të cilën e ka shprehur duke marrë për bazë këto parime: "Pastaj Jezusi e ftoi popullin t’i afrohej e i tha: ‘Dëgjoni mirë e kuptoni! Njeriun nuk e ndot ajo që i hy në gojë, por ajo që i del nga goja’" (Ungjilli sipas Mateut, 15:10-11); "Gjithçka që shitet në treg, hahet lirisht. Nuk ka nevojë të të vritet ndërgjegjja për këtë, as të shqyrtosh prejardhjen e mishit" (Letra e Parë Drejtuar Bashkësisë së Korintit, 10:25).

Në Kur’an disa herë përsëritet se është bërë haram (ndaluar rreptësisht) ngrënia e kafshës së ngordhur, e gjakut të derdhur, e mishit të derrit dhe e kafshës që nuk është prerë në emër të All-llahut xh.sh., por në emër të ndonjë hyjnije tjetër apo të ndonjë personaliteti a sendi tjetër të ngritur në kult. Kështu në Kur’an thuhet:
"(All-llahu) ju ka ndaluar juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtet All-llahu fal, është mëshirues" (el-Bekara, 2:173);
"Juve ju janë ndaluar (t’i hani): ngordhësirën, gjakun, mishin e derrit, ajo që therret jo në emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuara, e shpuara (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë), ajo që është therrur për idhuj dhe (ju është e ndaluar) të kërkoni me short fatin. Kjo është mëkat ndaj All-llahut" (el-Maide, 5:3);
"Thuaj: ‘Në atë që më është shpallur mua (në Kur’an) nuk po gjej të ndaluar diçka nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqim) është: cofëtinë, gjak i derdhur ose mish derri, e ai është i ndytë, dhe pos asaj që është therrur jo në emër të All-llahut (por të ndonjë idhulli) e që është mëkat. E kush detyrohet (t’i hajë këto të ndaluara), por duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, Zoti yt është që fal e mëshiron shumë" (el- En’am, 6: 145)
dhe*"Ai ju ndaloi juve vetëm cofëtinën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret jo në emër të All-llahut. E kush detyrohet (t’i hajë) duke mos qenë dhunues dhe duke mos e tepruar (në ngrënie), Allllahu ia fal dhe është mëshirues (ndaj tij)" (en-Nahl, 16: 115).
Po kështu në Kur’an thuhet se gjithçka që është e pastër është e lejuar (hallall) për njerëzit, kurse gjithçka që është e pistë dhe e ndytë është e ndaluar (haram), (el-A’raf, 7:157; Taha, 20:81; el-Mu’minun, 23:51). Edhe Muhammedi a.s. vazhdimisht e ka mbështetur këtë ndalesë duke thënë: "All-llahu dhe Pejgamberi i Tij jua kanë ndaluar shitblerjen e verës (alkoolit), mishin e kafshës së ngordhur, derrin dhe idhujt!". Kurse në vazhdim të hadithit ka thënë se është haram përdorimi i dhjamit të cofëtinës edhe për lustrimin (dyllosjen) e anijeve, për lyerjen e lëkurave dhe për ndriçim si lëndë djegëse (qiri etj.), (Buhariu, Buju’ :112; Ebu Davudi, Buju’ : 66; Tirmidhiu, Buju’ : 61). Për nga aspekti i ngrënies, juristët islamë janë të një mendimi se nuk ka dallim midis mishit dhe dhjamit të derrit dhe se të dyja janë haram.

Sa i përket përdorimit të pjesëve të derrit, fjala vjen të dhjamit të brendshëm, qimeve etj. jo për nevoja ushqimore, shumica e juristëve muslimanë duke i komentuar ajetet dhe hadithet gjegjëse, kanë arritur në përfundimin se edhe këto janë të papastra dhe të ndaluara.

Mendimtarët islamë, me qëllim që ta sqarojnë arsyen e ndalimit të mishit të derrit, insistojnë në theksimin e ndikimit negativ të mishit të derrit mbi shëndetin dhe karakterin e njeriut dhe për këtë sjellin shpjegime e prova të ndryshme racionale, eksperimentale dhe shkencore. Mirëpo, meqë këto veçori të tij që përmenden me këtë rast nuk janë arsyeja (il-leti) e vërtetë dhe e vetme për ndalimin e mishit të derrit, vendimi për ndalim nuk ndryshon sipas ekzistimit apo mosekzistimit të këtyre rreziqeve e dëmeve. Madje këtë ndalesë të qartë fetare nuk e shfuqizon as edhe shmangia e këtyre rreziqeve, përgatitja në forma e përbërje të ndryshme e mishit dhe e dhjamit të derrit ose përdorimi i tyre si lëndë shtesë në tretje të ndryshme me anë të mundësive teknologjike bashkëkohore. Sepse, edhe sikur urdhresat e ndalesat fetare pashmangshëm të kishin nga një arsye e sqarim racional, do të ishte i pamatur pretendimi sipas të cilit sot janë kuptuar e gjetur të gjitha arsyet e mirëfillta të tyre. Me rritjen e zhvillimeve dhe përvojave shkencore do të kuptohen më drejtë edhe urtësitë dhe arsyet e urdhresave e ndalesave fetare. Nga ana tjetër, për një musliman, urdhresat dhe ndalesat e fesë paraqesin nga një aksiomë, nga një të vërtetë të qartë e të padiskutueshme. Të jesh musliman i mirë për të nënkupton t’u përmbahesh fort këtyre urdhresave e ndalesave të shpallura nga Zoti. Në shoqëritë islame, për sa i përket ndalimit të ngrënies së mishit dhe dhjamit të derrit, ekziston një konsenzus i qartë si në praktikë ashtu edhe në doktrinën juridike. Mirëpo, sa u përket çështjeve juridike jashta ngrënies së mishit të derrit, ekzistojnë dallime mendimesh. Ndër to mund të veçojmë: vendimi për enën dhe ujin në të cilën derrri e ka futur turirin; përdorimi i qimeve, lëkurës dhe eshtrave të derrit; shitblerja e derrit; duhet apo jo të paguhet dëmshpërblim në rast të mbytjes së tij etj.

Në vija të përgjithshme do të thonim se në të drejtën islame, nga aspekti i muslimanëve, derri nuk llogaritet si mall i vlefshëm juridikisht (malu’l-mutekavvim). Një musliman, si nuk mund të ketë të drejtë pronësie mbi derrin, ashtu nuk duhet të paguajë dëmshpërblim në rast të mbytjes së tij me paramendim apo të dënohet në rast të vjedhjes së tij. Sa i përket derrit nga aspekti i jomuslimanit, është e diskutueshme nëse është ose jo mall i vlefshëm. Sipas shkollës juridike hanefite dhe malikite, në këtë rast ai konsiderohet mall dhe në qoftë se një derr i një jomuslimani mbytet me paramendim e pa të drejtë, ai duhet të shpaguhet me dëmshpërblim.

Shumica dërmuese e juristëve islamë janë të mendimit se derri edhe sa është gjallë konsiderohet i pistë, i papastër, ndaj dhe sendi apo objekti që është prekur nga jargët, djersët etj. të derrit, konsiderohet e papastër. Për këtë shkak thonë se një enë që ai e ka prekur apo lëpirë, duhet të lahet shtatë herë, prej të cilave një herë me dhê, truall. Juristët malikitë janë të mendimit se ai, derisa është i gjallë, nuk konsiderohet i papastër, ashtu sikurse edhe te qeni. Rezultati praktik i këtij mospajtimi idesh shfaqet te çështja e pastërtisë dhe pastrimit të ujit në të cilin ka hyrë e dalë derri, apo në të cilin i ka lëshuar jargët e tij. Përderisa shumica e juristëve islamë janë të mendimit se lëkura e derrit nuk mund të përdoret dhe konsiderohet e papastër, edhe në qoftë se është regjur (rrahur); disa juristë të tjerë si Dhahiritët, Ebu Jusufi, Ibnu Hazmi, janë të mendimit se lëkura e regjur e derrit mund të përdoret.

Kurse disa juristë të tjerë thonë se kjo lëkurë nuk mund të përdoret në lëndë të lëngëta, si në janxhik (enë prej lëkure për bartje të ujit e të ushqimeve), kurse mund në sende që nuk preken me ujin, si në mbulesë, shtruese, tendë etj. Lejen që e kanë dhënë shumica e juristëve islamë lidhur me përdorimin e qimeve të derrit për gjilpërë dhe brusha, e kanë dhënë për shkak të nevojës që e kanë patur njerëzit asokohe. Në qoftë se derri shkrihet e prishet dhe shndërrohet në një materie tjetër, sipas shumicës së juristëve islamë, për bazë merret vendimi lidhur me këtë lëndë të re që është formuar. Edhe ndodhja e një sasie dhjami të derrit në ndonjë përzierje mbrojtëse, mund të shpjegohet e përligjet në bazë të kriterit dhe qasjes dominuese lidhur me shndërrimin dhe ndryshimin e një sendi duke u përzier me sendet e pastra.

Fragment i shkëputur nga, ILMIHAL - Islam ve Toplum (ILMIHALI - Islami dhe Shoqëria), grup autorësh, bot. ISAM, Ankara, 2001, vëll. 2, f . 43-45.

Gjermani, me 27.09.2003
 
Angelisa

V.I.P
Anëtar
Sep 29, 2014
Postime
16,911
Reaction score
609
Points
113
Përgjigje e: Pse mishi i derrit është i ndaluar ? Fakte logjike dhe shkencore

Per mua po, mjafton fjala e Allahut dhe nuk e diskutoj por ata qe bejn polemika kan dhe ksi fakte shkencore , per disa kuptohet se per disa eshte e kot kot kot
Nuk lexova shume gjate ne kete teme me mjaftoj fjala haram,,,,
Mishin e derrit e ndalon feja myslymane dhe Jo shkenca ,,,,,
Arsyja Jo nga semundjet Sepse te ishte ashtu do shuhet popullsia,,,,
Kur Profeti Muhamed luftonte me ushtaret e tij,,,, ne mal nuk kishin me cfare te ushqeheshin dhe thernin Derra te eger.
Dihet qe derri permban shume yndyre, dhjam, si pasoje e kesaj ushtaret I zinte yndyra apo dhjami, dhe nuk ishin te afte te luftonin,,,, etj etj
Dhe Profeti e mallkoj qe te mos konsumohet Mishi I derrit,,,,
Une nuk e konsumoj Jo per fe e per perralla myslymane por Sepse jam vegetariane,,,,
Kam degjuar te thone qe nuk lejohet Sepse derri eshte Kafshe e piset dhe Han gjithcka,,,,,,
E di ti se me cfare ushqehet pula??``fumato``
 
Puhiza

E mëngjesit
Anëtar
May 1, 2013
Postime
3,897
Reaction score
113
Points
63
Location
Në kështjellën e një ëndrre!
Përgjigje e: Pse mishi i derrit është i ndaluar ? Fakte logjike dhe shkencore

Nuk lexova shume gjate ne kete teme me mjaftoj fjala haram,,,,
Mishin e derrit e ndalon feja myslymane dhe Jo shkenca ,,,,,
Arsyja Jo nga semundjet Sepse te ishte ashtu do shuhet popullsia,,,,
Kur Profeti Muhamed luftonte me ushtaret e tij,,,, ne mal nuk kishin me cfare te ushqeheshin dhe thernin Derra te eger.
Dihet qe derri permban shume yndyre, dhjam, si pasoje e kesaj ushtaret I zinte yndyra apo dhjami, dhe nuk ishin te afte te luftonin,,,, etj etj
Dhe Profeti e mallkoj qe te mos konsumohet Mishi I derrit,,,,
Une nuk e konsumoj Jo per fe e per perralla myslymane por Sepse jam vegetariane,,,,
Kam degjuar te thone qe nuk lejohet Sepse derri eshte Kafshe e piset dhe Han gjithcka,,,,,,
E di ti se me cfare ushqehet pula??``fumato``

Pershendetje Angelisa.
Kjo qe thua ti edhe mund te jete e vertete, sja kam idene. Sipas kesaj videoje nuk eshte I demshem vetem per muslimanet mishi I derrit. Ky qe mban kete ligjerate nuk eshte musliman. Thote qe pervec asaj se me cfar ushqehet ka dhe kohe metabolizmi te shkurter dhe kjo eshte problemi kryesore.

http://youtu.be/84q0f4vO6nU

P.s kush eshte Joel Osteen ?

http://en.m.wikipedia.org/wiki/Joel_Osteen
 
Angelisa

V.I.P
Anëtar
Sep 29, 2014
Postime
16,911
Reaction score
609
Points
113
Përgjigje e: Pse mishi i derrit është i ndaluar ? Fakte logjike dhe shkencore

Hi Puhiza,,,,
Ky zoteria qenka I krishtere,,,, pak rendesi ka Kjo,,,,
Une jam myslymane,,, por nga ata pak muslyman qe nuk besojne ne fe por ne Zot dhe Zoti im nuk ka fe,,, eshte I Njejte per e gjithe. Gjithsesi per te mos dale nga tema, ka plot njerez edhe doktor qe thone eshte I demshem dhe nuk po kembengul qe nuk eshte. Por refuzoj te besoj qe vetem pse derri eshte I piset apo pse Han gjithcka (sipas te dhenave) qenka me semundje.
Une besoj qe cdo mish apo ushqim qe konsumohet shume apo teprohet eshte I demshem. Por qe e ndalon feja myslymane dhe qe e lidhin me shendetin apo mjeksine eshte genjeshter e dashur historia eshte ashtu sic e permenda me lart. Dhe Tani gjejne mbeshtetje te doktorve apo te vegetarianve apo dhe te nje prifti si ky zoteria dhe mundohen te bindin qe nuk e themi vetem ne por e thone te gjithe,,,,, Ne ate kohe kur e ndaloj Profeti shkenca dhe mjeksia nuk ishin te zhvilluara,,,,
P.S gjithsesi Respektoj mendimin tend dhe po ashtu te Priftit ne fjale pot Jo te ketij Hoxhes qe Hapi temen.
 
Sunflower

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 18, 2014
Postime
952
Reaction score
18
Points
0
Location
Tek shtepia ime :p
Përgjigje e: Pse mishi i derrit është i ndaluar ? Fakte logjike dhe shkencore

Interesante. Faktet e sjella jane llogjike shkencore dhe fetare. Kush do te haje serish mish derri: Ju befte mire!:p. Po u semuret, Puhiza ju ka paralajmeruar :p
 
Ganimet

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2012
Postime
5,404
Reaction score
45
Points
48
Location
Ne toke
Përgjigje e: Pse mishi i derrit është i ndaluar ? Fakte logjike dhe shkencore

Un e rrespektoj fene myslimane , kam mbajtur edhe ramazan , edhe ktu ne France madje( kohet e fundit jo ) , ama kto qe ju flisni jan vertet absurditete , e di shum mire qe e ndalon feja po mos thoni nuk hahet se shpifen semundje po sepse ne te gjendet nje pjese haram dhe se ku gjendet nuk dihet.
Un edhe kte nuk e besoj megjithate nuk e haj mishin se sme pelqen , mban ere .

Boll me absurdite , si kjo sot , e si ajo qe the tek tema e martesave,( per burrat shum here e lejueshme e per grate jo se marrin sida).Boll me extremitete.
Kakralecat a i perdorni ose mishin e pates :p
nuk dihet cila pjes haram? i teri eshte haram sepse ka prejardhjen nga fisi karagja qe ishin te shfrenuar ne lojra me granim.Aty kaloj nji fis i urt e per te mos devijuar edhe ky fisi,Allahu i beri derra e majmuner ate fisin e ardhur nga Kodra. :)

http://www.noa.al/artikull/studim-shokues-njeriu-ngjason-gjenetikisht-me-derrin-harta-e-adn-se-e-demonstron/251960.h

http://www.shekulli.com.al/p.php?id=48555
 
ciarli

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 25, 2018
Postime
207
Reaction score
1
Points
0
Përgjigje e: Pse mishi i derrit është i ndaluar ? Fakte logjike dhe shkencore

duke ngrene mish derri mund te dalesh nga urdhrat e Allahut dhe te behesh rebel! ngrenja e mishit te drerit qe perdorej nga disa engjej dikur, te cilet reneguan, sihte me efikase sepse nuk conte ne armiqesi pas lirise!
 
PuffetiNa

MbetiTeThemiNaIshteNjeher
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
9,786
Reaction score
127
Points
0
Përgjigje e: Pse mishi i derrit është i ndaluar ? Fakte logjike dhe shkencore

Po pra pikerisht sic ka thene Angelisa postimin *14 ashtu e di dhe une
Dmth e kam te lexuar dhe te degjuar... Ska cfar te diskutohet me teper
Jo shkenca jo teknologjia lerin keto gjera aman mos u merni me shkrime kot e kot se tani kan dal llolloj verzione te ndryshime qe na bejn lemsh dhe sna len te kuptohet me tamam asnje pune.

:)
 
Top