• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Si të huton mendjemadhësia

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Reaction score
18
Points
0
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

Mesnevi: “Ai që shkon para dhe të përudh në rrugën e mendjemadhësisë është iblisi,sepse ai qe i pari që ra brenda në kurthin e pozitës”.

“Kjo sëmundje është sëmundja e iblisit.Iblisin e rrëmbeu ndjesia e egoizmit dhe tha: Unë jam më i mirë se Ademi.Në të vërtetë,kjo sëmundje gjendet brenda çdo krijese dhe vetë njeriut”.

“O njeri i ultë që e fsheh sëmundjen e egoizmit nën perden e modestisë dhe shpirtshmërisë!... Nëse ndokush të zemëron,të emocionon dhe të përzihet në punët tuaja me qëllim që të të masë pulsin dhe të të sprovojë,uji i pistë turbullohet dhe nxjerr në pah ngjyrën e fëlliqësirës që ka”.

Në mesin e krijesave vetëm njerëzit bashkë me xhindët janë të pajisur me “ego”.Edhe shejtani para se ta kundërshtonte Allahun,sipas një pikëpamjeje të njohur, megjithëse qe “mësuesi i engjëjve”,zotëronte ego,sepse ai rridhte nga soji i xhindëve.Për këtë arsye,kur ëngjëjt iu bindën pa shfaqur as më të voglin kundërshtim urdhërit të Allahut për të rënë në sexhde para Ademit,shejtani bëri një krahasim dhe,duke pohuar epërsinë e tij të krijimit nga zjarri ndaj Ademit që qe krijuar nga dheu,nuk ia lejoi vetvetes të binte në sexhde para tij dhe kështu nuk iu bind Allahut.

Allahu nuk e pyeti shejtanin: - Cili nga ju është më i mirë?

Ai i kërkoi shejtanit vetëm që t’i bindej urdhërit për të rënë në sexhde.Ndërsa shejtani,nga ana e tij, e shpërfilli urdhërin e Allahut dhe në vend që t’i bindej bëri një krahasim logjik. Edhe ne do të biem në dëshpërim dhe do të shkatërrohemi ashtu siç ngjau me shejtanin, në qoftë se kërkojmë rrugë për tu shmangur nga kryerja e urdhrave të qartë të Allahut dhe nëqoftëse mbështetemi në zgjidhjet e intelektit tonë të ngratë,me qëllim që të lëmë pa zbatuar këto urdhëra dhe ndalesa vetëm se kështu na e thotë mendja jonë e vockël. Ashtu siç veprojnë njerëzit që merren me kamata dhe pastaj shprehen: “Unë do të bëhem i pasur dhe kështu,me këto para,do të bëj shumë bamirësi dhe vepra të mira”.

Siç u përmend edhe më sipër,meqenëse djalli është shembulli i parë për kundërshtimin e urdhërit hyjnor,sepse ai nuk e kaloi dot pengesën e egos, edhe mendjemadhësia,burimi i të gjithë veprave të këtij lloji, është cilësuar si djallëzore;ndërsa veprat dhe aktet e tilla quhen “vepra të shejtanit”.

Mevlana,ata që ia kthejnë shpinën urdhërave të Allahu si rezultat i mendjemadhësisë,i ka konsideruar dhe i ka shpallur etbau-shejtan, domethënë ndjekësit e shejtanit.Edhe ata të cilët ecin paralel me këtë veprim të parë të djallit,nuk mund të shpëtojnë nga refuzimi dhe poshtërimi,siç nuk shpëtoi dot edhe vetë ai.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Reaction score
18
Points
0
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

Hutimi i mendjemadhësisë

Aty ku hyn “egoizmi” dhe “pretendimi”,fillon adhurimi i pozitës dhe i gradës;aty nuk shfaqet kurrë mëshira,sepse egoizmi dhe pretendimi janë kanceri i jetës shpirtërore.

Një mi i vogël kishte kapur në dorë frerët e një deveje të madhe dhe po shkonte rrugës krenar-krenar.Teksa ecnin rrugës,miu,pa e parë fare vogëlsinë e tij, i mburrej devesë që kishte natyrë të butë: - Sa trim i fortë qenkam. Qenkam aq trim, sa të tërheq pas vetes edhe devetë!

Ec e ec arritën në breg të një lumi.Kur e pa lumin,miu ngeli i ngrirë dhe i shtangur nga hutimi.E vetëdijshme që miu po sillej duke u krekosur,deveja iu drejtua me këto fjalë kuptimplote:- O ti që më shoqërove nëpër male dhe fusha! Përse ndalove?
Përse mbete kështu i hutuar? Eja dhe hyr në lum si trim.A nuk je ti udhërrëfyesi dhe prijësi im? A të ka hije ty të hutohesh kështu në mes të rrugës?
I turpëruar, miu u përgjigj duke belbëzuar:- Shok! Ky ujë është shumë i madh dhe i thellë. Kam frikë se mbytem.Deveja hyri në ujë dhe i tha:- O mi i verbër! Uji qenka deri në gju,nuk ke përse të kesh frikë!

Miu,pa rrugëzgjidhje dhe i turpëruar,e vazhdoi kështu rrëfimin e tij: - O deve fisnike! Lumi për ty është si milingonë,ndërsa për mua është si dragua, sepse ka ndryshim nga gjuri në gju.Vetëm nëse vendosim njëqind gjunjë si gjuri im mbi njëri-tjetrin,bëhen sa gjuri yt.

Pas këtyre fjalëve, deveja e mençur e këshilloi miun kështu: - Atëherë,mos guxo të sillesh pa edukatë ashtu siç u solle,i mashtruar nga krenaria e sëmurë dhe nga mendjemadhësia. Dije ku e ke kufirin.Mos u llasto me tolerancën dhe mirëkuptimin që tregojnë të tjerët ndaj teje,sepse Allahu nuk i do të llastuarit!...Shko dhe matu me minjtë si ti!

Miu i turpëruar e kuptoi shumë mirë të vërtetën dhe iu lut:- U pendova dhe u bëra pishman.Për hir të Allahut më kalo në anën tjetër të bregut,të shpëtoj nga ky ujë vrasës dhe mbytës!

Kështu,deveja përsëri e mëshiroi,iu dhimbs dhe i tha:- Eja! Hidhu dhe hip mbi gungën time! Kalimi nëpër këtë ujë apo ndihma për të tjerët është puna ime,sepse detyra ime është t’u shërbej qindra mijëra të paaftëve si ti.Pastaj e kaloi miun në anën tjetër të lumit.

Në këtë histori që na rrëfen Mevlana në Mesnevi,miu simbolizon njeriun i cili mendon të bëjë punë të mëdha me mendjen e tij,e konsideron veten më lart se të tjerët dhe rri duke u krekosur,ndërsa deveja është simboli i njeriut durimtar,me përvojë,i aftë dhe i përsosur.

Ajo që synon Hazreti Mevlana me këtë histori,është reflektimi i shumë mendimeve, pikëpamjeve dhe ndjesive mësimdhënëse prej saj. Mevlana, çdo fjali e të cilit i përngjan një deti me kulturë shpirtërore,përsëri i shpreh vetë urtësitë që duhet të nxirren nga ky tregim: “Iblisi ishte mësuar të respektohej dhe ta shihte veten të lartë në mesin e ëngjëjve.Për shkak të kësaj shprehije të fituar,ai u llastua dhe nuk e kuptoi madhështinë dhe lartësinë e urdhërave të Allahut.Ademin a.s., e shikonte të mjerë dhe më poshtë se vetvetja.Në këtë mënyrë ai u bë më i poshtmi i të poshtmëve…”

“Dije se bakri nuk e di për veten e tij se ç’është pa u bërë flori.Edhe zemra nuk i shikon gabimet e bëra pa arritur pjekurinë shpirtërore dhe nuk e kupton marrëzinë e saj.O zemër! Shpëto nga gropa e mendjemadhësisë dhe vetëmburrjes,bëhu flori duke i shërbyer eliksirit,ashtu siç bën edhe bakri! Shërbeji dashurisë që rrethon zemrat!..”

“Këta të dashur janë ata që kanë shpirt.Siç tërhiqen dhe ndahen dita me natën prej njëra-tjetrës,ashtu edhe ata tërhiqen nga kjo botë dhe ikin…”.

Të gjitha këto që u thanë,tregojnë se në vendin ku hyn “egoizmi” dhe “pretendimi”,fillon adhurimi i pozitës dhe gradës.Aty mëshira nuk shfaqet kurrë, sepse egoizmi dhe pretendimi janë kanceri i jetës shpirtërore.

Burimi i egoizmit dhe i pretendimit janë mendjemadhësia dhe krekosja e njeriut ndaj fuqisë hyjnore,që do të thotë konsiderata e lartë për vetveten dhe medjemadhësia duke u mashtruar pas disa mundësive materiale që Allahu na ka dhuruar si mirësi e Tij në këtë jetë,ndërkohë që harrojmë pozitën në këtë botë, e cila nuk është as sa kokrra e rërës brenda një shkretëtire të madhe.

Pa dyshim se mendjemadhësia ia mbush mendjen dhe ia tregon veten njeriut më të fortë dhe më të aftë se sa është,por,e gjithë fuqia që kanë krijesat,a nuk është fuqia që u ka falur Allahu atyre?Turp për ata që nuk mund ta konceptojnë këtë të vërtetë! Po ashtu,dihet se mendjemadhësia e Faraonit dhe e Nemrudit që arritën deri aty sa të pohonin se janë zota,së fundi u bë shkak që ata të merrnin hakmarrjen hyjnore.
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Reaction score
18
Points
0
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

Robi që e di gjendjen dhe pozitën e tij,jeton sipas tyre,domethënë shkon një jetë duke qenë i vetëdijshëm për ekzistencën e Krijuesit të tij dhe të urdhrave të Tij të larta. Llastimi i miut përpara devesë që treguam pak më sipër,tregon se ai nuk e njihte xhuxhërinë e tij.Vetëm atëherë kur e njohu vetveten,ai e kuptoi edhe fuqinë e devesë.Po ashtu,nëse një milingonë guxon të ndeshet me një elefant,kjo ndodh për shkak se ajo nuk e di paaftësinë e saj.

Edhe njeriu nëse nuk e adhuron Zotin dhe shëtit në baltovinën e mendjemadhësisë dhe mburrjes,do të thotë se ai nuk e njeh veten dhe sillet si në një loje fëmijësh - përballë madhështisë hyjnore.Për këtë arsye,çështja më e rëndësishme është ta njohim veten tonë dhe në këtë mënyrë të njohim edhe Zotin…

Ata që e njohin veten e tyre,nuk bien asnjëherë në mendjemadhësi dhe mburrje; përkundrazi,e shtojnë modestinë dhe janë të fshehur.Sa mësimdhënëse është kjo ngjarje që i ka ndodhur Hazretit Husejn - si shembull i një njeriu që e njeh veten:Një ditë kur Hazreti Husejn –radijallahu anhu- shkonte rrugës,takoi disa të varfër që po hanin thërrime buke.
Të varfërit e ftuan:“-O rob i Allahut! Urdhëro, eja!..”

Hazreti Husejn, për shkak se nuk ishte vetë njeri mendjemadh dhe nuk i donte aspak mendjemëdhenjtë,zbriti menjëherë nga kali dhe filloi të hante nga ajo që hanin ata.Kur mbaroi ushqimi nipi i bukur i Pejgamberit të Nderuar tha: “-Unë e pranova ftesën tuaj.Tani edhe unë po ju ftoj ju. Urdhëroni të shkojmë në shtëpinë time!..” Të gjithë së bashku shkuan në shtëpinë e lumturisë dhe hëngrën ushqimin e atyshëm.

Ata që e njohin veten e tyre,jetojnë vazhdimisht në gjendje falënderimi dhe sexhdeje.Ata që e njohin veten e tyre,përgatiten për lumturinë e përhershme. Ata që e njohin veten e tyre,jetojnë si mik ndaj Allahut të lartë,ndaj të Dërguarit të Tij dhe ndaj besimtarëve.Ata bashkohen me karvanin e pafundësisë.

Ndërsa ata që nuk e dinë urtësinë e krijimit të tyre,janë të privuar nga të gjitha këto bukuri.Siç ka thënë Shejh Sadi: “Ai që pandeh se ka një zemër shumë të mirë, gjithmonë del lëkurë si qepa…”

Të tillëve,Hazreti Mevlana –kuddise sirruh- ua tërheq vërejtjen me këto fjalë: “O njeri neglizhent! Meqënëse nuk je pejgamber,nuk mund të marrësh lajme nga Zoti,po ashtu askush nuk të ndjek,atëherë dije cakun tënd,rri në rreshtin tënd dhe mos shko përpara! Edhe në rrugën e vërtetë në të cilën je duke ecur,shko pas ndonjë veliu të madh,në mënyrë që një ditë të dalësh nga pusi i egoizmit dhe të bëhesh sovran shpirtëror si profeti Jusuf”.

“Meqënëse nuk u shkrive me Zotin tënd dhe nuk mund të bëhesh gjuha e Tij,të paktën bëhu vesh! Nëse do të thuash diçka,thuaje në formë pyetjeje në mënyrë që nga fjala jote të kesh mundësi për të mësuar diçka! Fol me padishahun e padishahëve si të varfërit dhe nevojtarët që nuk kanë asgjë!”

“Fillimi i mendjemadhësisë dhe i urrejtjes buron nga çdo lloj dëshire vetjake të tepërt që ke ndaj pasurisë dhe pasioneve të kësaj bote, ashtu siç pati bërë edhe Karuni. Futja dhe rrënjosja në zemër e këtyre ndjenjave të tepruara janë nga zakoni dhe adeti”.

Kur vesi i keq forcohet me zakon,ti zemërohesh dhe e urren atë që të kërkon të heqësh dorë nga ai ves.Edhe idhujtarët për shkak se u mësuan të adhurojnë idhujt, mblidheshin rreth tyre për t’i adhuruar dhe u bënë armiq të çdokujt që dëshironte t’i largonte nga ajo rrugë…”

Mendjemadhësia,aq sa është një gjendje që urrehet,po aq është edhe një e keqe,për të cilën ndjen mëshirë.Vetë mëshira ka shumë degë,njëra prej të cilave është dhimbsuria ndaj mendjemadhit e të krekosurit dhe gjendjes në të cilën ata kanë rënë.Bile këta mund të të dhimbsen edhe më shumë se i dobëti, i varfëri dhe i mjeri,sepse mendjemadhi është një i mjerë që e ka çuar dëm nderin e adhurimit dhe është miqësuar me iblisin, atëherë kur kthehet në skllavin e egos dhe e shkatërron shpirtin dhe zemrën e tij.

Allahu na ruajt nga hutimi dhe llastimi i mendjemadhësisë dhe i mburrjes! Na bëftë prej të devotshmëve që e njohin veten e tyre dhe që jetojnë një jetë plot adhurim dhe ibadet!..
Amin!..Ashtu qoftë!
 

Meri

...
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
11,134
Reaction score
200
Points
0
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

Mendjemedhenjte, jane naive....

Ngjiten lart, me shkalle litari dhe harrojne se fijet e tij, i dobeson moti* - shiu, bora, dielli -
Ndaj edhe nese duan vete te zbresin, gje qe rrallehere u ndodh, mbahen ne ajer.
 

Prishtinase

Medituese
Anëtar
Feb 15, 2015
Postime
400
Reaction score
8
Points
0
Location
London
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

Mendjemadhesia cilesohet semurje e zemres qe manifestohet permes sjelljes se dukshme.

Nga mendjemadhesia Iblisi mohoi ti bente “sexhde (perulje) falenderimi “ krijeses se pare, Babait te njerezimit, Ademit (alejhi selam). Qe do thote mohim i dyfishte; mendjemadhesia e privoi te bente peruljen e falenderimit dhe njekohesisht mohoi urdherin e Zotit.
Mendjemadhesia ishte shkasi baze ku mushriket (femohuesit) kundershtuan revelaten Hyjnore, kumtuar permes delegimit te Muhammedit alejhi selam.
Mendjemadhesia ishte shkasi baze ku femohuesit kundershtuan dhe mohuan pejgamberllekun e Muhammedit alejhi selam (dhe te te gjithe pejgambereve paraardhes). Pse ai (ata) e jo ne te zgjedhur Zoti!.

Allahu thote: “Keshtu ata i mohuan ato padrejtesisht dhe me MENDJEMADHESI edhepse shpirti i tyre i besonte per te verteta. E pra shiko cili ka qene fundi i shkaterrimtareve.” – Kur-an – Neml: 14.
Muhammedi alejhi selam ka thene: “Nuk do te hyje ne xhennet ai i cili posedon sa nje grimce atomi mendjemadhesi.” C’perkufizim me i sakte mund ti jipet mendjemadhesise pas ketij hadithi ku deshmon se “mendjemadhesia eshte shkak qe te privon nga parajsa.”


Mendjemadhesia nuk lejon njeriun asnjehere t’ia deshiroje ate qe ia deshiron vetes se tij.
E keqja e gjithe keqesive qe ngerthen ne vehte mendjemadhesia eshte e verteta e madhe ku e verbon njeriun mos te gjej asnjehere te verteten apo rrugen e vertete. Terthorazi lufton natyrshmerine e njeriut dhe origjinalitetin e tij.

Mendjemadhesine e posedojne njerezit e vegjel, ndaj dhe ecin me petk mendjemadhesia per te ren ne sy.

Zoti na ruajte nga kjo cilesi.
 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,965
Reaction score
39
Points
0
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

“Ti bëj përpara dhe ji modest.Atëherë unë do të të bëj prijës mbi gjithë krijesat e mia”.
Unë nuk kam parë ndonjë të varfër, të vuajtur e të shtypur nga jeta, që ta mbajë kokën lart e të jetë mëndjemadh. Ai njeri është i përulur, aq i përulur sa që as njerzit nuk i sheh në sy ngaqë ndihet i lën pas dore e i harruar. E megjithatë, edhe pse kaq i përulur, Zoti nuk e bëri kurrë prijës mbi gjithë krijesat e veta, por e la ashtu të përvuajtur deri ditën që vajti në varr.
 

Meri

...
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
11,134
Reaction score
200
Points
0
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

Mendjemadhesine e posedojne njerezit e vegjel, ndaj dhe ecin me petk mendjemadhesia per te ren ne sy.
Kohet e fundit, ndihem mendjemadhe...
Kam nderruar teresisht garderoben..Me pelqen te eci , per te rene ne sy...
Kam nevoje, per nje shkalle te re litari.....
 

Samiu

V.I.P
Anëtar
Oct 9, 2010
Postime
6,351
Reaction score
85
Points
48
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

Kohet e fundit, ndihem mendjemadhe...
Kam nderruar teresisht garderoben..Me pelqen te eci , per te rene ne sy...
Kam nevoje, per nje shkalle te re litari.....
Hahaha...nese nuk "prek token" (kshtu themi ne ketej, kur dikush "fluturon nga mendja"...) duke ec, atehere je (mendjemadhe)...nese po, atehere me vjen keq, me duhet te te zhgenjej...:d
Mos e harro kete kusht themelor te mendjemadhesise, te lutem...``fumato``
 

Kurt

———>
Anëtar
Aug 9, 2014
Postime
5,054
Reaction score
76
Points
48
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

Jam akuzuar si mendjemadh po sjam. I swear.lol
 

Hawk

V.I.P
Anëtar
Nov 24, 2014
Postime
6,842
Reaction score
115
Points
63
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

Thuhet se Gjakovari kur te nem te thote: Tu rrite mendja. Kur te rritet mendja nder hune nuk shikon dhe nuk shikon ku shkel. :p
 

Hawk

V.I.P
Anëtar
Nov 24, 2014
Postime
6,842
Reaction score
115
Points
63
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

Pyete Rex-pertin te tregon...:)
E pyesim edhe Rexin, me pate thene nje Profesor i imi per kete. :))

Kur kishte qene i ri dhe mendjemadh ne nje ndodhi plaku Gjakovar ja kishte bere: Tu rrite mendja. Fillimisht tha nuk e kuptova aspak, por pas nje periudhe e verejta se qenka e "nemur". :p
 

Meri

...
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
11,134
Reaction score
200
Points
0
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

Mua me huton Kokefortesia...
Nese kjo perben mendjemadhesi...koken time do te ha`.
E ku qendron problemi ktu ?!
Kam lene modelingun, per te bere shtet !
 

Kurt

———>
Anëtar
Aug 9, 2014
Postime
5,054
Reaction score
76
Points
48
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

Ne shumicen e rasteve ata qe na duken tip "mendjemadh" jane te turpshem them une.
Nuk eshte e lehte te flasesh me njerz, me dokedo. Ata qe na duken te thjesht dhe qe flasin pa ndrojtje me cdo njeri dhe hapin muhabet te paret ose me grup shoqerie i bejn njerzit te ndjehen mire me muhabet ata e kane mendjen e madhe teknikisht, sepse kane confidence te lart, sjane te turpshem.
 

Hawk

V.I.P
Anëtar
Nov 24, 2014
Postime
6,842
Reaction score
115
Points
63
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

Ne shumicen e rasteve ata qe na duken tip "mendjemadh" jane te turpshem them une.
Nuk eshte e lehte te flasesh me njerz, me dokedo. Ata qe na duken te thjesht dhe qe flasin pa ndrojtje me cdo njeri dhe hapin muhabet te paret ose me grup shoqerie i bejn njerzit te ndjehen mire me muhabet ata e kane mendjen e madhe teknikisht, sepse kane confidence te lart, sjane te turpshem.
Shume mire e ke verejte kete Kurt! Ndonjeher per diken qe nuk flet vijme lehte ne paragjykime pa ditur shkaqet se pse.
 

Ema

Anëtar i ri
Anëtar
Dec 29, 2013
Postime
1,242
Reaction score
27
Points
0
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

Ne shumicen e rasteve ata qe na duken tip "mendjemadh" jane te turpshem them une.
Nuk eshte e lehte te flasesh me njerz, me dokedo. Ata qe na duken te thjesht dhe qe flasin pa ndrojtje me cdo njeri dhe hapin muhabet te paret ose me grup shoqerie i bejn njerzit te ndjehen mire me muhabet ata e kane mendjen e madhe teknikisht, sepse kane confidence te lart, sjane te turpshem.
Edhe unë mendoj kështu Kurt :)

Si të huton mendjemadhësia.....duke hecur shkëputshëm nga sipërfaqja e tokës të duket se "çdo gjë që fluturon hahet". Gabimet e gafet e bëra ashtu "fluturueshëm" paguhen shtrejtë pastaj.
Prandaj dhe "fluturakeve" u thuhet: tu rrit menja ..
 

Samiu

V.I.P
Anëtar
Oct 9, 2010
Postime
6,351
Reaction score
85
Points
48
Përgjigje e: Si të huton mendjemadhësia

Larg qofsha nga mendjemadhi/ja...-paqe-
 

Adea

Super Anëtar
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
3,109
Reaction score
20
Points
38
Mendjemadhesia nuk me huton.

Ajo qe ndjen ne te vertete nje njeri qe spikat mendjemadhin eshte habia e tij e pafund me mungesen e turpit demonstruar ne menyre flagrante nga njerez te cilet jane dhi te zgjebosura dhe mbajne bishtin perpjete.

Sjellja e nje njeriu duhet te jete e kushtezuar nga statusi i tij shoqeror dhe ekonomik.

Nje kusherira e pare e bashkshortit tim burrin e se ciles e kishin burgosur per ngarje makine ne gjendje intoksikimi alkolik qe solli humbjen e jetes se dy personave, kaloi ne gjendje depresive te asaj grade qe shkaktoi jo vetem nje shkaterrim total te jetes domestike te saj dhe te femijeve te saj por edhe nje shkaterrim moral.

Kur i shkoja per vizite per t'a ngushelluar, sa here qe ajo hapte deren e frigoriferit per te marre nje birre, vezhgoja se ai ishte bosh. Pa ushqime. Femijet e saj silleshin verdalle dhe hanin vetem molle.

E vetmja gje qe i kerkoja kur i beja vizite ishte qe ajo te me servirte nje tavell te paster. Shtepia ishte gjithnje rremuje. Jo se e gjykoja. Sinqerisht.

Shpesh i merrja femijet e saj ne shtepine time dhe u servirja ushqime te gatuara vete. Vakte me tre sherbesa. Sallata dhe/ose supa, pjata kryesore dhe embelsira.

Shpeshhere u bezdisa nga sjellja e tyre e crregullt por habia me e madhe ishte sa ata e shikonin ushqimin tim me nje lloj sjellje zengjini te pajustifikuar.

Ka mundesi qe e ema i conte ne fast-food per te mos gatuar.

Ne qofte se nje njeri i pasur i cili eshte i mesuar te haje ne restorante me tre yje me vjen per vizite dhe me refuzon ushqimin shtepiak, kjo nuk do te me habiste. Sjellja e tij do te ishte me se e justifikuar.

Megjithate, ajo qe dallon nje te pasur ekonomikisht nga nje zengjin fisnik eshte deshira e tij per te ndare buken ne familjen e nje miku me respekt dhe miresjellje.

Shpesh te varferit sillen si zengjine dhe te pasurit si te varfer.

Eshte miresjellje.


Adea
 

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
23,893
Reaction score
310
Points
83
Mendjemadhesia eshte........ dhi e krimbur dhe bishtin perpjete thonte. im ate
 
Top