Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Arti dhe Kultura Botėrore > Shkrimtarė tė huaj

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 09-09-2012, 11:25   #21
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 52 Times in 48 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Charles Bukowski - poezi

HENRI ĒARLS BUKOVSKI
(Henry Charles Bukowski)
(1920-1994)


Henri Ēarl Bukovski Jr - i mbiquajtur Hank - (Andernah, 16 gusht 1920 - San Pedro, 9 mars 1994) ėshtė poet dhe shkrimtar amerikan. Lindi nė Andernah - Falz nė Gjermani, ku nėna e tij, gjermane, takoi babanė e tij, njė ushtar polak-Amerikan gjatė pushtimit gjerman, nė fund tė Luftės sė Parė Botėrore. Nė moshėn dy vjeēare, familja e tij u shpėrngul nė Baltimor, Mariland, pėr t’u vendosur pastaj nė Los Angelos, nė Kaliforni. Gjatė Depresionit tė Madh, babai i Bukowskit ishte shpesh i papunė, dhe sipas tė birit, ishte agresor e gojėndyrė. Pasi u diplomua nė Shkollėn e Lartė nė Los Angeles, Bukowski frekuentoi njė vit Kolegjin e Qytetit tė Los Anxhelos, pėr tė marrė mėsime nė, gazetari, art dhe letėrsi.

***
Mendoj se artisti i vėrtetė, jo ai shabllonisti, i pėrshtatshmi pėr TV, duhet tė jetė mė i frikėsuari nga njė njeri me pistoletė. Artisti zotėron njė arsenal tjetėr: ndjenjėn, inteligjencėn, mosfrikėsimin, pėr tė shprehur koncepte, ide, hipnotizimin e spektatorit. Dhe kėtė nuk e bėn pėr lekė e as pėr famė. Kjo ėshtė njė diēka qė shkon pėrtej kėtyre tė mirave materiale, kjo ėshtė njė nevojė qė lind nga njė unė i brendshėm qė bashkėjeton me trupin, nė tė cilin gjendet. Mendoj se artistėt janė tė vetmit rebelė tė vėrtetė qė i kanė mbetur kėsaj bote. Ēdo lloj arti qė tė bėni, ēojeni atė deri nė fund dhe vetėm kėshtu ju do tė vdisni si fitimtarė ndaj vetvetes.
(Charles Bukowski)


Pėrktheu: Faslli Haliti


PO PO

Kur Perėndia krijoi dashurinė, nuk na ndihmoi shumė
kur Zoti krijoi qenin nuk i ndihmoi shumė qentė
kur Zoti krijoi bimėt ishte njė gjė normale
kur Perėndia krijoi urrejtjen na dha njė gjė normale tė dobishme
kur Perėndia Mė krijoi, mė krijoi Mua
kur Zoti e krijoi majmunin ishte duke fjetur
kur krijoi xhirafėn ishte i dehur
kur krijuar narkotikėt ishte ēakėrrqejf
dhe kur krijoi vetėvrasjen ishte e rraskapitur

Kur tė krijoi ty tė shtrirė nė krevat
e dinte se ēfarė po bėnte
ishte i dehur dhe ēakėrrqejf
dhe krijoi malet dhe detin dhe zjarrin
nė tė njėjtėn kohė

Bėri dhe ndonjė gabim
por kur tė krijoi ty tė shtrirė nė shtrat
bėri gjithė Universin e Tij tė Shenjtė.

POETĖT GĖNJEJNĖ

edhe ti nuk di tė dėgjosh heshtjet e mia
ti ende mė merr pėr dikė tjetėr
hėnė e ftohtė nė njė qiell tė largėt

s’e dėgjon zemrėn time qė qan
jo, ti nuk mund tė dėgjosh
askush nuk mundet, poetėt gėnjejnė

flasin pėr dashurinė
duke mos ditur se ē’ėshtė ajo
rimojnė dhe vdesin duke ndjekur
Ofelinė e cila nuk ėshtė

dhe kėshtu i flasin hėnės
por hėna ėshtė njė gur
e cila nuk do t’u pėrgjigjet.

DASHURIA E PARĖ

dikur
kur isha 16 vjeē
ishte vetėm ndonjė shkrimtar
qė mė jepte shpresė
e ngushėllim.

babait tim nuk i pėlqenin
librat
as edhe nėnės sime
(meqė s’i pėlqenin babait)
sidomos librat qė merrja unė
nė bibliotekė:
D.H. Lawrence
Dostojevski
Turgenev
Gorki
A. Huxley
Sinclair Lewis
dhe tė tjerė.
Unė kisha dhomėn time tė gjumit
por nė orėn tetė tė mbrėmjes
duhej tė binim tė gjithė pėr tė fjetur:
"zgjimi herėt nė mėngjes ėshtė flori"
thoshte babai im.

pastaj bėrtiste:

"Shuani dritat".

atėherė unė vija llambėn
nėn batanije
dhe vazhdoja tė lexoja
nėn dritėn e ngrohtė e tė fshehtė:
Ibsen
Shakespeare
Chevhov
Jeffers
Thurber
Conrad Aiken
e tė tjerė.

mė jepnin njė shans e ndonjė shpresė
nė njė vend pa shans
shpresė,
ndjenjė.

e fitoja atė.
bėnte nxehtė nėn batanije.
ndonjėherė tymosnin ēarēafėt
atėherė unė fikja llambėn,
e mbaja jashtė
pėr ta ftohur.

pa kėta libra
nuk jam plotėsisht i sigurt
se ēfarė do tė bėhesha:
delirant,
atvrasės;
idiot,
dembelhane.

kur babai im bėrtiste
"Shuani dritat".
jam i sigurt se e terrorizonte
fjala e skalitur bukur
dhe e pavdekshme
njėherė e pėrgjithmonė
nė faqet mė tė mira
tė letėrsisė sonė
mė tė bukur

dhe ajo ishte aty
pėr mua
afėr meje
nėn mbulesat
mė grua se njė grua
mė burrė se njė burrė

ishte e tėra pėr mua
dhe unė
e mora.

NJĖ POEZI ĖSHTĖ NJĖ QYTET

Njė poezi ėshtė njė qytet plot rrugė dhe puceta
plot shenjtorė, heronj, lypės, tė marrė,
plot vogėlsira dhe sende pėr tė pirė,
plot shira dhe bubullima dhe periudhatthatėsire,
njė poezi ėshtė njė qytet nė luftė,
njė poezi ėshtė njė qytet qė pyet njė orė pėr psenė
njė poezi ėshtė njė qytet qė digjet,
njė poezi ėshtė njė qytet nėn topa artilerie
dhomat e tij prej Berberi plot me pijanecė cinikė,
njė poezi ėshtė njė qytet ku Zoti kalėron lakuriq
nėpėr rrugėt si Lordi Godiva,
ku qentė lehin natėn, dhe bėjnė qė tė arratiset flamuri,
njė poezi ėshtė njė qytet poetėsh,

mė tė shumtėn e herės tė ngjashėm midis tyre
dhe ziliqarė dhe plot smirė ...
njė poezi ėshtė ky qytet tani,
pesėdhjetė kilometra nga askund
mė 09:09, tė mėngjesit
shija e pijeve dhe cigareve,
as policėt as tė dashuruarit qė shėtisin nėpėr rrugė,
kjo poezi, ky qytet qė mbyll dyert e tij,
barrikadė, gati boshe,
e pėrzishme pa lot, e plakur pa mėshirė,
malet me shkėmbinj tė ashpėr,
oqeani si njė flakė livandoje,
njė hėnė pa madhėshti,
njė muzikė e lehtė nga dritaret e thyera ...

njė poezi ėshtė njė qytet, njė poezi ėshtė njė komb
njė poezi ėshtė bota ...

dhe tani e vė kėtė nėn xham
qė ta shohė drejtori i ēmendur,
dhe nata ėshtė diku gjetkė
dhe zonjat gri qėndrojnė nė rresht,
njė qen ndjek tjetrin gjer nė grykėderdhje
boritė lajmėrojnė trekėmbėshin
ndėrsa njerėzit e vegjėl flasin pėrēart pėr gjėra
qė s’mund t’i bėjnė.

NJERĖZIT E PADUKSHĖM

Mallkuar buzėqeshjet tuaja tė lodhura
Mallkuar sytė tuaj tė trishtuar,
fytyrat tuaja tė gėrryera
Mallkuar ditėt tuaja tė errėta
Mallkuar njerėz tė humbur
Mallkuar lufta juaj e kotė
ditė pas dite
Mallkuar frikėt tuaja,
ndrojtjet tuaja
Mallkuar ėmbėlsia juaj

Njerėz tė humbur, tė mallkuar
Mallkuar heshtjet e tuaja
qė ulėrijnė
ju lule tė kėputura me shumė nxitim
Mallkuar ndjeshmėria juaj
mallkuar edhe dhimbja juaj
sepse ...

Ėshtė edhe imja ...

STILI

Stili ėshtė pėrgjigje pėr gjithēka.
njė mėnyrė e re pėr tė pėrballuar njė ditė tė mėrzitshme ose tė rrezikshme
tė bėsh diēka tė mėrzitshme me stili ėshtė mė mirė se tė bėsh njė gjė
tė rrezikshme pa stil.
tė bėsh diēka tė rrezikshme me stil ėshtė ajo qė unė e quaj art.
Korrida mund tė jetė art
Boksi mund tė jetė art.
Tė duash mund tė jetė art.
Tė hapėsh njė kanaēe me sardele mund tė jetė art.
Nuk janė tė shumtė ata qė kanė stil.
S’janė tė shumtė ata qė ruajnė stilin.
Kam parė qen mė me stil se njerėzit,
Edhe pse jo shumė qen lehin me stil.
Macet e kanė me bollėk stilin.

Kur Heminguej ia hodhi vetes trutė nė erė me ēifte
ky ishte stil.
Disa njerėz tė mėsojnė stilin.
Arka kishte stil.
Gjon Pagėzori.
Jezusi
Sokrati.
Ēezari.
Garcia Lorka kishin stil.
Nė burg kam njohur njerėz me stil.
Nė burg kam takuar mė shumė njerėz me stil se sa jashtė burgut.
Stili ėshtė njė ndryshim, njė mėnyrė tė bėri, njė mėnyrė pėr tė bėrė veten.
Je ēafkė e qetė nė njė pasqyrė uji, moj, ti,
ndėrsa del nga banjo nudo
pa mė parė mua.

PRA, DO TĖ BĖHESH SHKRIMTAR

Pra, do qė tė bėhesh shkrimtar?
Nėse nuk tė shpėrthen pėrbrenda
pavarėsisht nga gjithēka,
mos u bėj
nėse nuk vjen drejt e nga zemra
dhe nga mendja dhe nga goja
dhe sė thelli.
mos u bėj.

nėse duhet tė rrish ulur me orė
i ngulur para ekranit tė kompjuterit
ose i pėrkulur mbi makinėn e shkrimit
nė kėrkim tė fjalėve
mos u bėj.

nėse e bėn vetėm pėr para apo pėr famė,
mos u bėj.
nėse e bėn sepse do
qė tė joshėsh gratė nė shtrat
mos u bėj.

Nėse duhet qė tė rrish atje
tė shkruash dhe tė rishkruash,
mos u bėj.
nėse tė lodh veē mendimi pėr t’u bėrė,
mos u bėj.
nėse je duke u pėrpjekur tė shkruash si dikush tjetėr,
lėre mė mirė..

nėse duhet tė presėsh tė tė dalė si njė bulurimė,
atėherė, prit me durim.
nėse nuk tė del kurrė si njė bulurimė,
bėj diēka tjetėr
nėse sė pari duhet t’ia lexosh gruas sate
ose vajzės sate ose tė djalit tėnd
ose prindėrve tė tu ose dikujt tjetėr,
nuk je gati.

mos ji si shumė shkrimtarė,
mos ji si gjithė ata mijėra njerėz
qė e mbahen si shkrimtarė,
mos ji monoton ose i mėrzitshėm dhe pretendues,
mos u tret nga vetėkėnaqėsia

bibliotekat e botės
kanė gogėsitur
gjer nė pėrgjumje pėr tipa si ty
mos iu bashkėngjit atyre
mos u bėj
nėse nuk tė del
nga shpirti si njė raketė,
veē nėse tė qėndrosh i palėvizshėm
do tė tė ēonte nė ēmenduri
apo nė vetėvrasje ose nė vrasje,
mos u bėj
veē nė mos dielli brenda teje jetė
po tė djeg rropullitė,
mos e bėj.
kur do tė jetė me tė vėrtetė ēasti
dhe nėse je paracaktuar,
do tė bėhet vetė e do tė vazhdojė gjersa ti do tė vdesėsh
ose do tė vdesė brenda teje.

nuk ka mėnyrė tjetėr
dhe nuk ka pasur kurrė.

SUBKOSHIENCĖ

Gjarpri tundues
Qė nė kujtesė tashmė kam dhimbje.

Zjarri, Uji
Toka, Deti
Shiu Dielli
Akulli, Shkėmbi.

Gjithkush ka fytyrėn e tij tė kundėrt
Ai, Ajo dhe Tjetri
Natyra dhe misteri

Megjithatė
Unė ende s’e di
nėse zemra ime mund tė durojė

Zjarri, Uji
Toka, Deti
Shiu Dielli
Akulli, Shkėmbi..

Nėse Shėn S. dėshiron tė mė ndihmojė
Do tė duhej tė dėrgonte gjarprin
dhe unė s’do tė mundja veēse tė bija
nė fuqinė e tij paanė

Zjarri, Uji
Toka, Deti
Shiu Dielli
Akulli, Shkėmbi.

Gjarpri ėshtė i gjatė
plak dhe i ftohtė
ai jeton nė thellėsitė
e njė liqeni tė akullt tė lashtė
mė merr me vete duke kapėrcyer
dallgė tė larta AAAAAHHHHHHH !!!!!!
Vizion i shqetėsuar dhe i ftohtė,
i fortė dhe i zjarrtė.
Gjarpėr i rremė
vazhdon tė vraposh
para se rishmėzi
tė na gėlltisėsh

DINOSAURI

Lindur kėshtu
nė mes tė gjithė kėsaj
midis fytyrave prej shkumėsi qė zgėrdhihen
dhe zonja vdekje qė qesh
ndėrsa ashensorėt prishen
kurse horizontet politike shkrihen
ndėrsa shėrbyesi i supermarketit ka njė diplomė
ndėrsa peshqit e ndotur me naftė pėshtyjnė prenė e tyre tė vajosur
dhe dielli ėshtė maskuar
kėshtu kemi lindur
mes gjithė kėsaj
midis kėtyre luftėrave kujdesshėm tė ēmendura
midis pamjeve tė dritareve tė thyera tė fabrikės bosh
nė mes tė njė bari ku njerėzit s’flasin mė me njeri-tjetrin
nė mes grindjeve qė pėrfundojnė me tė shtėna e goditje me thika

kėshtu kemi lindur
nė mes tė gjithė kėsaj
midis spitaleve aq tė kushtueshėm sa tė bėhet tė vdesėsh vetė
midis avokatėve aq tė pangopur sa ėshtė mė mirė deklarohesh fajtor
nė njė vend ku burgjet janė plot dhe ēmenditė tė mbyllura
nė njė vend ku masat i kthejnė torollakėt nė heronj tė suksesshėm
lindur nė mes tė gjithė kėsaj

lėvizim dhe jetojmė nė gjithė kėtė
pėr shkak tė gjithė kėsaj vdesin
tė tredhur
tė korruptuar
tė shpronėsuar
pėr gjithė kėtė
tė mashtruar nga ky
pėrdorur nga ky
pshurrur nga ky
tė ēmendur dhe tė sėmurė nga ky
tė bėrė tė dhunshėm
ēnjerėzor
nga ky

zemra ėshtė nxirė
gishtat kėrkojnė fytin
pistoletėn
thikėn
bombėn
gishtat janė nė kėrkim tė njė zoti tė pandjeshėm
gishtat kėrkojnė shishen
pilulėn
diēka pėr ta nuhatur

kemi lindur nė kėtė qenie tė trishtueshme vdekjeprurėse
kemi lindur nė njė qeveri me borxhe prej 60 vitesh
qė shpejt s’do tė mund tė paguajė as edhe interesat e borxhit
dhe bankat do tė digjen
paraja do tė jetė e panevojshme
vrasja nė rrugė nė mes tė ditės s’do tė jetė mė krim
do tė mbeten vetėm armėt dhe turmat e shthurura
toka do tė jetė e padobishme
ushqimi do tė jetė njė rendiment nė rėnie
energjia bėrthamore do tė pėrfundojė nė duart e masave
planeti do tė tronditet nga njė shpėrthim pas njė shpėrthimi tjetėr
njerėzit radioaktivė robotė do tė ndjekin njėri-tjetrin

i pasuri e i zgjedhuri do tė qėndrojnė tė shohin nga platformat kozmike
Ferri i Dantes do tė bėhet i ngjashėm me njė park lojėrash pėr fėmijė
dielli do tė jetė i padukshėm dhe nata do tė jetė e pėrjetshme
pemėt do tė vdesin
dhe gjithė bimėsia do tė vdesė
njerėz radioaktivė do tė ushqehen me mish njerėzish radioaktivė
deti do tė jetė i helmuar
liqenet dhe lumenjtė do tė zhduken
shiu do tė jetė ar i ri
erėn e keqe tė kufomave tė njerėzve dhe kafshėve do ta pėrhapė era e zezė
mbijetuarit e paktė tė fundit do tė lėngojnė nga sėmundje tė reja tė tmerrshme
dhe platformat e hapėsirės do tė shkatėrrohen nga pėrplasja
mbarimi gradual i furnizimeve
efekti natyror i rėnies sė pėrgjithshme
dhe qetėsia mė e bukur e padėgjuar kurrė
do tė lindė nga e gjithė kjo
dielli i fshehur
do tė presė kapitullin nė vazhdim

DINAKĖT

Dinakėt ēajnė rrymėn si peshq tė bardhė
mbi kreshtėn e ujėrave blu,
pėrtej rrymave tė shpejta tė lumit.
Dinakėt, me fytin e tyre dhe me vetullat dinake,
qimet e tyre dinake nė hundė,
tė dyja kėpucėt tė lidhura, tė gjitha
Tragjeditė e zhdukura
dhėmbėt e ndritshėm.
Dinakėt nuk shqetėsohen. Edhe vdekjet e tyre janė vdekje
nė katror, dinakė dinakė dinakė.
Dinakėt kanė shtėpi mė tė mira,
makina mė tė mira, tė qeshura mė tė mira.
Deri edhe ankthet e tyre janė ėndrra tėrheqėse.
Kėta dinakė tė ulen pėrballė,
me njė buzėqeshje tė pastėr, qė i mbush,
madje dhe flokėt u rrezatojnė pastėrti.
Sa kam jetuar dhe sa kam parė prej tyre.
E dini se ē’ėshtė nė tė vėrtetė vdekja?
vdekja ėshtė njė nga kėta dinakė bythqirė
qė tė shtrėngojnė dorėn e tė pėrqafojnė.
A e dini se ē’ėshtė me tė vėrtetė vdekja ?
Ejani tė shihni mua ndėrsa zgjas kartėn e kreditit
kamerierit duke ju pėrēmuar. Ose mė keq.

NATA NĖ TĖ CILĖN PO VDISJA

Nata nė tė cilėn unė po vdisja
po djersitesha nė shtrat
dhe mundja tė dėgjoja bulkthit
dhe jashtė bėhej luftė midis maceve
dhe unė mundja tė dėgjoja zemrėn time tė pikonte gjak
nė dyshek
dhe pa e prekur ende ajo dyshemenė kėrceva pėrpjetė
isha pothuajse shumė i dobėt pėr tė ecur
por eca pak dhe ndeza tė gjitha dritat
pastaj u ktheva nė shtrat
dhe shpirti im ende pikonte gjak nėpėr dyshek
dhe kėrceva pėrpjetė
pa e prekur ende dyshemenė
eca pak dhe ndeza tė gjitha dritat
pastaj u ktheva nė shtrat
dhe ajo ende pikonte
dhe unė ngrihesha
duke ndezur tė gjitha dritat.
Kisha njė vajzė shtatė vjeēe
dhe unė isha i sigurt se ajo nuk donte qė unė tė vdisja
pėrndryshe
s’do ta kishte rėndėsi.
Por gjithė atė natė
asnjė nuk telefonoi
asnjė nuk erdhi me njė birrė
e dashura ime nuk telefonoi
gjithēka qė dėgjoja ishin bulkthit dhe ishte
nxehtė
dhe unė priresha tė vazhdoja
tė ēohem e tė shtrihem
deri sa dielli i mėngjesit arriti pėrmes dritares
pėrmes shkurreve
dhe unė u shtriva nė shtrat
dhe zemra mbeti brenda
mė nė fund
dhe unė fjeta.
Tani njerėzit vijnė
tė trokasin nė derė dhe dritare
telefoni bije
telefoni bie vazhdimisht
marrė letra tė bukura me postė
letra plot me urrejtje dhe letra dashurie.
Gjithēka ėshtė pėrsėri si mė parė.

PINOKU

me njė levė
i heq rropullitė pinokut prej druri
era dhe deti marrin mbeturinat e drunjta
unė pėrkundrazi njė copė bukė
sepse
kam uri.

ZEMRA QĖ QESH

Jeta jote ėshtė jeta jote.
mos lejo qė rrahjet ta pėrplasin nė kantinėn e bindjes.
ji i kujdesshėm.
ka disa dalje.
diku ka dritė.
mbase s’do tė jetė ndonjė dritė e madhe, por fiton mbi errėsirėn.
ji i kujdesshėm.
perėnditė do tė tė japin disa raste.
njihi, kapi.
s’mund ta mundėsh vdekjen, por nganjėherė, mund tė mposhtėsh
vdekjen nė jetė
dhe sa mė dendur mėson ta bėsh, mė shumė dritė do tė ketė.
jeta jote ėshtė jeta jote.
dije gjersa e ke.
ti je i mrekullueshėm, perėnditė presin tė kėnaqen me ty.

ĒFARĖ DO TĖ THONĖ FQINJĖT?

Prindėrit e mi ishin gjithmonė prapa
Pėr tė pyetur
Natyrisht mua nuk mė interesonte fare
Se ēdo do tė thoshin fqinjėt
Mė dhimseshin fqinjėt
Burracakė
qė pėrgjonin prapa
Perdeve
Krejt lagjja pėrgjonte vetveten
Pas shpine
Dhe nė vitet tridhjetė nuk kishte shumė
Pėr tė parė
Me pėrjashtimin tim qė kthehesha i dehur nė shtėpi
Natėn vonė
"ti do tė arrish tė vrasėsh nėnėn tėnde"
thoshte babai
"pėrveē kėsaj ēfarė do tė thonė
fqinjėt?"
Sa pėr veten time unė mendoja se sillesha
mjaft mirė
nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr
Unė arrija tė dehesha
pa pasur as njė qindarkė
nė xhep
Njė hile qė do tė mė kthehej
Nė njė komoditet tė madh
Mė vonė
Gjatė viteve.
Pėr t'i keqėsuar gjėrat pėr prindėrit e mi
Tė mjerė
Fillova t’i shkruaj letra redaktorit
Tė njė gazetė me tirazh tė madh
Qė, pėr mė tepėr,
botoheshin
Dhe mbėshtesnin tė gjitha
Kauzat jopopullore.
"ēfarė do tė thonė fqinjėt?"
pyesnin prindėrit
e mi.
Por letra prodhonin rezultate
Interesante - mesazhe kėrcėnuese
Duke pėrfshirė edhe kėrcėnime me vdekje nėpėrmjet postės.

Pėrveē kėsaj rashė nė kontakt
Me disa njerėz tė ēuditshėm
Tė bindur qė unė i besoja
Gjithė ato qė shkruaja.
Pati takime tė fshehta
Nė kantina dhe papafingo
Kishte pistoleta
Pakte
Fjalime.
Ato ishin vendet
Ku pija qyl
Nė shumė prej kėtyre takimeve
Merrnin pjesė edhe racistėt
Tė rinj
nga 17-23 vjeē
"nuk duam qė zezaket
Tė na qijnė gratė!
Ata duhet tė vdesin!"
Fatkeqėsisht
gra
unė nuk palloja
aspak.
Tė gjitha takimet fillonin
Me pėrshėndetjen «gatitu»
Tė flamurit
Qė unė e gjykoja
Djallėzisht
Fėmijėror
Por shumica e kėtyre tė rinjve
Vinin nga familje
Pėr sė mbari
Dhe pas mbledhjeve
Unė pija me ta.
Pija sa mė shumė qė tė ishte mundur
Ndėrkohė qė ata dėrdėllisnin
Unė nuk e hapa kurrė gojėn
Por ata nuk dukeshin tė fyer
Kujtonin letrat e mia
dhe nuk dyshonin
Qė ato ishin njė mashtrim.
Unė nuk isha njė qenie njerėzore
E sjellshme
Por sigurisht nuk isha njėsh me ta
Ideologjikisht
Ose politikisht.
Mė neveriste
E gjitha ideja e jetės
Dhe e njerėzve
Por ishte mė e lehtė
Tė pija qyl me racistėt
Se me gratė e vjetra nė bar:
"Unė nuk mendoj se ti je me tė vėrtetė im bir", tha im atė.
"Ēfarė do tė thonė fqinjėt?", tha nėna ime.
Tė gjorėt patriotė tė mallkuar tė marrė gėnjyer.
Pasi mė pėrzunė nga shtėpia
Ia mbatha nėpėr mitingje
Dhe shkova pėr tė jetuar mė vete nė njė kasolle nė Bunker Hill.
Dhe prindėrve tė mi s’do t’u duhej tė shqetėsoheshin mė
Se ē’do tė thoshin fqinjėt.

NJĖ SFIDĖ ERRĖSIRAVE

“Goditur nė njė sy
goditur nė tru
goditur nė bythė
goditur si njė lule nė valle

Duke u ēuditur se si vdekja fitoka pa mundim
duke u habitur si mund t’u zihet besė formave idiote tė jetės
duke u habitur se si mbytet e qeshura
duke u habitur se si vesi qenka aq i qėndrueshėm

sė shpejti do t’i shpall luftėn time luftės sė tyre
duhet tė kapem pas copės sime tė fundit tė tokės
duhet tė mbroj hapėsirėn e vogėl qė kam krijuar dhe qė mė ka
lejuar tė jetoj

jeta ime jo vdekja e tyre
vdekja ime jo vdekja e tyre

kėtė vend, kėtė kohė, tani
ia kushtoj diellit
qė edhe njė herė do tė qesh me gjithė zemėr
nė vendin e pėrkryer pėr mua
pėr gjithmonė.
vdekja e tyre jo jeta ime."

NUK DO TĖ MBAROJĖ KURRĖ

Nuk do tė mbarojė kurrė,
nuk do tė ketė ndihma as mėshirė as gjėra tė gjalla
gjithēka do tė shkojė pėrpara kot, pa dobi
rrugė e pėrshkuar prej gėnjeshtrave dhe zakoneve tė vjetra,
do tė vazhdojė kėshtu jeta e njė trupi pa kokė
duke bėrė pėrherė tė njėjtėn rrugė
duke pėrsėritur tė njėjtat truke,
duke ėndėrruar ėndrra tashmė, tė ėndėrruar,
si nė njė mal tė shkretė
dhe pavarėsisht miliarda qenieve
nuk do tė ketė qoftė edhe njė njeri tė vėrtetė,
vetėm mbeturinat tė pėrjetshme, dhe do tė jenė tė vėrtetė
vetėm kafshėt tė vetmit ruajtės
tė shpirtit tė pastėr dhe hirit,
do tė jenė ata tė fundit, autentikėt,
tė ndershmit, prushi dhe domethėnia e thellė,
ujku do tė ketė zemėr
dhe pantera mushkėri
dhe shqiponja sy,
dhe lufta e fundit do tė jetė njė njeri
i ulur nė njė karrige qė qesh
pėr gjithēka.

TĖ ABORTOSH DASHURINĖ


A e ke kėrkuar
si fėmijėn nė bark
kėtė dashuri tė brishtė

ekografia
e pakryer

rrezik i njė dhimbjeje
pėr tė dy
pėr atė, qė nė barkun tėnd
qė s’e kishte parė ende diellin
pėr ty
qė do ta shihje tė rritej
mė mirė tė mos rriskosh
tė vendosėsh gjėnė mė tė drejtė
pėr vete,
pėr atė
qė s’mund tė dijė

tė presė

ėshtė e shkurtėr anestezia pėr ty
dy ditė nė gjendje tė keqe shėndetėsore
por ti s’e ke dėgjuar
ulėrimėn e tij tė dhimbjes
tė griste universin
ndėrsa ti e vrisje

DUA

dua valėn e fjalėve tė tua
baticėn kulmore qė pėrmbyt
shkėmbinjtė e heshtjes sime
dua buzėqeshjen tėnde
gjallėrinė tėnde
antidot pėr melankolinė time
dua stuhitė e tua
qė gjejnė qetėsi nė krahėt e mi
dua pėrdredhat e trupit tėnd
portin e shqetėsimeve tė mia

NJĖ FĖMIJĖ

njė fėmijė i magjepsur vėshtron
pilivesa blu
prek rrėshqitazi ujin e burimeve tė pranverės
qėndron lehtė mbi fijet e holla tė barit
pėr njė ēast jeta ndalet
mbytur nė diell
nė thellėsinė e qiellit

DHE JANĖ PEMĖ QĖ ĒAJNĖ QIELLIN

...dhe janė pemė qė ēajnė qiellin
janė hapa tė heshtura
grushtet nė xhep
janė sytė e tu
qė nuk do t’i rishoh...

...dhe janė hije..
qė do t’i ndjek
janė fjalė
qė s’kanė zė
janė duart e tua
qė s’do t’i shtrėngoj...

...dhe janė pemė qė ēajnė qiellin
re tė bardha
nė vellon blu
dhe goja jote
qė s’do ta puth...

janė ditė qė s’do t’i kem pėrsėri...

MUND TĖ BĖSH PA KĖNGĖN TIME

E di ..
mund tė bėsh pa dashurinė time
Prej netėve tė mia nuk mbetet shenjė
Mė lėr tė paktėn ėndrrėn
Qė tė mbledh eshtrat e natės
I pagjumė
Lule qė nuk ēel
Agim qė nuk zbardhi kurrė

Mund tė bėsh pa dashurinė time
Njė shkarravinė ėshtė vizatimi im
Fjalė tė gėrvishtura mbi metal
Klithin, drithma nėpėr shpinė

E di..
Mund tė bėsh pa zemrėn time
Vramė tani
Qė tė mos mbetet gjurmė
Prej fytyrės sime
Prej poezive tė mia
Bėje tė lutem
Mund tė bėsh pa dhimbjen time

PĖRĒARTJE (OSE FJALĖ TĖ TĖ ĒMENDURVE)

Ti jeton me fjalė
fjalėt jam ushqimi yt
i dėgjon, i analizon
nganjėherė gėrmojnė pak brenda
Mė tė shumtėn e herės ti i lė tė shkasin
mbi shpinė qė tė mos tė tė lėndojnė
Riti i lotėve
pėr tė tė falur
Pastaj ti vesh parzmoren
dhe s’e lė veten tė tė gėrvishtin
as trėndafil as gjemb
Atėherė fjalėt e tua
janė brisqe rroje
nėn njė tis ėmbėlsie
Dhe sa mirė qė di t’i pėrdorėsh
janė tė gjitha nė vendin e duhur
si presjet
pikat
parantezat
Janė harmoni disharmonike
pėr tė thėrrmuar gurė
tė fshehur brenda
I vėrtit
i pėrshtat
i kthen tė gjalla nė kėtė botė
ke talent tė madh
Unė i kam njohur
ose mbase jo
Unė qė nuk kam fjalė
qė jetoj nė heshtje
Ose mė mirė, unė kam fjalė
tė humbura midis mendimit dhe fletės
midis mendimit dhe zėrit-
tė shpėrndara nė kėtė gjendje kalimtare tė errėt
tė mendjes
kur dalin janė tė vjella
tė pashpjegueshme
dengje tė pakuptimtė
janė acide tė stomakut
janė spazma tė rropullive
fjalėt e mia janė si tė ēmendurit
janė shpesh pėrlotje tė fshehta
qė unė i kam zbuluar pėr ty
nė dhimbjen e dashurisė sime
pėr ty qė i ke refuzuar
pėr tė jetuar
unė tė kėrkoj tė falur
nė kėtė, lojė, rebus, anagramė
sharadė
fjalėt e mia qė ti i jeton tani
si tė tuat
nuk janė ato qė unė do tė doja
nuk janė
filastrokat e miat tė shpartalluara
me fjalė qė nuk dinė tė japin formė
tė kisha fjalė
qė nuk mund tė them
qė ti nuk do t’i dėgjosh
..Hej, njė monedhė, njė monedhė
pėr njė kafe...

BUFI

sonte pashė njė buf.
sonte pashė bufin tim tė parė
ishte nė majėn e njė shtylle telefonike.
gruaja ime e ndriēoi me njė pilė elektrike.
s 'u tund nga vendi.
qėndronte aty
i bekuar
me reflekse drite nė sy.

Bufi im i parė
bufi im i Shėn Pedros.

Pastaj ra telefoni.

shkuam brenda.
ishte dikush qė donte
tė fliste.
pastaj mbaroi

dolėm prapė jashtė dhe bufi
ishte zhdukur.

ta hajė dreqi atė qė ndihet i vetmuar.

mbase s’do tė shoh mė buf me sy
nė jetėn time.

TRAGJEDIA E GJETHEVE

u zgjova nė thatėsirė dhe fieret kishin vdekur,
bimėt nė vazo tė verdha si grurė;
gruaja ime ishte zhdukur
dhe kufomat e zbrazura tė shisheve bosh
mė rrethonin me kotėsinė e tyre;
ishte ende njė diell i bukur, megjithatė,
dhe bileta e pronares digjte me njė nxehtėsi tė verdhė
dhe tė thjeshtė; tani ai qė na duhej
ishte njė aktor i zoti, i vjetėr, njė shpotitės i aftė pėr tė tallur
absurditetin e dhimbjes, dhimbja ėshtė absurdi
sepse ekziston, vetėm pėr kėtė;
rrova me kujdes me njė brisk tė pėrdorur
njeriun qė kishte qenė i ri dhe,
thoshin pėr tė gjenial;
por kjo ėshtė tragjedia e gjetheve,
fiereve tė vdekura, bimėve tė vdekura;
dhe hyra nė njė sallė tė errėt
ku qėndronte zonja e shtėpisė
fyese dhe ultimative,
duke mė dėrguar nė ferr
duke vėrtitur krahėt e djersitur
dhe duke bėrtitur
duke ulėritur se kėrkonte lekėt e qirasė
sepse bota na kishte tradhtuar
tė dyve.

PRIFTI DHE MATADORI

nė ajrin e topitur meksikan pashė demin tė ngordhte
dhe i prenė veshin dhe kokėn e tij tė madhe
nuk frikėson mė as edhe njė gur.

tė nesėrmen duke u kthyer me makinė u ndalėm te Misioni
dhe pamė lulet e kuqe blu dhe tė arta
tė pėrdridheshin nė erė si tigrat.

vėre nė vargje: demi dhe i forti i Krishtit:
matadori nė gjunjė, demi i vrarė dhe foshnja e tij;
dhe prifti qė shikonte nga dritarja
si njė ari nė kafaz.

mund tė diskutosh nė sheshin e pazarit dhe tė tėrheqėsh
dyshimet e tua me fije mėndafshi: unė do tė tė them vetėm kėtė:
kam jetuar nė tė dy tempujt e tyre,
duke besuar gjithēka dhe asgjė - mbase, tani,
ata do tė vdesin nė timin.

BĖJE

nė mėngjesin e lagėsht Ade duartroket me duar tė shėnuar nga herpes
dhe njė grua kėndon nė radio, zėrin i saj arrin duke u kacavjerrur
nė tym dhe tymi, lėshon avuj...

ndihem i vetmuar, gruaja kėndon, ti nuk je
imi dhe kjo mė bėn tė ndihem keq
kjo jam unė...

dėgjoj makina nėpėr rrugė, ėshtė si njė det i largėt
i baltosur nga njerėzit
ndėrsa pas shpinės tjetėr, larg nė rrugėn e Shtatė
pranė Ishullit Perėndimor
ndodhet spitali, ajo shtėpi e agonisė-
ēarēafė dhe uturakė dhe krahė dhe kokat
e tė vdekurve ngadalė;
gjithēka ėshtė kaq hirshmėrisht e tmerrshme:
arti i kurorėzimit: jeta
qė ha jetėn...
kam parė njė herė nė ėndėrr qė njė gjarpėr gėlltiste bishtin e vet,
e gėlltiste dhe e gėlltiste
deri sa arriti nė mes tė unazės, dhe atje u ndal
dhe mbeti kėshtu, kishte llupur veten e tij.
zhvatje e bukur.
e kemi vetėm ne veten pėr tė ecur pėrpara, dhe ėshtė...

GRUAJA IDEALE

ėndrra e njė njeriu
ėshtė njė putanė me njė dhėmb ari
dhe mbajtėse ēorapesh,
parfumėrash
me qerpikėt fals
rimel
vathė
brekė rozė
frymė qė bie erė sallami
taka tė larta
ēorape me njė syth tė liruar shumė tė vogėl
nė pulpėn e majtė,
pak e shėndoshė,
pak e dehur,
pak e trashė dhe pak e marrė
qė nuk tregon barcaleta tė ndyra
dhe ka tre lytha nė shpinė
dhe shtiret sikur vlerėson muzikėn simfonike
dhe qė ndalet njė javė
vetėm njė javė
dhe lan pjatat dhe gatuan
dhe fshin dhe bėnė pompimet
dhe lan dyshemenė e kuzhinės
dhe nuk tregon fotografitė e fėmijėve tė saj
as nuk flet pėr burrin ose ish burrin
ku shkoi nė shkollė ose ku lindi
apo pse herėn e fundit pėrfundoi nė burg
ose me cilin ėshtė dashuruar
ndalet vetėm njė javė
vetėm njė javė
dhe bėn atė qė duhet tė bėjė
pastaj largohet dhe nuk kthehet mė prapa
pėr tė marrė vathėt qė i harroi mbi komo.

NJĖ BUZĖQESHJE NĖ ERRĖSIRĖ

Kur varrosa babanė tim, pashė vdekjen

Dhe pastaj hipa nė makinėn time tė vjetėr

Dhe shkova nė gara
Dhe qėndrova qė tė shihja numrat

Mbi totalizator

Dhe vdekja ishte prapė aty

Pėr t’ua ngulur sytė gjithė
atyre njerėzve

"ti ke vrarė Dostojevskin"
i thashė

nuk m’u pėrgjigj,
nuk lėvizi

vura njė bast
dhe humba, shkova nė banjė.

Vdekja mė ndoqi, u ngul diku
qė tė shihte njerėzit

Nė shurrėtore.

"bijė kurve" i thashė: " shtyve
Van Gogun

qė tė shkatėrronte veten "

nuk m’u pėrgjigj.

Pastaj mė ndoqi gjer jashtė.

U largua pėr tė vajtur
pas njė vajzė

Me tė kuqe.

Unė shkova pėr tė pirė njė kafe, derdha pak prej saj

Nė gishta, tė pėrvėlonte.

Gjeta vend pėr t’u ulur
dhe mendova pėr garėn

Tjetėr

Pastaj vdekja u kthye,

Ndenji ulur pranė meje e shndėrruar nė njė plak zotėri

Me mjekėr tė rrallė tė bardhė.

"kush tė pėlqen radhėn tjetėr ", pyeti

"Bir bushtre" i thashė "lėmė

rehat! "

"ē’dreqin ke kėshtu?"

pyeti plaku

"ta thashė, mos mė ēaj

topet! "

u ēua dhe u zhduk

Nuk e pashė mė

nė hipodrom

pas garės sė fundit

mora autostradėn.

3 milje
mė pėrpara filloi trafiku

tė ngadalėsohej

mbeta
nė korsinė e majtė

dhe vazhdova t’i jap makinės

pastaj e pashė

nė krahun tjetėr tė autostradės

njė pėrplasje e fortė

njė makinė kokėposhtė

njė tjetėr e bėrė copė e ēikė

kundėr kabinės sė rojės hekurudhore

kishte njė shkreptimė flake

nėn kofano,
njė shkreptimė me dritė tė kuqe

dhe nė rropullitė e mia

njė shtrėngim i frikshėm dhe njė goditje e thatė

vėshtrova pėrtej

mė pėrpara

parkova para shtėpisė

dola nga makina, eca vetė

hapa derėn

brenda asnjė

pastaj pashė arushpelushin

i shtyrė kokėposhtėpėrballet
kundėr jastėkut

mbi shtrat

shkova shpejt nė sirtar

ku mbaja paret

rroga ime si fatorino

ishte pėrgjysmuar

bukur, mendova

qenke e klasit, dosė,.

Pastaj u hap dera dhe hyri

Vdekja.

"do tė tė pėlqente njė pije?"

e pyeta.

Nuk u pėrgjigj.

Shkova tė shoh nė kuzhinė

Nėse kishte pėr tė pirė.

Rridhnin shekujt.

Dhe ajo priste.

FUNERAL NĖ VJESHTĖ


njė ditė e vakėt vjeshte
ngroh akoma trupat
mbi varrezėn e kishės
zbret heshtja e ftohtė e tė gjallėve,
ndėrsa vjen
mbi njė karrocė me lule
dhe dėgjohet vetėm britma e nuses,
nė pėrvjetorin tuaj
tė njėzetepestė

-pėrse pėrse! pėrse ...-

Asnjė pėrgjigje e mundshme

kisha dhe ritualet e saj
(hosana nė lartėsinė e qiejve...)
mbetem nė fund nė heshtje
nuk di tė lutem mė

procesioni i trishtuar
fillon,
megjithatė ėshtė njė ditė e bukur me diell

KODET PĖR TĖ DESHIFRUAR

kode pėr tė deshifruar
1 2 3 4 5 6 7 8 9

3 je ti
4 dhe 5 jam unė
6 je prapė ti
qė mė shtrėngon
brenda nė njė pėrqafim

1 2 9 jemi ne
1 por 2
dhe 9 qė na zė

7 ėshtė emri yt
imi ėshtė 8

3 plus 6 baras 9
4 plus 5 baras 9
9 qė na zė

mungonte 0
por kemi 10
diferenca
ajo qė hiqet

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
tė gjithė numrat janė tė mundshėm
nė kėtė punė tė lehtė magjike
nė kėtė lojė tė pamundur

I LEHTĖ

...sheqer dhe mjaltė...
qumėsht dhe kafe
luleshtrydhe
mbretėreshė dhe mbret
e kėsaj pėrralle
s’kam fillim
me kėtė fill
s’di tė lidhem unė...

ALIENĖT

edhe mund ta mos besosh
por ka disa njerėz
qė e shtyjnė jetėn
me shumė pak
grindje ose
ankth.
vishen mirė, hanė mirė
flenė mirė.
janė tė kėnaqur
nga jeta e tyre
familjare.
kanė momente
dhimbjeje
por si pėrfundim
askush s’i turbullon
dhe shpesh
janė pa dyshim mirė.
dhe, kur ata vdesin
kanė njė vdekje tė lehtė
zakonisht nė
gjumė.
mund gjithashtu tė mos na besoni
por njerėzit kėshtu
ekzistojnė.
edhe nėse unė nuk jam
njė nga ata
oh jo, unė nuk jam njė
prej tyre.
as u afrohem kurrsesi
qė tė jem
njė
prej tyre
Por ata
janė
aty
dhe unė jam kėtu.

PĖR DASHURINĖ

Do tė doja tė di diēka pėr dashurinė,
ajo qė mund tė them pėr dashurinė ėshtė kjo ...apo ajo...
ėshtė tel i hollė, ose njė kavo ēeliku,
njė vjollcė e njė marsi i shumė viteve mė parė,
ose sytė e njė gruaje,
zjarri i njė pasioni,
ėmbėlsia e njė pėrkėdhelie
do tė doja tė kisha fjalė qė dinė tė flasin pėr dashurinė,
do tė doja tė kisha veshė pėr ta dėgjuar,
por dashuria mėsohet nga dashuria...
do tė kemi aq dashuri aq sa kemi njohur.
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 14-09-2012, 11:30   #22
Misty-Blue
Pėrjetėsisht tė Panjohur
 
Avatari i Misty-Blue
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Posts: 1,465
Thanks: 0
Thanked 51 Times in 29 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 38
Misty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėmMisty-Blue i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Charles Bukowski

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Robbery Shiko postimin
Tani, nje nga mendjet me origjinale, diskutojme se nuk besoj se eshte ai maja...

Ai kishte rene ne dashuri me njeren, ēdo gje shkoi si mos me keq dhe tha: "Ne djall ēdo gje po pi vetem whiskey, nuk punoj e po ha veze te gatuara me menyra te ndryshme..."
Perveē ketij thjeshtesimi ironik, doja te thoja se C.B ka kapacitetin te pershkruaj ne menyre shume te dhunshme dhe kjo, mbet ne mendje.
Nje mendim tjeter qe kam per te eshte se ai ka shkruar shume ne nje periudhe te trazuar ndjenjash, sidomos "dashurore" dhe i ka percjelle lexuesit deshiren per te qene i lire, pa ndjenja, pa ndjesi dhe ndjeshmeri pasi keto te fundit po i turbullonin jeten dhe nuk e benin te lumtur.

Bukowsk-in e kam lexuar sepse kisha degjuar te flitej per te. Nuk them se nuk meson prej Bukowskit, por shpesh - here kupton qe ai ka derdhur vrer dhe krijimtaria e tij eshte thjesht nje shpetim prej asaj qe ai po jetonte. Kjo me ben t'a shikoj veten, si lexuese, ne rolin e psikologes......
Ky eshte mendimi im ne baze te librave qe kam lexuar te ketij autori.

Per te perfunduar nuk do i shtrengoja doren apo te hiqja kapelen siē do e beja per autore te tjere.
Mire mire.... keto jan perceptimet e tua, edhe sinqerisht nuk dua te marresh kete pergj si tentative, per te ndryshuar mendimet qe mund te kesh krijuar per te.

Imazhi qe krijon ai rreth vetes esht pak a shume njesoj si i nje rockstari, wiskey, seks dhe rock n'roll,nuk me duket ndonje ndryshim i madh midis tij dhe mick jagger fjala vjen.
Puna eshte qe ka qene nje kohe, te cilen ky njeriu e perqafoi mire, dhe e simbolizoi po aq mire. Dhe kur lexojme bukowskin, lexojme nje sinqeritet, sigurisht, po te kujt? Te njeriut me veten kur eshte krejtesisht i zhveshur dhe me kohen qe ai perfaqson.
Mjafton te lexosh pulp per te kuptuar ironine e holle me te cilen ai tall sistemin e vlerave dhe budalleqet njerezore. Sigurisht, ai nuk eshte heroi, qe do shpetoje shoqerine, eshte krejtesisht antihero.
Secilit vendi i vet, nuk ishte gjeniu me i madh i shekullit, por ishte gjeniu i asaj ē'ka ishte...
__________________
t'i dua sytė,
kanė thonjė tė mprehtė,
paqen,
gjer nė shpirt ma ējerrin.
Misty-Blue nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 09-09-2013, 12:50   #23
Iness
Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ••Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
 
Avatari i Iness
 
Data e antarėsimit: Sep 2013
Posts: 4,620
Thanks: 9
Thanked 326 Times in 163 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 65
Iness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėmIness i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Charles Bukowski

Iness nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 18-11-2013, 00:58   #24
planet_call_
Super Anėtar
 
Avatari i planet_call_
 
Data e antarėsimit: Jun 2013
Posts: 98
Thanks: 0
Thanked 0 Times in 0 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 8
planet_call_ do tė bėhet i njohur mjaft shpejtplanet_call_ do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Pėrgjigje e: Charles Bukowski

# Te heq dicka,e te jep dicka...

''Mos u trishto nese e dashura te ka lene , do gjesh prap nje tjeter grua dhe do te te lere edhe ajo. ''
planet_call_ nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-05-2014, 13:10   #25
Jetmira
V.I.P
 
Avatari i Jetmira
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 2,467
Thanks: 1,145
Thanked 1,047 Times in 421 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Jetmira ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Charles Bukowski

AFORIZMA NGA CHARLES BUKOWSKI
1)"A i urreni njerėzit?
Unė nuk i urrej ata ... Unė vetėm ndjehen mirė kur ata nuk janė pėrreth. "
- Charles Bukowski, Barfly

2)"Disa njerėz kurrė nuk bėhen tė ēmendur. Kjo tregon se cfarė jete tė tmerrshme ata duhet tė ēojnė ".

3)"Mėso tė mos e shkatėrrosh me fjalė atė ēfarė ke ndėrtuar me heshtje.”

4)"Unė dėshiroja tė gjithė botėn ose asgjė."

5)"Ne tė gjithė jemi duke shkuar pėr tė vdekur, tė gjithė ne, ēfarė cirku! Kjo vetė duhet tė na bėjė ta duam njėri-tjetrin, por kjo nuk e bėn. Ne jemi tė terrorizuar dhe tė rrafshuar nga trivialiteti, ne jemi duke u ngrėnė nga asgjėja."

6)"Dhe pastaj ka disa qė
besojnė se marrėdheniet e vjetėra
mund tė ringjallen
dhe tė bėhen tė reja pėrsėri.
Por ju lutem,nė qoftė se ju ndiheni nė kėtė mėnyrė.
Mos telefononi.
Mos shkruani.
Mos mbėrrini "

7)"Ju duhet tė vdisni disa herė para se ju mund vėrtetė tė
jetoni. "
8)"Pėr ata qė besojnė nė Zotin, shumica e pyetjeve tė mėdha marrin pėrgjigjėje. Por pėr ata prej nesh qė nuk mund lehtė tė pranojnė formulėn e Zotit, pėrgjigjet e mėdha nuk mbeten gur-shkruar. Ne iu pėrshtatemi kushteve dhe zbulimeve tė reja. Ne jemi tė pėrpunueshėm. Dashuria nuk duhet tė jetė njė komandė dhe as besim i njė thėnies. Unė jam zoti im. Ne jemi kėtu pėr tė ē'mėsuar mėsimet e kishės, shtetit dhe sistemit tonė arsimor. Ne jemi kėtu pėr tė pirė birrė. Ne jemi kėtu pėr ta vrarė luftėn. Ne jemi kėtu pėr t’i qeshur konfilkteve dhe pėr tė jetuar jetėn tonė nė mėnyrė aq tė mirė sa qė edhe vdekja do tė dridhet pėr tė na marrė. "

9)"Ambicia ime ėshtė e hendikepuar nga pėrtacia"

10) “Nėse njė ditė mė dėgjoni tė flasė pėr dashuri, e yje... ju lutem, mė vrisni!”

11)"Njė intelektual thotė njė gjė tė thjeshtė nė njė mėnyrė tė vėshtirė. Njė artist thotė njė gjė tė vėshtirė nė njė mėnyrė tė thjeshtė. "

12)“Pa literaturė, jeta ėshtė ferr!”

13)"Ajo qė ka mė shumė rėndėsi ėshtė se si ju ecni nėpėr zjarr"

14)"Ky ėshtė problemi me pijen, mendova, si t’ia bjerė vetes njė pije. Nėse ndodh diēka e keqe ju pini nė pėrpjekje pėr ta harruar, nė qoftė se ndodh diēka e mirė ju pini me qėllim pėr ta festuar, dhe nė qoftė se nuk ndodh asgjė pini pėr tė bėrė diēka tė ndodhė ".

15)"Ndonjėherė kam pėrshtypjen qė jam vetėm nė kėtė botė...herėt e tjera jam i sigurtė!”

16)"Sigurisht qė ėshtė e mundur ta dashurosh njė qenie njerėzore nė qoftė se ju nuk e njihni atė shumė mirė."
17)"Disa humbasin tė gjithė mendjen dhe bėhen mė shpirtėror, ēmenduri.
Disa humbasin tė gjithė shpirtin dhe bėhen me mendje,
intelektualė.
Disa humbasin tė dyja dhe bėhen tė pranuar "

18)"Njė dashuri si ajo ishte njė sėmundje serioze, njė sėmundje nga e cila ju kurrė nuk mund tė shėroheni plotėsisht."

19)"U ndjeva sikur jam duke qarė, por asgjė nuk doli jashtė. Ajo ishte vetėm njė lloj i pikėlluar i sėmundjes, i sėmurė dhe i pikėlluar, ju nuk mund tė ndjeni asgjė mė tė keqe. Unė mendoj se ju e dini atė. Unė mendoj se gjithkush e di atė, tash dhe pastaj.
Por unė mendoj se e kam njohur atė mjaft shpesh, shumė shpesh. "

20)"Gjeni mund tė jetė aftėsia pėr tė thėnė njė gjė tė thellė nė njė mėnyrė tė thjeshtė."

21)"Nganjėherė ju thjesht duhet tė urinoni nė lavaman."

22)"Shpirti i lirė ėshtė i rrallė, por ju e dini kur e shihni atė - kryesisht sepse ju ndjeheni mirė, shumė mirė, kur ju jeni afėr ose me tė."

23)"Poezia ėshtė ajo qė ndodh kur asgjė tjetėr nuk mund."

24)"Tė qenit vetėm kurrė nuk ndjehesh drejtė. ndonjėherė ndjehesh mirė, por kurrė nuk ndjehesh drejtė. "
25)"Ishte e vėrtetė se unė nuk kam pasur shumė ambicie, por a nuk duhet tė jetė njė vend pėr njerėzit pa ambicie, dua tė them njė vend mė tė mirė se ai i rezervuar zakonisht.
Si nė dreē mundet njė njeri tė gėzohet duke u zgjuar nė 6:30 tė mėngjesit nga njė orė alarmi, i brishtė jashtė krevatit, i veshur, ushqyer-forcė, mut, pshurr, t’i lajė dhėmbėt me furēė dhe t’i ndreqė frizurėn, pėr tė luftuar trafikun nė njė vend ku nė thelb keni bėrė shumė tė holla pėr dikė tjetėr, dhe ku kėrkojnė qė tė jeni mirėnjohės pėr mundėsinė pėr ta bėrė kėtė? "
- Charles Bukowski, Factotum

26)"Problemi me botėn ėshtė se njerėzit inteligjentė janė plot me dyshime,
ndėrsa budallenjtė janė plot besim."

27)"Mbaj mend zgjimin e njė mėngjesi dhe gjetjen e gjithēkahit tė lyer me ngjyrat e dashurisė sė harruar."
- Charles Bukowski, What Matters Most is How Well You Walk Through the Fire

28)"Unė u ndala duke kėrkuar pėr njė femėr tė ėndrrave. Unė vetėm kėrkova njė qė nuk ishte njė makth".
- Charles Bukowski, The Captain is Out to Lunch and the Sailors Have Taken Over the Ship

29)"Ne jemi si trėndafilat qė kurrė nuk u ngutem pėr lulėzim, kur ne duhet tė ishim tė lulėzuar; dhe kjo ėshtė sikur dielli ėshtė bėrė i neveritur duke prit"

30)"Distanca mė e shkurtėr mes dy pikave ėshtė shpesh e padurueshme."

31)"Zemėr", i thash, "Unė jam njė gjeni por askush nuk e di kėtė, pėrpos unė."
- Charles Bukowski, Factotum

32)"Gjeni atė qė ju doni dhe lėreni t'ju vras."
33)“Gjithmonė do tė ketė diēka qė na i shkatėrron jetėt tona, kjo varet mbi tė gjitha nė ēfarė apo cila na gjen e para. Ne jemi gjithmonė tė pjekur dhe tė gatshėm qė tė na i marrė. "

34)"Kjo ėshtė ajo qė do tė thotė miqėsi. Ndarja e pėrvojave tė paragjykuara. "

35)"Para se tė vrisni diēka sigurohuni qė ju keni diēka mė tė mirė pėr ta zėvendėsuar me atė; Diēka mė tė mirė se opurtunist politikė tė pėrplasur nga njė kalė i urryer qė dhjenė nė parkun publik”

36)"Ka vetėm dy gjėra gabim me tė hollat: tepėr shumė ose tepėr pak"

37)"Zemra ime ėshtė njė mijė vjet e vjetėr.
Unė nuk jam si
njerėzit e tjerė. (...)
Unė nuk jam si
njerėzit e tjerė.
Unė jam
duke u djegur nė ferr.
Nga vetė ferri i
vetes sime. "

38)"Shumė shpesh njerėzit ankohen se ata nuk kanė bėrė asgjė me jetėn e tyre;
dhe pastaj ata presin qė dikush t’ju tregoj se kjo nuk ėshtė kėshtu. "

39)"Shkrimtarėt janė njerėz tė dėshpėruar dhe kur ata ndalen duke qenė tė dėshpėruar ata ndalen tė qenit shkrimtarė".

40)"Dėshirova tė qaj
por pikėllimi ėshtė
marrėzi.
Dėshirova tė besoj
por besimi ėshtė njė
varrezė. "

41)"Unė kurrė nuk kam qenė i vetmuar. Kam qenė nė njė dhomė – ku kam ndjerė vetėvrasje. Unė kam qenė nė depresion. Jam ndjerė tmerrshėm – tmerrshėm pėrtej tė gjithav – por unė kurrė nuk kam ndjerė se njė person tjetėr mund tė hyjė nė dhomė dhe tė ma shėrojė atė qė ėshtė duke mė mėrzitur… apo se ndonjė numėr i njerėzve mund tė hyjė nė atė dhomė.
Me fjalė tė tjera, vetmia ėshtė diēka qė unė kurrė nuk kam qenė i shqetėsuar me tė, sepse unė gjithmonė kam pasur kėtė kruarje tė tmerrshme pėr vetminė.
Kjo ėshtė si duke qenė nė njė festė, ose nė njė stadium plot me njerėz ku brohorasnin pėr diēka, ku unė mund tė ndjej vetminė.
Unė do jap thėnien Ibsen*, "Njerėzit mė tė fortė janė mė tė vetmuarit." Kurrė skam menduar, "Epo, disa bjonde tė bukura do tė vijnė kėtu dhe tė mė jepnin njė sex-punė, t’i fshijnė topat e mia, dhe unė do tė ndjehem mė mirė.”
Jo, kjo nuk do tė ndihmojė. Ju e dini turmėn tipike,
"Wow ėshtė natė e premte, ēfarė do tė bėni sonte?
Rrimė atje?”
Eh pra, po. Sepse nuk ka asgjė atje. Kjo ėshtė budallallėk. Njerėz budallenjė duke u sjellur bashkė me njerėzit budallenjė. Le ta budallakavin’ vetveten. Unė kurrė nuk kam qenė i shqetėsuar me nevojėn pėr tė nxituar pė tė dalė jashtė natėn.
Jam fshehur nė bare, sepse unė nuk dua tė isha fshehur nė fabrika. Kjo ėshtė e gjitha. Mė vjen keq pėr tė gjithė ata miliona, por unė kurrė nuk kam qenė i vetmuar. Mė pėlqen vetvetja. Unė jam forma mė e mirė e argėtimit qė kam. Le tė pijmė mė shumė verė! "
(Ibsen*, emėr mashkulli)

42)"Nėna ime, peshk i varfėr,
dėshironte tė jam i lumtur, mė rrihte dy ose tri herė nė
javė, duke mė thėnė mua qė tė jem i lumtur:
"Henri, buzėqeshė!
Pėrse ti asnjėherė nuk buzėqeshė? "
Dhe pastaj ajo buzėqeshte, pėr tė mė treguar mua se si, dhe ajo ishte
buzėqeshja mė e trishtė qė kam parė ndonjėherė "

43) “Ju djemtė mund ta mbani virgjerinė.
Mė jepni femra tė vjetėruara dhe tė nxehta me take tė larta
Me bythė qė kanė harruar tė vjetėrohen.”
- Charles Bukowski, Love is a Dog from Hell
44)"Ata mendonin se skam pasur guxim.
Ata gaboheshin.
Unė vetėm kam qenė i frikėsuar nga
gjėrat mė tė rėndėsishme "

45)“Ėshtė njė vend nė zemėr qė
kurrė nuk do tė plotėsohet njė hapėsirė
dhe madje edhe gjatėmomenteve mė tė mira
dhe herė kohėve mė tė mėdha
ne do tė dimė se
ne do tė dimė se
mė shumė se sa
ndonjėherė, (se)
ėshtė njė vend nė zemėr qė
kurrė nuk do tė plotėsohet
dhe ne do tė presim dhe
presim nė kėtė hapėsirė.. ".
Jetmira nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-05-2014, 13:11   #26
Jetmira
V.I.P
 
Avatari i Jetmira
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 2,467
Thanks: 1,145
Thanked 1,047 Times in 421 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Jetmira ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Charles Bukowski

Kur te zgjohesh me nje te panjohur ne krevat
e pas seksit te ndihesh si gerdalle.
Si nje gromesime e thelle
pasi ke ngrene dicka qe s’e ke idene.
A kur te pish nga urrejtja qe do te kesh per pijen
e prape te perfundosh i pire
ashtu si te luftosh egoizmin me egoizem
e prape te gjendesh egoist.

Kur te meshirosh meshiren e padashur
te dalesh triumfues
a kur te triumfosh mbi triumfin e padashur
te dalesh i humbur.
Si at’here kur te kerkosh te zhvishesh fare
e nga stoicizmi te rrjepesh dhe lekuren
cuditerisht njerzise do i dukesh i mbathur.

At’here Sarteri do te t’kerkoje takim
e ti do t’i thuash “shko pirdhu!”.


S. Nikowski. :syze
Jetmira nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-02-2015, 15:51   #27
Tj Tweedle
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Jan 2015
Posts: 837
Thanks: 89
Thanked 98 Times in 71 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Tj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėmTj Tweedle i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Charles Bukowski

Alone With Everybody

the flesh covers the bone
and they put a mind
in there and
sometimes a soul,
and the women break
vases against the walls
and the men drink too
much
and nobody finds the
one
but keep
looking
crawling in and out
of beds.
flesh covers
the bone and the
flesh searches
for more than
flesh.

there's no chance
at all:
we are all trapped
by a singular
fate.

nobody ever finds
the one.

the city dumps fill
the junkyards fill
the madhouses fill
the hospitals fill
the graveyards fill

nothing else
fills.
__________________
.. they're all one girl to me
Tj Tweedle nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur