Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Media / Politika / Sondazhe > Analiza / Shkrime / Opinione

Analiza / Shkrime / Opinione Le tė “luajmė” sėbashku rolin e analistit dhe tė japim opinionet tona rreth tematikave tė ndryshme qė hasim pėrditė.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 08-11-2016, 13:21   #1
Duaje Siveten
V.I.P
 
Avatari i Duaje Siveten
 
Data e antarėsimit: Feb 2012
Posts: 4,199
Thanks: 342
Thanked 604 Times in 446 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 44
Duaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėm
Batutat Pa Breke Ne B*the

/Agjensia e Lajmeve Sot News/ Postuar: 08/11/2016 - 07:51

Udhėzim pėr patriotėt
Nga Erjus MEZINI

Nėse janė aq patriotė sa thonė, udhėheqja shqiptare me Edi Ramėn nė krye do duhej tė blinin disa avionė luftarakė si Greqia, nė vend se tė eksportonin ēdo fishek shqiptar nė Afganistan dhe Irak. Po, i dashur lexues! Siē e kemi mėsuar nga bashkėkombasit kosovarė, patriotizmi matet me vepra dhe gatishmėri pėr tė vdekur, jo me batuta qė u shpėrndahen masave parazite nė Facebook dhe Twitter. Fotografitė e Edi Ramės pėrbri kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan nuk do e shpėtojnė Shqipėrinė nė rast se tensioni me Greqinė rritet.

Pėrderisa Turqia nuk flijoi sikur njė ushtar tė vetėm pėr Bosnjen, Kosovėn dhe pėr shqiptarėt e Maqedonisė, nuk kemi asnjė shkak serioz tė besojmė se Turqia do i vijė nė ndihmė Shqipėrisė nė momentin kur batutat e qeverive shqiptare tė kthehen nė njė konflikt ndėrkufitar. Pikėrisht! Ēdo kryeministėr qė i thotė vetes patriot, fillimisht merr masat e duhura qė vendi tė jetė i gatshėm pėr tė mbrojtur veten. Ėndrrat e idealistėve se nė botėn dhe kontinentin tonė paqja do tė triumfojė rrezikohen apo zhbėhen ēdo pesė ose dhjetė vjet. Edhe ėndrra e Bashkimit Evropian u zhbė sivjet pėr britanikėt dhe nė rastin britanik, ashtu si nė rastin shqiptar, kryeministri i vendit kishte besimin se mund tė luash me zjarrin pa u djegur. Ajo qė nisi si nxemje patriotike e publikut britanik pėr interesa partiake, tani ėshtė kthyer nė njė krizė ekonomike dhe konstitucionale pėr njė mbretėri qė aq shumė kishte pėrfituar nga Bashkimi Evropian dhe nga bashkėpunimi rajonal. Ėshtė normale, rrjedhimisht, qė kur luan me zjarrin tė mos e pėrjashtosh mundėsinė e djegies. Njė qeveri shqiptare qė shet ēdo fishek nė Lindjen e Mesme, njė qeveri shqiptare qė shet reliktet dhe simbolet e ushtrisė shqiptare nė Evropė, njė qeveri qė kujton se lufta bėhet me batuta ėshtė njė qeveri qė e pėrjashton mundėsinė qė tė digjet.

Nuk kanė kaluar shumė vite nga koha kur policia greke u shtinte peshkatarėve shqiptarė nė ujėrat e Sarandės dhe nuk nevojitet shumė imagjinatė qė skenare tė pėrafėrta tė pėrsėriten. Nė kufirin shqiptaro-grek ka vite qė grupet kriminale pėrleshen me njėra tjetrėn dhe me policinė. Shkaku i kėtyre pėrleshjeve mbetet, si gjithmonė, paaftėsia e qeverive shqiptare pėr tė shtypur krimin. Sidoqoftė, ajo qė nėnvleftėsohet vazhdimisht ėshtė mundėsia qė kėto pėrleshje tė kthehen nė konflikte ndėrkufitare midis policive apo ushtrive tona.

Nė kohėn qė qeveritė shqiptare shesin batuta dhe fishekė pėr tė gjithė, qeveritė greke blejnė armatime tė ndryshme pėr nevojat e pėrballjes me fqinjėt ose me grupet kriminale qė nė Greqi kalojnė mijėra refugjatė ēdo vit. Nuk kanė kaluar as tre javė, kur ministri i jashtėm grek Nikos Kotzias deklaroi se kėto armatime do tė pėrdoren edhe pėr mbrojtjen e vendit nga ēdo kėrcėnim. Kėtė deklaratė zoti Kotzias e bėri teksa po i referohej batutave tė kryeministrit shqiptar Edi Rama. E pėrsėris kėtu se Edi Rama ėshtė ai qė prodhon batuta, ashtu si paraardhėsit e tij nė udhėheqjen shqiptare. Cilido qė e konsideron veten patriot duhet tė flasė me fakte, si ministri i jashtėm grek, dhe jo me hipoteza.

Kryeministrat shqiptarė bėjnė shumė hipoteza. Ky ėshtė shkaku pėrse Edi Rama dhe udhėheqėsit e tjerė post-komunistė flasin pėr patriotizėm (tė versionit huligan) pa pėrmendur asnjė pėrgatitje luftarake tė shtetit shqiptar. Hipoteza a parė e tyre ėshtė se koha e luftės na paska ikur; Shqipėria, pra, nuk do tė sulmohet kurrė. Hipoteza e dytė e tyre ėshtė se me anėtarėsimin nė NATO ēdo konflikt shqiptaro-grek ėshtė i pamundur. Hipoteza e tretė ėshtė se Bashkimi Evropian, apo ndonjė aktor i tretė, nuk do e lėrė Shqipėrinė nė baltė. Hipoteza e katėrt ėshtė se Greqia ka problemet e saj dhe nuk do mundej kurrsesi tė rritė tensionin me Shqipėrinė. Hipoteza e pestė ėshtė se kompanitė greke nė Shqipėri dhe emigrantėt shqiptarė nė Greqi nuk do e lejonin ngritjen e tensionit gjer nė shkallėn e konfliktit ushtarak. Jam i sigurtė qė qeveria shqiptare bėn edhe shumė hipoteza tė tjera.

E vėrteta ėshtė se shteti shqiptar ka kėtu dhe tridhjetė vjet qė jeton vetėm me supozime. Duhet tė kesh trurin e Edi Ramės apo ndonjė kryeministri tjetėr shqiptar qė tė eksplorosh ēdo hipotezė tė mundur. Megjithatė tre gjėra duhen sqaruar kėtu. E para, aktorėt ndėrkombėtarė me siguri qė do tė ndėrhyjnė nėse ndodh njė konflikt shqiptaro-grek. Megjithatė, si nė rastin e Bosnjes dhe Kosovės, ndihma ndėrkombėtare vjen gjithnjė me vonesė dhe dėmi ekonomik qė shkaktojnė tensionet e zgjatura rajonale nuk ndreqet kurrė. E dyta, emigrantėt shqiptarė nė Greqi nuk kanė as fuqinė dhe as shkakun qė nė njė konflikt tė mundshėm tė marrin anėn e Shqipėrisė. Pėr njėrin apo pėr tjetrin shkak, emigrantėt nė Greqi dhe BE fillimisht fajėsojnė shtetin shqiptar pėr vėshtirėsitė e tyre (pastaj shtetin ku jetojnė). Vėrejtja e fundit pėr hipotezat e kryeministrave tanė ėshtė ajo qė u tha pak a shumė nė fillim se patriotizmi do vepra dhe jo supozime. Kur fishekėt e Shqipėrisė shiten pėr dy lekė nė Afganistan, kurse simbolet e ushtrisė shqiptare dalin nė ankandet evropiane nė mėnyrė qė me lekėt e shitjes tė blihen Jaguar pėr ministrat shqiptarė, askush nuk duhet tė supozojė se ky shtet ka fuqinė dhe dėshirėn pėr tė mbrojtur kufijtė dhe tė drejtat kombėtare. Mirė do ishte qė emigrantėt dhe shqiptarėt e diasporės, tė paktėn, tė mos bien pre e batutave patriotike tė Tiranės. Tirana nuk ka bėrė asgjė pėr emigrantėt dhe pėr diasporėn kėtu dhe 100 vjet.

Nėse Tirana interesohej pėr kombin shqiptar jashtė kufijve, do duhej qė mbi ēdo gjė tjetėr tė pėrshpejtohej integrimi i saj nė BE. Qė nga momenti qė ēėshtja ēame vendoset si ēėshtje e diskutueshme nė integrimin e Shqipėrisė nė BE, pėrshpejtimi i anėtarėsimit tonė nė BE nuk mund tė jetė i sigurtė. Kur njė komisioner i zgjerimit (nga Austria qė nuk e do zgjerimin) pėrfshin ēėshtjen ēame nė diskutimet e integrimit, ēamėt kanė tė drejtėn e tyre qė tė lumturohen, por kjo kurrsesi nuk presupozon se katėr milionė shtetasit shqiptarė duhet tė lumturohen. As emigrantėt shqiptarė nė Greqi nuk kanė pėrse tė lumturohen. Greqia ka njėzet vjet qė bllokon anėtarėsimin e Maqedonisė nė NATO dhe BE, ndėrkohė qė dhjetė vitet e fundit tė gjitha komisionet evropiane deklarojnė se nuk duan zgjerim tė mėtejshėm. Nėse kėsaj davaje i shtohet edhe tensioni shqiptaro-grek, muri qė ndan 2.5 milionė shqiptarėt e Shqipėrisė nga 1.5 milionė shqiptarėt nė BE dhe SHBA do tė mbetet i pakapėrcyeshėm pėr shumė nga ne. Sa mė tepėr vonohet ky integrim i premtuar, aq mė shumė zbehen lidhjet e Shqipėrisė me shtetasit e saj nė BE dhe SHBA. Pėr ēdo mur ndarės ekzistojnė dhjetėra burokraci dhe Shqipėria humbet dhjetėra shanse pėr tė pėrkrahur realisht tė drejtat e shtetasve tė saj nė BE. Nė kėto kushte pyetja qė ēdokush duhet t'i bėjė vetes ėshtė kjo: a do duhej ēėshtja ēame tė kthehet nė njė pengesė pėr bashkėpunimin rajonal dhe integrimin evropian?

Nė mėnyrė qė kjo pyetje tė marrė pėrgjigje, nevojitet fillimisht njė shpjegim i asaj qė quajmė "ēėshtja ēame". Njė shpjegim i mundshėm, pra, i rėndėsisė sė madhe qė i jepet ēėshtjes ēame kėto ditė lidhet me oportunizmin qė pėr mė shumė se njė shekull ka mahisur ēdo politikėbėrje shqiptare, por edhe me injorancėn e gjerė tė mediave dhe publikut shqiptar. Pikė sė pari, ēdo cekje e ēėshtjes ēame nė debatin publik presupozon dy mite. Miti i parė thotė se ēamėt luftuan pėr atdheun, kurse miti i dytė spekulon se gjoja Ēamėria iu mor Shqipėrisė. Pa dashur tė vė nė dyshim shqiptarizmin e shumė ēamėve sot, mė duhet tė sqaroj kėtu se −sipas dokumenteve tė shumta historike− pėrpara Luftės sė Dytė Botėrore, patriotizmi ēam kishte karakter krahinor (siē ndodhte rėndom me shqiptarėt e asaj kohe). Pėrderisa atdheu i ēamit ishte Ēamėria, udhėheqėsit e tij ishin paria apo aristokracia ēame. Paria ēame, rrjedhimisht, ishte ajo qė u shpallte luftė edhe paqe turqve, venedikasve, suliotėve, Ali Pashė Tepelenės, grekėve, italianėve, etj. Paria ēame, me kėmbėn e parė nė Shqipėri (pas pėrndjekjes mizore qė iu bė nga fashistėt grekė), duket se i paska kėrkuar Enver Hoxhės shpėrnguljen e tė gjithė ēamėve nė Turqi. Enveri, sakaq, jo vetėm qė nuk donte tė paguante shpėrnguljen e ēamėve nė Turqi, por duket se paska diskutuar mundėsinė e shfarosjes e tė gjithė ēamėve. Shkaqet pėrse ēamėt donin tė shkonin nė Turqi, apo pėrse Enveri i urrente pėr vdekje, pak i interesojnė kėsaj analize. Ajo qė duhet theksuar ėshtė teza se as paria ēame dhe as paria komuniste nuk kanė luftuar pėr shqiptarinė. Tė parėt luftuan pėr krahinėn e tyre (e rrethuar nga grekortodoksėt), tė dytėt luftuan pėr komunizmin (sipas komandave tė qarta qė merrnin nga Beogradi dhe Moska).

Pėrsa i pėrket mitit tė dytė, sipas sė cilit Ēamėria iu shkėput Shqipėrisė, zhgėnjimi ėshtė po aq i madh, sa zhgėnjimi qė lidhej me mitin e parė. Ndėrsa nė rastin e parė identiteti krahinor dhe identiteti ideologjik nuk e favorizonin solidaritetin kombėtar, nė mitin e dytė pėrdhosja dhe dorėzimi absolut i shqiptarėve tek fashistėt italianė paraqitet si triumf; si triumfi i Shqipėrisė sė Madhe dhe tė Bashkuar. Siē dihet nga historia, ky "triumf" i puthadorit tė dorėzuar shqiptar nuk zgjati mė shumė se tre vjet dhe, siē ngjan gjithnjė nė histori, fitimtarėt puthadorin e varin tė parin. Kėshtu pak a shumė u var Shqipėria e Madhe dhe pėr sa kohė qė kryeministrat shqiptarė do tė bėjnė "supozime patriotike"− ashtu do vazhdojė tė varet.

Pėrpara se ta mbyll kėtė shkrim, mė duhet t'i sqaroj lexuesit se ēmitizimi i ēėshtjes ēame nuk synon zhvlerėsimin e njė tragjedie qė ndodhi shtatė dekada mė parė. Ēmitizimi ka si synim nacionalizmin e verbėr. Ėshtė ky nacionalizėm qorr qė tragjedinė e njė krahine e kthen nė mit tė kombit tonė, ashtu si nacionalizmi i atyre serbėve qė kanė kthyer nė mit Kosovėn.

E vėrteta ėshtė se asnjė mit kombėtar nuk fshihet pas asaj qė ndodhi nė Ēamėri. E gjithė tragjedia ēame ndodhi nė rrethana krejt tė turpshme pėr historinė e Greqisė, historinė e Italisė dhe historinė e Shqipėrisė. Kjo tragjedi u mbyll me vrasje, shpėrngulje, internime dhe masa tė tjera. Viktimat ishin ēamėt, por ėshtė e kotė qė tė kėrkohen heronj dhe mite tė kombit tonė nė kėtė tragjedi. Ajo qė kėrkohet sot ėshtė drejtėsia simbolike dhe dėmshpėrblimi i kėtyre familjeve. Mirėpo as drejtėsia dhe as dėmshpėrblimi i ēamėve nuk do tė vendosen nga qeveritė apo kuvendet e Tiranės. Natyra e problemit ėshtė e atillė qė verdikti tė vijė nga gjykatat ndėrkombėtare nė bashkėpunim me qeveritė e Athinės −qė do tė thirren pėr tė dhėnė dėmshpėrblimin sipas mundėsive qė vetė do negociojnė. Pėrveē mbėshtetjes simbolike ndaj qytetarėve shqiptarė qė kėrkojnė drejtėsi nga Greqia dhe Evropa, Tirana nuk ka asnjė fjalė tjetėr nė kėtė mes.

Pėrsa i pėrket pėrfitimeve materiale, askush nuk duhet ta vėrė nė dyshim se do tė jenė minimale dhe kurrsesi nuk do mund tė krahasohen me pėrfitimet qė Shqipėria merr nga emigrantėt e saj dhe nga bashkėpunimi rajonal. Ēdo parti qė u jep shpresa ēamėve se do tė pasurohen ėshtė njė parti oportuniste dhe mashtruese. Siē kemi parė nga luftrat e tjera nė Evropė, dėmshpėrblimet asnjėherė nuk kanė qenė tė barabarta me humbjet. Nėse nė rastin ēam ndodh njė pėrjashtim (qė askush nuk e pret), fati i kombit shqiptar nuk do tė pėrmirėsohet sėrish. Fatin e kombit shqiptar e shndėrrojnė veprat e shtetit shqiptar −jo premtimet e partive shqiptare pėr dėmshpėrblime dhe pensione qė do dalin nga shteti grek.

Nė kėtė moment, qeveritė shqiptare kanė dy opsione: armatimin dhe pėrgatitjen pėr tė mbrojtur tė drejtat shqiptare me luftė (si nė kohėn e Enver Hoxhės), ose integrimin sa mė tė shpejtė rajonal dhe mbrojtjen e identitetit shqiptar brenda strukturave tė BE sipas standardeve evropiane. Pėr opsionin e dytė, mirėkuptimi me Greqinė ėshtė i domosdoshėm, kurse batutat patriotike tė politikanėve shqiptarė janė tė dėmshme (aq mė tepėr kur edhe shtetit fqinj i nevojiten pėrpjekje gjigande, si edhe pėrkrahje rajonale, pėr tė shtypur nacionalizmin qorr tė shumė grekėve). Pėrtej dy opsioneve qė u pėrmendėn, ēdo taktikė tjetėr vetėm me oportunizėm ngjan. Oportunizėm i atij lloji qė harron se katėr milionė shtetasit shqiptarė, si edhe ardhmėria e gjithė kombit tonė, kanė mė shumė rėndėsi se dyzet mijė votat e PDIU.
Duaje Siveten nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 08-11-2016, 17:57   #2
lenci
::
 
Data e antarėsimit: Feb 2012
Posts: 2,666
Thanks: 160
Thanked 948 Times in 479 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
lenci ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Batutat Pa Breke Ne B*the

Greqia dhe Serbia kanė detyrime ndaj borxhlinjve BE dhe BS ndaj njė pjesė tė prodhimit tė brendshėm duhet ta perdorin pėr armatime.
Pėr mė shumė klikoni nė google pėr armatimet qė Greqia ēdo vit, falė rehabilitimit tė borxhit tė jashtėm, duhet tė blejė nga Gjermania.
Shqipėria sot ėshtė pjesė e Nato,dhe asnjė shtet qė bėn pjesė nė kėtė aleancė,nuk mundet pėr arsye llogjike tė sulmojė njė shtet tjetėr qė bėn pjesė nė tė njėjtėn alencė.Pėr mė tepėr Shqipėria si faktor rajonal ka mė shumė mbėshtetje se Greqia nė skenėn ndėrkombėtare.Kjo ėshtė teoria dhe paēim fat nėse nuk ėshtė kėshtu.

Problemi ėshtė shteti shqiptar me ardhjen nė fuqi tė shpellarėve nė 91',sakrifikoi ēdo gjė me arsyetimin qė nuk nevojitet ushtria.Por ishte gabim strategjik qė ripėrsėritet.
Ēdo shtet pavarėsisht situatave duhet tė pėrgjigjet pėr sigurinė e shoqėrisė dhe tė jetė garant pėr mbrojtjen e vendit.
lenci nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 08-11-2016, 21:27   #3
BATO
______
 
Avatari i BATO
 
Data e antarėsimit: Jan 2011
Posts: 5,972
Thanks: 560
Thanked 1,182 Times in 625 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 117
BATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėmBATO i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Batutat Pa Breke Ne B*the

Ne ballkan, shqiptaret jane te vetmit qe jane te ēarmatosur, pa ushtri
Ne rast te ndonje katrahure te ardhshme, nuk do t'i mbroje askush
BATO nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 25-07-2019, 16:47   #4
Gi de Masha
V.I.P
 
Avatari i Gi de Masha
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Vendndodhja: Danimarkė
Posts: 12,472
Thanks: 10,720
Thanked 5,805 Times in 2,761 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 186
Gi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėm
Re: Pėrgjigje e: Batutat Pa Breke Ne B*the

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga BATO Shiko postimin
Ne ballkan, shqiptaret jane te vetmit qe jane te ēarmatosur, pa ushtri
Ne rast te ndonje katrahure te ardhshme, nuk do t'i mbroje askush
... vetorganizohemi !
__________________
devollitėt thonė
Gi de Masha nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur