Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Arti dhe Kultura Botėrore > Shkrimtarė tė huaj

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 20-09-2012, 15:06   #1
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 52 Times in 48 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 15
Askushi ka mbyllur reputacionin
Francesko Petrarka

Petrarka - Kėngėt e Laurės
(1304 -1374)


Petrarka ėshtė njė ndėr figurat kryesore tė Rilindjes Europiane. Ne shekujt e humanizmit evropian ai u njoh si njė latinist i mrekullueshem, autor librash, traktatesh e vellimesh mjaft te cmuara pėr kohėn, pėr te cilat punoi me seriozitetin me tė madh. Studiuesit pohojne se Petrarka mendonte qe lavdine tek pasardhesit do t'ia siguronin veprat e tij te shumta ne latinisht, te cilat permbajne boshtin e ideve te tiuj humaniste dhe qe perbejne me tepėr se katėr te pestat e krijimtarise se tij te shumanshme, qoftė ne proze,qoftė ne poezi. Por u vertetua e kundėrta:Petrarka pėrmendet sot nga pasardhesit pėr vellimin me poezi ne italisht te titulluar Fragmente ne gjuhėn vulgare, titull qe botuesit e mėvonshėm e nderruan ne Kanconiere,qe ne shqip perkthehet Libri i kėngėve.
Ne rremujen e ngjarjeve politike qe tronditen Firencen ashtu si shumė qytete te tjera italiane te shekullit XIV,i ati i Petrarkes,me profesion noter,debohet nga Firencja.
Kėshtu qe Petrarka lindi larg Firences,ne Areco,ne korrik 1304.Mbas njė viti,familja shperngulet ne qytetin e Pizes ke qėndron deri me 1311 e mandej vendoset ne Provansen franceze,ne Avinjon,ku u transferua perkohesisht selia e Papėve(nga 1305 deri me 1377) dhe ku i ati i Petrarkes fitoi njė post qe i pershtatej.Provansa asokohe qe atdheu i trubadureve,djepi i poezise lirike.Petrarka i ri studioi gramatikė,retorikė e dialektikė pastaj dhe u shkollua pėr drejtėsi ne Montpelje.Me pas,ne Universitetin e Bolonjes u thellua ne studimin e autoreve te antikitetit,por edhe te autoreve te rinj italiane te "te emblit stil i ri".
Me 1326 rikthehet ne Avinjon,ku mbas vdekjes se te atit hyn ne urdhėrin kishtar franceskan.Njekohes isht,ai fiton ne hierarkine e kohės njė post te nderuar,me mjaft perfitime morale e financiare.
Disa here duket,kontet,mbreterit dhe vete Papa kerkuan ndermjetesine e tij pėr te rregulluar ēėshtje te rėndėsishme.
Ne seline e Papeve ne Avinjon,Petrarka fitoi fame te madhe,si njeri i dijės e i kulturės,po edhe si poet i pakrahasueshem,ēka e dėshmon kurorezimin e tij si "princ i poeteve"me 1341,ditėn e pashkeve,ne pallatin e Kapitolit ne Rome.
Me kalimin e kohės,i velur nga jeta e zhurmshme e pallateve dhe nga shkelqimi verbues,Petrarka u shperngul ne rrethinat e Avinjonit,ne Voklyze,ku buron lumi i Sorges,gumezhimin e te cilit ai e pėrmend sa here ne vargje e ne kujtimet e vete.Ne Voklyze ai i kushtohet jetės vetmitare dhe meditimit.Duket se te jeta meditative e vetmitare ai gjen harmoninė e shpirtit dhe burimin e poezise,siē konstatohet edhe nga ky fragment i cituar nga vepra me karakter mediativ-filozofik Jeta vetmitare ;Pėr letrarin,vetmia ėshtė atdhe,liri,kenaqesi,e kam fjalėn pėr atė vetmi qe ndjell qetesine e jo egersine,kurse pa ngushellimin e letersise,vetmia kthehet ne internim,ne burg,ne torture."Por me 1355 vendos te kthehet ne atdhe dhe vendoset ne Milano,ku qėndron pėr tetė vjet dhe ishte njė nder periudhat me te begata te punės e te krijimtarise.
Kėtu ai lidh miqesi me Bokacion,me te cilin kemben letra,libra,vėrejtje reciproke.Pėr t'iu larguar murtajes,e cila i mori te birin,me 1361 Petrarka iken ne Venedik,ku pritet me nderime te larta,por mbas disa vjetėsh,i sulmuar nga disa eksponente me ide filozofike te kundėrta me te tijat,ai zhvendoset pėrfundimisht ne Padova dhe ne Arkua.Sipas te shkruarve,vdekja e ze me koken mbi libra,duke studiuar Virgjilin,qe e adhuronte.
Kryevepra e tij ishte Libri i kengeve.



Nė pėrkthimin e Dhori Qiriazit nga Libri i kėngėve i Franēesko Petrarkės, disa prej soneteve (Petrarka shkroi 336 lirika pėr tė nė mbi 40 vjet), kushtuar Laureta de Noves.





I

Ju qė dėgjoni vargjesh zėrin tim,
Ato psherėtima q’ushqyen zemrėn time
Kur isha i ri e rashė nė gabime
E tjetėr isha nė moshė, nė lulėzim.

Me tjetėr varg po qaj me pikėllim
Tė shkimet shpresa, dhimbje e kotėsi
Qė i njeh mirė, kush ra nė dashuri,
Tė falur s’dua, po vetėm pėrdėllim.

Dhe un’ e di, tė gjithė mė kuptuan,
Shkoi gjatė kjo pėrrallė’ rreth meje, pėr ēudi,
Sa prej vetvetes vetė mė erdhi rėndė.

Por ky ėshtė fryt i shpirtit tėnd kur vuan:
Pendesė ėsht’, delir, nėse s’e di,
Se ē’tė pėlqen e shkurtėr ėshtė si ėndėrr.

XXVI

Gėzimi humb, kur s’duket gjė mbi tokė,
Anijen kur e egra valė e mund:
Tė dhimbsen naftėt e gjorė mė nė fund,
Kur zallit falen, tė zhyer bėrė trokė.

S’ka gaz nė burg, ke hekurin mbi kokė,
E hallk’ nė qafė qė tė godet, tė mbyt,
Dhe shpat’ e zhveshur nė luft’ e gjak tė zhyt,
Kupidi Zot me ty lufton, hap gropė.

Dhe ju qtė lėvduat nėpėr rima
Fjal dashurie atij nė varg i thatė,
I ktheni nderin se vrau nė jetė kaq trima,

Pse thau njė shpirt tė mikut tim tė ngratė?
Ja, kėtij Zoti lavd i thurt’ shpesh herė
Pėr ē’ju punoi nėntėdhjet’ e nėntė herė.

XXXII

Sa mė afron mbi dhe e fundmja ditė,
Aq mė i shkurtėr mė bėhet dhe mjerimi,
Dhe aq mė shumė mė hyn nė shpirt dyshimi:
Nėse jetova kėtu pa mend, pa dritė.

I thashė zemrės: dhe pak s’do shkojnė ditė
Dhe dashuria do shuhet dalngadalė
Nėn njė dėborė qė bie palė-palė,
Tė fundmin gjumė kėtu do tė flesh, o shpirt.

Edhe nga pas do bjerrėsh keq ēdo shpresė
Qė ti nė gji e mbajte kaqe gjatė,
Tė qeshurit, dhe lotėt, ēdo dėnesė.

Po e tanishmja duket fare qartė:
Sa shpesh nxitojmė, lakmojmė lumturi,
Sa shpesh pasioni na kall ne nė jermi!

XXXIII

Dhe Ylli i Dritės nga Lindja fėrfėllonte,
Arush’ e Madhe kthehej nė Veri,
Ajo qė Erės i ngjall xjelozi
E drit’ tė bardhė si fashė posht’ lėshonte.

Ish ēuar lart e boshtin rrotullonte
Pėrgjysm’ e zhveshur penj’ tirrte pėr shtėpinė,
Dashnorėve u nxiste dashurinė,
Siē kish zakon, me lot i pėrvėlonte.

E imja shpresė e tretur po lėngonte
Si njė qiri qė dridhet, flakėrin,
Si ėndėrr e fikur qė sillte veē trishtim.

Oh, sa gėzim tė ngrihej e pėrtėrirė!
Mė ngjau se thaė pėrse e humb fuqinė?
Vėshtromi syt’ e behem un’ mė mirė.

XXXVIII

S’ka lumė qė hesht, o kont, s’ka patur kurrė,
S’ka det vėrtet ku s’derdhet ndonjė lumė,
S’ka mur e ledh, a pyll me gjethe shumė,
S’ka re qė lag qiellin fsheh e murrme,

Pengesė s’ka, o cop’ o vel, o pėlhurė,
qė syt’ e mi t’i fsheh prej saja prorė;
ato vėshtrime tė ėmbla njerėzore
mė ngjajn’ se thonė: me lot po shkrin qyshkur.

E kur nė tokė vėshtrojn’ ashtu tė qetė,
Pėr shtysė nė tokė, pėr preh, pėr kusėri,
Natyra ngjan kanatat se mbyll vetė.

E dor’ e bardhė mė shfaqet pėrsėri
Qė sjell mėrzi, mė ngjan me to mė prek,
Kuir syn’ e saj me timin e pėrpjek.

LXXV

O sy tė bukur qė vrisni dhe pastaj
S’e mbyllni plagėn, e lini tė kullojė,
s’ka mirėsi, as bar qė ta shėrojė,
As det me valė tė thotė: po u ndaj!

Dikush mė tha: “Pushoje atė vaj!
Ti pėr atė me vargje po na mbush!”
S’kam ē’dashuroj e mos mė dasht’ askush
E pėr kėtė nuk ėshtė faj i saj.

Jan’ ata sy qė shpojn’ me pėrvėlime
Dhe Zotin tim e bėnė tė fitojė,
Shigjet’ e tij tė shponte zemrėrn time,

Jan’ ata sy tė but qė shkėndijojnė,
Qė ndezur rrin’ e japin xixėllimė:
Tė flas pėr ta s’ndjej lodhje e pushime.

LXXXV

Gjithnjė kam dashur, mė fort ende po dua,
Po dashuroj me ethe dit’ pėr dit’
Dhe atė vend, ku lot lėshoj si krua
Ku dashuria me brenga mė kapit.

Ėsht’ koha kur rikthehen dashuritė
Dhe lulėzim pėr botėn ėsht’ kudo:
Ta kisha pranė atė qė lėshon dritė,
Tė rrinim tk si zemra ime do.

T’i vinte tok guxim e kush ka patur
Kėta armiq, t’u bėnte vend nė zemėr,
Megjithėse mbeten gjithnjė ata tė dashur?

Fitova on’, o dashuri, pa emėr!
Nė diell shpresė s’do shihja asgjėkund,
Nė vend tė rroja, do vdisja mė nė fund.

CXXXII

Nė s’ėshtė dashuri e ē’ėshtė pra e ē’ndiej?
Nė ėshtė dashuri, e ē’ėshtė dashuria?
Nė ėshtė e brishtė, ē’na vdes ne ashpėrisa?
Nė djeg me zjarr, me ē’ėmbėlsi na deh?

Nė desha vetė, tani pse rri e qaj?
Nė rashė keq e kujt t’i lutem vallė?
E keqe e kėndėshme, o vdekje, vdekje e gjallė,
Kur s’kam asgjė, pėrse gjithēka po mbaj?

Dhe nėse mbart njė dhimbje kaq tė madhe,
Pėrkundėr erės varka ime shkon
Nė det me dallg’, pa prehje, pa timon.

Gabime plot, i lehtė nė mendim,
As vetė s’e di tani se ēfarė kėrkoj,
Kam ftoht’ nė verė, nė dimėr pėrvėlim!

CXXXIV

As luftė s’bėj dhe asgjėkund s’gjej paqe,
Dhe frikė dhe shpresė, kam zjarr dhe akullohem,
Nė qiell nxitoj, nė tokė prap rrėzohem,
Askėnd s’takoj dhe botėn kam pėrqafe.

Ajo mė futi nė burg, hapsan’ e laqe,
As nuk mė mban, as nuk mė le tė ikim
Dhe mė largon dhe hallkė mė vė tek shpirti,
As rroj, as vdes, as dhimbjet s’kanė caqe.

Pa sy dhe shoh, pa gjuhė dhe nxjerr klithmė,
Kėrkoj tė vdes, thėrres qė tė shpėtoj,
Pėrbuz vetveten, ju jap ju lumturinė.

Mes lotėsh qesh, ju jap ju dhimbsurinė,
Dhe jet’, dhe vdekje i vė nė barazi,
Po pėr kėtė, o grua, faj ke ti.

CLXIV

Nė tok’ e qiell kur erėrat nuk fryjnė,
Pushon ēdo shtazė e zogjtė nuk kėndojnė,
Njė qerre yj bart nata qė ndriēojnė,
Nė shtrat tė vet dhe deti pulit synė.

Un’ qaj e ēirrem, digjem. Dielli ynė
Rri mė vėshtron ashtu me rrezet ndritur
Un’ pėrpėlitem dhimbjesh i cfilitur
E pak qetėsi kėrkoj ashtu pa frymė.

Tamam si kroi qė rrjedh me uj’ tė kthjellėt
Qė edhe therr, edhe tė jep freski,
Kėshtu mė ndodh kur pranė mė shkon ti.

E shpirti im ėshtė nė abis tė thellė,
Lind njė mijė herė e njė mijė herė vdes,
S’kam si shpėtoj, e di, e fundin pres!

CCV

Mėri e ėmbėl, e pezm’ i but’, e paqe,
O breng’ e mjalt,’ dihatje, gulē e barrė,
O fjal’ e qet’ qė vet’ kuptim ke marrė,
O djegie e leht’, o dritė qė u shfaqe!

Shpirt mos anko, po vojtjen, brengėn mbaje,
E helmin zbut qė aq tė ka munduar,
Ndero atė qė ti ke dashururar:
“Tė dua ty!” i fol nė sy, nė faqe.

Ndofta ende pasioni qė tė mbyt
Me ėmbėlsi thotė: “Mjaft ti ke harbuar,
Veē dashurisė asgjė s’tė hyn nė sy!”

E shpirti thotė: “O fat, o sy qė vrisni,
Pse mos ju shoh, pėrse ju tė mė vdisni,
A s’ėsht’ e re ajo e un’ shkrumbuar?”

CCXIII

O hir qė qielli tė pakėve u dha,
Virtut i rrallė, qė s’gjendesh mes njerzisė,
Nėn flokėt biond njė tufėz me thinjė,
Ēfarė thjeshtėsi hyjnore brenda ka!

E veēme ėshtė nė bukuri paska
Edhe njė kėngė qė ti nė shpirt e ndjen;
Dhe Perėndi nė ecje, flak’ qė zjen,
Tė lartat ul, pa thyer zemėr s’la.

E ka dy sy qė zemrėn bėjnė gur
Dhe nat’ e Ferr i mbushin plot me dritė,
Edhe ēdo shpirt qė shkoi pas saja zhur.

E fjal’ e saj pushton gjith’ lartėsinė;
Diku e thyen tė ėmblėn psherėtimė,
Mbi mjeshtrit ėshtė qė thutėn poezinė!

CCXV


Nga gjak fisnik, njė jet’ e thjeshtė, e pastėr,
E n’atė shpirt njė zemėr e kthjelluar;
Njė bisk i ri tek druri i lulėzuar,
njė ndjenj’ qė hesht tek balli i saj i lartė.

Nė tė ka bėrė vetė toka e pamatė
Njė kryeėngjėll, njė nimfė tė vėrtetė,
E denjė pėr lavde, e vyer shumė nė jetė,
Tė mrekullojė tė hyjshmit poetė.

Nė tė Kupidi ka derdhur ndershmėrinė,
Vetė bukurin’ ku ēerdhen ka vėrtet,
Edhe njė vepėr qė nė heshtje flet.

E syt’ e saj tė bėjnė vetė ēudinė:
Ta bėjnė drit’ natėn e ditėn errėsirė
Dhe nė farmak tė thithėsh ėmbėlsirė.

CCXVIII


Ndėr mė tė hijshmet gra tė botės mbete,
E bukur fort, fytyrė e pėrkorė,
Dhe yjt e qiellit ti vet’ i bėn minorė,
Ēudit’ e botės ti i mban me vete.

Kupidi vet’ nė vesh ē’mė tha ca derte:
Kur ajo rron edhe jeta ėshtė e bukur,
Kur ajo vdes, gėzimi ėshtė zhdukur,
Njė hiē jam un’, pa shpirt tė kėsaj jete.

Siē ėshtė natyra pa hėnė dhe pa diell,
Pa ajėr era e toka pa njė fletė,
Ėsht’ njeriu, kur fjalėt dot nuk sjell.

Siē ėshtė ddeti pa peshq, pa vlerė, ap jetė,
Ashtu nė botė do bėhej errėsirė,
Nė syri i saj do shuhej, mbetej ngrirė.

CCXXXI

Dhe rrojta un’ siē ishte jeta ime,
Pėr tė s’u qava. Pa patur cmirė shum’ herė
Se kanė fat, se dashurojn’ tė tjerė,
Njė drithm’ s’kėmbej me mijė e mijė gėzime.

Me sy vėshtroj e mbetem nė pendime
E vuaj un’ e dhimbja mė pėrgjak;
Njė re tė zezė ndez dielli rreze flakė
Siē ndizem un’ nė zjarr e fėrgėllime.

O moj natyrė, ti nėn’ e dhimbsurive,
Dhe mund dhe s’mund atė qė ke dėshirė,
Nuk bėn e ē’bėn kaq herė bukurinė?

Tė gjith’ kan’ pirė te kroi i Perėndive:
O at i madh, ndonjėherė s’tė kam kuptuar,
Nga ajo hyjni pse mė ke privuar?

XX

E kam vėshtirė dhe ja, pse rri dhe hesht:
mendoj pėr ty, kur thashė tė parėn rimė
qė tė rrėfeja tė madhe bukurinė,
kėnaqėsin' pa fund nė shpirt qė resht.

Nuk gjeta forca, sa pėr tė thėnė thjesht,
qė tė rimoj njė bukuri tė tillė
e vargu im nė jetė mos mbetej grillė
po si gjeni kėdo tė ngrinte peshė

ēel gojė e flas e fjala bėhet gjuhė
e njė mendim mė ngel aty nėn zė:
me ē'tinguj vallė mund tė kėndosh atė?

Dhe vargje shkruaj pėr ty shum' e mė shumė
dhe dor' e penė, e frym', e mend
pėrpjekje bėjnė tė japin shpirtin tėnd.

CXXXII

Nė s'ėshtė dashuri e ē'ėshtė pra, e ē'ndiej?
nė ėshtė dashuri, e ē'ėshtė dashuria?
nė ėshtė e brishtė, ē'na vdes ne ashpėrsia?
nė djeg me zjarr, me ē'ėmbėlsi na deh?

Nė desha vetė, tani pse rri e qaj?
Nė rashė keq e kujt t'i lutem vallė?
E keqe e kėndėshme, o vdekje, vdekje e gjallė,
kur s'kam asgjė, pėrse gjithēka po mbaj?

Dhe nėse bart nje dhimbje kaq tė madhe,
pėrkundėr erės varka ime shkon
nė det me dallg', pa prehje, pa timon.

Gabime plot, i lehtė nė mendim,
as vetė s'e di tani se ēfarė kėrkoj
kam ftoht' nė verė, nė dimėr pėrvėlim!
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-05-2014, 12:43   #2
Jetmira
V.I.P
 
Avatari i Jetmira
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 2,467
Thanks: 1,178
Thanked 1,049 Times in 422 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 29
Jetmira ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Francesko Petrarka

KENGET E LAURES
Ju qė dėgjoni vargjesh zėrin tim,
Ato psherėtima q’ushqyen zemrėn time
Kur isha i ri e rashė nė gabime
E tjetėr isha nė moshė, nė lulėzim.

Me tjetėr varg po qaj me pikėllim
Tė shkimet shpresa, dhimbje e kotėsi
Qė i njeh mirė, kush ra nė dashuri,
Tė falur s’dua, po vetėm pėrdėllim.

Dhe un’ e di, tė gjithė mė kuptuan,
Shkoi gjatė kjo pėrrallė’ rreth meje, pėr ēudi,
Sa prej vetvetes vetė mė erdhi rėndė.

Por ky ėshtė fryt i shpirtit tėnd kur vuan:
Pendesė ėsht’, delir, nėse s’e di,
Se ē’tė pėlqen e shkurtėr ėshtė si ėndėrr.

XXVI

Gėzimi humb, kur s’duket gjė mbi tokė,
Anijen kur e egra valė e mund:
Tė dhimbsen naftėt e gjorė mė nė fund,
Kur zallit falen, tė zhyer bėrė trokė.

S’ka gaz nė burg, ke hekurin mbi kokė,
E hallk’ nė qafė qė tė godet, tė mbyt,
Dhe shpat’ e zhveshur nė luft’ e gjak tė zhyt,
Kupidi Zot me ty lufton, hap gropė.

Dhe ju qtė lėvduat nėpėr rima
Fjal dashurie atij nė varg i thatė,
I ktheni nderin se vrau nė jetė kaq trima,
Pse thau njė shpirt tė mikut tim tė ngratė?
Ja, kėtij Zoti lavd i thurt’ shpesh herė
Pėr ē’ju punoi nėntėdhjet’ e nėntė herė.

XXXII

Sa mė afron mbi dhe e fundmja ditė,
Aq mė i shkurtėr mė bėhet dhe mjerimi,
Dhe aq mė shumė mė hyn nė shpirt dyshimi:
Nėse jetova kėtu pa mend, pa dritė.

I thashė zemrės: dhe pak s’do shkojnė ditė
Dhe dashuria do shuhet dalngadalė
Nėn njė dėborė qė bie palė-palė,
Tė fundmin gjumė kėtu do tė flesh, o shpirt.

Edhe nga pas do bjerrėsh keq ēdo shpresė
Qė ti nė gji e mbajte kaqe gjatė,
Tė qeshurit, dhe lotėt, ēdo dėnesė.

Po e tanishmja duket fare qartė:
Sa shpesh nxitojmė, lakmojmė lumturi,
Sa shpesh pasioni na kall ne nė jermi!

XXXIII
Dhe Ylli i Dritės nga Lindja fėrfėllonte,
Arush’ e Madhe kthehej nė Veri,
Ajo qė Erės i ngjall xjelozi
E drit’ tė bardhė si fashė posht’ lėshonte.

Ish ēuar lart e boshtin rrotullonte
Pėrgjysm’ e zhveshur penj’ tirrte pėr shtėpinė,
Dashnorėve u nxiste dashurinė,
Siē kish zakon, me lot i pėrvėlonte.

E imja shpresė e tretur po lėngonte
Si njė qiri qė dridhet, flakėrin,
Si ėndėrr e fikur qė sillte veē trishtim.

Oh, sa gėzim tė ngrihej e pėrtėrirė!
Mė ngjau se thaė pėrse e humb fuqinė?
Vėshtromi syt’ e behem un’ mė mirė.

XXXVIII
S’ka lumė qė hesht, o kont, s’ka patur kurrė,
S’ka det vėrtet ku s’derdhet ndonjė lumė,
S’ka mur e ledh, a pyll me gjethe shumė,
S’ka re qė lag qiellin fsheh e murrme,

Pengesė s’ka, o cop’ o vel, o pėlhurė,
qė syt’ e mi t’i fsheh prej saja prorė;
ato vėshtrime tė ėmbla njerėzore
mė ngjajn’ se thonė: me lot po shkrin qyshkur.

E kur nė tokė vėshtrojn’ ashtu tė qetė,
Pėr shtysė nė tokė, pėr preh, pėr kusėri,
Natyra ngjan kanatat se mbyll vetė.

E dor’ e bardhė mė shfaqet pėrsėri
Qė sjell mėrzi, mė ngjan me to mė prek,
Kuir syn’ e saj me timin e pėrpjek.

LXXV

O sy tė bukur qė vrisni dhe pastaj
S’e mbyllni plagėn, e lini tė kullojė,
s’ka mirėsi, as bar qė ta shėrojė,
As det me valė tė thotė: po u ndaj!

Dikush mė tha: “Pushoje atė vaj!
Ti pėr atė me vargje po na mbush!”
S’kam ē’dashuroj e mos mė dasht’ askush
E pėr kėtė nuk ėshtė faj i saj.

Jan’ ata sy qė shpojn’ me pėrvėlime
Dhe Zotin tim e bėnė tė fitojė,
Shigjet’ e tij tė shponte zemrėrn time,

Jan’ ata sy tė but qė shkėndijojnė,
Qė ndezur rrin’ e japin xixėllimė:
Tė flas pėr ta s’ndjej lodhje e pushime.

LXXXV

Gjithnjė kam dashur, mė fort ende po dua,
Po dashuroj me ethe dit’ pėr dit’
Dhe atė vend, ku lot lėshoj si krua
Ku dashuria me brenga mė kapit.

Ėsht’ koha kur rikthehen dashuritė
Dhe lulėzim pėr botėn ėsht’ kudo:
Ta kisha pranė atė qė lėshon dritė,
Tė rrinim tk si zemra ime do.
T’i vinte tok guxim e kush ka patur
Kėta armiq, t’u bėnte vend nė zemėr,
Megjithėse mbeten gjithnjė ata tė dashur?

Fitova on’, o dashuri, pa emėr!
Nė diell shpresė s’do shihja asgjėkund,
Nė vend tė rroja, do vdisja mė nė fund.

CXXXII

Nė s’ėshtė dashuri e ē’ėshtė pra e ē’ndiej?
Nė ėshtė dashuri, e ē’ėshtė dashuria?
Nė ėshtė e brishtė, ē’na vdes ne ashpėrisa?
Nė djeg me zjarr, me ē’ėmbėlsi na deh?

Nė desha vetė, tani pse rri e qaj?
Nė rashė keq e kujt t’i lutem vallė?
E keqe e kėndėshme, o vdekje, vdekje e gjallė,
Kur s’kam asgjė, pėrse gjithēka po mbaj?

Dhe nėse mbart njė dhimbje kaq tė madhe,
Pėrkundėr erės varka ime shkon
Nė det me dallg’, pa prehje, pa timon.
Gabime plot, i lehtė nė mendim,
As vetė s’e di tani se ēfarė kėrkoj,
Kam ftoht’ nė verė, nė dimėr pėrvėlim!

CXXXIV

As luftė s’bėj dhe asgjėkund s’gjej paqe,
Dhe frikė dhe shpresė, kam zjarr dhe akullohem,
Nė qiell nxitoj, nė tokė prap rrėzohem,
Askėnd s’takoj dhe botėn kam pėrqafe.

Ajo mė futi nė burg, hapsan’ e laqe,
As nuk mė mban, as nuk mė le tė ikim
Dhe mė largon dhe hallkė mė vė tek shpirti,
As rroj, as vdes, as dhimbjet s’kanė caqe.

Pa sy dhe shoh, pa gjuhė dhe nxjerr klithmė,
Kėrkoj tė vdes, thėrres qė tė shpėtoj,
Pėrbuz vetveten, ju jap ju lumturinė.

Mes lotėsh qesh, ju jap ju dhimbsurinė,
Dhe jet’, dhe vdekje i vė nė barazi,
Po pėr kėtė, o grua, faj ke ti.

CLXIV
Nė tok’ e qiell kur erėrat nuk fryjnė,
Pushon ēdo shtazė e zogjtė nuk kėndojnė,
Njė qerre yj bart nata qė ndriēojnė,
Nė shtrat tė vet dhe deti pulit synė.

Un’ qaj e ēirrem, digjem. Dielli ynė
Rri mė vėshtron ashtu me rrezet ndritur
Un’ pėrpėlitem dhimbjesh i cfilitur
E pak qetėsi kėrkoj ashtu pa frymė.

Tamam si kroi qė rrjedh me uj’ tė kthjellėt
Qė edhe therr, edhe tė jep freski,
Kėshtu mė ndodh kur pranė mė shkon ti.

E shpirti im ėshtė nė abis tė thellė,
Lind njė mijė herė e njė mijė herė vdes,
S’kam si shpėtoj, e di, e fundin pres!

CCV

Mėri e ėmbėl, e pezm’ i but’, e paqe,
O breng’ e mjalt,’ dihatje, gulē e barrė,
O fjal’ e qet’ qė vet’ kuptim ke marrė,
O djegie e leht’, o dritė qė u shfaqe!

Shpirt mos anko, po vojtjen, brengėn mbaje,
E helmin zbut qė aq tė ka munduar,
Ndero atė qė ti ke dashururar:
“Tė dua ty!” i fol nė sy, nė faqe.

Ndofta ende pasioni qė tė mbyt
Me ėmbėlsi thotė: “Mjaft ti ke harbuar,
Veē dashurisė asgjė s’tė hyn nė sy!”

E shpirti thotė: “O fat, o sy qė vrisni,
Pse mos ju shoh, pėrse ju tė mė vdisni,
A s’ėsht’ e re ajo e un’ shkrumbuar?”

CCXIII

O hir qė qielli tė pakėve u dha,
Virtut i rrallė, qė s’gjendesh mes njerzisė,
Nėn flokėt biond njė tufėz me thinjė,
Ēfarė thjeshtėsi hyjnore brenda ka!

E veēme ėshtė nė bukuri paska
Edhe njė kėngė qė ti nė shpirt e ndjen;
Dhe Perėndi nė ecje, flak’ qė zjen,
Tė lartat ul, pa thyer zemėr s’la.

E ka dy sy qė zemrėn bėjnė gur
Dhe nat’ e Ferr i mbushin plot me dritė,
Edhe ēdo shpirt qė shkoi pas saja zhur.
E fjal’ e saj pushton gjith’ lartėsinė;
Diku e thyen tė ėmblėn psherėtimė,
Mbi mjeshtrit ėshtė qė thutėn poezinė!

CCXV

Nga gjak fisnik, njė jet’ e thjeshtė, e pastėr,
E n’atė shpirt njė zemėr e kthjelluar;
Njė bisk i ri tek druri i lulėzuar,
njė ndjenj’ qė hesht tek balli i saj i lartė.

Nė tė ka bėrė vetė toka e pamatė
Njė kryeėngjėll, njė nimfė tė vėrtetė,
E denjė pėr lavde, e vyer shumė nė jetė,
Tė mrekullojė tė hyjshmit poetė.

Nė tė Kupidi ka derdhur ndershmėrinė,
Vetė bukurin’ ku ēerdhen ka vėrtet,
Edhe njė vepėr qė nė heshtje flet.

E syt’ e saj tė bėjnė vetė ēudinė:
Ta bėjnė drit’ natėn e ditėn errėsirė
Dhe nė farmak tė thithėsh ėmbėlsirė.

CCXVIII
Ndėr mė tė hijshmet gra tė botės mbete,
E bukur fort, fytyrė e pėrkorė,
Dhe yjt e qiellit ti vet’ i bėn minorė,
Ēudit’ e botės ti i mban me vete.

Kupidi vet’ nė vesh ē’mė tha ca derte:
Kur ajo rron edhe jeta ėshtė e bukur,
Kur ajo vdes, gėzimi ėshtė zhdukur,
Njė hiē jam un’, pa shpirt tė kėsaj jete.

Siē ėshtė natyra pa hėnė dhe pa diell,
Pa ajėr era e toka pa njė fletė,
Ėsht’ njeriu, kur fjalėt dot nuk sjell.

Siē ėshtė ddeti pa peshq, pa vlerė, ap jetė,
Ashtu nė botė do bėhej errėsirė,
Nė syri i saj do shuhej, mbetej ngrirė.

CCXXXI

Dhe rrojta un’ siē ishte jeta ime,
Pėr tė s’u qava. Pa patur cmirė shum’ herė
Se kanė fat, se dashurojn’ tė tjerė,
Njė drithm’ s’kėmbej me mijė e mijė gėzime.

Me sy vėshtroj e mbetem nė pendime
E vuaj un’ e dhimbja mė pėrgjak;
Njė re tė zezė ndez dielli rreze flakė
Siē ndizem un’ nė zjarr e fėrgėllime.
O moj natyrė, ti nėn’ e dhimbsurive,
Dhe mund dhe s’mund atė qė ke dėshirė,
Nuk bėn e ē’bėn kaq herė bukurinė?

Tė gjith’ kan’ pirė te kroi i Perėndive:
O at i madh, ndonjėherė s’tė kam kuptuar,
Nga ajo hyjni pse mė ke privuar?

XX

E kam vėshtirė dhe ja, pse rri dhe hesht:
mendoj pėr ty, kur thashė tė parėn rimė
qė tė rrėfeja tė madhe bukurinė,
kėnaqėsin’ pa fund nė shpirt qė resht.

Nuk gjeta forca, sa pėr tė thėnė thjesht,
qė tė rimoj njė bukuri tė tillė
e vargu im nė jetė mos mbetej grillė
po si gjeni kėdo tė ngrinte peshė

ēel gojė e flas e fjala bėhet gjuhė
e njė mendim mė ngel aty nėn zė:
me ē’tinguj vallė mund tė kėndosh atė?

Dhe vargje shkruaj pėr ty shum’ e mė shumė
dhe dor’ e penė, e frym’, e mend
pėrpjekje bėjnė tė japin shpirtin tėnd.

CXXXII
Nė s’ėshtė dashuri e ē’ėshtė pra, e ē’ndiej?
nė ėshtė dashuri, e ē’ėshtė dashuria?
nė ėshtė e brishtė, ē’na vdes ne ashpėrsia?
nė djeg me zjarr, me ē’ėmbėlsi na deh?

Nė desha vetė, tani pse rri e qaj?
Nė rashė keq e kujt t’i lutem vallė?
E keqe e kėndėshme, o vdekje, vdekje e gjallė,
kur s’kam asgjė, pėrse gjithēka po mbaj?

Dhe nėse bart nje dhimbje kaq tė madhe,
pėrkundėr erės varka ime shkon
nė det me dallg’, pa prehje, pa timon.

Gabime plot, i lehtė nė mendim,
as vetė s’e di tani se ēfarė kėrkoj
kam ftoht’ nė verė, nė dimėr pėrvėlim!
Jetmira nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur