Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Arti dhe Kultura Botėrore > Shkrimtarė tė huaj

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 19-04-2014, 03:58   #1
Semiku
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Oct 2013
Posts: 2,349
Thanks: 17
Thanked 683 Times in 436 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 89
Semiku ka mbyllur reputacionin
Rabindranath Tagore

Rabindra nath Thakkur ( Calcutta1861- Calcutta1941)



Poet indian dhe azijatik,shkrimtar,dramaturg,piktor dhe muzikant,estet dhe vizionar, i njohur ne Evrope dhe Bote sipas mbiemrit Tagore.Personalitet shumedimenzional qe munde te krahasohet me nje Goethe.Emri i tij Rabindra don te thote : Dielli qe lind,... nje gjeni qe sot rrezaton pashuar ne Boten e poezise.

Ne Calcutt (Kolkata),ne provincen e Bengalit ne luginen e lumit Ganges,ne nje familje te pasur Thakkur (ang. Tagore),me 17. Maj 1861 do te linde femija qe do te behet poet i madhe,shkrimtar dhe vizionar.Konsiderohej gjate jetes se tij, si nje Urtak i Lindjes,dhe prej ketu rrjedh edhe cilesimi per te Gurudev,qe ne perkthim do te thote Mesues Hyjnore.Rabindranath eshte ne mesin e atyre krijuesve,qe krijimtarija e tij konsiderohet si e gjithe njerezimit.Ky eshte njeriu qe per here te pare krijohet sinteza mes Lindjes dhe Perendimit,dhe eshte i vleresuar nga te dyja anet per shkak te vlerave te tij univerzale.Ishte nje njeri pa kufi qe ka jetuar jeten me tere plotesine e saje,vizioni i te cilet eshte kthyer ne veprim,njeri qe dashurija i ishte urtesi supreme dhe arsye e krijimit.Lufta per Njeriun dhe ndjenja e vellazerise shpirterore me te gjithe njerezit paraqiste per te arsyen e te qenit ne kete Bote.
Babai i tij,Debendranath,ishte nje humanist i madh dhe nje njeri qe misheronte idete perparimtare te kohes.Ai perfaqesonte nje nga shpirterat demokratik te kohes qe luftonin per nje afrim te dyja kulturave,asaj perendimore dhe lindore.


Jorasanko Thakur Bari,dikur shtepija e Rabinthranat - sot Univerzitet

Familja Tagore,qe jetonte ne nje pallat te stilit kolonijal Jorasanko,rritej njekohesisht me qytetin Calcutta,i cili prej nje fshati peshkataresh u shenderrua ne nje Porte te madh dhe nje qender tregtare.Ne kete familje shume anetareshe ku nxitej diturija dhe arti,ishte nje mjedis i frytshem per zhvillimin shpirterore te Rabindranath-it te ri e cila i hapi dyert per zhvillimin e aftesive te tij.I rritur ne nje familje e cila lejonte te gjitha ndikimet dhe duke mbajtur lidhje me njerez te te gjitha besimeve dhe prejarrdhjeve,ishte shume here e keqkuptuar dhe denuar nga Hinduset ortodoks.Edhe pse i keqkuptuar ne vendin e tij,Rabindranath ishte anetari me aktiv i rilindjes kulturore te Indise.Mblodhi gjithcka qe vlente dhe ishte e mire nga Upanishadet,Sufizmi,filozofise perendimore dhe shkences.
Filloi te shkruaj poezi qysh ne rini,ndersa permbledhja e pare me poezi - Sandhja sangit (Kenget e muzgut,1881) dhe dy permbledhjet e arrdhshme tregojne per nje poet te mirefillte.Krijonte jo vetem ne Indi,por gjithkund ku shkonte.Krijonte dhe promovonte nje atmosfere kulturore te re,te hapur,demokratike.Ishte shkrimtar,mendimtar,reformator ,piktor,mesues, dhe nje figure e shquar ne mbare boten.
Nga Nena,qe vdiq kur Ai ishte ende i voge,trashegoi dashurine per gjithcka qe jeton/gjalleron ,trashegoi elanin religjioz te Nenes si nje koncept religjioz te egzistences ,si nje loje e mrekullueshme e Perendise Shiva.Nga Babai mesoi te kerkoj Urtesi ne gjithcka qe egziston,prej gjerave te vogla,te rendomta si qetesija apo renia e Shiut gjer ne tekstet antike si Upanishadet dhe Vedet.Babai me se shumti e mesonte permes shembujve,shume pak permes bisedave qe u tregua si nje metode efikase.
Rabindranath ishte nje personalitet i gjithanshem dhe shpejt arriti qe veprimtarija e tij te zhvillohet ne shume fusha.Bente muziken per poezite e tij,ku pervec melodive vendase hetohet edhe ndikimi perendimore.Muzika per Rabindranath ishte forma me e paster e artit,shprehja me e drejtperdrejte e bukurise.Ne Zerin ai sheh rezistencen me te vogel dhe ajo gezon lirine nga barra e mendimit dhe fakteve.Konsideron qe Fjalet duhet te kendohen apo te pikturohen qe te NE te provokojne ndjenjen intenzive te realitetit.Ne vitet e fundit te jetese se tij,Rabindranath,kaloi edhe ne pikture,edhe ate me sukses te madhe.Pikturat e tij me shume i ngjanin skicave,mirepo ne to ruanin pasurine dhe vlerat qe munde te shprehet me nje levizje te kistit,e thjeshte dhe humane,piktura qe me shume shprehin sugjerim se sa bindje.Autoportetet e tij na tregojne nje Njeri me nje idealizem ne syte e tij dhe nje fetyre fisnike.

Si shkrimtar ishte jashtezakonisht i frytshem.Shkruante poezi,ese,drama,romane,novela, dhe shkrime shkencore,me se shumti ne gjuhen Bengale edhe pse shume shkrime te tij vet i perkthente edhe ne anglisht.Veprat e tij te shkruara ne gjuhen bengale jane kryesore,sepse godasin ne qender dhe kane thellesi,origjinalitet.perkthimet ne gjuhen angleze shpesh kane dalur te zbehta,siperfaqesore,mirepo ne gjuhen bengale dhe ne kontekstin e kultures vendase ,tingellojne krejtesisht ndryshe.
Besonte qe Jeta eshte ne Natyre,qe Qielli i paster ndikon pozitivisht ne natyren e njeriut,edhe ne aspektin shpirterore edhe ne trupin fizik te tij.Sidomos ndikim ka ne femijet dhe per kete gati gjithnje mbante mesim ne qiellin e hapur,jashta ndertesave te shkollave.
Ne vitin 1901. Rabindranath bleu nje ndertese te shkaterruar ne Santiniketan (Vendi i Paqes),e rindertoi dhe hapi Shkolle te tipit "ashram".Shkolla filloi me 5 nxenes ( prej tyre dy djem te tij).Ndersa sot Santiniketan eshte nje nder Univerzitet me te medha ne Indi.Ne ballinen e ketij Univerziteti jane gdhendur vargjet nga Vedet : „Yatra visvam bhavati ekanidam“ ( Aty ku Bota behet nje fole e vetme).Ne Santiketan kane qendruar personalitete te shquara botrore,indolog nga mbare bota,orijentalist dhe ekspert nga gjithe globi,sepse Univerziteti eshte themeluar me qellimin qe ti bashkoje krijimtarine dhe urtesine e gjithe kulturave te Botes.Santiketan,qe edhe sot jeton,eshte nje permendore e gjalle e poetit i cili tere jeten luftoi per nje bashkepunim te ngushte mes lindjes dhe perendimit.

Veprat

Ka shkruar mė shumė se 1000 poema, 24 drama, tete romane, dhe me shume se 2000 poezi, nje numer te madhe eseshe dhe proza te tjera. Poezia e tij ēmohet pėr zgjim emocionesh, esete pėr mendime tė medha, a romanet per vetedijsim te shoqerise. Ai poezine e vete, e perktheu ne gjuhen angleze.
E fitoi Ēmimin Nobel per Letersi per vitin 1913. per permbledhjen me poezi - Gitanjalli.Bota e pranoi menjehere Poetin qe me vargjet e tij,njerezve i ofronte shprese, besim,dashuri dhe humanizem.Dhe kjo ishte pikerisht ajo qe i mungonte Botes nje vit para se te shperrthente Lufta e I Boterore,kur friga dhe katasrtofa hetoheshin nga afer.

* Gitanjali: Song Offerings (1910)
* Gitimalya: Wreath of Songs (1914)
* Balaka: The Flight of Cranes (1916)
* Sonar Tari: The Golden Boat (1894)
* The Gardener (1913)
* The Crescent Moon (1913)
* The Cycle of Spring (1919) etj.

Rabindarnath edhe pse vepren e tij e perktheu ne anglisht,prap Ai mbetet poet i Bengalit,dashurija e tij per vendin,bukurise se natyres,...Natyra eshte besimi i tij,...ne poezite e tij shpesh perdore motive te ndrrimit te stineve te vitit,si simbol i kozmosit ,i univerzit qe pulson panderpre si dukuri e paraqitjes dhe zhdukjes.
Pergjat poezive te Tagores,shihet qarte nje veshtrim tjeter mbi Boten,e mira dhe e keqja,virtyti dhe mekati,laikja dhe e shenjta.Egziston vetem Jeta/gjallerija,nuk egziston ndarja,sespe jeta eshte e Vecante,unike.

Semiku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 19-04-2014, 04:23   #2
Semiku
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Oct 2013
Posts: 2,349
Thanks: 17
Thanked 683 Times in 436 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 89
Semiku ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Rabindranath Tagore

Bisede Gjenish: Einstein & Tagore,1930 - Berlin



TAGORA :Sot po bisedoja me Dr Mendel ne lidhje me zbulimet e reja ne matematike sipas te cilave ne boten e madhesive pambarimisht te vogla sjellja e atomeve i bindet rastesise; me sa duket drama e egzistences nuk eshte aspak e paracaktuar ne karakter.

AJNSHTAJN: Faktet qe e bejne shkencen te tentoje ndaj kesaj pikpamjeje nuk do te thote t'i leme lamtumiren parimit te shkakesise.

TAGORA: Ndoshta jo, megjithate duket sikur ideja e shkakesise nuk eshte ne grimcat elementare por qe disa forca te tjera ndertojne me keto grimca nje gjithesi te organizuar

AJNSHTAJN: Duhet perpjekur te kuptohet rregulli ne nje plan me te larte. Rregulli eshte atje ku elementet e medha kombinohen dhe drejtojne egzistencen, por ne grimcat shume te vogla ky rregull nuk eshte i perceptueshem.

TAGORA: Keshtu pra dualiteti eshte ne thelb te egzistences, dmth eshte kontradikta e impulsit te lire dhe vullnetit drejtues qe realizon nje skeme te rregullt te sendeve.

AJNSHTAJN: Fizika moderne nuk do t'i quante qe jane kontradiktore.Rete kur shihen nga larg duken si nje objekt i vetem por kur i vrojton nga afer ato shfaqen si nje grumbull i crregullt pikash uji.

TAGORA: Une i gjej kesaj nje paralele ne psikologjine njerezore. Pasionet dhe deshirat tona jane te crregullta, por karakteri yne i nenshtron keto elemente ne nje te tere te harmonishme.A ka dicka te ngjashme me kete ne boten fizike? A nuk jane grimcat e vogla rebele,dinamike me nje impuls individual? Dhe a ka nje parim ne boten fizike qe i nenshtron ato duke i vendosur nen nje organizim te rregullt?

AJNSHTAJN: Edhe vete grimcat elementare nuk jane pa nje rregull statistikor; grimcat e radiumit do te ruajne nje rregull specifik te tyren, tani dhe pergjithmone ne te ardhmen ashtu sic ka qene vazhdimisht deri me sot.Ka pra nje rregull statistikor per grimcat elementare.

TAGORA: Perndryshe drama e egzistences do te ishte mjaft e paqellimte.Eshte harmonia e vazhdueshme e rastesise dhe percaktueshmerise e cila e ben ate perjetesisht te re dhe jetesore.

AJNSHTAJN: Une besoj se cfaredo qe behet me ne ose bejme ka shkakesine e vet;eshte gje e mire sidoqofte qe ne nuk e perceptojme dot.

TAGORA:
Ka nje elasticitet gjithashtu ne veprimet njerezore ,nje fare lirie ne rende te ulta qe eshte per te shprehur personalitetin tone. Eshte dicka e ngjashme me sistemin muzikor ne Indi,i cili nuk eshte aq i ngurte sa c'eshte ne muziken perendimore. Kompozitoret tane japin nje linje te percaktuar muzikore,nje sistem melodik dhe arranxhim ritmik dhe egzekutuesi i saj brenda disa kufijve mund te improvizoje mbi te.Ai duhet te ndjeke me besnikeri pjesen muzikore, por dhe te jape shprehje spontane te ndjeshmerise se vet muzikore sipas disa rregullave te paracaktuara.Ne admirojme kompozitorin per talentin e tij ne krijimin e bazes dhe superstruktures se melodise por nderkaq presim nga interpretuesi te shprehe aftesite e tij duke krijuar variacione me zbukurime melodike.Ne krijimin ne ndjekim ligjin themelor te egzistences por nese lejojme edhe nje shmangje nga ai, atehere kemi nje liri te mjaftueshme brenda kufijve te personalitetit tone per shprehjen me te plote te vetvetes.

AJNSHTAJN: Kjo eshte e mundur vetem kur ka nje tradite muzikore te fuqishme qe mund te orientoje njerezit.Ne Europe muzika ka shkuar teper larg nga arti dhe ndjeshmeria popullore dhe eshte bere si nje fare arti i fshehte me konvencionet dhe traditat e veta.

TAGORA: Duhet te jesh absolutisht i bindur ndaj kesaj muzike kaq te komplikuar.Ne Indi masa e lirise se kengetarit eshte ne personalitetit e vet krijues.Ai mund ta interpretoje kengen e kompozitorit ne menyren e vet nese ka fuqine krijuese te afirmoje vetveten ne interpretimin e ligjit te pergjithshem te melodise qe i eshte besuar.

AJNSHTAJN: Kerkohet nje nivel shume i larte artistik per te realizuar plotesisht idene e madhe te muzikes origjinale keshtu qe mund te behen edhe variacione mbi te.Tek ne variacionet shpesh jane te paravendosura.

TAGORA: Nese ne sjelljen tone ndjekim ligjin e virtytit atehere do te kemi nje liri reale per shprehjen e vetvetes.Vertete eshte parimi i sjelljes por karakteri qe e ben ate te vertete dhe individual eshte ne krijimin tone.Ne muziken tone ka nje dualitet te lirise dhe rregullit te paracaktuar.

AJNSHTAJN: Po fjalet e kenges a jane gjithashtu te lira? Dua te them a eshte i lire kengetari te shtoje fjale te tijat ne tekstin e kenges qe kendon?

TAGORA: Po.Ne Bengal kemi nje soj kenge-kirtan e quajme,e cila i jep liri kengetarit te nderfuse komente ndermjetese, fraza qe nuk jane ne kengen origjinale.Kjo shkakton entusiazem te madh sepse degjuesit jane vazhdimisht te emocionuar nga sentimente spontane te mrekullueshme te bera nga kengetari.

AJNSHTAJN: A eshte metrika teper strikte?

TAGORA: Po, krejt.Nuk mund te kalohen kufijte e vjersherimit; kengetari ne gjithe variacionet e veta duhet te mbaje ritmin dhe kohen, te cilat jane te fiksuara.Ne muziken europiane ju keni nje liri te krahasueshme per kohen por jo per melodine.

AJNSHTAJN: Mund te egzekutohet muzika indiane pa fjale? Mund te kuptohet nje kenge pa fjale?

TAGORA: Po , ne kemi kenge me fjale te pakuptimta, tinguj qe thjesht ndihmojne ne mbajtjen e notave.Ne Indine Veriore,muzika eshte nje art i pavarur,jo nje interpretim I fjaleve dhe mendimeve si ne Bengal.Muzika eshte shume e perpunuar dhe sugjestive dhe eshte nje bote e tere ne vete melodine.

AJNSHTAJN: Nuk eshte polifonike?

TAGORA: Instrumentat perdoren, por jo per harmonine, vetem per te mbajtur kohen dhe per te shtuar volumin e thellesine.A ka vuajtur melodia ne muziken tuaj nga imponimi i harmonise?

AJNSHTAJN: Ndodh nganjehere qe vuan vertete teper.Nganjehere harmonia gelltit edhe vete melodine.

TAGORA: Melodia dhe harmonia jane si linjat dhe ngjyrat ne pikture.Nje vizatim mund te jete i mrekullueshem nderkohe qe duke i shtuar edhe ngjyrat mund te behet i vaget dhe humbet forcen.Por ngjyra ne kombinim me linjat krijon piktura te medha sa kohe qe nuk shvlereson apo shkaterron vleren e vizatimit.

AJNSHTAJN: Eshte nje krahasim i bukur; vizatimi eshte gjithashtu shume me i vjeter se ngjyra. Duket se melodia juaj eshte shume me e pasur ne strukture se e jona. Muzika japoneze gjithashtu duket e tille.

TAGORA: Eshte e veshtire te anlizosh efektin e muzikes te Lindjes dhe te Perendimit ne mendjet tona.Une jam shume i prekur nga muzika perendimore; ndjej qe eshte e larte,e gjere ne strukture dhe e madhe ne kompozicion. Muzika jone me prek me thelle prej vokacionit te vet lirik themelor.Muzika europiane eshte epike ne karakter, ka nje sfond te gjere dhe eshte gotike ne strukture.

AJNSHTAJN: Eshte nje pyetje qe ne europianet nuk i pergjigjemi dot qarte, ne jemi shume te perdorur nga muzika e jone. Ne duam te dijme nese muzika jone eshte nje ndjenje konvencionale apo fondamentale, nese eshte natyrale te ndjesh konsonancen dhe disonancen apo nje konvencion qe ne e pranojme.

TAGORA: S'di se si por piano me ngaterron.Violina me pelqen shume me teper.

AJNSHTAJN: Do te ishte interesante te studjoheshin efektet e muzikes europiane ne nje indian qe nuk e ka degjuar kurre ate qekurse ka qene i ri.

TAGORA: Une njehere i kerkova nje muzikanti anglez te me anlizonte disa pjese te muzikes klasike dhe te me shpjegonte se cfare elementesh e bejne te bukur nje pjese muzikore.

AJNSHTAJN: Veshtiresia eshte se muziken vertete te bukur , lindore apo perendimore qofte, nuk mund ta anlizosh dot.

TAGORA: Po dhe ajo cka e prek thelle degjuesin eshte dicka shume personale per cdo individ.

AJNSHTAJN: E njejta pasiguri mbetet rreth cdo gjeje themelore ne pervojen tone , ne reagimin tone ndaj artit ,kudo qofte ne Europe apo Azi.Bile edhe kjo lule e kuqe qe shoh ne tavolinen tuaj mund te mos jete e njejte per ty dhe mua.

TAGORA: E megjithate eshte i pranishem gjithmone nje process pajtimi midis tyre,shija individuale qe tenton te perputhet me standartin e pergjithshem...
Perktheu :Avocados & Endive

Ne anglisht -Tagore and Einstein
Semiku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-05-2014, 12:48   #3
Jetmira
V.I.P
 
Avatari i Jetmira
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 2,467
Thanks: 1,145
Thanked 1,047 Times in 421 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Jetmira ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Rabindranath Tagore

♥*.☆★.•°•.☆♥*.Ndoshta nje dite, ne te ardhmen
.♥*.☆★.•°•.☆♥*.Ti perseri, do te kthehesh
♥*.•.☆★.•°•.☆♥*.Por gjalle, mua te mjerin
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.S’besoj se do te me gjesh.
•♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.
♥*..•°•.☆★.•°•.☆♥*.Mbi varrin, ku une prehem
♥*.★.•°•.☆★.•°•.☆♥*.Me keqardhje, do te lotosh
♥*..•°•.☆★.•°•.☆♥*.Dhe ikjen tende, prej meje
♥*.•°•.☆★.•°•.☆♥*.Perjete, do ta mallkosh
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.
♥*.•.☆★.•°•.☆♥*.Ndoshta, shume i permalluar
♥*..☆★.•°•.☆♥*.Portretin tim, do ta kujtosh
♥*.☆★.•°•.☆♥*.Kur mbi pllake, te gdhendur
♥*..☆★.•°•.☆♥*.Emrin tim, do te lexosh
♥*.•.☆★.•°•.☆♥*.
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.Si kurre, ndonjehere
♥*.•°•.☆★.•°•.☆♥*. Do te ndjehesh, fajtore
♥*..•°•.☆★.•°•.☆♥*.Per zemren time, te mjere
♥*.★.•°•.☆★.•°•.☆♥*.Qe ti vete e copetove
♥*.☆★.•°•.☆♥*.
♥*..☆★.•°•.☆♥*.Ndoshta, per te paren here
♥*.•.☆★.•°•.☆♥*.Mua falje, do te me kerkosh
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.Por pergjigjen time, nen dhe
♥*.•°•.☆★.•°•.☆♥*.S’do mundesh, ta degjosh.
♥*..•°•.☆★.•°•.☆♥*.
♥*.★.•°•.☆★.•°•.☆♥*.Do te te fal, apo jo
♥*..•°•.☆★.•°•.☆♥*.As vete, nuk e di mire
♥*.•°•.☆★.•°•.☆♥*.Pasi atehere, shpirti im
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.Do te jete, plotesishte i shkrire.
♥*.•.☆★.•°•.☆♥*.
♥*..☆★.•°•.☆♥*.Ndoshta, do te mbjellesh lule
♥*.☆★.•°•.☆♥*.Mbi dheun e varrit tim
♥*..☆★.•°•.☆♥*.Me qellim qe ato te celin
♥*.•.☆★.•°•.☆♥*.Si kujtim, per dashurine
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.
♥*.•°•.☆★.•°•.☆ ♥*.Por lulet, do te vyshken
♥*..•°•.☆★.•°•.☆♥*.Dhe pa gjethe, do te ngelin
♥*.☆★.•°•.☆♥*.Edhe me gjak, po ti ujitesh
♥*..☆★.•°•.☆♥*.Ato kurre, nuk do te celin.
♥*.•.☆★.•°•.☆♥*.
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.Ndoshta naten, do te me presesh
♥*.•°•.☆★.•°•.☆♥*.Ne enderren tende, te trokas
♥*..•°•.☆★.•°•.☆♥*.Por edhe ne qofte se vij
♥*.★.•°•.☆★.•°•.☆♥*.Asnje fjale, nuk do te flas.
♥*..•°•.☆★.•°•.☆♥*.
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.Me hijen e vdekjes, do te vij
♥*.•.☆★.•°•.☆♥*.Dhe syte mbi ty, do ti zgurdulloj
♥*..☆★.•°•.☆♥*.Frike ne zemer, do te te shtij
♥*.☆★.•°•.☆♥*.Derisa ty, te te tmerroj.
♥*..☆★.•°•.☆♥*.
♥*.•.☆★.•°•.☆♥*.Ndaj, po deshe te jetosh
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.Ne heshtje i pa shqetesime
♥*.•°•.☆★.•°•.☆ ♥*.Ben mire qe te harrosh
♥*..•°•.☆★.•°•.☆♥*.Mua dhe dashurine time.
♥*.★.•°•.☆★.•°•.♥*.
♥*.☆★.•°•.☆♥*.Ndoshta, vetem atehere
♥*..☆★.•°•.☆I ♥*.qete, do te jetosh
♥*.•.☆★.•°•.☆♥*.Dhe shpirtin tim, nen dhe
♥*.°•.☆★.•°•.☆♥*.Ndoshta, nuk do ta trazosh!!!...
♥*.★.•°•.☆★.•°•.♥*.
Jetmira nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur