• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

SHBA, mike e patundur e Kosovës

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,138
Reaction score
27
Points
48


Veseli, Mustafës: Të gjithë duhet të gëzohemi kur ShBA-ja është në Kosovë

02 tetor 17:23

Ditën e tetë të fushatës zgjedhore Partia Demokratike e Kosovës e ka nisur në qytetin e Gjakovës.

Nga Gjakova kandidati për kryeministër, Kadri Veseli i ka çuar “selam” kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa se edhe ai duhet të gëzohet kur ShBA-ja dërgon përfaqësuesit e saj në Kosovë, pasi sipas tij kjo është pasuri për vetë shtetin.

Veseli ka thënë se koalicioni i mundshëm Mustafa-Kurti është koalicion i izolimit dhe korrupsionit.

“Isa Mustafa paska deklaruar shqetësimin se unë qenkam shumë proamerikan. Ne duhet të gjithë të gëzohemi të kënaqemi të jemi të lumtur kur ShBA-ja është në Kosovë. Ne duhet të jemi të lumtur kur presidenti dërgon bashkëpunëtorët e tij në Kosovë. Kjo është pasuri për Kosovën…Koalicioni i Mustafës dhe Kurtit është koalicioni i izolimit dhe korrupsionit. Nuk i bën mirë Kosovës”, ka thënë Veseli.

Duke kërkuar votën e qytetarëve të Gjakovës, Veseli ka shpalosur disa nga pikat e programit të tij qeverisës.

“E ardhmja e zhvillimit e perspektivës për të rinjtë për ndërmarrësit për fermerët për profesorët. E ardhmja e Kosovës, e cila do të vendoset në Gjakovë edhe në gjithë territorin e Kosovës, e ky është numri 112, Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë Veseli.

Ndërsa kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, njëherësh kandidat për deputet, Hajdar Beqa duke kërkuar votën e gjakovarëve, ka thënë se lista e kësaj partie për deputetë është lista më e mirë e çdo partie politike në Kosovë.

“Dega jonë e PDK-së kësaj radhe e ka një listë të kompletuar. I kemi njerëzit e duhur në kohën e duhur për t’i ndihmuar zotëri Veseli për Kosovën… Lista e PDK-së është lista më e mirë që e ka çdo parti e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Kandidatë për deputetë nga radhët e PDK-së në Gjakovë janë Hajdar Beqa, Butrint Batalli, Gentiana Beqa-Ahmeti dhe Hisen Berisha./Ksp/
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,138
Reaction score
27
Points
48
Syla: Vizita e Whitaker tregon respektin ndaj Veselit dhe afërsinë me Washingtonin

02/10/2019 | 00:22

Syla: Vizita e Whitaker tregon respektin ndaj Veselit dhe afërsinë me Washingtonin

Analisti politik Valon Syla ka thënë se vizita e Whitaker tregon respektin ndaj Veselit dhe afërsinë me Washingtonin, shkruan Gazeta Metro.

Syla po e vlerëson si pozitive vizitën e Matthew Whitaker në Kosovë dhe mbështetjen që ia ofroi kandidatit të PDK’së për kryeministër Kadri Veseli.

Ai në Analiza Zgjedhore diskutoi për mesazhin që përçon kjo mbështetje dhe ato që tha Whitaker.

“Mendoj që mesazhi në këtë fushate elektorale i këtij lloji dhe këtij niveli është i qartë dhe tregon një pozicion të lidhjeve dhe shijeve personale të njerëzve te Trumpit apo të republikanëve, të lidhjeve tradicionale tashmë të krijuara sidomos për ushtrinë dhe shtetndërtimin”.

“Por natyrisht kjo tregon edhe pozicionin e Kadri Veselit, sidomos me pastrimin e listave gjë që krijoi një sinkron një pajtueshmëri dhe dëgjueshmëri ndaj miqve amerikanë, të cilët po sugjerojnë të luftohet korrupsioni”.

“Është mesazh i fortë tregon fuqinë dhe seriozitetin, pa marrë parasysh që është vijë e politikës amerikane, është vijë e pushtetit por s’mund të themi se është e shtetit. Amerikanët kanë respekt për demokracinë, edhe vetë Whitaker theksoi se është vizitë private por në mbështetje të Veselit. Mendoj që kjo tregon respektin ndaj Veselit por edhe ndaj demokracisë”.

Syla gjithashtu tha se PDK’ja është drejtuar kah Washingtoni.

“Veseli ka dashur të bëjë një rikthim dhe rivendosje tek aleati i vjetër dhe me këtë mysafir të fortë amerikan nga njerëzit e Trumpit ka dashur të jap mesazh së pari, por edhe të godas partnerët që dolën disa mysafirë gjermanë – Vjosa Osmani për shembull me EPP’në – si dhe për të rritur nivelin dhe për të treguar aleancat e vjetra”.

“Tani e shohim një LDK me eurocentrike me të afruar kah Berlini dhe një PDK që dëshiron që në këtë fazë përfundimtare të tregojë se janë më të afërt me Uashingtonin”./gazetametro.net
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,138
Reaction score
27
Points
48


Edhe një njeri i afërt i Kryeministrit të Britanisë vjen sot për të mbështetur Kadri Veselin
04 tetor 00:22

Pas ish-kreut të Drejtësisë së SHBA-së, njeriut të afërt të presidentit Trump, i cili ishte ditë më parë për ta mbështetur Kadri Veselin për Kryeministër, sot në Kosovë do të zbarkoj edhe një njëri i rëndësishëm i kryeministrit britanik Boris Johnson.

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka bërë publik emrin e tij, por nga burime brenda saj mësohet se ai është një njeri shumë i afër i Johnsonit.

Si duket mesazhi kryesor i këtyre vizitave të njëpasnjëshme të njerëzve të afërt me liderët më të fuqishëm në botë, në përkrahje të PDK-së, ka të bëj më një preferenca indirekte të disa qeverive perëndimore për udhëheqësin e ardhshëm të ekzekutivit në Kosovë.

Ky mysafir britanik mësohet se do të flas nesër edhe në tubimin përmbyllës të fushatës së PDK-së në Prishtinë.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,138
Reaction score
27
Points
48



ShBA-ja: Presim që Qeveria e re e Kosovës t’i rifillojë bisedimet me Serbinë

08 tetor 16:49

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, ka thënë se ShBA-ja pret që udhëheqja e re në Kosovë të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve.

Shtetet e Bashkuara e urojnë popullin e Kosovës për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare, ka thënë ky zëdhënës për “Zërin e Amerikës”.

“Ne mirëpresim mundësinë që të punojmë me një qeveri të re pro-dialog, që të jetë e angazhuar për forcimin e demokracisë dhe paqes, për drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne kemi qenë të qartë për pritshmërinë tonë, që udhëheqja e re e Kosovës të jetë e gatshme të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë dhe të punojë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi janë ndërprerë qëkur Kosova u ka vënë taksë prodhimeve të importuara nga Serbia, në nëntor të vitit të kaluar.

Përkundër thirrjeve të ShBA-së dhe të Bashkimit Evropian për heqjen e kësaj takse dhe zhbllokimin e dialogut, autoritetet në Kosovë nuk kanë ndryshuar qëndrim.

Zyrtarët në Serbi, në anën tjetër, kanë marrë qëndrim për mosvazhdimin e dialogut derisa të hiqet taksa.

Kosova ka mbajtur më 6 tetor zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Rezultatet preliminare e kanë nxjerrë fituese Lëvizjen Vetëvendosje, e cila pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,138
Reaction score
27
Points
48


Këshilltarja e Vuçiqit tregon për “tmerrin” që Vuçiq përjetoi në takimin me Grenell: Nuk e kam parë kurr në atë gjendje

Kosova Ime Lajme

Këshilltarja e presidentit të Serbisë, Suzana Vasiljevic, thotë se takimi midis Aleksandar Vuçiqit dhe Richard Grenell ishte shumë i vështirë, por ajo nuk ka dhënë detaje të tjera.

Ajo i tha TV Prva se Vuçiç dhe i dërguari special i ShBA-së për dialogun e Beogradit dhe Prishtinës biseduan për dhjetë minuta të vetëm dhe më pas atyre iu bashkua edhe i ashtuquajturi drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq.

“Ajo që ishte e çuditshme ishte që për herë të parë vetë presidenti shkroi një shënim zyrtar nga takimi, sepse biseda ishte padyshim mjaft e vështirë dhe ai nuk ishte i gatshëm të fliste me ne për këtë”, tha Vasiljevic për TV Prva.

Ajo gjithashtu tha se shpesh ndodh që takimet të jenë të vështira kur tema diskutimi është Kosova, por siç shtoi ajo, nuk është asnjëherë në atë masë që presidenti nuk dëshiron të flasë as me bashkëpunëtorët e tij dhe të kërkojë ca kohë të mendojë se si të komunikoj dhe se çfarë mund të jetë ajo zgjidhje që mund t’i ofrohej nga Grenell.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,138
Reaction score
27
Points
48

Donald Trump dhe Richard Grenell
Ambasadori i Trumpit lë shije të hidhur në Serbi, mesazhi që përcolli për Kosovën
Nga: F. B. Më: 13 tetor 2019 Në ora: 10:14

Grenell ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia

Richard Grenell, i dërguari special i presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka shfrytëzuar vizitën e parë në Serbi që qartë dhe pa dilema të thotë se Amerika po kërkon pranimin e pavarësisë së Kosovës, shkruan “Danas”, përcjell “Bota Sot”.

"Grenell, që në rrethet diplomatike e quajnë “Trumpi i vogël”, ka lënë shije të hidhur pas takimit me Vuçiq, ndërsa njohësit e rrjedhave ndërkombëtare e shohin përkushtimin dhe agresivitetin e Riçard Hollbruk, që në dekadat e shkuara ishte sinonim i “eskavator diplomacisë” me të cilën ka qëndisur fatin e Ballkanit sipas dëshirës amerikane", ka shkruar gazeta.

Gazetarja Ljiljana Smajloviç mendon se është e qartë se "përpjekjet e ShBA-ve që të shtyjnë Kosovën në institucionet ndërkombëtare, shihen edhe përmes veprimeve të Grenell që përkujton në shumëçka në Hollbruk".

“Kur presidenti amerikan dërgon të dërguarin special dhe me shpejtësinë “që nuk mendohet” dhe ai menjëherë fillon bisedat pa marr pëlqimin nga Senati, kjo do të thotë se atë njeri e konsiderojnë njeriun “më tram” në ambasadorët e Trumpit se sillet si “eskavator diplomat” që këtu e mbajmë mend nga koha e Hollbruk”, ka thënë ajo.

Sipas kësaj gazetareje "kjo do thotë se i dërguari special, kur vjen koha do të bëjë një presion të tmerrshëm në njërën palë, ndërsa emërimi i tij nuk është bërë për të mos pasur sukses, aq më parë që në fillim. Kjo do të thotë se që në fillim tregon brutalitetin në mënyrën “kjo është situata, ne na duhet që në fund të pranoni shtetin e Kosovës, na tregoni që të arrihet kjo”.

Ish-ambasadori Milisav Paiç, ka thënë se Grenell ia ka transmetuar Vuçiqit pozicionin e qartë amerikan dhe se është shumë e sigurt se ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës, atë që, sipas stij, "asnjë pushtet nuk mundet ta pranojë".

"Serbia kështu po ballafaqohet me presedan, situatën kur është përdor forca ushtarake për të ndryshuar kufijtë. Serbia ka bazë veprimi në rezolutën 1244 të OKB-së dhe duhet të thotë deri ku është kufiri i tolerancës. Situata që po zgjidhet është ajo që ka pasuar nga intervenimi i dhunshëm i bombardimeve të NATO-së, ndërsa kërkesat e Amerikës janë të lidhura ngushtë me zgjerimin e aleancës. Nëse Serbia do pranonte një kërkesë të atillë kjo do ishte edhe një hap drejtë bluarjes së Ballkanit", tha ai, shkruan gazeta serbe.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,138
Reaction score
27
Points
48


Nick Giacobbe emërohet zëvendësambasador i ShBA-së në Kosovë
21 tetor 18:35

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka njoftuar se Nick Giacobbe është emëruar zëvendësambasador në Kosovë.

Përmes një njoftimi në llogarinë e vet në “Twitter”, Kosnett ka thënë se është i gëzuar për prezantimin e zëvendësit të ri. “Nick është një diplomat i mençur dhe me përvojë, i cili bashkë me gruan e tij Cory është duke njohur shtetin dhe duke kontribuuar në fuqizimin e marrëdhënieve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, ka shkruar Kosnett.

/Epoka e re/
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,138
Reaction score
27
Points
48



Grenell ia përcolli Vuçiqit kërkesën nga Trump për Kosovën


Gazeta Express
23 Tetor 2019 8:44

I dërguari special i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell, ka përcjellë një porosi të rëndësishme gjatë vizitës në Beograd.

I dërguari special i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell, gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd përcolli një mesazh të rëndësishëm.

“Blic” shkruan se Grenell në takimin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcolli mesazhin nga presidenti i SHBA-së, Trump se Serbia duhet ta njohë Kosovën, përcjell Lajmi.net.

“Ishte një diskutim shumë i vështirë”, tha një burim i “Blic”, i njoftuar me detajet e takimit.

“Grenell vendosi kushte, Serbia duhet ta njohë Kosovën. Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndikojnë në Bashkimin Evropian që ta shtojë presionin ndaj Beogradit zyrtar”, shtoi ai, transmeton Lajmi.net.

Vuçiq e kishte pranuar se takimi me Grenell nuk ka qenë aspak i lehtë.

Kurse, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq kishte thënë se për herë të parë Vuçiq kishte mbajtur i vetëm shënimet nga një takim zyrtar.
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,651
Reaction score
512
Points
113



Grenell ia përcolli Vuçiqit kërkesën nga Trump për Kosovën


Gazeta Express
23 Tetor 2019 8:44

I dërguari special i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell, ka përcjellë një porosi të rëndësishme gjatë vizitës në Beograd.

I dërguari special i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell, gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd përcolli një mesazh të rëndësishëm.

“Blic” shkruan se Grenell në takimin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcolli mesazhin nga presidenti i SHBA-së, Trump se Serbia duhet ta njohë Kosovën, përcjell Lajmi.net.

“Ishte një diskutim shumë i vështirë”, tha një burim i “Blic”, i njoftuar me detajet e takimit.

“Grenell vendosi kushte, Serbia duhet ta njohë Kosovën. Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndikojnë në Bashkimin Evropian që ta shtojë presionin ndaj Beogradit zyrtar”, shtoi ai, transmeton Lajmi.net.

Vuçiq e kishte pranuar se takimi me Grenell nuk ka qenë aspak i lehtë.

Kurse, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq kishte thënë se për herë të parë Vuçiq kishte mbajtur i vetëm shënimet nga një takim zyrtar.
Me fjale tjera, çeshtja e dialogut paska marre fund. S'paska me nevoje per dialog meqenese serbia njiheka Kosoven shtet te pavarur !

Tha ai, tha ajo, tha ky,kjo, thane ata....!
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,138
Reaction score
27
Points
48


21:50 / 27.10.2019
VIDEO - Bugajski para Senatit Amerikan flet për dialogun Kosovë-Serbi

Para Komitetit për punë të Jashtme të Senatit Amerikan, u dëgjua edhe fjala e Janusz Bugajskit, Qendra për Analizë të Politikave Evropiane. Ai tha se bisedimet e ngrira midis Serbisë dhe Kosovës duhet të rinisin nëse të dy vendet duan të bëjnë përparime në institucionet ndërkombëtare.

Bugajski u shpreh se dështimet e vazhdueshme për të arritur marrëveshje mbi normalizimin e marrëdhënieve, po e shtojnë frikën e radikalizmit politik dhe paqëndrueshmërisë rajonale. Ai tha se Uashingtoni duhet të jetë i përfshirë ngushtë gjatë gjithë procesit të normalizimit. Sipas tij, BE-ja duket e paaftë të bëjë ndonjë përparim të rëndësishëm.

"Bisedimet e ngrira midis Serbisë dhe Kosovës duhet të rinisin nëse të dy vendet duan të bëjnë përparime në institucionet ndërkombëtare'' tha Bugajski para senatroëve të Komitetit për punë të jashtme të Senatit Amerikan.

"Uashingtoni duhet të jetë i përfshirë ngushtë gjatë gjithë procesit të normalizimit. BE duket e paaftë të bëjë ndonjë përparim të rëndësishëm, prandaj emërimi i dy të dërguarve amerikanë është një hap i rëndësishëm përpara. Bisedimet duhet të bazohen në dy parime më të qarta. Së pari statusi përfundimtar i Kosovës u vendos mbi një dekadë më parë kur ajo shpalli pavarësinë dhe nuk mund të rishikohet pa ndezur kaos dhe konflikt. Së dyti Serbia dhe Kosova kanë nevojë për marrëdhënie dypalëshe bashkpunuese për të promovuar vet interesat e tyre për të kaluar në organizatat kryesore multinacionale".

Bugajski tha se skenari ideal i normalizimit do ishte qe Serbia ta njoh zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur dhe të vendos marrëdhënie diplomatike por tha se kjo nuk ka gjasa të ndodhë së shpejti.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,138
Reaction score
27
Points
48


22:03 / 28.10.2019
Ambasadori i ri amerikan, Daçiqit: Ndal fushatës kundër Kosovës

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka takuar sot ambasadorin e sapoemëruar amerikan Beograd Anthony Godfrey, me të cilin foli edhe për çështjen e Kosovës.

Daçiqi i cili informoi Godfrey për pikëpamjet e Serbisë për çështjet aktuale të politikës së jashtme, ka bërë me dije se me diplomatin amerikan temë e takimit ka qenë edhe Kosova.

“Ne kemi biseduar pak edhe për Kosovën, dhe natyrisht ata janë gjithmonë të interesuar nëse ne do të vazhdojmë të punojmë për tërheqjen e njohjeve,” tha Daçiq për Tanjug.

“Nuk vjen në shprehje që ne ta ndalim fushatën dhe ata të udhëheqin kampanja për njohje duke përfshirë edhe shtetet e QUINT-it, por biseda jonë ka qenë shumë konrrekte, është në interesim tonë të gjejmë interes të përbashkët me SHBA-në dhe të kemi raporte korrekte se çka do të ishte në interes të Serbisë dhe Amerikës”.

Kujtojmë se SHBA’të i kanë bërë thirrje Serbisë që disa herë të heq dorë nga ofensiva për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë ndaj Kosovës.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,138
Reaction score
27
Points
48


DASH: Kosova aleate e ShBA-së në luftën kundër terrorizmit

02 nëntor 12:55

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi Raportin për Terrorizmin ku përmblidhen arritjet dhe sfidat e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve aleate për të luftuar dhe mposhtur organizatat terroriste gjatë vitit 2018. Megjithë arritjet kundër organizatës terroriste Shteti Islamik, raporti thotë se Evropa vazhdon të përballet me një numër kërcënimesh nga organizata të huaja terroriste, nga luftëtarët e huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria, nga terrorizmi i kultivuar brenda vendit, si dhe nga terroristët e mbështetur nga Irani.

Në raport thuhet se Kosova vazhdoi të luftojë rrezikun e terrorizmit nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Kosova vazhdon të jetë vend anëtar i Koalicionit Global për Mposhtjen e ISIS-it. Mbi 400 burra, gra dhe fëmijë kosovarë kanë udhëtuar drejt Sirisë dhe Irakut për t’iu bashkuar grupeve terroriste. Rreth 70 prej tyre kanë humbur jetën. Rreth 130 individë u kthyen në Kosovë, ndërsa rreth 200 të tjerë vazhdonin të qëndronin në zonat e konfliktit. Situatia politike dhe e sigurisë në veriun e Kosovës vazhdoi të kufizojë mundësitë e qeverisë për të ushtruar autoritetin e saj. Megjithatë qeveria e Kosovës forcoi masat ligjore kundër terrorizmit dhe miratoi një strategji të re anti-terror për periudhën 2018-2022. Autoritetet e zbatimit të ligjit demonstruan kapacitetet e duhura për të diktuar dhe parandaluar disa plane terroriste në Kosovë dhe jashtë saj, ndërkohë që Departamenti amerikan i Shtetit i mbështeti këto përpjekje nëpërmjet Programit të Asistencës Kundër Terrorizmit. Ndër nëntë rastet gjyqësore dhe hetimore për 29 të dyshuar, përmendet edhe ai i muajit maj 2018, kur u dënuan tetë të akuzuar për planifikimin e një sulmi në Shqipëri ndaj ekipit izraelit të futbollit, si dhe më herët ndaj objekteve të tjera në Kosovë. Qeveria e Kosovës vlerësohet se ka vazhduar të demonstrojë vullnetin e nevojshëm politik për zbatimin e ligjit dhe sigurinë kufitare, e mbështetur nga një asistencë e konsiderueshme e Shteteve të Bashkuara. Megjithatë në programet kundër ekstremizmit të mundshëm, zbatimi ka qenë jo i njëtrajtshëm nga ministritë e ndryshme dhe vazhdojnë të ekzistojnë sfida për shkak të mungesës së kapaciteteve dhe burimeve të duhura.

Ndër vendet evropiane që ndërmorrën hapa konkrete kundër terrorizmit të mbështetur nga regjimi iranian, përmendet edhe Shqipëria. Në seksionin për Shqipërinë thuhet se vendi vazhdoi të mbështesë me forcë përpjekjet anti-terror, si dhe vazhdoi të marrë pjesë në Koalicionin Global për Mposhtjen e ISIS-it. Kërcënimi terrorist në Shqipëri vjen nga luftëtarët e huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria, si dhe nga përpjekjet për radikalizimin e rinisë shqiptare drejt dhunës. Në dhjetor të vitit 2018, Shqipëria dëboi dy zyrtarë iranianë, përfshirë ambasadorin iranian, në përgjigje të një plani të sponsorizuar nga Irani për kryerjen e një sulmi terrorist në Shqipëri. Shqipëria vazhdon të përfitojë nga programet e asistencës së financuara nga qeveria amerikane për trajnimin e prokurorëve, zyrtarëve të zbatimit të ligjit, hetuesve financiarë, analistëve të zbulimit dhe gjykatësve. Megjithë përpjekjet për parandalimin e financimit të terrorizmit, përmendet konkluzioni i MONEYVAL, organ i Këshillit të Evropës, që e vlerëson Shqipërinë me “efektshmëri të ulët” në tre drejtimet kryesore të financimit të terrorizmit: konfiskimin, hetimin dhe shtrirjen e sanksioneve financiare.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,138
Reaction score
27
Points
48
Amerika “dridh” Vuçiqin pas deklaratës së tij për Reçakun: Ky është paralajmërimi i tyre
Nga: D.RR Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 17:04


Amerikanët kanë reaguar ndaj deklaratave të ish ministrit të Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq, i cili mohoi masakrën e Reçakut.

Në reagimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë thuhet se ‘retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të së cilës jemi dëshmitarë kohëve të fundit lidhur me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme’.

‘Gjithashtu, jeni të kujdesshëm në ndjekjen penale selektive të fjalës duke u bazuar në orientimin politik apo komunitetit’, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

“Liria e shprehjes ka qenë prej kohësh parimi themelor i demokracisë. Ngjarjet e kësaj jave paraqesin edhe një rikujtim se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe Serbisë në tryezën e bisedimeve dhe të ripërqëndrojnë energjitë e tyre drejt së ardhmes duke normalizuar marrëdhëniet”, thuhet ndër tjera në reagim.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,138
Reaction score
27
Points
48


Çitaku takon sekretarin Pompeo: Kosova, e bekuar me mbështetjen e ShBA-së
13 dhjetor 11:29

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka takuar sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Çitaku ka thënë se Kosova është e bekuar me mbështetjen e ShBA-së.


“Festat janë më të veçanta kur ndahen me miq. Bashkë me sekretarin e Shtetit Mike Pompeo. Kosova është e bekuar me mbështetjen e ShBA-së”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Takimi i Çitakut me sekretari Pompeo është bërë në kuadër të pritjes vjetore për korin diplomatik, organizuar nga Shtëpia e Bardhë.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,138
Reaction score
27
Points
48


Ambasadorja Çitaku: Partneriteti strategjik me ShBA-të do të rritet vazhdimisht
20 dhjetor 23:23

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku së bashku me atasheun ushtarak të Republikës sē Kosovës në ShBA kolonel Ilir Qeriqi, kanë pritur në takim udhëheqësin e zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar në Pentagon.

“Partneriteti strategjik me SHBA-të do të rritet dhe kultivohet vazhdimisht. #Kosovo #USA #FSK 🇽🇰🇺🇸“, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në “Facebook”.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,138
Reaction score
27
Points
48
Amerika ia ndërton njësinë ajrore ushtrisë së Kosovës
21/12/2019







Rreth 150 milionë euro parashihet të kushtojë ndërtimi i Njësisë Ajrore të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe procedurat për të do të bëhen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një intervistë për KTV-në, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka treguar për dy projekte që kapin vlerën e 200 milionë eurove, do të mbështeten nga SHBA-ja me një participim edhe nga Kosova.
Përveç kësaj, edhe investimet në njësinë për mbrojtjen kibernetike do të bëhen në partneritet me amerikanët, projekt ky që do të kushtojë më shumë se 40 milionë euro.
Rama ka folur edhe për marrëdhëniet e Forcës me NATO-n, për çka ka theksuar se nuk ka pasur ftohje të tyre, përkundrazi ai thotë se u ftua të marrë pjesë në shumë takime ku edhe u prezantua si komandant ushtrie.
Në njërin nga to kishte takuar edhe komandantin e ushtrisë serbe, i cili nuk i kishte folur pavarësisht që Rama e kishte përshëndetur.
FSK-ja i ka mbyllur objektivat e saj për 2019, porse më 2020 sfida kryesore do të jetë buxheti i vogël.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,138
Reaction score
27
Points
48


18:15 / 31.12.2019


Kosova qëndron pranë Amerikës në përpjekjet për t’i dhënë fund terrorizmit
Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se me shqetësime po ndjek zhvillimet në ambasadën amerikane në Bagdad.

Thaçi nëpërmjet një postimi në 'Twitter' ka bërë të ditur se dënon ashpër shkeljen e dhunshme të kompleksit të ambasadës nga protestuesit atje, duke pohuar se Kosova qëndron pranë SHBA-ve në përpjekje për t’i dhënë fund terrorizmit.
Sipas Thaçit, Kosova do të jetë aleat për vendosjen e paqes së qëndrueshme në botë.
”Duke ndjekur nga afër zhvillimet shqetësuese në @USEmbBaghdad, pasi ne dënojmë me forcë shkeljen e dhunshme të kompleksit të Ambasadës nga protestuesit. #Kosova qëndron pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përpjekjet për t’i dhënë fund terrorizmit dhe vendosjes së paqes së qëndrueshme në botë” ka shkruar Thaçi.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,138
Reaction score
27
Points
48
Çifti që asnjëherë nuk e harroi Kosovën: Fakte që nuk i keni ditur për Bill dhe Hillary Clinton

January 1, 2020



President Bill Clinton with First Lady Hillary Clinton during the Congressional Medal of Freedom ceremony in the east room of the White house. Picture taken Wednesday, August 11, 1999. (AP Photo/Virginian-Pilot, LAWRENCE JACKSON)
Hillary dhe Bill Clinton janë padyshim një nga çiftet më të njohura në sytë e publikut. Të dy kanë qenë së bashku për gati 50 vjet dhe kanë qenë të përfshirë në sferën politike për një kohë të gjatë, si në nivel shtetëror, ashtu edhe në nivel lokal.

Ish-presidenti amerikan dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara u takuan në vitin 1971, ndërsa studionin së bashku në Shkollën Juridike të Yale-s. Takimi i parë i tyre ndodhi në bibliotekë.
Në Konventën Kombëtare Demokratike 2016, ish presidenti Clinton ndau historinë rreth takimit të parë me gruan e tij Hillary në Bibliotekën e Universitetit Yale duke thënë: “Ajo ishte plot forcë dhe vetëbesim, gjë ishte shumë magnetike”.

Një vit më vonë, ata punuan së bashku në fushatën presidenciale të George McGovern.
Në vitin 1973, Bill i propozoi për herë të parë Hillaryt në Ennerdale, Angli. U deshën disa përpjekje përpara se Hillary dhe Bill të lidheshin zyrtarisht. Sipas ABC, Bill i propozoi për për herë të parë Hillaryt në vitin 1973 në Ennerdale, Angli, por ajo fillimisht e refuzoi, sepse “kishte nevojë për kohë”. Menjëherë pas gjetjes së një shtëpie në Arkansas, Hillary pranoi propozimin e Bill.


Në vitin 1975, ata u martuan në një ceremoni të vogël me vetëm 15 mysafirë. Në vitin 1976 Bill u zgjodh në postin e tij të parë qeveritar në Arkansas. Suksesi i parë i Bill në politikë ishte me zgjedhjen e tij në postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Arkansasit në vitin 1976. Emërimi dhe zgjedhja e tij erdhi pas një dështimi që ai pësoi për t’u zgjedhë në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 1974, shkruan CNN. Ai humbi në garë me republikanin, John Paul Hammerschmid. Më 1978 ai u bë guvernatori i dytë më i ri i Arkansasit.
Pas një periudhe dyvjeçare si Prokuror i Përgjithshëm, Clinton u zgjodh guvernator i Arkansasit në vitin 1978 në moshën 32-vjeçare. Në atë kohë, ai ishte guvernatori më i ri në vend dhe guvernatori i dytë më i ri në historinë e Arkansasit.
Më 1980 çifti u bënë me fëmijën e tyre të parë dhe të vetëm, Chelsea Clinton.
Në vitin 1992, Bill u zgjodh President i 42-të i Shteteve të Bashkuara dhe Hillary u bë zonja e parë. Atë vit Bill u zgjodh president duke mundur republikanin George H.W. Bush. Ai u emërua president më 20 janar 1993. Në këtë post për një mandat të dytë u zgjodh në vitin 1996.


Në vitin 1998 shpërthyen lajmet për aferën e Bill Clinton me një nga punonjëset e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky. Më 17 gusht 1998, Bill Clinton pranoi se kishte pasur një aferë me Monica Lewinsky, atëherë 22 vjeçare.
Më 2009 Hillary u kthye në Shtëpinë e Bardhë si Sekretare e Shtetit për Presidentin e atëhershëm Barak Obama. Pas fitores historike të Barak Obamës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008, Hillary Clinton u kthye në Shtëpinë e Bardhë pothuajse një dekadë pasi ajo e la atë, por këtë herë në një rol të ri. Obama caktoi Clinton si Sekretaren e Shtetit pas përpjekjes së saj të pasuksesshme për nominim si presidente nga ana e demokratëve.
Në vitin 2016 Hillari humbi zgjedhjet presidenciale, duke u mposhtur nga presidenti aktual Donald Trump.
Çifti aktualisht bëjnë një jetë të qetë me prezencë të vogël në media.
 

Llapi

V.I.P
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,138
Reaction score
27
Points
48
Çitaku: Jemi të bekuar me relacionin e veçantë që kemi me SHBA-në
Më: 7 janar 2020 Në ora: 09:19






Vlora Çitaku
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thënë se komuniteti shqiptar në SHBA ka dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh në Amerikë.
Në një intervistë, Çitaku ka thënë është një barrë e rëndë të jesh ambasadore e një vendi të vogël në një vend të madh siç është Amerika.


“Kemi një komunitet shqiptar jashtëzakonisht aktiv dhe të suksesshëm. Bile shqiptarët edhe kur ka ndodhur lufta kanë dhënë edhe jetën e tyre. Kemi rastin e vëllezërve Bytyqi që kanë ardhë nga Amerika për të luftuar në Kosovë”.
Çitaku ka theksuar se shqiptarët në Amerikë mbajnë pozita të rëndësishme.

“Vetëm në zgjedhjet lokale i kemi 6 shqiptarë që kanë fituar atje. Ne duhet ta mirëmbajmë këtë miqësi në vazhdimësi. Liria dhe pavarësia jonë është produkt i rezistencës tonë por do ishte e vështirë të arrihet pa miq. Kemi pas fat që jemi në relacione të shkëlqyera me SHBA por ky relacion duhet të të kultivohet”.
 
Top