• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Sarkazma therëse e “The Simpson” që u bë realitet

BARAT

tăl'ithu kyOO'mI
Anëtar
Nov 17, 2012
Postime
672
Reaction score
26
Points
28
Location
Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det


Ambicien për të marrë Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump e ka shprehur më shumë se dy dekada më parë. Atëherë, por edhe deri pak ditë para votimit, të paktë ishin ata që besonin se ai do ta jetësonte këtë ambicie.

Megjithatë, është dikush që e ka parashikuar Donald Trumpin President të Shteteve të Bashkuara dhe këtë e ka bërë plot 16 vjet më parë.
Bëhet fjalë për filmin vizatimor “The Simpson”. Në episodin “Bart to the Future”, i transmetuar në mars të vitit 2000, Lisa Simpson zgjidhet në krye të Shteteve të Bashkuara duke pasuar në këtë post Donald Trump.
“Kemi trashëguar një buxhet të falimentuar nga Presidenti Trump”, thotë ajo në takimin e parë në Zyrën Ovale.
“Ishte një paralajmërim logjik për Amerikën, që dukej se po shkonte me shpejtësi drejt marrëzisë në atë kohë”, thotë skenaristi i filmit vizatimor, Dan Greaney për “The Hollywood Reporter”.
“Parashikuam që Trump do të ishte President që në vitin 2000. Në atë kohë na u duk si emri më absurd dhe shakator që mund të mendonim dhe kjo është e vërtetë edhe sot. Shkon përtej satirës”, deklaroi për “The Guardian” krijuesi i “The Simpson”, Matt Groening.

Top Channel
 

Onyx

Unpredictable
Staff member
Anëtar
Mar 27, 2016
Postime
5,277
Reaction score
161
Points
63
Përgjigje e: Sarkazma therëse e “The Simpson” që u bë realitet

Si eshte e mundur kjo ? nje pjes e Simpson ne 2002

Edhe mua me beri pershtypje, do doja te shoh daten e botimit origjinal te SIMPSON.
 

Rex

V.I.P
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
13,595
Reaction score
327
Points
83
Përgjigje e: Sarkazma therëse e “The Simpson” që u bë realitet

Ajo ne postimin 2 qenka fiction, por edhe pa ate mjaft parashikime te simpsons kan dale. Me gjithe ato seriale eshte normale te kete edhe koincidenca.
 

Viking

*𝖀́𝖑𝖋𝖍𝖊𝖉𝖓𝖆𝖗*
Anëtar
Sep 29, 2010
Postime
11,819
Reaction score
909
Points
113
Location
ᛖᛞᛗᛟᚾᛞ
Përgjigje e: Sarkazma therëse e “The Simpson” që u bë realitet

-qesh-
Edhe per ne paskan parashikuar

 

*ARiel*

Tip i qetë
Anëtar
Apr 12, 2013
Postime
6,275
Reaction score
642
Points
113
Location
Planet earth
Re: Përgjigje e: Sarkazma therëse e “The Simpson” që u bë realitet

Si eshte e mundur kjo ? nje pjes e Simpson ne 2002

Duket sikur protagonistet i kane pare simson, dhe kane dashur ta bejne realitet skenen :d
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
7,925
Reaction score
938
Points
113
Location
I vetmi parashikim nga simpson qe ska ndodhur akoma.

 
Top