Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombėtare & Boterore > Historia e Shqiptarėve > Etimologjia

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 30-07-2019, 06:00   #1
Gi de Masha
V.I.P
 
Avatari i Gi de Masha
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Vendndodhja: Danimarkė
Posts: 12,443
Thanks: 10,695
Thanked 5,751 Times in 2,729 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 184
Gi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėm
Ja cila ėshtė arsyeja se pse e gjithė bota e quan Shqipėrinė sot Albania

Ja cila ėshtė arsyeja se pse e gjithė bota e quan Shqipėrinė sot Albania

Prejardhja e saktė e tij nuk dihet. Disa thonė se ishte romak, tė tjerė thonė, helen, por nisur nga emri ‘Ptolemy’, ai mund tė ketė qenė me prejardhje nga Ptolemenjtė e periudhės sė Aleksandrit tė Madh.

Ptolemeu shkroi shumė libra, traktate shkencore, studime, por shqiptarėt e pėrmendin atė kryesisht pėr Gjeografinė e tij (rreth vitit 130), ku Ptolemeu sjell pėr herė tė parė tė dokumentuar emri ‘Albanian’ me kryeqytet Albanopolis, sa kalon Durrėsin, diku midis Tiranės dhe Krujės.

(kjo faqe nė librin e tij thuhet se ka humbur a ėshtė grisur, por tė dhėnat citohen nga burime tė asaj kohe).

Dhe kėshtu fillon rrugėtimi historik i njė emri; ‘Albania’ u popullarizua nga Anna Komnena (1083-1146), bija e perandorit bizantin Aleks i parė, e cila shkroi nė historinė e saj tė famshme Alekseida, se njerėzit qė banonin nė zonėn pėrtej Durrėsit e quanin veten ‘Arbanez’; nė fillim tė shekullit XII normanėt nė epikėn e tyre nė frėngjisht

, ‘Kėngėt e Rolandit’ e quajtėn ‘Albania’ rajonin nga Durrėsi nė Vlorė; nė shekullin XIV, ata qė ikėn nė Greqi nga kėto troje e quajtėn veten nė dialektin gjuhėsor ‘Arbanitė’ – ‘Arvanitė’; nė shekullin XV ata qė ikėn nė Italinė jugore e quanin atdheun e tyre ‘Arbana’ dhe veten ‘Arbėreshė’; Gjon Buzuku, njė nga shkrimtarėt e pare shqiptarė tė shekullin XVI, i referohej vendit tė vet ‘Arbėn’;

Madje Buzuku ishte i pari qė e quajti gjuhėn e tij ‘Shqip’; ndėrkohė bota vazhdon tė pėrdorė emrin e vjetėr ‘Albania’ (ndikuar nga Ptolemeu) dhe ‘Albanian’ pėr gjuhėn qė flitet, ndėrsa vendasit mbėshteten nė fjalėn ‘shqip’ dhe ‘Shqipėri” dhe ‘Shqiptarė’ e quajnė veten e tyre.

Gjeografia nga Ptolemeu

Ptolemeu ėshtė pėrgjegjės pėr disa nga tekstet e historisė mė tė rėndėsishme nė astronomi dhe hartės.

“Gjeografia”, udhėzuesi i tij pėr kartografinė, konsiderohet si pėrpjekja e parė e vėrtetė nė botė pėr krijimin e njė harte tė botės.

Ndėrkohė qė ideja e Ptolemeut mbi botėn mund tė mos duket si globi modern ku ne kemi qasje sot, mbetet sėrish njė punė mbresėlėnėse pėr shekullin e 2-tė.

Shumė nga teknikat moderne tė hartės qė pėrdorim sot ende varen nga risitė e bėra nga Ptolemeu nė trajtimin e portretit tė tij.

burimi
__________________
devollitėt thonė
Gi de Masha nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur