Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Arti dhe Kultura Botėrore > Shkrimtarė tė huaj

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 08-09-2012, 22:40   #1
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 52 Times in 48 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Robert Frost

Robert Frost



Pėrktheu Faslli Haliti


RIPARIMI I MURIT*

Ka diēka qė nuk e duron njė mur,
dhe poshtė atij i futen si pykė plisa tė fryrė nga ngrica
dhe nė diell bėn tė bien gurė mė tė lartė
dhe zgjerohet e ēara nė tė cilėn mund tė kalojnė dy vetė.
Dėmtimet e tjera u pėrkasin gjuetarėve:
unė jam treguar i kujdesshėm dhe kam bėrė rregullime
aty s’kishin mbetur mė gur mbi gur,
por qė i kishin vendosur
pėr tė nxjerrė lepurin nga strofulla pėr tė kėnaqur qentė’
Jo, fjalėn e kam pėr tė ēarat e murit
qė askush s’i ka parė e dėgjuar tė hapen,
por qė nė pranverė duhen riparuar.
Lajmėroj fqinjin pėrtej kodrės
dhe njė ditė takohemi pėr tė kapėrcejmė kufirin,
e tė ribėjnė murin.
Ndjekim sė bashku murin e ndėrsa shkojmė,
secili me gurėt qė kanė rėnė nė pjesėn murale tė tyre.
Disa nga gurėt janė si bukė dhe disa aq tė rrumbullakėt,
sa pėr t’i vendosur sipėr njėri-tjetrit, pėrsėrisim namatisje.
«Rri aty ku je, deri sa tė mos kthehemi nga ana tjetėr»
Pėr t’i vendosur mirė, copėtojmė gishtat e dorės.
Oh, ėshtė vetėm njė lloj tjetėr loje kjo nė ajėr tė pastėr,
njė nė secilėn anė. Ose vetėm paksa mė shumė:
ku muri ėshtė njė mur qė nuk na vlen:
ai ėshtė i gjithi pishnajė dhe unė kopsht frutor mollėsh.
Pemėt e mia s’do ta kapėrcejnė kurrė kufirin
pėr tė ngrėnė boēet e tij, ia them.
Dhe ai: «Kufijtė e mirė bėjnė fqinjė tė mirė»
Ē’mėrzi ėshtė pėr mua pranvera, kėrkoj
ta bėj tė kuptojė: "Por pse
bėjnė fqinjė tė mirė? Mbase ku
janė lopėt, por kėtu s’ka mė asnjė prej tyre.
Para se tė bėj njė mur do tė duhet tė pyes veten
pėr atė qė mendoj tė riparoj ose tė pėrjashtoj,
dhe kujt t’i sjell dėm.
Ka diēka qė s’e duron dot njė mur,
qė e do tė rrėzuar atė. "Do tė mundja t’i them: "Elfėt"
por pėr elfėt nuk bėhet fjalė, dhe pastaj
do pėlqej ta thosha, ai. Ja kėtu atje
mban njė gur tė shtrėnguar fort
nė secilėn dorė si njė egėrshanė
i epokės sė gurit, i armatosur. Lėviz,
nė sytė e mi, nė njė errėsirė qė nuk ėshtė
vetėm e pyllit apo e hijes sė pemėve.
Nuk do tė shkojė mė tej se thėnia e babait tė tij,
i kėnaqur qė e rigjeti dhe tė thotė ende:
«kufij tė mirė bėjnė fqinjė tė mirė».

* Muri pėr tė cilin flitet nė kėtė poezi, nuk ka asnjė vlerė praktike, megjithatė fqinji e mban atė, e ndreq atė ēdo pranverė, tregon se quan njė shenjė tė domosdoshme tė pronės sė tij mbi tokėn. Muri i krijon bezdi poetit: i duket sikur ai fyen vetė natyrėn e cila nė sytė e tij ėshtė vend i hapur, forcė jete, superiore ndaj llogaritjeve dhe ambicieve pėr zotėrimin e njerėzve. Si mundet qė njė njeri tė rrethohet nga njė mur, si gjė e tija nga ai qė zgjat mė shumė se ai vetė“ Pikėnisja e poezisė mund tė ketė qenė njė pėrvojė personale e Robert Frostit i cili shpesh u largua nga qyteti pėr tė jetuar nė fshat dhe t’i pėrkushtohej bujqėsisė.

RRUGA QĖ NUK ZGJODHA

Dy rrugė degėzoheshin nė njė pyll tė verdhė
e mė vinte keq tė mos i ndiqja tė dyja
e meqė isha udhėtar i vetėm, mbeta gjatė
duke parė njėrėn prej tyre sa munda

Pastaj mora tjetrėn, pse ishte po aq e bukur,
dhe kishte, mbase, pamjen mė tė mirė,
sepse kishte me bar dhe mė pak e rrahur;
edhe pse kalimi i kish bėrė ato
pothuaj, tė dyja tė ngjashme

dhe atė mėngjes tė dyja ishin aty aty tė njėjta aty
me gjethe qė asnjė hap s’i kishte njollosur.
Oh, e lashė mėnjanė, tė parėn, pėr njė ditė tjetėr!
Dhe duke ditur se njėra rrugė ēon nė njė tjetėr,
Dyshoja, se a do tė kthehesha prapa,vallė.

Do ta tregoj me njė psherėtimė
diku aty pas vitesh dhe vitesh:
dy rrugė degėzoheshin nė njė pyll dhe unė-
unė mora atė mė pak tė rrahurėn,
dhe kjo bėri gjithė dallimin.

FAMILJA E TRĖNDAFILIT

Trėndafil ėshtė njė trėndafil,
Dhe ka qenė gjithmonė njė trėndafil.
Por, teoria tani ėshtė tjetėr
Njė mollė mund tė jetė njė trėndafil,
Edhe njė dardhė, dhe kėshtu
Njė kumbull mendoj.
S’i dihet
Ē’do tė jetė trėndafili i ardhshėm;
Ti sigurisht je njė trėndafil-
Dhe gjithmonė ke qenė e tillė.

KULLOTA

Dal pėr tė pastruar burimin nė kullotė;
do tė ndalem vetėm qė tė fshij gjethet
(e mbase do tė pres gjersa uji tė kullohet);
nuk do tė rri shumė. Eja dhe ti.

Dal qė tė kthej viēin e vogėl mbrapsht
qė qėndron afėr s’ėmės. Ėshtė kaq i njomė,
ai dridhet kur e ėma e lėpin me gjuhė.
Nuk do e nuk rri shumė. Eja dhe ti.

DUKE U NDALUR PRANĖ NJĖ PYLLI
NJĖ MBRĖMJE ME DĖBORĖ


I kujt tė jetė pylli qė mendoj se di pėr tė.
Por shtėpia e tij ėshtė nė fshat: kėshtu qė
Ai nuk e shikon qė unė ndalem kėtu
Qė tė shoh pyllin e tij mbuluar me borė.

Ai do ta gjejė tė huaj kalin tim
Tė ndalet pa njė shtėpi pranė
Midis pyllit dhe liqenit tė ngrirė
Nė mbrėmjen mė tė errėt tė vitit.

I jep njė tundje ziles sė tij
Pėr tė pyetur nėse ka ndonjė gabim;
I vetmi tingull tjetėr ėshtė fėshfėritja
E erės sė lehtė, e flokėve tė butė tė borės.

I bukur ėshtė pylli, i errėt dhe i thellė,
Por unė kam premtuar tė mos tradhtoj,
Milje duhet tė bėj para se tė bie tė fle,
Milje duhet tė bėj para se tė bie tė fle.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 09-09-2012, 11:27   #2
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 52 Times in 48 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Robert Frost - poezi

ROBERT FROST




Pėrktheu Orges Spahiu




NJOHJA E NATĖS


Unė jam njė njeri qė e njeh mirė natėn
Kam ecur nėpėr shi edhe pa udhė.
Kam kapėrcyer dritėn e fundit tė qytetit.

Kam rrėnuar nė rrugicėn mė tė errėt.
Kam takuar rojtarin nė ecejakun e tij
Dhe pėr tė mos dhėnė shpjegim, kam ulur sytė pėrdhe.

Kam mbajtur hapin dhe frymėmarrjen time
Kur prej sė largu njė klithmė e mbytur
Mbėrrinte pėrtej shtėpive nga njė tjetėr skaj,

Por jo pėr tė mė thėrritur a thėnė njė lamtumirė;
Dhe akoma mė larg, nė njė lartėsi tė pabesueshme,
Nė qiell njė orė e ndritshme

Shpallte se koha s'ish as e saktė, as gabim.
Unė jam njė njeri qė e njeh mirė natėn.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 02-02-2015, 15:37   #3
Tj Tweedle
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Jan 2015
Posts: 837
Thanks: 89
Thanked 98 Times in 71 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Tj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Robert Frost

A Question

A voice said, Look me in the stars
And tell me truly, men of earth,
If all the soul-and-body scars
Were not too much to pay for birth.


.. nuk guxoj ta perkthej
Tj Tweedle nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 08-02-2015, 22:53   #4
gurax
Super Moderator
 
Avatari i gurax
 
Data e antarėsimit: Mar 2011
Vendndodhja: Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-Cygnus Spur, Sol-3, THE UNIVERSE
Posts: 3,047
Thanks: 4
Thanked 47 Times in 33 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 64
gurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėmgurax i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Robert Frost

Maybe this...

Nje pyetje

Nje ze tha, lart ne yje me kerkoni
dhe me thoni vertet, ju njerez ne bote gjithandej.
vragat e shpirtit-dhe-trupit vleresoni
lindjen a paguajme me cmim te larte ne gjithsej?
__________________
"I refuse to prove that I exist," says God, "for proof denies faith, and without faith I am nothing". "But," says man, "the Babel Fish is a dead giveaway, isn't it? It proves you exist and so therefore you don't. QED." "Oh dear," says God, "I hadn't thought of that," and promptly vanishes in a puff of logic. "Oh, that was easy," says man, and for an encore goes on to prove that black is white, and gets killed on the next zebra crossing.
gurax nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur