• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Zoti TRINI

berti

Një dorë lan tjetrën
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
92
Reaction score
0
Points
0
Një Hyji i vetëm, Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjt!

nga Libri; "Si na është zbuluar Zoti"​


13.
Jezusi na ka zbuluar; Ati dhe Biri e Shpirti Shenjët; një ZOT i Vetëm!
Hyji është Ati, Hyji është i Biri (Jezusi), Hyji është Shpirti i Shenjët. Për ndryshe kjo është Trinia e Shenjtë.

Trini është një term që nuk gjendet në Bibël por një fjalë e përdorur për të përshkruar atë që del qartë për Hyjin në Shkrimin e Shenjtë. Bibla flet qartë për Hyjin At, Hyjin Bir (Jezu Krishti), dhe Hyjin Shpirt i Shenjtë...dhe gjithashtu qartazi thotë se ka vetëm një Zot. Prandaj përdoret termi Trini (dmth, tre në një).

Feja - Besimi në Trininë Shenjte është esenca - thelbi i tërë jetës së krishterë. Ajo është fshehtësia - misteri i Hyjit në vetvete. Fshehtësi e cila është e paarritshme - e pakapshme për arsyen njerëzore. Mirëpo ky Hyj në të vërtetë është bërë "i arritshëm-i kapshëm" për arsyen njerëzore ashtu që në bashkim me Shpirtin Shenjt e dergoi Birin e vet, Jezu Krishtin, në botë i cili edhe na zbuloi Hyjin-At.

Në bazë të kësaj Zbulese dhe mësimit do të mundohem, në pika të shkurta, të paraqes këtu diçka për Trininë Shenjte në tri Personat - Vetjet hyjnore.
 

berti

Një dorë lan tjetrën
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
92
Reaction score
0
Points
0
Përgjigje e: Zoti TRINI

Të lexojmë nga disa të dhëna nga shkrimet e shenjëta të cilat zbulojnë ekzistencen e Hyjit Tre në Një:

Jezusi pasi u pagëzua:
1.) Dhe Jezusi sapo u pagëzua doli nga uji; dhe ja qiejt u hapën;
2.) dhe ai pa Shpirtin e Hyjit duke zbritur si një pëllumb e duke ardhur mbi të,
3.) dhe ja një zë nga qielli që tha: "Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam i kënaqur." (Mateu 3:16-17)

Dhe ëngjëlli duke u përgjigjur i tha Marisë:
1.) "Shpirti i Shenjtë do të vijë mbi ty dhe;
2.) pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje;
3.) do të quhet Bir i Hyjit." (Luka 1:35)

Jezusi në fjalët e fundit që ju tha apostujve para se të ngritet në qiell tha; "Prandaj shkoni e bëni nxënës të mi të gjithë popujt! Pagëzoni në emrin të;
1.) Atit e të;
2.) Birit e të;
3.) Shpirtit të Shenjët!"

Jezusi apostujve u tha:
1.) "Unë do t'i lutem;
2.) Atit, dhe Ai do t'ju dërgojë një;
3.) Ngushëllues (Ndihmës) tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju; Shpirti i së vërtetës, (Gjoni 14:16-18)

Pali në letren dërguar Kishes:

1.) Hyji e dërgoi në zemrat tona;
2.) Shpirtin e
3.) Birit të Vet, i cili gërthet: Aba - o Atë! (Gal 4; 6)

E paraqitur në bekimin apostullor.
1.) "Hiri i Zotit Jezus Krisht;
2.) dashuria e Hyjit dhe;
3.) bashkësia me Shpirtin Shenjt qofshin me ju të gjithë. Amen" (2 Kor 13;13).
 

berti

Një dorë lan tjetrën
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
92
Reaction score
0
Points
0
Përgjigje e: Zoti TRINI

Zbulesa e Hyjit si Trini!


Trinia e Shenjtë është fshehtësi feje, mister. Dhe çdo njeri i cili don të thotë diçka për Trininë Shenjte duhet ta ketë parasysh këtë fshehtësi dhe prej saj duhet filluar fjalën e vet. Trinia e Shenjte është bashkësia e Atit, Birit dhe Shpirtit Shenjt, bashkësi dashurie, jo bashkësi e qenieve të ndryshme, sikurse tek njerzit, por bashkësi në të njëjtën esencë hyjnore. Kjo është njëjtësi apsolute e Vetjeve në varësi të Dytës prej të Parë, kurse të Tretës prej të Parës dhe të Dytës; në "të qenet - eksistimin" e amshueshëm tė Hyjit si At, Bir dhe Shpirt Shenjt përkundrazi "lindjes" së Vetjs së dytë dhe "hukatjes" sė Vetjes sė Tretë. Prandaj forma konkrete dhe mënyra e bashkësisë trinitare pranë ndryshmërisë së Vetjeve në të njejtën kohë (një Hyj - tri Vetje hyjnore) për ne janë fshehtesi e thellė - e madhe. Mirëpo prapseprap në të gjitha këto mundemi diçka të arrijmë e të dimë.

Si? Në cilën mënyrë?

Që të mos mbese e gjithë kjo fshehtësi, për këtë u "kujdes" Jezu Krishti Vetja e dytë e Shenjtėrueshmės Trini, i cili me Mishėrimin e vet na e zbuloi Hyjin si Trini, kurse ne, për këtë fshehtësi të paarritshme, duke i'u falenderuar Atij, prap se prap mund tė dimė diçka.

Krishti na e ka zbuluar se Hyji është 'At' në mënyrë të pashembullt; nuk është ky vetëm si Krijues, Ai është përgjithmonë At në marrëdhenje (raport) ndaj një të lindurit Birit të vet: 'askush s'mund ta njohë Atin, përveç Birit e përveç atij kujt Biri t'ia zbuloje' (Mt 11, 27)" (KKK, 240 dhe 243). dhe "Para Pashkëve të veta, Jezusi paralajmeron dërgimin e 'Paraklitit tė dytë' (Ngushlluesin-Mbrojtësin), Shpirtin Shenjt i cili është në vepër gjatë krijimit dhe i cili dikur 'foli me anën e profetëve, tani do të jetë pranë nxënësve dhe në ta qe t'i udhezojë ta njohin tërë të Vertetën' (Gjn 16, 13).

Kështu Shpirti Shenjt është zbuluar edhe si një Vetje hyjnore në marrëdhėnje (raport) ndaj Jezusit dhe ndaj Atit" (KKK 243). shihet qartë se Hyjin si Trini na ka zbuluar Jezusi dhe vetëm nëpërmjet Jezusit mundemi ta "njohim" Hyjin si Trini. "Trinia e Shenjte është fshehtësi feje në kuptimin e plotë, njëra prej 'fshehtësive tė fshehura në Hyjin të cilat nuk mund të dihen nese nuk janë të zbuluara prej Hyjit'. Hyji me të vërtetë, i ka lënë gjurmet e veta si qenie në tri Vetje, nė veprën krijuese të tij dhe në Zbulesën gjatė Besëlidhjes së Vjetër. Mirëpo brendësia e Qenies së vet si Trini Shenjte e përbën fshehtësinë e cila nuk është e arritshme për arsyen tonë, as për 'fenë e Izraelit' para Misherimit tė Birit tė Hyjit dhe dërgimit të Shpirtit Shenjt" (KKK 237). Përmes Jezusit mundemi "ta njohim" Hyjin si At i cili e posedon - e ka hyjninë dhe se prej askujt tjeëėr nuk e ka pranuar - marrë, dhe Ai këtë hyjni në plotėsi i'a jep Birit të cilin e lind prej shekujve, dhe Shpirtit Shenjt në të cilin Ati dhe Biri bashkohen.
 

berti

Një dorë lan tjetrën
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
92
Reaction score
0
Points
0
Përgjigje e: Zoti TRINI

Hyji - Ati!


Hyji është një dhe si një është At, Bir dhe Shpirt Shenjt. Nga Besëlidhja e Re në gjuhën greke mundemi në mënyrë të qartë ta shohim këtë dallim. Kur paraqitet shprehja me theks të caktuar ho Theos kjo gjithëmonë ka të bëjë me Atin. Kjo shprehje kurrë nuk paraqitet kur është fjala për Hyjin në Trini apo për Shpirtin Shenjt, kurse për Jezusin paraqitet pa theks (Krah. KUSAR. Misteri i Trinise Shenjte. 1994, fq. 93; Rom 9, 5; Tit 2, 13; GJn 1, 1; 18, 20; 28; 1 Gjn 5, 20.). Sipas kësaj mundemi tė shohim qartė se shprehja ho Theos gjithmonė ka të bėjë me Atin, mund të them edhe si emër personal për Atin.

Sa i përket atërisë së Hyjit Besëlidhja e Re na paraqet një të re të madhe në krahasim me Besëlidhjen e Vjetër. Kurse ajo e re është se Hyji është Ati natyror dhe atëria e tij nuk bazohet vetëm nė zgjedhjen e njė populli apo nė besëlidhje me të, por 'është At i cili ka Birin dhe ai Bir është i lindur prej shekujve prej Hyjit At'. Sipas kësaj për Besëlidhjen e Re Hyji është At në kuptimin e vet çka është një risi e madhe në krahasim me Besëlidhjen e Vjetër.

Sipas hyrjes së ungjillit te shën Gjonit mund tė shohim, kurse ai edhe deshmon, se njohja e Atit është në të vërtetë njohja e vërtetë e Hyjit (Krah. Gjn 1, 18.). Sepse, sipas kësaj hyerje të Zbulohet Hyji do tė thotë të zbulohet Ati.

Si?

Ati është Vetja e parë i cili është Hyj dhe ai ka kryevendin (parësinë). E gjithë ajo çka është Hyj në të e ka fillimin. Ati thirret Hyj sepse në të realizohet ajo çka më parë është zbuluar për Hyjin dhe se ai është burimi i hyjnisë së Birit dhe Shpirtit, në të është plotësia hyjnore.

"A do tė kishim mundur Atin Hyj ta thėrrasim nënë? (...) Hyji, sigurisht, i rrit ndjenjat emërore ndaj popullit të vet dhe ndaj gjithė njerėzve. (...) Por Hyjin mund ta thërrasim vetem At, sepse ashtu e ka thirrur Jezusi. Përvoja me nënën e vet, Marinë, i'a ka dhënë mundësinë njerëzore qė Hyjin ta thërras Nënë. Mirëpo, Jezusi këtë nuk e ka bërë. Jezusi e ka lutur Atin e vet në vetëdijen e formuar njerëzore të vet" (CHANTRAINE, Georges. Hyji At: ne: Svesci (Communio) 97 (99), 39.). Hyji si At është vet mirësia dhe me butesi i kujdesshëm për të gjithë fëmijët e vet, e cila butësi e Hyjit mund të shprehet me ikonėn e emërisë. Mirepo, përkundër kësaj duhet tė kemi parasysh se Hyji i tejkalon dallimet njerëzore tė gjinive, ai nuk është as mashkull as femër, ai është Hyj. Hyji në rend të parë është At dhe prandaj tė gjitha veçoritë hyjnore pranojnë fytyrën atërore. Ati është Vetja e parë hyjnore sepse është burimi i dy Vetjeve tjera (Krs. Gjn 1, 18).

Mirëpo, ky kryevend (parësi) nuk do të thotë se ai është më i lartë (më i fortë) nė rendin e eksistencës: Ati nuk është më i madh (i lartë) se Biri as Shpirti, ai posedon (ka) kryevendin zanafillor. Hyji është At me relacionin (raportin) e atërise, Biri eksiston si Bir me relacionin (raportin) e bijërisë kurse Shpirti me relacionin (raportin) e "hukatjes"
 

berti

Një dorë lan tjetrën
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
92
Reaction score
0
Points
0
Përgjigje e: Zoti TRINI

Hyji – Biri!


U tha më lartë se Vetja e dytë hyjnore është Biri, me relacionin (raportin) e bijerisë, të cilin Hyji - At e lind prej shekujve në bashkim me Shpirtin Shenjt. "'Por, kur erdhi koha e caktuar, Hyji dergoi Birin e vet, tė lindur prej gruaje, të nënshtruar Ligjit, qe t'i shpërblente të nënshtruarit e Ligjit, që ne ta fitonim bijesinë në shpirt" (Gal 4, 4-5). Hyji Ati i gjithpushtetshëm e i amshuar e dergoi Birin e vet, Vetjen e dytë hyjnore që ta përshkojë popullin e vet dhe tė permbush premtimin tė cilin i'a dha Abrahamit dhe pasardhësve tė tij.

Ne Besojmën e Nikesë - Konstantinopolit e dëshmohet feja në Jezu Krishtin një të lindurin Birin e Hyjit. Jezusi është njė i linduri Bir, i amshueshmi Bir i Hyjit i cili u bë njeri, i cili është në Atin dhe e posedon (ka) Atin në vete, i cili 'erdhi prej Hyjit' (Gjn 13,3), dhe u bë njeri (Krs. GJn 1,14-16). Nëse Hyji mes Jezu Krishtit dhe Shpirtit Shenjt definitivisht dhe në plotësi e zbuloi vetvetën dhe me këtë u definua si 'Ati Zotërisë sonë Jezu Krishtit', atëherë Jezusi i përket eksistencës së amshueshme hyjnore. Prandaj ai është Biri i Hyjit prej shekujve.

Metutje, pohimi i mesit tė Besojmës thotë: "Besoj... në një Zot të vetëm Jezu Krishtin një të lindurin Birin e Hyjit. Të lindur prej Atit para gjithë shekujsh. Hyj prej Hyjit, dritë prej drite, Hyji i vërtetë prej Hyjit të vërtetë. Të lindur e jo të krijuar. Të njëgjejtë me Atin, nëpërmes të cilit u krijuan tė gjitha sendet. Dhe për shpëtimin e njerëzve u denjua të lind nga virgjëra, dhe u bë njeri..."

Pra, Biri nuk është i krijuar, por i lindur, dhe i një natyre (homoousios) me Atin. Biri i përket natyrës hyjnore prandaj dhe qendron në të njëjtin rang të eksistencës sikurse Ati. Ai prej përshpirtërisë ndaj Atit vjen nė botë, bëhet i ngjashem me njerëz, përveç në mëkat, (krs. Fil 2, 6-11) që t'a shpetojė gjithë botën, që ta kryej vullnetin e Atit. Ai me këtë nuk humbi asgjė. Mbeti Hyj, por në të njëjtėn kohë u bë njeri, të gjitha keto i bëri vetëm qė ta madhëroje Atin. Duket sikur nuk mundet asgjë të bëjë e të mos e shikojė Atin, ai nuk mundet të thotë se as kush është e të mos thirret në Atin (krs. Mt 11, 27). Në Jezu Krishtin pra, e kemi plotësinė e zbulimit të Hyjit At, sepse ai i realizoi tė gjitha premtimet e Hyjit. Ardhja në botë, Mishërimi, jeta, mėsimi, vuajtja, ngjallja dhe ngritja në qiell nuk janë asgjë tjetër përveç madhėrimi i Atit e në të njetën kohë madhërimi i Birit në bashkim me Shpirtin Shenjt. Nepër Krishtin, Fjalës e cila u bë njeri, në Shpirtin Shenjt të gjithë njerëzit kanë të drejtë të dalin para Atit dhe bëhen pjesëmarrësit e natyrės hyjnore.
 

berti

Një dorë lan tjetrën
Anëtar
Nov 20, 2011
Postime
92
Reaction score
0
Points
0
Përgjigje e: Zoti TRINI

Hyji - Shpirti Shenjt!


Shpirti Shenjt është Vetja e tretë hyjnore i cili rrjedh prej Atit dhe Birit. Lexuam më parë se Bibla thotë: “Çka është në Hyjin, askush nuk di, përveç Shpirtit të Hyjit' (1 Kor 2, 11). Kurse Shpirti i tij, i cili e zbulon, na mundëson t'a njohim Krishtin, Mendimin e tij dhe Fjalën e Gjallë, por vetvetën nuk e shpreh. Ai që foli me anën e profetëve bënë që ta dëgjojmë Fjalën e Atit. Por Atë (Shpirtin) nuk e dëgjojmë. Ne e njohim vetëm në lëvizje e cila na 'zbulon' Krishtin, nuk flet prej vetvetës (Gjn 16, 13).

Mbulesa e tillë, nė kuptimin e plotë hyjnor, shpjegon pse 'bota nuk mund ta pranojė, sepse nuk e sheh e as nuk e njeh', kurse ata që besojnë nė Krishtin e njohin sepse Ai mbetet nė ta" (KKK 678). Ajo çka u tha më parë për Atin dhe Birin vlen edhe për Shpirtin Shenjt. Ai është Zot, Vetja e tretë hyjnore, një natyrë (njëgjejtë) me Atin dhe Birin. Ai është Shpirti i Hyjit, jetëbërës, i pandashem në jetën intime të Trinisë, as edhe nė dhurimin e dashurisë së vet për botën. Shpirti i Hyjit është fuqia krijimtare jetësore e cila i jep eksistimin çdo gjëje që është, atë, që çdo gjë e mban dhe e udheheq.

Ai është për arsyën e njeriut i pakapshëm i paarritshëm, sepse e tejkalon mundesinë dhe urtinë njerëzore. Jezu Krishti vepron në tërėsinë e fuqisë së Hyjit, Ai është i shuguruar me Shpirtin Shenjt.

Në Besojmën kishtare për Shpirtin Shenjt thuhet: 'i cili foli me anën e profetëve'. Shpirti për Besojmën kishtare qartë, nuk është vetëm fuqia krijuese e Hyjit, por edhe fuqia historike e Hyjit, mes të cilës ai duke folur dhe duke vepruar përfshinë në histori, që me këtë të arrijë qellimin eskatologjik të historisë: qė Hyji të jetė gjithëka në të gjithë (1 Kor 15, 28)". Në Shpirtin si në atë të Tretin në dashurinë e Atit dhe Birit besimtarët marrin dhuratėn e Atit mes Birit. Me Shpirtin Shenjt jemi të përfshirë në pjesëmarrjen e Abba - të Jezusit. Shpirti prap nuk është asgjë prej vetës dhe për veten: ai është në të vërtetë të kuptuarit dhe dhuratë e pastër. Nė këtë ai është plotësia e pastër, gezimi i amshuar i marrjes sė dhuratės sė pastėr, lumturi dhe pėrkryeshmėri e pafund. Ai është "ekstaza" e dashurisë në Hyjin. Nëpër Shpirtin dhe me Shpirtin vet Trinia e Shenjt, Hyji në tri Vetje është "nė rrugė" mes vetës kah tjetri. Shpirti është jo vetem "dhuratë nė Hyjin" por edhe Dhurata eskatologjike e Hyjit dhënë botës, në fund edhe që vlen për shenjterin dhe përkryeshmerin të përhershme të botës.

Shpirti Shenjtë nuk është ndonjë hije e paqartë, as ndonjë fuqi jopersonale. Ai është person i barabartë me Hyjin At dhe Hyjin Bir. Ai konsiderohet si personi i tretë i Trinisë. Jezui iu tha apostujve të Tij...Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Shpirti të Shenjtë, dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar." (Mateu 28:18-20)

Shpirti Shenjtë u dha për të banuar brenda gjithë atyre që besojnë në Jezuin, që Ai të prodhojë karakterin e Zotit në jetën e besimtarit. Në një mënyrë që nuk e bëjmë dot vetë, Shpirti i Shenjtë rrit në jetën tonë dashurinë, gëzimin, paqen, durimin, mirëdashjen, mirësinë, besimin, butësinë dhe vetë-kontrollin (Galatasve 5:22-23). Në vend që të na kërkojë të përpiqemi të jemi të dashur, të duruar, të mirë, Zoti na kërkon të mbështetemi tek Ai për t'i rritur këto cilësi në jetën tonë. Prandaj të krishterëve iu thuhet të ecin në Shpirtin e Shenjtë (Gal. 5:25) dhe të mbushen me Shpirtin e Shenjtë (Ef 5:18). Dhe Shpirti i Shenjtë i fuqizon të krishterët të përmbushin detyra shërbese që ndihmojnë në rritjen shpirtërore midis të krishterëve (Rom. 12; 1Kor. 12; Efe. 4).

Shpirti Shenjtë ka edhe një rol për jo besimtarët e Krishtit. Ai i bind zemrat e njerëzve për të vërtetën e Hyjit për mëkatin, duke vënë në dukje sa mëkatarë jemi dhe sa shumë kemi nevojë për faljen e Zotit; për drejtësinë e Jezusit - Ai vdiq në vendin tonë, për mëkatet tona, dhe për gjykimin përfundimtar të Hyjit mbi botën dhe mbi ata që nuk e njohin Atë si Zot (Gjoni 16:8-11). Shpirti i Shenjtë vazhdimisht tërheq vëmendjen e zemrës dhe mendjes sonë, duke na bërë thirrje të pendohemi dhe të kthehemi tek Zoti për falje dhe një jetë të re.

Kjo pra tregon dhe spjegon arsyen e termit dhe dokrinës së Trinisë së Shenjtë. Pra siç lexuam në këto shkrime dhe që ka edhe shumë e shumë të tjera që flasin qartë për Hyji At, dhe Bir (Jezu Krishti), dhe Shpirt i Shenjtë dhe gjithashtu qartazi thotë se ka vetëm një Hyji. Prandaj përdoret termi Trini (dmth, tre në një).

Prej gjithë asaj që u tha, shihet se Ati, e Biri dhe Shpirti Shenjt vërtetë në eksistencën Hyjnore e përbëjnë një Hyj të vetëm. Të përkryer në gjithëka.

Ati e lind Birin prej shekujsh, Biri rrjedh prej Atit kurse Shpirti Shenjt prej Atit dhe Birit duke e formuar ashtu një bashkësi të përkryer. Një Bashkësi Relacioni. E kësaj i thonë: Dashuri.

Ai është një Hyj i vetëm të cilin e përbejnë tri Vetje Hyjnore, të cilat dallohen mes veti, por jo edhe në esencë. Të Tretë janë të një eksistence - natyre mes veti, kështu na është zbuluar Zoti dhe me plotë të drejtë e dëshmojmë Fenë në një Hyj, i cili si Një është: Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt.


nga libri "Si na është zbuluar Zoti"​

(vazhdon)
 

COB

IllyrianMuslim
Anëtar
Apr 6, 2016
Postime
891
Reaction score
7
Points
18
Përgjigje e: Zoti TRINI

A nuk po i bie politeizëm shpërbërja e zotit prej 1 në 3, ose përmbledhja e zotit nga 3 në 1?
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Staff member
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,626
Reaction score
14
Points
0
Location
Shqiperi
Përgjigje e: Zoti TRINI

A nuk po i bie politeizëm shpërbërja e zotit prej 1 në 3, ose përmbledhja e zotit nga 3 në 1?
Nuk eshte politeizem. A e di se c'fare eshte politeizem? Besimi ne SHUME perendi pagane.

Te krishteret besojne nqs nuk e di, tek NJE Perendi i vetem trepersonal.
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
1,727
Reaction score
92
Points
48
Location
philadelphia
Përgjigje e: Zoti TRINI

Energjia(Zoti), materia( trupi fizik) dhe fryma(shpirti). Ne kete prizem pranohet.
 
Top