Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Media / Politika / Sondazhe > Analiza / Shkrime / Opinione

Analiza / Shkrime / Opinione Le tė “luajmė” sėbashku rolin e analistit dhe tė japim opinionet tona rreth tematikave tė ndryshme qė hasim pėrditė.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 01-08-2019, 10:23   #1
Viking
*Odin*
 
Avatari i Viking
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Vendndodhja: Valhalla Old Norse Valhöll "hall of the slain" is a majestic, enormous hall located in Asgard
Posts: 8,656
Thanks: 23
Thanked 2,561 Times in 1,588 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 179
Viking i pazėvėndėsueshėmViking i pazėvėndėsueshėmViking i pazėvėndėsueshėmViking i pazėvėndėsueshėmViking i pazėvėndėsueshėmViking i pazėvėndėsueshėmViking i pazėvėndėsueshėmViking i pazėvėndėsueshėmViking i pazėvėndėsueshėmViking i pazėvėndėsueshėmViking i pazėvėndėsueshėm
Historia e yllit tė volejbollit shqiptar, Asllan Rusi si u mbyll nė psikiatri, vetėm

Asllan Rusi, ish- volejbollisti mė i mirė i ekipit tė Dinamos nė vitet ’70, ėshtė shenjėstruar, goditur dhe rrėnuar nga Sigurimi i Shtetit nė kulm tė karrierės sė tij, vetėm sepse dashuronte vajzėn e Enver Hoxhės. Njė ngjarje e rėndė, pasojat e sė cilės pak vite mė vonė i kanė kushtuar jetėn.

Tashmė, pas rreth 25 vitesh nga humbja fatale, historia e njeriut qė shkroi njė faqe tė artė nė librin e sportit shqiptar, pėr herė tė parė pranohet e bashkuar me njė tjetėr fletė, kėsaj radhe tė zezė, tė njė historie tjetėr. Faktin e pohon Mjeshtri Vangjel Koja, ish-trajneri i shquar i ekipit tė meshkujve tė Dinamos nė vitet 1960-’90. Ėshtė njė burrė rreth tė shtatėdhjetė e pesave, por kėtė moshė vetėm pamja nuk mundet ta fshehė.

Ndėrsa pėr 75 vitet e logjikės, Vangjel Koja, duket se ėshtė i aftė tė matet me mė tė mirin. Nė raste tė tilla me vete mban edhe njė bllok shėnimesh, qė daton vitet ’50 dhe qė e ndihmon tė jetė konēiz, mė saktė tė hedhė baste gjithmonė tė fituara me veten. “Hidhini njė sy.

Nė vitin 1962 Asllan Rusin e kam tė fundit nė listėn e volejbollistėve, njė renditje qė e bėja duke respektuar aftėsitė e gjithsecilit. Kurse nė vitin 1975, kur edhe ndodhi ngjarja, e kam tė parin nė listė.

Prej kėtej e thyen dhe e hodhėn pėrtokė si tė ishte njė fletė peme…”, – rrėfen trajneri Koja, duke shpjeguar se shkatėrrimi i jetės sė Asllan Rusit, ėshtė njė nga pengjet mė tė mėdha tė jetės sė tij. Gjithēka kishte ardhur papritur, aq papritur sa vijnė gjithmonė ngjarjet e frikshme.

Zoti Koja, do mė pėlqente ta nisnim nga fillimi. Si jeni njohur me Asllan Rusin?

VANGJEL KOJA: Ka qenė viti 1961. Asllan Rusin, njė adoleshent gjatosh, e pikasa nė skuadrėn e volejbollit tė tė rinjve tė ekipit tė Tiranės qė kishte pėr trajner njė mikun tim, Thanas Mitrushin. Duket Asllani ishte paska tip i pashtruar dhe kishte pasur disa pėrplasje me trajnerin.

Kurse mua mė bėri pėrshtypje qė ishte mė i gjatė se shokėt e skuadrės. Biseduam dhe kur dėgjoi dėshirėn time pėr ta marrė me Dinamon, Mitrushi nuk ma bari dysh: Ta jap unė Asllanin, – mė tha. Unė isha tjetėr tip, u bija kokės lojtarėve dhe nuk kisha asnjėherė probleme disipline, kėshtu qė nuk mė trembi “shtrimi” i Asllanit.

Ai nisi tė stėrvitej me tė rinjtė e Dinamos pėrgjatė vitit 1961. Njė vit mė pas forma e tij ishte shumė e mirė dhe e kaluam me ekipin e tė rriturve. Kėshtu nisi edhe historia e tij qė pak vite mė pas do tė njėsohej me historinė e Dinamos sė madhe, ekipit qė do tė bėnte epokė nė volejbollin evropian. Asllani ka qenė i vitlindjes 1945.

Vinte i dobėt, por me kalimin e viteve u mbush dhe gėzonte njė fizik dhe njė trup tė formuar pėr tė pasur zili. Kam edhe parametrat: Ishte 188 cm i gjatė, peshonte 88 kilogramė, gjatėsia me krahė 2,45 m, kėrcimi 3,45 metra…

Dhe kur, nė ē’vit Asllani arriti tė ishte njė nga mė tė mirėt e ekipit tė Dinamos?

VANGJEL KOJA: Ishte i talentuar dhe u ingranua shumė shpejt. Nisi tė shkėlqente qė nė vitin 1963. Njė vit mė pas me Asllanin nė skuadėr do tė fitonim titullin Kampion Kombėtar, madje filluar nga ky vit titullin e fituam tetė herė radhazi. Pikėrisht nė kampionatin e fituar tė vitit 1964 spikatėn gjuajtjet nga vija e dytė tė Asllanit.

Kujtoj se kėto gjuajtje nė atė kohė nuk i bėnte askush nė Shqipėri. Kishte njė taktikė tė gabuar, sipas tė cilės pėr gjuajtjet nga vija e dytė nuk organizohej bllok dhe liheshin tė priteshin. Por pothuaj nė tė gjitha kėto gjuajtje Asllani merrte pikė.

Kujtoj se kampionatin e fituam me njė ndeshje tė drejtpėrdrejtė me ekipin e Partizanit, qė nė ato kohėra lulėzonte dhe kishte “aneksuar” prej kohėsh titullin kampion.

Dihet qė Dinamo nė atė kohė ka arritur tė luajė deri nė gjysmėfinalet e Kupės sė Evropės, njė arritje nga mė tė mirat e sportit shqiptar, tashmė krejt e paimagjinueshme. Cili ishte roli i Asllanit nė skuadėr?

VANGJEL KOJA: Asllani ishte nga mė tė mirėt e turneve nė njė kohė qė luanim mė skuadra kampione tė Evropės. Kujtoj se ai, por edhe Dashamir Fagu, – kėtė e merrnim “borxh” nga “Partizani”, patėn oferta pėr tė luajtur me ekipe tė mėdha tė Evropės. Kuptohet, njė ėndėrr qė komunizmi nuk e lejonte.

Pra, me kalimin e viteve loja e Asllanit vinte nė rritje. Le tė shohim njė statistikė. Nė kampionatin e vitit 1969-’70 Asllan Rusi i ka dhėnė skuadrės 160 pikė, pra ėshtė mė i miri i ndjekur nga Kreshnik Tartari, qė renditet i dyti. Pas kėsaj kohe ka qenė absolut nė lojėn e tij qė vinte duke u rritur.

Nė vitin 1972 arritėm tė futeshin nė gjysmėfinalet e Kupės sė Evropės, ku Asllan Rusi dhe Dashamir Fagu bėjnė figurė tė shkėlqyer. Hidhini njė sy bllokut tė shėnimeve. Qė nga viti 1973 Asllan Rusi renditet i pari, jo vetėm sipas vlerės, por edhe sipas pjekurisė. Por siē e shikoni edhe vetė, ai ka luajtur deri nė vitin 1975. Mė tej Asllani nuk luan mė… nuk ka mė Asllan.

Pse nuk ka… ēfarė ndodhi?

VANGJEL KOJA: E goditėn, e rrėzuan… Kaloi disa peripeci nė kėtė kohė… dashuronte vajzėn e Enver Hoxhės.

Si u krijua mundėsia tė njihej me vajzėn e Enver Hoxhės?

VANGJEL KOJA: Janė njohur nė plazhin e Durrėsit, nė Kavalishencė. Duhet t’ju kujtoj se ekipi i Dinamos i pėrkiste Ministrisė sė Brendshme dhe si tė tillė kishim tė drejtė tė shfrytėzonim njė pjesė plazhi tė rrethuar nė Durrės nė dispozicion tė Ministrisė sė Brendshme, qė rėndom quhet Kavalishenca. Ngjitur ishin edhe vilat dhe plazhi i udhėheqjes komuniste tė kohės.

Pikėrisht kėtu janė njohur Asllani me tė bijėn e Enver Hoxhės. Kujtoj gjithashtu se vajza e Enverit stėrvitej me ekipin e femrave tė Dinamos dhe kjo ka qenė njė tjetėr mundėsi kontakti mes tė dyve. Vajza ishte e gjatė dhe llogaritej tė ishte njė volejbolliste me perspektivė. Kujtoj gjithashtu se ajo ishte mė e vogėl nė moshė nga Asllani.

Nga sa dini ju, bėhej fjalė pėr dashuri tė ndėrsjellė, apo vetėm Asllani ishte dashuruar pas vajzės?

VANGJEL KOJA: Unė flas nga pozita e njė trajneri, qė sigurisht nuk e ka mundėsinė tė dijė mė shumė se lojtarėt e skuadrės. Kėshtu qė mendoj se lojtarėt e tjerė tė skuadrės dinė mė shumė hollėsi tė kėtij lloji.

Pėr njė gjė jam i sigurt, qė Asllani e dashuronte. Jam i sigurt gjithashtu se pikėrisht kjo dashuri u bė shkaktare qė atij ti shkatėrrohej jeta, duke filluar me largimin nga ekipi i Dinamos e dėrgimin me dhunė nė spitalin psikiatrik.

“Nė psikiatri, Asllan Rusit i injektuan ilaēe shkatėrruese” “E larguan nga ekipi, se donte vajzėn e Enverit”

Mjeshtėr, kur kuptuat se Asllan Rusi kishte probleme, apo nisi tė ndryshonte nė sjelljen e tij?

VANGJEL KOJA: Bėhet fjalė gjithmonė pėr nė vitin 1975. Kohė kur ai dashuroi vajzėn e Enver Hoxhės. Natyrisht unė e mėsova mė pas kėtė fakt, por pikėrisht nė kėtė kohė Asllani pati njė ndryshim nė sjelljet e tij, qė s’mė shpėtoi nga vėmendja. Nisi tė konsumonte alkool.

Duket qė e kishte njė hall. Gjithsesi, nė fushėn e lojės vazhdonte tė ishte njė lojtar perfekt. Pak ditė mė pas, pas interesimit pse mungonte nė stėrvitje, mė thanė se e kishin shtruar nė spitalin psikiatrik. Kjo mė shokoi.

Pėr sa kohė e kishit njohur, ju kishte dhėnė ndonjė shenjė Asllani se kishte probleme nga ato qė mund tė shėrohen nė psikiatri?

VANGJEL KOJA: Absolutisht jo. Asllani ishte nė kulmin e karrierės dhe shkėlqimit tė tij si sportist. S’ka ndodhur kurrė tė ketė shkaktuar situata tė pakėndshme, apo tė tregonte se kishte probleme mendore. Prandaj, edhe shtrimi nė spitalin psikiatrik m’u shkarkua me dhimbje nė mendje. Me tė mėsuar pėr kėtė, u nisa me urgjencė pėr nė spital qė ta vizitoja.

Mund tė na pėrshkruani si e gjetėt?

VANGJEL KOJA: Po. Ka qenė njė nga skenat mė tė dhimbshme qė kam pėrjetuar. Sa hyra nė dhomė, mu shfaq njė Asllan i tjetėrsuar. Tė mė kuptoni. Gjatė atyre viteve isha mėsuar tė konceptoja njė Asllan me trup viganėsh, qė ia kishin zili shumėkush, njė Asllan vital, tė qeshur dhe njėkohėsisht tė sjellshėm e tė bindur.

Pra, u futa me kėtė pėrshtypje nė dhomėn ku e kishin shtruar dhe u shtanga kur e pashė. Nė pak orė tė kaluara aty brenda, se nuk ishin bėrė akoma ditė, ai ishte tjetėrsuar. Ishte lėshuar krejt dhe nuk ishte nė gjendje as tė ēonte gotėn e ujit me duart e veta te goja.

U tmerrova dhe kėrkova shpjegime. Njė mjek mė sqaroi se ishin duke e kuruar pėr sistemin nervor. Mjeku mu prezantua si tifoz i sportit tė volejbollit. Mė thotė: Mos u tremb. Po i bėjmė njė kurė me ilaēe qė i heqin forcėn nervore… Por me kalimin e kohės gjithēka do kalojė…

Si u gjend nė kėtė spital Asllan Rusi, shkoi me rekomandimin e ndonjė mjeku, apo…?

VANGJEL KOJA: Kėtė e mėsova mė pas. Ėshtė nga ato histori tė cilat pasi i dėgjon tė presin krahėt, pasi dalin jashtė fuqive tė tua. Mė rrėfyen se Asllanin e kishin ēuar me forcė nė spitalin psikiatrik. I kishin kurdisur njė kurth. Duket, ata kishin tentuar ta merrnin dhunshėm nė ndonjė tjetėr rast, por ka gjasa qė kishin dėshtuar, pėr shkak tė fizikut tė jashtėzakonshėm tė Asllanit.

Prandaj i kishin bėrė llogaritė mirė qė tė mos dėshtonin sėrish. Mė rrėfyen se kurthin ia kishin gatitur nė afėrsi tė Degės sė Brendėshme tė Tiranės. Sot nė tė njėjtat ambiente ėshtė Drejtoria e Policisė. Dy policė tė bėshėm, tė cilėt ishin njėkohėsisht mundėsa tė “Dinamos”, qė tė dy tė njohur apo miq tė Asllanit, i kishin prerė rrugėn me njė makinė policie.

Dy policėt kishin zbritur nga makina dhe pa dhėnė asnjė shpjegim e kishin marrė Asllanin me forcė dhe futur dhunshėm nė brendėsi tė xhipit. Mua mė thanė se nga kėtu ishin nisur drejt e nė spitalin psikiatrik.

Pra, Asllani u ēua nė spital forcėrisht, jo sepse kishte nevojė pėr kurim?

VANGJEL KOJA: Asllan Rusi u shkatėrrua nga injeksionet nė spitalin psikiatrik. Nuk ishin tė natyrshme kėto zhvillime. Asllani nuk u dėrgua nė spital se ishte i sėmurė, ai u shkatėrrua nga diēka tjetėr. E goditėn, sepse dashuronte vajzėn e Enver Hoxhės. Kjo histori e shkatėrroi. Kur e pashė nė atė gjendje, e mendova tė humbur.

Kujtoj se nė spital i shkonte pėrditė i vėllai, Mimi, njė basketbollist i mirė joni, i cili i rrinte pranė me orė tė tėra. Pas vdekjes sė Asllanit, nė vitin 1983, Mimi kaloi shumė kriza nervore dhe humbi jetėn duke u hedhur nga dritarja e pallatit.

Ē’ndodhi mė pas? Asllani doli njė ditė nga spitali, apo jo?

VANGJEL KOJA: Patjetėr. Por nuk ishte mė nė gjendje tė stėrvitej. Ishte lėshuar shumė fizikisht. Kujtoj Asllanin qė vinte pranė fushave ku stėrviteshin shokėt e vet dhe kalonte kohėn duke luajtur “nėntėsh” me rojen. Njė skenė qė mė shkaktonte lotė. Por ēuditėrisht pati njė periudhė qė Asllani e merr veten.

Ishte i njėti vit, 1975, dhe skuadra jonė ishte nė Rumani pėr Kampinatin Evropian. Aty Asllani luajti si i barabartė me ekipin. Por me t’u kthyer nė Shqipėri, sėrish pėrfundoi nė spital. Pas kėsaj e detyruan tė largohej nga ekipi i “Dinamos”…

Le tė ndalemi pak nė kėtė pikė, pasi kolegėt e vet thonė se pikėrisht largimi nga ekipi i “Dinamos” e shkatėrroi pėrfundimisht Asllan Rusin… Jeni edhe ju i tė njėjtit mendim?

VANGJEL KOJA: Kam qenė dhe mbetem i mendimit se atė e shkatėrruan, sepse dashuronte vajzėn e Enver Hoxhės. Mua mė kanė thirrur nė Ministrinė e Brendshme dhe mė kanė urdhėruar ta largoj Asllanin nga skuadra. Duhet t’ju risjell nė vėmendje, se “Dinamo” ishte ekip i Ministrisė sė Brendshme.

Nuk mė kujtohen njerėzit qė mė thirrėn, por kujtoj se mė thanė prerė: Asllani s’ėshtė mė pėr ne. Njė urdhėr pėrpara tė cilit isha krejt i pafuqishėm, edhe pse u pėrpoqa ta ndihmoja Asllanin. Sipas mjekėve, atij i bėnte mirė sporti. Kėshtu qė nė atė pėrballje tė pabarabartė nė Ministrinė e Brendshme, arrita tė paktėn qė tė “merrja leje” qė Asllani tė kalonte nė njė tjetėr ekip.

Si reagoi Asllani kur i komunikuat largimin nga skuadra?

VANGJEL KOJA: Nuk mė keqkuptoi kur ia thashė. – Tė paktėn mė rregullo nė ndonjė ekip tjetėr, – mė tha.

Ishte njė nga bisedat mė tė vėshtira tė jetės sime. Mė dhimbsej. Asllani nisi tė luante me ekipin e Studentit pėrgjatė vitit 1966 dhe natyrshėm qė vazhdonte tė ishte mė i miri i ekipit. Por duket aty nuk merrte tė njėjtėn kėnaqėsi shpirtėrore qė merrte me “Dinamon”. E la shpejt sportin, nė vitin 1976.

Kujtoj se vitet e fundit tė jetės i kaloi si mėsues fizkulture nė Liceun Artistik “Jordan Misja” nė Tiranė. Mė tej u godit nga njė sėmundje kanceroze. Unė shkoja shpesh ta shihja nė spital. Aq shpesh, saqė dikur i kishte thėnė Andi Tiranės, qė ishte njėkohėsisht mjek dhe volejbollist i Dinamos: “Nuk ma merrte mendja se nga tė gjithė, mė shumė mė donte profesori”. V, diq nė vitin 1983. Ishte vetėm 38 vjeē.

“SI E MORĖM ASLLANIN NĖ RUMANI PĖR TA KURUAR”

Ka pasur njė periudhė kur Asllan Rusi ishte shfaqur i njėjtė me Asllanin qė kishte qenė para se ta shkatėrronin me ilaēe. Njė kohė e shkurtėr qė kishte bėrė trajnerin dhe kolegėt e tij tė mendonin se gjithēka do tė riparohej mė nė fund. Ishte viti 1975 dhe Rusi i shkatėrruar fizikisht nga injeksionet nė spitalin psikiatrik, vetėm sa paraqitej nė stėrvitjen e skuadrės.

Nė kėtė kohė “Dinamo” duhet tė shkonte nė Rumani pėr tė marrė pjesė nė Kampionatin Ballkanik tė volejbollit. Nuk dihet se si ia kishte arritur, por trajneri Koja kishte mundur tė fuste edhe emrin e Asllan Rusit nė listėn e lojtarėve qė do tė niseshin jashtė vendit. Ishte justifikuar me shprehjen: Ta kurojmė njėherė nė Rumani.

Njė shprehje qė fatmirėsisht kishte funksionuar me suksesin e “hapu Susam”. Duket njerėzit e Sigurimit tė Shtetit qė shihnin me lupė emrat e sportistėve tė cilėt shkonin jashtė shtetit, nuk kishin pasur kontradikta pikėrisht me kėtė kėrkesė: Ta kurojmė njėherė nė Rumani.

Ajo duket u kishte ardhur pėr shtat e kishte pėrkėdhelur variantin e tyre, sipas tė cilit Asllan Rusi ishte njė i sėmurė qė duhet tė kurohej nė spitalin psikiatrik. Duke vazhduar rrėfimin, trajneri Koja shpjegon se si me tė mbėrritur nė Rumani shėndeti i Asllanit ishte pėrmirėsuar me hapa galopantė. “Nė pak ditė nisi tė stėrvitej dhe po tregonte njė formė tė shkėlqyer sportive.

Nuk do ta besoni, por falė kėsaj forme ne e aktivizuam nė ndeshjet e drejtpėrdrejta me ekipet mė tė mira tė Ballkanit dhe Asllani ishte ai i mėparshmi. U vlerėsua madje, ndėr tė dalluarit e kėtij kampionati”, – rrėfen Mjeshtri Vangjel Koja. Por duket nė tokė tė huaj, larg stresit tė Tiranės, kishte ndodhur edhe shkėlqimi i fundit i Asllan Rusit.

Pasi me t’u kthyer nė Tiranė, shėndeti i tij sėrish shkatėrrohet. Askush nuk di tė thotė se nė ē’rrethana ai pėrfundoi pėr sė dyti nė spitalin psikiatrik. Pėr mė tepėr, asnjė nga miqtė e tij nuk di shumė hollėsira. Duket Asllani nuk u rrėfente kolegėve tė vet pėr problemet e tij.

Tė pyetur pėr kėto ngjarje, ata qė gjenden nė Shqipėri janė mjaftuar me shprehjen: “Dimė vetėm atė historinė me vajzėn e Enver Hoxhės”. Duke qenė se janė tė pakėt dėshmitarėt e hollėsive tė kėsaj historie, ka shumė tė ngjarė qė tė vėrtetat e tij Asllani t’ia ketė besuar njė tjetėr personi, qė tashmė nuk jeton, mbase tė vėllait, ish-basketbollist, i cili i ka marrė me vete nė varr, pasi humbi jetėn nė rrethana tė habitshme duke u hedhur nga lartėsia e njė pallati. Fe. De.

KUSH ĖSHTĖ VANGJEL KOJA?

Njė jetė nė punė. Kjo ėshtė historia me tre fjalė e njeriut qė mban emrin Vangjel Koja. Ka drejtuar ekipin e volejbollit tė meshkujve tė Dinamos pėr mė shumė se 30 vite, por ėshtė marrė me kėtė sport pėr gati 50 vite. Dhe gjithmonė ka pasur rezultat, madje edhe pak javė mė parė kur ndihmoi ekipin e femrave tė Dinamos tė shpallej kampion.

Tashmė “Mjeshtėr i Madh”, titull i dhėnė nga Presidenti i vendit nė dhjetor 2003, Koja ėshtė laureuar gjithashtu me tre urdhra “Naim Frashėri” tė kategorive 1,2 dhe 3 si dhe me titullin “Mėsues i Popullit”. Mbart me vete gjithashtu njė histori interesante, sipas sė cilės dikur e kishin detyruar tė zgjidhte volejbollin.

Vangjeli e kishte nisur sportin nė vitin e largėt 1947. Nė moshėn 14 vjeēare ishte shpallur kampion me tė rinjtė e ekipit tė Tiranės nė katėr gara: hedhje shtize, kėrcim sė gjati dhe nė vrapimet nė distancat 800 e 400 metra.

Njėkohėsisht i pėlqenin basketbolli dhe volejbolli. Por kur nė vitin 1956 “nga lart” vjen njė direktivė qė sportistėt duhet tė specializoheshin nė njė lloj sporti, Vangjeli zgjedh mė tė fundit, volejbollin. Nė vitin 1958 krijon shkollėn sportive “Dinamoviti i ri”.

Deri nė vitin 1963 bėn trajnerin dhe lojtarin nė ekipin e volejbollit (meshkujt) tė Dinamos, njė ekip qė u krijua nė vitin 1958. Merr pjesė nė disa turne ndėrkombėtarė, por nė kėtė kohė forma e ekipit tė ri nuk ishte mė e mira. Dinamo luan fillimisht nė kategorinė e dytė, por duke dalė kampion nė vitin 1959, futet nė tė parėn. Mė tej rritja e ekipit tė Kojės ėshtė e papėrballueshme.

Nė vitin 1961 zė vendin e katėrt, njė vit mė pas tė tretin, mė 1963 tė dytin dhe mė 1964 tė parin. Mė pas 8 vite rresht Dinamo shpallet kampion kombėtar. Tetė vite mė pas ekipi futet nė gjysmėfinalet e Evropės. Koja ėshtė nė drejtim tė Dinamos deri nė vitin 1990. Mė tej shkon trajner nė Itali, ku merret pėr gati 10 vite mė trajnimin e femrave nė Kastelana Grotte (Pulia) duke pasur sėrish sukses.

Fatkeqesite e familjes Rusi

Familjen e Asllan Rusit e kanė ndjekur pas aq shumė fatkeqėsi, sa tashmė prej trungut tė saj nuk jeton askush. Babai, Xhelal Rusi, njė farmacist i diplomuar nė Francė, qė njihej edhe me Enver Hoxhėn, v, diq nė moshė ende tė re duke u shprehur gjithmonė i pakėnaqur nga regjimi komunist. Tė njėjtin fat pati edhe e shoqja, qė ishte njėkohėsisht e mbesa e poetit kombėtar Naim Frashėri.

Nė vitin 1983 vdekja nuk kurseu edhe volejbollistin e talentuar, Asllan Rusi, nė kėtė kohė me fizik tė shkatėrruar. Por e dhimbshme ėshtė edhe historia e vėllait tė tij tė vetėm, qė pas humbjes sė tė afėrmve tė familjes, pėrgjatė njė krize mendore, u hodh nga njė kat i lartė pallati duke humbur edhe ai jetėn.

“ME RUSIN NGJITĖM DINAMON NĖ GJYSMĖFINALET E EVROPĖS”

Duket gjithēka ka qenė njė bashkim njerėzish qė dėshironin shumė tė dallonin nga tė tjerėt, nisur nga trajneri. Pasi historia e ngritjes sė ekipit tė sapoformuar tė volejbollit tė meshkujve tė Dinamos ka qenė spektakolare. I krijuar mė 1958 ekipi e nis startin nga kategoria e dytė pėr tė mbėrritur 14 vite mė pas tė barazohej me mė tė mirėt e Evropės.

Ėshtė njė histori e denjė dhe e pazakontė qė barazohet me shumė pak raste nė botė, mė saktė aktualisht mund tė krahasohet me ngritjen e futbollit tė ekipit tė Kievos pak vite mė parė. Sipas rrėfimit tė trajnerit Vangjel Koja, gjithēka i dedikohet njė grupi lojtarėsh shumė tė aftė, siē ishin Asllan Rusi, Kreshnik Tartari, Ylli shehu, Franc Jakova, Zhani Bonata, Anastas Panteqi, Andrea Gjika, Foto Kola, Ali Lulolli, Shkėlzen Hoxha, Shaban Uka, Kiēo Lena, Enis Terihati, Rajmond Gjerazi, Ilir Cirinaku, Hajrulla Beriolli, Leonard Tase, Vladimir Starja e tė tjerė.

Pasi ekipi meriton titullin “Kampion Kombėtar” nė vitin 1964, rritja ėshtė e papėrmbajtshme. Sipas trajnerit, nė vitin 1966 Dinamo shpallet kampion me 14 fitore dhe asnjė humbje. “Ndėrkohė, kishim humbur njė lojtar shumė tė mirė, Zhani Bonatėn, njė gjuajtės qė rivalizonte Asllan Rusin. Bonatėn e goditėn pėr shkak tė biografisė. I kishin pushkatuar tė atin.

Ishte njė humbje e madhe pėr skuadrėn”, – rrėfen Vangjeli. Gjithsesi, Dinamo kishte bėrė pėrpara. Turne tė ndryshme, qoftė nė Kinė, vend qė me tė cilin nė atė kohė shteti shqiptar kishte marrėdhėnie tė mira, kishin bėrė qė skuadra tė merrte edhe pėrvojėn e duhur nė ndeshje ndėrkombėtare.

Sfida evropiane nis nė vitin 1966, kur pėr herė tė parė njė ekip shqiptar merr pjesė nė kupat e Evropės. Ndeshja e parė sipas shortit zhvillohet nė Tiranė. Pėrballė ishte kampania e Italisė, VIRTUS-Bolonja. Sipas statistikave tė pagabueshme tė trajnerit, Mjeshtrit Vangjel Koja, Dinamo fiton 3-0 (45-18). Ndėrsa nė Itali mundet 0-3 (45-28).

Dy pikėt mė tepėr tė shėnuara e kualifikojnė. Kalimi i kėtij turi ishte njė ngjarje e pazakontė pėr spotin shqiptar. Por i njėjti skenar, pra vetėm pėr dy pikė, do tė skualifikonte Dinamon nė ndeshjet e radhės. Kėtė radhė pėrballė kishin volejbollistėt me eksperiencė tė BLLOKER, kampiones sė Holandės.

Ndeshja e parė pėrfundon 3-0 (45-30), por nė Holandė gjithēka pėrmbyset. Dinamo humbet 0-3 (45-28) dhe skualifikohet vetėm pėr dy pikė. “Na bėri hile njė arbitėr gjermano-perėndimor. Ishte koha e Luftės sė Ftohtė dhe ne lindorėve nuk na donin.

Kujtoj se nė setin e dytė ishim ne pėrpara me pikė 13-10, por arbitri na penalizoi disa herė rresht duke e pėrmbysur nė 13-15 setin”,- rrėfen me keqardhje Vajgjeli. Por sukseset duket kishin bėrė pakt me Dinamon.

Nė vitin 1970 dhe 1971 Dinamo mund dy herė nė Athinė dhe dy herė nė Tiranė ekipin kampin grek Panathinaikos, ndėrkohė qė fitorja nė Tiranė me MLLADOST-in e Zagrebit 3-1, me gjithė humbjen nė transfertė 0-3, ėshtė llogaritur si nje tjetėr arritje e madhe e volejbollit shqiptar, pėr shkak se kjo skuadėr ishte nė elitėn e volejbollit botėror.

Ndėrsa historia shkruhet nė vitin 1972, kur Dinamo kualifikohet nė gjysmėfinalet e kampionėve tė Evropės. Dinamo kualifikohet duke pasur nė grup skuadra nga mė tė mirat si AMVJ-Holandė, CSKA-Sofje dhe REBELS-Belgjikė. Dinamo fiton 3-2 me CSKA dhe 3-1 me REBELS, mundet 3-0 nga kampionėt e Holandės (kėtu u bėnė ndeshjet kualifikuese), por gjithsesi del nė gjysmėfinale qė zhvillohen nė Belgjikė.

Edhe pse mundet nga AMVJ 3-0, ZOTOR-BRNO (Ēekosllovaki) 3-0 dhe RUIN (Itali) 3-2, Dinamo bėn njė figurė tė shkėlqyer. “Ishin rezultate qė sot as mund tė ėndėrrohen. Natyrshėm qė lojtari mė i mirė yni ishte absolutisht Asllan Rusi. Ishte vėrtet njė kundėrshtar qė trajnerėt e skuadrave mė tė mira tė Evropės e kishin nė konsideratė.

Ishte koha kur edhe Asllan Rusi edhe Dashamir Fagu, i marrė nga Partizani, kishin shumė oferta pėr tė luajtur me ekipe tė ndryshme tė Evropės”, – pėrfundon trajneri qė ka pasur fatin tė stėrvitė kampionė./GazetaShqiptare/
__________________
“When the snows fall and the white winds blow, the lone wolf dies, but the pack survives,”
Viking nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur