• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shprehni ndjenjat e momentit me nje poezi!

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
5,658
Reaction score
392
Points
83
Muhamet Kuçuku Çami
(1782/3-1844)

Gurbetlinjtë

Ç’ke zemër që bën figan’
Që s’bën karar natë ditë,
Po kullon gjak e katran,
Qan që t’u këpunë sitë?

Natë ditë me silloi,
Dhe kur kumbisë për gjumë,
Kujton halle shumë lloi,
Për kusure që na zunë.

Bahu sus kush ishtë garib,
Që ishtë ne vende të huaj,
Dynjaja i erdhi galib,
Poshtë më poshtë xhdo muaj.

Allah bën merhabet,
Për gurbetli gado janë,
Se janë në të madh siklet
Që s’shohënë akrabanë.

Bënenë shumë merak
I ndjek zjarri i dashurisë,
S’u qendron zemëra në bark,
U bënetë e zezë pisë.

Të mbëdha halle kanë
Që nuk i thotë kandari,
Dhe të vdesënë, tek janë,
Kurmetë s’ua tret as varri.
 

Helena

.
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
13,426
Reaction score
394
Points
83
Nuk di si ndihesh pranë syve të tjerë,
Unë kam mall e inat, lodhur nga pritja.
Do të doja të shihja vetëm njëherë,
Thjesht të puthja, a të shaja e të ikja

Ke rënë pre e të mirës, a të keqes!?
Por ty as të puth dot, e jo më të të shaj.
Se ty, të kam përtej syve, brenda vetes.
Si mund të të shoh atje, e të flas pastaj...!?

Sokrat Habilaj
 

Helena

.
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
13,426
Reaction score
394
Points
83
Besoj që jeta një ditë rrugët do na i përplasi,
Të më hidhesh në qafë nuk pres,
Ndër rrudhat e moshës sytë do të pelcasin,
Dikur, për shumë kohë jemi desht.

Mes thinjash, disa fije të tjera duken,
Sytë e shterrura lot më nuk nxjerrin,
Gjithë kujtimet e bukura që koha i bëri të struken,
Detyrimisht do të fillojnë të rrjedhin.

Do habitesh, do ngulitesh në vend,
Krahas shikimeve do hedhësh dhe ndonjë fjalë kuturu,
Ndjenjat tona lëviznin dhe një shkëmb,
Pavetëdije do më pyesësh: " Kam ndenjur me ty diku?

Heshtja e kthen vetë përgjigjen,
Zemra nuk flet dot se e ka thënë të vetën,
E ndërsa mali vazhdon të digjet,
Dhe ato pak ndjenja fillojnë të treten.

Mjafton të ngresh dhe një herë kokën lart,
Do shohësh që dhe retë kanë rrjedhur pika gjaku,
Ndër rënkime vuajti shpirti i begatë,
Mungesa jote përpara kohe e plaku...!

-Viktor Shyti
 

SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,114
Reaction score
752
Points
113
DOSTOJEVSK TË DASHURËS: NUK TË KAM TRADHTUAR AS EDHE ME MENDIME!

Në rrugën ku jeton ti, jetojnë nëntë gra më të bukura se ti, shtatë të tjera më të gjata se ti dhe nëntë me të shkurtra se ti. Është edhe një tjetër që më dashuron më shumë sesa ti.
Në punë është një grua që më buzëqesh gjithmonë, një tjetër më nxit të bisedoj me të, ndërkohë që kamarierja ma ëmbëlson çajin me mjaltë në vend të sheqerit. E megjithatë, unë të dua vetëm ty.

PS....SHKRIMTARI nga me GJIGANDI i te gjitha KOHRAVE ka vdekur.Kshu qe.....vazhdojme RRADHEN.
Beni.
 

Helena

.
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
13,426
Reaction score
394
Points
83
Jam kjo qe jam dhe nuk dua te jem ndryshe. Kam luftuar kunder vetvetes, kam bere luftra te brendshme qe do te kishin hedhur ne tapet kedo dhe ja kam dale mbane.
Nuk them se nuk gaboj, as edhe se jam nje shembull, por jam kjo qe jam dhe e dua veten keshtu. Kam mesuar mbi supet e mi sesa kushton ndonjehere te me respektojne . Sa e veshtire eshte te mos degjosh zemren kur eshte ajo qe fiton mbi arsyen. Kam mesuar mbi lekuren time se cdo te thote zhgenjim, tradheti dhe genjeshter. Me ka kushtuar shtrenjte te sheroj plaget dhe te qendroj kjo qe jam. Kam mesuar te mos ju jap rendesi fjaleve te kota, kam kuptuar sesi te shkeputem perfundimisht nga ai shtrengim dore qe vjen vetem per te te terhequr poshte. Une nuk dua te jem ndryshe. Une jam e vetedijshme se rrugetimi im e ka bere personalitetin tim shume me te ashper e ndonjehere shume me teper se cduhet, por sot, kjo jam. Jam nje njeri qe njeh ne perfeksion limitet e veta, difektet e veta, friken e vete por ne te njejten kohe edhe virtytet, dhuntite dhe cilesite. E vetedijshme 100% per pikat e dobeta por edhe ato te forta. E nuk eshte e vertete se nuk qaj me, nuk vuaj me dhe qe nuk dua tja di me per te gjithe dhe gjithcka. Kam mesuar vetem ta fsheh me mire, ta kapercej me mire. Kam mesuar se cfare vlen dhe cfare jo, por mbi te gjitha kush vlen dhe kush jo. Nuk eshte e vertete se *Une-i* I djeshem nuk ekziston me, sigurisht qe ekziston.... Vetem se ai qendron mbas mburojes se luftetares. Eshte mbrojtur shume here qe te mund te ktheje supet nudo dhe zemren e zbuluar. Njeriu qe isha ekziston akoma vetem se ka kuptuar se e bukura qe fshihet ne te, nuk duhet ti dhurohet gjithe botes. Nuk kam ndryshuar. Nuk jam e vdekura e mire qe ka rilindur e keqe, kam vdekur dhe kam rilindur me e forte. Une nuk jam askush por kam mesuar qe ta dua veten. Kam mesuar se per te patur me te miren e njerezve, duhet ta meritoj, edhe duke vuajtur ndonjehere, edhe duke gabuar apo kerkuar falje. Kam mesuar se meritoj dike qe te kete frike te me humbase dhe qe ka deshire te vije e te me marre pertej gjithckaje dhe te gjitheve. Meritoj dike qe eshte i vendosur, qe e tregon pa shume fjale ate qe do. Une meritoj te njejtin trajtim qe ju bej njerezve kur u them : Je i rendesishem, te dua, shqetesohem e kujdesem per ty.* ...e gjitha pjesa tjeter eshte vetem fjale te kota.
 
Top