Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Arti dhe Kultura > Arti dhe Kultura Botėrore > Shkrimtarė tė huaj

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 20-09-2012, 14:49   #1
Askushi
V.I.P
 
Avatari i Askushi
 
Data e antarėsimit: Sep 2012
Vendndodhja: Neverland
Posts: 2,159
Thanks: 0
Thanked 53 Times in 49 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 16
Askushi ka mbyllur reputacionin
Saadi Shirazi

Saadi Shirazi
(1203-1290)


Emri i tij i plote eshte: Ebu Abdull-llah Musherrefedin Ibni Muslihadin Saadi Shirazi.
Viti i tij i lindjes nuk dihet ne menyre te prere e te sakte por ka jetuar rreth viteve 1203 ose 1210 e deri ne vitin 1290.
Saadiu eshte nje prej perfaqesuesve me te njohur e me te shquar te letersise artistike Persiane, kryesisht asaj poetike.
Ai u lind ne krahinen e Shirazit mes viteve 1203-1208 e cila ishte nje krahine ne Iranin jugor dhe u mbrujt mes dy periudhash historike kontradiktore te lindjes se mesme ne pergjithesi dhe te Iranit ne vecanti.Vitet e para te djalerise se tij perkojne me rritjen e qyteteve te medha dhe lulezimit ne Iran e Azine e mesme si pasoje e zhvillimit te vrullshem te jetes ekonomike.Dhe vitet e mevoneshme deshmojne nje tjeter periudhe ku mongolet e Xhenxhis Khanit shkruajne me gjak historine e tyre ne vendet e lindjes se mesme, nderkohe ai qe edhe deshmitar sesi kryqezatat vazhdojne me zell vepren shkaterrimtare ne Palestine.Gjithcka ka jetuar poeti dhe gjithcka ka ndjere i pershkruan ne kryeveprat me fame boterore si gjylistani, bostani, dhe shume e shume poezi te tjera lirike te mbledhura nen titullin "kul-lijat".
Tere krijimtarine e Sa'adiut e pershkon ideja e larte humane dhe dashuria per njeriun.
Veprat kryesore te tij jane: Gjylistani (Trendafilishtja) Bostani (lulishtja) Kullijat (vepra lirike e shkruar ne gjuhen arabe).
Sa'adiu eshte nje poet i njohur ne mbare boten i cili eshte kujtuar e kujtohet me rrespekt nga figura te medha boterore. Ate e cmonte shume Getja, e citonte shpesh here Pushkini.Ne nje nga nga tregimet e tij me subjekt "nga historia e lindjes, Gorki e quan "gojemjalti Saadi" dhe shton:"shume nga fjalet e tij i shtuan ne vargun e thesareve tane".
Sa'diu ka ndikuar ne shume poete te tjere pasardhes te tij si ne Iran dhe jashte tij.Ai ka ndikuar dhe ne poetet klasine Turq si Nedim, Baki etj.
Nderkohe vlen te permendim qe edhe poeti yne kombetar i cili ka qene nje njohes i mire i persishtes te jete ndikuar shume nga Saadiu e sidomos ne poemen e tij fjalet e qiriut.
Qe te mos e zgjas shume me fjale po le te flase vete Sa'adiun, goja e tij ka pushuar se foluri por vargjet e tij rrojne ende, mesazhi i tij eshte mjaft aktual sa shpesh here duket sikur ai jeton ende mes nesh.


Shqiperoi: Vexhi Buharaja


Mos fli!

Ne kete te vetmen shprese me shkoi jeta si flori
Te me kryhej cdo deshire qe mu ndez ne kraharuar
Sot dhe shpresa me buzeqeshi por me kot se une e di
Qe skam shprese te me kthehet jeta qe ka fluturuar.

Ja, vdekja i ra daulles per te ikur
Shendene i lini kokes syte e mi
O duar, llere, krahe,ju te gjithe
Puthuni sot me mall e dashuri.

Armiku i shpreses, vdekja ra mbi mua
Vella kujtome ti ne varr te zi
Ne gjume e shkova jeten time aq te dashur
Ndaj te keshilloj si une ti mos fli.

Shkeputur nga Gjylitani

S'jam lypes!

O Saadi -me thote bota-pse jeton ne varferi?
Ke burime... qe s'te lene qe te heqesh lemeri.

Ti me vjershen mbreterore more buje si nje mbret,
Pse te shtypin keshtu valle brenge e vuajtje pa kufi?

Kaq mbreter te levdojne, kaq visare po te vijne
A se di se pa visare do mbytesh ne lot e zi?

Shume thone se skifteri rron me mire se simurgu(1)
Ai kerma ha perdite, ky te ndotur s'qas ne gji.

S'do te ndodhe kjo me mua, te sovranet s'do te shkoj
S'do te endem neper porta si lypsari duaxhi.

Dhe gjilperen po te lypesh, sikur ulesh permbi gjemba
C'do e lypur neper mbreter eshte turp e lebeti.

Simurg:"zog imagjinar qe mbahej si simbaj i pastertise trupore"

Shkeputur nga Kul-lijati.


Rrefenje!

Na ishte nje djale me dije, gjykim
Qe tund'te faltoren kur mbante fjalim

I ndjere, i drejte, me nder i vulosur
Kish rrembat e faqes si shkrim i persosur.

I dinte permendesh fjalor, gramatike
Vetem ne shqiptim calonte nje cike.

Belban ish nga goja levendi djalosh
Keshtuze qe fjalen te shkoqur se thosh.

I thashe nje te urti-nje shpirt turfanda:
"qe dhembet e pare akcili si ka"

Nga fjala e vrazhde na skuqet ky burre
"Capraze dhe dokrra mos thuaj me kurre"

Ti vetem nje cen te djali na pe
Ama kaq te mira valle ku i le?

Ne diten e madhe kush hijet shikon
S'do shohe dot Zotin qe driten veshtron.

Te mencurin e mprehte, me shpirt si zambak
Qe kemba ne uje i shkaka vec pak,

Per nje te rreshqitur me gjemb mos e ther
Te urtet kane thene:Bylyrin ti merr"

Pa gjembat qe therin nuk gjen trendafil
Pse vuan nga nga gjembat, ti lulet mbeshtill.

Kush eshte nga zemra katran edhe pleh
Palloit te bukur vec kembet i sheh.

O vetullbunace,ndericimi te vlen
Pasqyra e veshur asgje s'te rrefen.

Merr rrugen qe kurre s'te con ne mjerim
Jo shkronjen qe gishtin m'i veke si trim.

C'me shihke te meten qe tjetri na ka
Pa pare me pare ti tenden si tra.

Ti turpet e botes o tim mos zbulo
Ler turpet e botes , te tuat shiko.

Nje preherperlyer c'ta rrahim si pis
Kur preheri yne vjen ere gjiris?

Mos thuaj per tjetrin je dreq i pashembull
Qe ti te na tundesh se vete je engjell!

Me pare shporr vete te ligen si shtrige
Pastaj thuaj miqve:Mos beni te lige.

Zer veshet sa here qe dokrra degjon
Mbyll syte kur tjetrin pa rroba shikon.

Pse qenkam me gjolla ti me kot mos pall
Bej keq a bej mire, jam vete hamall.

Per njeze te mete gje gjenke tek ne
Virtyti i bujshem s'groposet ne dhe.

Si hasmi i Sa'adiut qe vjershen i kqyr
Me goje thur lavde, por ne shpirt qymyr.

Nga kaq hollesira asnjera se bind
nje shkonjez te shohe nderkrehet si xhind.

Cdo vetull qe shohim nuk eshte si hark
Festekut haji thelbin, berthamen hidh larg.

Shkeputur nga "Bostani" i Saadiut

Urtesi

Nuk perleshen kurre dy njerez me tru
as dhe nje i ditur me nje mendjehu.

I krisuri ne shan e ne flet bajat
I mencuri embel zemren ja tulat.

Dy te urte nuk kepusin ne fill pe
Shkemb ne u be njeri tjetri behet dhe.

Ama ne qellofshin qe te dy me brire
Terhiq, terhiq, kepusin dhe zinxhire.

Shkeputur nga "Gjylistani"
Askushi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-05-2014, 12:39   #2
Jetmira
💙🌙
 
Avatari i Jetmira
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 2,830
Thanks: 1,744
Thanked 1,256 Times in 519 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 34
Jetmira ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Saadi Shirazi

Kur gjoks e dituri te thelle s'ke
Me mire hesht dhe gjuhen mbaje fshehte!
Njeriun gjuha e rrezon perdhe,
Ashtu si arren kufke pesh' e lehte.


Gomarit gjuhn' i mesonte nje allcak,
Keshtu e shkonte jeten or e cast.
I tha nje i urte: "C'ben o tarallak?
Ki turp e nder, ket' mendje flake pas!
Nuk nxe te flase kafsha as dhe pak,
Ti heshtjen nxer nga kafsha! Kaq te flas"

Kush jep pergjigjen pa mendim,
Te shumtat fjale i ka gabim;
O fol si flet njeriu me mend,
O hesht si kafshet, rri ne vend!
Jetmira nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-05-2014, 12:39   #3
Jetmira
💙🌙
 
Avatari i Jetmira
 
Data e antarėsimit: Apr 2014
Posts: 2,830
Thanks: 1,744
Thanked 1,256 Times in 519 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 34
Jetmira ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Saadi Shirazi

K Ė R K I M I

HAFIZ SHIRAZI
(1325-1388)

K Ė R K I M I

All-llahun
E kėrkova
E gjeta
Vetėm vetveten.

Vetveten
E kėrkova
E gjeta
Vetėm All-llahun.

Pėrktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Jetmira nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 03-05-2014, 12:43   #4
zirconium
V.I.P
 
Data e antarėsimit: Apr 2013
Posts: 16,930
Thanks: 218
Thanked 1,634 Times in 1,042 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 114
zirconium ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Saadi Shirazi

Gylistanit e Bostanit i beja zbor dikur..kush e di sa here e kam lexuar
zirconium nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur