Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Arti dhe Kultura Botėrore > Shkrimtarė tė huaj

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 09-09-2012, 07:33   #1
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 52 Times in 48 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Pablo Neruda

PABLO NERUDA
(1904-1973)


Pablo Neruda (Neftali Rikardo Rejes) u lind nė Parral tė Kilit mė 12 korrik 1904. Studion nė Universitetin e Santiagos. 19 vjeē, boton pėrmbledhjen e parė poetike: “Crepusculario”, e cila arrin njė sukses mesatar. Ndėrsa vėllimi i tij i dytė poetik: “Njėzet poezi dashurie dhe njė kėngė dėshpėrimi”, e bėn tė njohur brenda e jashtė vendit. Pas shpėrthimeve letrare u mor me diplomaci. Mė 1934 shkon nė Spanjė si konsull nė Barcelonė. Mė 1950, bashkė me poetin turk Nazim Hikmet fiton “ēmimin ndėrkombėtar pėr letėrsi” tė Bashkimit Sovjetik. Tre vite mė vonė shpėrblimin “Stalin”, tė cilin e “kthen prapė” mė 1956. Kthehet nė atdhe, ku zgjidhet “Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kilit”. Mė 1969 shkon ambasador nė Francė. Mė 1971 i jepet ēmimi Nobel pėr Letėrsi. Njė vit mė vonė, i sėmurė nga kanceri, tėrhiqet nga posti i ambasadorit pėr tė pėrgatitur veprat e mbetura nė dorėshkrim. Mė 11 shtator tė po tė njėjtin vit, nė Kili hipėn nė fuqi junta ushtarake e Pinoēetit. Njė ditė mė vonė “pėrdhunohet” shtėpia e tij nė Santiago, ndėrsa mė 24 shtator vdes. Gjatė jetės sė tij Neruda shkruajti mė shumė se dyzet pėrmbledhje me poezi, pėrkthime dhe mijėra reportazhe e artikuj tė ndryshėm.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 09-09-2012, 07:34   #2
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 52 Times in 48 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Pablo Neruda - poezi

PABLO NERUDA


Shqipėroi: Mitrush Kuteli


KĖSAJ NATE MUND TĖ SHKRUAJ VJERSHA?


Kėsaj nate mund tė shkruaj vjersha tmerrisht tė trishtueshme
Tė shkruaj, pėr shembull; "Nė kėtė natė tė kthjellėt
rrėnqethen ndėr ethe yjet e largėt tė kaltėr".
Nė qiej era e natės vrapon e kėndon.
Kėsaj nate mund tė shkruaj vjersha tmerrisht tė trishtueshme,
kaq herė e pata puthur nėn qiellin e hapur!
Ajo mė deshi edhe unė kohė pas kohe e pata dashur.
E si tė mos i desha ata sy kaq tė mėdhenj?
Kėsaj nate mund tė shkruaj vjersha tmerrisht tė trishtueshme,
kur mendoj se nuk e kam pranė. Kur ndjej se e humba.
Pa tė kjo natė e gjatė me duket ende m'e gjatė
Dhe vesa e livadheve pikon nė shpirtin e vjershave.
Po s'kam ē'bėj: me dashurinė time s'e ndala dot.
Yjet si prush xixėllojnė - po ajo s'ėshtė me mua.
Kaq. Njė zė kėndon matanė, pėrtej? Larg.
Por shpirti im vuan se atė e humba.
Kėrkoj vėshtrimin e saj, sikur dua t'i afrohem.
Zemra ime e do – po ajo s'ėshtė me mua.
Natė si dikur: zbardhojnė tė njėjtat pemė.
Ne ishim dikur bashkė, por tash s'jemi si dikur.
Nuk e dua, jo, por kaq shumė e pata dashur,
dhe zėrin e erės kėrkoja qė zėrin e saj ta dėgjoj.
Me tė tjerė ka shkuar. Po, me tė tjerė. Por dikur vetėm imja pat qenė,
Sa e shkurtėr ėshtė dashuria, sa i gjatė – harrimi!
Sepse nė njė natė tė tillė e pata pėrqafuar.
Dhe shpirti im vuan se atė e humba.
Tė paktėn kjo le tė jetė dhimbja e fundit qe me sjell ajo,
dhe kėta rreshtat e fundit qė pėr tė po i shkruaj.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 09-09-2012, 07:35   #3
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 52 Times in 48 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Pablo Neruda - poezi

POEZI NGA PABLO NERUDA


Pėrktheu: Fatos Arapi


MUND TĖ SHKRUAJ VARGJE...



Kėsaj nate mund tė shkruaj vetėm vargje tė trishtuara.
Tė shkruaj pėr shembull: "pikėlohet nata prej yjeve
E trupat e kaltėr qiellorė rrėqethen nė largėsi".
Nė zemrėn e qiellit era e natės bėn qerthuj, kėndon.
Sonte vargjet janė tmerrėsisht tė trishtuara:
e doja dhe herė-herė dhe ajo mė deshi.
Netėve si kjo, nėr krahėt e mia e mbaja.
E pėrqafoja nėn qiell... nėn qiellin e hapur.
Mė deshi. Kohė pas kohe e pata dashur dhe unė.
Si tė mos dashuroja sytė e mėdhenj qė aq thellė mė shikonin?
Kesaj nate mund tė shkruaj vargje nga mė tė trishtuarat.
Kur mendoj qė nuk e kam mė. E kuptoj qė e humba.
Kjo natė e pafundme bėhet mė e madhe pa tė...
Dhe vargjet bien nė shpirt si vesa mbi bar...
Ē'rėndėsi ka qė dashuria ime nuk mundi dot ta mbajė!
Gjithė yje ėshtė nata. Vetėm ajo me mua s'ėshtė mė...
Kaq. Njė zė kėndon matanė... larg.
Po shpirti ėshtė i dėshpėruar se unė e humba atė.
Shikimi im bredh, e kėrkon... sikur t'i afrohesha pranė.
Zemra ime e kėrkon prapė, po ajo me mua s'ėshtė mė.
Dhe ėshtė po ajo natė, e zbardhin nėn dritėn e saj po ata drurė.
Vetėm ne- tė atėhershmit- ne nuk jemi mė po ata.
-S'e dua mė. Ėshtė e vėrtetė. Megjithatė... sa shumė e kam dashur.
Kėrkoja zėrin e erės qė tė arrinte veshin e saj.
Me njė tjetėr... me njė tjetėr do shkojė tani... si puthej me mua dikur.
Me zėrin e saj. Trupin e tejdukshėm. Me sytė pafundėsisht tė mėdhenj.
S'e dua mė... nuk e dua... Megjithatė ndoshta e dua.
E shkurtėr ėshtė dashuria- kaq i gjatė harrimi.
Ishte njė natė si tė tjerat, unė e mbaja ndėr duar.
Shpirti ėshtė i dėshpėruar... nuk pajtohet... me humbjen e saj;
edhe sikur kjo dhimbje tė jetė e fundit qė ajo mė shkakton,
sikur kėta rreshta tė fundit qė po shkruaj pėr tė.

TRUPI I GRUAS

Trupi i gruas, kodra tė bardha, kofshė tė bardha,
ti shfaqesh nė botė nė ēastin qė jepesh,
Trupi im prej fshatari tė plugon
dhe bėn qė djali tė dalė nga thellėsitė e tokės.

Isha i shkretė si njė tunel. Prej meje iknin zogjtė,
dhe nata hynte me pushtetin e saj tė fuqishėm.
Qė tė mbetem gjallė tė farkėtova ty si njė armė :
Shigjetė pėr harkun, gur pėr hobenė.

Por vjen orė e hakmarrjes, dhe tė dua.
Shtat lėkure e myshku, prej qumėshti tė etshėm.
Ah, kupė e gjive! Ah, sy tė murgeshės!
Trėndafil pushor! Ah, zėri yt i ngadaltė e i trishtė!

Trup i gruas sime, do tė qėndroj nė hirin tėnd.
Etja ime, ankthi im i pafund, udhėtimi im i luhatshėm!
Shtrat i errėt, lumi ku lind etje e pėrjetshme.
dhe lodhja lind, dhe dhimbja qė kufi nuk njeh.

SI ISHTE SPANJA (1937)

Spanja ishte e tharė dhe e tendosur, tambur
i njė dite me zėra tė shurdhėr,
rrafshinė e fole shqiponjash, qetėsi
e njė moti tė keq fshikullues.

Gjer nė fund tė lotit, gjer nė fund tė shpirtit
dashuroj dheun tėnd tė fortė, bukėn tėnde
tė varfėr,
popullin tėnd tė vobektė; gjer poshtė nė thellėsi
tė qenies sime ėshtė lulja e humbur
e fshatrave tė tua tė rrudhosura, tė palėvizshme
ndėr mote, -
fushat e tua minerare
tė shtrira nė dritė tė hėnės dhe nė kohė,
dhe tė pėrpira nga njė zot i zbrazėt.

Gjithė strukturat e tua, izolimi
prej kafshe dhe menēuria jote,
mbyllur, shtrėnguar nga gurė abstraktė tė heshtjes;
vera jote e athtė, vera
jote e ėmbėl, – tė fuqishėm
vreshtat e tu e tė brishtė.

Gur diellor, i pastėr midis vendeve
tė botės, Spanjė e pėrshkruar
prej racash e metalesh, e kaltėr e fitimtare,
proletare me lule e me predha, e vetmja
e gjallė, e pėrgjumur, kumbuese.

KUAJT

I pashė nga dritarja kuajt.
Nė Berlin, nė dimėr. Drita ishte pa dritė, qielli pa qiell.
Ajri i bardhė si buka e njomė...
Dhe nga dritarja ime njė rreth i vetmuar,
kafshuar nga dhėmbėt e dimrit.
Befas dolėn nga mjegulla
dhjetė kuaj tė ngarė nga njė njeri.
Sa mezi valėzonin, duke dalė, si zjarri,
po pėr sytė e mi e mbushėn botėn e zbrazėt gjer atėherė.
Tė derdhur, tė ndezur ata ishin si dhjetė zota
me thundra tė gjata tė pastra, me krifa si prej gjumi tė kripės.
Vithet e tyre ishin rruzuj tė portokalltė.
Ngjyra ishte mjaltė, qelibar, zjarr...
Qafat e tyre qenė kulla
tė prera nė gurė krenarie
dhe nėpėr sytė e furishėm u dukej
si njė robinė energjia...
Dhe atje, nė heshtje,
nė mesin e ditės dimėrore tė pistė e tė shregullt,
kuajt e rrėmbyeshėm ishin gjak,
rritėm, pasuri ushqyese e jetės.
I pashė e i pashė... dhe u pėrtėrita,
pa e ditur,
atje ishte burimi, vallėzimi i ajrit, qielli,
zjarri qė jetonte nė bukurinė.
E kam harruar dimrin e atij Berlini tė zymtė,
kurrė s’do tė harroj dritėn e kuajve.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 09-09-2012, 07:36   #4
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 52 Times in 48 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Pablo Neruda - poezi

POEZI NGA PABLO NERUDA


Pėrktheu Faslli Haliti


LERMI TĖ LIRA DUART


Lėrmi tё lira duart dhe zemrёn,
lėrmё tё lirё!
Leri gishtat e mi
tё vrapojnė nёpёr rrugėt e trupit tёnd.
Pasioni - gjak, zjarr, puthje -
mё ndez me flakё tё dridhshme.
Ah, ti s’e di ē’ёshtё kjo !

Ėshtё stuhia e ndjenjave tё mia
qё pėrkul pyllin e ndjeshёm tё nervave tё mia.
Ėshtё mishi qё thёrret me gjuhёt e tij tё zjarrta
Ėshtё zjarri!
Dhe ti, grua, je si njё dru i paprekur
tani qё gjithё jeta ime e kthyer nё hi
fluturon drejt trupit tёnd plot, si nata, plot yje!

Lёrmi tё lira duart dhe zemrėn,
Lёrmё tё lirё !
Unё vetėm tё dėshiroj, tё dėshiroj e dėshiroj!
Nuk ёshtё dashuri, ёshtё dёshirё qё than e shuhet
ёshtё vёrshim tėrbimesh,
tё afrimit me tё pamundurёn,
por je ti,
je ti pёr tё mё dhёnё gjithēka,
pёr tё mё dhёnё atё qё zotėron e ke ardhur mbi tokё
siē kam ardhur unё pёr tё tё mbajtur,
pёr tё tё dėshiruar,
pёr tё tё pritur!

SKLLAVJA IME

Skllavja ime, frikėsomė. Mė duaj. Skllavja ime !
Jam me ty perėndimi mė i gjerė i qiellit tim
dhe nė tė shpirti im lind si njė yll i ftohtė.
Kur prej teje largohen, hapat e mi kthehen tek unė.

Vetė fshikullima ime bie mbi jetėn time.
Je ajo qė ėshtė Brenda meje dhe ėshtė larg.
Duke vrapuar si njė tufė mjegullash tė ndjekura.
Afėr meje, po ku ? Larg, ajo qė ėshtė larg.
Dhe ajo qė duke qenė larg, ecėn nėn kėmbėt e mia.
Jehona e zėrit pėrtej qetėsisė.
Dhe ajo qė nė shpirtin tim rritet, si myshku mbi gėrmadha.

PЁR ZEMRĖN TIME

Pёr zemrėn time mjafton gjoksi yt,
Pёr lirinё tёnde mjaftojnё krahёt e mi.
Nga goja ime do tё arrijė gjer nё qiell,
Ajo qё ishte e fjetur mbi shpirtin tёnd.
Tek ti ёshtё iluzioni i ēdo dite.
Bije si vesa mbi kurora lulesh.
Gёrmon horizontin me mungesėn tёnde.
Pёrjetёsisht nё ikje si dallga.
Kam thёnё se kėndoje nё erё
Si pishat dhe si direkё anijesh.
Si ata je e lartё dhe e heshtur.
Dhe trishtohesh befas, si njё udhėtim.
Mikёpritёse si njё rrugё e vjetёr.
Tё popullojnė jehona dhe zёra nostalgjikё.
U zgjova dhe ndonjėherё emigrojnė dhe ikin
Zogj qё flinin nё shpirtin tёnd.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 09-09-2012, 07:37   #5
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 52 Times in 48 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Pablo Neruda - poezi

PABLO NERUDA



Shqipėroi nga frėngjishtja: Ilir Babaramo
(revista “Mechr Licht!” nr 6)



UJĖ SEKSUAL

Duke rrjedhur me pika tė mėdha tė vetmuara
me pika si dhėmbė
me pika tė trasha marmalate dhe gjaku
duke rrjedhur me pika tė trasha
uji bie
si njė shpatė pikash
si njė lumė qelqi gėrryes
bie duke brejtur
duke goditur boshtin e simetrisė, duke ngritur prerjet e
shpirtit
duke thyer gjėrat e braktisura, duke ēarė errėsirėn
Ėshtė vetėm njė fllad, mė i lagėsht se lotėt
njė lėng, njė djersė, njė vaj pa emėr
njė lėvizje e gjallė
bėhet, zgjerohet
me pika tė mėdha, tė ngadalta
uji bie
drejt detit, drejt oqeanit tė tharė
drejt dallgėve pa ujė

Shoh verėn e pafund dhe njė grahmė qė del nga shpella,
tė korrurat, gjinkallat
shtėpi, vajza qė flenė
me dorėn tek zemra
qė ėndėrrojnė banditėt, zjarret

Shoh anijet
shoh pemėt e palcės
tė ngritura si maēokė tė tėrbuar
shoh gjak, kama dhe ēorape grash
flokė burrash
shoh shtratin, shoh korridorin ku klith njė virgjėreshė
shoh ēarēafė, organe dhe hotele

Shoh ėndrrat e fshehta
pranoj ditėt qė vinė
origjinėn, kujtimet gjithashtu
Si njė qepallė egėrsirash e shqyer
shikoj

Dhe befas vjen ky tingull
njė zhurmė e kuqe kockash
njė ēiftėzim mishi
dhe kėmbė tė verdha qė bashkohen si kallėza

Dėgjoj midis shpėrthimit tė puthjeve
Nga frymėmarrjet dhe gulēet tronditur dėgjoj

Jam duke parė, duke dėgjuar
me gjysmėn e shpirtit mbi det, me gjysmėn e shpirtit
mbi tokė
dhe me dy gjysmat e shpirtit botėn shikoj
Dhe ndonėse mbyll sytė, zemrėn plotėsisht e mbuloj
shikoj ujin e shurdhėt tek bie
me pika tė mėdha tė mėdha tė shurdhėta

Ėshtė si uragan xhelatine
si njė ujėvarė sperme dhe meduzash
Shikoj njė ylber tė turbullt qė vrapon
Shikoj ujėrat e tij tek kalojnė pėrmes kockash
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-09-2013, 13:13   #6
Iness
Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ••Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
 
Avatari i Iness
 
Data e antarėsimit: Sep 2013
Posts: 4,620
Thanks: 9
Thanked 326 Times in 163 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 65
Iness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Pablo Neruda

Nese me harron, ateherė te dish nje gje.
Nese pak nga pak s`do me duash me,
pak e nga pak s`do te te dua as une.
Nese dikur me harron,
mos me kerko me kot,
sepse atehere do te te kem harruar.
Nese vendos te me harrosh ne bregun e zemres ku kam rrenjet,
dije se ate dite,
ate ore,
do t`i ngre krahet do shkul rrenjet e mia per diku tjeter
Por nese cdo dite,
cdo ore,
ndjen se je perjetesisht e imja
me embelsi te paprekshme,
nese cdo dite
nje lule cel ne buzet e tua per te me kerkuar,
ah, e dashura ime,
ah, e imja,
ne shpirtin tim ndizet perseri ai zjarr
tek une asgje nuk shuhet,
as harrohet,
dashuria ime jeton ne dashurine tende,
e dashur,
dhe sa te jesh gjalle do e kesh ne krahet e tu,
te mbeshtjelle nga te mite.
Iness nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-09-2013, 15:27   #7
magnus
larguar
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Posts: 9,313
Thanks: 267
Thanked 918 Times in 580 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 200
magnus ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Pablo Neruda

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Iness Shiko postimin
Nese me harron, ateherė te dish nje gje.
Nese pak nga pak s`do me duash me,
pak e nga pak s`do te te dua as une.
Nese dikur me harron,
mos me kerko me kot,
sepse atehere do te te kem harruar.
Nese vendos te me harrosh ne bregun e zemres ku kam rrenjet,
dije se ate dite,
ate ore,
do t`i ngre krahet do shkul rrenjet e mia per diku tjeter
Por nese cdo dite,
cdo ore,
ndjen se je perjetesisht e imja
me embelsi te paprekshme,
nese cdo dite
nje lule cel ne buzet e tua per te me kerkuar,
ah, e dashura ime,
ah, e imja,
ne shpirtin tim ndizet perseri ai zjarr
tek une asgje nuk shuhet,
as harrohet,
dashuria ime jeton ne dashurine tende,
e dashur,
dhe sa te jesh gjalle do e kesh ne krahet e tu,
te mbeshtjelle nga te mite.
mish mash e ka bere dashurine ky neruda..
magnus nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-05-2014, 13:16   #8
Jetmira
V.I.P
 
Avatari i Jetmira
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 2,467
Thanks: 1,145
Thanked 1,047 Times in 421 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Jetmira ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Pablo Neruda

Trup Gruaje


Trup gruaje, kodra te bardha, kofshe te bardha
Ti i ngjan botes ne castin e krijimit
Trupi im prej fshatari te pagdhendur te leron,
E ben te shpertheje nga fundi i dheut biri.

Isha i vetem si nje tunel, zogjte me largoheshin
e nata brenda meje kishte pushtet te pafre.
Per te mbijetuar te mora ty si nje arme,
si shigjeten ne harkun tim, si gurin ne habe.

TANI MBAROI ORA E HAKMARRJES E UN TE DUA
trup lekure, lemyshku, qumesht
trup lakmues e i qete.

Ah kupat e qumshtit, ah syte kur me mungojne
Ah trendafilat e pubetit , ah zeri yt i trishte e i lehte

Trup gruaje, do qendroj nen hirin tend
etja ime , rruga ime ne medyshje ankthi qe s'ka fund
Kanale te errta ku zbret etja ime e perjetshme
Ku zbret mundi dhe dhimbja qe s'iken kurre nga une.
Jetmira nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-05-2014, 13:16   #9
Jetmira
V.I.P
 
Avatari i Jetmira
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 2,467
Thanks: 1,145
Thanked 1,047 Times in 421 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Jetmira ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Pablo Neruda

Ode kumbulles.

..Qe nga ajo kohe
toka, dielli, bora,
rrebeshi ne tetor,
te derdhura neper rruge,
gjithcka,
drita , uji,
lane
ne kujtesen time
kundermimin
dhe tejdukshmerine
e kumbulles:
jeta
ovalezoi ne nje kupe
rrezellimin, hijet,
freskin e saj.
Oh puthje
e gojes
pas asaj kumbulle,
dhembe
dhe buze
mbushur
me ambren eremire
te drites
se lengshme te kumbulles!
Jetmira nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-05-2014, 13:17   #10
Jetmira
V.I.P
 
Avatari i Jetmira
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 2,467
Thanks: 1,145
Thanked 1,047 Times in 421 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Jetmira ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Pablo Neruda

kush je ti, kush je?



Duke menduar, duke pleksur hije nė vetminė e thellė.

Edhe ti je larg, oh, mė larg se tė gjithė.

Duke menduar, duke ēliruar zogj, duke zhdukur imazhe,

duke varrosur drita.

Kėmbanore mjegullash, kaq tė largėta, atje nė lartėsi !

Duke mbytur rėnkime, duke thėrmuar shpresa tė errėta,

mullis i heshtur,

Nata bie si kafshatė nė kėmbėt e tua,

larg nga qyteti.

Prania jote mė ėshtė e huaj, kureshtare si njė objekt.

Mendoj, ec gjatė, jeta ime para teje.

Jeta ime para tė gjithėve, jeta ime e ashpėr.

Britma pėrballė detit, mes guriēkave,
qė vrapon e lirė, e marrė nėpėr avullin e detit.

Tėrbimi i trishtė, bitma, vetmia e detit.

Bleronjėse, e ashpėr, nderė drejt qiellit.

Ti, ēfarė ishe aty, ē’pėrthyerje, ē’purtekė

tė asaj freskoreje tė pamatė?

Ishe larg si tani.

Zjarr nė pyll !

Pėrvėlon nė kryqe kaltėroshe.

Pėrvėlon, zhurit, pėrflak, pėrshkėndit nė pemė drite.

Lėshohet, brambullit.

Zjarr, Zjarr.

E shpirti im i plagosur vallėzon prej bujashkave tė zjarrta.

Kush thėrret?
Ē’qetėsi e populluar jehonash.?

Ēast i mallit, ēast i gėzimit, ēast i vetmisė,

ēast imi mes tė gjithave!

Guackė nė tė cilėn era kalon duke kėnduar.

Kaq pasion vaji mbėrthyer pas trupit tim.

Tronditje e tė gjitha rrėnjėve,

Sulm i tė gjitha dallgėve !

Endej, i gėzuar, i trishtuar, i pambarim, shpirti im.

Duke menduar, duke varrosur dritėn nė vetminė e thellė.

Kush je ti, kush je?
Jetmira nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-05-2014, 13:17   #11
Jetmira
V.I.P
 
Avatari i Jetmira
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 2,467
Thanks: 1,145
Thanked 1,047 Times in 421 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Jetmira ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Pablo Neruda

Mund tė shkruaj

Mund tė shkruaj vargjet mė tė trishta kėtė natė.

Tė shkruaj, pėr shėmbull:”Nata ėshtė yjėsuar,
Dhe drithėruesit, tė kaltrit yje, atje larg.”

Era e natės sillet nė qiell dhe kėndon.

Mund tė shkruaj vargjet mė tė trishta kėtė natė.
E doja, dhe ajo mė donte nganjėherė gjithashtu.

Nė netė si kjo e kisha ndėr krahėt e mia.
E puthja aq shumė herė nėn qiellin e pafund.

Ajo mė donte, dhe unė e doja nganjėherė gjithashtu.
E si tė mos doja tė tillė sy tė mėdhenj tėrheqės.

Mund tė shkruaj vargjet mė tė trishta kėtė natė.
Duke menduar qė nuk e kam. Duke ndjerė qė e humba.

Tė dėgjoj natėn e pamasė, mė e pamasė pa tė.
Vargjet bien mbi shpirtin si mbi barin vesa.
Po ē’rėndėsi ka kur dashuria ime nuk mund ta ruante
Nata ėshtė yjėsuar dhe ajo nuk ėshtė me mua.

Kjo ėshtė e gjitha. Sė largu dikush kėndon. Atje larg..
Shpirti im nuk ndjehet mirė se e humbi atė.

Si tė jenė duke kėrkuar sytė e mi vėshtrojnė pėr tė.
Zemra ime vėshtron, por ajo nuk ėshtė me mua.

E njėjta natė qė zbardhėllon tė njėjtat pemė
Ne vetė, ata tė atėhershmit, nuk jemi tė njėjtėt.

Mė nuk e dua, ėshtė e qartė, por sa shumė e doja
Zėri im vėshtron pėr erėn qė tė takojė veshin e saj.

E tjetrit. Do jetė e tjetrit. Si para puthjeve tė mia.
Zėri i saj, trupi i saj i tejdukshėm. Sytė e saj tė paskaj.

Unė nuk e dua, ėshtė e qartė, por mbase e dua.
Ėshtė kaq e shkurtėr dashuria, dhe kaq i madh harrimi.

Sepse nė netė si kjo e mbaja atė mes krahėve,
Shpirti im ndjehet keq qė e ka humbur.

Megjithėse kjo ėshtė dhimbja e fundit qė ajo me shkaktoi,
Dhe kėto janė vargjet e fundit qė unė ja shkruaj.
Jetmira nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-05-2014, 13:18   #12
Jetmira
V.I.P
 
Avatari i Jetmira
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 2,467
Thanks: 1,145
Thanked 1,047 Times in 421 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Jetmira ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Pablo Neruda

KENGE E DESHPERUAR


...Oh grua, nuk di si munde tė mė mbash
nė truallin e shpirtit tėnd, nė kryqin e krahėve tė tu.
Mė e t’merrshmja dhe e shkurtra qe dėshira ime pėr ty
mė e shqetėsuara dhe e dalldisura, mė makute dhe e nderė.


Varrezė puthjesh, akoma pėrflaken varret e tua
pėrvėlojne akoma luzmat e cukura nga zogjtė
Oh, gojė e kafshuar, gjymtyrė tė puthura
oh, dhembje tė dėshiruara, oh trupa tė pleksur
oh, pėrqafim i ēmendur shprese e force,
nė tė cilin u bashkuam dhe u dėshpėruam.


E dhembshuria e ėmbėl, si uji e mjelli
e fjala sapofilluar nė buzė
Ky qe fati im e mė shtegtoi dėshira ime
me tė u rrėzua dėshira ime, gjithēka nė tė qe anije, mbytje


I braktisur si skelat nė agim
vetėm hija fėrgėlluese mė pėrdridhet ndėr duar
Ah mė tej se ēdo gjė, ah shumė mė larg
Ėshtė ora tė nisem, Oh i braktisur
Jetmira nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur