• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Teknika më e fuqishme e manipulimit psikologjik

Rrjeti

Anëtar
Anëtar
Dec 11, 2017
Postime
507
Reaction score
16
Points
18
Location
Në shtëpi....
A e dini se cila është teknika më e fuqishme e manipulimit psikologjik?



Në filmin “Gaslight”, bashkëshorti qëllimisht ul gazin e ndriçimit, duke i mohuar të shoqes se ka një rënie të dritës, dhe zhvendos objektet e shtëpisë duke e vënë në dukje.

Ky manipulim, që mund të duket ekstrem, kryhet për të shtrembëruar realitetin e personit tjetër. Gruaja e tij përfundon duke ndier një ankth dhe një pasiguri të tillë, saqë ajo beson se është e çmendur.

Nëpërmjet teknikës së ndriçimit të gazit, siç tregohet në filmin me të njëjtin emër, manipuluesi arrin ta bëjë personin tjetër të vërë në dyshim shëndetin e vet mendor dhe aftësive perceptuese.

Viktima nis të besojë se është e çmendur dhe të vërë në dyshim atë që mendon, ndjen, percepton, kujton, beson. Ndjehet konfuze. Nis të vërë në dyshim vizionin e vet të realitetit, të vërtetën e saj. Nëse një person nuk mund të besojë në interpretimin e saj të realitetit, ajo detyrohet të shikojë gjërat vetëm nga pikëpamja e manipuluesit, duke mohuar të vetën, duke ia nënshtruar sensin e saj realitetit, atij të tjetrit.

Ky është një shembull i një prej teknikave më të fuqishme të manipulimit të përdorura nga manipuluesit, narcizistët, sociopatët, psikopatët dhe njerëzit me probleme të mëdha.

Efekti Gaslight ndodh kur manipuluesi mohon të ketë thënë apo bërë, atë që viktima në fakt e kujton mirë, me qëllim që të vërë në dyshim pohimet e saj, deri në pikën që ta bëjë të dyshojë tek vetja.

Përdorimi i gënjeshtrës nga kjo tipologji njerëzish ndodh shpesh.

Të ashtuquajturit njerëzit normalë duhet të bëjnë një sforcim për të gënjyer. Gënjeshtra përfshin një aktivizim të brendshëm fiziologjik (përshpejtimin e rrahjeve të zemrës, ndryshimet në temperaturën e trupit, etj.) Dhe përjetim emocionesh sociale (turp, faj …) dhe më shumë.

Është më e lehtë të gënjesh, për manipuluesit dhe njerëzit shumë narcisistë. Ata shpesh e bëjnë këtë duke ju parë në sy. Ata kanë “avantazhin” që nuk ndiejnë keqardhje apo faj ndaj tjetrit.

Për ata gënjeshtra ose e vërteta provokojnë të njëjtën reagim. Pra, është shumë e lehtë për këta individë që të mashtrojnë të tjerët, për shkak të kësaj aftësie që kanë, për të ruajtur gjakftohtësinë.

Manipulimi mund të zhvillohet me kohën. Janë të identifikuar tre nivele:

NIVELI I PARË

Në këtë fazë është e vështirë të kuptohet se kemi të bëjmë me një subjekt manipulues, pasi manifestimet janë të dobëta dhe të rastësishme.

Megjithatë ndodh që viktima të bjerë në “kurthin e shpjegimit”.

Një shembull mund të jetë ky: Ju jeni në restorant së bashku me një të njohur rishtaz. Ai duket si personi i duhur dhe tregon se ka qëllime serioze. Ndërkohë që jeni në darkë, ju mund të bëni shaka miqësore me kamarierin. Në fund të mbrëmjes, ai ju ngacmon dhe ju akuzon për mungesë respekti ndaj tij, dhe se keni qenë flirtuese gjatë gjithë kohës.

Ju e dini që nuk është e vërtetë, por, duke qenë se nuk doni ta humbni, kapeni në një bisedë të pakëndshme, ku duhet të jepni një mijë justifikime dhe shpjegime. Ndjeheni jo rehat, e mërzitur, e hutuar pasi ai nuk ju beson dhe përpiqet t’ju bëjë të ndjeheni fajtore.

Gradualisht, me përsëritjen e episodeve të ngjashme me këtë, ju gjithnjë e më shumë mendoni se vazhdimisht duhet të kontrolloni atë që bëni ose thoni në shoqëri, për shkak të frikës nga reagimet e tij. I druhesh keqkuptimeve, kufizohesh, nuk shprehesh, del nga vetja.

Mekanizmi i manipulimit fillon ngadalë dhe mund të çojë në abuzime psikologjike dhe fizike.

Manipulatori fillimisht paraqitet si një person i ndjeshëm dhe simpatik, shumë i vëmendshëm ndaj nevojave dhe dëshirave tuaja.

Gradualisht ti e kupton që është një individ shumë egoist. I interesuar për të ushqyer një ndjenjë të zjarrtë të Unit dhe një pozitë pushteti në marrëdhënie.

NIVELI I DYTE

Nëse në fazën e mëparshme reagimet e tij ju shqetësojnë, kur jeni në këtë fazë ju u jepni vlerë reagimee të tij dhe ndjeni nevojë për të fituar miratimin e tij.

Në këtë pikë, nevoja juaj për t’u ndier mirë dhe e denjë për dashurinë është shumë e fortë dhe ai është edhe më i vendosur të tregojë se ka të drejtë. Mund të shfaqen grindjet e para dhe trajtimet e para të bazuara në britma, fyerje ose heshtje të akullta. Duke mos qenë në gjendje të toleroni trajtime të tilla, ju jeni gjithnjë e më shumë të gatshme të bëni dhe të kufizoni vetveten, për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje.

Situata bëhet gjithnjë e më e dhimbshme. Ju filloni të konsideroni pikëpamjen e tij si prioritare në krahasim me tuajën, e cila bëhet gjithnjë e më pak e rëndësishme dhe e besueshme.

Ju ndiheni të lodhura, të vetme, të dobëta, të brishta, të pakuptuara. Shpesh e gjeni veten duke e mbrojtur atë me miqtë dhe familjen. Ju kaloni gjithnjë e më pak kohë në aktivitete që dikur ju jepnin kënaqësi.

Ju fajësoni veten se e keni zemëruar dhe përpiqeni të kuptoni se çfarë mund të keni bërë që keni shkaktuar pakënaqësinë e tij.

NIVELI I TRETE

Eshtë më i rëndi. Këtu viktima asimilon tërësisht pikëpamjen e manipuluesit. Ka aq shumë nevojë për dashurinë e tij, për t’u ndjerë mirë me veten, saqë ka hequr krejt dorë nga vizioni dhe autonomia e saj.

Ndjeheni të zhytura në ndjenja faji dhe depresion. Mund të mos ndjeheni e zonja për asgjë të mirë dhe e paaftë të kënaqni partnerin. Merr fajin për agresivitetin e tij, keqtrajtimet që ju bën, apo indiferencën e tij ndaj teje. Ndjen ankth. Nuk di më ç’të bësh.

Mund të kesh sulme paniku dhe simptoma që lidhen me stresin (ankth, takikardi, tensione muskujsh, dhimbje koke, shqetësime gjumi). Sëmuresh shpesh.

Ke humbur krejt kontaktin me veten, dhe të ka humbur busulla e brendshme.

* Edhe pse në artikull manipuluesi shfaqet i seksit mashkull dhe viktima e seksit femër, mund të ndodhë edhe e anasjellta. /Përgatiti: bota.al
 

Adea

Super Anëtar
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
3,109
Reaction score
20
Points
38
A eshte manipulimi dicka e mire apo e keqe?!


Ne nje udhekryq une mbyll tre rruge dhe detyroj trafikun te leviz ne nje drejtim. Drejtimin e duhur. Ne kete rast une e manipuloj situaten ne menyre te tille qe te gjithe te perfundojne tek destinacioni i duhur. Ky manipulim ekzistenca e te cilit nuk njihet mund te shkaktoje pakenaqesi te medha ndaj une vendos te mos e manipuloj situaten dhe t'ju le te merrni rrugen e destinuar per ju.


Ju do me mallkonit po te manipuloja situaten dhe do te benit te njejten gje po te mos e manipuloja.

Femija manipulon. Eshte e natyrshme.

Shkalla me e sofistikuar e manipulimit edhe pse ajo nuk e njeh veten si te tille eshte pafajesia.

Per sa i perket shembujve te mesiperm une do e thoja se ndergjegjesimi i njerezve per manipulimin qe ushtrohet mbi ta nuk eshte gjithmone dicka e mire.

Nje grua e lumtur dhe e kenaqur nga jeta e cila nuk di asnje gje ne lidhje me mashtrimin dhe tradhetine qe i ben i shoqi dhe mbi te gjitha mbi manipulimin qe ai ushtron mbi te nuk duhet KURRE te mesoje te verteten e hidhur. Ne qofte se ajo ballafaqohet me te verteten atehere nje seri ngjarjesh te dhimbshme mund t'a ndjekin.
Jo vetem gruan por edhe burrin.

Nje njeri budalla dhe i pa pajisur me perceptimet ndjesore (parandjenjat) nuk meriton kurre te dije te verteten. Per hir te se vertetes si dhe per hir te tij.

Nqs ti nuk e di qe gruaja te tradheton mos prit nga une e vij dhe te t'a them. Nqs ti nuk ke parandjenje t'a kuptosh ti vete atehere kjo do te thote se ti nuk je gati te futesh ne ato sfera ekzistence te cilat jane te rezervuara vetem per ata te cilet e verteta jo vetem nuk i vret por jane ne gjendje te shohin bukuri te madhe ne te.


Manipulimi psikologjik i permendur ne rastet e mesiperme, megjithate, nuk eshte prove e mungeses se zgjuarsise nga personi i cili manipulohet POR varferi e madhe materiale dhe mungese pavaresie financiare e cila e detyron ate te qendroje ne kete marrdhenie barbare. Ne qofte se ajo grua do te kishte pastur financat e duhura ajo nuk do te qendronte per asnje sekonde me teper me nje qenie diabolike.



Adea
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
18,066
Reaction score
367
Points
83
Cuditem se si ‘bota.al’ ka pergatitur/perkthyer tere kete material interesant rreth efektit ‘gaslight’ dhe ka vene nje foto te M.Monroe, kur filmin ne fjale e ka luajtur Ingrid Bergman. Nejse, pak rendesi ka, krahasuar me permbajtjen e artikullit dhe pasojat e tmerrshme te manipulimit psikologjik.

Me duket i pasakte nje paragraf aty siper ku thuhet qe narcisisti nuk ndjen pendese, keqardhje apo faj. Ne fakt ndjen, edhe pse keto jane minimale.
Keto e dallojne nga psikopati i cili nuk karakterizohet fare nga keto vecori.
 
Last edited:
Top