Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Arti dhe Kultura Botėrore > Letėrsia Botėrore

Letėrsia Botėrore Diskutime rreth letėrsisė Botėrore .

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 29-07-2015, 23:05   #1
arbelo
Anėtar i ri
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Posts: 15
Thanks: 0
Thanked 3 Times in 3 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
arbelo ėshtė nė rrugė tė mbarė
Gjak



Gjak


Gjaku im,

flamur i valėvitur prej tė shumtėsh,

vaginė e skuqur e njė virgjėreshe tė pėrdhunuar

prej halabakėsh nė vitin e lig nėntėdhjetėeshtatė,

plumb qorr qė tė godet befas me disa rikoshete

nė odėn tėnde tek lexon Kuranin, suren e tetė,

kokė e prerė e pashait nė rrjet(ė), nė Irak,

trupi e turpi, nderi e hija, kombi e gryka,

ushqehen porsi qen endacakė

me plehra darke tė mbramė

politikanėsh.



Gjaku yt

Kurt, derdhet prej kreut tė ēartur,

e dy koka ti nuk ke; veē njė jemi, por jo gjithnjė

veshėt janė tanėt, dėgjoj se si derdhet gojės tėnde

tingulli qė mbush tash me prajė daullen time, zemrėn,

me tė shtėna ēiftesh e akorde tė pjerrėta

kitareje.



Gjaku yt

Xhim, s’ėshtė Coca-Cola qė shitet,

por qiell qė i falet gjithkujt prej lindjes, diell perėndimi

e horizont i pėrkulur, i pėrunjur prej pafundėsisė,

tingulli i mysėt i lugės bosh tė t’uriturit pėr urė,

buzė rrugės pėr nė nirvana, ku shkon

pa ndaluar, pa dyer e pa grahės,

njė autobus blu.



Gjaku ynė

miq, Gang, ku kufomat lihen pėrmbi,

me drurin e zjarrin aty, me strallin e vdekjes me vete,

xixa gjen udhėn e saj tė kthimit, gjen derėn nė gur e futet pa bujė,

pa trokitur, tė bujė sėrish andej nga u nis pėr Mekė a Lourdes,

nė shtėpinė e tė atit, si nuse qė kthehet pas dasme,

e veshur ndryshe, me tesha tė pėrditshme,

si diell qė kthehet nė lindje gjatė natės

pėr t’u shuar sėrish nė mbrėmje,

si unė e si ti, si tė gjithė ne,

o tė paudhė…


Lindje e fjalė


Pse s’bėn fėmijė edhe ti? - dėgjova tė pyetej njė memec

dhe padashur lindja e njė fėmije m’u ngjiz nė mendje

si binjake e fjalės, njėvezėshe.



Doja tė pėrgjigjesha nė vend tė tij me to, me fjalė pra,

por ndėrkaq ai po shpjegohej me gjeste,

(do tė kish qenė edhe e pahijshme)

dhe veē e mendova kėtė:



Fjalėt janė si fėmijėt, tė varfėrit, bota e tretė,

sa mė tė uritur tė jenė njerėzit, aq edhe mė shumė fėmijė,

tė mirat e bėjnė shterpė njė rod, (pse vallė?)

si tė mbjellat e tepėrta njė arė.



Ti, i thashė vetes, shih

tė mos e sh........ muzėn tėnde

vend e pa vend, pa kėllėf e pa qejf,

por kėto qenė, e si mund tė ishin tjetėr?,

veē fjalė tė uritura tė botės sė tretė…


Katėr fletė


Njė bulėz gjelbėrim

nė sheshin e shtruar me kalldrėm;

njė lule tėrfili. Kėtu mbahen meshat nėn qiell tė hapur,

tregjet e tė shtunave, luhen koncerte me mijėra vetė;

kėtu kaloj ēdo ditė e dhjetėra tė tjerė...



Lule e vockėl tėrfili, e vogėl aq,

sa mund tė jesh ndoshta me katėr fletė,

si ia bėre pėr tė mbirė mu kėtu,

nėn thundrat e armatės

sė tė mjerėve?



Mos ke mbirė veē pėr mua,

mos je shenjė se duhet ndėrruar jetė,

apo je e vogėl aq sa shihet vetėm nga disa,

je thėrrmijė e (tė) zotit, ėndrra e Zhuang Tse-sė,

shpirti i katėrt i njė maēoku tė harruar vdekurie,

vetėm nė shtėpinė e kyēur nga jashtė

kur tė tijėt kanė shkuar me pushime,

apo thjesht i ndryrė nė kishėn

qė po meremetohet, qė do,

por dot nuk vdes?



Lule rėre, lule shkretėtire,

qė dot nuk vdes, lule hijesh,

e tharė pėr dritėn e pėrtejzotit,

lule etjeje, lule vese, luledele e zezė,

pagėzim pėr sytė e tharė tė tė pakshpresėve,

qė i mbajnė rėnduar nga drita e hupur gjaksit,

pėr sytė qė i mbajnė nėn vete

vetėm pėrdhe...

Me vete…


Trajtat e gjėsendeve tash janė ndryshe

dhe pėrmasat e mia po treten nė zonėn

qė mė ndan e lidh njėherėsh me botėn.



Njė kusi e mbushur me gjellė po zien

mbi stufėn elektrike, avull i del buzėsh,

kapaku ngrihet nga poshtė nga shtysa



e fjalėve tė fundme tė gjallesės brenda,

bimė e kafshė nė njė, njeriu ndanė sheh

e sheh vetveten aty, hajen e tij, atė vetė.



Dhe fryma i merret nga fryma e dhėnė,

ėshtė e njėjta, ia shtyp ca kapakėt syve

me gishta e mban avullin qė do tė dalė.



Por trysnia gjen udhėn e saj, nė dritare

qielli ėshtė pėrfundur edhe ca, rėnduar

ėshtė moti e koha bren; kris diē jashtė,



gjėmon e derdhet frymė e nxehtė buzėve

tė kusisė nė zjarr; fjalėt e pathėna, shiu

nis tė bjerė me rrėke mbi dheun e tharė…


*imazhi: Gerhard Richter
arbelo nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur