• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

vuçiçi godet tacin n'sllovaki...

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,029
Reaction score
830
Points
113
Vuçiq godet Thaçin në Sllovaki: Më ke premtuar se heqja e taksës është çështje ditësh


Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq po thotë se i pari i Kosovës Hashim Thaci, i kishte premtuar se çështja e taksës është punë ditësh, derisa shton se kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj dhe masa nuk është hequr, raporton Express.
Këto komente Vuciq i ka bërë në panelin e diskutimit në forumin ‘Globsec’ të Sllovakisë.
“Ju me keni premtuar se cështja e taksës është punë ditësh, kanë kaluar muaj dhe një masë e tillë ende qëndron”, citohet t’i ketë thënë presidenti serb atij kosovar.
Tutje, Vuciq ka folur edhe për marrëveshjen e CEFTA-s, duke thënë se nëse masa hiqet janë të gatshëm të fillojnë menjëherë dialogun.
“Kosova ka nënshkruar me Beogradin marrëveshjen e CEFTA. Serbia nuk ka dashur të ndalë qarkullimin e mallrave me Prishtinën, ne s'kemi bërë asgjë këta kanë bërë vetëm pse këta janë ndier të turpëruar sepse menduan se Serbia do të njohë apo mbështesë pavarësinë e tyre që nuk ka qenë kurrë qëllimi. Mund të tregoj se jemi gati të fillojmë bisedimet menjëherë”, tha presidenti serb.
Tutje, ai ka përmendur edhe milionat që ka humbur Serbia pas vendosjes së tarifës.
“Jam i interesuar në ato miliona që ju takojnë Serbisë, leni tarifat dhe ne mund të vazhdojmë me bisedimet”, shtoi Vuçiq.
_______________________________________
https://www.gazetaexpress.com/vuciq-godet-thacin-ne-sllovaki-me-ke-premtuar-se-heqja-e-takses-eshte-ceshtje-ditesh/
 
Top