Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombėtare & Boterore > Historia e Shqiptarėve

Historia e Shqiptarėve Historia kombėtare shqiptare dhe ajo botėrore ndėr shekuj.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 10-11-2018, 22:19   #1
Rrjeti
Super Anėtar
 
Avatari i Rrjeti
 
Data e antarėsimit: Dec 2017
Vendndodhja: Nė shtėpi....
Posts: 272
Thanks: 46
Thanked 164 Times in 97 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 12
Rrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarė
Kthehen nė atdhe eshtrat e Midhat Frashėrit

Imazhe nga SHBA
11-11-2018

Njoftohet se qeveria shqiptare ka vendosur qė eshtrat e Midhat Frashėrit, njėrit prej nenshkruesve tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe njėrit prej figurave mė tė dalluara tė kulturės dhe letrave shqipe, tė kėthehen nė Atdhe nėntorin qė vjen, me rastin e 110-vjetorit tė Kongresit tė Manastirit. Ky vendim, sipas medies, ėshtė marrė bazuar nė kėrkesėn e Institutit tė Studimeve “Lumo Skėndo” dhe kryetarit tė kėtij instituti, Z. Uran Butka.

Nuk e di se sa serioze ėshtė kjo klasė politike shqiptare pėr njė pajtim tė vėrtetė kombėtar, pothuaj 30-vjet pas shembjes sė komunizmit, por megjithėkėtė, vendimi pėr kthimin e eshtrave tė Midhat Frashėrit nė Atdhe ėshtė pėr t’u pėrshendetur, si njė hap nė drejtimin e duhur. Vonė, por mė mirė vonė se kurrė. At Gjergj Fishta, Poeti i Kombit dhe mbrojtėsi i zjarrtė i tė drejtave tė shqiptarėve – i ulur aty pranė Midhat Frashėrit nė foton e Kongresit tė Manastirit siē mund tė shihet mė poshtė – e pyet veten: po unė ēfarė tė keqe i bėra Kombit tim qė mė ka hedhur nė harresė?!

Fatkeqsisht, eshtrat e At Gjergj Fishtės janė hedhur nė lum nga regjimi i Enver Hoxhės me shpresėn se kujtimi i tij do tė zhdukej njėherė e pėr gjithmonė nga faqet e historisė sė shqiptarėve, por ka mėnyra tė tjera pėr tė nderuar kėtė kolos tė Kombit Shqiptar. Fatkeqsisht, nuk ekziston njė vullnet i mirė pėr tė nderuar Fishtėn, por duhet tė durojmė dhe tu japim kohė, sepse siė ėshtė shprehur Tolstoji, “Ushtarėt mė tė fortė nė jetė janė koha dhe durimi”. Prandaj them mė mirė vonė se hiē! Pajtimi Kombėtar e kėrkon njė gjė tė tillė.

Por, sot pėrshėndesim vendimin e qeverisė shqiptare pėr tė kthyer nė Atdhe eshtrat e Midhat Frashėrit, patriotit dhe personalitetit tė njohur tė Kombit. Dua ta pėrshėndes kėtė vendim tė qeverisė sė Shqipėrisė duke kujtuar, me kėtė rast, Midhat Frashėrin me njė shkrim tė pėrditėsuar, kushtuar atij botuar disa vjetė mė parė, pikėrisht me rastin e 65-vjetorit tė vdekjes sė tij.

Mė 3 tetor 1949, nė hotelin Lexington nė Nju Jork tė Shteteve tė Bashkuara, ndėrroi jetė i mėrguar dhe larg Atdheut, Midhat Frashėri, biri i Abdyl Frashėrit dhe nip i rilindasve Naim Frashėri dhe Sami Frashėri. Unė deshta ta kujtoj atė nė kėtė pėrvjetor, natyrisht pėr vet meritat e kėtij burri tė madh, trashėgimtar i familjes sė madhe rilindase tė Frashėnlijve, mendimtarit, shkrimtarit, politikanit, dhe mbi tė gjitha Shėrbestarit tė Shqipėrisė, siē e quanin bashkohėsit dhe bashkluftarėt e tij.

Unė nuk e ndjejė veten as tė denjė dhe as tė informuar mirė qė nė kėtė pėrvjetor tė vdekjes sė Midhat Frashėrit, tė shkruaj mbi jetėn dhe aktivitetin e tij politik dhe atdhetar. Por, po e shėnoj kėtė pėrvjetor me njė kujtim modest, nė emėr tė disa bashkombasve tė mi, dikur bashkpuntorė tė ngushtė tė Midhat Frashėrit – e tė cilėt nuk janė mė – por tė cilėt i kam njohur dhe me disa prej tyre kam pas fatin e mirė qė nė rininė time tė punoja me ta tek Zėri i Amerikės, gjatė 1970-ave dhe nė fillim tė ’80-ave, pasi besoj se po tė ishin gjallė nuk do t’a lenin kėtė rast tė kalonte pa thėnė diēka pėr mėsuesin dhe udhėheqsin e tyre tė dashur.

Midhat Frashėri, si themelues dhe kryetar i Ballit Kombėtar, pėr ta ishte jo vetėm njė udhėheqės politik, por konsiderohej edhe si njė udhėheqės shpirtėror, si njė shėmbull patriotizmi tė vėrtetė dhe atdhedashurie tė shėndosh. Nė ambientin e zyrės ku punoja me kėta patriotė, pothuaj nuk kalonte asnjė ditė qė njėri ose tjetri prej tyre tė mos pėrmendėte diēka nga kohėt e vėshtira qė kishin kaluar me Midhat Frashėrin, tė cilėve, si besnikė tė tij qė ishin, ai iu referohej atyre si “djemtė e mijė”.

Kėta janė ndėr ata qė kishin ecur kėmbė pėr kėmbė me Midhat Frashėrin, ose siē e quanin shpesh edhe me pseudonimin, Lumo Skendon, qė pėr ta ishte bėrė si emėr i dytė i tij. “Lumua ka thėnė kėshtu, Lumua mė ka thėnė kėtė….”, ishte pothuaj njė refren i pėrditshėm nė bisedat me ish-kolegėve tė mi. Kujtimi i tij rrahte nė zemėrat e tyre dhe ishin tė pėrbetuar qė tė ruanin kujtimin dhe porositė e tij dhe njėkohsisht tė luftonin me dije e penė pėr tė ēuar nė vend amanetin e Midhat Frashėrit, pėr njė Shqipėri tė lirė e demokratike, pėr njė Shqipėri tė Shqiptarėve, siē thonin ata. Ata e bėnė kėtė, secili nė mėnyrėn e vet, deri nė fund tė jetės sė tyre.

Ish-kolegėt e mi, flisnin pėr udhėheqsin e vet, si njėrin prej tyre, i cili thonin ata, ishte i thjeshtė e i dashur me tė gjithė – gjithmonė me ta, gjatė luftės nepėr borė e shi e tė ftohtė, si nė fitore ashtu edhe nė humbje. Ata kujtonin arratisjen e tyre nga Shqipėria me lundėr nepėrmjet Shkodrės pėr tė shpėtuar kokėn nga Enver Hoxha, kur ēlirimi i vendit fatkeqsisht u zėvendėsua me sundimin e diktaturės komuniste tė Enver Hoxhės, i cili detyroi qė shumė prej bijve mė tė mirė tė kombit tė arratiseshin e tė merrnin rrugėt e botės. Ata kujtonin jetėn me Midhat Frashėrin nėpėr kampet e refugjatėve nė Itali dhe gjetiu, nė gjėndje shumė tė vėshtira tė asaj kohe, pa mbėshtetje dhe pa shpresė, shpesh edhe pa ushqim tė mjaftueshėm.

Pasi e dinin se isha i lindur nė trojet shqiptare nėn-ish-Jugosllavinė, kolegėt e mi mė flisnin shpesh pėr pasionin e thellė dhe dashurinė qė Midhat Frashėri kishte pasur pėr Kosovėn dhe pėr trojet shqiptare nė pėrgjithėsi, theksonin ėndėrrėn e tij pėr njė Shqipėri Ethnike. Megjithė humbjen politike dhe megjithė vuajtjet nepėr rrugėt e mėrgimit, tė gjithė ish-kolegėt e mi, pothuaj pa pėrjashtim, pohonin se megjithė humbjen pėrball situatės sė zymtė tė pas luftės si pėrfundim i fitores sė komunizmit dhe tė ndarjes sė tyre me familjet qė kishin lėnė pas, ndonėse ata vet kishin humbur shpresat, ishte Midhat Frashėri ai, i cili, i frymėzonte ata, u jepte shpresė, u jepte forcė pėr tė shikuar me optimizėm drejtė sė ardhmes. “Shpresa mbahet me punė dhe ideal”, ka shkruar Midhat Frashėri dhe pyetjes se “Cili duhet tė jetė ideali ynė? , ai i ėshtė pėrgjigjur duke thėnė se ideali ynė, “Duhet tė jetė madhėria dhe nderi i shqiptarit, njėsia dhe bashkimi i kombit, lumturia dhe pėrparimi i pėrgjithshėm.”

Kisha dėgjuar aq shumė prej tyre pėr personin dhe veprimtarinė e Midhat Frashėrit, si njeri dhe si njė rilindas i shquar, mbi travajėt e tyre gjatė dhe pas luftės, sa qė pas disa viteve me ta, pothuaj e ndjeja veten si tė kisha qenė pjesė e atij grupi tė nderuar bashkadhetarėsh, megjithse isha shumė mė i ri nga mosha. Prandaj, me kėtė rast dua tė kujtoj Midhat Frashėrin, por edhe ata qė kanė qenė afėr tij dhe tė cilėt kam pasur nderin dhe privilegjin t’i njoh pėr sė afėrmi. Pikėspari Zonjėn e nderuar Lulu Vrioni, tė mbesėn e Midhat Frashėrit dhe pėr mendimin tim, ndoshta spikerja mė e mirė qė kam njohur unė. Talat Karagjozi, i cili mė thoshte se Midhat Frashėri i kishte vdekur nė duart e tija dhe kurdoherė qė fliste pėr tė, i mbusheshin sytė lotė, pasi nga ajo ditė e sot, mendohet se me tė kėthyer nė Amerikė, Midhat Frashėri u helmua pas deklaratės qė kishte bėrė nė radion BBC tė Londrės nė lidhje me formimin e lėvizjes anti-komuniste nė mėrgim dhe pas themelimit tė Komitetit Kombėtar Shqipėria e Lirė, kryetar i sė cilės ishte zgjedhur Midhat Frashėri.

Ndėr tė tjerėt “djemė” tė Midhat Frashėrit tė asaj gjenerate, me tė cilėt kam punuar, kanė qenė Xhevat Kallajxhiu, Ruzhdi Daca, Gaspėr Kiēi, Bardhyl Pogoni dhe jashtė zyrės sė VOA’s ishin Dr. Tako Bacaj, Ramazan Turdiu, pastaj djemtė e Profesorit dhe gjeografit tė njohur dhe kartografit tė parė shqiptar nga Kosova, Ahmet Gashit – autorit tė parė tė gjeografisė sė Shqipėrisė mė 1935 — vėllėzėrit Dr. Faton Gashi dhe Prof. Luan Gashi i Lidhjes Kosovare, jeta e tė cilėve ishte plot veprimtari patriotike dhe kontribute edhe pėr vendin e adaptuar, Amerikėn – njėri mjek i dalluar e tjetri profesor i shkencave politike, e i cli njihej si profesor qė adhurohej shumė nga studentėt e tij universitarė amerikanė. Kujtimet e kėtyre ish-kolegėve e miqėve tė mi pėr Midhat Frashėrin – ish-udhėheqsin dhe mėsuesin e tyre – janė bėrė tani edhe pjesė e kujtimeve tė mia, pėrshtypje tė cilat i kujtoj me nderim nė kėtė 65- vjetor tė vdekjes sė Midhat Frashėrit, djalit tė Abdyl Frashėrit dhe nipit tė Naimit dhe Sami Frashėrit.

Ishin kėta ish kolegė tė mi gazetarė, tė cilėt ēdo ditė dhe nė ēdo moment, profesionin e tyre pėrpiqeshin ta merrnin tepėr seriozisht. Ishin tė “shkollės sė vjetėr”, ashtu siē i donte dhe siē i kishte mėsuar Midhat Frashėri, i cili rolin e gazetarit e kishte ēmuar shumė, duke thėnė se gazetarėt duhet tė jenė “njerėz tė idealit” dhe “me ndėrgjegje tė lartė kombėtare”. Shtypi, ka shkruar ai, duhet tė jetė “kopshti i njė jete morale, shkolla e sė vėrtetave politike dhe shoqėrore, predikimi pėr zhvillimin mendor dhe shpirtėnor, e njė disipline vullnetare e njė rregulle tė inspiruar prej amorit dhe dashurisė, duke kupėtuar drejt dhe vėrtet interesin tėndė”. Ideja e tij ishte se shtypi i lirė qė do t’i shėrbente interesave tė kombit dhe tė shoqėrisė duhej “tė drejtohet nga njerėz tė zotė dhe profesionistė”, duhej tė jetė, sipas Midhat Frashėrit, nė “Duar tė dėnja, nė njerėz tė zotėr, tė paisur me cilėsi dhe virtute tė naltė”.

Nė fjalimin e tij tė famshėm nė BBC e Londrės, nė vjeshtėn e vitit 1949, Midhat Frashėri iu drejtua shqiptarėve kudo qė ishin duke paralajmėruar se kombi shqiptar po e kuptonte mė nė fund se ēfarė kishte sjellur fitorja e komunizmit nė Shqipėri, duke thėnė se, “Kadalė, kadalė raca Shqiptare, ajo racė sė cilės nuk i mungon asnjė virtyt njerėzor, ajo racė qė vuan por edhe qė ndjen, qė ofshan por qė edhe shpreson dhe nuk harron, ajo racė themi, filloi tė shohė tė vėrtetėn, tė shohė rrezikun edhe fatkqesinė, nė tė cilėn e hodhėn matrapazėt komunistė. Po i ēilte sytė dhe po e mprehte vullnetin e saj”. Ai e pat pėrfunduar fjalimin e tij duke shprehur shpresėn se tė gjithė Shqiptarėt do ta kenė shpirtin dhe mendjen gjithmonė pėr tė mirėn e Shqipėrisė. “Kjo”, ka thėnė ai, “ėshtė lutja jonė ndaj Zotit tė Madh dhe lusim qė gjithnjė Shqiptarėt e vėrtetė tė rrėfehen tė denjė pėr tė qenė Shėrbėtorėt e Shqipėrisė.”

Fatkeqsisht, ky trashėgimitar i denjė i Rilindjes kombėtare – jo vetėm qė nė Shqipėrinė e tij tė dashur nuk konsiderohej si Shėrbestar i Atdheut, por pėrkundrazi, historia komuniste e ka etikuar atė gjithnjė me njollosjen si “reaksionar”, madje edhe “tradhėtar” tė kombit. E cilin? Midhat Frashėrin, djalin e Abdyl Frashėrit! Midhat Frashėri i Kongresit tė Manastirit ku sė bashku me At Gjergj Fishtėn vendosėn themelet e alfabetit shqip! Midhat Frashėri i Konferencės sė Paqės nė Paris edhe aty sė bashku me At Gjergj Fishtėn e Mons Bumēin pėr tė mbrojtur tė drejtat e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve! Midhat Frashėri i cili me fjalime e shkrime, nepėr konferenca ndėrkombėtare dhe me deklaratat e tija nė gjuhė tė ndryshme, me fanatizėm ka mbrojtur tė drejtat e Shqipėrisė dhe tė Kombit shqiptar! Shpresojmė qė kjo tė ndryshojė me kthimin e eshtrave tė ti Shqipėri.

Historia e regjimit komunist tė Enver Hoxhės i kishte shlyer edhe imazhet e tyre nga fotografitė historike tė kombit, nė pėrpjekje pėr t’i zhdukur ata pėrgjithmonė nga historia, por megjithėkėtė, veprat e tyre do tė mbeten gjithnjė tė paharrueshme, sepse tė tilla ishin! Historia e vėrtetė shqiptare do ta thotė fjalėn e fundit. Kjo ėshtė arsyeja pra qė Midhat Frashėri Meriton tė kujtohet gjithmonė dhe nga tė gjithė shqiptarėt kudo, pa marrė parasyshė ndryshimet nė pikėpamjet politike dhe ideologjike midis tyre. Nė kėtė rast, po tė mund tė fliste, Midhat Frashėri do t’i kėshillonte shqiptarėt se ka ardhur koha pėr “tė pėrfunduar betejėn e fundit ndėrmjet tyre”, ashtuqė mė fund ata tė fitojnė luftėrat qė e presin kombin, pėr realizimin e njė jetė mė tė mirė pėr brezat e ardhėshėm.

Mjaftė me mėkatet qė u janė bėrė patriotėve si Midhat Frashėri dhe At Gjergj Fishta! Historia e regjimit komunist tė Enver Hoxhės i kishte shlyer edhe imazhet e tyre nga fotografitė historike, nė pėrpjekje pėr t’i zhdukur ata pėrgjithmonė nga historia, por megjithėkėtė, veprat e tyre do tė mbeten gjithnjė tė paharrueshme, sepse tė tilla ishin! Shpresojmė qė vendimi i qeverisė shqiptare pėr tė kthyer nė Atdhe eshtrat e Midhat Frashėrit, tė jetė fillimi i njė rishikimi tė historisė dhe i rivelerėsimit tė kontributit qė kanė dhėnė pėr Kombin shqiptar, patriotėt shqiptarė si Midhat Frashėri dhe At Gjergj Fishta. Ėshtė njė vendim i mirėpritur, ndonėse i vonuar, por mė mirė vonė se kurrė!

https://www.fjala.info/kthehen-ne-at...hat-frasherit/

Herėn e fundit ėshtė ndryshuar nga Rrjeti : 10-11-2018 nė 22:25
Rrjeti nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Rrjeti pėlqehet nga
i vjetėr 10-11-2018, 22:40   #2
Rrjeti
Super Anėtar
 
Avatari i Rrjeti
 
Data e antarėsimit: Dec 2017
Vendndodhja: Nė shtėpi....
Posts: 272
Thanks: 46
Thanked 164 Times in 97 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 12
Rrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarė
Pėrgjigje e: Kthehen nė atdhe eshtrat e Midhat Frashėrit

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Rrjeti Shiko postimin

i vjetėr 11-11-2018, 02:09   #3
Adea
V.I.P
 
Avatari i Adea
 
Data e antarėsimit: Dec 2016
Posts: 1,547
Thanks: 3,440
Thanked 409 Times in 320 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 18
Adea ka njė tė ardhme tė shkėlqyerAdea ka njė tė ardhme tė shkėlqyerAdea ka njė tė ardhme tė shkėlqyerAdea ka njė tė ardhme tė shkėlqyerAdea ka njė tė ardhme tė shkėlqyerAdea ka njė tė ardhme tė shkėlqyerAdea ka njė tė ardhme tė shkėlqyerAdea ka njė tė ardhme tė shkėlqyerAdea ka njė tė ardhme tė shkėlqyerAdea ka njė tė ardhme tė shkėlqyerAdea ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Kthehen nė atdhe eshtrat e midhat frashėrit

Nuk e lexova te gjithe artikullin vecse doja te dija ne se Mit'hat Bej Frasheri ka lene amanet qe eshtrat t'i sillen ne Shqiperi.

Pershtypje me ka bere fakti se Nene Tereza nuk e la nje amanet te tille.

Qe te varrosesh ne nje vend duhet te japesh prova te origjines nga ky vend dhe te ekzistences se varreve te te pareve te tu.

Te ngrihesh ti nga Islanda apo nga kushdo vend qofte dhe te kerkosh te varrosesh ne Shqiperi se re ne dashuri me nje shqiptar apo shqiptare qe nuk t'i hedh qurrat me duket qesharake.

Dea
Adea nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 11-11-2018, 07:58   #4
Fshatari
No vip
 
Avatari i Fshatari
 
Data e antarėsimit: Jul 2013
Posts: 6,074
Thanks: 6,309
Thanked 2,965 Times in 1,507 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 135
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Kthehen nė atdhe eshtrat e midhat frashėrit

Janinė mė 25 mars tė vitit 1880, u lind Mithat Frashėri, biri i Abdyl Frashėrit, udhėheqės ushtarak i Lidhjes se Prizrenit – Mithati ishte, pra, nipi i Samiut dhe Naimit.

greket erdhen e perdhosen token shqiptare ne Bularat dhe u kethyen shnosh e mire ne greqi.

Edhe Shqiptaret, sikur te kishin bole, do te duhej te varrosnin patriotin e madh shqiptar, Mathad Frasherin, ne vendlindjen e tij, ne Janinė.

Fshatari, Deus Kosova
Fshatari nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Fshatari pėlqehet nga
i vjetėr 11-11-2018, 08:20   #5
Sopoti
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Mar 2013
Posts: 11,463
Thanks: 4,925
Thanked 5,379 Times in 2,824 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 201
Sopoti i pazėvėndėsueshėmSopoti i pazėvėndėsueshėmSopoti i pazėvėndėsueshėmSopoti i pazėvėndėsueshėmSopoti i pazėvėndėsueshėmSopoti i pazėvėndėsueshėmSopoti i pazėvėndėsueshėmSopoti i pazėvėndėsueshėmSopoti i pazėvėndėsueshėmSopoti i pazėvėndėsueshėmSopoti i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Kthehen nė atdhe eshtrat e midhat frashėrit

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari Shiko postimin
Janinė mė 25 mars tė vitit 1880, u lind Mithat Frashėri, biri i Abdyl Frashėrit, udhėheqės ushtarak i Lidhjes se Prizrenit – Mithati ishte, pra, nipi i Samiut dhe Naimit.

greket erdhen e perdhosen token shqiptare ne Bularat dhe u kethyen shnosh e mire ne greqi.

Edhe Shqiptaret, sikur te kishin bole, do te duhej te varrosnin patriotin e madh shqiptar, Mathad Frasherin, ne vendlindjen e tij, ne Janinė.

Fshatari, Deus Kosova

S'eshte e nevojshme loje kockash.

Per ta nderuar ate njeri,ate familje,le ti japim fryme idese se tij e te atit te tij per nje bashkepunim mes shqiptaresh,te punojne me urtesi e mencuri.
__________________
''Njeriun,,sa pak e gjej te njeriu!
V Zhiti.
Sopoti nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Sopoti pėlqehet nga
i vjetėr 11-11-2018, 18:50   #6
Rrjeti
Super Anėtar
 
Avatari i Rrjeti
 
Data e antarėsimit: Dec 2017
Vendndodhja: Nė shtėpi....
Posts: 272
Thanks: 46
Thanked 164 Times in 97 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 12
Rrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarėRrjeti ka shumė pėr tė qenė krenarė
Pėrgjigje e: Kthehen nė atdhe eshtrat e midhat frashėrit

Video:

https://www.facebook.com/zeriamerike...1334121057274/
Rrjeti nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-11-2018, 17:17   #7
Beu_Shpata
V.I.P
 
Avatari i Beu_Shpata
 
Data e antarėsimit: Apr 2016
Posts: 3,255
Thanks: 1,329
Thanked 1,367 Times in 841 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 72
Beu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Kthehen nė atdhe eshtrat e midhat frashėrit

Mithat Frashėri: “Partia ime ėshtė Shqipėria”

Njerėzit e mėdhenj shpesh e bėjnė veten tė paharrueshėm edhe vetėm me njė fjalė, njė porosi, njė thirrje, duke mbetur kėshtu tė pėrjetshėm nė kujtesėn kombėtare.

Mithat Frashėrin e kujtojmė kėshtu me sentencėn e famshme “Partia ime ėshtė Shqipėria”. Njė devizė qė tė merr sytė me dritėn e idealit dhe tė ngrohė me afshin e dashurisė pėr Atdheun. Flakėrimė e vetėtimtė ndėrgjegjeje kombėtare dhe zjarr i pashuar atdhetarizmi.

Sado ta mbulojė hiri i murmė i kohės, do tė pėrshkėnditė gjithnjė si shpuzė e zjarrtė.

Shqipėrinė e krijuan njerėzit e mėdhenj si Mithati. Ajo ka qenė me fat. Nuk i kanė munguar kurrė. Shqipėrinė e kanė prishur njerėzit e vegjėl. Edhe kėtu ka qenė me “fat”. Nuk i kanė munguar kurrė.

Pėrkundrazi, i ka pasur me tepri. Edhe sot e kėsaj dite prishanakėt vazhdojnė zanatin e tyre tė pėrjetshėm.
Nė ato kohė kur Shqipėrisė i mungonte ēdo gjė, edhe vetvetja, kur ideja kombėtare nė hauzin e errėt e kaotik tė kohės pėrpėlitej nė dhimbjet e lindjes, kur kultura qe veē djerrinė e asgjė mė shumė dhe kur organizmit politik shtetėror i kishte humbur emri prej shekujsh, Zoti i fali asaj, ndėr tė tjerė, edhe treshen e vėllezėrve frashėriotė: Abdylin pėr t’i vėnė themelet shtetit, Samiun pėr tė ravijėzuar platformėn ideologjike tė lėvizjes kombėtare dhe Naimin pėr tė ndezur flakėzėn e qiriut tė fjalės, flakėz fjale e flakėz shpirti, dhe pėr tė kultivuar pėrmes saj farėn e edukatės kombėtare.
Mithati qe i vetėm. Duhej tė kryente detyrat e tė treve. Dhe i kreu. Qe i fundit. Duhej t’i kryente njė herė e mirė. Dhe u pėrpoq tėrė jetėn pa kursyer asgjė. Me fjalė, si ideator i Shqipėrisė sė qytetėruar; me vepra, si demiurg i saj.

Ai botoi njė bibliotekė tė tėrė shkencore duke na mėsuar tė lexojmė abetaren e vetes, tė kohėrave dhe tė popujve, shkroi njė letėrsi tė tėrė artistike, duke na shpirtėsuar me frymėn e shenjtė tė idealit dhe tė dashurisė dhe, kur Shqipėria rrezikohej tė humbte nė vorbullėn tejet tė trazuar e tejet tė pėrgjakshme tė Luftės sė Dytė Botėrore, i dha asaj alternativėn e shpėtimit.
“Partia ime ėshtė Shqipėria”. Me kėto fjalė mua dhe ju na troket nė kujtesė dhe do tė na trokasė gjithnjė, ai Mithati, filizi i fundit i trungut frashėriot, atij trungu qė i dha aq rrėnjė truallit tonė dhe aq e aq degė qiellit tonė. Ndoshta sepse nė ato fjalė, mė shumė se kudo tjetėr, pėrmblidhet jeta e tij, ideali dhe dashuria, puna dhe veprat.
U lind mė 1880. Nuk dua t’ia kujtoi vdekjen. Qe e errėt. E errėt, siē janė vdekjet qė vijnė nga duar diktaturash. Jo pak njerėz tė ndritshėm kanė vdekje tė errėta.
“Partia ime ėshtė Shqipėria”. Ky qe ideali i jetės sė tij. E lindi dhe e tharmoi qė nė fėmijėri tė hershme, nėn ndikimin e baba Abdylit, e urtėsoi dhe e pasuroi me porositė e xhaxha Samiut, dhe e shpirtėsoi e i dha flatra me frymėn e xhaxha Naimit.

E leēiti me dritė nė Manastir pėr t’i dhėnė shkronjat alfabetit tė gjuhės dhe abetares sė atdhetarizmit, e shpalli me bujė nė Vlorė, nė atė mė tė bardhėn ditė tė 28-ės, pėrkrah Babait tė Kombit, Ismailit, dhe e mbrojti gjithnjė e gjithkund. Pėr hir tė tij, iu kundėrvu edhe Plakut, kur Janina rrezikohej prej tė huajve, ashtu siē u rrezikua. Kėshtu iu duk, kėshtu e pleqėroi dhe kėshtu e veproi.
Dhe, mė sė fundi, e ngriti si njė armė shpėtimtare, kur atdheu ra rishtas nėn thundrėn e tė huajit. E ngriti si alternativėn mė tė ndershme, kur tė tjerė, tė kulluar a tė turbullt, i nėnshtroheshin armikut me motivin pėr t’i shkyer njė thelė sado tė vogėl pėr atdheun – duke folur pėr ata tė shėndoshėt, – a pėr tė xhvatur sa mė shumė pėr vete, a edhe thjesht pėr lakmira kolltukėsh dhe kotėsirash; dhe tė tjerė, prishanakė tė ēmendur, qė futeshin qorrazi a edhe syhapur nė luftė, nėn flamurin e turpshėm tė ideologjisė sė njė Internacionaleje pansllaviste, pėr ta kthyer atė nė njė kasaphanė vėllavrasėse.
Nė atė gjendje tė tallazitur udhėkryqi pėr fatet e Shqipėrisė dhe tė kombit – sepse ai gjithnjė mendoi e punoi jo vetėm pėr gjysmėshtetin, por pėr shtetin shqiptar tė tė gjitha trojeve tė veta – si njė tribun i vėrtetė, zgjodhi atė mė tė ndershmėn rrugė, atė tė bashkimit kombėtar, larg dasisė, kundėr pasioneve egoiste qė sjellin vetėm koncepte, qėndrime dhe institucione dasie.
U bė prijės i rinisė, i popullit, pa e lėnė pėr asnjė moment rolin e mėsuesit, tė edukatorit. Dhe rinia e admiroi dhe i shkoi pas.
I armatosur me kulturat e qytetėrimet e Lindjes e tė Perėndimit, i rrahur me pėrvojat e jetės e tė punės sė dy botėve, nė krahė politike dhe diplomacie, dhe i pajisur me njė mendje tė shėndoshė, me njė zemėr tė madhe dhe me njė vullnet tė ēeliktė, ai, dishepulli i idealeve demokratike, ai demokrati i vėrtetė, nuk krijoi parti, siē pritej, sado qė e njihte aq mirė shkencėn e demokracisė dhe gramatikat e partive, por krijoi njė organizatė.

Paradoks? – Jo, nuk ishte kohė paradoksesh. Ishte shtjellė ideali dhe domosdoshmėri, nevojė e kohės.
Pėrballė tė huajit, populli ėshtė e duhet tė jetė njė. Vetėm njė, i bashkuar; prandej ai duhej rreshtuar nė njė organizatė, siē ėshtė rreshtuar gjithnjė, kur nė qiellin kombėtar kanė vetėtuar kėrcnueshėm flakėt kobndjellėse tė rrezikut.
E krijoi dhe e drejtoi. Nė fillim, nė ditėt e para tė errėsirės sė huaj, si njė rezistencė e gjithmbarshme sabotimesh e protestash dhe, nė njė fazė tė dytė, si njė luftė e armatosur ēetash e mė vonė njėsitesh mė tė mėdha luftarake.
Komunistėt hodhėn baltė mbi tė; po, a mbulohet ari me baltė? E quajtėn “njė nga pėrfaqėsuesit kryesorė tė reaksionit nė Shqipėri, intelektual liberal, pseudopatriot e tradhtar” 1), etj., etj. Dokrra! Gjykimin e artė e jep historia. Ndėrsa ata pėrfunduan nė fėlliqėsitė e plehrave, qelbėsirat e tė cilave po na zėnė hundėt edhe po na ndotin mushkėritė sot e kėsaj dite, e nuk dihet se deri kur, historia e ngriti atė nė piedestalin e Heroit Kombėtar. Qoftė i qetė nė lavdinė e vet! Atdheu do tė ketė nevojė gjithnjė pėr shpirtin e tij, pėr fjalėn dhe veprėn e tij; por atdheu ėshtė ende i sėmurė dhe nuk kujtohet se duhet t’i japė dy metėr vend pėr t’i pushuar eshtėrat e shenjta.
Pse tė mos e themi: pati edhe njė “dobėsi”: nuk mundi ta ngrejė dorėn nė luftėn vėllavrasėse tė imponuar nga komunistėt. Kjo “hije” e ndriēon edhe mė tepėr madhėshtinė e personalitetit tė tij. Si pėr tė vėrtetuar atė qė thuhet shpesh: “Pėrjashtimi pėrforcon rregullin”. Mė vjen mbarė kėtu t’u kujtoj lexuesve njė bisedė mes Hasan Dostit, mikut dhe krahut tė djathtė tė Mithatit, dhe Mustafa Gjinishit, fill mbas mohimit tė Mukjes dhe shndėrrimit tė luftės ēlirimtare nė luftė pėr pushtet nga ana e komunistėve:

“Dosti: kush do tė fitojė?
Gjinishi: Po tė bashkohemi, do tė fitojė Shqipėria.
Dosti: Po tė mos bashkohemi, do tė fitoni ju, sepse ju e dini dobėsinė tonė, qė ne nuk mund t’ju konsiderojmė armiq dhe t’ju luftojmė nė mėnyrė tė paskrupullt ashtu siē na luftoni ju.
Gjinishi: po fituat ju, jam i sigurt se nuk do tė mė hyjė gjemb nė kėmbė, pėrndryshe s’dihet si do tė vejė fati yt dhe imi bashkė.” 2). Dhe dihet se si shkuan fatet e tė dyve.
Natyrisht, nė kushtet qė po jetojmė, do tė ishte paradoksale tė pretendonim prej politikanėve dhe diplomatėve tanė tė sotėm tė bėjnė tė tyren thirrjen frashėriote “Partia ime ėshtė Shqipėria”, por na vret nė shpirt nėse nuk u kėrkojmė ose sė paku nėse nuk u kujtojmė qė nė veprimtarinė e tyre tė mos nisen nga thirrje tė kundėrta. /Illyria Press/

Referenca

-Akademia e Shkencave e RPSSH: “Fjalori enciklopedik shqiptar”, Tiranė 1985, f. 289
-Dashnor Kaloēi: “Hasan Dosti-Historia e vėrtetė si u formua Balli Kombėtar”, nga interneti.

Burimi njekomb.com
Foto e bashkangjitur
Lloji i dosjes: jpg Mithat_Frasheri.jpg (18.2 KiloByte, 61 shikimet)
Beu_Shpata nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Beu_Shpata pėlqehet nga
i vjetėr 12-11-2018, 17:24   #8
Beu_Shpata
V.I.P
 
Avatari i Beu_Shpata
 
Data e antarėsimit: Apr 2016
Posts: 3,255
Thanks: 1,329
Thanked 1,367 Times in 841 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 72
Beu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėmBeu_Shpata i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Kthehen nė atdhe eshtrat e Midhat Frashėrit

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ;1493658
Imazhe nga SHBA
11-11-2018

Njoftohet se qeveria shqiptare ka vendosur qė eshtrat e Midhat Frashėrit, njėrit prej nenshkruesve tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe njėrit prej figurave mė tė dalluara tė kulturės dhe letrave shqipe, tė kėthehen nė Atdhe nėntorin qė vjen, me rastin e 110-vjetorit tė Kongresit tė Manastirit. Ky vendim, sipas medies, ėshtė marrė bazuar nė kėrkesėn e Institutit tė Studimeve “Lumo Skėndo” dhe kryetarit tė kėtij instituti, Z. Uran Butka.

Nuk e di se sa serioze ėshtė kjo klasė politike shqiptare pėr njė pajtim tė vėrtetė kombėtar, pothuaj 30-vjet pas shembjes sė komunizmit, por megjithėkėtė, vendimi pėr kthimin e eshtrave tė Midhat Frashėrit nė Atdhe ėshtė pėr t’u pėrshendetur, si njė hap nė drejtimin e duhur. Vonė, por mė mirė vonė se kurrė. At Gjergj Fishta, Poeti i Kombit dhe mbrojtėsi i zjarrtė i tė drejtave tė shqiptarėve – i ulur aty pranė Midhat Frashėrit nė foton e Kongresit tė Manastirit siē mund tė shihet mė poshtė – e pyet veten: po unė ēfarė tė keqe i bėra Kombit tim qė mė ka hedhur nė harresė?!

[/url]
Nuk e di sa serioze eshte kjo klase politike shqiptare per pajtim kombetar thote Butka?

Po kush eshte ai/ajo viktime qe do te pajtohet me kriminelet qe i vrane per 46 vjete? Keta kriminele vetem drejtesia mund t'i bej derman se pajtimi duhet te jete gjeja e fundit. Ne t'semes shkofshin te gjith nje ore e me pare.

Vetem mbeturinat e komunizmit, mendjet e kalbura dhe te shplara mund te mos vleresojne nje njeri si Mit'hat Frasheri! Krahasoni Mit'hatin me keto funderrinat qe kemi prodhuar qe nga 45 deri me sot!

As qe mund te krahasohen!
Beu_Shpata nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Beu_Shpata pėlqehet nga
i vjetėr 13-11-2018, 21:45   #9
Ēaushi
V.I.P
 
Avatari i Ēaushi
 
Data e antarėsimit: Nov 2013
Posts: 2,967
Thanks: 5,518
Thanked 2,184 Times in 1,119 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 86
Ēaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėmĒaushi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Kthehen nė atdhe eshtrat e midhat frashėrit

.......

“Shqiptarėt i ka ēmendur mendjemadhėsia”/ 15 “Kunja” qė Tregojnė Shqiptarin e Vėrtetė nga M.F

“Shqiptarėt do t’i fitojnė tė gjitha betejat, pasi tė mbarojnė betejėn e fundit mes tyre”.

Kjo ėshtė thėnia simbol e Mit’hat Frashėrit, alias Lumo Skėndo, e thėnė nė vitet ’30 kur shkėlqeu njė plejadė dhe traditė letrare, por dhe elitare nė Shqipėri.

Mithat Frashėri u lind mė 25 mars 1880 nė Janinė; vdiq mė 3 tetor 1949 nė Nju-Jork, SHBA.

Ishte i biri i Abdyl Frashėrit dhe nipi i Sami Frashėrit dhe Naim Frashėrit.

Ai e njohu shumė pak babain e tij dhe u rrit nėn kujdesin e Samiut dhe Naimit.

Ai ėshtė konsideruar si njėri nga intelektualėt mė tė shquar tė brezit tė vet. Gjatė pesė dekadave tė sundimit komunist, ai mbeti i hetuar dhe u quajt “reaksionar”, “tradhtar” etj.

E vetmja tradhti qė kishte bėrė ishte ajo ndaj ideologjisė komuniste dhe ideologėve tė saj…

Pa u zgjatur shumė te veprimtaria letrare dhe patriotike e Mid’hat Frashėrit, e cila studiohet qė nė shkollė dhe interneti “gėlon” me to, supershendeti.com ka pėrzgjedhur disa nga thėniet e tij mė tė spikaura pėr shqiptarėt, qė duket se do tė mbeten gjithnjė aktuale; sado shekuj kalojnė.

Ja ēfarė thotė Mid’hat Frashėri pėr shqiptarėt:

1- Shqiptari prej natyre ėshtė kotėsidashės, plot vanitet dhe egoizėm. Nuk i pėlqen kurrė tė shohė dhe tė njohė fajin dhe tė metėn e tij: i pėlqen kurdoherė tė ngarkojė njė tjetėr.

2- Shqiptarėt, megjithėse nė pjesėn mė tė madhe myslimanė, nuk e kanė konsideruar veten kurrė turq. Nė tė kundėrtėn, ata kishin njė nocion tė qartė pėr individualitetin e tyre dhe njė hendek i thellė i pengonte ata tė ngatėrroheshin me racėn e pushtuesve.

3- Kur merr njė detyrė, ki disiplinė e durim. Shqiptarin e ka prishur mungesa e disiplinės dhe zjarri i padurimit

4- Shqiptarin e ka prishur mosbindja dhe jo bindja. Nis ti mė parė tė japėsh shembullin e bindjes jo tė verbėr.

5- Hiqe veten si pak tė menēur dhe pak tė ditur. Mendjemadhėsia na ka ēmendur gjer mė sot.

6- Duhet tė kemi kurajo tė themi tė vėrtetėn, tė bardhės t’i themi tė bardhė dhe tė zezės – tė zezė.

7- Mos e qorto dhe mos e shaj shqiptarin pėr fajin qė ka bėrė, se ajo ėshtė mėnyra mė e fortė qė ta bėsh tė kėmbėngulė nė atė faj. Merre me tė mirė dhe shiko ta bindėsh, pa pasur as pamjen e tė dhėnit kėshillė.

8- Shqiptari, duke mos qenė i mėsuar me jetė politike, dua tė them, duke mos pasur gjer mė sot shtet, qeveri dhe independencė, s’ka kuptuar dot akoma barrėn, detyrat dhe pėrgjegjėsitė qė rrjedhin nga njė jetė indipendente.

9- Patrikularizma, lokalizma dhe ekskluzivizma tek shqiptari rrėfehen me atė mani qė ka secilido tė marrė emrin e fshatit ose tė qytetit si emėr familjeje. Kur piqen dy shqiptarė, pas gėzimit tė parė, pyetja esenciale ėshtė: nga tė kemi zotėri?

10 – Shumė herė ideali pėr shqiptarin ėshtė tė qenėt i zoti, me ēdo mėnyrė qė tė jetė. Pa dyshim, duke pasur horizontin tė ngushtė, nuk mund tė kėrkojė veē sukseset e lehta.

11- Vetėm njė proverb tė mirė di: ”Trimi i mirė me shokė shumė”. Por kur mendoj fjalėn e Ali Pashės: dy shqiptarė janė shumė! Atėherė kam dėshirė ta kthej proverbin: ”Trimi i mirė me shokė…pak!”

12 – Shpėtimi i Shqipėrisė do tė vijė me anė tė vetes tonė.

13 – Mos u hidhėro po tė shkoj tjetri para, edhe pse nuk ndenje dot nė krye. Zilia na ka lėnė tė panderuar.

14 – Shpesh herė zemėrimi ynė vjen jo se kemi tė drejtė, po se kemi faj dhe na vjen ligsht qė na e shohin tė tjerėt.

15 – Dhembja mė e madhe ėshtė pikėllimi i brendshėm, jo ai qe rrėfehet.

__________________
Dhuro shumė...e prit pak!
Ēaushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i Ēaushi pėlqehet nga
i vjetėr 06-12-2018, 05:57   #10
murik
peace and love
 
Data e antarėsimit: Jul 2015
Vendndodhja: philadelphia
Posts: 1,263
Thanks: 1,045
Thanked 570 Times in 357 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 22
murik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyermurik ka njė tė ardhme tė shkėlqyer
Pėrgjigje e: Kthehen nė atdhe eshtrat e midhat frashėrit

Ne qofte se kjo qeveri ka bere ndonje pune te mire,kthimi i eshtrave te Mid'hat beut eshte nje nder to. Edhe te tjeret duhet te kthehen te prehen ne atdheun e tyre pavaresisht bindjeve politike apo drite hijeve qe paten sa ishin gjalle.Askush nuk mund tja mohoje nje varr. Vetem mentaliteti i hienave te kuqe vazhdon me mllef e urrejtje dhe ne vije me mesimet e deges se partise komuniste serbosllave te Tiranes.
murik nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Postimi i murik pėlqehet nga
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

Kodi HTML ėshtė fikur