• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Rrëfimi i studentit nga Koreja i cili ndjek studimet në Kosovë (Foto)

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,892
Reaction score
694
Points
113
Haes Shal-Kim filloi vitin e parë në RIT Kosovë (A.U.K) në shtator të vitit 2016. Me prejardhje nga Koreja e Jugut, ai ka jetuar në pesë vende dhe në më shumë se dhjetë qytete të ndryshme gjatë tërë jetës së tij.
I njohur nga miqtë e tij si Sunshine, ai u njoh me rajonin e Ballkanit për herë të parë kur ishte dhjetë vjeç, kur erdhi me prindërit e tij në Shqipëri. Ishte gjatë kësaj kohe që ai dëgjoi për Kosovën dhe pati rastin të vizitojë qytete të ndryshme të Kosovës.

Haes përfundoi shkollimin e mesëm në shkollën GDQ në Tiranë. Pas shkollimit të mesëm, ai shërbeu në Armatën e Republikës së Koresë për rreth dy vite.

Pas kësaj përvoje, i kaloi disa vite nëpër punë të ndryshme dhe në përpjekje për të vendosur për të ardhmen e tij.
Më 2016, mori vendimin për t’i filluar studimet universitare dhe kështu u regjistrua në RIT Kosovë (A.U.K).

Haes ka shumë miq shqiptarë dhe koreanë të cilët aktualisht jetojnë në Kosovë dhe ishte pikërisht sugjerimi i tyre që e ndihmoi atë ta zgjedhë RIT Kosovë (A.U.K) dhe të studiojë për Ekonomi dhe Politika Publike.

Ai është shumë i lumtur me vendimin e tij sepse deri më tani ka pasur një përvojë të shkëlqyeshme. Ai flet me entuziazëm mbi përshtypjet e tij deri më tani.
Më së shumti i ka lënë mbresë “shkëlqimi i studentëve dhe profesorëve” – siç e quan ai.
Më e rëndësishmja është se ai është shumë i lumtur me mundësinë për të luajtur basketboll në kampus pas ligjëratave.

Haes-it i pëlqen jeta në Prishtinë, të cilin qytet tani e konsideron si shtëpi.

Gjëja që më së shumti i pëlqen në Prishtinë është se mund të ecë pothuajse kudo pa nevojë për transport publik apo privat.

Megjithatë ai theksoi se i pëlqen edhe qyteti i Prizrenit sepse konsideron që është historikisht i pasur dhe vend i përshtatshëm për hiking dhe ecje të gjata.

Komuniteti gjithnjë më i madh ndërkombëtar në kampusin e RIT Kosovë™ (A.U.K) është shtëpi e shumë individëve me prapavija dhe përvoja të pasura jetësore.

RIT Kosovë™ (A.U.K) ka marrë lëvdata nga të gjithë miqtë dhe të diplomuarit ndërkombëtarë për mbajtjen e premtimit të sigurimit të një kampusi të larmishëm përplot festivitetdhe pa diskriminim dhe ndarje të çfarëdo lloji.

Për momentin, në RIT Kosovë™ (A.U.K) ndjekin studimet student nga 18 shtete të ndryshme të botës. /Telegrafi/
_____________________________________________
http://telegrafi.com/rrefimi-studentit-nga-koreja-cili-ndjek-studimet-ne-kosove/
______________________________________________
Mos e harro komentin e UnKnown Names ketu posht.
Mue m'pelqen humri shqiptareve !
UnKnown Names :
"T'paska mallku Allahu ty ,, paske ba naj veper tpa falshme e tka qit nxhehnem (n'Kosovë).,,, ose edhe Kim Jong ka mujt met denu me studju n'Kosov ,, Zoti tndihmoft".
 

Attachments

Top