• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shprehni ndjenjat e momentit me nje poezi!

Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
14,482
Reaction score
364
Points
83
Io non ho bisogno di denaro
ho bisogno di sentimenti
di parole
di parole scelte sapientemente
di fiori detti pensieri
di rose dette presenze
di sogni che abitino gli alberi
di canzoni che facciano danzare le statue
di stelle che mormorino
all’orecchio degli amanti.
Ho bisogno di poesia
questa magia che brucia
la pesantezza delle parole
che risveglia le emozioni e dà colori nuovi.

Merini
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
7,303
Reaction score
323
Points
83
Location
Atje ku më le!
Më mbaj për dore kur dielli perëndon,
kur drita e ditës fiket dhe errësira nis të hedh yjet...
Më shtrëngo kur nuk marr dot frymë,
në këtë botë të padrejtë.
Më mbaj për dore,
dhe më merr me vete atje ku koha nuk ekziston.
Më mbaj fort,
dhe atëhere kur jeta bëhet e pamundur.
Mbamë, dhe kur jam e çoroditur.
Më mbaj për dore dhe shtrëngoje fort atë,
para se kapriçozi fat të më rrëmbej nga ty.
Më mbaj për dore,
dhe mos lejo të shkoj larg teje...kurrë!!!

-Herman Hesse-
 

Helena

.
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
13,504
Reaction score
440
Points
83
I dashur...
Si i'a bëjnë ata që s'përqafohen,
që dashurojnë po nuk dashurohen...
me çfarë shpirtin e mbajnë vallë
a i ha vetmia të gjallë
a kanë zjarr, a kanë prush
a thua akulli i mbledh grusht
atje në shpirt:
ngushtë e ngushtë?

A ju bjen ndërmend kohë e pakët...
A vdekjen e mendojnë të largët?

I dashur...e di ç'më mundon?
Se mbase vdekja e tyre është më e bukur se vdekja jonë.

Mos vër mbi buzë gishtin duke më qortuar
Ajo që thashë, është më thellë.
Vdekjen të gjithë e mbajmë gjithë kohës në duar.
Shpesh pa i larë duart,
e kemi gëlltitur, e kemi përcjellë.

Ja tani tek më zë gojën me puthje...
Që të mos ndjell më fjalëzeza.
Gjysma e saj ishte puthje
Ca më tej...ishte vetë vdekja.

I dashur...
Si ja bëjnë ata që nuk përqafohen...
Ç'peng i mban, përjetë të lirë...
Ata që nuk i dashurojnë ata me të cilët dashurohen...
A rrojnë ...
Si rrojnë...
A vrasin ëndrra para gjumit
Dhe flenë më mirë?

Flenë si të vdekur...
Flenë gjumë të thellë.
Unë them se përmallohen në parajse...
E shtrihen në ferr.

I dashur...
Përqafomë...
Kam qenë dhe unë e shtrirë në ferr...
Ëndërrave të mëdha edhe të vëgjëlit jua kam vrarë.
Por tani kur ti ndër krahë më merr...
Fle gjumë njeriu...gjumë të gjallë.

Y.D
 

Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
14,482
Reaction score
364
Points
83
Nel mondo che non esiste

C’e un posto nel mondo
dove il cuore batte forte,
dove rimani senza fiato,
per quanta emozione provi;
dove il tempo si ferma e non hai più l’età;
quel posto è tra le tue braccia
in cui non invecchia il cuore,
mentre la mente non smette mai di sognare…
Da lì fuggir non potrò
poichè la fantasia d’incanto risente il nostro calore e no…
non permetterò mai ch’io possa rinunciare...
a chi d’amor mi sa far volare.

Alda Merini

 
Last edited:

shoku_tanku

patriot
Anëtar
Jan 2, 2011
Postime
16,040
Reaction score
140
Points
63
Location
ne vithen e peles se hazdisur
Qefini im eshte i paster
lava
kembet dhe syte,
lava syte dhe mendimet
dhe deshirat
te shtrira ne guret e bregut
thahen nga gjithe shpresat.
Jane letra te bardha
qe era do t'i mare me vete

Qefini im eshte i paster
zemren e pergjakur
e perplasa mbi gurin e lemuar
ne llokocitjen e rrymes se lumit
tani eshte e kthjellet dhe transparente
si nje lot

edhe sqimen time
e lava
u tret si kripa
ne uje

Lava gjithcka
sic donit ju
tani mund te mbeshtillem e dlire,
me qefinin tim te hekurosur
dhe te shetis mes njerezve

Joyce Lussu
 
Anëtar
Sep 2, 2014
Postime
7,891
Reaction score
565
Points
113
Location
zemra e alpeve Österreich
O Tanku, ca ke pi mer dreq se qenka e mire fare, ballkazoni duhet t'jete, rrush safi, se zakonisht ato japin ket efekt dhe nxjerr perla nga goja….
m'le i gerrmoc mer kerrnac dreqi se nuk bohet qameti...
-qesh--qesh--qesh--gezuar--shok-
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
7,303
Reaction score
323
Points
83
Location
Atje ku më le!
O Frymë Mëshironjëse që trupin e mban gjallë,
Jeton apo vdes një zemër që s'ndien mall?
Ka dhembje pa plagë, por s'ka plagë pa dhembje
Çfarë nuk e ndien zemra, s'e gjen dot me mendje
Robi i kujtimeve është i vetëburgosur
Në trupin e tij zemrën ka varrosur
Nga e shkuara jote asgjë mos harro
Në të shkuarën tënde kurrë mos u robëro
Nxirre zemrën nga varri, në burg më mos u kthe
Në ty jeton e djeshmja, por ti s'jeton dje. ~ FM
 

Helena

.
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
13,504
Reaction score
440
Points
83
Mos u çudit nëse të dua më shumë nga ç'më do.
Jam mësuar të dua pa kushte.
Siç duam dëborën që është akull e ftohtë,
Te bardhë në dukje.

Në mëndjen time si në një projeksion,
Kudoshkoj shfaqet imazhi yt.
Unë e di që të dua më shumë nga ç'më do
Unë e di të dua për dy.

Nę kohët e lashta gratë ishin skllave të burrit,
Jepnin gjithçka për mashkullin,
edhe jetën.
Unë s'i dua dashuritë në formën e un-it,
Unê jam me të vjetrën.

Kështu ndihem një skllave e kohëve moderne,
Me një shpirt të lirë, ku dashuria sundon.
Di të të dashuroj deri në vdekje.
Mos u çudit,
Të dua më shumë nga ç'më do!
A T
 

Helena

.
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
13,504
Reaction score
440
Points
83
Asgjë s’mund të jetë siç ishte më parë,
Sepse kemi brenda vetes diçka tepër.
Një gjysmë dashurie, nga ty e vrarë,
Dhe atë që ruaj unë, gjysma tjetër.

Por sot të ndara janë ato, veç e veç,
Ashtu siç jemi të ndarë unë dhe ti.
Tek njeri rri ajo që nuk di të vdesë,
Dhe e vdekura pa një varr tek tjetri rri.

Ndodh që të shihemi në sy të heshtur,
Mbështjellë me urrejtje, a dhe me mall.
Unë që s’vrava kam pjesën tënde të vdekur,
Ti që vrave ke pjesën time të gjallë.

S.Habilaj
 

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
27,230
Reaction score
1,090
Points
113
Location
ne NYC
Ndjenjat e momentit
nuk u lidhjan dot ne nje poezi
mall per ato kujtime
kur sekondat mbusheshin me Un dhe Ti

Ndjenjat e momentit
nje tufe lule e thare, lene krejt menjane
stuhi, rrebeshe pasthirrmash
djegur perveluar, shpirtin ma lan t'vrame....................

cool_lahutari
 

Helena

.
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
13,504
Reaction score
440
Points
83
Lufta mbrenda meje,

Jam ne luft me vehten time,
Jam ne luft me mish e shpirt,
Jam ne luft me mendjen time,
Po ma nda mendjen dysh..!

Jam ne luft dhe po luftoj,
Shpirt dhe zemer me i pastrua,
Por me shume un po luftoj,
Veten time me zbulua,

Shume mallkime e shume lote,
Me shume dhimbje shpirti n'toke,
Dy persona n'mendje kam,
Njari i mire e tjetri po shane,

Jam n'luft edhe po vuaj,
Dua dhimbjet si te shuaj,
Vuaj per bote per dashuri,
Dua te nifem per miresi.!

Here i mire e here i keq,
Here i bute e here per dreq,
Here po shkruaj poezi,
Her po shaj zot e njerzi.!

Here po qaj pa ndalua,
Here po shkruaj pa pritua,
Here gjith boten dashuroj,
Here dhe zotin po mallkoj.!

Jam n'luft me menden time,
Si po kcen neper hillrime,
Si po m'prish me shume miqesi,
Si po ma vesh shpirtin ne zi.!

Abuzime shume kam pa,
Edhe vuajtje pa ja nda,
Por me shume jam lare me lot,
Mendjes time me i dale zot..!

Njera mednje shume e bukur,
E stolisur me poezi,
Tjetra mendje shume e shthurur,
Mendjemadh kapedai.!

Kur po kam qetesi ne shpirt,
Jam i urt dhe shume i dashtur,
Kur po kam dhimbje ne shpirt,
I cartallosur dhe i pa mbatur..!

Lec burgaj
 

Helena

.
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
13,504
Reaction score
440
Points
83
Nuk më pëlqen pyetja: "A je zemëruar?"
Tashmë nuk jam më ajo vajza e vogël,
me vetullat mbledhur,
hundën e rrudhur,
buzët e varura,
krahët e kryqëzuara,
kukullën hedhur mënjanë,
në pritje për ta marrë me të mirë.
Jo.
Nuk jam.
Nuk jam e inatosur më ashtu.
Megjithëse me shpirt do ta doja sërish atë kohë, ato vite.
Kur qaja prej kokëfortësis, duke tundur këmbët nga inati.
Tani jo më.
Kurrë.
Është tjetër gjë.
Jam e trishtuar
Heshtja ime është e trishtuar.
Është zhgënjim.
Panik.
Konfuzion.
Alarm.
Qarje e padukshme, lot të fshehur.
Vdes pak, diçka thyet.
Në heshtje.
Nuk jam e zemëruar.
Po, fshihem pak.
Sa herë që hesht.
Mbyllem në vetvete.
Nuk zemërohem me asnjë.
Me veten po.. aty kërkoj gabimin, fajin.
Brenda vetes.
Kjo është arsyeja pse:
"Më vjen keq!"
"Më fal!".. nuk më pëlqen,
nuk më ndihmon të ndihem më mirë.
Nuk qepet shpirti kur griset.
Kur grabitet një copëz mirësie.
Kur copëzohet besimi.
Kur ndodh një keqkuptim.
Kur ka mosbesim.
Nuk jam e zemëruar.
Jam e trishtuar
Nuk kam as forcën ta shpjegoj.
Nuk ka as kuptim ta bëj.
Nëse dikush godet me dëshirë dhe pastaj më ofron një:
"Më fal! ose "A je e zemëruar me mua!"
A ka kuptim t’i them sa keq më ka ardhur?
E nëse gjithçka është një keqkuptim a një zënkë në momente gjaknxehtësie.. është koha që merr shpejt pa i dhënë shumë rëndësi.
Tashmë gjithçka është ndryshe nga dikur.. shumë ndryshe...
 

Helena

.
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
13,504
Reaction score
440
Points
83
Kur thotë: "Të dua!"...

Kur një grua thotë: "Të dua!"
kur ajo qesh dhe qan për ty
ju thotë shpesh; "qëndro me mua"
shpirtin e vendos për ty.. në sy.

Kur një grua "Të dua!" të thotë
dhe ndodh.. nuk është pranë jush
s'ka distancë; buzëqeshja nga një lot
vetëm duaje.. se nuk e kupton dot.

Kur "Të dua!" të thotë një grua
ajo me shpirt është e dashuruar
asnjëherë mos e pyet; "Pse mua?"
ah.. arsyet as ajo si ka kuptuar.

"Të dua!" thotë një grua kur..;
ndjenja e saj është e pafund
përreth zemrës ngre një mur
dhe ëndrrat me ty nuk kanë fund.

Kur thotë: "Të dua!" një grua
nëse e do.. "Të dua!" thuaja
dashuria e saj është vetëm për ty
mjafton ta shikosh.. i lexohet në sy.
 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
13,795
Reaction score
513
Points
113
Location
Danimarkë
S'po më kujtohet auori!!!

Ruaje dashurinë në jetë
bëhu besnik/e, kënd mos e tradhto,
se humb e s'mundesh me e gjet'
mandej sakush s'të do!
 

Helena

.
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
13,504
Reaction score
440
Points
83
Besoj që jeta një ditë rrugët do na i përplasi,
Të më hidhesh në qafë nuk pres,
Ndër rrudhat e moshës sytë do të pelcasin,
Dikur, për shumë kohë jemi desht.

Mes thinjash, disa fije të tjera duken,
Sytë e shterrura lot më nuk nxjerrin,
Gjithë kujtimet e bukura që koha i bëri të struken,
Detyrimisht do të fillojnë të rrjedhin.

Do habitesh, do ngulitesh në vend,
Krahas shikimeve do hedhësh dhe ndonjë fjalë kuturu,
Ndjenjat tona lëviznin dhe një shkëmb,
Pavetëdije do më pyesësh: " Kam ndenjur me ty diku?

Heshtja e kthen vetë përgjigjen,
Zemra nuk flet dot se e ka thënë të vetën,
E ndërsa mali vazhdon të digjet,
Dhe ato pak ndjenja fillojnë të treten.

Mjafton të ngresh dhe një herë kokën lart,
Do shohësh që dhe retë kanë rrjedhur pika gjaku,
Ndër rënkime vuajti shpirti i begatë,
Mungesa jote përpara kohe e plaku...!

-Viktor Shyti
 

Helena

.
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
13,504
Reaction score
440
Points
83
E ç’të shpresoj tani për ritakime?
Ato po mbeten gonxhe që nuk çelin!
Parajsë dhe skëterrë në zemrën time,
rënkime dhe shpresa që më dhelin!

Gjithnjë tek un’ jetoka një dëshirë:
t’i falem pastërtisë së panjohur,
asaj që është m’e lartë dhe m’e mirë,
asaj që deri tani nuk më ka ngrohur.

Këtë e quaj unë shenjtërim –
dhe e ndiej për Ty, o mik i shpirtit tim!

Por ja që mbetem prapë e vetmuar
dhe koha shkon, asgjë nuk më dhuron.
E gjith’ ajo, që n’heshtje kam varguar,
më lumturon e prapë më trishton…

E malli prapë më shtyn nëpër shtegtime,
ku unë dalngadalë vras veten time.
Dhe po humbas, por nuk më vjen çudi,
se jeta më llastoi e përkëdheli:
më fali zjarr, kurorë dhe lavdi,
por dhe më shpesh më tundi nga themeli.

R. Shvarc
 

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
27,230
Reaction score
1,090
Points
113
Location
ne NYC
Heshtje

Ndjenja hark

shpirtit t'lag
veshur, c'veshur
lidhur varg

nje pasthirrme
bubullime
perplaset strofave

vetetime

cool_lahutar
i
 
Last edited:
Top