• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Rreth përdorimit të disa emrave vetjakë me prejardhje të huaj

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,618
Reaction score
498
Points
83
Falemderit, Doruntina e shkrova po e ndrushova me Dorontina, cila eshte exact ?
Une e di Doruntine.
"Kush e solli Doruntinën" (Ismail Kadare).
Ky roman qe u be edhe film nga Kujtim Çashku me te njejtin titull.
 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
13,755
Reaction score
485
Points
83
Location
Danimarkë
Une e di Doruntine.
"Kush e solli Doruntinën" (Ismail Kadare).
Ky roman qe u be edhe film nga Kujtim Çashku me te njejtin titull.
Besoj se emri Doruntinë është edhe më hershëm se kur e përmend Ismail Kadare. Kadare është frymëzuar nga përralla "Konstadini dhe Doruntina" e që në Kosovë njihet si "Motra me nandë vëllazën". Unë u vonova pak duke kërkuar këtë përrallë dhe s'do mend se u gëzova kur e gjeta. Ja po e sjell edhe për ju.

(Përrallë popullore)

Besa e Kostandinit ( ose Konstandini dhe Doruntina, plotësim imi )

Gjashtë e gjashtë dymbëdhjetë, Doruntina trembëdhjetë... Dhe fillon përralla. Ajo na tregon se na ishte njëherë e një mot një nënë shumë e mirë dhe i kishte dymbëdhjetë bijë shumë të hijshëm. Të trembëdhjetën kishte një bijë të bukur,më të bukur se të gjitha shoqet të gjitha, që ia thoshin emrin Doruntinë. Doruntina u rrit me përkëdhelitë më të mëdha të mundshme dhe na u bë vajzë që të mahniste me bukurinë e saj.
Me lumturi kaluan motet e shkuan e vasha u rrit e na u bë për t’u martuar. Mirëpo nga bujarët e atij vendi askush nuk e gëzoi. Të gjithë e dëshironin askush s'guxonte ta zërë nuse, sepse nuk e ndjente veten të zotin për ta marrë atë për shoqe të jetës. Atëherë na vjen një trim i largët; i mirë, i hijshëm, i fisëm dhe dërgon për shkesë dallëndyshen, që t'a kërkojë Doruntinën nuse. E ëma dhe të njëmbëdhjetë vëllezërit e mëdhenj nuk donin t'ia jepnin, sepse trimi ndonëse i mirë e i fisëm, ishte nga një vend shumë i largët. Vetëm i vogli, Kostandini donte.
“T'ia japim zonja mëmë - thosh ai - se trimi është i mirë. Më ka hyrë në zemër.”
“Kostandin biri im, cfarë po thua ti kështu? - ia kthente e ëma. Aq larg do ma shpiesh Doruntinën time? Se në e daça për gëzim, për gëzim nuk do t'a kem; se në e daça për helm, për helm nuk do t'a kem.”
“Të jap besën zonja mëmë, se kur t'a duash ti Doruntinën, qoftë për gaz qoftë për helm, vete unë e t'a marr dhe do ta sjell në shtëpi!”
Mëma dhe të njëmbëdhjetë vëllezërit u bindën: e fejuan dhe e martuan Doruntinën me trimin e largët. Bënë dasmë nëntë ditë. Të dhjetën trimi mori nusen e shkoi tek dheu i tij i largët. Mëma e vasha qanë me lot kur u ndanë ...
Shumë luftra u luftuan atë mot te dheu ynë, se kish ardhur i huaji t'a shkelte e t'a pushtonte. Të dymbëdhjetë vëllezërit dolën të luftojnë për vendin e tyre dhe u vranë një pas një të gjithë. Kur iu vra djali i parë, mëma psherëtiu e tha:
“Biri im unë nuk kam helm e nuk do të të qaj, sepse ti re për dheun tënd e më mbeten dhe njëmbëdhjetë bij të tjerë për luftë.”
Kur iu vranë gjashtë, që të gjashtë trima e të dashur, ajo derdhi vetëm nga një lot për secilin e bëri vetëm nga një vajtim. Po kur nisën t'i vriten dhe të tjerët, mëmës iu këput zemra dhe lëshoi një psherëtimë të madhe sa uturoi tërë vendi :
“Mjerë unë, ç'helm i madh të mos kem Doruntinën pranë në këtë zi që më mbuloi shtëpinë!”
Kur u vra djali i fundit, Kostandini, mëma shkuli leshrat e bardha e thirri:
“Bobo, ç'vdekje, e nëmosura vdekje! Ti më more dymbëdhjetë bij e tani kush mund ta dijë a s'ma ke marrë edhe bijën time të vetme, bijën time të dëshiruarën!”
Kur agoi e shtuna e të vdekurve, mëma vajti te varret e të bijve. Dymbëdhjetë djem kish pasur, dymbëdhjetë varre kish tani... Mbi çdo varr ndezi nga një qiri e bëri një vajtim, po mbi varr të Kostandinit ndezi dy qirinj dhe bëri dy vajtime, qau me ngashërime dhe thirri tre herë:
“O biri im! O biri im! O biri im!...”
Edhe tri herë të tjera:
“O Kostandin! O Kostandin! O Konstandin!”
Pastaj u shemb përdhe, pushtoi gurin e varrit e u trua:
“Kostandin, o biri im, ku është besa që më dhe, se do ma sillje Doruntinën, tët motër? Besa jote vdiq bashkë me ty e kalbet në varr të zi!”
Kështu tha dhe e lau gurin me lotët e syve.
Në mesnatë Kostandini u ngrit nga varri. Guri i varrit u bë kalë i zi si nata. Edhe dheu i zi u bë shalë e zezë si nata. Rrotulla që mbante gurin u bë fre i argjendtë. Trimi i hipi kalit, u përkul përpara, uli kryet dhe i ra me shporet. Kaptoi si frymë male e fusha, hodhi lumenj e përrenj, la prapa katunde, kodra , pyje... Kostandini arriti te shtëpia e motrës kur kish dalë dielli. Ajo ndodhi ditë e kremte. Në shesh, përpara shtëpisë, gjeti të bijtë e të motrës, nipërit e tij, që loznin e vraponin pas dallëndysheve. I pyeti:
“Bij të zemrës, ku është zonja, mëma juaj?”
“Kostandin, o zoti lalë, - i thanë ata - mëma jonë po hedh valle në fshat, atje tek bëhet dasmë.”
Kostandini shkoi shpejt tek vallja e parë, pa një luzmë vashash të bukura tek këndonin e vallonin dhe tha me vete :
"Të bukura jeni, moj vasha, por për mua nuk jeni, sepse unë s'jam nga kjo botë...".
Dhe u afrua të pyesë:
“Gëzuash, o vasha të bardha! A është me ju Doruntina, motra ime?”
“Shko përpara trim, se do ta gjesh tek kërcen hareshëm veshur me petk të ndritshm kadifeje.”
Kostandini vajti tek vallja e dytë dhe u mat të pyesë përsëri, po Doruntina e pa vetë dhe i thirri:
“Kostandin, o im vëlla!”
Dhe iu afrua e përqafoi. Kostandini i tha:
“Doruntinë, motra ime! Eja të shkojmë. Të do zonja mëmë në shtëp!”
“Më thuaj vëlla, si të vij unë atje? Po të më dojë për gaz, do të vete të marr stolitë më të mira, por po të më vajë, mos qoftë e thënë, a për helm, do vete të vishem me të zeza.”
“Eja motër, kështu si je!”
E mori në vithe të kalit. Kali ikën si shakullimë. Ata kapërcejnë si në ëndërr male e fusha, pyeje e kodra, lumenj e përenj. Hëna e yjet kanë shtangur lart e shikojnë me të drojtur. Gjatë udhës, motra e pyet vëllanë:
“Kostandin, vëllai im, përse shpatullat e gjëra të janë mbushur me myk?”
“Doruntinë, motra ime, shpatullat mi ka mbuluar tymi i shkatrrimeve që solli lufta. Se në vendin tonë u bënë luftra të mëdha, erdhën armiq të na shkelin dhe ne të gjithë dolëm të luftojmë.”
“Kostandin, vëllathi im, përse flokët e derdhura i ke gjithë pluhur?”
“Doruntinë motra ime, gjatë udhës kishte shumë pluhur dhe mi pluhurosi flokët.”
“Kostandin vëllathi im, përse vëllezërit e mi të bukur si drita, s'kanë dalë përpara të na presin?”
“Doruntinë, motra ime, ndoshta janë në lodër e s'presin të vemi sonte.”
“Kostandin vëllathi im, përse dritaret e shtëpisë janë mbyllur sot krejt?”
“Doruntinë motra ime, i kemi mbyllur se fryn erë e fortë e dimrit nga deti.”
Kur arrinë pranë kishës, Kostandini i tha motrës:
“Ti shko përpara se unë dua të hyj të përgjunjem!”
Kostandini shkoi e hyri prapë në varr të zi. Kali u bë prapë gur, shala u bë dhè dhe freri i argjendtë u bë rrotullë. Dhe përsëri reth e qark zotëroi heshtja e vdekjes. Ndërkaq Doruntina ngjiti shkallët dhe trokiti gazmend në derë.
“Mëmë, hapma derën!”
“Kush je ti që trokëllin aty tek dera?”
“Hapma zonja mëmë, jam jot bijë, Doruntina.”
“Ikë tutje nga ke ardhur o vdekje e shkretë. Ti mi more të dymbëdhjetë bijtë e tani ke ardhur të më marrësh dhe mua që të mos e shoh më Doruntinën time!”
“Ҫ'po thua ashtu zonja mëmë? Nuk ma njeh zërin? Besa zonja mëmë, jam unë vetë, Doruntina jote.”
“Ngul gishtin tek vrima e kyҫit që të ta shoh e të t'a njoh.”
Doruntina nguli gishtin e vogël tek vrima e kyҫit, atë gisht të hollë e të bardhë. Mëma ia njohu sakaq e i hapi derën.
“Kush të solli këtu, o zemra ime?”
“Më solli Kostandini, im vëlla.”
“Cili Kostandin, moj bijë? Kostandini im ka vdekur bashkë me të njëmbëdhjetë vëllezërit e tjerë. U vranë në luftë...”
Dhe ashtu si ngrin, ashtu si rinin të dyja, njëra tek praku e tjetra në derë, plasën si qelqi me verë...
 
Last edited:

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
13,755
Reaction score
485
Points
83
Location
Danimarkë
Si fillim, shko ne gjendjen civile, ndrysho emrin tend, sepse e ke version islamik te emrit hebraik Adam.
Me pas jep leksione cfar emra te vendosin njerezit.
Mua më pëlqen emri im. E kam dhuratë nga prindërit ndaj kurrë nuk do ta bëj këtë - për ta ndryshuar dhe mbi të gjitha emri Adem është më i miri nga gjithë emrat tjerë me prejardhje të huaj
 
Last edited:

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
24,180
Reaction score
553
Points
113
Corcaf alla Gashi do thonte Presheva
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
10,187
Reaction score
556
Points
113
kur po i vijne e po i shtrijne çarçafet ke ato çadrat dimerore ;D qe tha njeri, qe ftohti nuk futet fare. O do shikosh TV-jen o do besh sallton ke çadra o do shkruash ne çarçaf emera, sa te nxene çarçafoklopedia ``fumato``
 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
13,755
Reaction score
485
Points
83
Location
Danimarkë
kur po i vijne e po i shtrijne çarçafet ke ato çadrat dimerore ;D qe tha njeri, qe ftohti nuk futet fare. O do shikosh TV-jen o do besh sallton ke çadra o do shkruash ne çarçaf emera, sa te nxene çarçafoklopedia ``fumato``
desha ta sjell një postim të një prindi i cili ishte ankuar për djalin e vet të sapofejuar, se *************** .... por nuk e solla! hahahahha.
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
10,187
Reaction score
556
Points
113
Kam qeshur sot me te madhe duke lexuar tek profilet e emrave vetjake me prejardhje te huaj, si pershembull Gani edhe Berat -qesh- qashtu shooow, nuk kam lexuar kohe te gjate.
 

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
24,180
Reaction score
553
Points
113
kur po i vijne e po i shtrijne çarçafet ke ato çadrat dimerore ;D qe tha njeri, qe ftohti nuk futet fare. O do shikosh TV-jen o do besh sallton ke çadra o do shkruash ne çarçaf emera, sa te nxene çarçafoklopedia ``fumato``
Kur linda une erdhi daja nga kavaja me tre emra.,.....artan,,,arben. dhe ilir
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
10,187
Reaction score
556
Points
113
Ne ate kohe, me emera si duket keni qene ne rregull, por koherave te fundit, ke çfare emrash te lexosh.

Agjene be ke neve, thane erdhi tezja prej Muçiverc-Kranidelli :D ene propozimet me emrin Hajdar, Sadik edhe Tahir ``fumato`` i perzjene shkronjat sikur ne Qentrifuge dhe çfare doli, e bartesh me shendet. Prej asaj kohe nuk e kam ndryshuar me 😆
 

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
24,180
Reaction score
553
Points
113
desha te replikoj pak me Luginen.

mixha im ka qene nendrejtor i bankes shqiptare.ne kohen e piramidave ishte drejtor i bankes bujqesore.

hajde futi paret me thonte.nada. 3% deutsche banke 30% vefa with arben malaj
 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
13,755
Reaction score
485
Points
83
Location
Danimarkë
Bac emri Dorontina dhe Adonis cfar origjine kan ?
Keta emra shume me pelqej
@Xhenet
Se të paskam mbetur borxh pa u përgjigjur. Emri Adonis është me prejardhej nga mitologjia greke ( ndonëse ka mospajtime për këtë). ADONISI (greq. Adonis, lat. Adonis) - i biri i Kinirit, mbretit të Qipros dhe i bijës së tij, Mirrhes. Ka qenë kaq i bukur, sa edhe vetë Afrodita - hyjnesha e bukurisë dhe dashurisë ishte dashuruar në të ...

Ky emër është enë emër djali dhe shumë i përhapur në botë.
 

Xhenet

Amoureus ❤️
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
1,417
Reaction score
739
Points
113
Location
Ne mes endrrave dhe realitetit
Ah😕 Kam dy nipa Lorik dhe Liridon, emri Adonis me pelqente per nipin e tret qe do linde ne muajin mars. Por mbase ska kuptim Ilir e hoqa nga lista.
 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
13,755
Reaction score
485
Points
83
Location
Danimarkë
Ah😕 Kam dy nipa Lorik dhe Liridon, emri Adonis me pelqente per nipin e tret qe do linde ne muajin mars. Por mbase ska kuptim Ilir e hoqa nga lista.
Mos e hiq ( unë do të thosha ). Ka plot, ndër shqiptarë që fëmijëve të tyre u kanë ngjitur emrin Adonis. Është simbol i bukurisë!
Është nga emrat internacional shumë i përhapur.
 

Hawk

V.I.P
Anëtar
Nov 24, 2014
Postime
6,928
Reaction score
172
Points
63
Eshte shume e rendomte se si Basim nga Arabishtja ne menyre indirekte u fut tek Shqiptaret.

Nese e shikon eshte emer shume i rralle tek Arabet dhe tek Turqit. Por ka kuptim 100% Shqip kur e nderron a ne e. Besim. Emer i mire Shqip.
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
5,935
Reaction score
222
Points
63
Location
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Kostandini dhe Dhoqina.

Dhoqina, ky eshte emri orgjinal. Vjen nga greqishtja dhe ne shqip do te thot Lavdie.
Ne kemi qene pjese e Bizantit, na pelqen apo jo, kjo eshte historia jone. Dhe si te tille kemi patur fene te krishtere qe me pas, pas shqizmes u quajt Orthodhokse. Ky refim folklorik qe ka mberritur deri ne kohet tona e ka zanafillen pikerisht atehere, per ate periudh kohe behet fjale, per antikitetin e vone dhe mesjeten e hershme.

Nga studime te shumta te kryera ka dal qarte se shqiptaret ne ate kohe kishin kulturen e tyre arberore. ka kronika te shumta nga kronikane te kohes qe bejne fjale per vepra letrare te shkruara ne arberisht. Ndoshta ky rrefim mendoj une me shume se folklor mund te jete ndonje veper letrare e atyre viteve qe mund te kete qene shkruar ne forme drame apo novele. Me shume besoj tek drama. Sepse teatrot shetites kane qene te modes atehere ne ato kohe. Ata bridhnin me karroca fshatrave dhe qyteteve dhe jepnin shfaqje teatrale. Krijuesit e ketyre teatrove ishin te lire dhe nuk kishin censure mbi koke. Per tu bere sa me te ndiekur sajonin histori nga ato me terheqeset dhe me te dhimbeshmet. Keshtu qe kjo pjese do kete ngelur ne mendjet e njerzve dhe ka mberritur deri sot ne koncepti e saj e pa ndryshuar.
 
Top