Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Arti dhe Kultura Botėrore > Shkrimtarė tė huaj

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 09-09-2012, 10:57   #1
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 52 Times in 48 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Anna Ahmatova

Anna Ahmatova
(1889-1966)


Poeteshė e shquar ruse. Lindi mė 1889 nė "Balshoi Fontana" pranė Odesės. Vjershėn e parė e shkroi kur ishte 11-vjeēe, mė tepėr ndėn ndikimin e Nelerasovit, ndonėse ajo mbeti gjer nė fund tė jetės njė adhuruese e flaktė e Pushkinit. Nė vitin 1910 u martua me poetin N.S. Gumiljov. Po nė kėtė vit shkoi nė Paris. Parisi dhe kultura franceze, veēanėrisht poezia e Verlenit e Bodlerit, ishin ėndrra e saj. Nė 1912 boton vėllimin e parė poetik "Vjeēer” ("Mbrėmja"); mė 1914 vėllimin e dytė "Gjothi" ("I qartė"). Ka botuar gjithashtu "Bjelloi stai" ("Grigja e bardhė"), "Padorozhnite" etj.


Pėrktheu Qazim Shemaj


APEL

Tė ruaj diku te njė sonatė
Me aq kujdes e nuk tė heq
Oh, si thėrret, rėnkon ēdo natė
Pėr fajin tėnd qė dot s'e ndreq,
Qė s'm’u afrove dot as kaq:
Njė ēast tė vetėm si stuhi
Dhe ėndrra jote humbi paq
Ku vdekja heshtjes iu bė fli

TĖ FSHEHTAT E ZANATIT

S'mė duhen varg betejash, ngjarje;
Ēudirat - trilli elegjik.
Pėr mua vargjet s'janė vargje,
Po qe se sillen me etikė.

Sikur ta dinin ē'plehu dalin,
Nuk kanė vargjet turp nga ndoti:
Porsi radhiqet tej te gardhi,
Si rrodhet rriten, si laboti

Me klithma dhe si myk i fshehtė,
Era katran, me zemėrim...
Buēasin vargjet plot me jetė
Pėr gazin tuaj, pėr gazin tim.

***
O, ē 'ish ajo njė dit'freskie,
Qytet i Pjetrit - mrekulli!
I purpurt muzgu ra, u shtri
Dhe qetas u mbėshtoll me hije.

Po lėre, sytė e mi zhbirues,
Po s'i pėlqeu (dhe po t'i shante),
Nė vargje kėngėsh do t'm'i lusė
Pėrjetė buzėt arrogante.

***
Nuk vura perde nė dritare,
Qė drejt e brenda tė shikosh
Dhe kam gėzim (si mėkatare),
Se s'mund tė ikėsh, do qėndrosh.
Po s'ėshtė e drejtė e mos e prish,
Mėri e tallje mos i cyt,
Pagjumėsia jote isha,
Dhe isha mall trishtimi yt.

MUZIKĖ
D.D.Sh.

Diēka e magjishme digjet paprerė,
Ia thonė dhe sytė atė zjarrmi.
Ajo, veē ajo mė flet, pa tė tjerė,
Mė ikin, s'guxon tė afrohet njeri.

Kur iku dhe miku i fundit, mė la,
Ajo pas meje erdhi nė varrim.
Tamam stuhi kėndonte dhe ja,
Sikur po nisnin lulet kuvendim.

***
Kujtimi pėr diellin nė zemėr u mpak
Bari i zbehtė.
Flokė tė hershėm dėbore qė larg
Era po nget.

Kanalesh tė ngushta ngrin uji, s'buēet,
sikur u shter.
Kėtu asnjėherė asgjė nuk ngjet,
Oh, asnjėherė!

Shelgu nė qiellin e shkretė freskore
Degėt ka shtrirė.
Qė unė s'u bėra gruaja jote,
Ndoshta, mė mirė

Kujtimi pėr diellin nė zemėr venitet
Pse kaq zymti?
Ndoshta!...
Pas natės dimri gatitet
Tė vijė.

NĖ PASQYRĖ

O quae beatam, Diva tenes Cyprum et Memphis Hor*.
Dhe bukuria - kaq e re,
Po jo nga sot e njėqind vjet,
S'u bėmė dy, se njė e tretė,
Ne asnjėherė nuk na le.
I sillesh ti asaj mė tepėr,
E lė me ty, me bujari...
Po ē 'ndodh me ne asnjė s'e di,
Pėr ne ēdo ēast e mė i egėr.
Si burgaxhinjtė dim' diēka
Pėr njėri-tjetrin, diēka tmerri.
Na pret dėnimi - njė rreth ferri,
Po ndoshta s'jemi nga ata.

*O zonjė qė mbretėron mbi tė lumturit Qipro dhe Memfis


NĖ VITIN DYZET

Nė varr kur kallin krejt epokėn
Pėr tė nuk ka njė psallim, s'kėndohet,
Po rrodhja, hithra nxjerrin kokėn,
Sa ta qėndisin s'u durohet.
Lopata s'resht, shoqen s'e pret,
Varrmihės - ethe, aq i vrikėm,
Zotni, ti dale, pak mė qetė
Tė ndihet koha si po ikėn.
Pastaj mbi njė kufom e sheh,
Ta sjell vėshtrimi pranveror,
Po djali nėnėn nuk e njeh,
Nė lotė u shkri dhe nip i gjorė.
Mė poshtė kokat u pėrkulėn
Lavjerrės tunden, hėna ra.

Pėrmbi Parisin e pėrhumbur
Njė qetėsi tė tillė ka.

TRADHTIA

Jo pėr atė se pasqyra u thye,
Jo pėr atė se fryn nė oxhak,
Jo se shkon me njė tjetėr, aspak,
jo se pėr ty mendimi m'u kthye,
Jo nga kėto e ē'ta zgjat mė...
Sot te pragu takova atė.

***
Sot mua letėr s'mė solli njeri;
Ka ikur ai a s'mė priti ndėrmend:
Pranvera - njė trill, buzėqeshje e argjendtė,
Shiko anijet vozitin nė gji.
Sot mua letėr s'mė solli njeri...

Ai me mua, pak kohė mė parė,
Qe kaq i dashur e dhelės, qe imi,
Nė dimrin e bardhė, po shkoi dhe dimri,
Tani pranvera m'u bė si e vrarė,
Ai me mua pak kohė mė parė...

Dėgjoj njė lirė, e ėmbla, e trishta,
Nė ethe rėnkon, lėngon e ankohet,
Kam frik' se mos kjo zemėr coptohet,
Sa pa i shkruar kėto vargje tė brishta...

MUZA

Dhe si tė rrosh me tė?! Mė mundon
Ajo qė ende muzė i thonė.
Dhe thoni "Me tė nė livadhin lirik..."
Dhe thonė "Gugitje, dhunti hyjnore..."
Ajo, mė e egėr se ethet mizore,
Sėmbon gjith' vitin: "Rri, mos hidh ēik!"

***
S'rri tė qaj pėr vete ditė e natė,
Po edhe vdekur, kallur nėn dhe,
Damkėn e artė: njeri i pa fat
Nė ballin tim rebel ti ma sheh.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 22-02-2014, 15:09   #2
Rusnod
Super Anėtar
 
Data e antarėsimit: Feb 2014
Vendndodhja: Leningrad
Posts: 138
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 6
Rusnod ėshtė nė rrugė tė mbarė
Pėrgjigje e: Anna Ahmatova

O jete qe neser s'dihet cka na sjell!
S'me vret pendimi kenges c'i lashe manget.
Mjafton edhe nje enderr dritelarget
Per yll ta kem karvanesh neper qiell.

Per mall-tinzare e thekur qosh me qosh
Mos bej zarar me rastin qe nuk hupet.
Se nata bie prape dhe ato supe
Te ftojne nen vese me puthje ti mbulosh.

Nuk qeshe per ty e prere. Pa dyshim.
Ti vete m'u ftohe. Ligur nder sfilitje.
Ish endrra qe me mbajti vec ne pritje,
Molisur dashurie gjer ne krim.

Te falem moterbardhe!Mesa shoh,
Nuk rrime pa u pjekur nder vegime,
Me ndih, ja ku te jap edhe besen time,
Ne lave ta shkrij granitin neper kohe.


О, жизнь без завтрашнего дня!
Ловлю измену в каждом слове,
И убывающей любови
Звезда восходит для меня.

Так незаметно отлетать,
Почти не узнавать при встрече,
Но снова ночь. И снова плечи
В истоме влажной целовать.

Тебе я милой не была,
Ты мне постыл. А пытка длилась,
И как преступница томилась
Любовь, исполненная зла.

То словно брат. Молчишь, сердит.
Но если встретимся глазами -
Тебе клянусь я небесами,
В огне расплавится гранит.
Rusnod nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-05-2014, 12:58   #3
Jetmira
V.I.P
 
Avatari i Jetmira
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 2,467
Thanks: 1,145
Thanked 1,047 Times in 421 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Jetmira ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Anna Ahmatova

REQUIEM 1961
I
Strehe nen qiej te huaj s'kerkova
Nen flatren e huaj s'ngrita fole,
Bashke me popullin tim durova
Te isha ku, mjerisht, ai qe.

II
Qetas rrjedh i qeti Don,
Hene e verdhe hyn ne dhome.
Hyn me shapken mbi sy,
Sheh: nje hije rri aty.
Dhe kjo grua e semure
Pret pa djale e pret pa burre :
Nje ne burg,nje u mbulua,
Njerez,lutuni per mua.

III
Nuk qenkam une,nje tjeter po heq.
Une s'do te mundja.Kete mandate
Le ta mbulojne qefinet e zes,
Feneret le te sjellin... Nate.
IV
.................
E treqinta ne radhe ti pret,
Me pako ne duar nen "Kryqe" ti rri
Dhe me lotet e tu aq te nxehte
I shkrin ngricen vitit te ri.
Plepi i burgut atje deget tund
Dhe nuk ndihet fryme,po atje
Sa jete te pafajshme marrin fund...

V
Nje vit e ca qe po kelthas,
Te pres me pergjerim,
Nen kembe xhelati te perplas,
O bir,ky tmerri im.
Gjithcka si lesh e li u prish,
Sa s'mund t'i ndash dot lehte,
Kush eshte njeri e cili bishe
Dhe ty c'denim te pret
Tani e di si tretet nje fytyre,
Si tmerri fshihet,pergjon nen qerpike,
Si gdhenden ne faqe zhubra-mynxyre,
SI shkrin kunejform me vuajtje dhe frike,
Si floket e zeze si korbi i ke pasur,
Ne cast te thinjen ata si me hi,
Si fishek gazi ne buzen e plasur,
Si dridhen buzet me aq lemeri.
Dhe lutem,lutem per te gjithe ata
Qe tok me mua presin te dermuar
Ne zheg, ne thellim te ftohte sa s'ka
Perposhte murit te kuq te verbuar.
Jetmira nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-05-2014, 12:58   #4
Jetmira
V.I.P
 
Avatari i Jetmira
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 2,467
Thanks: 1,145
Thanked 1,047 Times in 421 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Jetmira ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Anna Ahmatova

Tradhetia ( 27 shtator 1944)

Jo per ate se pasqyra u thye,
jo per ate se fryn ne oxhak,
Jo se shkon me nje tjeter,aspak,
Jo se per ty mendimi m'u kthye,
Jo nga keto e c'ta zgjat me..
Sot te pragu takova ate.
Jetmira nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-05-2014, 12:59   #5
Jetmira
V.I.P
 
Avatari i Jetmira
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 2,467
Thanks: 1,145
Thanked 1,047 Times in 421 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Jetmira ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Anna Ahmatova

Me mbulo ,me varros, ti moj ere!
As miq,as shoke nuk kam te koka,
Mbi mua mbremje sillet paprere
Dhe fryme e bute qe del nga toka.

E lire isha si ti neper botem
Po desha te rroj me shume,e sheh
Kufoma ime eshte e ftohte
Dhe duart s'kam se ku t'i fsheh.

Ere,mbuloma plagen e zeze,
Ky terri i mbremjes ta mbuloje
Dhe rese se kalter, asaj reze
I thuaj psallme t'me kendoje.

Qe lehte te shkoj une fillikatja
Te gjumi i fundit pa trazime,
Zhurmo ,moj ere, shavar i gjate
Dhe sill pranvere,pranveren time.

Dhjetor 1909
Jetmira nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-05-2014, 12:59   #6
Jetmira
V.I.P
 
Avatari i Jetmira
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 2,467
Thanks: 1,145
Thanked 1,047 Times in 421 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Jetmira ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Anna Ahmatova

* * *

Ka ditė, disa ditė nė pranverė,
kur prehet nėn dėborė njė preri,
kur drurėt zhapėllijnė nėpėr erėn
qė vakėsi na bie dhe bryllti,
kur trupi nga papesha ėsht'i habitur,
kur nuk e di shtėpinė tek e ke,
kur kėngėn qė dikur tė qe mėrzitur
ti e kėndon me mall si tish e re.

Pranverė, 1915.
Jetmira nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur