Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Arti dhe Kultura Botėrore > Letėrsia Botėrore

Letėrsia Botėrore Diskutime rreth letėrsisė Botėrore .

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 19-07-2015, 01:16   #1
arbelo
Anėtar i ri
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Posts: 15
Thanks: 0
Thanked 3 Times in 3 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
arbelo ėshtė nė rrugė tė mbarė
Tri poezi nga Trakl



Koncert i vogėl


Njė e kuqe, qė tė shkund ty ėndėrrt -

Pėrmes duarsh tė tua shkėlqen dielli.

Ndien zemrėn ēmendur prej kėndelle

Tek gatitet qetėsisht pėr njė bėmė.



Rrjedhin fusha tė verdha nė mesditė.

Kėngėn e gjinkallave mė thuajse s’e dėgjon,

Tė korrėsve vringėllimė tė fortė tė kosės.

Pyje tė artė heshtin thjesht, naivė.



Nė pellgun e gjelbėr po zien kalbėzim.

Peshqit nuk lėvizin. Fryma e Perėndisė

Zgjon me kujdes njė lojė kordash avullisė.

Tė gėrbulurve pėrmbytja u grish shėrim.



Shpirti i Dedalit rri pezull nė tė kaltra hije,

Njė aromė qumėshti nėpėr degė tė lajthisė.

Dėgjohet edhe ca mėsuesi tek i bie violinės,

Nė oborrin e zbrazėt cijatja e minjve.



Nė tavernė letrash tė pėshtira muresh

Lulėzojnė ngjyra vjollcė mė tė freskėta.

Zėra tė errėt vdiqėn, u shuan nė zėnkė,

Narcis ndėr tė fyejve akord tė fundmė.


Muzė mbrėmėsore


Nė dritaren me lule kthehet hija e kambanores sėrish

E prarimi. Balli i nxehtė po shuhet nė prehje e heshtje.

Njė krua derdhet nė errėsirė tė degėve tė gėshtenjės;

Atėherė ndien ti: ėshtė mirė! nė sfilitje tė dhimbshme.



Tregu ėshtė i zbrazur prej frutash vere dhe girlandash.

Ėndje, harmoni pėrēon madhėshtia e zezė e portave.

Nė njė kopsht tingujt e njė koncerti t’ėmbėl tingėllojnė,

Atje shokėt e miqtė takohen me njėri-tjetrin pas hajes.



Shpirti i vė vesh me ėndje pėrrallės sė magut tė bardhė.

Pėrqark po shushurin drithi, qė ka prerė pasdite korrėsi.

Me durim hesht jeta e rėndė dhe e ashpėr nė kasollet;

Feneri i stallės ndrit gjumin e lopėve, tė butė e tė paqtė.



Shpejt nisin e bien poshtė qepallat e dehura prej ajrisė

Dhe pėrkah konstelacionesh tė huaja yjesh hapen lehtė.

Endimioni atėherė del prej errėsirės sė lisave tė vjetėr

E pėrkulet poshtė mbi ujėra tė brengėta, tė pėrzishme.

Cep nė pyll


Karl Minnich-it

Gėshtenja tė kafenjta. Lehtė po rrėshqasin pleqtė

Nė mbrėmje mė tė qetė; butė fishken gjethe tė bukura.

Nė varrezė bėn shaka mėllenja me kushėririn e vdekur,

Angelėn e shoqėron, pėrcjell mėsuesi flokėverdhė.



Pamje tė dėlira tė vdekjes kėqyrin prej dritaresh kishe;

Por tepėr i pėrzishėm e i errėt njė truall i gjaktė ngjan.

Porta mbeti sonte e mbyllur. Ēelėsin e ka sakristani.

Nė kopsht motra me fantazma po fjaloset miqėsisht.



Nė qilare tė vjetra piqet vera kah e arta, e kthjellėta.

Ėmbėl kundėrmojnė mollė. Gėzim shndrin jo aq larg.

Mbrėmjes sė gjatė fėmijėt dėgjojnė me qejf pėrralla;

E i tregohet edhe marrisė sė butė shpesh e arta, e vėrteta.



E kaltra rrjedh plot me shukulla; ndrimė qirinjsh nė oda.

Tė pėrunjurve u ėshtė bėrė shtroja bukur gati.

Skajit tė pyllit rrėshqet pėrposhtė njė fat vetmitar;

Nata shfaqet, engjėlli i prehjes, nėpėr prag.



pėrktheu: ArB eLo
🖤 (1)
arbelo nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 19-07-2015, 01:18   #2
arbelo
Anėtar i ri
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Posts: 15
Thanks: 0
Thanked 3 Times in 3 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
arbelo ėshtė nė rrugė tė mbarė
Pėrgjigje e: Tri poezi nga Trakl

Kleines Konzert

Ein Rot, das traumhaft dich erschüttert -

Durch deine Hände scheint die Sonne.

Du fühlst dein Herz verrückt vor Wonne

Sich still zu einer Tat bereiten.



In Mittag strömen gelbe Felder.

Kaum hörst du noch der Grillen Singen,

Der Mäher hartes Sensenschwingen.

Einfältig schweigen goldene Wälder.



Im grünen Tümpel glüht Verwesung.

Die Fische stehen still. Gotts Odem

Weckt sacht ein Saitenspiel im Brodem.

Aussätzigen winkt die Flut Genesung.



Geist Dädals schwebt in blauen Schatten,

Ein Duft von Milch in Haselzweigen.

Man hört noch lang den Lehrer geigen,

Im leeren Hof den Schrei der Ratten.



Im Krug an scheußlichen Tapeten

Blühn kühlere Violenfarben.

Im Hader dunkle Stimmen starben,

Narziß im Endakkord von Flöten.


Abendmuse


Ans Blumenfester wieder kehrt des Kirchturms Schatten

Und Goldnes. Die heiße Stirn verglüht in Ruh und Schweigen.

Ein Brunnen fällt im Dunkel von Kastanienzweigen;

Da fühlst du: es ist gut! in schmerzlichem Ermatten.



Der Markt ist leer von Sommerfrüchten und Gewinden.

Einträchtig stimmt der Tore schwärzliches Gepränge.

In einem Garten tönen sanften Spieles Klänge,

Wo Freunde nach dem Mahle sich zusammenfinden.



Des weißen Magiers Märchen lauscht die Seele gerne.

Rund saust das Korn, das Mäher nachmittags geschnitten.

Geduldig schweigt das harte Leben in den Hütten;

Der Kühe linden Schlaf bescheint die Stallaterne.



Von Lüften trunken sinken balde ein die Lider

Und öffnen leise sich zu fremden Sternenzeichen.

Endymion taucht aus dem Dunkel alter Eichen

Und beugt sich über trauervolle Wasser nieder.

Winkel am Wald

An Karl Minnich


Braune Kastanien. Leise gleiten die alten Leute

In stilleren Abend; weich verwelken schöne Blätter.

Am Friedhof scherzt die Amsel mit dem toten Vetter,

Angelen gibt der blonde Lehrer das Geleite.



Des Todes reine Bilder schaun von Kirchenfenstern;

Doch wirkt ein blutiger Grund sehr trauervoll und düster.

Das Tor blieb heut verschlossen. Den Schlüssel hat der Küster.

Im Garten spricht die Schwester freundlich mit Gespenstern.



In alten Kellern reift der Wein ins Goldne, Klare.

Süß duften Äpfel. Freude glänzt nicht allzu ferne.

Den langen Abend hören Kinder Märchen gerne;

Auch zeigt sich sanftem Wahnsinn oft das Goldne, Wahre.



Das Blau fließt voll Reseden; in Zimmern Kerzenhelle.

Bescheidenen ist ihre Stätte wohl bereitet.

Den Saum des Walds hinab ein einsam Schicksal gleitet;

Die Nacht erscheint, der Ruhe Engel, auf der Schwelle.
arbelo nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur