Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Arti dhe Kultura Botėrore > Shkrimtarė tė huaj

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 22-02-2010, 21:30   #1
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 7,034
Thanks: 6,205
Thanked 2,986 Times in 1,220 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Charles Bukowski



Ka lindur ne Andrenach ne Gjermani me 16 gusht te vitit 1920.
Pas dy vjetesh nga lindja e tij e gjithe familja emigron ne Amerike.
Ata vendosen ne Los Anxhelos,ku Bukowski qendroi gjithe jeten.
E gjithe jeta e tij eshte e shkruar ne libra.
Emri i tij i plote eshte Henry Charles Bukowski Jr..,por ate thjesht e therrisnin Henk .
Ka vdekur me 9 mars te vitit 1994 nga leuēemia ne San Pedro.
Eshte autori i 34 vellimeve poetike dhe i tre romaneve dhe nje skenari filmi.
Henk njihet si nje dner themeluesit e rrymes Underground.
__________________

Mandi ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 22-02-2010, 21:31   #2
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 7,034
Thanks: 6,205
Thanked 2,986 Times in 1,220 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Charles Bukowski

Brenga e nje manushaqeje te heshtur

Brenga e nje manushaqeje te heshtur s’eshte per mua.
Une e di se shume pleq tani kane oren e ēajit,
Kurse me pare shijonin grumesite ere ndyra te Trockit.
Gota e vogel me wisky qendron nen driten elektrike.
Ja kjo eshte e gjitha
Miza fluturimin ndal mbi doren time.
Ska gje kjo eshte vetem nje dore.
Por i prokupuar jam nga pamundesia e te qenit njeri.
Nuk mundem.Ne Grejp Fruit shoh bomben atomike.
Pema ime mi fekondon eshtrat e perlotura.
Ēfare thua ?Miza!
Miza ec e jake ben nen diell
E veshur me te linjta.
Tregon kofshet.Vaginen tregon.
Trendafilet roze rriten si fashistet.
Ne goje si tatuazh me eshte ngjitur miza
E cila rugeve te Parisit mban doreza heminguejane.
Dehem kur duhet te fle dhe fle kur duhet te dehem,
Asnjehere nuk vendosa dot me veten rregull.
Te isha me i menēur
Me shume ide do te kasha.
Miza mu largua.
Ne llogarine time hidhi harxhimet e telegramit
Moj mize,nese deshiron te kthehesh serisht .
Mizat jane me te keqia se grate
Miza eshte e tille qe shume here
Ia ka hapur syte henes.
Me e poshter se Miki Mausti apo Carli Caplini.
Gervishti batanijen qe mbaja mbi koke
Shetit lart e poshte nen driten e verdhe
Si te vishte corapet deri ne gju.
Leviz per te gjetur pushken loder
Kruajtesen e dhembeve,apo nje kocke akulli.
Bajge!Papritur milingonat fillojne ulerimen.
Pas koke,ne qafė milingona…
Do te doja dikush te ma lepinte por
Kur?Kush?Dreqi e di se kush dhe kur.
__________________

Mandi ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 22-02-2010, 21:31   #3
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 7,034
Thanks: 6,205
Thanked 2,986 Times in 1,220 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Charles Bukowski

Kur e hodha tufėn me tė holla

Dhe tė thashė;ti shumė mirė
Tė gjitha tezeve tė tua pasanike,gjithė dajallarėve,
Gjyshėrve dhe prindėrve
Dhe gjithė naftėn tėnde tė flliqur
Dhe gjithė oqeanet
Dhe rosat e egra
Dhe bizonėt
Dhe gjithė shtetin e Teksasit,
Qė do tė thotė bashkė me krra-krratė e sorrave
Dhe shėtitjet tuaja tė mbrėmjeve tė shtuna
Dhe bibliotekat dyzuese
Dhe artistėt tuaj pederastė
Dhe revistat javore
Dhe macet tuaja llafazane
Dhe gjithė parapagimet pėr Uajtin
Ti marrėsh dhe thjesht ti hedhėsh baby!
Unė sėrisht mund ti siguroj
Njėzet e pesė dollarė pėr kitarėn
Dhe tridhjetė dollarė pėr ngjyruesin e flokėve
Ku t’i fsheh qimet e bardha.
Mund tė kėndoj edhe ndonjė kėngė.
Jo harroje kėtė
Nuk kėndoj sikur tė paguajn edhe lypsarėt.
Kjo ėshtė mė mirė se pritja e vdekjes
Dhe naftės qė vret roast e egra

* * *

Nė rregull endacak,tha ajo,qėroju!
Ēfarė – thashė unė
Dil,e shfryve dufin tėnd tė fundit,
Jam e lodhur nga veset e tua prej Djalli.
Gjithmonė sillesh si personazh i O’Nillit.
Por unė jam krejt tjetėr baby,ēfarė tė bej?
O.k ndryshe je.
O Zot si ndryshe!Mos e pėrplas derėn kur tė shkosh.
Por unė i dua paratė e tua baby.
Nuk mė ke thėnė asnjėherė se mė do.
Ēfarė kėrkon ti,mashtrues apo dashnor?
Ti nuk je as njėri e as tjetri.Pėrjashta rrugaē!
Por unė baby…!
Ktheju O’Nillit!

* * *

Shkova qetėsisht dhe derėn nuk e pėrlasa.
Atė qė duan ato, mendova,ėshtė indani prej druri,
I cili flet por nuk shan,
As nuk qėndron pranė zjarrit.
Por do tė plakesh edhe ti vogėlushe,atėherė
Mė pranė jelekut do e kėrkosh “indianin”.
__________________

Mandi ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 22-02-2010, 21:32   #4
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 7,034
Thanks: 6,205
Thanked 2,986 Times in 1,220 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Charles Bukowski


NĖ RRUGĖ

Mė ndalė njėri e mė thotė:“Mė keni ndihmuar, tė mbahem kėto dy vitet e fundit.
Kurrė s“mė ka shkuar mendja se do tė takohemi…“
“Faleminderit“, i them. “Mirėpo, kush do tė mė ndihmojė mua qė tė mbahem?“
Sa herė qė shtroja kėtė pyetje, merrja ēdo herė nga njė buzėqeshje sa pėr mirėsjellje.
Megjithatė kjo ėshtė njė pyetje e mirė.
Atyre kurrė s“iu shkon mendja, qė unė ndoshta tri herė brenda javės mė vete mendja tek vetėvrasja.

Ata kanė lexuar disa nga librat e mia, dhe kjo u mjafton atyre.
Mirėpo unė shkruaj vetėm pėr atė qė ndodh.
Tė njejtėn edhe ta lexoj-nuk mundem.

CH.B. “VDEKJA ĖSHTĖ e KOTĖ“ “99, Köln
__________________

Mandi ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 01-10-2010, 00:29   #5
busavata
Dr. pėr Rock & Roll
 
Avatari i busavata
 
Data e antarėsimit: Aug 2010
Vendndodhja: Gjilan
Posts: 8,334
Thanks: 2,431
Thanked 2,048 Times in 762 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 119
busavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Charles Bukowski

Charles Bukowski , i kam lexue disa romane te tij ... probleme , sex edhe alkohol ... njė nga shkrimtaret ma te preferuar ...kah fundi i viteve 80-a e kam pa edhe filmin Barfly
ku rolin e Bukowskit e luan Mickey Rourke ... shum film i mirė , e tregon jeten e Bukowskit ..
__________________
I know it's only Rock 'n Roll but I like it
busavata nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 02-05-2012, 19:59   #6
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 7,034
Thanks: 6,205
Thanked 2,986 Times in 1,220 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Charles Bukowski

Jam i lodhur duke par fytyra femrash tė rrethuara nga botox .Gjinj tė tejmbushur, tė copėtuar nga konkurrenca, prapanica tė ekspozuara, taka dhe truke kozmetike, gjeste tė vėshtira pėr gratė e lirshme, tashmė tė padallueshme edhe nga ato tė zanatit...
Dėshiroj tė shikoj femra me feminitetin e tyre, me sjellje tė butė, me buzėqeshje plot hir, lėvizje joshėse, me fjalė tė ėmbla dhe tė sigurta nė tė njėjtėn kohė. Me mendime origjinale dhe tė reja.
Dėshiroj tė shikoj femra tė pavarura, jo skllave tė burrave qė sakrifikojnė dinjitetin e tyre. Femra me zemra prej akulli tė shkrirė, shoqe dhe mike tė meshkujve, tė lira dhe tė sinqerta.
__________________

Mandi ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 02-05-2012, 20:00   #7
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 7,034
Thanks: 6,205
Thanked 2,986 Times in 1,220 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Charles Bukowski

A mos e kam marrė udhėn e vdekjes vdekje ?
mos vallė kjo makinė do tė mė japė fund
ndėrkohė qė as alkooli, gratė dhe skamja
s’kanė mundur tė ma bėjnė ?

po Whitmani, a mos po qesh me mua
qė andej nga varri i vet ?
po Creeley, a thua mėrzitet gjė ?

a janė hapėsirat mirė ?

po unė ?

po Ginsbergu, a do tė ulėrasė ?

qetėsomi pra frikat !

mė jep pak fat !

mė jep frymėzim !

mė jep forcė tė vazhdoj !

jam sėrish i virgjėr.

njė i virgjėr 70 vjeē.

mos m’i dhjes numrat, makinė

ose po.
se mos i bėhet vonė kujt.

mė fol pak, makinė !

mund tė pijmė bashkė.
tė bėjmė qejf.

mendo pėr tė gjithė ata qė do tė mė urrejnė pėrpara kėtij
kompjuteri.

do t’i shtojmė me tė tjerėt
dhe do tė vazhdojmė
pa u lodhur.

ėshtė fillimi pra
dhe jo
fundi.
_________

Charles Bukowski- Me tė mallkuarit
__________________

Mandi ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 02-05-2012, 20:03   #8
Misty-Blue
Pėrjetėsisht tė Panjohur
 
Avatari i Misty-Blue
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Posts: 1,465
Thanks: 0
Thanked 51 Times in 29 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 38
Misty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Charles Bukowski

Meqe e kam pike te dobet Bukun.... Kjo pjese esht gjeniale!!!

Nga Charles Bukowski
Pėrktheu nė shqip Sokol Ēunga
Cass-i ishte mė e vogla dhe mė e bukura nga pesė motrat. Cass-i ishte gruaja mė e bukur e qytetit. Gjysėm indiane, me trup tė zhdėrvjellėt dhe tė pazakontė, njė trup gjarpėrush dhe pėrvėlues, me sy qė pėrputheshin nė mėnyrė tė pėrsosur me tė. Cass-i ishte zjarr i lėngėsht nė lėvizje. Dukej si njė shpirt i burgosur brenda njė forme qė nuk e nxinte dot. Flokėt i kishte tė zinj, si mėndafsh dhe pėrdridheshin sa andej-kėndej, siē pėrdridhej dhe trupi i saj. Zakonisht humorin e kishte ose shumė tė mirė, ose shumė tė keq. Nuk kishte gjendje tė ndėrmjetme pėr Cass-in. Thoshin se ishte e ēmendur. Vetėm torollakėt e thoshin kėtė. Torollakėt s’kishin pėr ta kuptuar kurrė Cass-in. Pėr burrat ajo ishte thjesht njė makinė seksi dhe nuk shqetėsoheshin nė ishte e ēmendur apo jo. Dhe Cass-i vallėzonte dhe flirtonte, puthte burrat, por veē pėr njė ēast a dy, sepse kur vinte puna pėr t’ia hedhur Cass-it, Cass-i kishte gjetur njė mėnyrė pėr tė rrėshqitur, duke i shmangur burrat.

Tė motrat e akuzonin se e shpėrdoronte bukurinė, se nuk e pėrdorte mendjen aq sa duhej, por Cass-i kishte mendje dhe shpirt; pikturonte, vallėzonte, kėndonte, krijonte sende prej argjile dhe, kur njerėzit lėndoheshin qoftė nė trup, qoftė nė shpirt, Cass-it i dhembte zemra pėr ta. Mendjen e kishte thjesht ndryshe; mendja e saj thjesht nuk ishte praktike. Tė motrat e kishin zili se Cass-i tėrhiqte burrat e tyre, dhe pastaj zemėroheshin, pasi u dukej se nuk i pėrdorte siē duhej. E kishte zakon tė tregohej e ėmbėl me mė tė shėmtuarit; tė ashtuquajturit burra tė pashėm e acaronin: “S’kanė kėllqe”, thoshte, “janė qullacė. Le tė mbahen fort pas llapave tė veshit, tė vogla dhe tė pėrkryera, pas hundės me formė tė bukur… vetėm sipėrfaqe, aspak brendi…”. Kishte njė temperament qė ngjasonte me ēmendurinė, kishte njė temperament qė disa e quanin ēmenduri. I ati kishte vdekur nga alkooli, kurse e ėma ia kishe mbathur, duke i lėnė vajzat vetėm. Vajzat kishin shkuar tek ca tė afėrm, tė cilėt i kishin ēuar nė njė manastir. Manastiri ishte vend i trishtuar, mė shumė pėr Cass-in, sesa pėr tė motrat. Vajzat e kishin zili Cass-in dhe Cass-it i ishte dashur tė kacafytej me shumicėn e tyre. Pėrgjatė krahut tė majtė kishte tė prera brisku qė i kishte marrė duke u mbrojtur nė dy zėnie. Kishte dhe njė shenjė tė pėrhershme pėrgjatė faqes sė majtė, por ajo shenjė jo vetėm qė nuk ia pakėsonte bukurinė, po dukej sikur ia nxirrte mė nė pah. E takova nė West End Bar disa net pasi e kishin liruar nga manastiri. Meqenėse ishte mė e vogla, e kishin liruar tė fundit nga motrat. Thjesht, hyri brenda dhe erdhi u ul pranė meje. Me ē’dukej isha mashkulli mė i shėmtuar i qytetit dhe kjo, ndoshta, mund tė ishte njė arsye.

– Pije, – e pyeta.

– Sigurisht, pse jo.

Nuk po them se kishte ndonjė gjė tė pazakontė nė bisedėn tonė atė natė, gjithēka vinte nga ndjesia qė mė jepte Cass-i. Mė kishte zgjedhur mua, dhe kaq. Pa u shtyrė nga askush. I pėlqente pija qė po pinte dhe piu shumė gota. Nuk dukej se e mbushte moshėn pėr tė pirė alkool, megjithatė i shėrbyen. Ndoshta kishte dokumente false, nuk e di. Sidoqoftė, sa herė qė kthehej nga tualeti dhe ulej pranė meje, ndjeja njė farė krenarie. Nuk ishte vetėm gruaja me e bukur e qytetit, por dhe gruaja mė e bukur qė kam parė ndonjėherė. I shkova dorėn rreth belit dhe e putha.

– A tė dukem e bukur, – mė pyeti.

– Po, sigurisht qė je e bukur, po ka diēka tjetėr… diēka tej pamjes…

– Zakonisht njerėzit mė akuzojnė se jam e bukur. Vėrtet mendon se jam e bukur?

– E bukur nuk ėshtė fjala e duhur, nuk tė shkon dhe aq pėr shtat.

U zgjat pėr nga ēanta e saj. Mendova se donte tė merrte shaminė. Por qė andej nxori njė gjilpėrė tė gjatė kapelash. Pėrpara se ta ndalja, e kishte ngulur gjilpėrėn e gjatė nė hundė, nga njėra anė nė tjetrėn, shi sipėr flegrave. Ndjeva neveri dhe tmerr. Ajo mė vėshtroi dhe qeshi: “Po tani, a tė dukem e bukur? Po tani, si tė dukem?” Ia hoqa gjilpėrėn qė andej dhe i vura shaminė time pėrmbi vendin e gjakosur. Disa vetė, pėrfshi dhe banakierin, e kishin parė ē’ndodhi. Banakieri u afrua:

– Shiko, – i tha Cass-it, – po lėvize dhe njė herė, tė flaka pėrjashta. Dhe dramatizmat e tua kemi mangėt kėtu!

– Shko qiu, – ia ktheu ajo.

Banakieri u kthye nga unė:

– Bėn mirė ta kesh kujdes.

– Do tė rrijė mirė, – thashė.

– Ėshtė hunda ime, bėj ē’tė dua me tė.

– Jo, – thashė, – mė lėndon mua.

– Kur unė shpoj hundėn, tė dhemb ty?

– Po, mė dhemb, me gjithė mend e kam.

– Nė rregull, nuk e bėj mė. Gėzohu!

Mė puthi, mė shumė duke u zgėrdheshur, me shaminė tek hunda. Kur erdhi ora e mbylljes, u nisėm pėr nė shtėpinė time. Duke biseduar filluam tė pinim birrėn qė kisha nė shtėpi. Atėherė kuptova se ishte njeri plot ėmbėlsi dhe dashamirėsi pėr tė tjerėt. E jepte veten pa e kuptuar. Nė tė njėjtėn kohė kapėrcente pas, nė vende tė egra dhe pa kuptim. Ishte skizofrene. Njė skizofrene e bukur dhe shpirtėrore. Ndoshta ndonjė burrė, diēka, kishte pėr ta shkatėrruar pėrgjithmonė. Shpresoja tė mos isha unė. U shtrimė dhe, pasi shova dritėn, Cass-i mė pyeti:

– Kur do, tani apo nė mėngjes?

–Nė mėngjes, – i thashė dhe i ktheva shpinėn.

Nė mėngjes u ēova dhe bėra dy kafe, njėrėn ia solla nė shtrat. Qeshi.

– Je i pari burrė qė nuk pranon ta bėsh natėn.

– Nuk ka gjė, – thashė, – nuk kemi pse ta bėjmė fare.

– Jo, prit, dua ta bėjmė tani. Prit sa tė freskohem pak.

Shkoi nė banjė. Doli pas pak, dukej e mrekullueshme, flokėt e gjatė i shkėlqenin, sytė dhe buzėt i shkėlqenin, shkėlqente e gjitha… E shfaqte trupin qetėsisht, si diēka tė mirė. U fut nėn ēarēafė.

– Afrohu, djalosh i ėmbėl.

U futa nėn ēarēafė. Puthte me dėshirė, por pa u ngutur. I lashė duart tė pėrshkonin gjithė trupin e saj, ia shkova nėpėr flokė. Hyra mes saj. Ishte e ngrohtė dhe e ngushtė. Fillova tė lėvizja ngadalė, duke dashur tė zgjaste. Sytė e saj vėshtronin drejtpėrdrejt tė mitė.

– Si e ke emrin, – e pyeta.

– E ē’dreq ndryshon, – pyeti.

Qesha dhe vazhdova. Pastaj u vesh dhe e ēova me makinė deri tek bari i njė nate mė parė, por e kisha tė vėshtirė ta hiqja mendjen prej saj. E kisha pushim atė ditė, ndaj fjeta deri nė orėn 2 pas dreke. Mė vonė u ēova dhe lexova gazetėn. Isha nė vaskė kur ajo hyri me njė gjethe tė gjerė nė dorė – njė vesh elefanti.

– E dija se do ishe nė vaskė, – tha, – prandaj tė solla diēka pėr tė mbuluar atė gjėnė, djalosh xhungle.

E hodhi veshin e elefantit pėr nga unė.

– Nga e dije se do isha nė vaskė?

– E dija.

Pothuaj ēdo ditė Cass-i vinte kur unė isha nė vaskė. Nė kohė tė ndryshme tė ditės, por rrallė gaboi, dhe gjithmonė sillte gjethen e elefantit. Pastaj bėnim dashuri. Njė ose dy herė mė mori nė telefon natėn dhe m’u desh t’i paguaja garancinė pėr ta nxjerrė nga burgu, ku e kishin rrasur se kishte qenė tapė dhe kishte bėrė sherr.

– Bijtė e kurvave, – thoshte, – vetėm se tė qerasin ca gota dhe kujtojnė se kanė tė drejtė tė tė futen nėn brekė!

– Po pranove njė tė qerasur, i hapur telashe vetes.

– Kujtoja se interesoheshin pėr mua, jo vetėm pėr trupin tim.

– Mua mė intereson edhe ti, edhe trupi yt. Me ē’ma ha mendja, shumica e burrave nuk shikojnė tej trupit tėnd.

U largova nga qyteti pėr gjashtė muaj, u enda lart e poshtė, pastaj u ktheva. Kurrė s’e harrova Cass-in, megjithėse patėm bėrė njė farė zėnke. Nuk mė rrihej nė qytet. Kur u ktheva, mendova se kishte ikur nga qyteti dhe, pasi kisha nja gjysmė ore qė rrija nė West End Bar, ajo hyri dhe u ul pranė meje.

– Me ē’po shoh, qenke kthyer, maskara.

I porosita njė pije. Pastaj e vėshtrova. Kishte veshur njė fustan me qafė tė gjatė. S’e kisha parė kurrė tė vishte diēka tė tillė. Poshtė ēdonjėrit sy kishte tė ngulura dy gjilpėra me koka tė qelqta. E vetmja gjė qė dukej ishin kokat e gjilpėrave, kurse tehet zhdukeshin nė fytyrėn e saj.

– Tė marrtė dreqi, ende pėrpiqesh ta shkatėrrosh bukurinė tėnde, hė?

– Jo, ėshtė modė, gomar.

– Ti je e ēmendur.

– Mė ka marrė malli pėr ty, – tha.

– Ke ndonjė tjetėr?

– Jo, nuk kam tjetėr. Vetėm ty. Mirėpo, kam filluar tė jepem me para. Ēmimi ėshtė njė dhjetėshe. Kurse pėr ty, falas.

– Hiqi ato gjilpėra.

– Jo, ėshtė moda.

– Po mė bėn tė mėrzitem.

– Me gjithė mend e ke?

– Dreq o punė, po, me gjithė mend e kam.

Cass-i i hoqi gjilpėrat ngadalė dhe i futi nė ēantė.

– Pse bėn pazar me bukurinė tėnde, – e pyeta. – Pse nuk e pranon siē tė ėshtė dhėnė?

– Sepse njerėzit mendojnė se ėshtė gjithēka kam. Bukuria nuk ėshtė gjė, nuk ka pėr tė mbetur. S’e ke idenė sa me fat je qė je i shėmtuar, pasi nėse njerėzit tė kanė pėr zemėr, ti e di se kjo ndodh pėr arsye tė tjera.

– Nė rregull, – i thashė, – jam me fat.

– Nuk dua tė them se je i shėmtuar. Njerėzit mendojnė se je i shėmtuar, dhe aq. Ke fytyrė magjepsėse.

– Rrofsh!

Pimė dhe nga njė gotė tjetėr.

– Me se po merresh, – mė pyeti.

– Asgjė. S’po bėj gjė. S’mė tėrheq asgjė.

– As mua. Po tė ishe grua, mund tė shiteshe pėr para.

– S’ma merr mendja se do ia dilja tė kisha kontakte me aq shumė tė panjohur, ėshtė punė rraskapitėse.

– Ke tė drejtė, ėshtė rraskapitėse, gjithēka ėshtė rraskapitėse.

U larguam bashkė. Njerėzit nė rrugė vazhdonin t’ia ngulnin sytė Cass-it. Ishte grua e bukur, ndoshta mė e bukur se kurrė. Arritėm nė shtėpinė time, hapa njė shishe verė dhe ia shtruam bisedės. Gjithmonė na shkonte biseda fjollė. Ajo fliste, unė dėgjoja, pastaj flisja unė. Biseda jonė thjesht rridhte, pa u tendosur. Dukej sikur bashkė zbulonim tė fshehta. Kur zbulonim ndonjė tė fshehtė tė bukur, Cass-i qeshte pa fund me atė tė qeshurėn e saj si askush tjetėr. Ishte si gėzim qė dilte nga zjarri. Gjatė bisedės u puthėm dhe u afruam pranė njėri-tjetrit. Pasi u nxehėm, vendosėm tė shkonim nė shtrat. Ishte ky ēasti kur Cass-i zhveshi fustanin me qafė tė gjatė dhe i pashė atė shenjėn dhėmbė-dhėmbė dhe tė shėmtuar pėrqark qafės. Ishte e gjerė dhe e trashė.

– Budallaqe, – thashė qė nga shtrati, – tė marrtė dreqi, ē’ke bėrė?

– E provova njė natė me njė shishe tė thyer. Nuk po tė pėlqej mė? A jam ende e bukur?

E tėrhoqa nė shtrat dhe e putha. U largua prej meje dhe qeshi.

– Ca burra mė paguajnė dhjetėshen, pastaj unė zhvishem dhe ata nuk kanė mė dėshirė. Unė mbaj dhjetėshen. Ėshtė shumė zbavitėse.

– Po, – i thashė, – s’po e mbaj dot tė qeshurėn… Cass, kurvė, tė dua… boll e shkatėrrove veten; je gruaja mė e gjallė qė kam njohur ndonjėherė.

U puthėm pėrsėri. Cass-i po qante pa zė. Ndjeja lotėt. Flokėt e gjatė dhe tė zinj shtriheshin pranė meje si flamur vdekjeje. Shijuam njėri tjetrin, bėmė dashuri dalė nga dalė, njė dashuri melankolike dhe e mrekullueshme. Nė mėngjes Cass-i ishte ēuar dhe po pėrgatiste mėngjes. Dukej e qetė dhe e gėzuar. Kėndonte. Unė qėndrova nė shtrat dhe shijoja gėzimin e saj. Mė nė fund erdhi tek unė dhe mė shkundi:

– Ēohu, plehėr! Hidhi njė ujė tė ftohtė fytyrės dhe pallės, dhe eja tė shijosh gostinė.

Atė ditė e ēova nė plazh. Ishte ditė jave, vera nuk kishte ardhur ende mirė, prandaj gjithēka ishte e braktisur deri nė pėrsosmėri. Endacakėt e plazhit kishin hapur shtrojat e veta nėpėr lėndinat mbi gungat e rėrės dhe flinin. Ca tė tjerė ishin ulur nėpėr stolat e gurtė dhe kalonin shishen dorė mė dorė. Pulėbardhat endeshin nė ajėr, tė shkujdesura, por disi tė hutuara. Zonja plaka, rreth tė shtatėdhjetave apo tė tetėdhjetave, rrinin ulur nė stola dhe diskutonin pėr shitje pronash tė patundshme tė lėna trashėgimi nga bashkėshortėt kohė mė parė, tė vrarė nga qetėsia dhe marrėzia e mbijetesės. Por, mbi tė gjitha, kishte paqe nė ajėr; ecėm pa folur midis tė shtrirėve nėpėr lėndina. Thjesht e ndenjura bashkė sillte njė ndjesi tė mirė. Bleva dy sanduiēė, ca patate tė skuqura dhe pije, u ulėm nė rėrė dhe hėngrėm. Pastaj e mbajta Cass-in nė krahė dhe fjetėm bashkė ndonjė orė. Pothuaj ishte mė bukur se tė bėje dashuri. U lėshuam tė dy bashkė, krejt lirshėm. Kur u zgjuam u kthyem nė shtėpinė time dhe unė pėrgatita darkėn. Pas darke i sugjerova Cass-it tė jetonim bashkė. Ajo qėndroi pėr njė kohė tė gjatė pa lėvizur, duke mė shikuar, pastaj tha lehtė: “Jo”. E ēova me makinė tek bari, e qerasa me njė pije dhe dola. Tė nesėrmen gjeta punė si punėtor parkingu nė njė fabrikė dhe punova gjatė gjithė javės. Isha tepėr i lodhur dhe nuk kisha fuqi tė endesha vėrdallė, megjithatė atė tė premte mbrėma shkova tek West End Bar. U ula dhe prita pėr Cass-in. Orėt kalonin. Si isha dehur mirė, banakieri mė tha: “Mė vjen keq pėr tė dashurėn tėnde”.

– Ēfarė, – e pyeta.

– Mė vjen keq, nuk e dije?

– Jo.

– Vetėvrasje. E varrosėn dje.

– E varrosėn, – pyeta. Ngjante sikur nga ēasti nė ēast ajo do tė kalonte pragun dhe do tė hynte brenda. Si kishte mundėsi tė kishte vdekur?

– E varrosėn motrat.

– Vetėvrasje? Nuk dua ta teproj me pyetje, por, mos di gjė si?

– Preu fytin.

– Kuptoj. Ma mbush dhe njė gotė.

Piva deri sa u mbyll. Cass-i ishte mė e bukura nga pesė motrat, ishte gruaja mė e bukur e qytetit. Arrita ta ēoja makinėn deri nė shtėpi dhe vazhdoja tė mendoja se duhej tė kisha ngulur kėmbė mė shumė atė natė, nė vend qė tė kisha pranuar atė “jo”. Gjithēka tregonte se ajo donte. Thjesht, unė isha treguar tepėr i papėrgatitur, dembel, shumė i papėrqendruar. Meritoja vdekjen time dhe tė sajėn. Isha qen i poshtėr. Jo, pse t’ua hedhim fajin qenve? U ēova, gjeta njė shishe vere dhe piva me gllėnjka tė mėdha. Cass-i, vajza mė e bukur e qytetit kishte vdekur nė moshėn 20 vjeēare. Pėrjashta dikush i ra borisė sė makinės. I binte fort dhe me ngulm. Lashė shishen poshtė dhe ulėrita: “Tė marrtė dreqi, bir kurve, pusho!” Nata vazhdonte tė vinte dhe unė nuk bėja dot asgjė
__________________
t'i dua sytė,
kanė thonjė tė mprehtė,
paqen,
gjer nė shpirt ma ējerrin.
Misty-Blue nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 02-05-2012, 20:13   #9
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 7,034
Thanks: 6,205
Thanked 2,986 Times in 1,220 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Charles Bukowski

Shpresa tė sėmur. Ndonjėherė ėshtė mirė tė mos e kesh, tė paktėn e di qė nuk ke pėr tu bregosur pėr asgjė, apo tė bėsh figurė tė keqe nė mes tė njerėzve, tė cilėt nuk interesohen fare pėr ty. Duket qė ata nuk dinė asgjė pėr ty. Por, ti ke investuar emocionet, idetė, dėshirat, pak dashuri etj...
Vrite shpresėn, dhe mbase keshtu do tė ndihesh mė mirė .
__________________

Mandi ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-05-2012, 06:44   #10
SystemA
Banned
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 45,174
Thanks: 14,907
Thanked 8,792 Times in 5,919 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Charles Bukowski

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Mandi Shiko postimin
Jam i lodhur duke par fytyra femrash tė rrethuara nga botox .Gjinj tė tejmbushur, tė copėtuar nga konkurrenca, prapanica tė ekspozuara, taka dhe truke kozmetike, gjeste tė vėshtira pėr gratė e lirshme, tashmė tė padallueshme edhe nga ato tė zanatit...
Dėshiroj tė shikoj femra me feminitetin e tyre, me sjellje tė butė, me buzėqeshje plot hir, lėvizje joshėse, me fjalė tė ėmbla dhe tė sigurta nė tė njėjtėn kohė. Me mendime origjinale dhe tė reja.
Dėshiroj tė shikoj femra tė pavarura, jo skllave tė burrave qė sakrifikojnė dinjitetin e tyre. Femra me zemra prej akulli tė shkrirė, shoqe dhe mike tė meshkujve, tė lira dhe tė sinqerta.
Se kam lexuar ndonjehere,por sa te verteta ka ne ato fjale
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-05-2012, 11:39   #11
shoku_tanku
patriot
 
Avatari i shoku_tanku
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Vendndodhja: Tiranė
Posts: 14,419
Thanks: 682
Thanked 1,039 Times in 772 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 115
shoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėmshoku_tanku i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Charles Bukowski

plak legen!
http://www.youtube.com/watch?v=iK5Wd...ature=youtu.be
shoku_tanku nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 04-05-2012, 11:46   #12
Misty-Blue
Pėrjetėsisht tė Panjohur
 
Avatari i Misty-Blue
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Posts: 1,465
Thanks: 0
Thanked 51 Times in 29 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 38
Misty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Charles Bukowski

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga shoku_tanku Shiko postimin

I paperseritshem , nje nga mendjet me origjinale qe ka njohur historia !!!

Super ''legen''
__________________
t'i dua sytė,
kanė thonjė tė mprehtė,
paqen,
gjer nė shpirt ma ējerrin.
Misty-Blue nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 06-05-2012, 11:26   #13
Misty-Blue
Pėrjetėsisht tė Panjohur
 
Avatari i Misty-Blue
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Posts: 1,465
Thanks: 0
Thanked 51 Times in 29 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 38
Misty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Charles Bukowski

Bukovski mbi tė shkruarit

Keshtu pra, ti deshiron tė bėhesh shkrimtar?
Nėse nuk tė vjen si njė shpėrthim nga brendėsia
pa marrė parasysh asgjė,
mos e bėj atė punė!
Nėse nuk tė vjen pa tė pyetur fare
nga thellėsi e zemrės, mendjes, gojės
rropullive tė tua
mos e bėj !
Nėse do tė tė duhet tė ulesh
e tė qėndrosh me sytė ngulur pėr orė tė tėra
mbi ekranin e kompjuterit
apo pėrkulur mbi makinėn e shkrimit
duke kėrkuar fjalėn e duhur,
kjo nuk ėshtė punė pėr ty !.
Nėse do e bėsh pėr para apo pėr famė,
lėre atė punė.
Nėse do e bėsh
pėr tė pasur gra nė shtratin tėnd,
as mos mendo tė shkruash !
Nėse do tė tė duhet tė ulesh mbi tė
e ta shkruash dhe ta shkruash dhe ta rishkruash pėrsėri,
mė mirė lėre atė punė.
Nėse tė duket e vėshtirė
vetėm duke e menduar,
mos e bėj!
Nėse pėrpiqesh tė shkruash si dikush tjetėr,
mos u merr fare me tė shkruarėn.
Nėse ulesh aty
dhe pret qė shkrimi tė gjėmojė jashtė teje
dhe pret e pret dhe ai nuk del,
merru mė mirė me diēka tjetėr.
Nėse shkruan qė sėpari t’ia lexosh tė dashurės ,
tė dashurit, gruas apo prindėrve
ose njė tjeter njeriu kushdoqoftė
ti nuk je akoma gati.
Mos u bėj si shumw shkrimtarė,
si mijera njerėz qė e quajnė veten shkrimtarė
mos u bėj i zymtė, i mėrzitshėm
dhe i shtirur,
mos u konsumo duke dashuruar vetveten
Bibliotekat e botės gogėsijnė pėrgjumshėm
mbi tipa tė kėtij lloji.
Mos i shto ata mė shumė.
Mos u merr fare me atė punė.
Pėr sa kohė qė nuk tė ka shpėrthyer
nga thellėsia e shpirtit tėnd
si njė raketė,
pėr sa kohė qė
tė qėndruarit indiferent karshi saj
nuk tė bėjnė tė ēmėndesh apo tė vrasėsh veten
a dikė tjetėr,
mos u merr me atė punė !
Pėr sa kohė qė dielli brenda teje
nuk t’i ka djegur akoma rropullitė
mos e bėj .
Kur vėrtet tė jete koha
dhe nėse je ti ai i zgjedhuri,
ajo do tė ndodhė vetė
Dhe do tė vazhdojė e do tė vazhdojė
derisa tė vdesėsh ose derisa
ajo tė vdesė brenda teje.
Nuk ka asnjė mėnyrė tjetėr
dhe kurrė nuk ka pasur.
__________________
t'i dua sytė,
kanė thonjė tė mprehtė,
paqen,
gjer nė shpirt ma ējerrin.
Misty-Blue nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-05-2012, 11:17   #14
Misty-Blue
Pėrjetėsisht tė Panjohur
 
Avatari i Misty-Blue
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Posts: 1,465
Thanks: 0
Thanked 51 Times in 29 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 38
Misty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Charles Bukowski

I vetem me cdokend

Mishi mbulon kockat
dhe nje mendje fusim brenda tyre
e nganjehere edhe nje shpirt,
dhe grate vazo thyejne mureve
ndersa burrat
dehen
dhe asnje nuk gjen
tjetrin
por vazhdojne kerkimin
brenda dhe jashte shtreterish
zhgrryre.
mishi mbulon kockat
dhe kerkon
me shume se
mish.
asnje shans i mbetur:
te gjithe ne carkun e
te njejtit fat.

asnje ndonjehere nuk e gjeti
tjetrin.

qyteti zymtesi mbushur
vendi i plehrave mbushur
cmendinat mbushur
spitalet mbushur
varrezat mbushur

asgje tjeter
s'te mbush.
__________________
t'i dua sytė,
kanė thonjė tė mprehtė,
paqen,
gjer nė shpirt ma ējerrin.
Misty-Blue nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-05-2012, 11:18   #15
Misty-Blue
Pėrjetėsisht tė Panjohur
 
Avatari i Misty-Blue
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Posts: 1,465
Thanks: 0
Thanked 51 Times in 29 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 38
Misty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Charles Bukowski

Liria

ai piu vere tere naten
e 28-te, me ate ne mendje.
menyra si ajo ecte, si fliste, si dashuronte,
menyra si ajo i rrefente gjera qe dukeshin te verteta
por qe nuk ishin, dhe ai njihte ngjyrat e
cdo veshjeje te saj
edhe kepucet - i njihte formen dhe harkun
e seciles take
ashtu si edhe kemben formezuar nga ajo.

dhe ajo ishte akoma jashte e kur ai u kthye
edhe ajo do te ish kthyer bashke me kuterbimin e vecante
dhe vertete
ajo u kthye ne 3 te mengjezit
e ndyre si nje dose e perllangur se ngreni
dhe
ai nxorri nje hanxhar
dhe ajo uluriti
pas murit te dhomes mbeshtetur
sidoqofte akoma e bukur
pavaresisht duhmes se dashurise
dhe goten e veres e mbaroi.

ky fustan i verdhe
i preferuari i tij
dhe ajo uluriti perseri

dhe ai rrembeu thiken
dhe zbertheu rrypin
dhe u zhvesh para saj
dhe koqet e tij preu

dhe i mbajti ne duar
si kajsi
dhe i flaku
ne koshin e banjes
dhe ajo vazhdoi ulurimen
ndersa dhoma u perskuq

ZOT...O ZOT
CFARE KE BERE ?

dhe ai qendroi atje me 3 peshqire
mes kofsheve te tij
shkujdesur tashme nese ajo iku apo
qendroi
ne te verdha apo jeshile veshur
apo pa asgje

dhe me njeren dore duke u mbajtur e me tjetren
duke u ngritur ai mbushi nje tjeter gote me vere.


P.S ..... fantastike !!!!
__________________
t'i dua sytė,
kanė thonjė tė mprehtė,
paqen,
gjer nė shpirt ma ējerrin.
Misty-Blue nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 09-05-2012, 18:23   #16
Misty-Blue
Pėrjetėsisht tė Panjohur
 
Avatari i Misty-Blue
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Posts: 1,465
Thanks: 0
Thanked 51 Times in 29 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 38
Misty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Charles Bukowski

Mbi vetmine!

Nuk jam ndier ndonjėherė i vetmuar. Kam qėnė nė njė dhomė--Jam ndier vetėvrasės. Kam qėnė i dėshpėruar. Jam ndier i tmerruar, i tmerruar pėrtej gjithckaje, por nuk kam ndier ndonjėherė qė njė person tjetėr tė hyjė nė atė dhomė dhe tė mund tė sherojė atė qė mua mė bezdis, apo ēfarėdo numri njerezish tė hyjnė nė atė dhomė.

Me fjalė tė tjera, vetmia ėshtė diēka qė nuk mė ka bezdisur ndonjėherė sepse gjithmonė kam pasur njė padurim pėr tė qenė vetėm. Eshtė tė qėnit nė ndonjė festė, ose nė njė stadium plot me njerėz qė festojne diēka, qė mund tė mė ndjellė vetmi. Do tė citoj Ibsenin, " Burrat mė tė fortė janė mė tė vetmuarit " . Nuk kam menduar ndonjėherė qė " epo, nje bjonde shume e bukur do vijė kėtu, do ma jape, do mė fėrkojė dhe topet, dhe do ndihem mirė " Jo, ajo nuk ndihmon. E ke parasysh turmėn tipike “ Uau, eshte e premte mbrėma, ēfarė do bėsh ? Do rrish ulur aty? ” Hmm, po. Sepse nuk ka asgjė atje jashtė. Eshtė budallallėk. Budallenj duke u englendisur me tė tjerė budallenj. Leri te budallepsen. Nuk mė ka bezdisur ndonjėherė ndjenja e tė vėrshuarit atje jashte ne natė. Fshihesha ne bare, sepse nuk doja tė fshihesha ne fabrika. Kjo ėshtė e gjitha. Tė mė falin milionat, por kurrė nuk kam qėnė vetėm. Mė pėlqen vetja ime. Jam forma e argėtimit mė e mirė qė kam. Le tė pimė mė shumė verė tani !

__________________
t'i dua sytė,
kanė thonjė tė mprehtė,
paqen,
gjer nė shpirt ma ējerrin.
Misty-Blue nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 10-05-2012, 01:08   #17
busavata
Dr. pėr Rock & Roll
 
Avatari i busavata
 
Data e antarėsimit: Aug 2010
Vendndodhja: Gjilan
Posts: 8,334
Thanks: 2,431
Thanked 2,048 Times in 762 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 119
busavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėmbusavata i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Charles Bukowski

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga SystemA Shiko postimin
Se kam lexuar ndonjehere,por sa te verteta ka ne ato fjale
lexoje , se asht shum shkrimtar realist ...
__________________
I know it's only Rock 'n Roll but I like it
busavata nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-07-2012, 11:11   #18
Misty-Blue
Pėrjetėsisht tė Panjohur
 
Avatari i Misty-Blue
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Posts: 1,465
Thanks: 0
Thanked 51 Times in 29 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 38
Misty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Charles Bukowski

http://www.youtube.com/watch?v=v6bBc...eature=related
__________________
t'i dua sytė,
kanė thonjė tė mprehtė,
paqen,
gjer nė shpirt ma ējerrin.
Misty-Blue nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-07-2012, 12:43   #19
Hello Kitty
❤☆҉‿★ Ŧђαήк „☺ů ★☆҉‿❤
 
Avatari i Hello Kitty
 
Data e antarėsimit: Feb 2011
Posts: 9,789
Thanks: 8,826
Thanked 2,735 Times in 1,409 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 188
Hello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėmHello Kitty i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Charles Bukowski

__________________
$ € $ ... ♥♫ - ♥♫
Hello Kitty nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 22-07-2012, 19:18   #20
Robbery
V.I.P
 
Avatari i Robbery
 
Data e antarėsimit: Dec 2010
Posts: 5,840
Thanks: 362
Thanked 1,128 Times in 306 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 80
Robbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėmRobbery i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Charles Bukowski

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Misty-Blue Shiko postimin
I paperseritshem , nje nga mendjet me origjinale qe ka njohur historia !!!

Super ''legen''
Tani, nje nga mendjet me origjinale, diskutojme se nuk besoj se eshte ai maja...

Ai kishte rene ne dashuri me njeren, ēdo gje shkoi si mos me keq dhe tha: "Ne djall ēdo gje po pi vetem whiskey, nuk punoj e po ha veze te gatuara me menyra te ndryshme..."
Perveē ketij thjeshtesimi ironik, doja te thoja se C.B ka kapacitetin te pershkruaj ne menyre shume te dhunshme dhe kjo, mbet ne mendje.
Nje mendim tjeter qe kam per te eshte se ai ka shkruar shume ne nje periudhe te trazuar ndjenjash, sidomos "dashurore" dhe i ka percjelle lexuesit deshiren per te qene i lire, pa ndjenja, pa ndjesi dhe ndjeshmeri pasi keto te fundit po i turbullonin jeten dhe nuk e benin te lumtur.

Bukowsk-in e kam lexuar sepse kisha degjuar te flitej per te. Nuk them se nuk meson prej Bukowskit, por shpesh - here kupton qe ai ka derdhur vrer dhe krijimtaria e tij eshte thjesht nje shpetim prej asaj qe ai po jetonte. Kjo me ben t'a shikoj veten, si lexuese, ne rolin e psikologes......
Ky eshte mendimi im ne baze te librave qe kam lexuar te ketij autori.

Per te perfunduar nuk do i shtrengoja doren apo te hiqja kapelen siē do e beja per autore te tjere.
Robbery nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur