Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombėtare & Boterore > Historia e Shqiptarėve > Historia Botėrore

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 01-03-2012, 12:11   #1
fegi
V.I.P
 
Avatari i fegi
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 362
Thanks: 0
Thanked 6 Times in 6 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 28
fegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Prejardhja e turqve dhe Perandoria selxhuke

Turqit perbejne nje tersi popujsh te bashkuar nga nje gjuhe e grupit uralo-altaik.
Te ardhur nga nomadet te cilet,qe ne mijavjeqarin II para erse sone,Zhvendoeshin ne territoret e sotme te Mongolise dhe te Turkestanit kinez,ata u diferencuan dalgadal ne tri dege kryesore-Mongolet,tunguze-manqurianet dhe turqit,Kronikat kineze i pershkruajn te organizuara ne klane dhe fise,qe nuk njohin bujqesine dhe jetojn me blektori dhe me plaqkitje ne dem te shoqerive sedentare fqinje;ato nuk kane dhen emrat e<<perandorive>>te tyre te njepasnjeshme,qe me sa duket kane qene federata shpesh jeteshkurtur fisesh ose popujsh,te lidhura me veprime luftarake nen nje udheheqes me emer.
Keshtu ne shekujt e par perpara eres sone u shfaqen Hiong-Nute,te cilet formuan nje shtet te gjere nga kufiri kinez deri ne pellgun e Tarimit,perpara se te ndaheshin ne Hiong Nu lindoredhe perendimore.Nje e ketiji populli u dynd ne Europe ne shek V me emrin e hunve te Atiles,qe u ndalen nga Eciusi dhe mbretria gjermanike te Galise ne Fushat e Katalaunike(451).NJe<<perandori>> tjeter u formua ne shekujt VI-VII ajo e Tu-Kiueve,Kineze qe e quajne veten Kyk (ose Gyk)-Turk.Te ardhur nga Altai,ata u shtrine sundimin e tyre qe nga muri i madhe kinez deri ne Sogdiane Ne kete krahine,qe ather ishte depoja e madhe e mendafshit ne tranzit drejt lindjes se Afert dhe Evropes,ata ishin ne kontakt me Persin e sasanidve dhe me Perandorin Bizantine,basileus Justin II (565-578) u lidhe edhe me turqit kunder persianve,me te cilet ishte ne konflikt per tregtine e mendafshit.Ky ishte kontakti i pare qe paraljameronte kontakte te nje karakteri tjeter.Tu-Kiuete u zhduke nga historia ne mes te shek.VII ne kohen kur Perandoria Kineze dhe Perandoria Arabe,ne maksimumin e shtrirjes se tyre,u takuan ne Oksus.
Nje popull i ri turk,uguret e vendosur ne Orkhon, ne jug te liqenit Bajkal, debertoi
athere ne Kine.Atje erdhine kontakt me misionare manikeane te Persise dhe adaptoi fene e tyre,si dhe shkrimin sogdian qe e kishte prejardhjen nga sirishtja e vjeter.Disa u vendosen ne anet e Transoksines ku u bene sedentare;kjo krahin,deri athere e populluar nga indo-iranian,u turqizua qe nga shek.IX,ndersa atje zhvillohet nje qytetrim me huazime nga fqinje te ndryshem dhe nga tri fe te praktikuara nga unguret:budizmi,manikeizmi dhe nestorianizmi.
Ne kete Turkestan te ri turqit u konvertuan ne Islamin.
Dinastite iraniane te Transoksianes,qe kishin si kryeqytet Buharen,ishin islamizuar prej me se nje shekull.Vazhdon
fegi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 27-03-2012, 16:56   #2
fegi
V.I.P
 
Avatari i fegi
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 362
Thanks: 0
Thanked 6 Times in 6 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 28
fegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Prejardhja e turqve dhe Perandoria selxhuke

vazhdimi.........
Nepermjet luftes ose tregtise u vendosen kontaktet me fqinjet e tyre te rinj te veriut;
Dhe qe me 961,Alp Tekini,nje skllav musliman,u be guvernator i provinces iraniane te Korasanit,perpara se te themelonte ne Afganistan shtetin e Gaznividve.I biri,Mahmuti (998-1030), i njohur per ekspeditat e tij ne Indi,mori titullin sulltan,Ne kohen e pasardhesit te tij u duken selxhukasit.Te njohur nga emri i nje eponimi-Selxhuk-mjafte mistik,selxhukasit nga fundi i shek.X ishin ne bregdetin jugor te detit te Aralit,perpara se te perqafure islamin ortodokse.Kjo zgjedhje ishte vendimtare.Ashtu si Klovisi qe perqafon katolicizmin perball te gjithe sovraneve te tjere gjermanike te Galise, qe ishin te gjithe arian,Selxhuku,bashke me Abasidin e Bagdadit,u be i vetmi udheheqes sunit,ndersa muslimanet etjer ishin shiite,partizan te Aliut dhe armiqe te Kalifit.Me 1035,selxhukasit u bene zoteri te Korasanit dhe te provicave fqinje;me 1055 ,Tugrul beu themeluesi i vertet i dinastise se re,iu pergjigj thirjes se sovranit abasid te rrezikuar.Ai hyri ne Bagdad dhe u shpall mbrojtes i kalifit:ky i dha titullin e sulltanit dhe te bijen si nuse.Ishte fillimi i epokes se Selxhukasve te Medhenje(1055-1092)Selxhukasit e medhenje pushtuan Armenin,shtin ne dore Alepin dhe pastaj filluan pushtimin e territoreve bizantine te Azise se Vogel.Me1071 basileu Roman Diogjeni u shpartallu dhe u zu rob ne betejen e mancikertit,prae liqenit te Vanit. Tashe me selxhukasit u bene nje element me peshe ne politiken e Bizantit.Per fatin e mire te ketij te fundit,me vdekjen e Maliq Shahut,me 1092,Perandoria u pjestua nga trashegimtaret e tij qe formuan sulltanate rivale ne Korosan,Persi,Siri dhe ne Azin e Vogel,duke mberthyer Kalifatin e Bagdatit dhe duke u grindur per te pasur nen mbrojtje.
Perandoria e selxhukaseve te Medhenj uorganizua rrethe ushtrise,dhe sulltani tashe meparaqitej si krahu shekullar kalifatit.Trupat e nomandve turkomane u zavendsua nga ushtaret profesionist te rekrutuar nder mameluket-domethen der <<skllaverit e bardhe>>-robe te luftes ose te rrembyer ne rajonet e Kaukazit.Perveq gardes personale te sulltanit,keta ushtare nga komandoheshin <<emire>> te cileve u besonin te ardhurat e distriktit per mbajtjen e trupave: ishte sistemi i iqta-se, i cili shtrihej edhe te te gjith antaret e administrates.Por ndersa emiret ishin turq,funksionaret civile ishin arabe ose persian,shumica te dale nga administratat e meparshme,me kushte qe ne vende te besimit shiit te bashkoheshin me kalifin sunit.Ne majen e hierarkise se tyre ishte vezir i madh ;ai drejtonte dhe finaconte drejtesin,dhe ishte perafqsuesi i pushtetit te sulltanit, sidomos ne fushat luftarake,kur ky i fundit ndodhej ne ushtri.Veziret e medhenj ne administrate skllever-mameluke-ndaj te cilve kishin te drejte jete ose vdekje; disa nga keta bene nje karriere te shkelqyer,qe i qoi deri ne rrethin e afert te sulltanit.Por keto strukura do te deshin gjithmon me turkomanet e mbetur nomade,ende te shumte ne Perandori,me luftrat fetare ndermjet suniteve dhe shiiteve dhe me grindjet e perhershme te trashigimis se fronit
<<Ghazite<< dhe sulltanati i Rumit
Prane fushes se besimit-Daral Islam-u kriua shume shpejt nje zonr kufitare e cila sikurse mrshimet merovingjiane ose karolingjane,terhoqi luftataret e etur per Aventura dhe plaqke.Sikurse te homologet e tyre kryqtar,motivimi fetar ishte vendimtar ne kete shekuj plot passion.U be shume shpejt kalimi nga lufta mbrojtse ne ate sulmuese. Kjo ishte xhihadi-<<lufta e shenjte>>- heronjet e se ciles ishin ghazite,<<luftaret e fese>>.Ata u pane ne vepim kunder armenve,bizantinve,pastaj kryqtarve,por edhe kunder shiitve te Persise dhe Avganistanit.
Nga relive dhe klima,ky rajon u kujtonte turkomanve vendin e prejardhjes se tyre dhe tyre dhe ishte pershtatshem per gjendjen e tyre gjysmenomade.Menjiher pas fitores se selxhukkasve ne Mancikert(1071) ,ata u turen atje,duke shtyre drejt perendimit dhe veriut popullsit byzantine te tmerruara .Kryetar bandash u vete shpallen <<emire>> dhe themeluan shtetet te vogla qe ishin para se gjithash piknisja te ghazive-si emirate e Nikese ose te Efesit.Por,shume shpejt,kryetaret e tyre e kuptuan qe xhihadi nuke mundet te ishte I perhershem dhe hyne ne mardhenie paqsore me sovranet e krishter.Kjo beri qe te perziheshin ne grindjet e mbredshem te Bizantit.Te nesermen e katastrofes se Mancikertit,nje nga pretenduesit e fronit te Kostanndinopojes,Niqifor Botaniati,siguroi ndihmen e Sulejman bej Kutulmukut, kusheri I sultanit,qe ishte bere nje nga udheheqesit selxhukas me te rendesishem te Anadollit.
Ne krye te mercenarve te tij,Sylejman beu pushtoi,per llogari te pretendues,qytetet kryesore te Bosforit ne radhe te pare Nikene,ku u vendos me 1078.Por kur Niqifori u be perandor,ai refuzoi ta kthente kete qytet,te cilin e beri kryeqytet dhe e pagezoi me emrin e sotem. Iznik.
Ndersa lufta civile per fronin e BIzantit vazhdonte,Sylejmani vuri dore mbi nje pjese te madhe te rafshnaltes dhe siguroi nga baziluesi i ri Aleks Komneni njohjene gjendjes se re.Me nje marveshje te vitit 1081, Aleksi i njihte Sulejmanit zotrimin e Nikese dhe te drejten per te vendosur kryeqytetin-vetum 80 km lar Kostandinopojes! Ndersa teritoret e pushtuara mbeteshin teorikisht nen suzerenitetin e Bizantit.Basileusi ia jepte emirit si toka kolonizimi per turkomanet te konsideruar si <<te federuar>> te Perandorise.Kjo ishte origjina e <<sulltanatit te Rumit>>, domethan te vendit te vjeter te grekve,rrumejve.
Sulejmani diti t i qetesoje me shkathtesi popullsite e krishtera qe kishin mbetur ne vend,sllavet,vllehet,siriane,te cilet bizantinet i kishi vendosur atje ne vijim te kryengritjeve dhe te cileve sundimtari i ri u premtoi nje lehtesim te barrave.
Ne qytetet,ai riorganizoi administraten duke perdorur funksionaret e vjeter perballe sulltanit te Bagdadit ,ai afirmoi pavarsine e vet por pa u veteshpallur sulltan.Pushtoi Antiokine me 1085 ,por nje vit me me vone vdiqe kur po rrethonte Alepin.
I biri i tij ende i mitur u mor ne Bagdad si peng,dhe shteti i ri Rumit u shperbe.Me 1092, vdekja e Maliq Shahut i lejoi te riut Kilixh Asllani qe te kthehej neAnadoll,por ndersa e rimori pa veshtersi krahinen e Nikese , juglindja i iku nga duart ,pasi rreth Tarsit dhe gjirit te Aleksandres u ri krijua nje mbreteri e Armenis (Armenia e Vogel). Po ashtu ,ne verilindje, ishte vendosur fort nje emir,duke themeluar dinastin e Danish-mendideve.
fegi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 27-03-2012, 19:43   #3
Irfan CANA
V.I.P
 
Avatari i Irfan CANA
 
Data e antarėsimit: Dec 2011
Posts: 1,856
Thanks: 0
Thanked 6 Times in 5 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 13
Irfan CANA ėshtė vėrtetė talentėIrfan CANA ėshtė vėrtetė talentėIrfan CANA ėshtė vėrtetė talentėIrfan CANA ėshtė vėrtetė talentėIrfan CANA ėshtė vėrtetė talentė
Pėrgjigje e: Prejardhja e turqve dhe Perandoria selxhuke

Tė lumtė Fegi pėr shkrimin e begatshėm qė na solle!
Irfan CANA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 15-09-2012, 15:39   #4
Adria
ON/OFF
 
Avatari i Adria
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Vendndodhja: Venus
Posts: 915
Thanks: 0
Thanked 8 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 17
Adria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyer
Pėrgjigje e: Prejardhja e turqve dhe Perandoria selxhuke

Fjala turk ka ardhur nga fjala törük ,qe do te thote i lindur , i krijuar mbi bazen e foljes törü (me linde ,me krijue)Qe nga viti 1800 pr.e.s ndeshet ne formen Turkai ,kurse ne formen e sotme ,ndeshet nga shek.VI i er.s
Emigrimi i fiseve turke filloi nga 2500 pr.e.s Deshmite per krijimin e shtetit turk jane shume te vona.Ne v.552 u krijua shteti i pare turk.Ai njihet shteti Gjökturk

pas shembjes se shtetit te pare turk ne plan te pare dolen oguzet dega me e madhe e popullsise turke ,te cilet luajten rol te madh ne historine e qyteterimin turk.Ne shek X,oguzet u shtrine ne zonen midis d.Kaspik e Detit te Zi.Arabet i quanin ata guze .Po ne kete shekull oguzet perqafuan fene islame dhe morren emrin Turkmen.
Pas percarjeve qe linden brenda tyre ,midis bejlereve oguze , u dallua Selxhuk beu,i cili grumbulloi te afermit e tij dhe krijoi nje shtet turk dhe hodhi themelet e Perandorise Selxhuke.
Adria nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 15-09-2012, 15:50   #5
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 59 Times in 55 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Prejardhja e turqve dhe Perandoria selxhuke

Gjetem prejardhjen tone ne (qe e paskemi nga afrika) e do gjejme te botes... hahahahahahahaha
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 15-09-2012, 16:14   #6
Adria
ON/OFF
 
Avatari i Adria
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Vendndodhja: Venus
Posts: 915
Thanks: 0
Thanked 8 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 17
Adria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyer
Pėrgjigje e: Prejardhja e turqve dhe Perandoria selxhuke

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga kap s'kap prapė Shiko postimin
Gjetem prejardhjen tone ne (qe e paskemi nga afrika) e do gjejme te botes... hahahahahahahaha
racist
Adria nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 15-09-2012, 16:43   #7
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 59 Times in 55 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Prejardhja e turqve dhe Perandoria selxhuke

une, jooooooooooo:

Racizmi ndonjehere ngaterrohet me ziline, (inat per fqinjin qe eshte me i pasur, me dashnore radhe, me shtepi vile, me tre makina, per shokun qe ka zene vend ne shtet, per teto hankon qe djali rrugac e tap-topi ju be deputet)
Ngaterrohet me moden, apo per sport, apo se e thote shoqeria, qe zezaket bien ere, qe filan race ka keto te meta, jane vrases, jane pushta, jane racista, jane ashtu-keshtu.

Shoqeria jone si cdo shoqeri ka racizem, bile edhe brenda llojit, shqiptare me shqiptare, nga krahina te ndryshme, jo malok, jo lab, jo laluc, jo merluc...
Ka rracizem partiak, jo ik ore pd-is, ik ore ps-ist, ik ore ls-ist, etj.
Ka racizem per evgjitet, te zinjte, ciganet, te pastrehet, lypesit, jetimet, te vobektit, te gjymtuarit.

Pra, do te thosha se ka ngjyrime raciste, se cdo shoqeri ne bote i ka.
Edhe ne amerike ka.
Por, une do te shtoj nga eksperienca ime jashte, se racizmi ndikohet shume nga njerezit qe ke perreth, familja, shoqeria, puna dhe sidomos mas-media.

por nese njihesh, apo ta lyp puna te lidhesh e te shkembesh marredhenie njerezore me ato kategori njerezish qe ndjen nje ngjyrim racist, keto paragjykime qe i ke ne koke mund te daraviten, por do shume kohe dhe mencurim ne mendime (kjo mund te vije edhe kur ta shohesh boten nga lart, larg e ftohte, pa u ndikuar nga jashte)

Ne nuk mendoj se kemi racizem (per racat), por kemi me shume nje racizem infantil (brenda llojit) dhe racizmi yne per fat te mire nuk ka doza shume te ekzagjeruara sepse shoqeria jone eshte e hapur, ajo nuk ka fanatizem fetar, pranon martesat mikse, myslymani me nje katolike, me nje ortodokse, me nje cifute, zezake e keshtu me rradhe.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 15-09-2012, 16:46   #8
Ganimet
V.I.P
 
Avatari i Ganimet
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Vendndodhja: Ne toke
Posts: 5,404
Thanks: 217
Thanked 209 Times in 149 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 27
Ganimet ka shumė pėr tė qenė krenarėGanimet ka shumė pėr tė qenė krenarėGanimet ka shumė pėr tė qenė krenarėGanimet ka shumė pėr tė qenė krenarėGanimet ka shumė pėr tė qenė krenarėGanimet ka shumė pėr tė qenė krenarėGanimet ka shumė pėr tė qenė krenarėGanimet ka shumė pėr tė qenė krenarėGanimet ka shumė pėr tė qenė krenarėGanimet ka shumė pėr tė qenė krenarė
Pėrgjigje e: Prejardhja e turqve dhe Perandoria selxhuke

Fjala turke PA-she vjen nga shqipja me pa ose me shi,shikju shiqu,shiku me kuptim e se folmes se sotme shqipe Pashai ishte njeri me poziten me te lart qe perkujdesej per pushtetin dhe mbante rregullin mbrenda hapsires ku mbante pushtet.
Sot do quhej PASHAJ mbikqyres hehehe.Se besoj te jem hic gabim.
__________________
https://www.youtube.com/watch?v=jE_nX_SSPKM
Ganimet nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 15-09-2012, 16:48   #9
Ajnej
Restaurator Orbis
 
Avatari i Ajnej
 
Data e antarėsimit: Jul 2011
Vendndodhja: Dardania Parva
Posts: 3,083
Thanks: 21
Thanked 67 Times in 59 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 102
Ajnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Prejardhja e turqve dhe Perandoria selxhuke

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Elena Shiko postimin
Fjala turk ka ardhur nga fjala törük ,qe do te thote i lindur , i krijuar mbi bazen e foljes törü (me linde ,me krijue)Qe nga viti 1800 pr.e.s ndeshet ne formen Turkai ,kurse ne formen e sotme ,ndeshet nga shek.VI i er.s
Emigrimi i fiseve turke filloi nga 2500 pr.e.s Deshmite per krijimin e shtetit turk jane shume te vona.Ne v.552 u krijua shteti i pare turk.Ai njihet shteti Gjökturk

pas shembjes se shtetit te pare turk ne plan te pare dolen oguzet dega me e madhe e popullsise turke ,te cilet luajten rol te madh ne historine e qyteterimin turk.Ne shek X,oguzet u shtrine ne zonen midis d.Kaspik e Detit te Zi.Arabet i quanin ata guze .Po ne kete shekull oguzet perqafuan fene islame dhe morren emrin Turkmen.
Pas percarjeve qe linden brenda tyre ,midis bejlereve oguze , u dallua Selxhuk beu,i cili grumbulloi te afermit e tij dhe krijoi nje shtet turk dhe hodhi themelet e Perandorise Selxhuke.
Perralla te mira por pa asnje baze.
Emri turk vjen nga vendi ku ata u vendosen gjate mesjetes dhe nuk ka pike reference etnike ne te.
Oguz, turqit ia shtuan emrit o se fjala eshte "kus", apo "kys", "kis" dhe jane nga vendi i quajtur kisia, qe ne antike banohej nga kisejte. Asnje lidhje me etnikun ne fjale.
Truqt jane etnikum i shpikur. Nga milionat qe numerojne as 10% nuk jane turq etnik.
__________________
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Ajnej nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 15-09-2012, 16:55   #10
Adria
ON/OFF
 
Avatari i Adria
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Vendndodhja: Venus
Posts: 915
Thanks: 0
Thanked 8 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 17
Adria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyer
Pėrgjigje e: Prejardhja e turqve dhe Perandoria selxhuke

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Ajnej Shiko postimin
Perralla te mira por pa asnje baze.
Emri turk vjen nga vendi ku ata u vendosen gjate mesjetes dhe nuk ka pike reference etnike ne te.
Oguz, turqit ia shtuan emrit o se fjala eshte "kus", apo "kys", "kis" dhe jane nga vendi i quajtur kisia, qe ne antike banohej nga kisejte. Asnje lidhje me etnikun ne fjale.
Truqt jane etnikum i shpikur. Nga milionat qe numerojne as 10% nuk jane turq etnik.
para se te tregosh dhe ti perralla,na bind qe t'i kapesh ne ndonje dege te hajrit,kurse ne jemi poshte saj.
Sa per dijeni ,une nuk i shpika vete.I kam me baza nga libra historie,jo informacione google
Adria nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 15-09-2012, 17:02   #11
Ajnej
Restaurator Orbis
 
Avatari i Ajnej
 
Data e antarėsimit: Jul 2011
Vendndodhja: Dardania Parva
Posts: 3,083
Thanks: 21
Thanked 67 Times in 59 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 102
Ajnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėmAjnej i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Prejardhja e turqve dhe Perandoria selxhuke

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Elena Shiko postimin
para se te tregosh dhe ti perralla,na bind qe t'i kapesh ne ndonje dege te hajrit,kurse ne jemi poshte saj.
Sa per dijeni ,une nuk i shpika vete.I kam me baza nga libra historie,jo informacione google
pse nuk ka perralla ne libra?

Ja te tregoj une dicka interesante, asnje turk deri ne fund te shekullit 19 nuk e ka ditur qe eshte turk.
__________________
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Ajnej nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 15-09-2012, 17:06   #12
Adria
ON/OFF
 
Avatari i Adria
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Vendndodhja: Venus
Posts: 915
Thanks: 0
Thanked 8 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 17
Adria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyerAdria ėshtė njė i shkėlqyer
Pėrgjigje e: Prejardhja e turqve dhe Perandoria selxhuke

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Ajnej Shiko postimin
pse nuk ka perralla ne libra?

Ja te tregoj une dicka interesante, asnje turk deri ne fund te shekullit 19 nuk e ka ditur qe eshte turk.
se mos me thua qe e dinin veten shqiptar,se jo per gje,por s'ka c'te kene qene ndryshe ...vetem ne kemi qene etni.

Te pakten ato libra qe kam lexuar e lexoj une ,jane mirepranuar nga nje akademi shkencash.
Adria nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 17-09-2012, 06:26   #13
fegi
V.I.P
 
Avatari i fegi
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 362
Thanks: 0
Thanked 6 Times in 6 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 28
fegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyerfegi ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Prejardhja e turqve dhe Perandoria selxhuke

Vazhdimi...................
Atehere u duk nje rrezik i ri : Kryqezata e baronve (kryqzata e pare).
Ne fund te vitit 1096, ne Kostandinopoje ishte grumbulluar elita e kalorasise perendimore: Godfrua de Bujon (Godefroy de Bouillon), duke i Lorenes se Ulet, Konti Rejmond (Reymond) i Tuluzes,Hyg de Vermundua (Hugues de Vermandois ) ,vella i mbretit te Frances,Roberti i Normandise, vellai i mbretit te Anglis,Roberti i Flandrese,princi normand Bohemon, bir i Robert Guiskardit te Sicilise dhe Kalabrise,Perandori Aleks i priti pa deshire dhe mundua t`i sundonte: nje traktat i nenshkruar ne fillim te 1097-es parashikonte qe kryqtaret do t`i benin homazh basilusit dhe t`i kkthenin qytetet e pushtuara te cilat me pare i perkisnin Perandorise Bizantine.Kjo klauzole veproi q ene pranveren vijuse: ne qershore 1097, Nikeja u ripushtua dhe iu dorzua Aleksit nga kryqtaret.Kilixhi Asllan atehere beri aleance me armikun e tij tradicional,Danishmendidin,por te dy princet selxhukas u thyen keq nga ushtria kristiane ne Dorile (Eskisheher) me 1 korike 1097.Perparimi turk u ndal per dy shekuj.
Perparimi i kryqtarve u shoqerua me marrjen e qyteteve te Ikoniumit, Heraklese,Cezarese,dhe qe te gjitha iu kthyen ne qast perandorit.Turqit kundervepruan dhe kalimin neper Anadoll iu ndalua kryqtarve qe nga vjeshta vijuese.Duke perfituar nga fakti qe pushteti danishmendid ishte vakant,Kilxhi Asllan rikrijoi nje principate te gjere,duke u lene bizantinve vetum nje te treten perendimore te Azise se Vogel.I thirrur nga banoret e Mosulit,qe kishin ngritur krye kunder sulltanit te Bagdatit,ai pushtoi qytetin dhe,gjate khutba-se,beri qe te permendej emri i tij ne vend te Selxhukut te Madh: keshtu u be sulltan.Por ai vdiq pak me vone(1107) dhe shteti i tij pesoi nje eklipse te ri .Megjithate,kunder tij u perplas kryqzata e dyte; pernadori gjerman Konrad III dhe mbreti i Frances Luigji VII u mundua veq e veq nga trupat turke dhe u kthyen pa lavdi ne Perendim.
ME 1155,Kilixhi Asllan II erdhi ne fuqi dhe fortifikoi sulltanatin e Rumit,tashme i konsoliduar rreth kryeqytetit Konia (Ikonium i vjeter).
Pasi u mund ne fillim nga besileusi Mihal Komneni , ai shkoj ne Kostandinopoje per te bere betimin e vasilantit ndaj tij (1162),megjithese nuk ia ktheu qytetet qe i kerkoheshin. Pastaj perfitoi nga veshtersist e bizantinve ne Hungari dhe ne Itali per ta shtrire sundimin e tij ne drejtim te veriut (Ankara, Qankiri) dhe te lindjes (Elbistan. Malatja).pastaj shkatroi ushtrin e perandorit Manuel ne Mirioqefalon,me 17 shtator 1176.Vete basileusi e krahasoi kete disfate me ate qe Bizanti kishte pesuar nje shekull me pare me Mancikert.
Vdekja e Kilixhi Asllanit II (1204) u pasua nga grindjet per trashigimine,ne vijim te te cilave,ne territoret bizantine,u formua perandoria e Nikese,ndersa ne Detin e Zi niperit e basileusit Andronik I themelonin perandorin e Trebizondes.Perandori i Konstndinopojes,Aleksi,qe u hoqe nga froni prej latinve me 1204, gjeti strehim ne oborrin e Konies dhe sulltani e la vetum qe te perzihej ne nje orvatje restaurimi e cila deshtoi : trupat e Nikese dolen fitimtar dhe selxhukasi u vra gjate luftimeve.Pasardhesi i tij, Kaikaus I,e zgjeroi sundimin e vet ne dem te perandorise se Trebizondes: greku u zu rob ; ai u detyrua te leshoje portin e Sinopit,qe siguroi keshtu nje dalj ene Detin e ZI per sulltanatin e Rumit.Ne jug ai perzuri nga Antalia franket e Qipros,qe kishin zene vend ne bregun lindor,dhe i struku armenet rreze qafave te Ciliciese.Vdiqe me 1291,duke i lene vellait,Kaikobad I,nje shtet te forte qe ky i fundit e shpuri ne kulimin e fuqise.Mbretrise se Armenise ai i mori fortesen qe e emeroi Alania dhe qe u be selia e tij dimerore; me martesen qe beri, Kalkobadi u shtri deri ne Erzurum dhe,ne juglindje,pushtoi madje edhe Edesen.Me pushtimet e tij,por edhe me zhvillimin e tregetise dhe politiken e tij te ndertimeve,mbreterimi i Kaikobadit I ishte me i shkelqyer i dinastise dhe e shnderroi sulltanatin e Rumit ne fuqine kryesore te rajonit.
Ne ate kohe shpertheu nje stuhi e re qe tronditi gjithe Azine Jugeperendimore dhe Evropen Lindore: invazioni i mongoleve.Pas bashkimeve te fiseve nga Xhinxhis Khani (1206), perandorite turke te Azise Qendrore ishin nenshtruar dhe qytete si Buhara,Samarkanda,Mervi ishin asgjesuar.
Me 1241,mongolet pushtuan Erzerumin.Perandori i Nikese, Jovan Vataci,nuk ngurroi te lidhej me sulltanin e Rumit,dhe me ta u bashkua perandori I Trebizondes.Shume vone: me 26 qershor 1243 ushtria selugjukase,e shtuar me mercenar bizantine,armene dhe franke,u shpartallua nga khani Batu ne betejen e Kese Dagut.Mongolet puhtuan Sivastin dhe Kaiserine dhe sulltani,i shtrenguar te paguante haraqe haraq,vdiq pak me von ene rrethana te erreta.Sulltanati i Rumit,qe kish marre tatepjeten,ra gjithnje e me shume nen sundimin e fitimtarve : me 1307,Khani i madh caktoi nje perfaqesues te perhershem ne Konia.Si gjithe Anadolli,sulltanati u copezua ne principata-bejlleqe-nen patronazhin e larget te mongolve,te perfaqsuar nga nje guvernator i pergjithshem ne Kaiseri.
Historia e sulltanatit ishte ajo e nje <<marke>> ghazish qe u be nje shtet i organizuar,qe u perzie ne lojen politike te rajonit dhe, si pasoje,u perfshi ne alenca me te pabeset,kauret.
Pushtimi filloi me ndryshimin e perberjes etnike ; popullsive autoktone greke dhe armene,qe prireshin te terhiqeshin ne perendim,iu shtua fiset e turqve nomade te ardhur nga lindja dhe qe sunduan rrafshnaltat me stepa te Anadollit qendror ku te ardhurit e fundit,mongolet,u turqizuan qe nga shek XIV.Si ne gjithe boten muslimane,toka jurdikisht i perkiste sulltanit.
Ajo ndahej ne kater kategori: tokat ne pronesi shtetrore (has),tokat qe jepeshin si feud per sherbimet ne ushtri (timar),tokat e institucioneve fetare (vakef) dhe tokat private (mylk).Te gjitha shfrytezoheshin nga fshataret, gjendja reale e te cileve ndryshoi pak ne krahasimin me periudhen bizantine: spahinjte zavendesuan pronjaret dhe bejleret, ose emiret,u bene zoterit e vertete te tokes.Keta te fundite sollen nga Turkestani familje turke ose te turqizuar qe u perdoren si gjysmatare te perkohshem ose ditore dhe qe nuk ishin ne kushte me te mira sesa ato te fshatarve te krishtere.
Bashkejetesa me nomadet,qe vazhdonin te jetonin ne fise ne vendet e kullotave te rregulluara teorikisht,ishte objekti konfliktesh te shpeshta.
Sulltanet u perpoqen,pa shume sukses, t“ i kthenin ne sedentar ose t“u ngarkonin kryetarve te tyre pergjegjesine e mbrojtjes se kufijve.Nje veshtersi tjeter ishte nomadet,q ene teori ishin musliman,shpesh i qendronin besnike shamanizmit te te pareve dhe ishin te ndjeshem ndaj ndikimit te shenjtoreve – baba-te – turkomen,qe ishin krejt heterdoks.Qytetet,vendkalimet ose fortesat,qendra tregetare ose artizanale perfshinin turq (administratore,ushtare) dhe greke,armene dhe qifute (tregtare ose zejtare). Keta te fundit,te shumte dhe te qmuare per mjeshterin e tyre ,formonin korporata me karakter fetar (akhi).
Selxhukasit e kosideronin si nje pasuri familjare sulltanatin e Rumit: me i moshuari ose me zhdervjellti zgjidhej ose imponohej si sulltan dhe qeveriste sipas sheriatit (ligjit islamik).
Ai ndihmohej nga nje keshill – Divan – qe kryesohej nga veziri.Provincat ndaheshin ne apanazh ne mes vellazerve ose bijve te sulltanit,por keta ndihmoeshin nga nje guvernatore, valiu.
Krahinat kufitare shpesh u besoheshin beglerve (ose bejlerve),qe vilnin taksa kundrejt detyrimit per te mbajtur forca te armatosuran e perpjesetim me shtrirjen e bejllekut; disa i ruajten keto prona ne baze trashegimie dhe i shenderuan keshtu ne principata te verteta te pavarura.
Nga pozita gjeografike,sulltanati i Rumit ishte nje kryqezim natyrore i rrugve tregetare ku dyndeshin karavanet e ardhura nga Ballkani,Turkestani,Mezopotania,Siria ; vendet e medha te takimit ishin Sivasi,Sinopi, Kaiseri.Ne keto qytete,greke dhe armenet ishin ndermjetesit e domosdoshem dhe binin ne Pazar me te derguarit te Bizantit,Venedikasit ose Gjenoves, qe kishin lidhur me sulltanatin marreveshje tregtare.Se andejmi niseshin per ne Perendim mendafshe,qilima,objekt bakri,argjendi,pambuku,lekure,sezani,si dhe shapi e rreshira.
Nepermjet ketyre kontakeve te larmishme,kultura selxhukase ishte pasuruar.Jeta itelektuale ishte shume e varfer,e kufizuar ne disa kronika historike dhe ned isa vepra poetike te shkruara pothuaje vetum ne persisht ose arabisht,dy gjuhet zyrtare krahas turqiushtes.Perkundrazi,veprimtaria artistike ka lene deshmi te vyera: xhamit e Malatias,Konies, Sivasit,Kaiserise,medreset e Sivasit,Divrikut,Konies,varret e Erzerumit ose te Konies.Ne to mund te admirohen skulptura ne gur me motive lulesh ose gjeometrike,dhe fajancat e mrekullueshme,te bardha, blu dhe te zeza.
Padyshim ky art frymezohej nga modele arabe,persiane, bizantine ose armene; sidoqofte ai perbene nje sinteze origjinale te tyre.Ne rrafshin e cultures,si dhe ne ate te organizimit politike e shoqeror, sulltanati i Rumit ishte nje prototip i vertet i Perandorise Osmane.


Fillimet e osmanve (deri me 1361)
Kur kjo perandori ishte ne kulmin e shkelqimit,sulltanet ngarkuan kronistet e oborrit qe te pershkruanin bemet e pasardhsve te tyre.Keta shkrues u futen punes me zell dhe ridertuan,duke u nisur nga traita kryesisht gojore,origjinat e dinastise.Hstorianetmodern e kane te veshtire te dallojne te verteten nga e sajuara ne keto tregime qe i kushtohen lavdise se te pareve te sulltanit.
Kronika zyrtare e trimerive shkon deri te nje Sylejman kryetar i fisit oguze 16 te Kajive,i cili qeveriste ne shek.XII krahinen e vogel te Mahanit,ne veri perendim te Persise.I shtyer nga mongolet,ai u terhoq drejte perendimit,por u mbyte duke kaluar Eufratin.Me sa duket i biri i tij, Ertoruli,e udhehoqi fisin ne rrafshnalten e Anadollit,Atje luftetaret e tij-400 sipas kronikes-i vuri ne sherbim te selxhukasit per te luftuar kunder bizantinve; atje filluan namin si ghazi.Si shperblim per keto sherbime,sulltani i ofroi Ertogrulit dy << marka>> te vogla ne kufi (uxh) pranem Bitinise, perballe Kostandinopojes.Historianet e sotum turq anojn nga teza e ardhjes ne Anadoll te fisit te Kajive q ene shekullin XI, bashke me fiset qe u vendosen atje te nesermen e disfates bizantine te Manicikertit me 1071,qka e ben te diskutueshme aferine e tyre te pretenduar me selxhukasit.Sidoqofte,rreth vitit 1250,Ertogruli eshte titulluar i nje uxhi prane Sogutit(17),ku me 1258 lindi biri i tij Osmani .
Ne kete epoke,mongolet kishin shkatruar ushtrin e sulltanit te Rumit ne Kese Dag, dhe Anadolli u ndodh i ndare ne nje njezet pricipata-bejllqe-nder te cilat kryesor e ishin ato te Karasve rreth Balikesirit,te Ajdineve, rreth Izmirit, qe u pajisen men je flote te fuqishem,dhe ato te Germijaneve,rreth Kytajhjase.Keto principata ishin fqinj te rrezikeshme per Erdogrulin.Ky vdiq rreth vitit 1290,duke lene tre djem.Zkoni i fisit nuk i percaktonte rregullat e trashigimise; nuk ishte me i madhi, por i treti qe mori ne dore pushtetin,pa dyshim me mbeshtetjen e ghazive,te cilet ne ate kohe formonin nje lidhje te vertet,dhe te vjehrrit,nje sheh,domethenen je kryetar fetar.Ne kete menyre,Osmani themeloi nje dinasti qe do te vazhdonte deri ne shek.XX.
Pijesi i ri ghazi i organizoi forcat e tij ne tri uxhe,nga te cilat bejleret godisnin pa papushim feudalet bizantin te Nikomedis.Me 1300 ai pushtoi Jenisheherin e sotem,rreth te cilit ngriti nje Shtet qe ishte ende ne embrion.
Qe nga ai qast Osmani e konsideroi veten si te pavaru: emri i tij permendej ne kutba dhe ndoshta sulltani selxhukas i dha investituren e bejllekut.Princ filloi athere nje politik te re ndaj fqinjeve: krahase xhihadit,ai beri disa aleanca ne lufterat per trashegimi dhe vendosi disa marrdhenie tregtare.Brusa,ne rreze te malit Olimp te Bitinise,ishte nje fortes e forte,por Osmani e kishte izoluar duke arritur Detin e Marmares ne portin e Mundanise,me 6 prill 1326,ajo ra ne duart e Orhanit,djali dhe ndihmesi i tij ryesor.
Osmani nuk kishte shume kohe qe kishte vdekur dhe Orhani i zuri vendin.
Organizuesi i vertet i principates osmane,Orhani e beri Brusen e porsapushtuar kryeqytetin e ri.Ne shenje pavarsie ai mori titullin e emrit dhe preu monedhen e vet.Mexhithat,ai mbeti ne histori me emrn Osman Ghazi, duke vazhduar xhihadin dhe duke pritur tuurkomanet e rrafnaltes se Anadollit qe i largoheshin sundimin mongol.Ai u mbeshtet ne vellazerite fetar (akhi), sidomos ne ate te sufive.Po te kihet parasyshe se ai ishte per me teper dhendri i basileut,personazhi i Orahanit del mjafte kompleks.
Xhihadi beri qe te zgjerohej dalja e tij ne Detin e Marmarase; perandori Andronik III u perpoqe te ndalonte ,por ushpartallua ne Filokrene;pake me vone, ne mars 1331,ra Nikea dhe u be Izmir; pasoi Nikomedia me 1337 dhe u be Izmit.Nderkaq Orahani vezhgonte fqinjet e tij turq.Duke perfituar nga nje grindje trashigimie ne emiratin e Karasit,ai e shtiu ne dore kete pricipat,qka i shtriu sundimet e tij deri ne Dardanelet.
Ne ate kohe,i keshilluari nga bizantinet,disa prej te cileve kishin perqafuar islamin,Orhani u interesua per problemet e Perandorise dhe hyri me mardhenie m Jovan Kantakuenin,qe po perleshej men je konkurues nga Paleologet.Me 1346,meqenese Bizantinin i kish bere thirje,biri i tij,
Sulejmani,ne krye te 5000 veteve,sipase kronikes,kaloi ne Trake per te nenshtruar krahinen bregdetare ne veri te Kostandinopojes.Ishte hera e pare qe osmanetnderynin ne Ballkan.Keshtu Kantakuzeni mundi ta menjanoje rivalin e vet.Si falenderim ai i dha vajzen Teodora per grua Orahanit nje princeshe bizantine hynte ne haremin e nje ghaziu! Por,nga ana tjeter,eshte e vertete se kundershtari i tj u kishte bere thirje 6000 selxhukasve te emiratit te Sarukhanit,krahine e Manise.
Ndermjete bazilusit dhe dhendrit te tij te ri mardheniet nuk ishin gjithmone te lehta.
Me 1352,ne Kostandinopoje u rindez konflikti ne mes Kantakuzenve dhe Paleologve; te paret u benenje thirrje te re osmanve,qe shkatruan sistematikisht krahinen e Adrianopojes,e cila mbahej nga partizanet e Paleologve; pastaj Sylejmani,ne krye te10.000 vetve,mundi basileusin Jovan V aleatet e tij serbe ne Dimotika.Osmanet kishin marre keshtjellen e Cimpese,ne gadishullin e Galipolit; por nuk e dorzuan.Me 1354,duke perfituar nga nje termet qe kishte rrenua pjesarisht muret e qytetit,ata pushtuan vete Galipolin dhe qerekun e Trakes jugore,qe nga Ipsala deri ne Tekirdag.Sipase gojdhanes,nje te derguari te basileusit qe deshironte te rimerrete Cipene,Sylejmani i tregoi gjurmet e termetit dhe iu pergjigj qe kjo ishte shenje e vullnetit te Zotit qe atje te qendronin turqit! Osmanet tashme kishin vene kemben ne Europe: plaqkitjet e ghazive do t ia linin vendin nje pushtimit sistematik.
Me vdekjen e Orhanit, me 1361 ose 1362,osmanet nuk ishin me vetum nje dinasti qe qonte luftatar ene xhihad; ata misheronin nje shtet te pajisur men je kulture.
Ky shtet kishte nje shtrirje territoriae modeste,por zinte te dyja anet e Ngushticave:ne Azi,provincat e vjetra te Bitinise dhe te Helespontit,qe formonin nje teritor ne forme krahqafe qe shkonte nga Pergami,ne Detin Egje deri ne Zonguldak ne detin e zi; ne Evrope vetume nje kryeure te vogel,ne juge te Trakes.Ne krye ishte emiri,i <<Familjes se Osmanit>>.
Pasardhesi i tij i pare,Orhani,kish qene i konfirmuar nga akhi-te,por ai vete caktoi,se gjalli,trashegimtarin e vet duke i besuar komanden e ushtrise: keshtu veproi per birin me te madhe,Sylejmanin,dhe ,pas vdekjes se tij, per te voglin,Muratin.Sepse osmanet ishin ende kryesishte prijesa ushtarak qe udheheqin trupat ne sulm dhe merrnin pjesen perkatese te plaqkes.Kjo plaqke ishte nje e pesta e totalit (penxhik) dhe shtrihej si ne objektet ashtu edhe ne roberit qe destinoheshin per t u bere skllever.
Ne kete shoqeri mjafte barazimtare,ky ishte burimi kryesor i pasurise se emirit,por ketij shume shpejt iu shtua edhe zotrimet qe u shkeputi territoreve te pushtuara.Ai kishte haremin e vet dhe eshte per tu shenuar se, qysh me Orhanin,ne harem u pranuan edhe princesha te krishtere.Teodora,e bija e Kontakuzenit.ishte e para e nje vargu priceshash,varg qe me vone u nderpre;Murati u martua radhazi men je bullgare pastaj men je bizantine.Megjithat ,mbetje mbi zotrues familja Osmane e emirit: vellezerit,ungjerit,kusherinjet kishin ne ngarkim funksionet kryesore civile dhe ushtarake.Rreth tyre bejleret e fiseve,me klanet dhe te afermit e tyre,perbenin nje bote te paqendrueshme,shume besnike kur fitorja u sillte pasuri te medha,e lekundshme ne disfatat,gjithnje me e ndjeshme ndaj zakoneve te fisit ose solidaritetit familjar sesa ndaj nje besnikrie monarkike qe ishte ende ne embrion.
Prandaj kujdesi i pare i emirit ishte krijimi i nje ushtrie per vete.Bandat turkomane dinin te luftonin vetum mbi kuaj,men je armatim-haraqe, shigjeta dhe shtiza-te paefektshem kunder qyteteve bizantine te rrethuara nga bastione te fuqishme.Sigurishte,ekzistonte nje kembsori (jaja) e perbere nga mercenaret musliman te paguara dhe te grupuar ne formacione prej dhjetra ose qindra vetesh,te cilve u shtoheshin edhe myselemet kristian-sidomos vllehe-qe preferonin detyrimin ushtarak sesa pagimin e xhezase, por ne teresi kjo kembsori ishte e kushtueshme dhe e padisplinuar.Rreth 1330-es,Orhani mendoi te perdorte roberit qe i siguronte penxhiku dhe i besoi Kara Halil Shenderliut detyren e organizimit te kesaj<<force te re>>-ne turqisht jeniqeri,qe franqezet e transformuan ne <<janissaires>>.Nder keta rober,zgjedheshin djemet e rinj te shendetshem qe i konvertonin ne fene islame dhe qe mesonin turqishten; ata formonin nje trupe ushtaresh profesionist,skleverit te emirit(ne kohen e Orhanit,u rekrytuan njimije).Krahas tyre,vazhdonin te ekzistonin formacionet e tjera, te perbera gjithenje e me shume nga ushtare jo te regullte, akinxhinjte.
Keta perfshinin dhe kalorsite turkomane,por emiri si berthame te kalorsise se tij beri spahinjete, domethane titullaret e timarve.Kjo ushtri,qe mundi te dukej mjafte e pazakonte,nuk ishte e tille me shume se ushtrit bizantine, e bullgare; mbi te gjitha,ai kishte nje berthame te forte muslimane,te frymezuar nga fryma ghazi.Kjo ishte nje faktor thelbesor i fitoreve te osmanve te pare.
Administrata ishte ende e paorganizuar plotesishte.Te pakten Osmani dhe pasardhesi i tij hoqen dore nga tradita turke e ndarjes se principatave ne mese se antarve te familjes se kryetarit; ndoshta te ndikuar nga shembulli i Bizantit,ata e benin emiratin nje shtet te pandare dhe te centralizuar rreth personit te tyre.Keshtu dolen veziret,te cilve Orhani u delegoi nje pjese te funksioneve te tij ushtarake e civile; njeri prej tyre ishte mekembes i emrit,rol qe Orhani vete e kish pasur po me titullin e vezirit,kur ati pop lakej.Mekembesi i Orhanit ne fillim ishte i vellai,Alaudini,qe mori titullin pasha,pastaj nga fundi i mbretrimit u caktua si sadr-i-azam (sadrazemi), q ene e perkthejme me fjalet <<veziri i madhe>>. Veziret e tjere ishin ne thelb ai qe kishte ne ngarkim Thesarin publike,Kadiu I Bruses,qe ishte kyetari i drejtesis,dhe krerete e ushtrise.Te mbledhur rreth emirit,ata formonin Divanin.
Persa i perket territoret te emiratit,ai ndahej ne elajete (provinca), te cilat kishin nje nendarjet ne << flamure>> ose sanxhaqe dhe ne rexhimente (ala). Vete kjo emertese nxirrte ne pah karakterin e perzier te mbajtesve te pushtetit,i cili ishte njekosisht ushtarak dhe civil; duke qene titullare te feudve (timare), per te ushtruar funksionet e tyre ,ata merreshin njekohsisht me vjeljen e taksave,me mbykqyrjen e punve bujqesore,po aq sa komandimin e trupave te juridiksionet te tyre gjate fushatave ushtarake.Pas tyre,kadilret ishin pergjegjes te drejtesise dhe te administrates lokale.Duhet vene ne dukje se,ne kohete e para,u ruajten kuadrot dhe rregullat bizantine,sidomosen e fushen fiskale.
Ne thellesi, baza shoqrore kish ndryshuar mjafte.Procesi i sedentarizimit,qe kishte filluar qe me vendosjen ne krahinen e Sogutit,u pershpejtua, ne vitet e para te shekullit,me endosjen e nje kryeqytetit ne Jenisheher, pastaj ne Bruse.Fushat pjellore te Bitinise jepnin mundesi shfrytezimi te pakrahasushme me ato te rrafshnaltes anadollake.Por pushtuesit gjenin ne ato fshatra te krishtere te organizuar sipase sistemit te Bizantit.Sigurisht, zoterit e tokes,pronjare e te tjere ,ashtu si dhe fshataret-ushtare te kufijve,stratiot dhe akrite ,ne pjesen me te madhe ishin zhdukur gjate luftimeve ose ishin terhequr ne territoret e mbredshem.Por disa kishin qendruar ne vend dhe,pasi kishin perqafuar islamin,kishin ruajtur tokat e veta: i tille ishte Evronozi Beu,gjeneral i shquar i Muratit,familja greke e te cilit kishte mjafte pasuri ne krahinen e Bruses.Tokat e braktisura u rigrupuan per bejleret ne timare,<<feude>> me detyra ushtarake dhe pergjegjesi administrativ; toka te tjera,perkundrazi,u copezuan ne prona private (mylk) per turkomanet qe shefat ghazi donin t i terhiqnin ne sherbim per ta.
Shume fshatare te krishtere u kthyen ne fshatart e tyre pasi kishin kaluar aty ushtrite: ata punonin tokat e zoterve te rinj ne kushte shpesh me pak te renda sesa nen feudalet e vjeter bizantine.Prania e tyre madje shtronte nje problem te ri per osmanet: statusin e te pabesve.
Shteti osman i shekullit XIV mbetej shume i shenjuar nga kjo fryme; kete e tregon vete titulli ghazi qe merrnin emiret.Por vizioni i tyre i botes patjeter ndryshoi me kontaktin me jeten nderkombtare te Europes Lindore; nderhyrjet e tyre ne grindjet e brendshme te Bizantit bene qe ata te njihnin me thelle kulturen e kesaj bote <<romake>>-rum-qe i kishte magjepsur me pare arabet.Edhe me shume ndikoi futja nr haremin e tyre e priceshave kristiane,qe nuk ishin blere si skllave,por ishin marre si gram bi bazen e traktateve me sovranet ne fuqi.Sipas gojdhenes,e bija e Jovan Kontakuzenit,Teodora,pasi u be grua e Orhanit,mbeti e krishter ne harem dhe mbrojti nje fetaret e saj te Bitinise ; ajo ishte e ema e sulltan Muratit,i cili u martua men je bullgare,pastaj men je bizantine.
Megjithese eshte e pamundur te matet ndikim i ketyre bashkeshortve dhe i ketyre nenave,as qe munde te mendohet qe ato te mos kene pasur kurfar ndikimi.Rrenjeve seluxhukase te kultures osmane,qe prej shekullit XIV, iu shtua ndikimi bizantine ne fushat politike,administrative,por edhe kulturore.Kur u hodhen ne sulm mbi Ballkanin osmanet,pra, nuk ishin <<barbare>> ne kuptimin e zakonshem te fjales.Sigurisht,ushtrit e tyre perhapnin tmerrin ne popllsite fshatare.Si te gjitha ushtrite,por jo me teper se ato te <<kusherinjeve>> te tyre kumane,peqenege,pastaj tartare te thirrur ne Ballkan nga basileusit ose nga princat bullgare.
Dhe plaqkitja e Konstandinopojes nga kryqtaret,me 1204,nuk jepte aspake nje ide me te larte te qytetrimit te ushtarakve te asaj epoke.Sa per mizorite e pushtimit,historia e Bizantit perfshinte mjafte epizode te tilla,si linqimi i tmershem i Andronik Komnenit,me 1185,ose verbimi me maja hekuri te skuqura ne zjarr i basileusit Roman IV Diogjeni,qe porsa ishte liruar nga fitimtaret e tij ,selgjukasit,te nesermen e betejes se Mancikertit.Tmerri i burrave dhe grave te shekullit XIV behej me i madh per shkak se osmanet nuk ishin pagan qe mund te shpresohej se do te konvertoheshin por <<te pabese>>,ithtaret te pandreqshem te ferrit.
fegi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-06-2016, 08:42   #14
COB
IllyrianMuslim
 
Avatari i COB
 
Data e antarėsimit: Apr 2016
Posts: 885
Thanks: 34
Thanked 82 Times in 55 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 5
COB ka njė atmosferė spektakolareCOB ka njė atmosferė spektakolare
Pėrgjigje e: Prejardhja e turqve dhe Perandoria selxhuke

Turqit real po thuajse jetojnė vetėm nė Azinė e Mesme, Ujghurėt nė Kinė konsiderohen si paraardhės i Turqve dhe Hungarezėve.

Turqit nė Turqi e quajnė vetėn turk sepse shteti ėshtė Turqia. Janė tė pėrzier shumė me Grekėt, Kurdėt, Arabėt, Shqiptarėt dhe ka dal nė skenė njė etnicitet i pėrzier.

Nė botė pėrzihet shumė termi Turkish edhe Turkic.
__________________
Mos e shikoni gjeografia e biologjia, shkenca e Shqiptarit ėshtė Shqiptarologjia
COB nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 10-12-2017, 20:34   #15
Arban bArbArian
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Sep 2015
Posts: 327
Thanks: 37
Thanked 31 Times in 29 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 6
Arban bArbArian do tė bėhet i njohur mjaft shpejtArban bArbArian do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Prejardhja e turqve dhe Perandoria selxhuke

Emrin TurUk , flamurin me Turit e Ukit , per mu kjo pun osht e KRY'ME.

\
Arban bArbArian nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 10-12-2017, 21:21   #16
SystemA
Larg...KANCEROSAVE
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 47,084
Thanks: 16,417
Thanked 9,713 Times in 6,567 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 408
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Prejardhja e turqve dhe Perandoria selxhuke

Turqit e kane prejardhjen nga.............Kina.
T'u-küe - Tür-küt.
Kipcak-Türken, Oguz-Türken, Altay (Oyrut), Hakas (Abakan),Tuva (Sayan),si dhe siberianet lindore Jakuten, (Saha).

Ejvallah.
Foto e bashkangjitur
Lloji i dosjes: gif adler.gif (1.2 KiloByte, 53 shikimet)
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-12-2017, 01:39   #17
Arban bArbArian
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Sep 2015
Posts: 327
Thanks: 37
Thanked 31 Times in 29 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 6
Arban bArbArian do tė bėhet i njohur mjaft shpejtArban bArbArian do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Prejardhja e turqve dhe Perandoria selxhuke

Perqata edhe jon ardh n'tokat tona me kt simbol.



Vijn nga ni ven ku kan 'Hi Tant' , Khitan.
https://en.wikipedia.org/wiki/Khitan_people
Ku e gjejm formen e vertet t'emnit qe osht Hotan , Hot osht fisi ion.
https://en.wikipedia.org/wiki/Hotan
Ku i kan than Tok e Ar(bėrve) = Tochar.
https://en.wikipedia.org/wiki/Tocharians
Kan met edhe DO.
KAN lan edhe trupat e tyne t'mumifikum , me kallxu qe mumjet i kena zbulu na.
Me Plis n'kry te 51:05
Ai valla nga Alban
http://atababa.kz/en/generation/eldeer_juz/alban
Arban bArbArian nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-12-2017, 04:22   #18
SystemA
Larg...KANCEROSAVE
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 47,084
Thanks: 16,417
Thanked 9,713 Times in 6,567 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 408
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Prejardhja e turqve dhe Perandoria selxhuke

Prejardhja historike e turqve(te moqem) eshte rajoni i Azise qendrore,midis fushave Altai ne Mongoli,Shan dhe Tien ne lindje te Kazakistanit si dhe Tibet,Khingan ne verilindje.Kane qene gjuetare te zoter.
Foto e bashkangjitur
Lloji i dosjes: gif reitender Jäger.gif (1.2 KiloByte, 41 shikimet)
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 25-09-2018, 16:36   #19
Arban bArbArian
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Sep 2015
Posts: 327
Thanks: 37
Thanked 31 Times in 29 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 6
Arban bArbArian do tė bėhet i njohur mjaft shpejtArban bArbArian do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Prejardhja e turqve dhe Perandoria selxhuke

Turk osht shpikje e shekullit 19t , kta ishin banort e Azis.
https://en.wikipedia.org/wiki/Tartary
http://www.abovetopsecret.com/forum/thread1067222/pg1
Po emni i tyne isht Arban , ose n'form anagram Arab (Arba = Ar bė / bėrė) , pas manipulimit total i gjejm me kt emer
https://en.wikipedia.org/wiki/Sarbani
S'Ar banė dmth tė bėrė S'Ar (jo Ar).

Kta mashtrohen me nji kince 'toka jon / zemra osht ra' , bahet fjal per Arbanin qendror ose ballkanin , edhe kta vijn per me qliru , arrijn deri n'Skotland , qe n'ate koh u qujt Alban , ndersa emni culturor ose emni shtetnor Tartan(Tartar) qe dmth Dardan.
http://boyars.weebly.com/boyar-histo...-scotland.html
https://cy.wikipedia.org/wiki/Yr_Alban
http://billpetro.com/history-of-the-...of-the-tartans

Kir king of the Tartans (Dardans) , Kiri osht mbreti qe i qoj n'Azi , pasi qe e qlirun Egjiptin (Sea people) , osht edhe ndertuesi i ktij qyteti.
https://en.wikipedia.org/wiki/Kiryat_Arba
Ky duhet tjet fisi i afert i Kirit
https://en.wikipedia.org/wiki/Kirati_people
Fisnikria quhej Bujar
http://www.thefullwiki.org/Boyar_(caste)
Aty ku quhen Dardan
https://en.wikipedia.org/wiki/Dardic_people

Qe dmth historia e Alexandrit osht shpikje , per met qorru me pa t'verteten.

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga Arban bArbArian : 25-09-2018 nė 16:47
Arban bArbArian nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 25-09-2018, 16:42   #20
Pirati
Aga i Lugines
 
Avatari i Pirati
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 9,814
Thanks: 4,366
Thanked 4,713 Times in 3,137 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 250
Pirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėmPirati i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Prejardhja e turqve dhe Perandoria selxhuke

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga SystemA Shiko postimin
Turqit e kane prejardhjen nga.............Kina.
T'u-küe - Tür-küt.
Kipcak-Türken, Oguz-Türken, Altay (Oyrut), Hakas (Abakan),Tuva (Sayan),si dhe siberianet lindore Jakuten, (Saha).

Ejvallah.
Po, po fuqking turken, fuqking gurken 🥒, fuqking dönner, Hartukan Ziegenpfleger edhe ne fund Harrnahut brodher
__________________
...Good sense of humor, dirty mind, and a beautiful heart = Deadly Combination!
Pirati nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur