• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Reciprociteti ndërmjet shqiptar 1999 - 2019

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
9,941
Reaction score
275
Points
83
hahahha. është "reciprocitet spontan". Ke parë kur i bën një të mirë dikujt, ai ta kthen: "Ta kthefsha me të mirë".
Fatkeqësisht në të dyja rastet shqiptarët po i ndihmojnë njëri - tjetrit në ditë të këqija, por në këso ditësh të gjendet vëllai.
Qashtu po, por me reciprocitet bamiresia nuk kushtezohet asnjehere, se mund te dal Pacovi me ata qeret qe e hodhen nga 1 milon e te thone: ua kemi dhene 1 milion ojra edhe hajde ishadha sa me shpejte e kapni bingon edhe te na ktheni qato pare, edhe jemi kvit :D
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
9,941
Reaction score
275
Points
83
Qeshtja :D eshte qaSHtu, ngaqe, sepse… shaka edhe mund te bejme. Por ne fakt, pikerisht ky reagimi i popudhit te pervuajtur simoter e sivedha tu Kusov`s, ishte ajo qe ata nuk e kishin harruar ate qe vite me pare e kishin bere po ashtu ata simotra e sivellezerit e Shqiperise per ta.

Me nje dhaf, po çfare reciprociteti, nuk ka fjale qe e pershkruan dhe mase matese, kush dhe sa po i shpaguan. Ishte reagim komplet vellazeror.

E kupton ti Demko apo jo :D e shef ate vedhaun tend, qe gati eshte ka permbytet dhe ti thuash; une te shpetoj, vetem nese vjen neser me ndihmon ti beje gati dy traktora dru, ndryshe guuud baaaaaaj, te mori lumi per detin mesdhe te mediteranit, atje ku peshkaqenat luajne tenis :D
 

COB

IllyrianMuslim
Anëtar
Apr 6, 2016
Postime
890
Reaction score
6
Points
18
Jemi një e ndihmat nga dy anët e kufirit nuk janë ndihmë por detyrë. Jam kundër romantizmit etnik bë këtë rast, Kosova kryen detyrën e vet ndaj vëllezërve siq e ka kryer detyrën Shqipëria ë fund të viteve 90'ta.

Falenderoni Italinë, Greqinë, Rumaninë, Turqinë për ndihma, sepse këta na ndihmuan...
 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
13,231
Reaction score
195
Points
63
Location
Danimarkë
Jemi një e ndihmat nga dy anët e kufirit nuk janë ndihmë por detyrë. Jam kundër romantizmit etnik bë këtë rast, Kosova kryen detyrën e vet ndaj vëllezërve siq e ka kryer detyrën Shqipëria ë fund të viteve 90'ta.

Falenderoni Italinë, Greqinë, Rumaninë, Turqinë për ndihma, sepse këta na ndihmuan...
Shtetet që ndihmuan Shqipërinë pas tërmetit, e para Kosova dhe populli i saj

me 29 Nëntor 2019 ora 14:56




Tërmeti i 26 nëntorit ka vënë në lëvizje shumë shtete për të ndihmuar Shqipërinë dhe Shqiptarët në momentin e vështirë kur tërmeti I magnitutës 6.4 ballë righter goditi vendin.
Deri tani 49 viktima, mbi 750 të lënduar, dhe qindra objekte të shkatërruara. Përveç ndihmës që po vjen për shqiptarët nga vetë shqiptarët, në vend dhe nëpër botë, shumë shtete kanë ofruar ndihmën e tyre.
Nhihma e 12 shteteve deri tani:
Bullgaria – 100 mijë euro u alokuan nga qeveria bullgare për ndihmë humanitare në Shqipëri
Kroacia – Një skuadër kërkimi dhe shpëtimi e përbëre nga 15 anëtarë të Drejtorisë së Mbrojtjes Civile të Ministrisë së Brendshme dhe një skuadër kërkimi dhe shpëtimi qensh, plus dy helikopterë ushtarakë.
Franca – Tre skuadra që kanë në përbërje 100 efektivë që i përkasin Mbrojtjes Civile, Batalionit të Zjarrfikëseve të Marsejës dhe zjarrëfikës nga jugu I Francës. U dërguan me dy avionë francezë: një Beechcraft super king Air 200 për transport ndihme dhe një cargo Bombardier Dash.
Greqia – Dy njësi ekspertë tërmetesh EMAK (Njësia special për menaxhim fatkeqësish) që kanë 40 anëtarë dhe qen kërkim shpëtimi, makineri dhe një avion C-130 me ushqime.
Italia – Një njësi kërkim shpëtimi urbane nga National Girefinghters Corps që ka në përbërje më shumë se 20 specialistë të fushës në kërkime operacionale, asistencë mjeksore dhe inxhinierë. Shumë shpejt 200 vullnetarë të trajnuar nga Mbrojtja Civile.
Kosova – 500 mijë euro nga qeveria e Kosovës dhe gati 3.5 milionë euro nga popullsia e Kosovës. 110 operatorë të specializuar dhe 40 pjestarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës të njësive të kërkimit dhe shpëtimit.
Maqedonia e Veriut – Ka dërguar ndihmë financiare sikurse edhe dronë me kamera për kërkimet e të mbijetuarve nën rrënoja. Skuadrat e shpëtimit janë në terren ashtu sikurse edhe pajisjet e pastrimit të rrënojave.
Rumania – Dy avionë Alenia C-27 J Spartan, një helicopter, kamionë sikurse edhe një total prej 52 zjarrfikësish IGSU si dhe doktorë dhe infermierë, plus 12 tonë material për kërkim dhe shpëtim duke përfshirë edhe qentë. Kisha Orthodokse rumune ka lancuar një fushatë mbledhjesh fondesh që në 26 nëntor.
Serbia – Një brigadë zjarrfikësish sikurse njerëz për ndihmën e parë
Zvicra – 15 specialistë të Njësisë së Ndihmës Humanitare Zvicerane
Turqia – Një avion Airbus Atlas me 28 persona të kërkim shpëtimit, tre makineri dhe një total prej 500 batanijesh dhe 500 pakosh me ushqime për viktimat e tërmetit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Një njësi personeli nga Mbështetja civilo-ushtarake e dislokuar në Kosovë mbërriti në Shqipëri
 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
13,231
Reaction score
195
Points
63
Location
Danimarkë
Qeshtja :D eshte qaSHtu, ngaqe, sepse… shaka edhe mund te bejme. Por ne fakt, pikerisht ky reagimi i popudhit te pervuajtur simoter e sivedha tu Kusov`s, ishte ajo qe ata nuk e kishin harruar ate qe vite me pare e kishin bere po ashtu ata simotra e sivellezerit e Shqiperise per ta.

Me nje dhaf, po çfare reciprociteti, nuk ka fjale qe e pershkruan dhe mase matese, kush dhe sa po i shpaguan. Ishte reagim komplet vellazeror.

E kupton ti Demko apo jo :D e shef ate vedhaun tend, qe gati eshte ka permbytet dhe ti thuash; une te shpetoj, vetem nese vjen neser me ndihmon ti beje gati dy traktora dru, ndryshe guuud baaaaaaj, te mori lumi per detin mesdhe te mediteranit, atje ku peshkaqenat luajne tenis :D
Problemi më i vogël është titulli i temës. E rëndësishme për momentin është të mos ketë më shumë viktime dhe uroj që gjendja të stabilizohet.

Po ia ndërrojmë titullin temës. Jepeni një propozim ti dhe drague, propozimin ia cojmë dikujt nga stafi dhe BAC, U KRY!
 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
13,231
Reaction score
195
Points
63
Location
Danimarkë
Letra e pronarit të hotelit të rrënuar: Sot mbetëm me turp, ata na thonë “vëllezër e motra”, po ne si i trajtojmë kosovarët?


Më poshtë gjeni një letër të shkruar nga një çam, autor që është pronar i një hoteli të rrënuar në Shqipëri.
Letra:

Fjalia qe kam patur me shume tmerr te artikuloj ka qene “pushuesit kosovare”! Me kane pyetur jo pak here se cfare jane pjesa me e madhe e pushuesve qe na frekuentojne, gjithnje u jam pergjigjur “te huaj dhe shqiptare te kosoves” madje edhe regjistrimin e pashaportes se tyre ne sistemin e hotelit e kam bere “shqiptar” asnjehere “kosovar”! Kohen e luftes ne shtepi kemi mbajtur nje familje me plot halle,kemi ndare gezimin tone me ta dhe ata hidherimin e tyre me ne,kemi ndare buken bashke ne nje tryeze! Degjoja shpesh “aman mos me trego mua kosovaret se jane te pabese,do i mbani me buke por do ikin e as emrat tuaj nuk do kujtojne me”!

Sot ata erdhen ne heshtje, pa buje pa kamera,pa lajmerime,erdhen per te ndare sot me ne dhimbjen tone…Po ne sot mbetem pa fjale perballe tyre dhe plot turp: ata edhe pushimet i kalojne tek ne per te mos ia dhene dikujt tjeter ato para,ne cfare bejme???? Ata edhe ne stadiumin e tyre ngrejne flamurin kuq e zi, po ne cfare bejme???? Ata na thone “vellezer e motra” po ne cfare u themi atyre???? Shpirtmadhesia jone vdiq pas viteve ’98-’99, njerezit u bene si kafshe dhe nisen te shqyhen mes tyre per nje mur,per nje oborr,per dy rrenje ullinj…Nxorrem dhembet ndaj vellait,motres,femijes,mikut,komshiut…u transformuam ne armikun e gjakut tone,disa zgjodhen te ikin larg Shqiperise per te mos rene ne kete kategori njerezish se me keqardhje e them: po behej mese e natyrshme te ishe kesisoj njeriu!!!

Ne shkaterrojme vendin tone,pronen tone,perdhosim emrin tone neper bote,madje ne te shumten e rasteve u beme Maria nga Mejreme dhe mohuam origjinen tone per nje vend pune,per nje grusht para…Kjo eshte gjeja me e shemtuar qe dikush i ben vetes dhe kombit te tij-te mohosh gjenezen eshte sikur te mohosh nenen qe te lindi!!! Ja,kesisoj njerezish u beme ne- lepijme doren e atij qe na trajton si kafshe e qe na pi gjakun ne pune dhe kafshojme doren e atij qe na mban me buke e qe na ofron strehe! Ne po pranojme mbi kurrizin tone lloj-lloj mashtrimesh,padrejtesish,ligesish,vjedhjesh,etj etj etj, po i pranojme dhe nuk po ngreme krye as per te pare driten e diellit! Po na shkulet zemra vendit tek shohim femijet tane qe mezi i rritem,te ikin neper bote ne kerkim te nje jete me te mire…dhe heshtim,pranojme cdo lloj dhimbjeje dhe mallkimi! Ne jemi bere si ai uji i ndenjur qe qelbet e vjen ere,e Zoti lart po zemerohet kaq shume me ne dhe me mendjet tona!!!

Me falni o njerez,por personalisht mendoj se keto jane sinjale te Zotit per reflektim,per vetegjykim,per veteveprim! Shikoni brenda vetes me shume me teper dashuri dhe besim,sepse dashuria lind nga brenda vetes dhe reflektohet tek te tjeret! Mos dashuroni makina,çanta,shtepira dhe bizhuteri- dashuroni njeriun!!! Mos e zemeroni Perendine me shume se dite me te keqija mund te perjetojme nese vazhdojme keshtu! Pse duhet te kemi nevoje per nje tragjedi te tille,qe te tregojme miresine qe kemi brenda nesh???? Perse duhet te perjetojme dite tmerri si keto per te treguar qe sic dime te duam ne askush ne bote nuk di ta beje???

Perse duhet ta shohim vdekjen me sy qe ta kuptojme vleren e vertete te jetes? Ata qe na vjedhin cdo dite,ata qe nuk kane miresi ne shpirt,ata qe nuk kane as din e as iman,sot bejne sikur qajne por nga xhepat e tyre nje cent s’e dhane!!! Shqiptare kudo qe jeni neper bote,vetem nje gje te dini te beni: te doni me shume dhe cdo dite njeri-tjetrin,me pas Zoti serish do na doje me shume neve! Me lot ne shpirt,me gur ne zemer,ju themi qe hapim dyert e hotelit per te ofruar strehe per familjet ne nevoje! Zoti na ndihmofte!
Autori eshte pronari i nje hoteli ne Shqiperi

(Marrë nga “Gazeta Shqiptare”)
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
9,941
Reaction score
275
Points
83
Problemi më i vogël është titulli i temës. E rëndësishme për momentin është të mos ketë më shumë viktime dhe uroj që gjendja të stabilizohet.

Po ia ndërrojmë titullin temës. Jepeni një propozim ti dhe drague, propozimin ia cojmë dikujt nga stafi dhe BAC, U KRY!
Absolut jo, e di qe me qellim te mire e ke hapur temen, ama ju Reka e keqe ndoshta e keni harruar, ama te neve in tu Drenice, bile ate dite kam qene ne mal tu pre dru me sakice :D kur ka dal ajo Manjola e Tirones, qe thojke du me ardhe me te sherue plagen, e me te kallexue qe nuk je e vetme, ooo nuk e din ti çfare mesigje e modhe, sikur me na pas pru 1000 kamiona me qakullata u kane :D


Pra mesigjja edukative ne teme me qedhimin, jo gjithçka matet me çka me jepe e çka te japa :D

 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
7,141
Reaction score
262
Points
83
Mbylleni këtë temë idiote pash Zotin. Ose bëjini qejfin OP dhe vendosini titullin: "Kosova ja shleu borxhin Shqipërisë dhe nuk i ka më asnjë borxh", mbase kështu i bëhet qejfi atij.
 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
13,231
Reaction score
195
Points
63
Location
Danimarkë
Pse qau Demka, të lutem ti mos qaj!
Po sjell tash një poezi e cila m'i mbushi sytë me lotë, kushtuar katastrofës natyrale ... se s'po ma zë goja t'ia përmend emrin.

Nuk e kisha sjellë këtu, por ... që të jem i sinqertë m'u kujtua cooli. Ky që edhe thur pozi të bukura thashë se ka edhe shpirt delikat.
Besoj edhe të tjerëve do t'u pëlqejë ( si e thurur mirë artistikisht edhe si tekst edhe si deklamim ), se faktikisht ngjarja është tmerruese!


Pse Demkës iu mbushën sytë me lotë, ti bëhu i/e fortë, qëndro!


 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
5,259
Reaction score
104
Points
63
hahahha. është "reciprocitet spontan". Ke parë kur i bën një të mirë dikujt, ai ta kthen: "Ta kthefsha me të mirë".
Fatkeqësisht në të dyja rastet shqiptarët po i ndihmojnë njëri - tjetrit në ditë të këqija, por në këso ditësh të gjendet vëllai.
Jo jo... Demkë... Hiqe këtë fjalë nuk bën këtu...
Reciprocitet... buron nga xhepi, pra na e nëm ose po më dhe do të jap...
E kjo që ndodh me ne buron nga zemra... prandaj hiqe...
 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
13,231
Reaction score
195
Points
63
Location
Danimarkë
Jo jo... Demkë... Hiqe këtë fjalë nuk bën këtu...
Reciprocitet... buron nga xhepi, pra na e nëm ose po më dhe do të jap...
E kjo që ndodh me ne buron nga zemra... prandaj hiqe...
Edhe Pirati ka pasur një kërkesë të këtillë.
Ndryshimi i titullit të temës nuk është në dorën time...
Piratit iu përgjigje kështu:
Problemi më i vogël është titulli i temës. E rëndësishme për momentin është të mos ketë më shumë viktime dhe uroj që gjendja të stabilizohet.

Po ia ndërrojmë titullin temës. Jepeni një propozim ti dhe drague, propozimin ia cojmë dikujt nga stafi dhe BAC, U KRY!
Le të jetë titulli, ta zëmë: Vëllai për vëllanë në ditë të vëshitrë
ose propozonie ju si të doni!

Respekt
 
Top