• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Rrihet barbarisht tifozi i Tomorit

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
3,755
Reaction score
102
Points
63
Rrihet barbarisht tifozi i Tomorit (EMRI)
Nentor 24, 2019
Share

Një tifoz i Tomorit të Beratit, ka rënë pre e dhunës së tifozëve të ekipit të Patosit dhe ka përfunduar në spital. Lajmi konfirmohet nga drejtuesit e klubit beratas.

Bëhet fjalë për Nderim Deliu, i cili ndodhet në Spitalin e Fierit.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në dalje të qytetit të Patosit, pas përfundimit të ndeshjes Patosi-Tomori, që përfundoi me fitoren e Tomorit 1-2.

Pas përfundimit të ndeshjes, jashtë stadiumit të Patosit, tifozët kanë qëlluar me gurë në drejtim të autobusit të Tomorit dhe mjeteve të tifozëve, e po aty janë shpërndarë nga policia.

Në dalje të Patosit, në aksin nacional Patos-Berat, njëri nga tifozët, Nderim Deliu, dyshohet se është ndjekur nga dy automjete: njëri tip Golf dhe tjetri tip Benz, të cilët e kanë goditur me makina duke e nxjerrë jashtë rruge.


Më pas, 6 personat që ndodheshin në dy automjete Golf e Benz, dyshohet se e kanë nxjerrë Deliun zvarrë nga automjeti i tij dhe e kanë goditur me shkopa bejsbolli e shkelma, duke e lënë të shtrirë në tokë, pa ndjenja.

Agresorët janë larguar nga vendngjarja ndersa nga ana e policisë po punohet për kapjen e tyre. I plagosuri Nderim Deliu, banues në fshatin Otllak në Berat, është transportuar në Spitalin e Fierit.

https://boldnews.al/2019/11/24/rrihet-barbarisht-tifozi-i-tomorit-emri/
 
Top