• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

SHËN KOZMAI I KOLKONDASIT - Me rastin e 300-vjetorit të shenjtit

Seminarist

Άγιος Ειρ&
Anëtar
Dec 24, 2014
Postime
19
Reaction score
0
Points
0
[ame]https://www.youtube.com/watch?v=7wSeG-bm_D8[/ame]

Amen
 

Ganimet

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2012
Postime
5,404
Reaction score
45
Points
48
Location
Ne toke
Përgjigje e: SHËN KOZMAI I KOLKONDASIT - Me rastin e 300-vjetorit të shenjtit

Te min.24.50 duket nji harte qe eshte politike e ska te bej as gje me besimin.Kur se aty te nyjet e lidhura as ska baz besimi e as llogjike.Thjesht ,Greqia nen masken e Ortodoksis qan hallin e besimit,e qe ne fakt ska as pak te bej me të.


Besimi ,nuk kalon tek Perendia as permes Greqis e as permes nyjeve ,por permes gjuhes dhe zemrave te pasterta e te penduara dhe te nenshtruara nen vullnetin e Zotit.

Me vet faktin qe kisha greke as nji here nuk ka treguar as vullnet ta ndihmoj kishen simoter shqiptare ,ështe tregues se vet kisha greke ështe politike dhe larg qellimeve te pasterta besimesh .
Me vje keq per katandisjen tuaj ne ate deregje sa nuk e kuptoni se perzirja e shtetit grek ju ua ndalon edhe besimin ne Zot dhe ju lë pa besim.
Thirrni mendjes ,se Zoti ju do si shqiptar sepse te till u fali...mos degjoni kishen greke,se ajo e ka shit shpirtin te Djalli.



Do te ju uroj kur ta ngritni kishen e re ,me te bukur dhe ku zemra flet shqip



paqe
 

ilia spiro

Super Anëtar
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,000
Reaction score
5
Points
38
Përgjigje e: SHËN KOZMAI I KOLKONDASIT - Me rastin e 300-vjetorit të shenjtit

Shen Kosma Etoliani eshte aresyeja pse Kisha Orthodhokse ekziston sot ne Shqiperi.Te mos ishte Kozmai do te ishin islamizuar te gjithe shqiptaret. Kjo del qarte edhe nga filmi. Orthodhoksi duhet te kete fuqine te pohoje Krishtin ne cdo rrethane, e bile deri ne martirizim. Nuk duhet te kemi frike nga kundershtaret tane. Mendoj se nuk duhen lene nga moderatoret,nese e kane hapur kete faqe vertet per ortodokset.
Shen Kozmai eshte shenjtor dhe nderohet ne ikonostasin e Kishave tona, sepse sic thuhet edhe ne tropar: "E more kryqin tend, lecite fjalen dhe sherbeve ne altarin e Zotit Krisht".
 

ilia spiro

Super Anëtar
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,000
Reaction score
5
Points
38
Përgjigje e: SHËN KOZMAI I KOLKONDASIT - Me rastin e 300-vjetorit të shenjtit

Shen Kozmain e ka dashur edhe Ali Pashai. Bile ndertoi edhe Manastirin ne Kolkondas (Libofshe), ku eshte edhe sot varri i shenjtit. Kjo eshte e vertete historike. Sipas kesaj llogjike, pra i bie qe Ali pashai nuk ka qene shqiptar, gje qe kundershtohet nga historia. Ne vazhdim te llogjikes (se ftohte) i bie pra qe nuk jane shqiptare te vertete ata qe shajne Shen Kozmain, dhe te jene ashtu sic thone keta me siper. Duhet te lajne pra gojen ata qe thone se jane ''shqiptare''. Llogjika se cdo orthodhoks qe mbron Shen Kozmain eshte anti-shqiptar bie poshte dhe ju kthehet juve si bumerang. Eshte e qarte, e quajne veten ''shqiptare'', sa qe shpirtin e kane ne shkretetirat e arabise. Emri "shqiptar'' sot po shperdorohet.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,682
Reaction score
1,047
Points
113
Përgjigje e: SHËN KOZMAI I KOLKONDASIT - Me rastin e 300-vjetorit të shenjtit

Vasilisqiris ndodhet ne mbarim te sheshit te kuq,dhe jo brenda ne muret e Kremlinit.
@ilias spirillaqis.
Thuaj atij VDEKSIT KUFOME permetaritpederastis te beje nje travel...lol ne Moske.Qe mos te ilustroje gabim heren tjeter cnn(e leshit).
efkalistoraqis.
 

Attachments

ilia spiro

Super Anëtar
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,000
Reaction score
5
Points
38
Përgjigje e: SHËN KOZMAI I KOLKONDASIT - Me rastin e 300-vjetorit të shenjtit

Kisha jone e Shenjte Orthodhokse shtrihet nga Kamcatka ne Amerike dhe ne krye te Saj eshte Zoti yne Jisu Krisht. Cfaredo te ndodhe Kisha Orthodhokse do te jete deri ne fund.
 

zirconium

V.I.P
Anëtar
Apr 30, 2013
Postime
16,917
Reaction score
98
Points
48
Përgjigje e: SHËN KOZMAI I KOLKONDASIT - Me rastin e 300-vjetorit të shenjtit

Shen Kozmain e ka dashur edhe Ali Pashai. Bile ndertoi edhe Manastirin ne Kolkondas (Libofshe), ku eshte edhe sot varri i shenjtit. Kjo eshte e vertete historike. Sipas kesaj llogjike, pra i bie qe Ali pashai nuk ka qene shqiptar, gje qe kundershtohet nga historia. Ne vazhdim te llogjikes (se ftohte) i bie pra qe nuk jane shqiptare te vertete ata qe shajne Shen Kozmain, dhe te jene ashtu sic thone keta me siper. Duhet te lajne pra gojen ata qe thone se jane ''shqiptare''.
Ali Pasha o birazer ka qene oportunist. Sia ndiente shume per shqiperin.
Kush e di si ka qene marrdhenia e tyre qe e mbronte. -party-
 

ilia spiro

Super Anëtar
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,000
Reaction score
5
Points
38
Përgjigje e: SHËN KOZMAI I KOLKONDASIT - Me rastin e 300-vjetorit të shenjtit

Ali Pasha o birazer ka qene oportunist. Sia ndiente shume per shqiperin.
Kush e di si ka qene marrdhenia e tyre qe e mbronte. -party-
Me kete llogjike or bac, ke hedhur poshte historine e cila flet ndryshe. Koka e Aliut shkoi ne stamboll. Pra ka qene armik i sulltanit. Ju qe i delni kunder duhet te jeni miqte e sulltanit (sot erdogan).
 

zirconium

V.I.P
Anëtar
Apr 30, 2013
Postime
16,917
Reaction score
98
Points
48
Përgjigje e: SHËN KOZMAI I KOLKONDASIT - Me rastin e 300-vjetorit të shenjtit

Me kete llogjike or bac, ke hedhur poshte historine e cila flet ndryshe. Koka e Aliut shkoi ne stamboll. Pra ka qene armik i sulltanit. Ju qe i delni kunder duhet te jeni miqte e sulltanit (sot erdogan).
Cthua mo?
Po koka i iku se donte pavarsi nga porta e lart po seshte se e rruante per shqiperin shume.

Une miku i Erdoleshit? Je ne terezi ti mo birazer?
Eshte e diel po mos bej gjynafe se me meshen ne greqisht sot. ``fumato``
 

ilia spiro

Super Anëtar
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,000
Reaction score
5
Points
38
Përgjigje e: SHËN KOZMAI I KOLKONDASIT - Me rastin e 300-vjetorit të shenjtit

Cthua mo?
Po koka i iku se donte pavarsi nga porta e lart po seshte se e rruante per shqiperin shume.

Une miku i Erdoleshit? Je ne terezi ti mo birazer?
Eshte e diel po mos bej gjynafe se me meshen ne greqisht sot. ``fumato``
Ali pashai vjen pas Gjergj Kastriotit ne listen e figurave historike, dhe hodhi faren e nje shteti te mirefillte. Ekziston letra qe u eshte derguar orthodhokseve te Beratit, per te mbledhur para per ndertimin e Manastirit te Shen Kozmait, ku pjesen kryesore e dhe vete. E njihte qe ne rini familjarisht dhe kishin dashuri dhe venerecion per shenjtin.
 

magnus

larguar
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
9,471
Reaction score
136
Points
63
Përgjigje e: SHËN KOZMAI I KOLKONDASIT - Me rastin e 300-vjetorit të shenjtit

Shen Kozmai eshte shenjtor dhe nderohet ne ikonostasin e Kishave tona, sepse sic thuhet edhe ne tropar: "E more kryqin tend, lecite fjalen dhe sherbeve ne altarin e Zotit Krisht".
kozmai ka qene poshtersire. kurse krishti nuk ka ekzistuar, e kane sajuar sipas hyjnise egjiptiane Horus.
kristianizmi eshte nje mit egjiptian.

epo ca ta verteta ju duhen thene ju idioteve ortodokse:D

[ame]https://www.youtube.com/watch?v=e1CWBKRWIg0[/ame]
 

ilia spiro

Super Anëtar
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,000
Reaction score
5
Points
38
Përgjigje e: SHËN KOZMAI I KOLKONDASIT - Me rastin e 300-vjetorit të shenjtit

Mos u fryni shume, seicili e njeh te verteten personalisht, .. Persa i perket Shen Kozmai kete ne e kemi shenjtor dhe profet, si p.sh,. muahameti per myslimanet
 

magnus

larguar
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
9,471
Reaction score
136
Points
63
Përgjigje e: SHËN KOZMAI I KOLKONDASIT - Me rastin e 300-vjetorit të shenjtit

Mos u fryni shume, seicili e njeh te verteten personalisht, .. Persa i perket Shen Kozmai kete ne e kemi shenjtor dhe profet, si p.sh,. muahameti per myslimanet
kozmai dhe muhameti, te dy njerez te poshter.

hape njeher videon ne youtube, te mesosh cili ishte "jezusi", zot imagjinar copy paste i Horusit egjiptian, mos degjo ate janullaq idiotin, se te genjen:D
 

ilia spiro

Super Anëtar
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,000
Reaction score
5
Points
38
Përgjigje e: SHËN KOZMAI I KOLKONDASIT - Me rastin e 300-vjetorit të shenjtit

kozmai dhe muhameti, te dy njerez te poshter.

hape njeher videon ne youtube, te mesosh cili ishte "jezusi", zot imagjinar copy paste i Horusit egjiptian, mos degjo ate janullaq idiotin, se te genjen:D
Une them se ty te genjejne egjyptianet,
 

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
27,763
Reaction score
1,382
Points
113
Location
ne NYC
Përgjigje e: SHËN KOZMAI I KOLKONDASIT - Me rastin e 300-vjetorit të shenjtit

beni e mbani per shenjt nje sumtekelek te ndyre....ti Spira mbaje edhe ne krevat por mos na e shisni ketu per te shenjte se nuk po flet me delet qe ke ne qishne tende o njeri i mbrapshte.....

kta vampire e sherbetore te Selqukistave dhe kishes orthodhkse Greke nuk kane bere asgje te mire per kombin tone.
 

ilia spiro

Super Anëtar
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,000
Reaction score
5
Points
38
Përgjigje e: SHËN KOZMAI I KOLKONDASIT - Me rastin e 300-vjetorit të shenjtit

Shen Kozmai eshte shenjtori yne, se marr vesh c`pune kane jo orthodhokset qe nderhyjne,
 

Albo

Shpirt Shqiptari
Anëtar
Feb 28, 2013
Postime
28
Reaction score
0
Points
0
Location
Philadelphia
Përgjigje e: SHËN KOZMAI I KOLKONDASIT - Me rastin e 300-vjetorit të shenjtit

Kujtimi i Hierodëshmorit të Shenjtë Kozma nga Etolia

“Kozmai, stolia dhe bukuria e botës, pasi braktisi botën e përkohshme, jeton në përjetësi”.

Me këto fjalë, biografi i hirshëm, karakterizon personalitetin e shenjtë dhe punën e hierodëshmorit shën Kozma, i cili kremtohet çdo 24 Gusht.
Me qindra besimtarë u mblodhën dhe sivjet ne Manastirin e hirshëm të Shën Kozmait në Kolkondas të Fierit, të cilët ndoqën dhe morën pjesë në Liturgjinë e Shenjtë të drejtuar nga Mitropoliti i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë Imzot Ignati.
Shën Kozmai zbukuron botën me jetën e tij të shenjtë, me mësimdhëniet e tij të frymëzuara nga Shpirti i Shenjtë, me përfundimin e tij martirik të lavdëruar. Figura, si shën Kozmai i Etolisë, rrallë shfaqen në skenën e historisë njerëzore.
Një referim i shkurtër rreth jetës dhe ofresës së tij, do të ketë shumë dobi shpirtërore.
Kosta, u quajt në pagëzimit e shenjtë. Lindi më 1714 në fshatin Megalo Dhendro të Etolisë, prandaj dhe quhet Etolosi. Prindërit e tij ishin shpresëtarë dhe e rritën “me edukimin dhe këshillat më Zotin”. Që i vogël tregonte një prirje të madhe dhe gatishmëri për Besën dhe Shkrimet. Nga mësuesit e urtë të atdheut të tij mësoi shkrimet e Hirshme dhe klasike. Pas studimeve të tij u emërua mësues. Dhe, kur më vonë u hap shkolla e famshme Athoniadha, në Malin e Shenjtë, la profesionin e mësuesit dhe u regjistrua atje, ku mori mësime më të larta nga pedagogë të shquar.
Në vitin 1759 u bë mura në manastirin e Filotheut dhe mori emrin Kozma. Më pas u hirotonis prift. Me zell të madh iu përkushtua ushtrimit murgjëror dhe luftës shpirtërore. Por Kozmai nuk gjente prehje në manastir. Ideja se vëllezërit e tij në botë ishin të robëruar dhe vuanin, e torturonte dhe mendonte të dilte nga Mali i Shenjtë dhe të punonte për këtë qellim, edhe pse në dëm të interesit të tij shpirtëror.
Shkëndija u ndez brenda tij kur lexoi vargun e Shkrimit të Shenjtë: “Askush le të mos kërkojë të mirën e tij; por secili të tjetrit” (I Kor. 10:24). Imazhi i epokës së tij, nga pikëpamja fetare dhe shpirtërore, ishte i mjerë për popullin e Perëndisë. Kudo, dhe veçanërisht në krahinat malore, priftërinjtë ishin të rrallë, njerëzit vdisnin pa u pagëzuar dhe pa shërbesa kishtare. Shkolla nuk ekzistonin. Padije dhe errësirë kishte në shpirtrat e njerëzve. Të gjitha këto, plus privimet materiale dhe pasojat e skllavërisë, krijonin një gjendje të egër dhe primitive. Vjedhjet, hakmarrjet, barbaritë, mbretëronin. Por gjëja më e tmerrshme, që kërcënonte zhdukjen e plotë të gjinisë orthodokse, ishte islamizimi. Shumë njerëz nuk mund t’i përballonin taksat e rënda dhe kërkonin vetë, që të bëheshin muhamedanë. Fshatra të tëra dhe krahina islamizoheshin bashkë me priftërinjtë dhe kështu humbnin besimin e tyre, gjuhën dhe ndërgjegjen kombëtare.


* * *


Kozmai shkoi në Kostandinopojë, ku u takua me vëllanë e tij, Krisanthin, i cili ishte pedagog i shkollës së atjeshme patriarkale dhe ndaj të cilit, stafi patriarkal kishte vlerësim dhe besim të madh. Nëpërmjet tij njohu patrikun, Serafimin e dytë dhe kryepriftërinj të tjerë, të cilët e mbështetën shpirtërisht në përpjekjen e tij. Dhe kështu mori zyrtarisht miratimin patriarkal dhe bekimin që të fillojë predikimin tek populli i robëruar. Kështu në 1760, Kozmai, në moshën 46 vjeçare, filloi veprën e tij misionare që zgjati 20 vjet dhe të cilën e vulosi me martirizimin e tij.
Shën Kozmai bëri katër udhëtime të mëdha në vende të ndryshme të Greqisë, vepër shumë e mundimshme për atë periudhë. Shkoi në Thrakë, në Malin e Shenjtë, në Greqinë qendrore, në Akai, në Thesali, në Maqedoni, në Epir, në ishujt e detit Jon dhe Egje, në pjesë të Serbisë, dhe në Shqipëri. Predikoi në qytete, fshatra, në zona malore dhe të veçuara, shumë herë në kushte tepër të vështira, me durim të hekurt. Predikimi i tij kishte karakter fetar dhe etiko-shoqëror. Theksonte, veçanërisht, qëndrimin në besën ortodokse. Dashuria ndaj Perëndisë dhe dashuria ndaj të afërmit, ishin dy polet rreth të cilave vërtitej predikimi i tij. Shprestaria ndaj Perëndisë duhej të shfaqej edhe me pushimin gjatë ditës së diel, gjë që e shkelnin hebrenjtë. Por, me gjithë kundërshtimin e hebrenjve ia arriti suksesit t’i transferojë pazaret, nga dita e diel, në ditën e shtunën. Dashuria ndaj njerëzve duhej të shfaqej edhe me lëmoshën dhe veçanërisht me dhimbsurinë ndaj fëmijëve jetimë dhe të varfër.
Shumë herë, në udhëtimet e tij, shoqërohej nga shumicë priftërinjsh, të cilët më pas shpërndaheshin dhe i përsërisnin fjalimet e tij në popull. Kudo ku kalonte, predikimi i tij shkaktonte tërmet ndërgjegjesh dhe ndjenja pendimi. Ish armiqtë pajtoheshin midis tyre. Vjedhësit kthenin ato që kishin vjedhur. Kaçakët zbuteshin, të shthururit bëheshin të urtë. Gratë aristokrate jepnin stolitë e tyre për vepra bamirësie. Dhe, më e rëndësishmja është se pushoi valën e islamizimit.


* * *


Shën Kozmain e respektonin shumë edhe turqit, kurse hebrenjtë e urrenin për vdekje. Hebrenjtë e Epirit shpifën tek prijësit turq, i dhanë para Kurt Pashait të Beratit dhe kështu arritën të merret vendimi për vdekjen e tij. Kur xhelatët turq e çuan në vendin e ekzekutimit dhe e lajmëruan për dënimin e tij, Shenjtori u përgjunj dhe falënderoi Perëndinë që e denjësoi të pranojë sakrificën e tij. Më pas u ngrit, bekoi katër anët e horizontit, u lut për të gjithë të krishterët, që të ruajnë urdhrat e Perëndisë dhe uli kokën tek xhelatët që të shkonin litarin rreth qafës së tij.
U var në një pemë dhe u martirizua më 24 gusht të vitit 1779. Një ditë më parë, kur larguan nga burgu nxënësit e tij dhe atë e mbajtën, kishte thënë vargjet e psalmit: “Kaluam përmes zjarrit e ujit, dhe na nxore në vend qetësimi” (Psal. 65:12).
Lipsanin e tij, xhelatët, e hodhën në lumë, pasi më parë i kishin lidhur një gur të rëndë në qafë. Pas përpjekjesh treditëshe të pafrytë, trupi i tij u gjend, u nxor nga uji dhe u varros në fshatin Kolkondas, në manastirin e Hyjlindëses së Tërëshenjtë, mbrapa Ajodhimës, nga prifti Atë Marko.
Më vonë Ali Pasha, për jetën e të cilit kishte parathënë shën Kozmai, në vendin e varrit të tij, me ndihmën e të parëve të Kishës vendore dhe me shpenzime të tija, ngriti tempull madhështor. Me hirin e Perëndisë, në periudhën e regjimit ateist, lipsanet e tij çudibërëse u ruajtën të paprekura. Kështu, prezenca e shenjtorit është edhe sot e gjallë dhe përbën për të gjithë të krishterët Ortodoksë një bekim të madh. Jeta dhe vepra e shën Kozmait ka shumë ngjashmëri me atë të Apostujve të Zotit dhe veçanërisht me të apostull Pavlit, dashurinë e zjarrtë ndaj Zotit Krisht, të të cilit imitoi. Pas vdekjes martirike të krishterët e konsideronin shenjtor. Zyrtarisht, Patriarkana Ekumenike e shpalli shenjtërimin e tij, me vendim sinodik patriarkal, më 20 Prill të vitit 1961.


* * *


Shën Kozma Etolosi, i dobët si skelet, i zbardhur dhe i lodhur, i mbështjellë me rason e tij të leshtë, me torbën e tij mbi sup, me shkopin në dorë, i kërrusur, ngjitet në majat e maleve dhe zbret në thellësitë e shpirtrave të njerëzve të çdo epoke dhe përsërit ndaj tyre dhe ndaj shpirtrave tanë: “Në jetën tuaj keni rrugë për të bërë, në udhëtimin tuaj peripeci, në historinë tuaj luftëra kundër padrejtësisë, padijes, injorancës, urrejtjes, pasioneve, mashtrimeve, paudhësive, smirës, krimeve. Luftoni. Fitorja fshihet në gjoksin e njerëzve. Perëndisë i përkisni, për tek Ai drejtoheni. Dhe kur të arrini, të dini se fituat në jetë”! Këto na thotë hierodëshmori i shenjtë Kozma, kleriku i zjarrtë, të cilin me madhështi e nderon Kisha jonë e shenjtë. Amin.

Joan Qako
 

H2SO4

punoj ne heshtje
Anëtar
Dec 28, 2014
Postime
678
Reaction score
20
Points
18
Përgjigje e: SHËN KOZMAI I KOLKONDASIT - Me rastin e 300-vjetorit të shenjtit

...........................

Kisha juaj Hiresi, po te kishte hallin e zotit, qe te degjohej dhe kuptohej fjala e tij nga popullsia vendase, duhej qe liturgjia dhe luttjet te ishin shqip. Vetem ne kete gjuhe hynte ne zemrat e popullit shqiptare fjala e zotit.

Mirpo ju Hiresi nuk kishit, as hallin e zotit, as hallin e popullit, ju kishit hallin e Greqise, sepse gjitheshka qe thoshit, e thoshit ne greqisht. Dhe Greqishtja hiresi per popullin shqiptare nuk kishte ndonje dallim nga turqishtja.

Dhe kesaj vepre te ndritur ne shqiptaret i thoshim, hiq nje shejtan dhe ve nje tjeter.
 

lonely_lion

在中国的某个地方
Anëtar
Jul 4, 2015
Postime
5,325
Reaction score
118
Points
63
Përgjigje e: SHËN KOZMAI I KOLKONDASIT - Me rastin e 300-vjetorit të shenjtit

Shen Kozmain e ka dashur edhe Ali Pashai. Bile ndertoi edhe Manastirin ne Kolkondas (Libofshe), ku eshte edhe sot varri i shenjtit. Kjo eshte e vertete historike. Sipas kesaj llogjike, pra i bie qe Ali pashai nuk ka qene shqiptar, gje qe kundershtohet nga historia. Ne vazhdim te llogjikes (se ftohte) i bie pra qe nuk jane shqiptare te vertete ata qe shajne Shen Kozmain, dhe te jene ashtu sic thone keta me siper. Duhet te lajne pra gojen ata qe thone se jane ''shqiptare''. Llogjika se cdo orthodhoks qe mbron Shen Kozmain eshte anti-shqiptar bie poshte dhe ju kthehet juve si bumerang. Eshte e qarte, e quajne veten ''shqiptare'', sa qe shpirtin e kane ne shkretetirat e arabise. Emri "shqiptar'' sot po shperdorohet.
O Ilia ! Kush te tha ty se Shen Kozmane e Ka dash Aliu ? Mos ke qene pas porte ? Aliu ka qene burre qe rralle i vijne Shqiperise. Thuhet qe Shen Kozmai kur Aliu e pyeti:A do vete ndonjehere une ne Stamboll?( sepse ne kohen kur e pyeti,Aliu qe shpalluar nga Stambolli: Kara Ali ( Ali i Zi ),koken e Aliut turqit e kerkonin ne sihni argjendi),Shen Kozmai ju pergjigj:Do shkosh Pasha,por me mjeker te kuqe.Nuk ja tha troc: do shkosh me koke te prere apo do veje vetem koka jote. Nuk dua te hyj me akoma ne detaje ne e donte apo sa e donte Aliu , Shen Kozmane.Sa per vdekjen e Shen Kozmait lexo ne internet se ka plot,ver ne pune llogjiken , qe pastaj te pranosh ate qe do ose ate qe beson. Kur ke qellimin qe dike t'a afrosh me zotin,nuk ja shpjegon shkrimet e shenjta ne gjuhen qe se ka te memes,apo t'i hapesh shkolla ne gjuhen qe se ka te tijen,ne vendin e tij. Po qe se do ju interesonte fqinjeve tane te perhapnin krishterimin apo orthodoksine ne popullin fqinje,per t'i larguar nga te kthyerit ne myslyman , nuk do helmonin apo vrisnin ne pusira prifterinjte, intelektuale dhe patriote shqiptare ketej dhe andej kufirit sepse'ju mesonin rrugen e zotit ( krishterimin apo orthodoksine) shqipetareve ne gjuhen e memes.Do duhej t'ju jepnin dekorata dhe jo plumba apo kafe me helm.Sa per problemin e kishave apo katedraleve orthodokse te ngritura ne Shqiperi me financim te kishes greke mund te interesohesh se ku jane ngritur dhe historikisht sa ka qene numri i familje te besimit orthodoks ne ato vende.Nuk e ben ngritja e nje kishe nje popullsi,qe banon rrotull saj,orthodokse apo te krishtere. Per te t'a bere qe ta kuptosh me lehte, po te them qe xhamija me e madhe ne Europe,eshte ne Rome.Sipas asaj qe mendon ti apo propogandon kisha greke: ku ka pasur ca rrenoja kishe orthodokse/apo vende me shkrime te shenjta te shkruara me simbole/shkronja greke, na qenkan te tere shqiptare orthodokse ose greke orthodokse.Atehere sipas kesaj llogjike : romanet jane myslimane ?Thua do te ishte Greqia kaq tolerante te lejonte qe dikush ne Greqi (ka qindra mijera emigrante turli lloj aty),te ndertonte xhami, tyrbe, sinagoge apo ndonje lloj objekti kulti tjeter per t'u falur ne besimin e tij ? Me fal per injorancen, por nuk e di ne ka apo nuk ka objekte te tilla kulti ne Greqi. Po qe se Greqia nuk i lejon ne territorin e saj t'i ndertojne,pse duhet te financoje te ndertohen objekte kulti jashte territorit te saj?
 
Top