Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Arti dhe Kultura Botėrore > Shkrimtarė tė huaj

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 09-09-2012, 10:48   #1
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 52 Times in 48 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Franc Kafka

FRANC KAFKA
(1883-1924)


Franc Kafka u lind nė Pragė, mė 3 korrik 1883 dhe vdiq mė 3 qershor 1924, nė Vienė tė Austrisė.
Ishte njė nga shkrimtarėt e historive tė shkurtra dhe romancierėt mė tė mėdhenj tė gjuhės gjermane tė shekullit tė XX-tė, stili dhe filozofia e krijimtarisė sė tij, ishte e vetme nė llojin e vet. Shumica e shkrimeve tė tij mbeten tė pambaruara dhe u botuan pas vdekjes sė tij, megjithse dėshira e tij ishte qė ato tė asgjėsoheshin.
Nuk janė tė paktė shkrimtarėt qė kanė mbajtur ditare, ku kanė shkruar pėr veten e pėr tė tjerėt. Ditari i Kafkės pothuajse i tėri i pėrkushtohet takimeve dhe kuvendimeve me vetveten. Faqe tė tėra janė tė mbushura me ankesa pėr shėndetin e ligė. Ankesa kundėr turturės sė pamundėsisė... Asnjė shqetėsim nuk gjen nė faqet e ditarit tė tij pėr problemet e punės apo ato shoqėrore.
Kafka ka qenė dėshmimtar i kaosit dhe i perėndimit tė pashmangshėm tė perandorisė Astro-Hungareze. Ai gjithēka shihte, kuptonte e ndjente, por asgjė nuk bėnte, sepse ishte tėrėsisht nėn kthetrat e vuajtjes vetjake. Bota jashtė tij u shkri tek ai nė njė tė pandarė me botėn brenda vetes.
Trashėgimia letrare e kafkes ėshtė mbledhur nė dhjetė vėllime.
Ka shkruar tregime e novela si:
Dėnimi.
Nė kolonine e punės se detyruar.
Pasagjerėt e hekurudhės.
Prometeu.
Posedoni.
Sanco Panca... etj.

U bė i njohur me romanet "Amerika", "Procesi", "Keshtjella" dhe me novelėn "Metamorfoza".
Kafka vdiq nė moshėn 40 vjeēare nga turbekulozi i mushkėrive. Por sipas studiuesit Tvrdik "Kafka nuk do tė vdesė kurrė."



Franz Kafka
(tregim)



Pėrktheu Fatmir Alimani



ĖSHTĖ POSHTĖRSI?




Unė kaloj qėllimisht pėrmes rrugėve, ku janė kurvat. Kalimi pranė tyre mė ngashėnjen, jep mundėsinė e largėt por gjithnjė ekzistuese tė shkosh me njėrėn prej tyre.
A ėshtė kjo njė poshtėrsi?
Por nuk di asgjė mė tė mirė dhe realizimi i diēkaje tė tillė mė ngjan nė themel i pafajshėm dhe nuk mė bėn aspak tė pendohem. Unė dua vetėm njė grua tė moshuar e tė bėshme, me rroba tė vjetra, por nė njėfarė mase me stoli tė bollshme tė varura nė to.
Njėra prej kėtyre grave mė njeh, me sa duket. Unė e takova sot pasdite, ajo ishte ende me rrobat e punės, flokėt e saj ishin ende mbi kokė, ajo nuk kishte kapele, por njė bluzė pune si ajo e kuzhiniereve, dhe mbante disa rroba ndoshta pėr t’i ēuar te rrobalarėsja. Asnjė njeri nuk do tė kishte gjetur diēka ngashėnjyese tek ajo, vetėm unė.
Tani nė mbrėmje, kur koha ndėrkaq u ftoh, unė e pashė me njė mantel tė verdhė nė bojėkafe, nė anėn tjetėr tė rrugės Zeltner, rrugės sė ngushtė e tė degėzuar, ku ajo po shėtiste. Vėshtrova nė drejtim tė saj dy herė, ajo e kapi shikimin tim, por pastaj ika prej saj. (Ditari)

***
Bordello tė rregulluara nė njė mėnyrė racionale. Grilat e pastra tė dritares sė madhe tė shtėpisė tė lėshuara poshtė. Te lozha e portierit, nė vend tė njė burri, njė grua e veshur me sqimė, e cila ndihet kudo si nė shtėpinė e saj.
Qė nė Pragė, unė kam vėnė re kalimthi karakterin prej amazone tė bordellove.
Kėtu kjo ėshtė edhe mė e qartė. Portierja femėrore, e cila vė nė lėvizje llambėn elektrike, na ndal te lozha e saj, sepse atė sapo e lajmėrojnė qė po vijnė klientė nėpėr shkallė; pastaj dy gra tė nderuara sipėr (pėrse dy?) qė na presin ne, ndezja e dritės elektrike nė dhomėn pranė, ku qėndronin nė errėsirė ose nė gjysmėerrėsirė vajzat e pazėna, duke formuar tri tė katėrtat e njė rrethi (qė e plotėsonim ne) rrotull nesh, duke ndenjur me trupin drejt nė pozicionet favorizuese tė menduara prej tyre, dhe pastaj hapi i madh me tė cilin e zgjedhura del pėrpara, dhe grishja me tė prekur qė mė bėn zonja... por unė ndjehem si i shtyrė drejt daljes.
Dhe ėshtė e pamundur tė pėrfytyroj sesi dola nė rrugė, kaq shpejt ndodhi kjo.
Ėshtė vėshtirė t’i shohėsh ato saktėsisht, sepse janė shumė, picėrrojnė sytė dhe, mbi tė gjitha, qėndrojnė tepėr afėr. Do tė duhej t’i shqyesh sytė, dhe pėr kėtė nevojitet tė ushtrohesh.
Nė kujtesė kam vetėm atė, qė qėndroi pranė meje.
Ajo kishte dhėmbė me hapėsirė ndėrmjet tyre, zgjatej nė lartėsi, duke mbajtur fustanin me grushtin e mbledhur, duke hapur e mbyllur sytė e mėdhenj dhe gojėn e madhe. Flokėt e saj bjondė ishin tė shprishur. Ajo ishte truphollė.

(Shėnime udhėtimi)
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-09-2012, 17:09   #2
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 52 Times in 48 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Franc Kafka - tregim

FRANC KFKA
(tregim)





SHARTIMI



Pėrktheu: Gjergj Vlashi



Kam njė kafshe tė ēuditshme; gjysėm mace, gjysėm qingj. E kam trashėguar nga im atė, po ajo ėshtė zhvilluar qė kur e mora unė; mė parė ishte mė shumė qingj se sa mace. Tani ėshtė gjysėm ashtu gjysėm kėshtu. Nga macia, ka kokėn dhe kthetrat; nga qingji - trupin dhe formėn, nga tė dyja ka sytė, qė janė tė pėrqėndruar dhe tė egėr, qimen tė butė e tė shkurtėr, lėvizjet qė janė edhe kėrcime edhe zvarritje. Kur ka diell ajo rri nė parvaz tė dritares, gėrrhet dhe mblidhet kutulaē; nė livadh rend si e ēmendur sa mezi mund ta zėsh. Kur ndodhet para maces ia mbath, kur ėshtė pėrpara njė qingji sulmon. Kur ndrit hėna bredh nėpėr ullukė se ajo ėshtė rruga qė i pėlqen mė shumė. Nuk di tė mjaullijė dhe ndjen neveri pėr minjtė. Mund tė qėndrojė me orė e shtrirė para pularisė, po kurrė s'ka pėrfituar nga rasti qė tė mbysė ndonjė shpend.
E ushqej me qumėsht e sheqer, se ai i bėn mirė. Ajo e thith me hurpa tė mėdha, duke e kaluar nė mes tė dhėmbėve si tė njė shtaze tė egėr. Kjo gjė i tėrheq shumė fėmijėt. Tė dielėn nė mėngjes kam vizita. Unė mbaj nė mes tė gjunjėve kafshėn e vogėl, kurse pėrqark zėnė vend fėmijėt.
Ata bėjnė pyetjet me tė ēuditshme, tė cilave askush nuk mund t'u pėrgjigjet. Pse ka vetėm njė kafshė tė tillė? Pse ajo ėshtė pikėrisht nė dorėn time? A ka pasur para saj ndonjė kafshė tė kėtij lloji? A ndjehet ajo e vetmuar? Si e ka emrin?
Unė nuk e vras mendjen t'i pėrgjigjem, po vetėm u tregoj atė qė kam. Nganjėherė fėmijėt sjellin mace, njė herė sollėn dy qingja. Ndryshe nga ē'prisnin ata, takimet nuk treguan ndonjė shenjė njohjeje. Kafshėt vėshtruan njėra tjetrėn me qetėsinė mė tė madhe; ata e quajtėn ezksitencėn e tyre si njė dhuratė e Krijuesit.
Kur ėshtė nė prehrin tim kafsha e vogėl nuk njeh as frikė, nuk ėshtė agresive. E ndjen veten shumė mirė kur ndodhet pranė meje, e ngjeshur tek unė. Ėshtė e lidhur me familjen qė e ka rritur. S'ėshtė ndonjė besnikėri e jashtėzakonshme, po mė shumė instikti i njė kafshe qė, megjithatė ka shumė farefis, nuk ka asnjė shok nė tėrė botėn dhe e quan tė shenjtė mbrojtjen qė ka gjetur tek ne.
Mė zė gazi kur e shikoj qė nuhat, mė rrėshqet nė mes tė kėmbėve, po nuk mundet ta kryejė atė veprim. Mbase ėshtė e pakėnaqur qė ėshtė mace edhe qingj dhe kėrkon tė jete edhe qen! Njė ditė kur unė, s'po iu jepja dot rrugė halleve tė mija tregtare dhe pasojave qė vijnė prej tyre- dhe pasi desha t'i heq qafe, u mbylla nė shtėpi dhe u shtriva nė kolltuk, me kafshėn e vogėl ndėr gjunjė; kur ula kokėn vura re se lotėt rridhnin mbi mustaqet e saj tė bardha. Ishin lotėt e mija apo tė sajat? Ajo mace me shpirt qingji kishte dėshira njerėzore? Unė nuk kam trashėguar shumė, por duhet tė them se kjo qė kam diēka vlen.
E them seriozisht.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-09-2012, 17:19   #3
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 52 Times in 48 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Franc Kafka - roman (fragment)

Kėshtjella (roman)
(fragment)




Pėrktheu: Amik Kasoruho



I



Ishte mbremje vone, kur mberriti K-ja. Fshati ishte mbytur me bore. Bregorja nuk dukej, e fshehur sic ishte nga mjegulla dhe nga terri, dhe as nje rreze e dobet drite nuk jepte te kuptohej ku mund te ishte Keshtjella e madhe. K-ja ndali mjaft kohe permbi uren me derrasa qe conte ne fshat nga rruga kryesore dhe shikoi lart, aty ku dukej se s'kishte vecse zbrazeti.
Pastaj shkoi se mos gjente nje strehe; ne pijetore njerezit ishin ende zgjuar, bujtinari nuk kishte dhoma per te dhene me qira, por i habitur sa s'ka nga ai bujtes ne ate ore te vonte, i propozoi te flinte ne sallen e madhe, mbi nje dyshek kashte. K-ja pranoi. Disa fshatare vazhdonin te rrinin ulur perpara krikllave te tyre me birre, por ai s'deshi te fliste me njeri, shkoi ta merrte vete dyshekun me kashte ne hatulla dhe u shtri prane stufes. Bente vape, fshataret nuk benin zhurme, K-ja i shikoi edhe disa minuta me sy te lodhur, pasta e zuri gjumi.
Por mbas pak e zgjuan. Te koka e shtratit, bashke me bujtinarin, po rrinte nje djalosh i veshur qytetarce, qe kishte nje fytyre aktori, sy te mbrehte , vetulla te dendura. Fshataret s'kishin luajtur vendit, disa i kishin kthyer karriget qe te shihnin dhe te degjonin me mire. Djaloshi, me shume miresjellje, i kerkoi ndjese qe e kishte zgjuar, i tha se ishte djali i deretarit te Keshtjelles, pastaj shtoi:
- Ky fshat i perket Keshtjelles, kush banon apo kalon naten ne te, ne njefare menyre banon apo kalon naten ne Keshtjelle. Kete te drejte s'e ka askush pa lejen e kontit. Dhe ju s'e keni kete leje, apo te pakten s'ja keni treguar kujt.
K-ja u ngrit ndenjur, shtroi flket, pa dy burrat nga poshte lart dhe tha:
- Ne c'fshat qenkam ngaterruar? Paska nje Keshtjelle ketu?
- S'do mend, tha ngadale djaloshi, ndersa dikush prej fshatareve shkundete kryet, - Keshtjella e zotit kont Vestvest.
- Dhe u dashka leje per te kaluar naten? - pyeti K-ja sikur te donte te bindej se s'i kishte degjuar ne enderr fjalet qe i qene drejtuar.
- Duhet leje, posi, - iu pergjigj djaloshi dhe sikur te donte te tallej me K-ne, pyeti bujtinarin dhe fshataret, duke zgjatur krahun drejt tyre: - A ka si behet pa leje?
- Atehere u dashka marre, - tha K-ja duke gogesire. Shtyu tutje batanijen dhe beri te ngrihej.
- Pa shiko! Dhe qysh u beka per ta marre? - pyeti djaloshi.
- Do te shkoj te zoti kont, - tha K-ja. - S'ka rruge tjeter.
- Tashti? Te shkosh t'i kerkosh leje zotit kont ne mesnate? - thirri djaloshi duke bere nje hap mbrapa.
- Nuk eshte pune qe behet? - pyeti K-ja krejt i qete. - Atehere pse me zgjuat?
Kesaj radhe djaloshi u terbua krejt.
- C'eshte kjo sjellje horrash! - thirri. - Kerkoj te tregohet respekt per autoritetin e kontit! Une ju zgjova t'ju njoftoj se duhet te dilni menjehere nga tokat e zotit kont.
- Ta leme kete komedi, - tha K me nje ze jashtezakonisht te ulet, duke u shtrire perseri dhe duke terhequr batanijet qe te mbulohej. - Ju po e teproni pak, djalosh, flasim neser se c'duhet bere. Bujtinari he keta zoterinj do te me jene deshmitare, ne rast se do lypsen deshmitare. Nderkohe ta merrni vesh se une jam arematesi qe ka thirrur zoti konti. Ndihmesit e mi kane per te ardhur neser me karroce, bashke me almiset. Une pata qejf te beja nje shtetitje mes bores, por per dreq ngaterrova rrugen disa here, prandaj mberrita kaq vone. Edhe pa me thene ju, e dija qe c'ke me te se nuk ishte me ora te paraqitesha ne Keshtjelle. Ja pse me mjaftoi kjo strehe, kur ju u treguat aq i panjerezishem, per te mos thene edhe me keq, dhe erdhet e me bezdiset. Nuk kam c't'ju them tjeter. Naten e mire, zoterinj. - Dhe K-ja u kthye nga stufa.
- Arėmatėsi? - pyeti mbas kraheve te tij nje ze me medyshje; pastaj mbreteroi heshtja. Por djaloshi e mori veten shpejt dhe i tha bujtinarit me nje ze aq te larte sa mund ta degjonte tjetri: - Do te kerkoj udhezime me telefon.
Qysh? Na paskish edhe telefon ne ate pijetore fshati? Alamet organizimi! Kjo hollesi i beri pershtypje K-se, edhe pse i priste te gjitha. Telefoni ndodhej thuajse siper kokes se tij, por ai s'e kishte vene re, i pergjumur si ishte. tashti, ne rast se djaloshi duhej te telefononte, sado te mos donte, nuk do te mund ta bente pa shqetesuar gjumin e K-se; puna ishte te merrej vesh neser K-ja do ta linte te telefononte apo jo: ai vendosi ta linte. Atehere ishte te kote te shtirej sikur flinte, prandaj u kthye perseri ne shpine. E merrte me mend si do te grumbulloheshin fshataret per te folur me njeri-tjetrin, sepse ardhja e nje arematesi nuk ishte shaka. Porta e kuzhines ishte e hapur, por trupi i shendoshe i bujtinares e zinte te tere; bujtinari iu avit maje gishtash qe ta njoftonte per c'kishte ndodhur. Pastaj filloi biseda telefonike. Dertari ishte duke fjetur, por ne telefon na doli nje nenderetar, njeri nga nenderetaret, njefare zoti Fric.
Djaloshi mbasi i tha se quhej Shvarcer, i tregoi se kishte gjetur K-ne, nje burre rreth te tridhjetave, veshur ne pikte te hallit, qe po flinte qete-qete mbi nje shtrat me kashte, qe kishte vene per nenkrese nje cante te vogel mali dhe qe kishte prane vetes nje stap nejē. I qe dukur menjehere njeri i dyshimte dhemeqe dukej sheshit se bujtinari s'e kishte kryer detyren e tij, i kishte takuar atij, Shvarcerit, te bente te veten, duke i shkuar meselese deri ne fund. Zgjimi, hetuesia, kercenimi, qe ishte i detyrueshem, se do ta debonin nga konteja, kishte ngjallur idinjaten e K-se; mbase edhe me te drejte, sepse ai ngulte kembe qe ishte nje aremates te cilin e kishte thirrur konti ne Keshtjelle. Kuptohet se e kishin per detyre, te pakten nga pikepamja formale, te vertetonin saktesine e ketyre theieve, prandaj Shvarceri i lutej zotit Fric te pyeste ne zyren qendrore, nese prisnin te vinte pernjemend nje aremates dhe t'i jepnin pergjigje sa me pare po me telefon.
Pastaj u be heshtje; andej matane Frici kishte shkuar te pyeste, ndersa kendej pritej pergjigja. K-ka ndenji si ishte, as nuk u kthye; nuk dukej aspak kureshtar dhe shikonte zbrazetine perpara vetes. Raporti i Shvarcerit, ajo perzierje ligesie dhe kujdesi, i jepte nje ide se cfare mejtesh diplomatike kishin edhe vartesit ne Keshtjelle. Dhe punonin me zell, derisa zyra qendrore kishte edhe nje turn nate. Nga ana tjeter, informatat mberrinin shume shpejt, sepse Frici po therriste ne telefon. Por pergjigjja qe shume e shkurter dhe Shvarceri e vuri ne vend dorezen e telefonit, tym krejt.
- E dija une, - thirri, - as qe kane degjuar per ndonje aremates; eshte thjesht nje horr qe genjen dhe mbase edhe me keq se kaq.
Per nje cast K-ja mendoi se te gjithe, Shvarceri, fshataret, bujtinari dhe bujtinarja po i verviteshin siper. Per te shmangur te pakten goditjen e pare, u mblodh grusht nen batanije. Ate cast ra perseri telefoni, madje mjaft fort, te pakten keshtu iu duk K-se. Ai nxori kryet jashte dalengadale. Edhe pse kishte pak te ngjare qe ajo thirrje te kishte te bente me K-ne, qe te gjithe u stepen dhe Shvarceri iu afrua perseri telefonit. Degjoi nje shpjegim mjaft te gjate, pastaj tha me ze te ulet:
- Atehere qenka gabim? Me vjen shume keq. Ka telefonuar vete shefi i zyres? Cudi, cudi. Si t'ia shpjegoj kete pune zotit aremates?
K-ja nderi veshin. Pra Keshtjella e kishte emeruar aremates. Nga njera ane kjo ishte nje e keqe, sepse tregonte qe aty ne Keshtjelle i dinin gjithe c'duhej per te dhe, mbasi kishin peshuar forcen e te dyja paleve, e pranonin ndeshjen me buze ne gaz. Por, nga ana tjeter, ishte edhe nje e mire, sepse simbas tij, donte te thoshte qe e nenvleftesonin dhe se kesisoj do te ishte me i lire nga c'do te mund te ishte ndryshe. Dhe ne u shkonte nder mend ta mbanin te ngerthyer nga nje frike e vazhdueshme, pikerisht fale detyres se tij si aremates - qe pa dyshim i jepte Keshtjelles epersi morale, gaboheshin; ai ndjeu nje rreqethje te lehte t'i shkonte neper tere trupin, po gjithcka mori fund me kaq.
Shvarceri po i avitej i druajtur, por K-ja ia beri me dore te largohej ; nuk degjoi te shperngulej ne dhomen e bujtinarit, edhe pse po ngulnin kembe qe te shkonte, por pranoi nga bujtinari vetem nje pije qe ta ndihmonte per te fjetur dhe nga bujtinarja nje legen, nje sapun e nje peshqir dhe as qe pati nevoje te kerkonte qe ta zbraznin sallen, sepse te gjithe dolen hapalehte e shpejt e shpejt, duke kthyer fytyren nga ana tjeter, qe ai te mos i njihte me te nesermen. U fik llamba dhe mene fund ai gjeti qetesi. Fjeti nje cope deri nemengjes; vetem nje apo dy here e bezdisen minjte qe vraponin.
Mbasi hengri sillen qe , sipas bujtinarit, duhej te paguhej nga Keshtjella, sikurse tere qendrimi i K-se, deshi te shkonte pa humbur kohe ne fshat. Por meqe bujtinari, me te cilin nuk kishin shkembyer vecse fjalet me te domosdoshme, duke sjelle nder mend si ishte sjelle nje dite me pare, nuk reshtete se ardhuri rrotull tij, sikur te donte ashtu t'i lutej heshtazi. I erdhi keq per te dhe e ftoi te ultej paksa.
- Nuk e njoh ende kontin, - tha K-ja, - thone se e paguan bujarisht punen qe kryhet si duhet, eshte e vertete? Kur njeri shkon kaq larg gruas dhe femijes, sic me ka qelluar mua, ia ka qejfi te coje ndonje pare ne shtepi.
- As mos e ki ate hall, zoteri, askush nuk eshte qare qe s'eshte paguar mire.
-Sidoqofte, - tha K-ja, - une nuk jam nje njeri i druajtur dhe di t'ia numeroj edhe nje konti, por dihet se me zoterinjte eshte ku e ku me mire t'i lash hesapet pa bere llafe.
Bujtinari ishte ulur perballe K-se, buze dritares, nuk donte te rehatohej me mire dhe s'ia shqiste syte e tij te zez dhe te trembur. Ne fillim i kishte pelqyer shoqeria e tij, tashti donte t'ia mbathte. Mos kishte frike se mos e pyeste per pune te kontit? S'kishte besim te K'ja, duke e pandehur nje "zoteri"? K-ja deshi ta qetesonte. Pa oren dhe tha :
- Mbas pak do te mberrijne ndihmesit e mi, a ke si i strehon ketu?
- Patjeter, zoteri, - iu pergjigj ai, - por nuk do te banokan me ty ne Keshtjelle?
Domethene bujtinari na hiqte dore kaq kollaj nga klientet dhe sidomos nga K-ja dhe na e degdiste pa nje pa dy ne Keshtjelle?
- S'e di ende, - tha K-ja, - me perpara duhet te marr vesh c'pune duan te me japin. Po te jete se duhet te punoj ketu ne fshat, per shembull, do te ishte me mire sikur te banoja ketu. Sepse druhem qe jeta ne Keshtjella nuk ka per te me kenaqur. Une dua te jem i lire. Ti s'e njeh Keshtjellen, - vazhdoi K-ja, nuk duhen dhene gjykime para kohe. Dore per dore nuk di gje per Keshtjellen, vecse qe jane eksperte per te zgjedhur aremates te afte. Mbase kane edhe te mira te tjera. DHe u ngrit qe 'ti hiqej qafe bujtinarit, i cili po brente buzet tere nerva. Nuk ishte e lehte t'i fitoje besimin atij burri.
Kur po ikte K-se i beri pershtypje nje portret i erret i varur ne mur, ne nje kornize te zeze. E kishte dalluar qe shquante hollesite, kishte pandehur se ishte nje kornize pa kuader ne te, me nje sfond te zi. Por kuadri ishte ne te, tani po e shihte, ishte portreti nga mesi e lart i nje njeriu rreth te pesedhjetave. Koken e mbante te perthyer mbi gjoks, qa sa syte mezi i dukeshin, qendrim qe dukej sikur ishte i detyruar te mbante nga balli i gjere dhe i rende dhe nga hunda e madhe e grepte. Mjekra, qe nofulla ia ngjishte mbas gjoksit, me poshte niste e i zgjerohej. Dore e majte, me gishta te hapur, e kishte shkuar ne floket e dendur, por nuk ia dilte ta ngrite me koken lart.
- Kush eshte ai? - pyeti K-ja. - Konti? - Kishte ndalur perpara kuadrit dhe s'u kthye as per te pare bujtinarin.
- Jo, - iu pergjigj ai, - eshte dertari.
- Paskan me te vertete nje dertar te pashem ne Keshtjelle - tha K-ja, - gjynah qe i biri ishte i sajuar aq keq.
- Jo, - tha bujtinari, e terhoqi K-ne ndaj vetes dhe i pershperiti ne vesh: - Shvarceri e teproi mbreme, babai i tij eshte vetem nenderetar, madje nje nga te dores se fundit.
Ne ato caste bujtinari iu duk si nje femije tjetrit.
- Ah! Qeratuc! - tha K-ja duke qeshur. Por bujtinari nuk qeshi, tha :
- Edhe babi i tij eshte i fuqishem.
- Mos more! - tha K-ja, - ti pandej se te gjithe jane te fuqishem. Edhe une?
- Jo, - u pergjigj bujtinari, i druajtur por seriozisht, - ti nuk je njeri me fuqi.
- Je nje vrojtues i mprehte, - tha K-ja, - pernjemend, ta themi midis nesh, me te vertete qe nuk jam i pushtetshem. Prandaj mbase nuk kam me pak respekt se ti per te pushtetshmit, por jam me pak i sinqerte dhe nuk dua ta tregoj gjithmone.
Dhe K-ja i ra lehte me dore ne faqe bujtinarit, qe ta ngushtellonte dhe t'i hynt ene qejf. Me se fundi ai vuri buzen lehte ne gaz. Ishte me te vertete si nje femije me ate fytyren e tij delikate e thuajse qose. Si ishte lidhur me ate grua te ndares, dukej tek jepte e merrte ne kuzhine, me berrylat larg trupit? Por K-ja nuk deshi ta pyeste me gjate, duke u druajtur se mos i shuhej buzeqeshja qe i qe ndere me ne fund ne fytyre. Prandaj i beri vetem me shenje te hapte porten dhe doli ne ate mengjes te bukur dimeror.
Tani e shihte aty lart Keshtjellen qe spikaste permes kthjelltesise dhe bora qe qe nderur mbi gjithcka me nje shtrese te holle, ia nxirrte edhe me ne pah anetoret e saj. Madje dukej se mbi koder kishte rene me pak bore sesa ne fshat, ku K-ja po ecte me me pak mundim sesa nje dite me pare neper rrugen kryesore. Ketu bora arrinte deri te dritaret e kasolleve dhe rendonte mbi catite e uleta, ndersa aty lart ne koder gjithcka lartohej e lire dhe e lehte, apo te pakten keshtu dukej nga poshte.
Ne pergjithesi Keshtjella, sic dukej nga larg, ishte ashtu sic e kishte perfytyruar K-ja. Nuk ishte nje nga ato keshtjellat feudale dhe as nje pallat i ri dhe luksoz por nje ndertese e madhe, e perbere nga disa ndertesa dykateshe dhe nga shume shtepi te uleta te ndgjeshura njera mbas tjetres. Kush s'e dinte se ishte nje Keshtjelle, do te pandehte se ishte nje qytetth i vogel. K-ja pa vetem nje kulle, por nuk merrej vesh ne i perkishte nje godine banimi apo nje kishte. Rreth e rreth vinin verdalle duke fluturuar nje tufe korbash.
K-ja vijoi rrugen, me syte mberthyer Keshtjelles; nuk i interesonte asgje tjeter.Por kur u afrua, mbeti i zhgenjyer: Keshtjella nuk na qenkish vecse nje qytetth mjeran, nje mishmash shtepizash pa ndonje tipar qe t'i dallonte, pervecse ishin ndertuar me gure, por suvaja kishte kohe qe u kishte rene dhe dukej sikur edhe guri po u shkermoqej. K-se iu kujtua vrikthi fshati i tij i lindjes. Binte shume pak me poshte se ajo e ashtuquajtur Keshtjelle; ne rast se K-ja do te kishte ardhur vetem per te pare, do t'i kishte shkuar rruga dem; do te kishte bere me mire sikur te shkonte per te pare fshatin e tij, qe kishte kohe pa e pare. Dhe me mend krahasoi kambanoren e fshatit te vet me ate kulle aty lart. Kambanorja lartohej thike perpjete, pa pike ngurimi, duke u ngushtuar aty lart ne maje, ku kishte nje cati mbuluar me tjegulla te kuq; ishte nje ndertese tokesore - c'mund te ndertojme tjeter ne? Por me nje synim me te larte se ai rremet banesash tevogla dhe me nje pamje me te ndritur se puna e perditshme.
Ndersa kjo kulla ketu, e vetmja qe dukej, ishte kulla e nje banese, mbase e pjeses kryesore te Keshtjelles dhe kjo kuptohej vetem tashti; ishte nje ndertese rrethore dhe e e njetrajte, pjeserisht e veshur me nje dredhez meshireplote, me do dritare te vockela qe vetetinin ne diell; se kishte dicka qe te rreqethte dhe perfundonte me njefare tarrace, gethapet e te ciles, te pasigurte, te parregullte, pjeserisht te rrenuar shkeputeshin drejt qiellit te kalter, sikur t'i kishte vizatuar nje dore femije e druajtur apo moskokecarese. Te krijohej pershtypja se nje banor i zymte, te cilin e drejtesia do ta kishte denuar te jetonte ne dhomen me te larget e te humbur te shtepise, ta kishte shembur catine dhe te kishte nxjerre trupin jashte, per t'u dukur ne sy te botes.
K-ja ndali perseri, sikur te ishte se po te rrinte ne vend do t'i shtohej aftesia per te arsyetuar. Por e bezdisen. Mbas kishes, ne te vertete ishte vetem nje kapele, qe e kishin zmadhuar dhe e kishin bere si pune kapanoni qe te permbante besniket, prane kishs pra ku kishte ndaluar ai, ndodhej shkolla. Ishte nje ndertese e gjate dhe e ulet, qe bashkonte per cudi tiparin e te perkohshmes me at ete lashtesise, brenda nje kopshti te rrethuar me kangjella dhe qe tani ishte mbushur bore. Nxenesit po dilnin ate cast bashke me mesuesin e tyre. E kishin rrethuar qe te gjithe mesuesin e tyre, te gjithe syte i qene mberthyer atij dhe te gjitha gjuhet flisnin aq shpejt sa K-ja nuk mori vesh asnje fjale. Mesuesi, nje djalosh trupvogel dhe me shpatulla te ngushta, por jo aq sa te dukej si nje gje qesharake dhe qe ecte si i ngrire, e kishte pare K-ne nga larg; sepse, c'eshte e verteta, pervec grupit te nxenesve, ai ishte i vetmi njeri qe dukej derisa hante syri. Duke qene i huaj ne ate vend, K-ja pershendeti i pari, aq me shume sepse mesuesi ishte nje burre i vockel fort autoritar.
-Miremengjes, zoti mesues, - i tha.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-09-2012, 17:31   #4
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 52 Times in 48 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Franc Kafka - tregim

FRANC KAFKA





PARA LIGJIT
(tregim)





Pėrktheu: Gjergj Vlashi





Para Ligjit ėshtė njė derėtar. Atij i drejtohet njė fshatar, i cili do tė hyjė te Ligji. Po derėtari i thotė se tani pėr tani nuk mund ta lerė tė hyjė. Njeriu mendohet, pastaj e pyet nėse mund tė hyjė mė vonė. "Ndoshta, i pėrgjigjet derėtari, po jo tani". Derėtari tėrhiqet anash; me qė dera e Ligjit ėshtė pėrherė e hapur; njeriu pėrulet pėr tė parė brenda. Roja e vė re dhe qesh:
"Nėse tė tėrheq kaq shumė - thotė - pėrpiqu tė hysh, megjithėse ėshtė e ndaluar. Po hap sytė: unė jam i fortė. Dhe jam derėtari i fundit. Ēdo sallė ka derėtarin e vet, njeri mė i fuqishėm se tjetri. As unė nuk i bėj ballė tė tretit". Fshatari nuk e priste kėtė lloj vėshtirėsie. Ligji duhet tė jetė i lirė qė tė hyjė brenda cilido, nė ēdo rast, mendon, po duke e parė mirė derėtarin veshur me gėzof, me hundėn e madhe me majė, mjekrėn e gjatė, tė zezė prej tartari, bindet se ėshtė mė mirė tė presė derisa tė marrė lejen pėr tė hyrė. Rojtari i jep njė stol dhe i thotė tė ulet aty pranė derės. Ai ulet aty pėr ditė e pėr vite. Bėn shumė pėrēapje qė tė pranohet brenda, e lodh derėtarin me lutjet e tij. Roja nganjėherė i bėn pyetje, e pyet pėr fshatin e tij dhe pėr shumė gjėra tė tjera, po janė pyetje pa rėndėsi, ashtu siē i bėjnė zotėrinjtė; nė fund i thotė se ende nuk mund ta lejojė qė tė hyjė. Njeriu, i cili ishte gatitur pėr atė rrugė duke marrė plot gjėra me vete, bėn pėrpjekje qė ta thyejė rojtarin, duke i dhėnė gjithēka, pa pyetur a janė gjėra me vlerė, apo jo. Tjetri nuk zmbraps asnjė dhuratė, por thotė: "Po pranoj vetėm qė ti tė mė thuash se, ke lėnė pa provuar ndonjė mėnyrė". Pėr vite e vite njeriu nuk resht duke e vėshtruar derėtarin. Harron tė tjerėt dhe i duket se i pari ėshtė pengesa e vetme pėr tė hyrė te Ligji. Vitet e para mallkon me zė tė lartė, pa marrė parasysh asgjė, fatin e tij tė keq, pastaj kur plaket, flet me vete. Bėhet si fėmijė dhe pasi gjatė shumė viteve ka vrojtuar derėtarin dhe ia njeh edhe pleshtat e gėzofit, u lutet pleshtave qė ta bindin rojtarin. Mė nė fund, shikimi i dobėsohet dhe ai nuk e di mė a mungon drita, apo e gėnjejnė sytė. Megjithatė nė errėsirė e dallon shkėlqimin qė shpėrthen nga Porta e Ligjit. Nuk i ka mbetur shumė kohė pėr tė jetuar. Para vdekjes tė gjitha ngjarjet e kohėve tė fundit, tė mbledhura nė kokėn e tij, shndėrrohen nė njė pyetje, tė cilėn ende nuk ia ka drejtuar rojtarit. I bėn njė shenjė burrit, pasi nuk mund ta drejtojė me trupin e ngrirė. Derėtari duhet tė pėrkulet, se tani kanė shumė ndryshim trupi, nė dėm tė fshatarit. "Ēfarė kėrkon tė dish mė? e pyet rojtari. Je i pangopur", "Nėse tė gjithė synojnė Ligjin, thotė njeriu - si ėshtė puna qė gjatė tėrė kėtyre viteve, askush pėrveē meje, nuk ka kėrkuar tė hyjė brenda". Rojtari e sheh se burri ėshtė nga fundi i jetės dhe qė ai ta kuptojė, i ulurin nė veshin, tashmė tė mbyllur. "Kėtu nuk mund tė hynte askush, se kjo derė ishte caktuar pėr ty. Tani po largohem dhe po e mbyll".
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-09-2012, 17:32   #5
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 52 Times in 48 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Franc Kafka - tregim

FRANC KAFKA




HIQ DORĖ
(tregim)




Pėrktheu: Gjergj Vlashi




Ishte mėngjes herėt, rrugėt qenė tė pastruara e tė zbrazura.
Po shkoja te stacioni. Kur krahasova orėn time me njė orė tė madhe, vura re se ishte mė vonė se sa kujtoja: duhej tė nxitoja! I trembur nga ai zbulim, harrova rrugėn, ngaqė nuk e njihja mirė atė qytet. Pėr fat, aty pranė vura re njė polic; iu afrova me vrap dhe duke m'u marrė fryma e pyeta ēfarė rruge tė ndiqja. Ai mė pyeti buzagaz:
- Nga unė kėrkon tė mėsosh rrugėn qė duhet tė ndjekėsh?
- Po, iu pėrgjigja, derisa nuk mund ta gjej vetė.
- Atėherė hiq dorė! Hiq dorė! - tha ai dhe mė ktheu shpinėn, siē bėn njė njeri i cili do tė qeshė pa e parė askush.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 20-09-2012, 11:05   #6
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 52 Times in 48 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Franc Kafka - tregime

FRANZ KAFKA
(tregime)




Pėrktheu: Erion Kristo





ZHURMA E MADHE





Jam ulur nė dhomėn time, nė shtabin e pėrgjithshėm tė zhurmės sė gjithė apartamentit. Dėgjoj tė pėrplasen tė gjitha dyert; falė zhurmės sė tyre, tė paktėn nuk dėgjoj hapat e kujt vrapon pėrmidis. Mė pas dėgjoj tė mbyllet deriēka e sobės nė kuzhinė.
Babai shpalos dyert e dhomės sime, me rrobdėshambrin veshur, qė i krijon njė si bisht prapa. Nė sobėn e dhomės fqinje dikush gėrryen hirin.
Vali, duke bėrtitur nga paradhoma, pyet nėse kapelja e babait ėshtė pastruar apo jo. Njė fishkėllimė, qė mė duket shumė e njohur, i bashkėngjitet klithmės sė njė zėri qė i pėrgjigjet. Doreza e derės sė jashtme luan dhe bėn zhurmė si njė grykė kėlbazore.
Dera hapet me kėngėn e njė zėri gruaje dhe mbyllet mė nė fund me njė goditje tė fortė burrėrore. Babai ka ikur dhe tani fillon zhurma mė e thekshme dhe mė pa shpresė, krijuar nga tingujt e dy kanarinave. Dikur kam menduar mbi kėtė fakt, dhe sa herė dėgjoj kanarinat mendoj pėrsėri, nėse duhet tė hap paksa derėn, tė zvarritem si njė gjarpėr nė dhomėn pėrballė, e kėshtu pėrtokė t’u kėrkoj motrave tė mia dhe mikeshės sė tyre, pak qetėsi.




GJYKIME MBI KALORĖSIT





Nėse gjykohet hollė, nuk ia vlen tė dalėsh i pari nė njė garė. Lavdia e tė qenit kalorėsi mė i mirė i njė krahine, sjell mjaft gėzim, kur banda muzikore fillon tė luajė, por nuk e mėnjanon dot brerjen e ndėrgjegjes mėngjesin e nesėrm.
Zilia e kundėrshtarėve, njerėz dinakė dhe me mjaft ndikim, na hidhėron, ndėrsa pėrshkojmė me kalė rrugėn e ngushtė nė drejtim tė sheshit, qė pak mė parė ishte i zbrazėt, duke lėnė mėnjanė disa kalorės, tė cilėt duken tė vegjėl nė skaj tė horizontit.
Shumė ndėr miqtė tanė, nxitojnė tė tėrheqin paratė e fituara nga bastet dhe pas krahėve tanė dėgjohen brohorimat e tyre nga sportelet e largėt; por miqtė tanė mė tė mirė nuk kanė vėnė bast mbi kalin tonė, duke patur frikė se mos na mbanin inat, nėse do tė kishim humbur; e meqė kali ynė ka mbėrritur i pari dhe ata nuk kanė fituar asgjė, kthejnė kokėn mėnjanė, kur u dalim pėrpara dhe shėtisin shikimin pėrgjatė tribunave.
Kalorėsit qė nuk kanė fituar, mbėshtetur nė takėmet e kuajve, kėrkojnė tė vlerėsojnė fatkeqėsinė e tyre dhe padrejtėsinė, qė nė njėfarė mėnyre u ėshtė dashur tė pėsojnė, dhe marrin njė qėndrim tė shlodhur, sikur do tė duhej tė fillonin njė garė tė re, vėrtet serioze, pas asaj loje fėmijėsh.
Shumė zonjave, fituesi u duket qesharak, sepse i rritet mendja pa shkak, megjithatė, nuk ke se si tė sillesh me shtrėngimet e vazhdueshme tė duarve, pėrshėndetjet, pėrkuljet, shenjat nga larg; ndėrsa tė humburit shtrėngojnė buzėt dhe rrahin lehtė qafat e kuajve tė tyre, qė hingėllijnė vazhdimisht. Madje nė fund, fillon tė bjerė shi nga qielli i vrenjtur.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-12-2014, 00:29   #7
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 7,041
Thanks: 6,223
Thanked 2,994 Times in 1,225 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Franc Kafka

ANKESA E MIUT



Shqipėroi: Lorena Stroka, Roehmapton University, UK

Franz Kafka

“Ah!”, tha miu, “dita-ditės bota bėhet mė e ngushtė. Nė fillim ishte aq e madhe, sa mė frikėsonte, rendja e rendja dhe nė fund isha jashtėzakonisht i lumtur qė, larg shumė larg, djathats dhe majtas meje, shihja mure, por kėto muret e pafundme afrohen kaq shpejt me njėra-tjetrėn, sa tashmė ndodhem nė dhomėn e fundit, dhe atje nė qoshe ėshtė kurthi, ku rend tė futem.

- “Pse nuk ndryshon drejtim?”, tha macja dhe e kollufiti…
__________________

Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 02-06-2017, 20:52   #8
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 7,041
Thanks: 6,223
Thanked 2,994 Times in 1,225 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Franc Kafka

Duket tė jetė e tmerrshme tė
jesh beqar, dhe plak qė mezi ruan
dinjitetin e tij, tė kėrkosh strehė
tek tė tjerėt, kur dėshiron tė kalosh
njė mbrėmje nė shoqėri; tė jesh i
sėmurė dhe, nga qoshja e shtratit,
tė kqyrėsh dhomėn bosh me javė
tė tėra; tė ulesh tė pushosh nė
pragjet e shtėpive, tė mos ngjitėsh
kurrė shkallėt pėrbri sat shoqeje; tė
mos kesh nė dhomė tėnde veēse
dyer komunikimi qė hapen mbi
hyrjet e tė tjerėve; tė kthehesh nė
shtėpi duke mbajtur darkėn tėnde
nė dorė; tė jesh i detyruar tė admirosh
fėmijėt e tė tjerėve, pa patur
tė drejtė pėr tė pėrsėritur papushim:
unė nuk kam; tė sajosh njė
dukje dhe njė mbajtje tė kopjuar
nga njė apo dy beqarė, tė behur nga
kujtimet tona tė rinisė.
Ja si do tė jetė, me pėrjashtimin
qė nė realitet sot jemi kėtu
dhe qė kėtu do tė jemi edhe mė
vonė, me njė trup real dhe me njė
kokė reale, e pėr rrjedhojė, edhe me
njė ballė pėr ta goditur me pėllėmbė

Pėrktheu Flori Slatina

__________________

Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Mandi pėlqehet nga
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur