• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Tentativa e arratisjes së At Zef Pllumit, përmes Qafës së Pejës

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,025
Reaction score
827
Points
113
Historiani, studiuesi dhe gazetari Kastriot Dervishi, përmes një statusi në Facebook sjell në vëmendje goditjen që regjimi komunist i dha klerikut të njohur At Zef Pllumi, për të denigruar figurën e tij. Postimin e tij në Facebook mund ta lexoni të plotë më poshtë.
“50-vjetori i arrestimit të dytë
At Zef Pllumi dhe vigjilenca e “njeriut të ri”
Në Shqipërinë komuniste nuk ishin vetëm njerëzit e regjimit keqbërës. Propaganda krijoi “njeriun e ri”, shërbëtorin më të verbër ndaj atij sistemi. “Njeriu i ri” i droguar nga ideologjia komuniste, përkundrejt një teneqeje dekoratë, apo fletëlavdërimi, kujtonte se duke i bërë keq tjetrit i shërbente atdheut.
Historia që po tregoj është e vitit 1967, kohën kur Shqipëria komuniste mbylli institucionet fetare dhe goditi gjithë klerin e vendit. Njëri prej këtyre klerikëve, Zef Pllumi, duke mos e duruar dot atë gjendje, provoi të arratisej nga Shqipëria nëpërmjet kufirit tokësor në Rrethin e Shkodrës.
U nis i vetëm drejt kufirit. Mori drejtimin e Qafës së Pejës. Arriti t’i shpëtojë syrit të rojeve kufitare të postës së Thethit, por jo syrit të “njeriut të ri”. Në bjeshkët e Nikçit “njeriu i ri”, vigjilonte. 8 punonjës të ndërmarrjes së pyjeve e pikasën dhe kërkuan dokumentin që duhej për të qarkulluar në ato zona. Ata dyshuan dhe e shoqëruan.
Procesverbali “për kapjen e personit të dyshimtë Zef Gjeto Pllumi” u hartua nga kryetari i këshillit popullor të zonës, tekniku i pyjeve, kryetari i kooperativës Nikç dhe sekretari i organizatës bazë të partisë. Tekniku i pyjeve (i fotos), i përkushtuar deri në fund për realizimin e poshtërisë së tij, me dy punëtorë dhe dy pushkatarë e dërgoi At Zefin në Tamarë, pikërisht atje ku do ta merrnin njerëzit e specializuar të regjimit, të cilët do t’i jepnin dënimin e dytë me 25 vjet burgim.
At Zef Pllumi u burgos dy herë nga regjimi komunist në periudhat: 15.10.1946-15.10.1949 dhe 27.9.1967-11.4.1989. Kësisoj qëndroi 25 vjet i burgosur”.
Fotoja që bashkëlidhet tregon çastin e ndalimit të At Zef Pllumit më 27 shtator 1967. Tekniku me emrin Marash në emër të “njeriut të ri” bën ndalimin në kufi”*(sic.), ka shkruar Dervishi. /Telegrafi/
_______________________________________________________
https://telegrafi.com/tentativa-e-arratisjes-se-zef-pllumit-permes-qafes-se-pejes/
 
lonely_lion

在中国的某个地方
Anëtar
Jul 4, 2015
Postime
5,346
Reaction score
132
Points
63
Përgjigje e: Tentativa e arratisjes së At Zef Pllumit, përmes Qafës së Pejës

Ky eshte Kastriot Dervishi ?
Kastriot Dervishi lindi në Elbasan më 6 shkurt të vitit 1972, është historian shqiptar.
Të gjitha nivelet e arsimit i kreu në qytetin e lindjes, diplomoi për histori në Universitetin "Aleksandër Xhuvani". Që nga viti 1999 është redaktor i faqes historike të gazetës së përditshme "55" në Tiranë. Lëvron gjithashtu kritikën dhe analizën politike. Është studiues i historisë moderne të Shqipërisë dhe veçmas i asaj politike. Është autor zërash në librin "Elbasani - Enciklopedi" (Elbasan, 2003), si dhe i "Fjalorit Enciklopedik Shqiptar" (në proçes). Ka përfunduar studimin "Shërbimi sekret shqiptar" 1922 - 1944", si dhe botime të tjera në vijimësi.
Ky paska mbaruar shkuar shkollen e larte. Po te qe ndonje i prekur nuk besoj se do ta linin te bente universitet.Por meqe nuk kam kohe te tepert te merrem me te dhe nuk dua t'i bije ketij personi kot ne qafe ... thjesht nuk me pelqeu ajo "Njeriu i Ri" i futur ne kllapa dhe ... Do j'u tregoj nje histori ... Ky ka lindur ne 1972.

Nje sqarim i vogel per "Njeriun e Ri", qe permend ky ne shkrim.Me kete nuk dua te perligj cfare beri ai dhe te them se ai beri detyren.Dua te sqaroj ata qe nuk e kane jetuar ate kohe.
Mjere po te te binte ne pjese te ndodhte gje ne turnin tend apo te arratisej nje njeri ne zonen ku ishe ushtar apo roje pylli. Mjere kush e kishte ate shanc [email protected] Te thonin : S'ke qene vigjilent,je armik qe le armikun te ikte. Futu brenda ti ne vend te tij. I kishte menduar rregjimi te gjitha ne ate kohe. S'kish nevoje te ruante poilicia.Ruanim njeri-tjetrin. Ne qytete kane qene ca qe i thonim 80 lekesha.Keta qene civile qe punonin ne punera te ndryshme dhe ne kohen e lire spiunonin dynjane.Keta kane bere zararet e dynjase se detyronin dhe femijet e tyre dhe grate,qe t'ju sillnin informacion per t'a cuar ne Polici.

Code:
 http://perqasje.com/tag/kastriot-dervishi/
Ky paska qene, ish - Drejtor i Arshives se Ministrise se Brendeshme. Pse merret me te vdekurit ky? Pse nuk merret me te gjallet ?
Nuk ka materiale per te gjallet ne arshive, apo ky do mbaroje njehere pune me te vdekurit sa te vdesin keta qe jane gjalle dhe pastaj te merret me ta?
Ka pasur disa raste kur njerezit i kane thene (ne mos qofsha gabim) se do ta paditin ne gjyq per menyren se si ky perdor per show materialet e arshives se Ministrise se Puneve te Brendeshme.

Secili nga ju ka mendimin e tij, por do ju lutesha mos u beni percues te portaleve shqiptare qe jane bere nje hale e madhe. Nuk e kam per kete rast. Kete mire bere qe e solle, por nuk me pelqen menyra se si bejne trimin pas kuvendit ca tipa.
 
Top