Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Shkenca > Jurisprudencė

Jurisprudencė Strukturat dhe konceptet ligjore qė pėrbėjnė tė drejtėn nė terėsi.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 20-01-2019, 06:24   #1
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 7,136
Thanks: 6,576
Thanked 3,105 Times in 1,276 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Stėrkėmbėsat e kushtetutės

nga Agron Alibali

1.Hyrje

Pėrplasja mė e fundit institucionale midis Presidencės dhe Kryeministrisė nė Shqipėri risjell nė vėmendje mangėsitė e Kushtetutės sė vitit 1998, si dhe nevojėn pėr ndryshimin e saj. E shprehur figurshėm, mospajtimi kushtetues i ngjan njė palimpsesti: teksti qė shohim – Kushtetuta e sotme – ėshtė modeluar pėr republikėn parlamentare, ku kryeministri ėshtė qendra e pushtetit ekzekutiv. Kurse teksti nėn tė – scriptio inferior – ose Dispozitat Kryesore Kushtetuese tė viteve 1992-1994 -, mbėshtet republikėn gjysmė -presidenciale, ku pushteti ekzekutiv ndahet midis Presidentit dhe Kryeministrit.

Njė argument tjetėr, po aq i vlefshėm, mund tė jetė se, pėrderisa kandidati pėr Ministėr ėshtė tėrhequr, atėhere mospajtimi nė themel ėshtė shuar. Normalisht propozohet njė emėr tjetėr dhe zbatimi i procedurės formale fillon nga e para. Mirėpo ministri i larguar nga detyra ende nuk ėshtė formalisht i tėrhequr, pasi nuk ka dekret presidencial tė shkarkimit tė tij, paēka se Kryeministri ka marrė vendim largimi.

Mangėsitė e Kushtetutės sė sotme nė procesin hartimin [pėrmbajtje] dhe tė miratimit [procedurė], herėt a vonė do tė dilnin nĖ pah. Mė poshtė po rrekemi tė shtjellojmė lėmshin.

2.Kushtetutė e hartuar “me aksion”

Kushtetuta e sotme e Shqipėrisė e vitit 1998 u hartua dhe u miratua nė trysni dhe me ngutje. Procesi i hartimit i saj i ngjau “aksioneve me goditje tė pėrqėndruar” gjatė regjimit tė kaluar. Nė hartimin e saj dhanė ndihmė tė gjerė edhe ekspertė tė huaj, si dhe disa organizata ndėrkombėtare. Por ajo nuk u mbėshtet sa duhet nė pėrvojėn vendase, si dhe nė traditėn e krijuar e tė pasuruar qysh me themelimin e shtetit modern shqiptar, dhe sidomos pas vitit 1990. Ēka ėshtė jo mė pak e rėndėsishme, Kushtetutės sė vitit 1998 i mungoi tėrheqja e mendimit kushtetues tė opozitės, si dhe konsultimi e miratimi politik me bashkėpėlqim.

Kushtetuta iu paraqit popullit si “fillimi i sė ardhmes”, si burim i qėndrueshmėrisė politike e shoqėrore, si shpresė pėr integrimin europian dhe begatinė ekonomike tė vendit. Por njėzet vjet jetė kanė vėrtetuar mė sė miri se kjo Kushtetutė, si dhe amendamentet e vitit 2008, nė jo rrallė janė kthyer nė burim pėrplasjesh e paqėndueshmėrie serioze shoqėrore dhe institucionale.

3. Republikė parlamentare, presidenciale apo gjysmė-presidenciale

Nė njė republikė presidenciale presidenti zgjidhet drejtpėrdrejt nga populli dhe gėzon tagre tė rėndėsishme ekzekutive dhe ligjvėnėse. Shembuj tė njė sistemi kushtetues presidencial gjejmė nė SHBA, Meksikė dhe nė Amerikėn Latine. Nė njė sistem tė tillė presidenti ėshtė nė krye tė qeverisė.

Kushtetuta frėnge, si kushtetutė e njė republike gjysmė-presidenciale, e vendos qendrėn e gravitetit tė pushtetit ekzekutiv midis presidentit dhe kryeministrit, me anim nga i pari. Presidenti kryeson edhe mbledhjet e qeverisė, dhe ėshtė pėrgjegjės pėr politikėn e jashtme, por edhe kryeministri luan rol tė rėndėsishėm sidomos nė politikėn e brendshme. Ngjashmėri me sistemin frėng hasen edhe nė kushtetuta tė tjera me sistem gjysmė-presidencial.

Nė njė republikė parlamentare qėndra e gravitetit tė pushtetit ekzekutiv ėshtė kryeministri si pėrfaqėsues i njė shumice tė qėndrueshme parlamentare tė dalė nga zgjedhje tė lira dhe tė ndershme.

Fillimisht, sipas Dispozitave Kryesore Kushtetuese tė viteve 1992-1994, arkitektura kushtetuese nė Shqipėri nė fillimet e tranzicionit i takonte modelit gjysmė-presidencial, ku pushteti ekzekutiv ndahej nga presidenti dhe kryeministri sipas njė balance ku qendra e rėndesės anonte nga Presidenca.

Kushtetuta e 1998 ndryshoi karakterin gjysmė-presidencial tė republikės, tė fituar pas vitit 1992. Ajo e riorientoi balancėn sipas modelit tė republikės parlamentare, duke e anuar pushtetin ekzekutiv pėrfundimisht nė kahun e Kryeministrit.

Shqipėria, pra, nuk ėshtė as republikė presidenciale dhe as gjysmė-presidenciale. Kushtetuta e Shqipėrisė, qysh nė nenin 1 tė saj, e shpall vendin si republikė parlamentare. Sigurisht qė qendra e gravitetit e pushtetit ekzekutiv nė Republikėn e Shqipėrisė ėshtė tek kryeministri, pavarėsisht se kujt partie i takon. Kryeministri i njė republike parlamentare, i djathtė apo i majtė, ėshtė autoriteti kryesor i pushtetit ekzekutiv dhe anėtarėt e kabinetit tė tij ushtrojnė detyrėn nė pėrputhje me kushtetutėn dhe me “pėlqimin” e tij.

Autori i kėtyre rradhėve pat kritikuar qysh nė kohėn e hartimit dispozitat qė zvogėlonin rolin e presidentit.

4. Neni 98 – njė shartim juridik i panevojshėm

Rrjedhimisht, sa i takon procedurės sė zėvendėsimit tė ministrave nė republikėn parlamentare, momenti themelor ėshtė propozimi i kryeministrit, ndėrsa miratimi presidencial pėrbėn vetėm njė formalitet. Sikurse e tregojnė shembuj tė tjerė nė tė drejtėn krahasimore kushtetuese, akti i kryeministrit pėr ndėrrimin e kabinetit miratohet pa vonesė nga presidenti, dhe nuk kalon fare nė parlament.

Nė qendėr tė vėmendjes sė opinionit sot ėshtė neni 98 i Kushtetutės, sipas tė cilit (1) “Ministri emėrohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikės me propozim tė Kryeministrit brenda 7 ditėsh” dhe (2) “dekreti [pėrkatės presidencial] shqyrtohet brenda 10 ditėsh nga Kuvendi”.

Ky nen pėrpiqet tė sintetizojė rolin e tre institucioneve kryesore tė shtetit, Presidentit, Kryeministrit dhe Kuvendit. Pyetja qė shtrohet nė parim ėshtė se si rregullohet nė njė republikė parlamentare zėvendėsimi nga kryetari i qeverisė i vartėsve tė tij? E thėnė ndryshe, sa ėshtė e rregullt qė propozimi pėr zėvendėsim tė kalojė pėr miratim joformal tek Presidenti, dhe dekreti i kėtij tė fundit tė kalojė nė Kuvend pėr miratim, qė nė fakt kthehet njė rivotėbesim? Dhe sė fundi, a ėshtė normale nė njė republikė parlamentare njė procedurė e tillė e rėnduar qė mund tė zgjasė deri tė paktėn 17 ditė? Neni 98 i Kushtetutės sė vitit 1998 pėrfaqėson njė nonsens tė pashembullt kushtetues qė, nė thelb, ka sjellė njė kontroll tė trefishtė ndaj njė veprimi krejt normal tė kryeministrit i cili, nė zbatim tė Kushtetutės, ka detyrimin tė sigurojė pėr popullin njė qeverisje dhe administratė sa mė tė zhdėrvjellėt, profesionale dhe tė efektshme.

Po tė analizojmė krahasimisht nenin 98 tė Kushtetutės sė Shqipėrisė me dispozitat pėrkatėse tė Kushtetutės greke dhe italiane – si dy vende me traditė kushtetuese tė ngjashme tė republikės parlamentare -, vėrejmė se presidenti i republikės greke, “me rekomandimin e kryeministrit emėron dhe largon nga detyra anėtarėt e tjerė tė kabinetit si dhe zėvendėsministrat”. [neni 37.1] Vetėm kaq.

Kushtetuta greke e shmang maratonėn e trefishtė, shterpė dhe lodhėse tė zėvendėsimit tė njė ministri shqiptar. Shkurt, nė traditėn kushtetuese greke zėvendėsimi i njė anėtari kabineti mbetet thjesht nė vullnetin dhe pėlqimin e kryeministrit, dhe nuk ka nevojė as pėr dekret tė posaēėm presidencial, as pėr votim parlamentar.

Njė dispozitė thuajse e njėjtė haset edhe nė Kushtetutėn Italiane ku, me nenin 92.1, “Presidenti emėron kryeministrin dhe, sipas kėshillės sė kėtij tė fundit, edhe ministrat”. Pra, as e drejta kushtetuese italiane nuk parashikon miratim tė posaēėm presidencial dhe parlamentar pėr zėvendėsimin e njė ministri. Eshtė vendi tė thekojmė kėtu se, pas mendimi tonė, Presidenti italian nuk duket se ishte nė ujėra tė kthjellta kushtetuese kur shmangu dekretimin e ministrit tė ekonomisė tė qeverisė sė re italiane nė maj 2018. Gjithsesi, edhe pse kriza nė atė rast u zgjidh “alla bel paese“, rasti ynė ėshtė nė thelb i ndryshėm: bėhet fjalė pėr “zėvendėsim”, dhe jo “emėrim de novo” tė qeverisė.

5.Pėrfundime

Zgjidhja qė ka sjellė neni 98 i Kushtetutės shqiptare pėrbėn nė thelb njė stėrkėmbės kushtetues, njė shartim tė panevojshėm tė njė dispozite tipike tė sistemit gjysmė-presidencial mbi trungun e njė kushtetutė tė sistemit parlamentar.

Rrjedhimet negative qė i ka dhėnė vendit ky farė hibridi kushtetues i pafat janė mė se tė qarta. Ato sjellin edhe njėhere nė vėmendje domosdoshmėrinė e hartimit tė amendamenteve tė Kushtetutės sė Shqipėrisė, tė cilat, kėsaj here duhen kryer nga vetė juristėt shqiptarė, dhe nė bashkėpėlqim midis shumicės dhe opozitės, kushdoqofshin ato.

5.Post Scriptum

Ky shkrim – pėveē Hyrjes – ėshtė variant i shkurtuar dhe i pėrditėsuar i njė artikulli tė botuar nė Panorama nė tetor 2003, dhe i ripėrcjellė nė pėrmbledhjen “Kushtetuta, Europa dhe Minoriteti Ēam”, Iceberg, Tiranė 2013. E themi qysh nė krye tė herės se do tė dėshironim sinqerisht qė shkrimi tė mos ta kishte ruajtur frymėn aktuale. Pėrplasja kushtetuese mė e fundit mjerisht e lėbyr shpresėn tonė.

Nė dukje, shkaku i pėrplasjes sė sotme kushtetuese ėshtė interpretimi i saktė i Kushtetutės sė vitit 1998, dhe pleqėrimi se kush ka tė drejtė dhe kush jo. Mirėpo, nė tė vėrtetė, shkaku ėshtė mė i thellė, dhe lidhet pikėrisht me pyetjen se sa mirėfilli pėrfaqėsues e gjithėpėrfshirės ėshtė modeli i sotėm republikan nė Shqipėri?

Dihet se pas pėrmbysjes sė sistemit komunist, shqiptarėt mbėshtetėn modelin e republikės gjysmė-presidenciale, tė mbrujtur nė Dispozitat Kryesore Kushtetuese tė viteve 1992-1994. Duke refuzuar pėrmes votės referendare popullore tė vitit 1995 kalimin nė modelin republikan presidencial, shqiptarėt de facto e rikonfirmuan mbėshtetjen e tyre pėr modelin gjysmė-presidencial.

Mirėpo Kushtetuta e vitit 1998, e hartuar pa pjesėmarrjen e opozitės, dhe e kaluar me referendum me miratimin vetėm tė pakicės relative, e pėrmbysi modelin gjysmė-presidencial nė favor tė modelit tė republikės parlamentare. Sikurse e kemi thėnė tjetėrkund, mish-mashi kushtetues i sotėm ka sjellė njė farė hibridi ēerek amerikan, ēerek anglez, ēerek spanjoll, dhe ēerek italo-gjerman. Pa pėrmendur amendamentet e vitit 2008 dhe 20016…

Pėr t’iu kthyer ngjarjeve tė fundit nė Shqipėri lidhur me emėrimin dhe mosdekretimin e ministrit tė jashtėm, le tė pėrmendim sa mė poshtė:

Sė pari, duhet pranuar se Shqipėrisė nuk i kanė munguar njerėzit e aftė dhe diplomatėt e shquar, qysh nė kohėn e Kongesit tė Lushnjes e tė Mbretit Zog, dhe madje edhe nė vitet e tranzicionit. Ndėr emrat e shumtė qė vijnė ndėrmend janė Pandeli Evangjeli, Fan Noli, Mehmet Konica, Fuad Asllani, Rauf Fico, Ilias e Hysen Vrioni, si dhe aradha e drejtuesve tė aftė tė MPJ-sė nga tė dyja krahėt e spektrit politik pas viteve 1990.

Sė dyti, mbajmė parasysh se pėrplasja e fundit kushtetuese ndodh kur nė vend Gjykata Kushtetuese nuk funksionon. Kėsisoj, aktorėt pėrkatės duhet tė bėjnė tė gjitha pėrpjekjet qė pėrplasjen ta zgjidhin sa mė butė, sa mė shpejt, dhe jashtė retorikės sė panevojshme, qė vetėm i acaron mė tej gjėrat.

Sė treti, kujtojmė njė shkrimtar tė shquar qė pat thėnė para ca kohe se “njė vend i madh dhe i fuqishėm si Kina mund t’ia lejojė vetvetes tė ketė pėr ministėr tė jashtėm njė tė ēalė; mirėpo Shqipėria nuk e ka atė luks…”.

Nė kėtė hulli, na vjen nė mėndje njė ngjarje e pėrshkruar bukur nga Umberto Eco. Nė Italinė e sapodalė nga lufta e pėrgjakshme antifashiste e antinaziste vjen momenti i ēlirimit tė Milanos. Fjalėn e rastit nė sheshin kryesor do ta mbante njė Mimmo, nga heronjtė e rezistencės. Tha ai:

“Qytetarė, miq. Pas kaq e kaq sakrificash tė dhimbshme…. ja tek jemi sot kėtu! Lavdi pėr gjithė ata qė dhanė jetėn pėr lirinė”.

Dhe sakaq Mimmo u largua nga podiumi.

“Nė atė moment – shkruan Eco – mėsova se liria e fjalės do tė thotė edhe ēlirim nga retorika”! [Umberto Eco, Ur-Fascism, tek Five Moral Pieces, Harcourt, 1997, f. 66].

E pra, ndryshe nga Milano, distanca gjeografike midis Presidencės dhe Kryeministrisė sot nė Tiranė nuk ėshtė mė e madhe se 100 metra. Ja po themi se ėshtė 150. Presidenti dhe Kryeministri janė qė tė dy sot bashkėkapitenėt e barkės qė quhet Shqipėri. Sfidat qė i pėrshfaqen kėsaj barke nė oqeanin plot tallaze tė botės sė sotme janė tė jashtėzakonshme. Pėrmendim nė kontekst kritik ankesėn e pashembullt tė qeverisė sė Greqisė nė instancat e BE-sė ndaj njė akti tė brendshėm tė qeverisė shqiptare. Si do tė pėrgjigjej njė Ministri e Jashtme Shqiptare e kyesuar nga personalitete tė kalibrit tė Pandeli Evangjelit, Fan Nolit, Mehmet Konicės, Rauf Ficos e Fuad Asllanit ndaj kėsaj ndėrhyrjeje tė pashembullt nė punėt e brendshme tė njė shteti sovran?

Kurse nė kontekstin pozitiv pėrmendim kėmbėnguljen mbresėlėnėse, dhe nė unison tėrėsor, tė qeverisė greke pėr dėmshpėrblimet e Luftės II Botėrore ndaj Gjermanisė. Po nė Tiranė, si do ta pėrcillte njė Ministri e Jashtme profesionale njė kėrkesė analoge dhe krejtėsisht tė ligjshme tė Shqipėrisė ndaj Gjermanisė? [Thirrje nė kllapa pėr politikanėt shqiptarė: a mund tė marrin shembull dhe tė bashkohen edhe ata, tė paktė njėherė tė vetme, sikurse homologėt e tyre nė Greqi, tė majtė – tė djathtė, tė qendrės – lidhur me kėrkesėn pėr dėmshpėrblime lufte nga Gjermania?]

Pėr t’u kthyer tek pėrplasja kushtetuse pėr zėvendėsimin e Ministrit tė Jashtėm: A nuk do tė ishte mė mirė qė Presidenti dhe Kryeministri – pavarėsisht se cilėt janė ata sot – kursin e drejtimit ta sheshonin mė mirė midis njėri-tjetrit, vendimet t’i pleqėronin paraprakisht sė bashku. gjithmonė nė interes tė vendit, dhe pra popullit t’ia kursenin, apo “ta ēlironin” nga retorikat krejt tė panevojshme?

Pėrfundimisht, kemi mendimin se nė periudhėn afatshkurtėr ėshtė e kėshillueshme zgjidhja sa mė parė dhe sa mė butė e ngėrēit tė pėrcjellė nga stėrkėmbėsi kushtetues i Nenit 98. Kurse nė periudhėn afatgjatė lypet njė rishikim tėrėsor i Kushtetutės dhe i Kodit Zgjedhor e sistemit pėrkatės, me synim kthimin nė modelin e gjithėpranuar tė repubikės gjysmė-presidenciale, dhe ēka ėshtė po aq e rėndėsishme, fuqizimin e demokracisė sė drejtpėrdrejtė dhe gjithėpėrfshirėse nė vend.

© 2018, Autori.
__________________

🖤 (1)
Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 20-01-2019, 06:29   #2
SystemA
Shqiptar....mer
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 45,537
Thanks: 15,108
Thanked 9,033 Times in 6,096 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 390
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Stėrkėmbėsat e kushtetutės

Ne Gjermani ministrat i zgjedh Merkel.Presidenti rri URTE.
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 20-01-2019, 06:52   #3
drague
me pushime
 
Avatari i drague
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 23,445
Thanks: 6,839
Thanked 8,105 Times in 5,182 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 377
drague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėmdrague i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Stėrkėmbėsat e kushtetutės

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga SystemA Shiko postimin
Ne Gjermani ministrat i zgjedh Merkel.Presidenti rri URTE.
presidenti gjerman as ēelsat e kashtes nuk i ka.
🖤 (1)
drague nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 20-01-2019, 11:10   #4
lenci
::
 
Data e antarėsimit: Feb 2012
Posts: 2,666
Thanks: 160
Thanked 948 Times in 479 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
lenci ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Stėrkėmbėsat e kushtetutės

Presidenti shqiptar,trafikant kokaine me korrierė shtetėrorė.
Kryeministri shqiptar pėrdorues i rregullt kokaine.
Problemi qėndron nė faktin se presidentit ja ka nė dorė arrat Monika,ish studentja e akademisė sė Plepave.
Ka edhe mė keq,mos u dėshpėroni.
🖤 (1)
lenci nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 20-01-2019, 14:27   #5
King Bardhyl
Super Moderator
 
Data e antarėsimit: Mar 2015
Posts: 5,793
Thanks: 3,346
Thanked 2,675 Times in 1,807 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
King Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėmKing Bardhyl i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Stėrkėmbėsat e kushtetutės

Problemi nuk qėndron te modeli qė zgjedh, tė gjithė janė shumė tė mirė, por te vullneti pėr ta zbatuar nė praktikė atė model. Sido qė ta rrotullosh, politikanėt Shqiptarė do tė gjejnė hapėsira ose thjesht do ta shkelin me arrogancė ligjin. Problemi qėndron te ajo qė shpjegohet kėtu mė poshtė:
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga lenci Shiko postimin
Presidenti shqiptar,trafikant kokaine me korrierė shtetėrorė.
Kryeministri shqiptar pėrdorues i rregullt kokaine.
Problemi qėndron nė faktin se presidentit ja ka nė dorė arrat Monika,ish studentja e akademisė sė Plepave.
Ka edhe mė keq,mos u dėshpėroni.
King Bardhyl nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 20-01-2019, 18:33   #6
BABA nga DURRSI
V.I.P
 
Avatari i BABA nga DURRSI
 
Data e antarėsimit: Sep 2014
Vendndodhja: zemra e alpeve Österreich
Posts: 7,354
Thanks: 8,151
Thanked 6,206 Times in 2,643 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 186
BABA nga DURRSI i pazėvėndėsueshėmBABA nga DURRSI i pazėvėndėsueshėmBABA nga DURRSI i pazėvėndėsueshėmBABA nga DURRSI i pazėvėndėsueshėmBABA nga DURRSI i pazėvėndėsueshėmBABA nga DURRSI i pazėvėndėsueshėmBABA nga DURRSI i pazėvėndėsueshėmBABA nga DURRSI i pazėvėndėsueshėmBABA nga DURRSI i pazėvėndėsueshėmBABA nga DURRSI i pazėvėndėsueshėmBABA nga DURRSI i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Stėrkėmbėsat e kushtetutės

Autori per mendimin tim eshte lodh kot qe te beje gjithe kete carcaf. Ky shkrim do kishte vlere sikur te gjendeshim ne nje shtet normal, me ligje, rregulla, sens qytetar dhe pergjegjsie si nga klasa politike ashtu edhe nga qytetaret, do te kishte vlere po te mos kishim nje nderhyrje kaq invasive nga te huajt sepse jemi te pa afte vete te zgjidhim ceshtjet madhore qe na preokupojne e keshtu me radhe….
Nuk calon puna tek kushtetuta dhe interpretimi i saj, sepse ate e kane shkelur dhe perdhosur me qindra here te gjitha klasat politike shqiptare. Ngercet e krijuara jane pasoje e qeverisjes me klane apo preferenca krahinore, e inateve apo egove personale, e lidhjeve me krimin dhe lobet e pista te bisneseve dallavere etj etj… dhe ne fund vjen handikapi i kushtetutes.
A besoni vertet qe edhe sikur te kishim nje kushtetute te perkryer, punet e shtetit dhe interesat e qytetareve do te ecnin mbare? Une besoj qe aspak nuk do te kishte shkuar mire, po njesoj do te Ishim sepse nuk drejtohemi nga nje klase politike qe ka udherrefyes kushtetuten (me te mirat dhe te vetat e saj) por nga nje bande kusaresh dhe narkotrafikantesh qe perfshin te gjith spektrin politik shqiptar te 28 viteve te fundit!
__________________
i besoj vetem vetes,dhe prap dyshoj tek ai
BABA nga DURRSI nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur