Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Shkenca > Filozofia | Psikologja | Sociologjia

Filozofia | Psikologja | Sociologjia Gjithēka qė ka tė bėjė me misterin me emrin "Njeri".

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 19-10-2019, 02:24   #1
Rrjeti
V.I.P
 
Avatari i Rrjeti
 
Data e antarėsimit: Dec 2017
Vendndodhja: Nė shtėpi....
Posts: 482
Thanks: 157
Thanked 323 Times in 181 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 13
Rrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarė
Teknika mė e fuqishme e manipulimit psikologjik

A e dini se cila ėshtė teknika mė e fuqishme e manipulimit psikologjik?



Nė filmin “Gaslight”, bashkėshorti qėllimisht ul gazin e ndriēimit, duke i mohuar tė shoqes se ka njė rėnie tė dritės, dhe zhvendos objektet e shtėpisė duke e vėnė nė dukje.

Ky manipulim, qė mund tė duket ekstrem, kryhet pėr tė shtrembėruar realitetin e personit tjetėr. Gruaja e tij pėrfundon duke ndier njė ankth dhe njė pasiguri tė tillė, saqė ajo beson se ėshtė e ēmendur.

Nėpėrmjet teknikės sė ndriēimit tė gazit, siē tregohet nė filmin me tė njėjtin emėr, manipuluesi arrin ta bėjė personin tjetėr tė vėrė nė dyshim shėndetin e vet mendor dhe aftėsive perceptuese.

Viktima nis tė besojė se ėshtė e ēmendur dhe tė vėrė nė dyshim atė qė mendon, ndjen, percepton, kujton, beson. Ndjehet konfuze. Nis tė vėrė nė dyshim vizionin e vet tė realitetit, tė vėrtetėn e saj. Nėse njė person nuk mund tė besojė nė interpretimin e saj tė realitetit, ajo detyrohet tė shikojė gjėrat vetėm nga pikėpamja e manipuluesit, duke mohuar tė vetėn, duke ia nėnshtruar sensin e saj realitetit, atij tė tjetrit.

Ky ėshtė njė shembull i njė prej teknikave mė tė fuqishme tė manipulimit tė pėrdorura nga manipuluesit, narcizistėt, sociopatėt, psikopatėt dhe njerėzit me probleme tė mėdha.

Efekti Gaslight ndodh kur manipuluesi mohon tė ketė thėnė apo bėrė, atė qė viktima nė fakt e kujton mirė, me qėllim qė tė vėrė nė dyshim pohimet e saj, deri nė pikėn qė ta bėjė tė dyshojė tek vetja.

Pėrdorimi i gėnjeshtrės nga kjo tipologji njerėzish ndodh shpesh.

Tė ashtuquajturit njerėzit normalė duhet tė bėjnė njė sforcim pėr tė gėnjyer. Gėnjeshtra pėrfshin njė aktivizim tė brendshėm fiziologjik (pėrshpejtimin e rrahjeve tė zemrės, ndryshimet nė temperaturėn e trupit, etj.) Dhe pėrjetim emocionesh sociale (turp, faj …) dhe mė shumė.

Ėshtė mė e lehtė tė gėnjesh, pėr manipuluesit dhe njerėzit shumė narcisistė. Ata shpesh e bėjnė kėtė duke ju parė nė sy. Ata kanė “avantazhin” qė nuk ndiejnė keqardhje apo faj ndaj tjetrit.

Pėr ata gėnjeshtra ose e vėrteta provokojnė tė njėjtėn reagim. Pra, ėshtė shumė e lehtė pėr kėta individė qė tė mashtrojnė tė tjerėt, pėr shkak tė kėsaj aftėsie qė kanė, pėr tė ruajtur gjakftohtėsinė.

Manipulimi mund tė zhvillohet me kohėn. Janė tė identifikuar tre nivele:

NIVELI I PARĖ

Nė kėtė fazė ėshtė e vėshtirė tė kuptohet se kemi tė bėjmė me njė subjekt manipulues, pasi manifestimet janė tė dobėta dhe tė rastėsishme.

Megjithatė ndodh qė viktima tė bjerė nė “kurthin e shpjegimit”.

Njė shembull mund tė jetė ky: Ju jeni nė restorant sė bashku me njė tė njohur rishtaz. Ai duket si personi i duhur dhe tregon se ka qėllime serioze. Ndėrkohė qė jeni nė darkė, ju mund tė bėni shaka miqėsore me kamarierin. Nė fund tė mbrėmjes, ai ju ngacmon dhe ju akuzon pėr mungesė respekti ndaj tij, dhe se keni qenė flirtuese gjatė gjithė kohės.

Ju e dini qė nuk ėshtė e vėrtetė, por, duke qenė se nuk doni ta humbni, kapeni nė njė bisedė tė pakėndshme, ku duhet tė jepni njė mijė justifikime dhe shpjegime. Ndjeheni jo rehat, e mėrzitur, e hutuar pasi ai nuk ju beson dhe pėrpiqet t’ju bėjė tė ndjeheni fajtore.

Gradualisht, me pėrsėritjen e episodeve tė ngjashme me kėtė, ju gjithnjė e mė shumė mendoni se vazhdimisht duhet tė kontrolloni atė qė bėni ose thoni nė shoqėri, pėr shkak tė frikės nga reagimet e tij. I druhesh keqkuptimeve, kufizohesh, nuk shprehesh, del nga vetja.

Mekanizmi i manipulimit fillon ngadalė dhe mund tė ēojė nė abuzime psikologjike dhe fizike.

Manipulatori fillimisht paraqitet si njė person i ndjeshėm dhe simpatik, shumė i vėmendshėm ndaj nevojave dhe dėshirave tuaja.

Gradualisht ti e kupton qė ėshtė njė individ shumė egoist. I interesuar pėr tė ushqyer njė ndjenjė tė zjarrtė tė Unit dhe njė pozitė pushteti nė marrėdhėnie.

NIVELI I DYTE

Nėse nė fazėn e mėparshme reagimet e tij ju shqetėsojnė, kur jeni nė kėtė fazė ju u jepni vlerė reagimee tė tij dhe ndjeni nevojė pėr tė fituar miratimin e tij.

Nė kėtė pikė, nevoja juaj pėr t’u ndier mirė dhe e denjė pėr dashurinė ėshtė shumė e fortė dhe ai ėshtė edhe mė i vendosur tė tregojė se ka tė drejtė. Mund tė shfaqen grindjet e para dhe trajtimet e para tė bazuara nė britma, fyerje ose heshtje tė akullta. Duke mos qenė nė gjendje tė toleroni trajtime tė tilla, ju jeni gjithnjė e mė shumė tė gatshme tė bėni dhe tė kufizoni vetveten, pėr t’i dhėnė fund kėsaj gjendjeje.

Situata bėhet gjithnjė e mė e dhimbshme. Ju filloni tė konsideroni pikėpamjen e tij si prioritare nė krahasim me tuajėn, e cila bėhet gjithnjė e mė pak e rėndėsishme dhe e besueshme.

Ju ndiheni tė lodhura, tė vetme, tė dobėta, tė brishta, tė pakuptuara. Shpesh e gjeni veten duke e mbrojtur atė me miqtė dhe familjen. Ju kaloni gjithnjė e mė pak kohė nė aktivitete qė dikur ju jepnin kėnaqėsi.

Ju fajėsoni veten se e keni zemėruar dhe pėrpiqeni tė kuptoni se ēfarė mund tė keni bėrė qė keni shkaktuar pakėnaqėsinė e tij.

NIVELI I TRETE

Eshtė mė i rėndi. Kėtu viktima asimilon tėrėsisht pikėpamjen e manipuluesit. Ka aq shumė nevojė pėr dashurinė e tij, pėr t’u ndjerė mirė me veten, saqė ka hequr krejt dorė nga vizioni dhe autonomia e saj.

Ndjeheni tė zhytura nė ndjenja faji dhe depresion. Mund tė mos ndjeheni e zonja pėr asgjė tė mirė dhe e paaftė tė kėnaqni partnerin. Merr fajin pėr agresivitetin e tij, keqtrajtimet qė ju bėn, apo indiferencėn e tij ndaj teje. Ndjen ankth. Nuk di mė ē’tė bėsh.

Mund tė kesh sulme paniku dhe simptoma qė lidhen me stresin (ankth, takikardi, tensione muskujsh, dhimbje koke, shqetėsime gjumi). Sėmuresh shpesh.

Ke humbur krejt kontaktin me veten, dhe tė ka humbur busulla e brendshme.

* Edhe pse nė artikull manipuluesi shfaqet i seksit mashkull dhe viktima e seksit femėr, mund tė ndodhė edhe e anasjellta. /Pėrgatiti: bota.al
Rrjeti nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 13-11-2019, 07:02   #2
Adea
V.I.P
 
Avatari i Adea
 
Data e antarėsimit: Dec 2016
Posts: 2,922
Thanks: 3,611
Thanked 687 Times in 542 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 32
Adea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėmAdea i pazėvėndėsueshėm
Re: Teknika mė e fuqishme e manipulimit psikologjik

A eshte manipulimi dicka e mire apo e keqe?!


Ne nje udhekryq une mbyll tre rruge dhe detyroj trafikun te leviz ne nje drejtim. Drejtimin e duhur. Ne kete rast une e manipuloj situaten ne menyre te tille qe te gjithe te perfundojne tek destinacioni i duhur. Ky manipulim ekzistenca e te cilit nuk njihet mund te shkaktoje pakenaqesi te medha ndaj une vendos te mos e manipuloj situaten dhe t'ju le te merrni rrugen e destinuar per ju.


Ju do me mallkonit po te manipuloja situaten dhe do te benit te njejten gje po te mos e manipuloja.

Femija manipulon. Eshte e natyrshme.

Shkalla me e sofistikuar e manipulimit edhe pse ajo nuk e njeh veten si te tille eshte pafajesia.

Per sa i perket shembujve te mesiperm une do e thoja se ndergjegjesimi i njerezve per manipulimin qe ushtrohet mbi ta nuk eshte gjithmone dicka e mire.

Nje grua e lumtur dhe e kenaqur nga jeta e cila nuk di asnje gje ne lidhje me mashtrimin dhe tradhetine qe i ben i shoqi dhe mbi te gjitha mbi manipulimin qe ai ushtron mbi te nuk duhet KURRE te mesoje te verteten e hidhur. Ne qofte se ajo ballafaqohet me te verteten atehere nje seri ngjarjesh te dhimbshme mund t'a ndjekin.
Jo vetem gruan por edhe burrin.

Nje njeri budalla dhe i pa pajisur me perceptimet ndjesore (parandjenjat) nuk meriton kurre te dije te verteten. Per hir te se vertetes si dhe per hir te tij.

Nqs ti nuk e di qe gruaja te tradheton mos prit nga une e vij dhe te t'a them. Nqs ti nuk ke parandjenje t'a kuptosh ti vete atehere kjo do te thote se ti nuk je gati te futesh ne ato sfera ekzistence te cilat jane te rezervuara vetem per ata te cilet e verteta jo vetem nuk i vret por jane ne gjendje te shohin bukuri te madhe ne te.


Manipulimi psikologjik i permendur ne rastet e mesiperme, megjithate, nuk eshte prove e mungeses se zgjuarsise nga personi i cili manipulohet POR varferi e madhe materiale dhe mungese pavaresie financiare e cila e detyron ate te qendroje ne kete marrdhenie barbare. Ne qofte se ajo grua do te kishte pastur financat e duhura ajo nuk do te qendronte per asnje sekonde me teper me nje qenie diabolike.



Adea
Adea ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur