Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Media / Politika / Sondazhe > Analiza / Shkrime / Opinione

Analiza / Shkrime / Opinione Le tė “luajmė” sėbashku rolin e analistit dhe tė japim opinionet tona rreth tematikave tė ndryshme qė hasim pėrditė.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 23-09-2019, 21:54   #1
Mano
V.I.P
 
Avatari i Mano
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 9,462
Thanks: 1,669
Thanked 2,260 Times in 1,184 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 158
Mano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėm
Zonja asnjeri & zoti askurkush...

Po bie ketu nje interviste me shkrimtarin Agron Tufa i cili shpjegon titullin e librit te tij te fundit te titulluar "Zonja asnjeri & zoti askurkush"

Ndiqeni kete interviste te shkurter por teper domethenese. Me sa duket ky liber me poezi i Tufes ve ne vemendje 'problematiken shqiptare' ne pergjithesi.


“Zonja asnjeri dhe zoti askurkush”, njė gjendje nokturne paidentifikimi

19:43 - 22 Shtator



Luljeta Nelallari – “Nėse jemi shuma e sprovave tona, atėherė tė dėshtuar paskemi qenė!” Nėn kėto vargje ku dominon lirika filozofike, shkrimtari Agron Tufa sjell vėllimin mė tė ri poetik “Zonja asnjeri dhe zoti askurkush”, botim i Shtėpisė Botuese “Onufri”.

Agron Tufa ėshtė njė autor prodhimtar nė shumė vepra dhe zhanre dhe ashtu si ēdo vepėr, edhe nė vėllimin me poezi ka ditur tė vendosė mjeshtėrisht pėrvojėn personale, identitetin, shenjat e traditės, kujtesėn, dilemat e sotme dhe tė nesėrme, gjė qė e bėjnė tė spikasė si njė prej autorėve mė tė zėshėm tė bashkėkohėsisė shqiptare.

Nė njė intervistė pėr Gazetėn “Si”, shkrimtari Tufa jep detaje rreth daljes nė dritė tė kėtij vėllimi, vėllimi i tetė i tij. Tufa sqaron se titulli goditės i kėtij vėllimi vjen si rrjedhojė e raportit mes pėrvojės dhe identitetit dhe anasjellas. “Zonja asnjeri dhe zoti askurkush”, qė vjen me njė ndėrthurje poezish ndėr vite tė ēon drejt shpartallimit tė identitetit apo siē e quan vetė shkrimtari “Njė komedi ekzistence”


“Zonja asnjeri dhe zoti askurkush”, ėshtė vėllimi juaj poetik i radhės. Pse vendosėt pikėrisht kėtė titull?
“Po, ėshtė vėllimi i tetė. Titujt, dihet, janė tregues implicitė e metaforikė tė lėndės, nė rastin konkret, tė imazheve mendore e filozofike qė dominojnė vėllimin. Dhe, pėrderisa unė i pėrkas asaj natyre poetėsh qė priren nga lirika filozofike dhe diskursiviteti filozofik, atėherė dhe titulli tė orienton nė njė sferė tė tillė filozofike tė raportit midis pėrvojės dhe identitetit. Dhe anasjelltas. Nė kėtė rast kundrohet njė refleks ekzistencial i tillė: pėrderisa pėrvoja prodhon njė identitet tė caktuar, atėherė shuma e pėrvojave tona, pėrcakton personalitetin e kėtij identiteti. E kundėrta tė ēon nė rrafshimin, nivelimin dhe shfytyrimin e kontureve tė identiteteve, pa pretenduar mė pėr asfarė personaliteti. Kėshtu nė pjesėn mė tė madhe tė kėtij vėllimi, kemi tė ashtuquajturin “decentralizim tė subjektit”, spostimin e “egos” sė heroit lirik nga “uni” i vetės sė parė, nė njė “ne” pavetore, qė merret si shumė pavetore pėrvojash njėherėsh edhe e “unėve” edhe e “neve”. Alienimi dhe refuzimi (kolektiv) nga pėrvojat tona, nė njė kuptim thelbėsor tė pėrjetimit dhe reflektimit, na shpie si vetėdije shoqėrore nga rrafshi individual tek ai kolektiv drejt shpartallimit tė ēdo identiteti, siē kam dhe shqetėsimin tim kėtu pėr kėtė temė. Po nėse rrafshimi i kėtyre kontureve identitare (qė ēon pashmangshėm nė pamundėsinė e rritjes sė personalitetit), i cili ėshtė pasojė e refuzimit tė pėrjetimit tė pėrvojės, atėherė kjo na bėn tė jemi “tė vdekur tė pakallur”, zero absolute, apo varre ajrore shėtitės, tė patrajtė, si nė poezinė qė i jep emėr vėllimit:

Nokturn X

Nėse jemi shuma e sprovave tona,
atėherė tė dėshtuar paskemi qenė!
Atėherė nė ne ėshtė pėrsėritė jehona
e shuar nė zbrazėti. Sepse kjo enė

e mishtė, qė na pėrfaqėson, po prore
e zbrazėt ėshtė. Me asgjė s’u mbush.
Ja, si endemi tash – qimitere ajrore:
zonja Asnjeri dhe zoti Askurrkush…


Kjo gjendje nokturne paidentifikimi prodhon jo thjesht “komedinė e ekzistencės”, por dhe premisėn e njė metamorfoze tė rrezikshme, kur kėto “enė tė mishta”, tė patrajta, kėto zonja “asnjeri” dhe zotėrinj “askurrkushė”, ashtu, pa vetėdije rezistence identitare, pa “personalitet” tė tyre, tė bėhen befas nesėr gjahu mė i lehtė i turmave demagogjike dhe liderėve tė tyre. Shkurt, ato pėrbėjnė, nė njėfarė kuptimi, truallin e gatshėm pėr manipulimet e ardhshme. Mund tė jenė tė parat folje ndihmėse ose gjysmėndihmėse tė pushteteve autoritare, totalitare, diktatoriale etj. Dhe tashmė me kėtė perspektivė tė zymtė hapet dhe dimensioni etik i idesė sė poezisė.


Ky libėr vjen me poezi ndėr vite, ēfarė i bashkon kėto poezi?

Ky vėllim vjen pas librit tim poetik “Kafsha apo fantazma” (“Onufri”, 2016), i shpallur fitues i Panairit Kombėtar tė Librit, po atė vit. Pjesėn mė tė madhe e zėnė poezitė e shkruara pas kėtij viti, pra, tė njė harku kohor trevjeēar. Por ka njė masė tė konsiderueshme nė kėtė vėllim poezi tė shkruara pėrgjatė viteve tė ndryshme, tė cilat nuk e kanė gjetur veten nė kompozimin (arkitekturėn) e vėllimeve tė mėparshme. Ka dhe disa tė tjera, qė janė shkruara fort herėt, qė nė fazėn e parė tė krijimtarisė, ku kufirin mė tė poshtėm kronologjik e kap njė poezi e shkruar nė vitin 1990. Tė tilla lirika tė hershme gjenden nė tė gjitha vėllimet, kryesisht tė shkruara nė Peshkopi dhe Shkodėr. Ka gjithashtu edhe disa pak poezi nga vėllime tė tjera, pėr “rimarrje” motivesh, tė cilat janė strukturuar nė katėr ciklet qė konfigurojnė vėllimin. Disa poezi tė tilla janė sjellė edhe pėr shkak se, tė botuara nė vėllimin “Fragmentet e Gjėsė” (“OM”, Prishtinė 2012), ato thuajse nuk e bėnė “jetėn e lexuesit”, pėr sa libri, me njė pėrjashtim tė rrallė, nuk u shpėrnda nė libraritė e Tiranės.
Poezitė e vėllimit “Zonja asnjeri dhe zoti askurrkush” mendoj (apo mė pėlqen tė mendoj), se i pėrmban njė kyē meditativ: “kėrcėnimi i thelbit human tė njeriut bashkėkohor pėrballė pushteteve tjetėrsuese postmoderniste, reale e virtuale”. Prandaj dominon nė vėllim lirika filozofike/meditative (nokturnet), qė janė peizazhe metafizike mendore. Stilistikisht vijon po ajo klaviaturė temash e variacionesh, e ngjashme me librat e mėparshėm, sikundėrse eksperimentimi i formave klasike/neoklasike me pėrmbajtje joklasike, me mjetet e latuara e sa mė tė kursyera tė shprehjes. Linja e hershme e vargut tė lirė (verliber), dominon kryesisht peizazhet mendore emocionale. Mendoj se ėshtė njė libėr qė shpreh rrugėtimin tim tė natyrshėm poetik. Dhe kėtė e bėn nė mėnyrė mė spontane e mė tė shtendosur se vėllimet e mėparshme.

A janė poezitė e shkruara nė kėtė libėr tė bazuara nė ndonjė rrethanė tė caktuar apo janė fiction?

Mund tė ketė (dhe pa dyshim qė ka), por unė nuk jam tipi i poetit qė shkruaj poezi rrethanash, poezi tė shkėputura, pa njė klimė specifike mendore, dmth., pa njė sistemėsi. Pėrdryshe, strumbullari ideor rreth tė cilit do tė pėrbashkoheshin organikisht poezitė, do t’i linte jashtė ato. Ndėrsa po, e them me siguri, qė tė gjitha poezitė e mia janė prodhime tė imagjinatės, pra, fiction. Poezinė nuk e shkruaj as me rrethanė, as me ide, as me gjuhė. Sepse ėshtė e pamundur. Poezinė e shkruaj me imazh. Nė fillim spikat njė imazh mendor, i ndjeshėm, goditės e mbizotėrues. Ai godet njėfarė “antene” tė padukshme pėrbrenda, kėrkon tė kjartėsojė tiparet e marrta, derisa gjuha e saktė e zbardh, nė njė proces tė pavetėdijshėm, instinktiv.

A keni ndonjė poezi tė hershme qė nuk e keni botuar kurrė?

Po, ka plot. Janė problematike krijimet e hershme, sepse ato kanė marrė trajtėn e njėfarė supersticioni plazmik tė kohės dhe gjendjes mendore e emocionale kur janė shkruar. Unė ndonėse i mbaj mend fort mirė rrethanat, nuk mund tė ndėrhyj shumė nė kėtė “plazėm” organike tė njė vetje tjetėr, tė dikurshme. Ėshtė, pak a shumė, si me njė album nostalgjik fotografish, qė e shfleton pas 25-30 vjetėsh. Por ne e dimė, se si shndėrrohemi pa vėnė re nė kohė, si ndryshojmė, si hedh shtat nė ne njė tjetėr konstrukt, pa e harruar atė mė tė hershmin, nė zanafillė. Ndryshojnė nivelet tona me kohėn; nivelet fizike, mendore, astrologjike etj., sepse vėrtet, lotėt e tu tė djeshėm, pėrjetimet dhe mprehtėsia depėrtuese e tyre e djeshme, betimet dhe pėrgjėrimet e hershme, nuk e kanė nivelin dramatik e utilitar tė sė sotmes, e cila ushtron njė tjetėr presion, me tė tjera ėndrra, tė tjera pushtete, tė tjera fantazma. Pra, ėshtė diē e ngjashme jeta jonė me shtjellėn e vorbullėn e kohės qė na pėrpin, ashtu si nė romanet e Prustit.

Pėr t’ju lexuar, duhet tė kesh nocione jo vetėm tė filozofisė, por edhe tė psikoanalizės, historisė, tė letėrsisė dhe tė gjuhėsisė…?

Pa dyshim, por jo doemos. Disa koncepte edhe lexuesi mesatarisht i formuar i kupton. Nė njė formė a nė njė tjetėr ėshtė njohur me domethėnien e tyre, sepse t’i mėkon pėrvoja informuese e virtuale. Nga ana tjetėr ėshtė e qartė, qė unė nuk jam (e nuk kam synuar) tė jem i kuptueshėm pėr masat e turmat. Poezia e njėmendėt, si art elitar, e ka pėrcaktuar auditorin e saj, i cili ka ardhur duke u diferencuar ndjeshėm. Duke u elitarizuar. Kėshtu ajo nuk mėton populizėm dhe nuk i bie mė qafė atij qė nuk ėshtė i papėrgatitur pėr tė.

Te shumė autorė ekziston ideja se shpeshherė ata i kap njė lloj “krize” nė lidhje me librat e tyre, si ndiheni ju nė lidhje me librin tuaj mė tė ri?

Unė nuk kam, e nuk kam patur asnjėherė problem me “krizėn” nė kuptimin e slang-ut tė krijimit. Unė kam problem me kohėn. Pra, po pėrpiqem tash sa e sa vjet ta kaloj “krizėn” e mungesės dramatike tė kohės, duke i hyrė nė hak gjumit, apo duke e shfrytėzuar atė si njė koprrac i pashoq. Habitem kur e dėgjoj tek ndonjė koleg ankesėn pėr “bllokim”, “krizė” etj. Jo se nuk e kuptoj, por unė nuk e kam atė luks. Kėshtu qė ėshtė festė kur ia dal ta pėrmbyll njė libėr. Dhe libri duhet pėrmbyllur pa pezmatime e pendesa, sepse justifikimet jashtėletrare pas botimit, nuk kanė mė vlerė.
Unė ndihem i “ēliruar” nga libri im mė i ri. I lehtėsuar. Nuk duhet tė mendoj mė pėr tė. Thjesht mė ka gėlltitur tashmė orbita e librit tjetėr.

Nėse ju mund tė jepni kėshilla pėr autorėt e rinj, cilat do tė ishin?

Kėshillat janė gjėra tė pacipa. Edhe kur i jep pėr mirė, tė acarojnė. Po pėr ata qė nuk acarohen, pėr ata rishtarė tė pasionuar qė do tė donin tė mė dėgjonin ēiltėrsisht, nuk kam ndonjė gjė tė madhe pėr t’u thėnė: thjesht duhet tė lexojnė letėrsi tė zgjedhur, me aq pasion e pėrgjegjėsi, tė ndihen sikur e kanė shkruar vetė. Qortimet dhe ngazėllimet duhet t’i marrin pėrsipėr sikur tė ishin ata vetė nė vend tė autorit qė po lexon. Pse e them kėtė? Sepse e di qė funksionon. Tė ngre nivelin e dėshirės pėr tė shkruar ti vargjet apo faqet e tua. Aq mė mirė nėse mendon ndonjė ditė: “po unė mund tė shkruaj edhe mė mirė se ky!…”

Burimi eshte faqja FB e Agron Tufes.
Foto e bashkangjitur
Lloji i dosjes: jpg poezite.jpg (19.7 KiloByte, 31 shikimet)
Mano nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 23-09-2019, 22:00   #2
uj me gaz
:)
 
Data e antarėsimit: Jan 2012
Posts: 7,417
Thanks: 0
Thanked 1,063 Times in 923 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 59
uj me gaz i pazėvėndėsueshėmuj me gaz i pazėvėndėsueshėmuj me gaz i pazėvėndėsueshėmuj me gaz i pazėvėndėsueshėmuj me gaz i pazėvėndėsueshėmuj me gaz i pazėvėndėsueshėmuj me gaz i pazėvėndėsueshėmuj me gaz i pazėvėndėsueshėmuj me gaz i pazėvėndėsueshėmuj me gaz i pazėvėndėsueshėmuj me gaz i pazėvėndėsueshėm
Re: Zonja asnjeri & zoti askurkush...

Edhe u bon tuf me i shkrujt agroni. Manooo, do e blesh librin mo?
__________________
imagine there's no countries... :)

...fjalet e zogut djali i degjoi
qau, e hengri, pastaj e leshoi...
uj me gaz nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 23-09-2019, 22:26   #3
Mano
V.I.P
 
Avatari i Mano
 
Data e antarėsimit: Aug 2011
Posts: 9,462
Thanks: 1,669
Thanked 2,260 Times in 1,184 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 158
Mano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėmMano i pazėvėndėsueshėm
Re: Zonja asnjeri & zoti askurkush...

Po, jo vetem kete por edhe te tjere te tij.
Mano nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur