Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Media / Politika / Sondazhe > Analiza / Shkrime / Opinione

Analiza / Shkrime / Opinione Le tė “luajmė” sėbashku rolin e analistit dhe tė japim opinionet tona rreth tematikave tė ndryshme qė hasim pėrditė.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 17-07-2019, 21:15   #1
Duaje Siveten
V.I.P
 
Avatari i Duaje Siveten
 
Data e antarėsimit: Feb 2012
Posts: 4,189
Thanks: 339
Thanked 593 Times in 438 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 44
Duaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėmDuaje Siveten i pazėvėndėsueshėm
Reth Gjykimit Historik Ndaj Krenėve Tė Komunizmit Shqiptar

Dy Fjale Per Librin E Isuf Kalos
Ardian Ndreca

Neveria e thellė asht pėrshtypja e vetme qė tė ngjall leximi i pasazheve tė librit tė Isuf Kalos, xherrah besnik i shėndetit tė nji klani gjakatarėsh qė kishte si qėllim tė vetėm ruejtjen e pushtetit me ēdo mjet, tue derdhė gjak, tue burgosė e persekutue kėdo qė imagjinata e sėmurė konsideronte si anmiq potencial.

Asht nji libėr i botuem prej sharlatanit Henri Ēili, i cili vetėpėrkėdhelet me termin liberal, por asht thjesht nji pehlivan parvenue qė s’ia ka pi as hirrėn liberalizmit.

Libėr i promovuem me nji grumbullim ish- bllokmenėsh e lakejsh, mes tyne edhe Sali Berisha, varkari i pėrjetshėm i familjes Hoxha. Libėr i himnizuem prej nji figure si Ilir Meta, prezantimin e denjė tė t’cilit mund ta bajnė vetėm SPAK-u.

Libėr i shkruem prej nji personi qė tė paktėn betimi i Hipokratit do ta kishte detyrue mos me u zgjatė nė disa detaje qė nxjerrin nė pah nji mendje me pulsione voyeristike, mbasi paska pasė vesin me iu afrue shtratit tė pacientave me bllok nė dorė pėr me marrė shėnime pikante. Por megallomania senile ban atė qė as guximi djaloshar s’mbėrrin me e ba: ta nxjerr bojėn.

Autori i librit del nė pah si nji skuth moralist i kompleksuem ndaj atyne qė nuk respektonin normat e moralit komunist, dylme ndaj tė fortėve, i frustruem prej kinse suksesit tė atyne qė prej jashtė kishin mbėrrijtė me ecė para nė Bllok, adhurues i Enverit edhe nė fazėn e tij demenciale, i pėrjargun mbas Nexhmijes, “dimensionet” intelektuale e njerzore tė sė cilės i paska njohtė si kurrkush tjetėr. Edhe kujtimet e nji idioti si Haxhi Kroi nuk tė ngjallin ma shumė neveri se kėto faqe qė liberali Ēili, sahanlėpisi i ēdo pushteti, ka botue me pompozitetin me tė cilin servir sahanat e ēorbės sė tij intelektualoide.

Fakti qė vitet e fundit ka nji valė revizionimi tė gjykimit historik ndaj krenėve tė komunizmit shqiptar asht edhe rrjedhojė e mosfunksionimit tė gjithė atyne organeve qė nė kėto dekada do tė ishte dashtė qė tė kishin mbledhė dokumentacionin pėrkatės pėr krijimin e kujtesės historike pėr krimet e komunizmit. Shumica e tyne kanė qenė nė shėrbim tė Sali Berishės, i cili siē dihet pozonte nė varkė me bijtė e Enver Hoxhės sė bashku me kolegun e tij, qatipin e regjimit Kalo.

Nė rrėfimin e kėtij tė fundit Enveri del autoritar e hijerandė, jo “burrė grashė” – shkruen ai, tue citue nė mėnyrė kriptike nji thanje tė Kujtim Alimerkos, hero i burgjeve tė Enverit, qė Atė Zef Pllumi e sjell tek libri i tij me kujtime. Ka diēka makabre nė kėtė citim: shprehja e Alimerkos e vendosun nė thojza edhe prej vetė Kalos, rezervohej nė origjinal pėr ata qė kanė ruejt dinjitetin njerzor nė burgjet e regjimit enverist, ndėrsa kėtu pėrdoret nga Kaloja pėr me karakterizue vetė Enverin!

Kaloja shkruen pėr Enverin: “Ai imponohej me njė shikim. Me njė mbledhje tė vetullave dhe rrudhave nė ballė. Ndonjėherė me buzėqeshje, pa fjalė. Me heshtje. Burrėria tradicionale e meshkujve shqiptarė me nuanca mazohizmi ishin tė shfaqura krenarisht dukshėm nė mėnyrėn e tij tė sjelljes” e vijon: “Ai rrezatonte autoritet, prandaj as guxova tė ndaja me iniciativėn time me tė ndonjė mendim, shqetėsim apo ta ndikoja nė ndonjė drejtim, jashtė kuadrit tė detyrės sime profesionale”. Librit tė Kalos i mungon vetėm fraza mbyllėse: Rroftė KQ i PPSH me nė krye ...

Pyesim veten nėse i ka pa ndonjiherė ky Kaloja regjistrimet nė video tė mbledhjeve tė Byrosė ku Enveri hidhej si zorra nė prush tue anatemue shokėt e tij me fjalor rrugaēash, a ia kanė dhanė miqtė e tij me lexue ndonji dokument arkivor ku me firmėn e Enverit pushkatoheshin dhe dėnoheshin njerėz tė pafajshėm?

Nexhmija e Kalos del si nji grue e devotshme me “kompleksin e adhurimit dhe nėnshtrimit tė pėrhershėm tė saj ndaj burrėrisė, vendosmėrisė dhe guximit tė Enverit, si vendimmarrės i pakundėrshtueshėm, qė imponohej me bindjen se kishte gjithmonė tė drejtė”.

Deliri i Kalos shkon deri aty sa me vizatue paralelizma mes Enverin e Leninit dhe Nexhmijes e Krupskajės, por nuk thotė sesa ndikonte gjendja psikofizike e Enverit, ashtu si ajo e sifilitikut tė Uljanovskit, nė vendimarrjen dhe nė fobitė e tija me efekte traumatike pėr mbarė popullin!?

Nuk thotė qė spesori intelektual i Nexhmijes ishte i papėrfillshėm, se prej gjithė jetės sė saj si “studiuese” dhe udhėheqėse nuk mbetė as edhe nji paragraf i denjė pėr t’u kujtue!

Por shqiptarėt i kujtojnė ama shumė mirė zemėrligėsinė, atė substancialen qė shorti ndau pothuejse barabar mes saj dhe tė shoqit: nji egėrsi e pashoqe prej kafshėsh tė egra qė nuk stepeshin dhe zhduknin me kuē e maē edhe familjet e shokėve tė luftės dhe tė idealit. Kaloja flet pėr mungesėn e “nexhmijizimit” si rrymė politike, a thue se e keqja tek ajo mund tė kishte krijue individualitet tė atillė sa me prodhue forma tė reja!

Nji mendje mediokre si ajo e Nexhmijes dhe e Enverit mund tė pillnin veē plane vrasjesh e pabesish, qesharakėsia e tyne si pseudo-mendimtarė marksista asht e njohun botnisht. Nė kushte normale Enveri do ta kishte pasė vendin si shitės cigaresh kontrabandė nė ndonji qoshe tė Tiranės ndėrsa Nexhmija nji anonime deng pa markė.

Por Nexhmijes nuk mund t’i mohohet nji meritė tjetėr, si intrigante meskine ajo nuk hezitoi me miratue si nė shtrat si nė forumet e partisė krimet ma tė shėmtueme e me projektue tė tjera sė bashku me Ramizin pėr me ruejt familjen e saj.

Kur doktori i Enver Hoxhės sajon komplote deri edhe me dadon e Mehmet Shehut, tue hjedhė dyshime sesi nji plakė e huej mund tė rriste fėmijėt e kryeministrit, e kuptojmė se ēfarė regjimi ka pasė Shqipnia, ēfarė llomi njerzor ka drejtue atė vend dhe ka mbajtė nė kambė makinerinė e diktaturės dhe tė dhunės. Kur doktori arsyeton si nji operativ sigurimi ēka mund tė pritej prej nji hetuesi apo polici!?
Doktori Kalo shprehet se “nė elektrokardiogramet e zemrave tė tyre ne mjekėt nuk pamė tek ata imazhe apo gjene tė djallit”.

Asht e qartė tentativa me i paraqitė edhe njerzit ma gjakatarė tė regjimit si individė tė zakonshėm, me tė mira e tė kėqija si gjithė tė tjerėt.

E kuptojmė delirin e pleqnisė, sindromėn e mirėnjohjes sė pėrjetshme ndaj atyne qė “e kanė ba njeri” tue i dhanė shkollė, tue e nxjerrė jashtė shtetit, tue e shetitė me barkė, tue e veshė me privilegje, pushtet, tue e mbrojtė dhe vlerėsue si besnik.

Por vetvetijshėm tė vjen me mendue se edhe nji njeriu pleh, por pleh krejt ama, siē duhet tė jetė ky Kaloja, duhet t’i vijė turp me derdhė lavde pa doganė mbi ata qė nė vitin 1990 ia dorzuen Shqipninė dhe shqiptarėt botės ma keq se fiset e egra afrikane, tė unshėm, tė izoluem, tė mjerė, tė dėshpėruem, me burgjet plot, me mija e mija tė pushkatuem, me qindra mija vite burgu vetėm pėr me ruejt pushtetin dhe privilegjet e Enverit dhe tė bedelave si Kaloja.

Zgjedhja e Sali Berishės nga ana e Ramizit e Nexhmijes nė 1990 paska qenė e sigurtė dhe me symbyllė, pse kėdo tė kishin zgjedhė prej varkarėve tė tyne rezultati do tė kishte qenė i njejtė. Kėtė gja e tregon ky libėr dhe promovimi i tij sot.

Kobet e komunizmit shqiptar nuk ka asnji aparat diagnostikimi pozitiv qė i tregon, prandaj edhe varkari i familjes Hoxha s’ka mujtė me i pa. Pėr me i pa duhet humanizėm dhe qytetari dhe mbi tė gjitha empati me ata qė kanė vuejt dhe qė janė shumica e shqiptarėve, ata qė nuk hynin nė Bllok me pistoletė nė brez apo me stetoskop nė qafė si Kaloja apo Berisha.

“Genet e djallit” nė trupat qė mjekonte Kaloja s’mund tė shihen si imazhe apo diagrama tė ftohta nė letėr karbonit, por si vuejtje, shkatrrime jetėsh dhe si izolim i pashpirt i nji populli tė tanė prej botės sė qytetnueme dhe idealeve tė saja tė lirisė. Nexhmija me shokė duhet t’i jenė mirėnjohės Kalos jo pse vitet e fundit ka surfullue Enverin tue ia zgjatė fazėn e gjytrymllekut, por pėr ketė libėr qė mėton me paraqitė anėn njerzore tė Bllokut.

Kalos i ka mungue empatia me shqiptarėt qė nuk kishin akses nė Bllok, me ata qė vuenin nė kampe internimit dhe burgje. Tek ky libėr ai ngjason me nji zagar shėrbestar tė cilit i ka interesue vetėm sahani i tij dhe asgja tjetėr. Si tė tillė duhet t’ia lexojmė edhe epikrizėn e tij tė diktaturės.

Ai e ka shkrue edhe pėr vete atė epikrizė, privilegj i rrallė i atyne qė nė tentativėn me u monumentalizue edhe nepėrmjet nji nuliteti si Henri Ēili vorrosin vetveten nėn malin ma tė madh tė plehut qė ka prodhue historia shqiptare e shekullit XX.

TemA
Duaje Siveten nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 17-07-2019, 22:13   #2
doganieri
Super Anėtar
 
Data e antarėsimit: Jan 2013
Posts: 272
Thanks: 0
Thanked 50 Times in 41 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 7
doganieri do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Re: Reth Gjykimit Historik Ndaj Krenėve Tė Komunizmit Shqiptar

Bashkimi “Bllokut” dhe “Blloqet e Bllokut”

Nga Ilir Demalia

Shtypi dhe rrjetet sociale, ishin mbushur nė fund javė, me pjesė tė librit tė Isuf Kalos, “Blloku”, botuar nga shtėpia botuese Universiteti Europian i Tiranės me pronar Henri Ēili.

Reagime, polemika nė shtyp dhe rrjetet sociale rreth librit dhe autorit, nė kėndvėshtrime tė dyzuara sipas grupeve tė interesit tė grupeve, brėnda grupit tė madh tė “Bllokut” dhe lidhjeve me “Bllokun” dhe jashtė “Bllokut” si bujtės tė “Bllokut.. .

Nuk marr pėrsipėr tė gjykoj as aftėsitė profesionale si mjek tė z. Kalo, as pėrse Ai u zgjodh tė jetė mjek i Enver Hoxhės, as pėrse Ai ka shkruar librin, tė cilin e kam lexuar disa pjesė tė botuara nė shtyp. Nuk pajtohem me atė grup qė thonė, se Ai nuk paska tė drejtė shkruaj si ish mjek i Enver Hoxhės.

E drejta pėr tė shkruar dhe pėr t’u shprehur ėshtė e drejtė themelore nė njė shoqėri tė lirė. Nė shoqėritė e lira dhe me demokraci, njerėzit kanė shkruar duke qenė tė dėnuar pėr krime, dhe i kanė botuar dhe janė shitur nė treg pa asnjė lloj ēensure.

Pėrsa kam lexuar pjesė tė botuara nė shtyp, (mbetet pėr tė lexuar librin pėr tė pasur njė gjykim mė tė plotė) mė duken mė shumė si thashetheme tė kohės, pa referenca dhe burime. Pėrsa pėrket historive rose dhe flirteve nė bllok, diheshin dhe pėrfliteshin qė nė atė kohė nė Tiranėn e vogėl qė zvogėlohej dhe vazhdon tė zvogėlohet si medim e qytetari.

Nė Shqipėri kanė botuar Nexhmie Hoxha, e veja e Enver Hoxhės. Qemal Lame, ish kryetari hetuesisė sė Republikes Socialiste tė Shqipėrisė nė kohėn mė tė egėr tė diktaturės dhe dhunės kriminale pėrdorur nė qelitė ndaj tė pandehurve, nė kundėrshtim me nenin shtatė tė “Kodit Procedurės Penale” . Dilaver Bengasi, ish kryetari I hetuesise sė Tiranės dhe mė pas ish drejtori pėrgjithshėm i policies sė RPSSH,qė po ashtu mban pergjegjsi pėr krimin e torturės nė hetuesi nė kohėn e tij, dhe pėr krimet dhe vrasjet nė kufi, sidomos gjatė vitit 1990.

Po ashtu kemi libra nga “elita” intelektuale e regjimit komunist nė postkomunizėm, duke paraqitur “antikomunizmin” nė post kohė, kur nė kohėn e regjimit i shėrbyen me zellin dhe devotshmėrinė e gjithė aradha e shkrimtarėve dhe artistėve qė i kanė tė zezė mbi tė bardhė nė veprat dhe publicistikėn e tyre. Ashtu si edhe ofiqet.

Pastaj vijnė ata qė ju ndalua shkrimi gjatė regjimit apo shkruan dhe mė pas u burgosėn, disa nga kėta, si fėmijė tė bllokut, u burgosėn apo u interrnuan nga dėnimet e baballarėve tė tyre nė luftėn e bandės kriminalė qė qeveriste Enver Hoxha, dishepulli i baballarėve. Shumica e baballarėve tė tyre pėrbetoheshin edhe nė burg, internim apo para pushkatimit, pėr Enver Hoxhėn, pėr Partinė e idealet komuniste. Njė ndėr ta, ėshtė edhe Rrahman Parllaku, qė ka shkruar nė post komunizėm, i dekoruar “Nderi Kombit”, nga presidenti demokratėve Bujar Nishani.

Fėmijėt e suduesve tė “Bllokut” u rritėn nė “Bllok” si fėmijė tė privilegjuar nė ēdo aspekt tė jetės dhe dėshirave pėr jetėn. Burimeve, kushteve dhe mirėqėnies. Nuk janė aspak fajtor pėr kėtė dhe nuk kanė pse gjykohen pėr kėtė, mund tė kishte qenė kushdo. Gjykimi i fėmijėve pėr baballarėt, apo mburrja me baballarėt dhe familjen dje, apo sot antipodi, me mburrjen e persekutimit dje tė familjes dhe tė afėrmėve, ėshtė njė mentalitet komunist si luftė-klasash. Neveritėse bėhet kjo, nga ata tė cilėt nuk kanė vuajtur realisht, por nė tė kundėrt . . . dhe mundohen sot tė gjejnė ndonjė tė pesekutuar nė familje se kėshtu e kėrkon koha! Ashtu si dje kėrkonin komunist nė familje, bėnin lutje pėr parti edhe pse kishin ndonjė “kleēkė”! E bėnin pėr ti hyrė nė sy pėr mirė partisė, se kėshtu e kėrkonte koha! Apo mė larg akoma, kėrkonin tė hynin si nuse apo dhėndurrė nė “Bllok” duke e pasur qėllim nė vetvete, dhe pastaj, kur binte nga kali krushqia dhe kishin pasojat, mohonin martesėn apo fejesėn, dhe nė postkomunizėm na e shesin si dissidence. Mos kalojmė tek ata qė bėheshin bashkėpuntorė (nuk gjykoj ata qė janė bėrė nėn tortura presione, i gjykoj pėr mos-sinqertetin dhe pėrdorimin nė postkomunizėm, pėrsėri nė shėrbim tė sė keqes, temė tjetėr kjo. . . ) me dėshirė pėr tė ardhur nė Tiranė, pėr njė tė drejtė studimi apo pėr njė punė mė tė mirė dhe shumė prej tyre ishin provincialė apo me kleēka biografie.

Femijėt e sunduesve tė lartė tė nomenklaturės sė kupolės sė lartė kriminale komuniste qė kanė duart e lyera me gjak, gjatė luftės dhe pas luftės, ata tė cilėt u “rebeluan” siē po quhet sot llastimi i fėmijėve tė borgjezisė komuniste, kanė shkruar edhe kėta historitė e “Bllokut”, si Bashkim Shehu, Spartak Ngjela, Vera Bekteshi e.t.j

Por ka edhe nga ata qė nuk kishin lidhje me bllokun, nė tė kundėrt ishin njerėz tė thjeshtė, shumė prej tyre ardhur ose paraqitur nga provincat, tė kompleksuar nga “elita” qendrore dhe mahnitur nga “Blloku” dhe shėrbėtorėt “Bllokut” nė letėrsi dhe art, tipiku qė mė vjen ndėrmėnd tani ėshtė Visar Zhiti.

Kėto dhe mjaftė tė tjerė janė nė njė linjė me “Bllokun” ashtu si “Blloku” Isuf Kalos, i cili nė trajtimin e Enver Hoxhės, me sa kam lexuar, mbetet pėr t’u lexuar libri i tėrė, mundohet t’i japi nota njerzore dhe dhimbshurie kur na e paraqet me macen “Guxi”. Edhe nazistėt luanin piano, por pastaj mbushnin vagonat me njėrėz pėr t’i futur nė cromatoriume. I njėanshėm kur shkruan, “dihej kush i pushkatoj ballistėt nė Lushnjė dhe ata tė bombės nė ambasadėn sovjetike pėr Mehmet Shehun ”

Tė gjithė sė-bashku promovojnė si dissidence fėmijėt e “Bllokut” shėrbestarėt e tyre. Ajo qė i bashkon tė gjithė kėta, ėshtė Ismail Kadare nė “Bllok” dhe “Blloku” Kadare.

Ja ēfarė shkruan Isuf Kalo nė njė pasazh, Bashkimi njihej atėherė si njė prej “juniorėve rebelė” tė Bllokut. Ai e adhuronte thellėsisht Kadarenė dhe, falė talentit letrar qė kishte, ėndėrronte, madje kishte filluar qė t’i ngjante atij, duke shkruar jo konform formės e stilit letrar qė predikohej e dominonte asokohe.”
Diku tjetėr Kalo e Krahason me Vasllav Havel?!! Vasllav Havel as nuk shkruajti himne pėr regjimin, as nuk u bė deputet i parlamentit komunist, as nėn/kryetar I Frontit Interrnim Debimeve e.t.c.

Kostumi Havel qė duan ti veshin Kadaresė, nuk ėshtė vetėm tek Kalo, ėshtė tek tė gjithė tė “rebeluarit” e fėmijėve tė bllokut dhe tek shėrbėtorėt e “Bllokut” Kadare. Janė Bashkim Shehu, Spartak Ngjela, Vera Bekteshi, Agim Myftiu e.t.j. Edhe Ismail Kadare ėshtė nė njė linjė me kėta fėmijė tė “rebeluar” tė “Bllokut” nė librat e tij, dhe sidomos nė librin “Kohė e pamjaftueshme” tė Ismail Elena Kadare, ku tė gjithė “disidencėn” e regjimit komunist nė kėtė libėr, Ismail dhe Elena, na e sjell nga “Blloku”, a thua se “Blloku” ishte “Gulagu” shqiptar i burgjeve dhe internimeve tė vrarėve dhe tė sakatuarve nga regjimi “Bllokut” ?!!

Po tė lexosh librin “Kohė e pamjaftueshme” e gjithė lufta kundėr regjimit ėshtė zhvilluar nė shtėpitė e Manush Myftiut, Adil Ēarēanit, Mehmet Shehut, ku ēfti Kadare drekonte dhe darkonte me fėmijėt e tyre.

Po kėshtu i pėrgjigjen kėta fėmijė tė “llastuar” tė bllokut Ismail Kadarese, duke filluar nga Bashkimi e me radhė
Kryetari Hetuesisė sė RPSSH Qemal Lame apo Avokati, Vera, Visari, tė cilėt kanė nevojė pėr njė luajtje syri tė Kadaresė, apo njė fjalė pėr veprat e tyre, njė parathėnie apo botimin e tyre nė Francė apo gjetiu, ku pėrdoren dhe pėrdorin ata Kadarenė, dhe Kadare, burgun e tyre si disidencė pėr Kadarenė.

Sė fundi na vjen “Blloku” Isuf Kalos si kali i “Bllokut” nė prezantim me Fatos Tarifėn e “Bllokut” Sefos si prezantim i “Bllokut” pėr tė plotėsuar atė thėnien e popullit, “njėra dorė lan tjetrėn, tė dyja lajnė fytyrėn” .

Po e lajnė fytyrėn me Henri Ēilin, i cili i boton, promovon, tė gjithė kėta qė pėrmenda, dhe i ka profesor nė UET duke plotėsuar ėndrrėn e hershme tė fėmijėrisė pėr ti shėrbyer Enverit tė “Bllokut dhe “Bllokut” tė Enverit.

Sitemi shėndetsor i degraduar ashtu si edhe ai arsimor ėshtė problemi mė i rėndė i sė ardhmes nga “Kioskat” arsimore me injorancėn funksionale qė mbushin sot partitė dhe fomojnė administratėn e shėrbimit tė shefit pėr shefin dhe mafjan e shefit nga shkollat e shitjes diplomave.

Tė gjitha kėta nuk thonė njė fjalė pėr kėtė, si pėrgjegjėsi dhe ndėrgjegje shoqėrore, nė tė kundėrt bėhėn pjesė e “Piramidės Ēili-Ēljetave” tė korruptit arsimor-mediatik.

A mund tė jenė tė besueshėm kėta kur nuk thonė njė fjalė pėr gjėndjen shtetėrore sot tė kapur nga krimi dhe trafiqet, korrupsioni dhe pastrimi parave qė e kanė kthyer vendin nė njė geto kriminale, ku shqiptarėt vetėm duan tė largohen?!

Unė mendoj jo.

Shfaqja e fundit e “Bllokut” tė Isuf Kalos, nuk do tė jetė e fundit, nuk bėhet mė fjalė pėr komunizėm, qė tashmė ka vdekur si ideologji dhe si funksionim ekonomik. Behet fjalė pėr sundim tė imoralitetit shėrbimit komunist nė demonkrakarikaturėn shqiptare tė krimit me bllokmen tė rinj nga blloku i vjetėr, pa moral dhe ndėrgjegje nė raport me tė vėrtetėn. Pa kritere dhe raporte vlerash, por duke u bjerrė ēdo ditė nė mizerjen e gėnjeshtrave si kulturė manipulim-simulimi

Po e mbyll kėtė “Bllokun” me njė pjesė tė njė Eseje tė patėr Anton Harapit, tash 90 vjet mė pare:
“Tue kėrkue ta bajm jetė sa ma tė lehtė, shvleftėsuem jetėn vetė.
Ky problem i madh, pėr mue, ka nji shkak tė vetėm, nji spjegim tė thjeshtė: rreziku i ynė pse vumė leskėr kulture d.m.th. nuk morėm kulturėn vetė, por morėm format e pėrftimet e kulturės dhe i pėrshtatėm; shndėrruem vlerat objektive me vlerat relative; pėrparuem pėr dukė, ndėrsa realisht nė shpirt borėm shumė, mbetėm mbrapa; u dhamė randėsi tė parė mjeteve e harruem qėllimin; tue kėrkue ta bajm jetė sa ma tė lehtė, shvleftėsuem jetėn vetė. Lavrimi i mendjes, trajtimin e vullndesės, ndiesitė e nalta shpirtnore i qitėm e i lamė nė vend tė dytė e tė tretė. Faktori shpirtnor nuk pati vendin e vet, vendin e parė. Ja, sot nė Shqipni nuk tė pyetė kush shka je, por si dukesh, as nuk don tė dijė kush sa pare tė ban gjaku, por sa pare ke nė Bankė. Nuk po lypet tė jesh i dijshėm, as i aftė, mjaft tė dijsh me u mbajtė dhe me u dukė i tillė.”

Kėta janė shėrbimi i “Bllokut” dje pėr “Bllokun” sot. Shoqėria shqiptare e mosndėrgjegjsuar akoma duke vazhduar tė pėrparojė pėr dukje, ndėrsa realisht nė shpirt ėshtė bjerė , ka mbetur mbrapa; dukė u sillur duke i dhanė randėsi tė parė mjeteve si shėrbim ndaj plastifikimit tė fytyrės sipas kohės, por rrudhat e gėnjeshtrave nuk mbajnė mė duke na u paraqitur nė formėn e demonkrakarikaturės me elitat e shėrbimit tė sė keqes dje dhe sot.
Foto Isuf Kalo me Enver Hoxhėn

https://360grade.al/273535/bashkimi-...qet-e-bllokut/
🖤 (1)
doganieri nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-08-2019, 22:29   #3
doganieri
Super Anėtar
 
Data e antarėsimit: Jan 2013
Posts: 272
Thanks: 0
Thanked 50 Times in 41 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 7
doganieri do tė bėhet i njohur mjaft shpejt
Re: Reth Gjykimit Historik Ndaj Krenėve Tė Komunizmit Shqiptar

suf Kalo, mjek i Enver Hoxhės apo kurues i krimeve tė tij

Nga Mentor Kikia

Isuf Kalo ‘i shpall luftė’ Liljana Hoxhės pėr Nexhmijen

(Dhe historianėt para akuzės pėr mos shkrimin e historisė)

Kur isha i vogėl dhe shkoja nė dasma mė pėlqente tė dėgjoja dollitė e burrave. Ata qė janė nėn 30 vjeē nuk e dinė qė dollia e parė nė ēdo sebep ngrihej pėr partinė dhe shokun Enver. Por nė 1982, nė njė dasmė nė shtėpinė e njė tė afėrmi tonė, i zoti i shtėpisė nė vend tė dollisė mbajti njė fjalim. Kishte vetėm pak javė qė kishte vrarė vehten Mehmet Shehu dhe ai, pasi dėnoi tradhėtinė e tij, me gotėn e rakisė nė dorė, deklaroi se nėse Enver Hoxha nuk do tė kishte patur kaq shumė tradhėtarė nėpėr kėmbė, do ta kishte bėrė kėtė popull tė hante me lugė floriri. Nė shtėpinė tonė ne kishim edhe lugė tė nikeluara edhe lugė alumini, por nuk ishte problemi i lugėve qė nuk ngopeshim sė ngrėni…

30 vjet pas rėnies sė komunizmit, edhe Isuf Kalo, duket se ka tė njėjtin mendim si kushurimi im. Nė librin e tij ‘Blloku’, ai duket sikur i shpall luftė Liljana Hoxhės, nuses rrebele qė na e ka pėrshkruar vjehrrėn e saj si kuēedėr me shtatė kokė e shtatė palė shpirtra. Por mjeku i dikatorit, kujdeset ta zhveshė atė nga ēdo lloj pėrgjegjėsie dhe, pėrkudėr pėrceptimeve, tė tregojė se ishte njė grua babaxhane. Padyshim, edhe Enveri ishte njė burrė i mirė, baba, gjysh dhe njėri i mrekullueshėm. Ai thotė se tė gjithė e dinė kush e bėri masakrėn ndaj ballistėve gjatė luftės, kush i vrau intelektualėt me rastin e bombės nė Ambasadėn Sovjetike, apo kush e bėri kolektivizimin dhe tufėzoi bagėtitė, duke sjellė zinė e bukės. Pra, tė gjitha kėto, qė janė kulme dramatike nė bėmat e dikaturės, i kanė bėrė tė tjerė, pa dijeninė e Enverit. Doktor Kalo na shfaqet gati-gati si Pal Vata, babai grotesk i Heroinės sė Punės Socialiste, Shkurte Vata, me atė thėnien proverbiale, se ‘kėtė punė e ka bėrė Mehmeti me kokėn e tij, pasi unė me Enverin nuk dimė gjė’.

Libri i doktorit nuk ėshtė as historik, as autobiografik, as…as… Janė mė shumė emocione tė tijat dhe perceptime personale mbi personazhet e familjes numėr njė tė diktaturės ku ai ka shėrbyer. Nuk po e ngarkoj me pėrgjegjėsi ‘historike’ doktorin pėr njė libėr, qė mė thėnė tė drejtėn nuk e lexova dot tė gjithin. Edhe pse, intelektualėt kanė pėrgjegjėsi publike pėr tė thėnė ca tė vėrteta kur kanė qenė brenda njė ngjarjeje kaq tė madhe nė historinė e njė populli, siē ėshtė diktatura. Por ėshtė zgjedhje e tij. Derisa lloqet ende shiten nė kėtė vend, libri i tij do tė shitet.

Problemi ėshtė tjetėr kund tek ne. Historia e komunizmit deri tani ėshtė shkruar nė dy forma. Disa personazhe kanė rrefyer tragjedinė e tyre, si Pjetėr Arbnori tė tijėn, Fatos Lubonja tė tijėn, At Zef Pllumi tė tijėn etj. Ndėrsa forma tjetėr ka qenė vetėm histori thashethemesh Blloku, tė shkruara nga media. Intervista tė tipit: ‘Rrėfen kuzhinieri i Beqir Ballukut’, ‘Tregon bahēevani i Mehmet Shehut’, ‘Rrėfimi i vėllait tė shoferit tė Hysni Kapos’. Prej mė shumė se ēerek shekulli, media jonė vazhdon tė shesė tė tilla histori, ku dikush tregon atė qė ia ka thėnė dikush tjetėr, tė cilit ia kishte thėnė dikush tjetėr. Histori rozė, copėza rrėfimesh nga dosjet hetimore apo gjėra tė tjera tė tilla, kanė ushqyer e vazhdojnė tė ushqejnė ende etjen e shqiptarėve pėr tė mėsuar tė pathėnat e dikaturės.

Por ēfarė dinė, dhe mbi tė gjitha, ēfarė mėsojnė tė rinjtė shqiptarė pėr diktaturėn? Qė s’kishte liri politike, nuk kishte media dhe liri fjale dhe disidentėt pėrfundonin nė burg. Mėsohet shumė mė tepėr pėr historinė e Amerikės dhe Revolucionin Francez.

Tė rinjtė e sotėm, psh, nuk e dinė qė nė mes tė Europės, nė dekadėn e fundit tė regjimit, 3 milion njerėz ishin nė kushtet zyrtare tė urisė(jo se nuk kishin lugė). Nuk e dinė qė pėr tė mbajtur shpirtin gjallė, njerėzit hanin hithra e barishte tė tjera, apo gjuanin natėn me elektrikė nėpėr kanale e ferra, duke shfarosur bretkosat, breshkat, iriqėt e kėrmillat. Nuk e dinė sesi njerėz tė uritur ndalonin trenin kur kalote nėpėr fusha e turreshin tė hanin shalqinj e domate, si nė filmat e Spilbergut me ēifutė gjatė Luftės sė Dytė.

Komunizmi nuk ka qenė vetėm Spaēi, i cili padyshim qė ishte kolona vertebrale e diktaturės. Historia e komunizmit nuk ka qenė kurvėritė e Bllokut, apo se si ia shkulnin dhėmbėt njėri-tjetrit nė tortura, hijenat e kupolės nė luftėn e brendėshme kokėngrėnėse. Kjo ėshtė pėrgjegjėsi e historianėve qė ta sjellin historinė e asaj periudhe, sa mė ftohtė. Sepse, historia nuk ėshtė shuarje kureshtjeje, por informim i gjeneratave pėr ēfarė ka ndodhur, edhe pėr arsyen qė ajo qė ka qenė e zezė tė mos pėrsėritet. Por ata qė duhet ta shkruajnė historinė, sot janė gati tė hyjnė nė grevė urie qė tu dekretohet Skendėr Gjinushi si kryetar i Akademisė sė Shkencave.

Ndėrsa unė dėshtova nė pėrpjekjen time, kur tentova ti bėj moral tim biri pėr ta nxitur tė mėsojė, duke i kujtuar se ka kushte shumė mė tė mria se unė:

– E di ti qė nė moshėn tėnde ne nuk kishim televizior nė shtėpi. Nuk ngopesha me bukė, kisha vetėm njė palė pantallona, qė i vishja derisa tė mos arnoheshin dot mė …

– Qė nuk kishit, e mora vesh – mė tha – po pse nuk i blinit, kėtė se marr vesh.

E ēfarė pėrgjigje ti jepja…..

Enveri nuk do tė ketė ditur gjė pėr kėto kushte, as Nexhmija. I ka bėrė Mehmeti me kokėn e tij. Ai vrau veten. Pastaj Ramizi, si tinėzar qė ishte, pas ’90-ės nxiti Liljanėn t’ia faturonte fajet Nexhmijes, dhe ai tė dilte si reformatori qė shpėtoi vendin nga gjakderdhja….

Do te vazhdojmė tė lexojmė tė tilla histori akoma, nė vend tė historisė sė vėrtetė qė gjeneratat duhet tė mėsojnė mbi komunizmin, tė cilin ne nuk e shembėm, por thjeshtė e transformuam nė njė biēim demokracie.

360grade.al
doganieri nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur