Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Sporti > Sporti shqiptar > Sportistat shqiptarė

Sportistat shqiptarė Shkėmbeni informacion mė miqtė tuaj pėr sportista shqiptarė nė Shqipėri e jashtė saj.

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 25-10-2019, 07:56   #1
Gi de Masha
V.I.P
 
Avatari i Gi de Masha
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Vendndodhja: Danimarkė
Posts: 13,068
Thanks: 11,520
Thanked 6,250 Times in 2,972 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 190
Gi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėmGi de Masha i pazėvėndėsueshėm
Historia tragjike e themeluesit tė sportit shqiptar ... Qazim Dervishi

Historia tragjike e themeluesit tė sportit shqiptar, u torturua pėr vdekje...
Nga admin -25 Tetor 201903

Qazim Dervishi

Dikur – mapo.al, 24/10/19

Torturat qė regjimi komunist ka pėrdorur nė hetuesi kalojnė pėrtej ēdo makabriteti qė mund tė imagjinojė mendja e njeriut. Qazim Dervishin, atleti i parė shqiptar, kampion, njeriu qė shėnoi golin e parė nė futbollin shqiptar, qė themeloi basketbollin shqiptar, do tė pėrjetonte torturat mė ē’njerėzore qė e ēuan deri nė gjymtimin mendor dhe fizik.

Qazim Dervishi, themeluesi i sportit shqiptar

“Pasi mė detyruan tė zhvishesha dhe mė torturuan barbarisht, mė varėn pėr kėmbėsh, fytyrė pėr fytyrė me kokėposhtė, sė bashku me njė prift katolik, i cili kishte vdekur nga torturat. Ftoftėsia e kufomės si dhe sekrecionet e mbrendėshme tė klerikut-kufomė, binin mbi trupin tim tė gjakosur e tė zhveshur”.

Kjo dėshmi vjen nga njė miku i Qazim Dervishit, Pjetėr Logoreci, treguar prej gojės sė kampionit shqiptar nė vitin 1993, vetėm njė vit para se tė ndahej nga jeta.

Ja ēfarė shkruan Pjetėr Logoreci nė njė artikull tė tij: Si e njoha Qazim Dervishin

“Ndėrrimi i sistemeve nė Shqipėri edhe pse nė vazhdimėsi me komunistė, apo femijėt e tyre nė pushtet, mundėsoi pėr shumė familje shqiptare tė ndara nga izolimi i dhunshėm dhe i egėr komunist, bashkimin e pjestarėve, afrimin e njohjen e tyre, si dhe i mundėsoi vizita tek njėri-tjetri.



Nė kėto ditė ndryshimesh tė mėdha tė postkomunizmit, nė vitin 1993, pata fatin e mirė tė njihem me intelektualin Qazim Dervishi, i cili nė moshė tė thyer, jetonte me familjen e tij nė Shkodėr.

Si shumė familje tė tjera edhe familja ime vuajti arratinė, ndarjen e pjestarėve tė saj, tė cilėt si intelektualė qė kishin studiuar nė shkollėn teknike amerikane tė Fultzit e mė pas nė universitetet perendimore, shiheshin si armiq nga regjimi diktatorial. Pėr afro gjysėm shekulli izolimi, ne nuk mundėm tė kontaktonin (telefon, letra, apo fizikisht), tė ndiheshin, me pjesėn tjetėr tė familjes, deri sa ato vdiqėn tė dėshpėruar nė dhe tė huaj. Qelloi qė nė pranverėn e vitit 1993, erdhėn pėr vizitė nė Shkodėr, pėr herė tė parė, pjestarėt e familjes time, tė cilėt jetonin nė Londėr.

Kushėriri im Philip (djali i xhaxhait tim, Anton Logoreci) dhe nėna e tij Doreen Clements (gazetare e njė reviste londineze) gjatė vizitės nė Shkodėr, pėrjetuan shumė surpriza tė kėndshme, njė ndėr to ishte dhe vizita nė shtėpinė e intelektualit e patriotit shkodran Qazim Dervishi. Meqenėse z. Dervishi ishte nė moshėn 85 vjecare, shkuam ta takonim nė pallatin ku ai banonte. Vizitorėt nuk e flisnin gjuhėn shqipe prandaj kėrkova ndihmėn e njė pėrkthyeseje profesioniste pėr tė bėrė interpretimin e bisedės nga gjuha angleze nė shqip. Takimi me anglezėt e solli zotni Qazimin nė kujtime tė periudhės sė rinisė kur ai, nė mes qindra studentėsh nga i gjithe vendi, ishte pjestar i shkollės teknike amerikane tė Harry Fultz-it nė Tirane. Pėr ēudi edhe pse nė moshė tė madhe, z. Qazimi filloj tė komunikojė me miqtė nė njė anglishte perfekte, pa patur nevoje pėr ndėrhyrjen e pėrkthyeses.



Qazimi filloj t’i tregojė miqve nga Anglia pėrjetimet e tmershme nė burgjet komuniste, e sidomos tė periudhės dy vjecare tė qėndrimit nė hetuesi. Nuk mund t’i harroj drithėrimat qė mė pėrshkuan kur dėgjova ngjarjen e tmershme qė i kishte ndodhur gjatė hetuesisė. Pasi e kishin detyruar tė zhvishej dhe torturuar barbarisht, e kishin varur pėr kėmbėsh, fytyrė pėr fytyrė me kokėposhtė, sė bashku me njė prift katolik, i cili kishte vdekur nga torturat. Ftoftėsia e kufomės si dhe sekrecionet e mbrendshme tė klerikut-kufomė, binin mbi trupin e gjakosur e tė zhveshur tė Qazimit. Dhe nuk mjaftonte kjo, por hetuesit sadistė duke gjetur kėnaqėsi e shumė agresivė, kishin filluar tė lėshonin telin qė i mbante tė lidhur dy trupat, tė cilėt i kishin varur mbi gropėn e hapur pėr WC… e vazhdonin t’i lėshonin… deri sa kokat e tė burgosurve prekėn jashtqitjet nė gropė…

Kjo ngjarje shkaktoi njė reaksion tė fortė emocional tek anglezja mike, e cila humbi ndjenjat. Ajo kishte dėgjuar qindra histori nga i shoqi Anton Logoreci, i cili fliste pėr tmerret e komunizmit ēdo natė nė emisionin shqip tė radios BBC, por kjo qė dėgjoj kėtu ishte jashtė ēdo limiti njerzor.”

Pjetėr Logoreci bėn dhe njė profil tė Qazim Dervishit, karrierėn e tij nė sport dhe rolin e tij vendimtar nė themelimin e sportit shqiptar deri tek arrestimi e dėnimi nga komunizmi.



“Qazim Dervishi, i biri i Zades dhe i Selimit, lindi nė Shkodėr me 10 qeshor 1908. I ati i Selimit, Dervish Stankovic ishte kėpuctar dhe kishte e ardhur nė Shkodėr rreth vitit 1866 nga Tuzi, ndėrsa nėna e Qazimit ishte me origjinė nga Mjeda.

Qysh nė fėmijėri, Qazimi u veēua nga tė tjerėt pėr shkathtėsinė e tij mendore dhe trupore e nė shkolle ai ishte kurdoherė nxėnės i dalluar. Edhe pse (sipas tregimit tė familjarve) rreth viteve 1916-1918, ishte e ndaluar qė fėmijėt nga familjet muslimane tė luanin me top (pasi shihej si gjynah), Qazimi organizonte me shokėt e moshės lojra me top, tė cilėt nėnė Zadeja ia qepte me kujdes.

Babai qė merrej me tregti pati mundėsi ekonomike qė tė paguante njė mėsues privat pėr t’i dhėnė tė birit njohuri tė tjera, pėr tė cilat ai ishte shumė i interesuar. Pa mbushur moshėn 12 vjeēare, Qazimit i vdes babai duke lėnė pas katėr femijė jetimė, dy djem dhe dy vajza. Pėr familjen nisin kohė tė vėshtira, por amaneti i babait ishte qė fėmijėt tė shkolloheshin. Miqtė e familjes filluan tė interesoheshin qė Qazimi, si mė madhi ndėr fėmijėt, tė frekuentojė njė shkollė detare nė Turqi, por dėshira e fėmijes ishte tjetėr. Ai nuk e pranoi propozimin dhe sapo mbaroi filloren u regjistrua nė Gjimnazin e Shkodrės.



Duke parė aftėsitė e Qazimit, punonjėsit e Kryqit tė Kuq amerikan nė Shkodėr e kėshilluan tė regjistrohej nė shkollėn teknike amerikane qė ishte hapur nė Tiranė nė vitin 1922, ku ai filloi studimet e rregullta nė vitin shkollor 1924, viti i dytė i ekzistencės sė shkollės. Shkolla me profil industrial, kishte drejtor 34 vjeēarin Harry Fultz. Aty Qazimi u njoh edhe me studentė tė tjerė qė vinin nga qyteti i tij i lindjes si Viktor Beltoja, Ndoc Qerraxhia, Lec Barbullushi, tė cilėt u bėnė shokė tė mirė tė tij. Mė vonė, nė vitet e tjera, grupi i bashkėqytetarėve u zmadhua me Xheladin Bacin, Shaqir Kadinė, Anton Logorecin, Zef Qerraxhinė, Ndoc Geren, Ndrek Kodhelin, Mark Kurbinin, Loro Shirokėn.

Gjatė mesimit nxėnėsit edukoheshin me dashurinė pėr punėn nėn motivin: “If we rest, we rust”, nė shqip: “kush rri, ndryshket”, apo siē flitej nė mes nxėnėsve: secili duhet tė jetė gati tė pranojė ēdo punė qė ti jepet. Nxėnėsit duke punuar pėr tė mėsuar zanate tė ndryshėm siguronin dhe tė mirat e duhura materiale pėr jetėn nė konvikt. Fultzi e kishte vėnė Qazimin tė drejtonte sektorin e blegtorisė nė fermėn qė zotėronte shkolla, nė Laprakė. Qazimi punonte tokat e fermės me traktor, administronte gjeneratorin e shkollės, nė tė njėjtėn kohė punonte edhe si shofer duke bėrė transportin e farės sė misrit nga Tirana nė Durrės.



Edhe aktivitetet e ndryshme sportive, futja e sporteve tė reja tė panjohura mė parė nė Shqipėri, ishin nė programin e shkollės teknike amerikane. Ndėr kėto aktivitete Qazimi ishte gjithmonė prezent dhe sipas informacioneve tė gazetės sė shkollės “Laboremus”, nė lojrat olimpike tė cilat organizoheshin pėr ēdo vit nga shkolla, ai u dallua dhe zuri vende nderi nė garėn e kėrcimit pėr sė gjati, nė garėn e kėrcimit trehapėsh. Nė vitin 1925, Qazimi u zgjodh kapiten i skuadrės sė futbollit tė shkollės si dhe kėshilltar i pėrhershėm i drejtorisė pėr kėtė sport. Nė lojrat olimpike tė vitit 1927, Qazimi theu rekordin e kėrcimit sė larti. Me inicitivėn e drejtorit Harry Fultz, i cili ishte njė lojtar basketbolli i mrekullueshėm, pėr herė tė parė nė Shqipėri, u organizuan ndeshje basketbolli, ku Qazimi ishte kapiteni i 5-shes sė parė pėr shkollėn teknike amerikane.



Nė fillimin e vitit 1929, duke parė punėn e mirė e serioze tė Qazimit, kolegėt kėrkuan qė ai tė ishte kujdestar i konviktit Naim Frashėri. Me emėrimin e tij kujdestar, Qazimi pėrveē punėve qė i takonin, filloi tė organizonte me nxėnėsit e konviktit gara atletike dhe ndeshje basketbolli. Por dėshira e tij ishte tė transferohej nė qytetin e lindjes, tė ja dedikonte Shkodrės rezultatet e mira qė arrinte nė sport. Mbas transferimit nė Shkodėr, pėr tė plotėsuar nevojat ekonomike tė familjes ai filloi tė punojė si mėsues te shkolla “Hadrej”, e njėkohėsisht si kujdestar nė konviktin “Malet Tona”, pra mėsues dhe edukator. Me iniciativėn e tij, nė vitin 1930, ai vendosi nė kėndin e vetėm sportiv qė ekzistonte nė Shkodėr, nė atė tė shkollės sė Perashit, tabelat e basketbollit, shkallėn suedeze, traun e ekuilibrit, gropėn e rėrės, stekat pėr kėrcimin sė larti si dhe vizoi pistat pėr gara vrapimi.



Nėn organimin e tij, terreni sportiv kishte pėrherė lojra basketbolli, handbolli, futbolli apo gara vrapimi tė pėrziera pėr djem e vajza. Me kėmbėnguljen e tij dhe me ndihmėn e shokėve e nxėnėsve, nė vitin 1934, Shkodra kishte 3 terrene sportive. Jashtė deshirės sė tij, nė vitin 1939, Qazimi transferohet si mėsues nė Pogradec, por nė tetorin e vitit 1942 kthehet si mėsues nė shkollėn “Ismail Qemali” tė Shkodrės. Po nė kėtė vit ai martohet me mėsuesen e njohur Meliha Dervishi (mėsuese e popullit) dhe sė bashku gjatė vitit 1945, punojnė nė Lezhė dhe Gjirokastėr.

Njė dėshirė e madhe e Qazimit, ishte formimi i njė klase pėr fėmijet shurdhė-memecė. Ai punoi papushim pėr njė alfabet diadik duke u bazuar nė modelin e shkollės amerikane “Northėest school Philadelphia”, ishte talent nė fushėn e didaktikės si dhe pėrkthente nga anglishtja letėrsi pėr fėmijė, letėrsi sportive dhe didaktike.



Pati njė periudhė kohe kur Qazimin e dėrguan tė punojė si instruktor i edukimit fizik nė hekurudhėn Peqin-Kavajė. Aty, ai u vendos nėn shėnjestrėn e sigurimit tė shtetit, i cili aktivitetin e zellshėm dhe lidhjet e Qazimit i shihte me xhelozi. Zyrtarėt komunistė tė kohės, nuk mund tė pranonin planet e tij qė tė lidhej me shkollat amerikane dhe ato londineze pėr tė mėsuar nga programet e tyre. Kėshtu qė, me 12 shtator 1947, nė moshėn 39 vjeēare, Qazimi arrestohet nga sigurimi i shtetit me akuzėn “Veprimtari nė grup kundėr shtetitøagjitacion e propagandė dhe spiunazh”.



Qėndron pėr 22 muaj nė birucat e shfarosjes tė hetuesisė, nėn tortura ēnjerėzore, ku falė njė fiziku tė hekurt prej sportisti i reziston vdekjes. Dėnohet me 18 vite burg nga gjykata e Tiranės e cila “e gjeti fajtor” nėn kėtė akuzė. Shtatė vite mė vonė, i sėmurė rėndė, lirohet nga burgu. Pėr vite me radhė familja e tij ishte viktimė e njė fushate tė egėr pėrndjekjesh, frikėsimesh dhe bastisjesh nga sigurimi, tė cilat vazhduan sistematikisht deri mė 1971-in e ndrrimin e sistemit.



Pėrveē ndihmesės sė madhe nė fushėn e arsimit dhe tė pėrhapjes sė sporteve tė reja nė Shqipėri, Qazimi pat njė karrierė brilante edhe si administrator e gjyqtar i futbollit. Nė vitin 1945 ai emėrohet kryetar dhe drejton shoqėrinė Vllaznia nė Shkodėr. Perveē se njė atlet profesionist, njė futbollist i papėrmbajtur, ai ishte arbitri i parė ndėrkombėtar i futbollit nė Shqipėri. Qazimi ishte njė gjyqtar shumė i vlerėsuar si brenda vendit ashtu edhe nė ndeshjet ndėrkombėtare, duke arbitruar me shumė sukses nė Ballkaniadėn e vitit 1946.

Me 11.06.1993, ai nderohet nga Presidenti i Republikės me titullin e lartė “Mėsues i popullit”. Pėr tė nderuar kujtimin dhe veprėn e tij, nė vitin 1996, pallatit tė ri tė sportit nė qytetin e Shkodrės i vendoset emri “Qazim Dervishi”. Me kėrkesėn e qytetarėve tė Shkodrėsøme 13.3.2009, kėshilli i Bashkisė Shkodėr, i jep titullin “Qytetar Nderi”. Qazim Dervishi vdiq mė 19 Janar 1994 nė moshėn 86 vjeē, i nderuar nga kolegėt, qytetarėt e gjithė Shqipėrisė.

/Burimi: Kujto.al

Foto:







__________________
devollitėt thonė
Gi de Masha nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur