• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Te reja nga Shkenca dhe Jeta

Heily

BuRreLse
Anëtar
Jan 16, 2010
Postime
337
Reaction score
1
Points
0
Location
Ku tme doje e bardha zemer
Mikroelemente:
Hekuri (Fe):Funksjoni kryesor i hekurit ne organizem eshte trasporti i O2 nepermjet hemoglobines,mioglobines,sistemit te citokromeve dhe supstancave te tjera qe marrin pjese ne qarkullimin e O2.Hekuri se bashku me Cu dhe Co marrin pjese ne biosintezen e hemoglobines dhe formimin e rruazave te kuqe te gjakut.Pjesa me e madhe e hekurit qe clirohet ne zorre perthithet perseri.Mungesa ne hekur ben qe organizmi te shfaq shenja anemie e cila eshte e perhapur ne te gjith boten.Dietat me te rendesishme qe duhet konsumuar qe per marrjen e hekurit ne organizem jane:
1-Dieta me permbajtje te larte te produkteve shtazore
2-Dieta me permbajtje mesatare te produkteve shtazore
3-Dieta me permbjatje te ulet te produkteve shtazore.
Organizmi e merr hekurin prej produkteve me origjine bimore(Disa lloj perimesh),si dhe nga shume produkte me origjine shtazore kryesisht Mishi,Peshku,Vezet etj.Zakonisht rekomandohen dieta me 15 mg Fe/1000 kal e cila ndryshon ne varesi te moshes dhe seksit.
Jodi (I):Jodi konsiderohet si funksjoni baze i gjendrres se tiroides.Ai sigurohet nga organizmi kryesisht nga produktet e detit,ne organizem funksjoni i gjendrres tiroide crregullohet si ne raste kur ai eshte me shumice ashtu edhe ne rastet kur eshte me pakice,nje metode efiskase tjeter qe mund ta marrim jodin eshte edhe shtimi i sasise se jodureve ne kripen e perdorimit shtepiak.
Zinku(Zn):Edhe zinku ben pjes ne mikroelemente sepse edhe ai ne organizem ndodhet ne sasi shume te vogela,per te plotesuar nevojat per zink rekomandohet qe ai te merret ne sasine 18mg/diete.Zinku mund te merret kryesisht permes Mishit,Kakaos,Arrave dhe ne sasi me te vogel permes perimeve, frutave e drithrave.Mungesa ne zink e organizmit sjell vonesa ne rritje,anoreksi,vjellje,si dhe prekje te lehte nga infeksjonet e ndryshme.

Bakri(Cu):Ashtu si e permenda pak me siper tek funskjonet e hekurit bakri eshte nje nga elementet baze qe merr pjese ne formimin e rruazave te kuqe te gjakut,ne djetat e perditshme rekomandohet nje sasi prej 1.5-2 mg Cu/dite.Ai ndodhet kryesisht ne melci,,tru,veshka,si dhe ne sistemin e miokardit te Zemres,ky element sigurohet permes ushqimeve te tilla si Mishi,Drithrat,Peshqit etj.Mungesa ne baker sjell perthithje jo normale,Dobesim te kockave,probleme anemike etj.
Mangani(Mn):Mangani konsiderohet edhe ky nje perberes teper i rendesishem ne organizem,sepse ky katalizon reaksjone shume te rendesishme te forumimit te shqernave.
Seleni(Se):Seleni eshte njeri nga elementet qe sherben per mbrojtjen qelizes kunder dukurise se peroksidimit.Me me shumice permbahet tek Peshqit e detit,perimet etj.Nqs ai mungon ne organizem ky i fundit shfaq dobesi,anemi,hipertension etj.
Kromi(Cr):Ky konsiderohet si nje mikroelement baze sepse merr pjese ne organizem ne metabolizmin e yndyrnave.Ai gjendet me me shumice ne djath,birre dhe mish.Nqs ai mungon preken zakonisht nervat periferike.

Makroelementet:
Kalciumi(Ca):Ky eshte njeri nga elementet qe ndodhet ne sasine me te madhe nga c’do kation tjeter.Ai kryesisht ndodhet ne formen e karbonateve.Funksjoni kryesor i tije eshte ai i ndertimit te skeletit dhe kockave,ajo pjese e tije qe nuk hyne ne ndertimin e kockave sherben per mpiksjen e gjakut ne organizem,ne funksjonimin normal te muskulit te zemres si dhe ne funskjonim normal te nervave.Ai ndodhet ne shume produkte ushqimore sidomos ne djath,qumesht,fasule,kallamar etj.Gjithashtu nje rol tjeter i rendesishem i kalciumit eshte edhe marrja pjese ne koagulimin e gjakut.
Fosfori(P):Fosfori merr pjese si element plastik dhe eshte shume i rendesishem ne mjaft procese biologjike ne organizmin tone.Nje sasi e konsiderueshme ndodhet ne skelet,pjesa tjeter ne muskuj,nje pjes ne tru dhe pjesa tjeter qe ngelet ne gjak.Gjithashtu nje rol i rendesishem i tije eshte edhe perberja e ATP,ruajtjen e ekuilibirit acid-baze ne organizem.Te pasura me fosfor jane qumshti,mishi dhe perimet,mungesa e tije ne organizem zakonisht shkakton dobesim te kockave.

Magnezi(Mg):Se bashku me kalciumin dhe fosforin marrin pjese ne ndertimin e skeletit,Gjithashtu ai merr pjese edhe ne reaksjonet qe kane ATP.Ushqimet me te rendesishme jane djathi,mishi si dhe disa lloj perimesh.
Kaliumi(K):Kaliumi ndodhet ne organizem ne forme jonike dhe eshte i perqendruar ne brendesi te qelizave.Ky eshte perberesi kryesor i lengut brendaqelizor,ne dietat e perditshme per te plotesuar nevojat e organizmit rekomandohen 4g/dite.Gjendet ne produkte si Fasule,bizele,patate,banane,lulelaker dhe spinaq etj.Eleminim i tije nga organizmi behet me ane te urines.Mungesa e tije sjell bllokim te zemres,debulese,dobesim te muskujve madje shkon edhe deri ne humbje jete.

Natriumi(Na):Natriumi eshte perberesi jashtqelizor i organizmit,zakonisht ndodhet ne formen e Klorurit te Na.Edhe ky merr pjese ne rregullimin e ekuilibirit acido-bazik ne organizem,ai mund te merret prej produkteve te tilla si Mishi,veza,qumeshti,gjithashtu si burim baze per marrjen e tije sherben kripa e zakonshme NaCl.Mungesa e tije sjell hipertensjon arterial si dhe te vjella madje con deri ne gjendje kome.
Squfuri(S):Ky eshte nje element i cili eshte i pranishem ne te gjitha qelizat.Kryesisht ai gjendet ne proteina,dhe keto jane edhe baza e marrjes se tije,nje funksjonim normal i organizmit vjen duke pasur te pakten sasine minimale te tije me squfur.
Klori(Cl):Ky ndodhet ne organizem ne trajten e NaCl sikurse dhe natriumi edhe ky merr pjese ne rregullimin e ekuilibirit acid-baze,ky ka rol kryesor ne shkembimin e klorureve ne gjak,gjithashtu klori eshte anionin kryesor qe ndodhet ne stomak dhe ndodhet ne formen e HCl dhe eshte baza e tretjes se ushqimeve,nqs ka mungese te tije atehere shkaktohen semundje te ndryshme si ulcera etj,qe vijne si pasoje e tije ne pjese te tjera te trupit......
 
Anëtar
Sep 2, 2014
Postime
7,923
Reaction score
618
Points
113
Location
zemra e alpeve Österreich
Përgjigje e: Te reja nga Shkenca dhe Jeta

Profesori i njohur ne fushen e astronomise Michael E Brown vite me pare ka qene nje kundershtues i ashper i teorise se egsistences se nje planeti tjeter gjigand ne kufijte e sistemit tone diellor, ka qene protagonist i zellshem ne deklasifikimin e Plutonit si planet ne 2006, (i zbuluar ne vitet 30)dhe tani me vjen mire qe paska nderruar mendim dhe po i dedikohet kesaj teze aq shume te perfolur ne vite, pasi shume mbishkrime summere (te famshmet tavoleta) e permbanin ne dizenjot e tyre kte planet dhe quhej planeti X (i dhjete duke perfshire Plutonin qe konferenca e astronomove e mbajtur ne Prage e deklasifikoi ne asteroid ne 2006). Ajo qe nuk kuptoj ose nuk me bind eshte pse perpiqen te ngrene pluhur mbi kete argument duke na thene qe per momentin nuk mund te shihet apo te nxjerrim konkluzione te qarta, pasi nuk disponojme mjete (as teleskopi HUBLE nuk ishte ne gjendje ta shihte ate qe eshte prane "deres" se Sistemit Diellor???!!!) dhe qe na duhet te presim edhe afro 4-5 vjet deri sa te hyje ne funksion nje teleskop i ri me i fuqishem sesa ky qe disponojme sot, kur vitet e fundit na eshte thene me qartesi dhe eshte shpjeguar shkencerisht existenca e planeteve te tjere ne galaxy shume e shume me te largeta sesa distanca per te cilen behet fjale kesaj rradhe! Mos behet fjale per planetin NIBIRU?
 
Anëtar
Sep 2, 2014
Postime
7,923
Reaction score
618
Points
113
Location
zemra e alpeve Österreich
Përgjigje e: Te reja nga Shkenca dhe Jeta

Profesori i njohur Zecharia Sitchin mban ne dore pikerisht nje nga mbishkrimet e hershme sumere ku ne anen e majte lart vihet re dizenjo me 12 trupat qiellore qe perbejne Sistemin tone Diellor, sipas fiseve antike sumere dhe qe datojne afro 10,000 vjet me pare!
 

busavata

Dr. për Rock & Roll
Staff member
Anëtar
Aug 29, 2010
Postime
8,389
Reaction score
118
Points
63
Location
Gjilan
Përgjigje e: Te reja nga Shkenca dhe Jeta

Profesori i njohur Zecharia Sitchin mban ne dore pikerisht nje nga mbishkrimet e hershme sumere ku ne anen e majte lart vihet re dizenjo me 12 trupat qiellore qe perbejne Sistemin tone Diellor, sipas fiseve antike sumere dhe qe datojne afro 10,000 vjet me pare!
jon te verteta , i kan bo ne pllaka metali qe te mbijeton ma gjatë .. ti kishin shkru ne leter i kish mar lumi ..
 

Zëu_s

Hyllius
Anëtar
Jan 9, 2014
Postime
250
Reaction score
7
Points
0
Location
Kasmos (gjithkund)
Përgjigje e: Te reja nga Shkenca dhe Jeta

jon te verteta , i kan bo ne pllaka metali qe te mbijeton ma gjatë .. ti kishin shkru ne leter i kish mar lumi ..
ose jan t'verteta ose Sitchini ka krokodillofobi ...


(Sitchin ne nenforumin e shkences a :confused: )
 

Tj Tweedle

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 3, 2015
Postime
837
Reaction score
15
Points
0
Sa here qe thuhet qe nje civilizim i lashte dinte kete apo ate qe ka te beje me numrat, direkt mendja me shkon te matematika e perdorur nga ai civilizim dhe ndonje besytni me numrat.
Nga nje kerkim ne internet gjeta qe sumeret kane perdorur sistemin numerik me baze 60, qe shprehet me ane te dy duarve. Tek njera dore perdoren nyjet e kater gishtave, pra gjithsej 12 (3 per cdo gisht) dhe tek dora tjeter perdoren 5 gishtat e plote. Keshtu perftohet 60-a.

Sistemi numerik me baze 12 eshte perdorur ne kohet e lashta shume, prej nga kemi edhe dyzinen e perdorur edhe sot e kesaj dite. Kompletet e pjatave dhe filxhanave jane gjithmone gjysem dyzine (pra 6). Edhe perdorimi i nyjeve te gishtave perdoret edhe sot e kesaj dite. Po te pyesni ndonje iraken apo pakistanez te numeroje me gishta (kete te fundit me ka qelluar vete) do ta shihni qe ai do te numeroje nyjet e gishtave e jo gishtin e plote sic bejme ne.

Me fjale te tjera, ma ha mendja qe kjo puna e planetit te 12 te sumereve ka me shume mundesi te jete ndonje mitologji, sesa astronomi e vertete. Ose ndonje lloj astronomie e mbushur me mitologji e perendira, sesa me vrojtime konkrete.
 

Hawk

V.I.P
Anëtar
Nov 24, 2014
Postime
6,928
Reaction score
172
Points
63
Përgjigje e: Te reja nga Shkenca dhe Jeta

10 mij vjete shume jane. Me siguri diku prej 5 deri 6 mij vitesh. Por pa pike dyshimi Sumeret jane populli me me ndikim per civilizim njerezor. Kontributi i tyne eshte astronomik.

Vetem ngelet misteri te zbulohet se prej nga vinin dhe kush ishin ne fakt Sumeret pasi si duket ishin ardhacak ne Irak. Nga Veriu-Anadolli/Kavkazi apo Peninsula Arabike/Gjiri Persik.
 

Tj Tweedle

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 3, 2015
Postime
837
Reaction score
15
Points
0
Sot u detektuan eksperimentalisht valet gravitacionale, te cilat qe ishin formuluar teorikisht nga Ajnshtajni 100 vjet me pare.
Kjo arritje eshte nje faqe e re ne studimin e universit, sepse pervec teleskopeve optike qe studiojne universin nepermejet valeve te drites, radioteleskopeve qe e studiojne me ane te valeve elektromagnetike, tani universi do te studiohet edhe nepermjet valeve gravitacionale, nje menyre komplet e re.
 

busavata

Dr. për Rock & Roll
Staff member
Anëtar
Aug 29, 2010
Postime
8,389
Reaction score
118
Points
63
Location
Gjilan
Përgjigje e: Re: Te reja nga Shkenca dhe Jeta

Sot u detektuan eksperimentalisht valet gravitacionale, te cilat qe ishin formuluar teorikisht nga Ajnshtajni 100 vjet me pare.
Kjo arritje eshte nje faqe e re ne studimin e universit, sepse pervec teleskopeve optike qe studiojne universin nepermejet valeve te drites, radioteleskopeve qe e studiojne me ane te valeve elektromagnetike, tani universi do te studiohet edhe nepermjet valeve gravitacionale, nje menyre komplet e re.
http://www.gazetaexpress.com/lajme/kjo-eshte-videoja-qe-shpjegon-zbulimin-me-te-rendesishem-te-njerezimit-video-167362/
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
9,981
Reaction score
486
Points
83
Përgjigje e: Te reja nga Shkenca dhe Jeta

 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
5,937
Reaction score
225
Points
63
Location
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Brenda 2050es amerika do dergoj ne Mars 1 000 000 njerez.

Babe, kush jane keta 12 planetet e sistemit djellor?! Une e di se kane qene 9 dhe tani jane 8 qe kur i hoqen statusin Plutonit.
 
Top