• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Votim: Sa nga forumistët janë “për” a “kundër” kryetarit Thaçi

Je "për" a "kundër" kryetarit Thaçi

  • i përkryer

    Votes: 2 12.5%
  • Ka ca huqe, por të kapërcyeshme

    Votes: 2 12.5%
  • Më i miri prej të këqijve

    Votes: 0 0.0%
  • Çka!

    Votes: 0 0.0%
  • Ky është kryetari më keq që ka pasur Kosova

    Votes: 3 18.8%
  • Thaçi IK ( sa më parë, që tash!)

    Votes: 10 62.5%

  • Total voters
    16
  • This poll will close: .

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
7,913
Reaction score
715
Points
113
Albin Kurti: Do të ulem në tavolinë me serbët, edhe pa na kërkuar falje



Gazeta Express
12 Shkurt 2020 21:16

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ka ngecur prej kur Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj asokohe, vuri tarifë ndaj mallrave serbe.
Kurti ka thënë se si shef i ekzekutivit të vendit, do ta udhëheqë palën kosovare në bisedimet me palën serbe, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për paqe.
Ai është shprehur i gatshëm të bisedojë me zyrtarët serbë, pavarësisht nëse Beogradi zyrtar kërkon apo jo falje për gjenocidin në Kosovë.
“Do të ulem në tavolinë me serbët, edhe pa na kërkuar falje”, ka deklaruar Kurti në KTV, të mërkurën.
Kurti po ashtu ka thënë se ka mundur të takohet në të kaluarën me zyrtarët e lartë serbë, por takimet nuk kanë ndodhur, për shkak se “ata nuk kanë ardhur”.
Ai ka kujtuar se në një tryezë të organizuar nga Instituti Lindje-Perëndim, e mbajtur në fillim të muajit dhjetor, është dashur të jetë në panel me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, por ajo nuk shkoi të merrte pjesë.
Kurti ka treguar se edhe një përballje me Aleksandar Vuçiqin ka dështuar, për shkak të presidentit serb.
“Është dashur të jemi në darkë pune me zyrtarë të lartë amerikanë e gjermanë, në Berlin… por presidenti serb nuk erdhi. Ishte në Moskë”, ka thënë Kurti.
“Unë kam shprehur moti gatishmëri (për takim), janë ata që s’kanë ardhur”, ka deklaruar kryeministri kosovar.
Votim: Sa nga forumistët janë “për” a “kundër” kryetarit Thaçi

Mos e ke ngaterrue temen!
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
5,396
Reaction score
399
Points
83
Location
Sa me shume kryqezim rrugesh ndertohen aq me pak d
Serbët që Presidentit të vet ia shpalosin të shkuarën kriminale dhe shqiptarët që atij ia shpërlajnë duart e ‘përgjakura’

Nga: Kim Mehmeti

Ndoshta me vonës, por sot ka personalitete serbe që Presidentit të vet ia shpalosin krimet e luftës, duke publikuar fakte që dëshmojnë se edhe ai i ka organizuar dhe i ka nxitur serbët që t’i marrin armët e të vrasin pjesëtarë të popujve jo serbë.
Shumë personalitete serbe, publikisht e thonë se Presidenti i tyre i sotëm, me asgjë nuk dallon nga shefat e tij të deridjeshëm të dënuar për krime lufte, sepse nuk vret njerëz vetëm ai që e shkrep armën, por edhe ai që i nxit dhe që i mbështet vrasësit.
Personalitete serbe me emër e mbiemër, ia rikujtojnë popullit të vet dhe botës, se Presidenti i tyre i sotëm është ai i dikurshmi që kanosej se për çdo serb të vrarë do vriteshin me qindra myslimanë, ai që betohej se emri i Mlladiqit, i cili u dënua për gjenocidi në Srebrenicë, kurrë nuk do harrohet, ai që me lot në sy e përcolli për në Gjykatën e Hagës shefin e tij, kriminelin e luftës Sheshelin., pra ai që punonte si gazetarë në radion e vendosur te kodrina Pale, nga ku ‘vullnetarët’ serb e bombardonin Sarajevën e dënuar me vdekje.
Po, ka personalitete serbe që e thonë publikisht se Perëndimi ndërton paqe me Presidentin e tyre të sotëm vetëm pse ai është i përdorshëm, vetëm pse kriminelin e djeshëm në të, frika se do përgjigjet për krimet e bëra, e bënë të dëgjueshëm e paqedashës sot si dhe, vetëm pse një i tillë që donë ta pajtojë të shkuarën e vet kriminale me të sotmen e tij demokratike, mund të pajtohet edhe me shqiptarët edhe me kroatët, edhe me boshnjakët e jo serb tjerë, ndaj të cilëve dikur e ka nxitur shpërnguljen dhe vrasjen.
Sot nuk mungojnë serbë që publikisht e thonë se Presidenti i tyre i
sotëm nuk i hidhërohet Millosheviqit pse ai i nxiti luftërat e përgjakura, me të cilat ua nxiu jetën shumë popujve të këtyre hapësirave, por pse nuk ia doli ta realizojë projektin e Serbisë së Madhe, pa jo serbët në të.
Sot pra nuk mungojnë serbe që e thonë hapur se është mëkat të ndërtosh paqe e demokraci me Presidentin e tyre të sotëm, gjë që e bëjnë edhe disa burrështetas shqiptarë, të cilët arsyetohen se ai është i zgjedhuri i popullit të vet, por pa shpjeguar pse i mbajmë për tradhtarë ‘morinat’ shqiptarë që dikur bashkëpunonin me Millosheviqin, i cili gjithashtu ishte i zgjedhuri dhe më i votuari i popullit serb?!
Nuk janë të rrallë personalitetet serbe, të cilët me vonesë, por sot
bëjnë çmos që përpara popullit të vet dhe përpara botës ta shpalosin të shkuarën kriminale të Presidentit to tyre dhe të dëshmojnë se asgjë përpos asaj të kaluare, atë nuk e bënë të përdorshëm për Perëndimin demokratik e paqedashës.
Kuptohet, këtu jemi edhe ne shqiptarët që prej moti e themi se
disa burrështetas tanë ‘hajdutokratë’, janë ata që duke bashkëpunuar me Presidentit serb, atij ia shpërlajnë duar e përgjakura nga e shkuara, e vetvetes ia mbulojnë fytyrën e sotme të hajnit e plaçkitësit të popullit..
Po, ka shumë personalitete serbe, që e shpalosin fytyrën e dikurshme kriminale të Presidentit të sotëm të Serbisë, siç jemi edhe ne shqiptarët që themi se një nga arsyet pse kjo pjesë e Ballkanit nuk munda të jetojë në paqe me vetveten e të tjerët është se vendet e këtushme drejtohen sa nga burrështetas që duan ta shpërlajnë të shkuarën e tyre kriminale, po aq edhe nga drejtues që mundohen ta mbulojnë të sotmen e vet të hajdutit, e me të cilët Brukseli e Uashingtoni mundohen ta ndërtojnë të ardhmen tonë të ndritur.
Po pra, ka serbë që i sulmojnë, apo i mbrojnë, kriminelët e vet nga e shkuara e përgjakur e këtyre hapësirave, por ajo është punë e tyre dhe ne nuk duhet të merremi me ta, por me të vërtetën se është një mëkat i sotëm që për nga përmasat thuajse ia tejkalon atij që ka të bëjë me të shkuarën kriminale të Presidentit serb. E ai mëkat është e sotmja e burrështetasve shqiptarë, si për shembull ajo e Piktorit të Shqipërisë dhe e Presidentit të Kosovës, të cilët duke e shpallur ‘vëlla’ që do i ndihmojë në ndërtimin e të ardhmes së ndritur të shqiptarisë, Presidentit serb ia shpërlanë duart e përgjakura.
Dhe duke u marr me këtë mëkat, ne duhet të jemi të drejtë e ta pranojmë se nuk është Kryeministri i ri i Kosovës ai që i zgjedh bashkëbiseduesit serb, por atij i bie në hise që në mos më shumë, t’ia thotë botës se jo pse ka të sotmen e hajdutit, por nga mos pasja rrugëdalje tjetër, ulet në tavolinë edhe me bashkëpunëtorët e deridjeshëm të Millosheviqit.
 
Top