• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

( Tërmeti në Shqipëri ) - Çfarë pas tërmetit?!!!

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
10,188
Reaction score
558
Points
113
Inxhinjeri ka fol llafin keshtu:

5 akte ekspertimi për godinat e dëmtuara nga tërmeti! Inxhinieri: Durrësi mund të rrëzohet sërish.


se kujtojne qe kane luksin shqiptaret te lozin perseri rolet e tyre poshte germadhave, sepse dhe ngaqe qeveria e drogiraqave i ka quar leket per lesh dhe hajde rregullo icik fasaden dhe ato muret dhe futuni brenda.

Jo, po te kadhezoj une ty qe tani, qe eshte pak pastaj te ikesh ke Surreli a ku banon ai personazhi i medialegenit, ti zingerrooosh ne zile edhe te ja shkrepesh ne lullen e legenit nje dy-tre cope qashtu qe bejne bam.
 

SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,148
Reaction score
767
Points
113
Termeti i fundit sapo ra ne Coquimbo ne Kili.
I parafundit ne......................云南保山市施甸县 (China) .
Tue, 10 Dec 2019 16:02 GMT
(earthquake time in your local timezone: 10.12.2019 17:02:34) .
PS...o llapaGORE qe nuk rrini pa sjell TERSE.
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
19,163
Reaction score
1,443
Points
113
Mesa di une, Enveri ishte nip nga Cucet, ndersa nipa te enverit jane Luan Omari dhe Faros Omari, qe ka vdekur, si dhe ka pasur nga motra tjeter qe eshte martuar me nje gjirokastrit qe kishte toka ne Berat me mbiemrin Cipi.

Daja e Enverit, e kishte emrin Shyqyri Cuci. Po te shflwtoni vitet e vegjelise, aty flet pwr dajen e tij qe kishte nje shtepi te madhe dhe dyqane ne Fier. Ka vdekur ne NY me duket.

Ky Cuci, mos ka qene nip i Gafur Cucit. Ish antar i KQ.

P.s Kastioti, ose Lioncino, si Cicokastite qe jane, mund te thine me shume detaje.
Leje fare, se e ngaterrova me nje nip tjeter byroje. Lol
Po c’ne ky qe eshte martuar me Delinen? Ajo eshte “nena” e tij ne moshe. Ncncnc...cfare nuk po behet atje.
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
10,188
Reaction score
558
Points
113
E kam shkruajtur me heret, qe ky Elvis Kenaqi 🤭 po mobilizonte masat dhe vertete me vjen mire qe ka njerez, qe me autoritetin e tyre te besimit te krijuar, transparences dhe humanizmit, qe çdo here qe nevojitet rrokullisin ortekun e madh te bamiresise njerezore.

Ne koherat e sotme eshte veshtire te gjinden njerez qe i besojne kujtdo, ama ky ka thyer barrieren dhe gjynof do te ishte, qe tumankoperativistet ti zbehnin autoritetin, jo na jep leket neve, se nuk i dihet, noshta na duhet edhe per shume hera te tjera.

Naçi: Kosovarët donatorët më të mëdhenj, veç mërgimtarët në Zvicër brenda 24 orëve dhuruan mbi 1 milion franga


Gazeta Express
11 Dhjetor 2019 7:33

Elvis Naçi, i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në “Opinion” zbuloi se në vetëm 24 orë, vetëm në Zvicër, shqiptarët atje kishin dhuruar 1 milionë franga.
“Ne kemi filluar maratonën, ditën e enjte. Ditën e premte kur kam parë numrin e llogarisë së Zvicrës që ka fondacioni Firdeus, kanë qenë 1 milionë franga, vetëm në Zvicër. Sot janë 4.5 milionë franga në Zvicër, 1 milion euro në bankën Credins. Nga shqiptarët e Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë, etj. Për hir të së vërtetës vendi që unë them mban rekord është Zvicra, për shkak se ne bëmë një filtër dhe nga 4 milionë franga, 80 përqind, janë shqiptarët e Zvicrës”.

Përgjithësisht Naçi tha se donatorët ishin shqiptarë të Kosovës.
“Përgjithësisht janë shqiptarë të Kosovës, edhe të Maqedonisë, por ngaqë të Kosovës janë më shumë. Për hir të së vërtetës ata sikur mezor e kishin pritur të bënin diçka të mirë, të jashtëzakonshme, me zemër, me shpirt për Shqipërinë. Edhe në maratonë, shumica e telefonatave ishin të Zvicrës. Në Kosovë ka pasur me mijëra mesazhe, telefonata, bllokohej gjithçka, ishte interesi i jashtëzakonshëm.

I pyetur nëse ka pasur nga ata që kanë premtuar, por nuk kanë dhuruar, Naçi tha se në rastin e kësaj tragjedie, 90 përqind e atyre që kanë dhënë fjalën e kanë mbajtur atë.
“Ka një ndryshim që tërmeti ishte tjetër gjë, ndërsa emisioni i zakonshëm e besoj atë që thoni ju. Kurse për tërmetin nuk bën njeri shaka, të enjten kur kemi bërë ne maratonën e parë njerëzit po nxirreshin nga gërmadhat, nuk është koha për të bërë shaka. 90 përqind e atyre që kanë dhënë fjalën e kanë donatuar”.
Naçi zbuloi edhe personin që kishte dhuruar shumë më të madhe të parave. Bëhet fjalë për një shqiptar nga Zvicra i cili dhuroi 300 mijë franga.
“Ai i cili ka pasur donacionin më të madh ka qenë nga Zvicra, shqiptar. 100 mijë franga në fillim, pastaj 200 mijë franga, 300 mijë franga në total. Në fillim u nxit nga nëna, sepse kthehet nga puna, ka një firmë shumë të madhe në Zvicër dhe nëna i thotë të rroftë që punon, shiko çfarë ka ndodhur në Shqipëri.
Dhe ai direkte telefonon në studio dhe thotë 100 mijë franga me zemër dhe shpirt për Shqipërinë. Unë e marr të nesërmen vazhdonte këtu të nxirreshin kufoma, apo dikush i gjallë. Ishte situata shumë e rëndë. Ai më tha nuk doja ta thoja aty, por unë i shtoj edhe 200 mijë franga, të cilat janë edhe të kaluara. Më tha të lutem mos e thuaj, por tani të mos i themi edhe këto… dhe i kaloi edhe 200 mijë franga. Pra një individ i vetëm kaloi 300 mijë franga, që është gati 10 përqind e shumë së mbledhur në Zvicër. Ka pasur dhe shumë shoqata, xhamia dhe Kisha”.
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
10,188
Reaction score
558
Points
113
Po e shikoja kete vidjojen, se çfare kishin bere ata babazinjet jevgjite ke Durresi. Tamam ta paguash shezdhongen 50 ojra edhe ti thuash une po fleje ketu ke pdhazhi rera :D

E paska pas sjellur edhe Kingu kete vidjojen, tani e pashe.

 
Last edited:

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,618
Reaction score
498
Points
83
Leje fare, se e ngaterrova me nje nip tjeter byroje. Lol
Po c’ne ky qe eshte martuar me Delinen? Ajo eshte “nena” e tij ne moshe. Ncncnc...cfare nuk po behet atje.
Edhe kryetari Frances me "nenen" ! lol
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
7,733
Reaction score
650
Points
113
Location
Tërmeti i 26 nëntorit, nisin arrestimet e para në Durrës

Kanë filluar arrestimet në qytetin e Durrësit për viktimat e 26 nëntorit. Në pranga mbrëmjen e djeshme ka rëne Drejtori dhe Nën Drejtori i Kavalishences, ku ngeli i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj, nën rrënoja e një ndër godinave e cila ishte dëmtuar që në tërmetin e 21 shtatorit.

Shtëpia e Pushimit në Durrës, ku humbi jetën kryekomisar Bajram Hajdarmataj më 26 nëntor, ka qenë e dëmtuar rëndë nga tërmeti i datës 21 shtator. Pavarësisht raportit të ekspertëve që e konsideruan me “rrezikshmëri të lartë”, godina nuk u mbyll, por vazhduan normalisht aktivitetet. Dhe, lëkundjet e fund nëntorit, sollën shkatërrimin e saj.

Pak javë më parë, Shtëpia e Pushimit në Durrës, në varësi të Ministrisë së Brendshme, ka hapur një tender me objekt “Shërbim projektimi për hotelin nr. 4”. Fondi për këtë tender ka qenë rreth 50 mijë euro, për të projektuar ndërhyrjet në këtë godinë.
 

Genesis

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 26, 2014
Postime
9
Reaction score
1
Points
3
Ju shkatërruat vendin tim.
Ikni nga Shqipëria, shkoni atje ku keni depozituar paratë tuaja.
* Ju shkatërruat institutin e sizmik.
* Ju shkatërruat institutin e hidro-gjeologjisë.
* Ju shkatërruat institutin e ndërtimit.
* Ju shkatërruat kodin e ndërtimeve.
* Ju shkatërruat Shqipërinë.
* Ju shkatërruat popullin tim.
* Ju shkatërruat moralin tonë kombëtarë.
* Ju, shkofshi në " dall" me pasuritë dhe politikën tuaj!

C7843552-AF9C-4CDC-9F7F-5E4D640D5914.jpeg
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
5,247
Reaction score
473
Points
83
Isha ne kafe, jashte te bllk kur e tundi kete 4.5-cen.

Vec se koha e tundies ishte e shkurter...;)

E tundi mire.
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
4,513
Reaction score
575
Points
113
4.5 nuk eshte dhe aq shume. Po te ishte nja 8 a 9-te kjo do te ishte tundje e mire.

Varet me cfare shkalle e mat. Balle apo rihter.


GBR
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
5,247
Reaction score
473
Points
83

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
4,513
Reaction score
575
Points
113
Azo, tiku...


Spostimi eshte ne drejtim te njera tjetres apo ne largim te njera tjetres?

Kete e them sepse u trondita kur pashe ne Vlore alarmin e vene nga qytetaret e dy pallateve te cilet kishin vene re se boshlleku midis tyre (pallateve) ishte zhdukur.

Perplasja e dy pllakave tektonike eshte shume me tragjike se sa largimi i tyre nga njera tjetra.

Mendoni nje karambol makinash.


Gabrielle
 

SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,148
Reaction score
767
Points
113
Një shoqëri që çuditet nga të mençurit.

Nëse do të kuptosh ku ka mbërritur niveli i njerëzve publik në Shqipëri, mund të shikoni adhurimin me të cilin është mbështjellë portreti i pedagoges Luljeta Bozo, për shkak të daljeve të saj në ekran me rastin e tërmetit. Befas njerëzit duket sikur kanë zbuluar “arushën Mira” që i zbavit dhe qetëson këto ditë të stresuara, dhe janë gati ta shpallin brenda ditës, ministre, kryeministre, presidente, e gjithçka tjetër.
Kjo vjen pikë së pari nga fakti se për vite të tëra shoqëria jonë promovoi njerëz mediokër, dhe quan shkrimtarë njerëz që botojnë pallavra mediokre publicistike apo libra kuzhine, quan shkencëtarë njerëz që kopjojnë studime shkencore dhe i paraqesin si punë shkencore, quan inxhinierë, njerëz që urdhërohen nga investitorë kriminelë, dhe quan menaxherë njerëz që dinë të bëjnë tendera.
Befas tërmeti zbuloi që ata që merren me tërmete janë shkencëtarë, ata që duhet të ndërtojnë godina duhet të jenë inxhinierë, ata që studiojnë fortësinë e dherave quhen gjeologë, dhe mbi të gjitha, ata dinë të flasin e të shpjegojnë qartë.
Nuk kanë nevojë as të thonë fjali të tipit “sonilameço”, dhe as të kenë orë të shtrenjtë si Fevziu.
Profesore Luljeta në fakt është vërtet një pedagoge e mrekullueshme, që meriton të respektohet. Por brezi i profesorëve të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Gjeologjisë Inxhinierike në Shqipëri, është brezi i shkencëtarëve të vërtetë të Shqipërisë.
Jo i këtyre që mbrojnë mastera me llafollogji që nuk aplikohen askund, por brezi i atyre që puna shkencore kthehej në godinë, galeri, puse shpimi, apo diga hidrocentrali.
Deri në vitin ‘90 ata mbajtën jo vetëm peshën e mësimëdhines, por dhe peshën e kërkimit shkencor në vend, si dhe drejtimin e shumë veprave të mëdha inxhinierike.
Sot shumica e tyre janë në fund të jetës së tyre biologjike, me pensione modeste dhe të shpërfillur nga shoqëria.
Prej vitit 2007, qeveria e Sali Berishës i mbylli gjithë Institutet kërkimore shkencore të vendit, duke i kaluar në ndërmarrje pasive në varësi të Universitetit të Tiranës, i cili praktikisht i ka asgjesuar. Mes tyre dhe Institutin e Sizmiologjisë.
U shkatërruan dhe u “ristrukturuan” duke humbur bazën e të dhënave shkencore, Shërbimi Gjeologjik i Shqipërisë, Shërbimi Minerar dhe dhjetëra institute shkencore në vend.
Universiteti i Tiranës harxhon 400 milionë lekë për roje dhe 4 milionë lekë për kërkime shkencore. Shumica e tyre u nxorën në pension. Vetë profesore Luljeta u pushua nga puna nga Sali Berisha në vitin 2010.
Në vend të profesorëve u shpikën ata që quhen “ekspertë” të pavarur, të cilët shesin produktet shkencore të komunizmit si punë të tyre, dhe firmosin nën lehtësinë e honorarit, çdo oponencë teknike që kërkojnë investitorët.
Goditja që qeveria shqiptare u ka dhënë më 2007 gjithë Instituteve Kërkimore në Shqipëri, ishte në fakt hapi i parë për goditjen ndaj arsimit në Shqipëri.
Duke goditur Institutet Kërkimore, u godit elita shkencore e vendit dhe u doli turpi gjithë mediokrëve dhe njerëzve të paaftë, të shpalleshin pedagogë, fillimisht në Universitetet private, e pastaj në publik, duke dalë nëpër ekrane.
Pa goditur këtë elitë shkencore, vështirë se do të krijohej brezi i Universiteteve private si kërpudha, që relativizuan shkencën, relativizuan elitën shkencore, relativizuan thellësinë e dijes dhe shkollimit në Shqipëri, dhe në vend të profesorëve, promovuan në ekrane propagandistë autodidaktë, që ua shkruajnë poshtë me titra titullin “pedagogë”.
Për shumë vite, gati më shumë se një dekadë e gjysëm, shqiptarët mendojnë se pedagogë janë ata mediokrit që shfaqen në ekrane.
Dikush ka ndeshur rastësisht tek Luljeta Bozo dhe befas njerëzit panë që shkencëtarët qenkan ndryshe, jo si ata që lulëzuan pasi u shkatërruan Institutet shkencore dhe elita shkencore e vendit.
Dhe të gjithë befas adhurojnë profesore Luljetën, e cila meriton në të vërtetë gjithçka.
Sot dëgjova dhe Presidentin që është pjesë e këtij krimi politik, i cili kërkon të bëhet një hartë e risqeve sizmike në vend, nga struktura të specializuara.
Në fakt, katër profesorët më të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë, Shyqyri Aliaj, Siasi Koçiu, Betim Muço (vdekur) dhe Eduard Sulstarova, që janë dhe baballarët e sizmikës dhe sizmiotektonikës, e kanë bërë që në vitet tetëdhjetë një hartë të tillë, e cila përcakton me detaje në çdo rajon të Shqipërisë, se sa dhe si duhet ndërtuar.
E ka dhe Durrësin e Tiranën shumë qartë.
Por pas viteve ‘90, ata jo vetëm që u injoruan si personalitete, por u injorua dhe puna e tyre shkencore, duke u vjedhur, nëpërkëmbur dhe shitur privatisht nga “ekspertët”.
Shqipëria është vendi që ka më shumë statistika të gjeologjisë inxhinierike në botë për metër katror, pasi është vendi që ka bërë më shumë shpime gjeologjike për nevoja të ekonomisë në kohën e komunizmit.
Të dhënat e atyre shpimeve janë në dosje të mykura, nëse janë gjallë në arkivat e ndërmarrjeve gjeologjike, dhe Insititutet që janë mbyllur, shkrirë e rishkrirë, mund t’i përpunonin ato të dhëna, të ndërtonin hartat dhe diagrama rreziku për çdo kilometër katror të Shqipërisë, që nga Tropoja deri në Konispol.
Por kjo është një histori që tani kujtohet vetëm se na ra tërmeti.
Pasi ky rrezik të kalojë, pasi të mësohemi me të keqen, përsëri në ekran do kemi gjithologë mediokër, politikanë që do thonë se tërmetin e solli “Syri i Kuçedrës”, apo paranojakë që do thonë se e sollën shpimet në Mesdhe.
Në ekrane pas kësaj do të ketë injorantë që shfaqen si pedagogë dhe që për të mbuluar boshllëkun intelektual, bëhen njerëz politik dhe zënë llogoren e tyre.
Kjo na ka katandisur aq keq, sa tani Luljeta Bozo është bërë një yll ekranesh, pasi njerëzit kanë harruar të dëgjojnë njerëz të mençur duke folur.
Yll je profesore, qoftë dhe që u kujtove të gjithëve, se nuk shkohet gjithë jeta me budallenj.

Autor: Mero Baze me 4.12.2019

FAZIT: SHUPLAKE ne SURRAT per disa PISANJOSER qe ka KY forum.

PS: fillim jave si ta deshironi dhe diten e mire per SOT.
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
5,251
Reaction score
245
Points
63
Location
Sa me shume kryqezim rrugesh ndertohen aq me pak d
Klodian Tomorri

Fatkeqësitë dhe dhimbjet e shumicës janë mundësi përfitimi për një grusht njerëzish. Në shumë raste, ky është thelbi i fatkeqësive natyrore.

Kur cikloni Nargis goditi Mianmarin e qeverisur nga Junta ksenofobe, gjeneralët shpallën mijëra hektarë toka të fermerëve, si të infektuara dhe më pas i morën vetë. Në New Orleans, kompanitë e mëdha të ndërtimit shfrytëzuan uraganin Katrina për të nxjerrë të varfrit nga banesat publike, ku ngritën kullat gjigande. Në Tiranën e pas tërmetit po ndodh e njëjta gjë.


Në 8 dhjetor fadromat e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës zbarkuan në Qytetin Studenti për të prishur disa godinat e familjarëve me preteksin se janë dëmtuar nga tërmeti. Duke shfrytëzuar shokun psikologjik dhe tulatjen e qytetarëve nga tërmeti, ndërtesa e parë që u shemb përdhe ishte ajo me numër 15. E njohur ndryshe si godina e Lirisë, për shkak se aty u themelua Partia Demokratike dhe lindi pluralizimin politik në Shqipëri, ishte e para që u shemb përdhe.

Pas saj rruspat u vërsulën me radhë edhe tek dy godina të tjera, 18-a dhe 19-a. Në të treja godinat banojnë familjarë dhe pamjet e transmetuara nga media tregojnë se të paktën, në dy prej tyre tërmeti nuk kishte shkaktuar asnjë dëm, e jo më t’i kishte bërë ato të pabanueshme dhe të rrezikshme për qytetarët. Atëherë pse Bashkia dhe Qeveria nxituan për të shembur ndërtesat dhe për të nxjerrë jashtë familjet?
Përgjigja është e thjeshtë. Pas prishjes së godinave qëndron plani për një koncesion. Ai i kampusit Universitar. Për të njëjtën arsye në Kamëz, tritoli po shemb 10 ndërtesa familjarësh.

Në qeveri, vendimi është marrë sakaq. Kampusi i ri universitar do të ndërtohet me PPP, përmes një skeme që tashmë njihet. Fillimisht privati e ndërton me paratë e veta dhe më pas qeveria apo bashkia e shlyen me këste për disa vjet.

Kjo tashmë është pranuar edhe nga vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili dy ditë më parë deklaroi: Siç kemi bërë me projektin e shkollave, ku kemi filluar shkolla të reja me një skemë shumë kreative, që i bëjmë pagesat ndër vite, besoj që edhe në “Qytetin Studenti” do kemi mundësi t’i bëjmë pagesat ndër vite, teksa fillon një kampus i ri këtu dhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës, që besoj nga kjo fatkeqësi del edhe një avantazh i jashtëzakonshëm, për të sjellë një urbanistikë që i bën ballë 100 viteve të tjera të Tiranës.

Koncesioni pritet të miratohet shumë shpejt. Fillimisht qeveria do të ngrejë një grup pune, që do të përgatisë modelin e kontratës dhe më pas do të vijohet me nënshkrimin e saj. Tani mbetet për t’u parë vetëm se cili është ndërtuesi i piketuar për kontratën e majme të Kampusit. Pas Kampusit, e kanë radhën edhe dy koncesione të tjera. Ai i Akademisë së Arteve dhe ai i Akademisë së Policisë.

Pas çdo dhimbjeje, mbin një koncesion dhe skema është gjithmonë e njëjtë. Del një projekt biznesi, i cili qytetarëve u propagandohet si shpëtimtar, por që në të vërtetë kanalizon fonde publike në llogari private, shpesh me procedura ekstraligjore. Dhe ky është aplikimi ekstrem i doktrinës së shokut dhe kapitalizmit të katastrofave. Arkitekti qëndron atje lart.
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
7,982
Reaction score
740
Points
113
Klodian Tomorri

Fatkeqësitë dhe dhimbjet e shumicës janë mundësi përfitimi për një grusht njerëzish. Në shumë raste, ky është thelbi i fatkeqësive natyrore.

Kur cikloni Nargis goditi Mianmarin e qeverisur nga Junta ksenofobe, gjeneralët shpallën mijëra hektarë toka të fermerëve, si të infektuara dhe më pas i morën vetë. Në New Orleans, kompanitë e mëdha të ndërtimit shfrytëzuan uraganin Katrina për të nxjerrë të varfrit nga banesat publike, ku ngritën kullat gjigande. Në Tiranën e pas tërmetit po ndodh e njëjta gjë.


Në 8 dhjetor fadromat e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës zbarkuan në Qytetin Studenti për të prishur disa godinat e familjarëve me preteksin se janë dëmtuar nga tërmeti. Duke shfrytëzuar shokun psikologjik dhe tulatjen e qytetarëve nga tërmeti, ndërtesa e parë që u shemb përdhe ishte ajo me numër 15. E njohur ndryshe si godina e Lirisë, për shkak se aty u themelua Partia Demokratike dhe lindi pluralizimin politik në Shqipëri, ishte e para që u shemb përdhe.

Pas saj rruspat u vërsulën me radhë edhe tek dy godina të tjera, 18-a dhe 19-a. Në të treja godinat banojnë familjarë dhe pamjet e transmetuara nga media tregojnë se të paktën, në dy prej tyre tërmeti nuk kishte shkaktuar asnjë dëm, e jo më t’i kishte bërë ato të pabanueshme dhe të rrezikshme për qytetarët. Atëherë pse Bashkia dhe Qeveria nxituan për të shembur ndërtesat dhe për të nxjerrë jashtë familjet?
Përgjigja është e thjeshtë. Pas prishjes së godinave qëndron plani për një koncesion. Ai i kampusit Universitar. Për të njëjtën arsye në Kamëz, tritoli po shemb 10 ndërtesa familjarësh.

Në qeveri, vendimi është marrë sakaq. Kampusi i ri universitar do të ndërtohet me PPP, përmes një skeme që tashmë njihet. Fillimisht privati e ndërton me paratë e veta dhe më pas qeveria apo bashkia e shlyen me këste për disa vjet.

Kjo tashmë është pranuar edhe nga vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili dy ditë më parë deklaroi: Siç kemi bërë me projektin e shkollave, ku kemi filluar shkolla të reja me një skemë shumë kreative, që i bëjmë pagesat ndër vite, besoj që edhe në “Qytetin Studenti” do kemi mundësi t’i bëjmë pagesat ndër vite, teksa fillon një kampus i ri këtu dhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës, që besoj nga kjo fatkeqësi del edhe një avantazh i jashtëzakonshëm, për të sjellë një urbanistikë që i bën ballë 100 viteve të tjera të Tiranës.

Koncesioni pritet të miratohet shumë shpejt. Fillimisht qeveria do të ngrejë një grup pune, që do të përgatisë modelin e kontratës dhe më pas do të vijohet me nënshkrimin e saj. Tani mbetet për t’u parë vetëm se cili është ndërtuesi i piketuar për kontratën e majme të Kampusit. Pas Kampusit, e kanë radhën edhe dy koncesione të tjera. Ai i Akademisë së Arteve dhe ai i Akademisë së Policisë.

Pas çdo dhimbjeje, mbin një koncesion dhe skema është gjithmonë e njëjtë. Del një projekt biznesi, i cili qytetarëve u propagandohet si shpëtimtar, por që në të vërtetë kanalizon fonde publike në llogari private, shpesh me procedura ekstraligjore. Dhe ky është aplikimi ekstrem i doktrinës së shokut dhe kapitalizmit të katastrofave. Arkitekti qëndron atje lart.
 
  • Like
Reactions: par

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
5,251
Reaction score
245
Points
63
Location
Sa me shume kryqezim rrugesh ndertohen aq me pak d
U prenë në besë! E verteta e rrëzimit të pallateve në Thumanë





A mund të shmangej humbja e jetëve nga tërmeti i 26 nëntorit në pallatet e Thumanës? Pyetje e diskutuar shpesh këto kohë dhe për të cilën banorët e Thumanës, e kanë një përgjigje. ABC News ka mbledhur dëshmitë e të mbijetuarve dhe i ka përballur ato, me deklaratat e Kryeministrit Rama dhe anëtarëve pergjegjës të qeverisë. Çfarë thanë ata pas tërmeteve të 4 korrikut dhe 21 shtatorit? Përse u lejuan të vazhdonin të jetonin në godinat e dëmtuara në strukturë dhe siguria që vinte nga propoganda në ERTV? Institucionet neglizhuan çarjet e strukturës nëpër banesat e tyre deri në momentin fatal kur mëngjesin e 26 nëntorit, pallatet ranë si të ishin prej kartoni.

Nga Luljeta Progni

Alesio dhe Aureli duken të lumtur. Po shkojnë në shkollë dhe kryeministri po i përcjell me makinën e tij. Është dita e parë e shkollës pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi rëndë familjet e tyre, por edhe gjithë komunitetin që jetonte në pallatet e Thumanës.

Është e pazakontë për ta, që të jenë pranë Kryeministrit thuajse çdo ditë, nga e nesërmja kur shtëpitë e tyre ishin rrënuar. I vizitoi në spital, pasi u hodhën nga katet e larta tëpër t’i shpëtuar tërmetit. Pastaj i mori dhe i çoi në Torino për të takuar idhujt e tyre, dy futbolliste me famë botërore, Kristiano Ronaldon e Lugji Bufon. I ka vizituar në banesat ku po jetojnë përkohësisht, ju ka lënë në dispozicion një kohë të konsiderueshme në ERTV, duke u kujdesur deri në detaje, pak a shumë si telenovelat që janë kthyer sot në domosdoshmërinë e shumë shqiptarëve. Seritë ja lënë vendin njëra tjetrës dhe merret me mend që surprizat e serisë të ardhshme do të vazhdojnë të rrisin audiencën e serialit të suksesshëm.

Por përtej fokusit të produksionit të ERTV, mbeten mijëra shqiptarë me hallet e tyre që nuk shihen dhe nuk janë parë edhe para tërmetit.
Alesio e Aureli ende nuk e kanë kuptuar mirë çfarë ju ka ndodhur, ashtu si nuk po e kupton edhe një pjesë e mirë e njekësve të serialit, sepse propaganda qeveritare e ka marrë në dorë dhimbjen e tyre. Padyshim që këta fëmijë kanë nevojë për kujdes që të mos qajnë por ata kanë nevojë të jenë pranë një psikologu që ndoshta mund ta bënte punën më mirë se sa Kryeministri.

Sepse Kryeministri kishte tjetër gjë në dorë që këta fëmijë të mos qanin. Kishte në dorë të bënte gjithçka duhet të bëjë një Kryeministër para 26 nëntorit, kur strukturat shtetërore duhet të kishin funksionuar për të parandaluar gjëmën pas sinjaleve të qarta nga tërmeti i 21 shtatorit dhe thirrjes për ndihmë të familjarëve të Alesios e Aurelit, qysh nga tërmeti i 4 korrikut 2018.

Duhet të kishin menduar për jetët e tyre të rrezikuara nga çarjet e themeleve të pallateve ku jetonin. Institucionet shtetërore e kishin mësuar prej kohësh se pallatet e Thumanës ishin rrezik potencial për jetët e njerëzve që strehoheshin aty.

Banorët e Thumanës e adresuan qartë alarmin, madje edhe me protesta duke paralajmëruar rrezikun që iu kanosej. Ata kishin kërkuar ndihmë më shumë se njëherë nëpër dyert e shtetit, por kurrë nuk morën një përgjigje.

Paralajmërimi i banorëve të Thumanës kishte nisur qysh më 4 korrik 2018, kur tërmeti i asaj dite kishte çarë muret e pallateve të tyre. Prej dy vjet askush nuk u shqetësua për qindra banorë që po flinin me rrezikun për të mos u gdhirë ditën tjetër.

Banorët e mbijetuar të pallateve që u shemben në Thumanë kanë rrëfyer gjithçka për Abc News.

“Vinin e shihnin, bënin filmime, dhe largoshin… do vijnë inxhinierët, na thoshin. Ne nuk i njohëm kush ishin inxhinierët, vetëm ata pjesëtarët e komunës. Nuk na u prezantua dikush se kush është inxhinieri… “, shprehet një prej banorëve të Thumanës që i mbijetoi tragjedisë.

Ndërsa dëgjohet edhe zëri i një gruaja që shprehet “u fut si në harresë kjo punë..”.

Më tej ai shprehet se “u bëmë 10-15 vetë dhe shkuam edhe njëhere tek komuna, por prapë do na thanë do iu sjellim përgjigje, do iu sjellim përgjigje…”

Një grua në moshë shprehet për mikrofonin e Abc News “ju dhamë letrat, i fotokopjuan letrat e shpisë, edhe ma s’erdhi kush me u pa shpinë”.

Ndërsa një burrë, po prapë nga Thumana shprehur se “kanë ardhë i kanë shiku por jo me kompetencë ta plotë, pra nuk na thanë të rrimë apo të dalim”.

“U dëmtua hyrja e plakut tim, u çanë savatimet, muret se nuk e dimë se çfarë janë konkretisht se sjemi inxhiniere. Ne na thanë se janë të banueshme. Ok u futëm brenda! Erdhën ata të Durrësit dhe na thanë janë në rregull banesat”, shprehet një tjeter banor në dëshminë e tij.

“Çdo natë që shkonin në frikë nuk flinim gjumë muri i çarë savatimi dhe kur u shemb pallati s’kishte llac gjëkundi, veç tullë”.
Ndërsa një vajzë e re, banore e Thumanës, shprehet se “kur ra termeti i 4 korrikut kam fjetur tek tezja dhe kur u ktheva kishte dridhje dhe dilja natën jashtë”.

Qeveria kishte 1 vit e gjysëm kohë për të ndërhyrë në godinat e dëmtuara të Thumanës, deri më 26 Nëntor kur termeti i tretë dhe më i fortë se dy të parët i shembi godinat duke marrë jetën e 25 personave.

Kryeministri u kthye me urgjencë nga Frankfurti për të mbledhur qeverinë në mesnatën e 21 shtatorit.

“E bëjmë këtë mbledhje të jashtëzakonshme pasi jemi gjendur në një situatë të jashtëzakonshme, të një termeti të fortë që ka tronditur dhe ka alarmuar gjithë njerëzit. Ekipet stafet emergjencave do të inspektojnë nga afër çdo rast. Këto dëmtime strukturore të banesave e ndërtesave mund të rrezikojnë qytetarët. kjo është gjëja më urgjente që duhet bërë duke nisur nga neser”, tha ai.

Por a shkoi ne te vertete njeri në Thumanë për ti parë këto pallate?

Banorët e mbijetuar shprehen se “Komuna e Thumanës ka ardhë e i ka parë, por nuk na tha as të hyjmë, as të dalim…”

“I filmuan s’kanë probleme na thanë dhe su mor kush më me atë punë”, shprehen banorët.

Pra atje në terren, në Thumanë asgjë nuk kishte ndodhur. Banorët nuk dinin ç’të bënin me gjendjen katastrofike të banesave të tyre.

Qeveria kishte premtuar ndryshe… Minsitrja Xhaçka raportoi se situata është nën kontroll dhe se të gjithë strukturat po identifikonin dëmet nëpër banesa, gjtihashtu I bënte thirrje banorëve të raportonin dëmet. Ata I raportuan dhjetra here madje edhe protestuan, por Xhaçka dhe shoqet e shokët e saj nuk i dëgjuan kurrë, ERtv kishte tjetër programacion ato ditë.

Ministrja e Infrastrukturës premtoi se instituti i ndërtimit ishte angazhuar të identifikonte çdo dëm, në çdo banesë. Edhe kryeministri e lajmëroi me garanci, se ky institucion e kishte garantuar për inspektimin në terren.

E gjithë qeveria bashkë me deputetët e mazhorancës vazhduan propagandën për javët në vazhdim se në terren po punohej si në një situatë emergjence për të riparuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti e për të garantuar jetët e qytetarëve.

Gjithçka mbeti njësoj si më parë, të çarat e pallateve i mbyllën përkohëshisht me llaç, si për të volusor brenda gërmadhës fatin e zi të 25 viktimave të atij komuniteti.

Blloku i pallateve në Thumanë është ndërtuar para viti 1990. Këto ndërtesa të prekura nga tërmeti I 4 korrikut dhe 21 shtatorit, ishin përcaktuar të shiheshin me prioritet, kështu pati thënë edhe kryeministri Rama.

Rama foli edhe për të dhëna që I vinin nga terreni, fliste me kompetencë për të çarat që ishin vënë re… dhe kishte garantuar se s’kishte asnjë rrezik momental.

Si një ekspert i vërtetë, Rama kishte sqaruar banorët e trembur të detyruar të qëndrojnë nëpër banesa, duke iu dhënë garanci se për momentin nuk kishte rrezik imediat. Kështu banorët e Thumanës si shumë të tjerë, kishin vendosur të lënë pas dilemat dhe të vazhdojnë të qëndrojnë në banesat e tyre.

Por vrulli i parë i kryeministrit dhe i qeverisë për të riparuar pasojat e tërmetit të 21 shtatorit, do të binte shumë shpejt. I fundit komunikim do të ishte 11 ditë pas tërmetit të 21 shtatorit, kur kryeministri doli në një konferencë të shumëpritur, por jo për pasojat e tërmetit dhe atje sqaroi çfarë kishte bërë ekipi I tij dhe çfarë pritej të ndodhte në vazhdim. Rama e mbylli ligjëratën me lutjen e besimin se gjenerata e tij nuk do ta shihte një tërmet të ngjashëm në vëndin tonë.

Por ja që ndodhi dhe shumë më i fortë se ai i 21 shtatorit. Një tërmet që zuri brënda jo pak por 51 viktima. 25 prej tyre në Thumanë. Në një pallat me 39 banorë, 17 prej tyre mbetën nën rrënoja, tetë të tjerë në një pallat ngjitur. Të tjerë mbetën nën rrënojat e shtëpive në kënetë apo në pallate në durrës e plazh. Janë 51 viktima dhe ky është fakt që nuk mbulohet me propagandë. Sepse janë jetë njerëzish dhe jo shifra raportesh për varfërinë apo rritjen ekonomike, atje ku makineria e propagandës luan si të dojë me shifrat.

Nuk janë persona që kanë ikur në emigracion e mund të thuash për ta se ikën për turizëm apo se ishin në Greqi prej kohësh e ikën nga kriza greker. Ata janë larguar përgjithmonë nga kjo jetë, sepse mbetën nën rrënojat e pallateve për të cilat kryeministri e zyrtarët që ai drejton, kishte dhënë garanci. Janë jetë të humbura jo nga tërmeti, por nga babëzia e pushtetit dhe nuk jemi në ato raste kur propaganda të nxjerr nga halli.

A duhet të prisnim të binte ky tërmet që të shihnim se si funskionojnë institucionet tona shtetërore? Se sa gabime kemi bërë në uzurpimin pa asnjë kriter të tokave? Se sa e korruptuar paska qenë gjithë struktura, që nga ata që lejuan ndërtimet pa kriter deri te ata që tallen me emergjencat civile? Duhet të ndodhte patjetër kjo gjëmë, që të shihnim seriale mallëngjyese me protagonist Kryeministrin?

Ra ky tërmet, e u pamë…

/abcnews.al
 
Top