Kthehu pas   Forum-Al.com™ > Kombėtare & Boterore > Trojet shqiptare

Trojet shqiptare Ēdo gjė mbi trojet shqiptare: Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali Zi, Ēamėria. Ēfarė i bėn trojet nga vini ju mė tė veēanta?

Pėrshėndetje Vizitor!
Nėse ju shfaqet ky mesazh do tė thotė se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini tė shihni pjesėn me tė madhe tė seksioneve dhe diskutimeve tė forumit, por akoma nuk gėzoni tė drejten pėr tė marrė pjesė nė to dhe nė avantazhet e tė qėnurit anėtar i kėtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI qė tė dėrgoni postime dhe mesazhe nė Forum-Al.
Regjistrohu
Pėrgjigje
 
Mundėsitė nė temė
i vjetėr 26-06-2013, 21:53   #21
edlin
V.N.P
 
Avatari i edlin
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Posts: 4,987
Thanks: 1,371
Thanked 2,261 Times in 1,267 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 80
edlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ēamėria-Toka e premtuar

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Saura Shiko postimin
Edlin ti je ne Durres apo ne Itali ?
Ne it. une i ndjek nga larg zhvillimet... aq dite sa shkoj une ne Vlore s'te dalin as per plazh..
edlin nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 29-06-2013, 22:57   #22
edlin
V.N.P
 
Avatari i edlin
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Posts: 4,987
Thanks: 1,371
Thanked 2,261 Times in 1,267 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 80
edlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ēamėria-Toka e premtuar

Masakra e fundit e grekėve mbi popullsinė ēame


Si i vrau Plastirasi, pasuesi i Zervės, 70 vetė nė Filat

Ēėshtja e Ēamėrisė, bashkė me atė tė Kosovės u pozuan nė opinionin publik nga Diaspora Shqiptare nė kushtet e vetėizolimit tė Shqipėrisė, kur shteti shqiptar thuajse i kishte lidhur duart vetvetes pėr tė mbrojtur interesat kombėtare shqiptare, duke vėnė nė plan tė parė interesat e ngushta tė mbrojtjes sė pushtetit dhe parimet e bashkėpunimit nė linjėn e ashtuquajtur internacionaliste. Reagimet mė tė vendosura u bėnė nga Shoqata “Ēamėria” nė SHBA, e cila zhvilloi shumė aktivitete nė mbrojtje tė ēėshtjes ēame. Nė njė letėr dėrguar Sekretarit tė Shtetit tė SHBA Cordell Hull, pasi theksonte kontributin qė dha Shqipėria nė luftėn kundėr fashizmit, shoqata kėrkonte qė parimet e Kartės sė Atlantikut tė zbatohen me konseguencė edhe nė ēėshtjen shqiptare. Nė mėnyrė tė posaēme, shoqata i rferohej neneve 2 dhe 3 tė kėsaj karte dhe kėrkonte qė populli shqiptar, qė kishte mbetur nė shtetet fqinje tė pėrcaktonte formėn e qeverimit, nėn tė cilėn do tė jetojė, tė ushtrojė tė drejtat sovrane dhe tė restaurohej vetėqeverimi; tė drejta kėto qė u ishin rrėmbyer me forcė. Nė kėtė mėnyrė, ata jo vetėm kėrkonin kthimin e popullsisė ēame nė trojet e veta, por qė edhe Ēamėria sė bashku me Kosovėn tė shpreheshin lirisht pėr tė ardhmen e tyre.

Kėshilli Antifashist i Ēamėrisė
Forca kryesore qė u vu nė krye tė pėrpjekjeve pėr tė mbrojtur ēėshtjen ēame ishte Kėshilli Antifashist i Ēamėrisė qė zhvillonte aktivitetin e tij nė Shqipėri. Ai drejtoi masat e popullsisė ēame, pėrpjekjet e saj pėr t’u kthyer nė atdhe. Kjo organizatė zhvilloi njė aktivitet tė gjerė si nė aspektin diplomatik, ashtu edhe nė organizimin e refugjatėve ēamė, nė organizimin e propagandės dhe nė mbajtjen gjallė tė shpresave pėr t’u rikthyer nė atdhe. Kėshilli Antifashist i refugjatėve ēamė u dėrgoi disa memorandume dhe protesta Fuqive tė Mėdha, Qeverisė Greke, Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Mesdheut, Komitetit Qendror tė EAM-it, Guvernatorit tė Epirit dhe Komitetit panepirot tė EAM-it. Mė e hershmja ėshtė njė protestė dėrguar Fuqive tė Mėdha mė 17 tetor 1944, nė tė cilėn kėrkohej qė tė largoheshin forcat e EDES-it nga Ēamėria pėr tė siguruar nderin, jetėn dhe pronėn e popullsisė, si dhe sigurimin e tė gjitha tė drejtave tė barabarta tė bazuara nė Kartėn e Atlantikut, pjesėmarrjen e popullsisė ēame nė luftėn e popullit grek kundėr pushtuesit tė huaj, si dhe lirimin sa mė shpejt qė tė ishte e mundur tė 300 grave dhe fėmijėve, tė cilėt mbaheshin nė kampet e pėrqėndrimit nė Filat dhe nė Paramithi.

Kėtė protestė e pasoi njė tjetėr votim proteste dėrguar kėtyre subjekteve nga Filati i Ēamėrisė, mė 30 tetor 1944. Nė tė paraqitet nė pėrmasa reale tragjedia ēame, hidhet dritė mbi shkaqet e saj. Ky dokument shquhet pėr njė sens konseguent realizmi dhe nuk manifestohet nė tė asnjė shfaqje shovinizmi ose nacionalizmi ekstrem. Pėrkundrazi, dokumenti shquhet pėr frymėn internacionaliste, nė tė manifestohen qartė prirjet e toleranca dhe bashkėjetesa paqėsore me popullin grek pa pasnjė paragjykim. Nė kėrkesat e kėsaj proteste figurojnė kthimi i shpejtė i popullatės ēame nė vatrat e veta dhe sigurimi i jetesės sė qetė tė saj atje; fillimin e hetimeve nga Qeveria Greke nė Ēamėri pėr tė zbuluar dhe ndėshkuar shkaktarėt e krimeve, largimin sa mė parė tė forcave tė EDES-it nga Ēamėria si kusht pėr tė shpėtuar nderin dhe pasurinė e popullsisė ēame dhe barazimin real tė tė drejtave njerėzore kombėtare me popullsinė greke nė bazė tė parimeve tė Kartės sė Atlantikut dhe tė pjesėmarrjes sė popullsisė ēame nė luftėn e popullit grek kundėr pushtuesve tė huaj.

Ankesė edhe konferencės sė San Franēiskos

Mė 9 maj 1945 pėrfaqėsuesit e popullsisė ēame i dėrguan njė ankesė edhe konferencės sė San Franēiskos nėpėrmjet Misioneve Aleate nė Tiranė. Dukje iu referuar Kartės sė Atlantikut dhe luftės qė popullsia ēame kishte zhvilluar kundėr fashizmit, kėrkohej ndėrmjetėsimi pėr kthimin e popullsisė ēame nė shtėpitė e veta. Ndėrsa lidhur me fajtorėt dhe ata qė kishin kryer krime, kėrkohej qė tė gjykoheshin nga njė gjykatė dypalėshe (shqiptaro-greke).

Pas kėsaj proteste, njė komision ēam shkoi nė Athinė pėr t’i paraqitur Qeverisė sė Papandreut kėrkesat e refugjatėve ēamė. Mirėpo ky nuk pranoi tė merrte takim me tė. Njė funksionar i lartė i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Greqisė, qė mori kontakt me komisionin ēam, i deklaroi atij se “Qeveria nuk iu pret, sepse s’ka ē’tju thotė, pasi nė praktikė ėshtė Zerva dhe nė teori ėshtė Qeveria qė ju tė mos ktheheni nė Ēamėri”. Pas dėshtimit tė pėrpjekjeve pėr tė biseduar me pėrfaqėsuesit e qeverisė greke, delegacioni ēam iu drejtua autoriteteve tė Fuqive Aleate dhe Komitetit Qendror tė EAM-it dhe Partisė Komuniste Greke. EAM-i dhe Partia Komuniste vetėm sa protestuan pranė misioneve aleate dhe Qeverisė Greke qė tė merreshin masa kundėr bandave kriminale tė Zervės dhe qė popullsia ēame tė kthehej nė trojet e veta. Ata nuk morėn asnjė masė, ose nuk u bėnė asnjė premtim ose propozim pėrfaqėsuesve tė Ēamėrisė pėr tė zgjidhur ēėshtjen e tyre tė drejtė.

Masakrimi pėr tė dytėn herė i popullsisė ēame


Kur forcat zerviste u shpartalluan nga forcat e ELAS-it dhe Ēamėria u ēlirua, popullsia ēame qė gjendej afėr kufirit u riatdhesua. Por kjo nuk zgjati shumė. Pas kapitullimit tė ELAS-it mė 13 shkurt 1945, ēeta tė frymėzuara nga qeveritarėt e Athinės, me nė krye Plastirasin, ndoqėn shembullin e Zervės, duke masakruar pėr tė dytėn herė popullsinė ēame. Sipas hetimeve qė kreu nė kėtė kohė Misioni ushtarak Britanik, dilte se udhėheqėsit e kėsaj masakre kishin qenė leitnant Kristo Kaca, qė kishte ardhur nga Korfuzi, major Ilia Kaca, qė kishte ardhur nga fshati Palo dhe kolonel Zoto, tė cilėt ishin vėnė nė krye tė njė grupi banditėsh nga Korfuzi dhe tė disa banorėve grekė vendas, anėtarė tė forcave tė Plastirasit, gjithsej rreth 100 vetė dhe mė 13 mars 1945 kishin shpėrthyer njė terror nė Filat si rezultat i tė cilit ishin vrarė 70 vetė. Sasia e emigrantėve qė u kthyen nė tokat dhe shtėpitė e tye ishte 3000-5000 veta. Ashtu siē pohojnė dhe autoritetet britanike, sulmi i fundit i grekėve nuk u provokua nga shqiptarėt, por i ishte rezultat i “vazhdimit tė ndjenjave ekstreme antishqiptare tė grekėve nė kėtė rajon“. Ky akt i ri kriminal, i kryer disa muaj pas masakrave tė verės tė vitit 1944, dėshmonte jo pėr veprime thjesht hakmarrėse, por pėr njė politikė tė pėrcaktuar mirė tė Qeverisė Greke, e cila tani e kishte shtrirė plotėsisht autoritetin e vet nė tė gjithė vendin edhe nė kėtė rajon.


Kongresi i Minoritetit Shqiptar tė Greqisė

qė u mbajt nė shtator tė vitit 1945 miratoi njė rezolutė tė cilėn ia dėrgoi Konferencės sė Ministrave tė jashtėm tė vendeve aleate, nė tė cilėn vihej nė dukje se “Nė kohėn e okupacionist nazist, ndėrsa luftėtarėt e minoritetit shqiptar nė Greqi, tė ikuraduar me forcat e rezistencės sė popullit grek po luftonin ashpėrsisht kundėr okupatorit gjerman, forcat reaksionare dhe shoviniste tė Zervės tė komanduara prej vetė kėtij gjenerali gjakpirės, hynė pabesisht nėpėr qytetet dhe fshatrat e Ēamėrisė, duke pėrsėritur barbarizmat e 1912-ės pas Luftės sė Parė Ballkanike, ku u masakruan, u burgosėn dhe u torturuan me mijėra qytetarė dhe fshatarė ēamėr nga tė gjitha shtresat shoqėrore”. Kongresi, duke iu referuar Kartės sė Atlantikut, kėrkoi jo vetėm kthimin e emigrantėve ēamė nė trojet e veta, por edhe “sigurimin e tė drejtave tė barabarta tė minoritetit shqiptar nė Greqi me pjesėn tjetėr tė popullit grek, ashtu siē e gėzonte minoriteti grek nė Shqipėri”.

Nė fund tė nėntorit 1945, pėrfaqėsuesit e emigrantėve ēamė i dėrguan njė letėr zėvendėssekretarit tė Jashtėm Ballkanik McNeil, i cili po vizonte Athinėn dhe kėrkuan qė ai tė ndėrhynte pranė Qeverisė Greke pėr zgjidhjen e ēėshtjes ēame, por edhe si mė parė, atyre nuk iu dha ndonjė pėrgjigje. Kėtė herė, Komiteti Antifashist Ēam garatimin e tė drejtave tė minoritetit shqiptar si qytetarė tė lirė e mbėshteste jo vetėm nė Kartėn e Atlantikut, por edhe nė Konferencat e Teheranit, tė Jaltės dhe tė Potsdamit.
edlin nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 02-07-2013, 16:23   #23
J-W
J-W-R-Unlimited
 
Avatari i J-W
 
Data e antarėsimit: Jun 2010
Posts: 2,965
Thanks: 0
Thanked 8 Times in 8 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 33
J-W ka mbyllur reputacionin
Pėrgjigje e: Ēamėria-Toka e premtuar

Mendoj qe ēameria nuk do ti bashkohet asnjeher shqiperise si teritor etnik. Ndoshta ndonje kompensim mund te marim, por edhe per kete dyshoj po aq sa per rikthimin e ēamerise.
__________________
Nuk ėshtė shenjė e mirė kur je keq !!
J-W nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 26-01-2014, 14:29   #24
SystemA
Banned
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 46,438
Thanks: 15,900
Thanked 9,424 Times in 6,365 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Arrow Pėrgjigje e: Ēamėria-Toka e premtuar

Shqiptare te shperngulur nga TROJET e tyre.....<fale> iliapisis,alboqiris dhe kollona grekoshkerdhatis ne luften e dyte boterore.

PS: me behet SHUME qejfi qe Socio-n e kane bere mod
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 29-01-2014, 14:54   #25
SystemA
Banned
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 46,438
Thanks: 15,900
Thanked 9,424 Times in 6,365 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Exclamation Pėrgjigje e: Ēamėria-Toka e premtuar

FEMIJE SHQIPTARE ne MEMEDHE me 1944,mbasi alboqirat i nxorren me <paqe> nga TROJET e TYRE.
Ska ATY....
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 30-05-2014, 22:30   #26
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 7,256
Thanks: 7,134
Thanked 3,319 Times in 1,349 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ēamėria-Toka e premtuar


Historiani Mihalopoulos: Camet ishit pronar tokash dhe ishin te fuqishem. Dhe ngaqe jan Shqiptare dhe dinak dhe te afte, mund ti marin pasurite e tyre, dhe do zoterojne fuqi ekonomike shume te madhe ne rajon. Prandaj ekziston ligji i luftes qe te bllokohen pronat.
Vazhdon tjetri qe ben emisionin: Mund ti marin sepse ne, thote, duke firmosur Traktatin e Lisbones njohem dhe Karten e te Drejtave te Njeriut. Camet do vine dhe do thone: Me shkele te drejtat e njeriut dhe me more pronat, tani mi kthe mbrapa. Dhe do ti marrin bashke me demshperblimet. Dhe mos harroni se Camet i kane titujt dhe jane pronare trojesh te konsiderueshme.
-Pastaj akuzojne dhe kritikojne qeverine greke qe te dy
__________________

Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 01-07-2014, 12:59   #27
Fshatari
No vip
 
Avatari i Fshatari
 
Data e antarėsimit: Jul 2013
Posts: 7,080
Thanks: 8,044
Thanked 3,680 Times in 1,952 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 159
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ēamėria-Toka e premtuar

Na vranė pėr tė mos u kthyer mė nė shtėpitė dhe tokat tona

•Rrėfimi rrėngjethės i 87-vjeēares qė erdhi 16 vjeē nga Ēamėria pėr tė mos u kthyer mė kurrė nė shtėpinė e saj
•Dėshira pėr t'u kthyer sėrish nė trojet e tyre edhe pas kujtimeve tragjike qė pėrcjellin kėto troje
Luela Myftari

Ajo ėshtė tashmė 87 vjeē. Ėshtė e fundit fėmijė qė mbeti nga ata qė 70 vite mė parė erdhėn sė bashku me tė nga Ēamėria drejt Shqipėrisė, pėr tė mos u kthyer mė kurrė nė shtėpinė ku u lind dhe ku kaloi 15 vitet e para tė jetės. Ajo ka flokė shumė tė bardhė, qė i mbulon me shami tė bardhė. Edhe sytė i ka tė bardhė, sy qė lotojnė shpesh. Quhet Halide Mergjyshi, por tė gjithė e thėrrasin Mana. Nė greqishten e vjetėr Mana do tė thotė “nėnė”. Dhe kjo thirrje nga tė gjithė ata qė e njohin ėshtė ndėr tė paktat gjėra qė i kujtojnė vendin e saj dhe masakrėn brenda shtėpisė ku lindi. Ka shumė pak gjėra qė e ngacmojnė pėr t’i sjellė ndėr mend atė kohė. Ka disa foto qė ia kanė sjellė fqinjė kur kanė shkuar nė Greqi, pranė shtėpisė sė saj, emrin qė si pėr ironi e thėrresin nė greqisht dhe kujtimet.

E shohim tė pėrlotet kur na rrėfen se si e kanė pėrzėnė nga shtėpia dhe se nuk e di nėse do tė donte tė kthehej ndonjėherė tė jetonte atje. Por, ajo thotė se kėshtu do t’u lotojnė tė gjithėve kur tė mbėrrijnė nė moshėn e saj. Refuzon tė thotė se po loton pėr tė pafundėn herė pėr tė njėjtėn histori, atė tė jetės sė sa, pėr dėbimin nga shtėpia e saj 70 vite mė parė. Ajo vetėm tund kokėn duke dashur tė justifikohet se e kanė dėbuar nga ai vend sepse kėshtu kanė dashur ta ndėrtojnė historinė, popujt dhe ata qė udhėhoqėn dje dhe ata qė udhėheqin sot.

Mban mend kur ke ardhur nė Shqipėri?

Sigurisht, qė e mbaj mend. Nuk ėshtė njė kujtim qė tė largohet as duke shkundur kokėn e as duke u plakur. Ishte nėntori i vitit 1944 kur kemi ardhur nė Shqipėri, nga Saranda, nė Qafė Botė. Mbaj mend si kemi ecur me kėmbė zbathur, jo vetėm unė, por shumė si unė. Datėn e saktė nuk e mbaj mend. Kam qenė 16 vjeē dhe ditėt e fundit nė vendin ku linda dhe ku kisha kaluar deri atėherė jetėn time kanė qenė tė ngarkuara dhe me ngjarje tė tmerrshme. Kur mbėrritėm nė Shqipėri dhe duhet tė regjistroheshim, shumė prej nesh, tė mbijetuarve nuk mbanim mend as ditėlindjet tona. Shumica e ēamėve kanė njė ditė lindjeje tjetėr nga ajo e vėrteta. Unė njoh shumė ēamė qė e kanė ditėlindjen pėr Vitin e Ri, mė 31 dhjetor sepse kėshtu janė regjistruar, pasi nuk mbanin mend ditėlindjen e tyre. Nuk ėshtė e thjeshtė tė ikėsh nga shtėpia me rrobat e trupit dhe tė vetmen gjė qė mund tė marrėsh nga vendi yt ėshtė njė gur. Unė as njė gur nuk e kam nga vendi im, por shumė prej nesh e kanė marrė njė gur nga strehėza e tyre. Dikush merrte njė grusht dhe, tė tjerė puthnin tokėn, gratė qė ishin pa burra dhe fėmijė pranė qanin me ulėrima sepse papritur e panė veten vetėm, ndėrsa tė tjerat qė kishin pranė dikė nuk nxirrnin asnjė fjalė nga goja, por vetėm tundnin kokėn. Unė nuk thoja asgjė, ashtu sikurse nuk mora dot asgjė. Thjesht kam ecur orė tė tėra pėr tė mbėrritur nė Shqipėri.

Ēfarė ke ti nga ajo kohė, nga ajo shtėpi?

Asgjė veē kujtimeve tė kėqija dhe traditave qė i ndjek njėlloj si ata qė u vranė e u prenė aty. Nuk kam asgjė. E kam parė atė oborr dhe shtėpi pas shumė vitesh nė njė fotografi qė njė nga komshinjtė e mi e kish bėrė gjatė pushimeve nė Greqi. Thuajse tė gjithė e dinė historinė time kėtu nė lagje. Nga kujtimet mbaj mend se jetonim, si tė thuash, nė tė njėjtėn ndėrtese me gjyshėrit e me xhaxhallarėt. Sepse ndėrtesat tona ishin si tė thuash tė mėdha, sa pallatet sot, me dy kate vėrtet, por me 40 dhoma. Kėshtu e kishim ne shtėpinė. Nė katin e parė kishim bodrumet, stallėn, si i thoni ju tani, kishim edhe dhomat pėr shėrbėtorėt, edhe vendin ku mblidheshim nėpėr festa, edhe vendin ku gatuhej, edhe vendin ku mblidheshim tė hanim. Kėto ishin tė gjitha nė katin e parė, ndėrsa nė tė dytin kishte vetėm dhoma ku flinin e rrinim. Eh, ajo shtėpi... Tani tė tjerė banojnė nė atė shtėpi, ndoshta fėmijėt e atyre qė na tradhtuan ne.

Si ju tradhtuan?

Mua mė vranė vėllanė, pėrpara syve. Nė mėngjes herėt. Isha 16 vjeē, ndėrsa ai ishte 21. Nuk do ta harroj kurrė atė skenė, madje as shumė nga ato qė pashė mė pas, gjatė rrugės pėr nė Shqipėri. Nuk i harroj ulėrimat qė atė ditė vinin nga kati i parė, kur ushtarėt grekė kishin shqyer derėn dhe kishin rrėmbyer gjėrat mė me vlerė. Florinjtė qė kishin nė vath grave ua tėrhoqėn nga veshi duke i ēarė. Ndėrsa meshkujt i mblidhnin tė gjithė bashkė pėr t’i pushkatuar nė oborr. Mua vėllanė ma vranė brenda nė shtėpi. E ata qė i vrisnin brenda shtėpi edhe i prisnin, pėrveēse i pushkatonin. Sepse tortura ishte nė sytė e familjarėve qė e shihnin mishin tė hidhej nė zjarr. Qė atė mėngjes qė na zgjuan britmat, kam parė e dėgjuar histori qė mendja e tė rinjve sot mund edhe tė mos i pranojė. Histori tė tjera tė trishta kam dėgjuar edhe kur mbėrrita nė Shqipėri. Ashtu sikurse mua mė vranė vėllanė pėrpara syve tė tjerėve u kishin vrarė e prerė nėnėn, babanė, burrin e fėmijėn, u kishin rrėmbyer florinjtė duke i premtuar se do t’i mbronin nė bodrum dhe pastaj i kishin dorėzuar vetė te ushtarėt grekė duke i tradhtuar.

Pas njė masakre si ajo e Paramithisė

Masakra e Paramithisė ėshtė njė nga mė tė pėrgjakurat e kėtij gjenocidi, sipas historianėve. Pėr ditė tė tėra shqiptarėt e Ēamėrisė janė detyruar tė ecin nė kėmbė drejt Shqipėrisė, qė dukej e vetmja alternativė, pasi rrugėt me Turqinė ishin mbyllur dhe se Shqipėria ishte tashmė vendi mė i afėrt pėr t’i shpėtuar tmerrit qė grekėt aso kohe filluan tė ushtronin mbi shqiptarėt e Ēamėrisė. Halide Mergjyshi na tregon njė pjesė tė atij rrugėtimi qė do tė ishte edhe nisja e njė jete tė re qė nuk do ta kthente mė nė shtėpinė e saj tė lindjes.

Kur u nisėt pėr nė Shqipėri?

Menjėherė pas kėsaj ndodhie. Nuk na kish mbetur mė asgjė, pėrveē frikės se gratė do t’i pėrdhunonin pasi tė pushkatonin tė gjithė burrat nė Paramithi. Neve na kishin thėnė mė parė qė tė ndėrronim fe ose tė shkonim nė Turqi, kur u ndėrruan grekėt me turqit, por ne nuk donim tė linim shtėpinė e pasurinė qė kishim venė. Ishte shtėpia jonė, vendi ku kishim jetuar e lindur. Kėshtu nuk ikėm, e kėshtu jo vetėm qė na bastisėn, por edhe na vranė, jo vetėm nė shtėpi, por edhe rrugės pėr nė Shqipėri.

Si e mban mend rrugėn? Ke udhėtuar nė kėmbė?

Po, nė kėmbė pėr ditė tė tėra, e tronditur jo vetėm nga ato qė mė kishin ndodhur, por edhe me atė qė shihja rrugėve pėr tė shpėtuar nga ushtarėt grekė.

Ēfarė ke parė rrugės?

Gra shtatzėna qė hidheshin nga shkėmbinj, hidheshin nė humnera pėr t’i shpėtuar thikave dhe shpatave tė atyre. Ndonjėra qė nuk vraponte dot, pėrjetonte... Ē’tė tė them, i kanė nxjerrė fėmijėn nga barku vetėm me njė shpatė tė vogėl. Kam dėgjuar baballarė qė i mbanin nė kampe pas hekurave dhe shihnin vajzėn qė pėrdhunohej e ulėrinte se nuk dinte ē’tė bėnte. Kėto nuk harrohen lehtė. Por, sėrish dėshiron tė shohėsh shtėpinė tėnde. Nuk mė lejon kush tė vete edhe njė herė pėrpara se tė vdes. E kam tė ndaluar, thua se kam vrarė unė dhe jo mė kanė vrarė ata.

Dėshiron vėrtet tė shkosh nė njė shtėpi ku ke vetėm kujtime tė kėqija?

Po, edhe njė herė nė tokėn time, aty nė oborrin ku mblidhnim ullinjtė, ku luanim... Edhe burri im kishte histori tė tmerrshme nė Ēamėri dhe deri nė fund tė jetės sė tij e kishte vendosur qė tė mos kthehej mė kurrė aty, por unė jo. Nuk e di nėse do tė doja tė jetoja aty, por ama tė shkoj kam shumė dėshirė. Po ja qė nuk mė lejohet edhe tani pas 70 vjetėsh. Kam lindur nė njė vend ku nuk mund tė shkel dot.

Java Ēame

27 Qershori i 1944-ės me vendim tė Parlamentit tė Republikės sė Shqipėrisė, ka hyrė nė historinė e Shqipėrisė si dita e gjenocidit tė popullsisė ēame. Java e Ēamėrisė, ėshtė kthyer tashmė nė njė organizim tradicional. Ajo qė e bėn tė veēantė kėtė vit ėshtė se kėtė vit u shėnua 70-vjetori i gjenocidit dhe diskriminimit ndaj shqiptarėve tė Ēamėrisė dhe se ky organizim u zhvillua njėkohėsisht si nė Tiranė ashtu edhe nė Prishtinė. Ky organizim shėnon organizimin e parė institucional nė Prishtinė. Aktiviteti kishte si synim vendosjen e ēėshtjes ēame nė qendėr tė vetėdijes sė gjithė shqiptarėve. Nė Muzeun Historik Kombėtar ėshtė organizuar aktiviteti pėr ēeljen e ekspozitės sė Javės sė Historisė dhe Kulturės Ēame, me vepra arti kushtuar patriotėve tė shquar tė komunitetit ēam dhe ėshtė mbyllur nė shesh aty ku edhe u bashkuan nė turmė tė gjithė shqiptarėt e Ēamėrisė nė kujtim tė atyre qė ranė nė vendin ku nuk shkojnė dot mė.

27 qershori, pjesė e historisė shqiptare

Ēamėria, krahina jugore e trevave shqiptare, e merr kėtė emėr nga lumi Tiamis, qysh nė kohėn e fiseve ilire, qė sot quhet Kalama, e qė pėrshkon krahinėn mes pėr mes. Nė antikitet, nė trevėn e Greqisė, ka banuar fisi ilir i Thesprotėve. Enciklopedia e Madhe greke e botuar mė 1923, shkruan se para sundimit turk, nė Ēamėri ka sunduar princi Gjin Bue Shpata. Por, pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste, qeveria greke e Metaksait mori njė sėrė masash represive kundėr popullsisė ēame myslimane. Rreth 2000 tė rinj ēamėr detyroheshin tė bėnin njė punė prej skllevėrish nė hapje llogoresh dhe ndėrtime ushtarake. 4000 burra myslimanė ēamė, u internuan nė kampet e pėrqendrimit tė Kretės dhe tė Mitilinit gjatė vitit 1940 ku rreth 500 prej tyre gjetėn vdekjen. Nė maj tė 1941, ushtria greke vrau rreth 300 ēamė tė tjerė. U la i lirė pėrdorimi i gjuhės shqipe, u hapėn shkollat, xhamitė dhe medresetė, por Ēamėria nuk u bashkua me Shqipėrinė dhe administrohej nga njėsi ushtarake italiane. U formua atė vit, nė Filat, tė njė force ushtarake ēame prej 2000 vetash, nėn komandėn e Nuri Dinos dhe Dine Kalos. Kjo forcė, kishte pėr qėllim mbrojtjen e trevave ēame, por u kufizua vetėm nė Filat dhe Gumenicė. Pranvera e lirisė ēame vazhdoi vetėm 3 vjet (1941 –1944). Nė fillim tė 1944-ės, forcat shoviniste greke, tė udhėhequra nga gjenerali Napoleon Zerva filluan pėrgatitjet e ethshme pėr tė sulmuar trevat ēame. Forcat e gjeneral Zervės qė numėroheshin nė 10 mijė vetė ishin shumica me prejardhje ēamėsh shqiptarė, por tė helenizuar nga kisha ortodokse greke. Edhe vetė gjeneral Zerva, ishte njė i tillė. Pėrballė kėsaj force agresive ndodheshin reparte tė vogla ēam tė armatosura keq dhe tė paorganizuara. Mė 27 Qershor 1944, 5000 forcat greke tė komanduara nga vetė gjenerali Zerva, filluan sulmin masiv kundėr fshatrave dhe qyteteve ēame. U dogjėn xhami, shkolla dhe gjithēka qė identifikonte kombėsinė shqiptare. Nė njė xhami nė qytetin e Parathimisė u dogjėn tė gjallė rreth 40 gra dhe fėmijė qė kishin shkuar atje pėr tė gjetur strehim. U dogj medreseja e qytetit dhe tė gjitha xhamitė nė qytet dhe nė fshat. Grekėt vranė vetėm nė krahinėn e Parathimisė dhe Margėllėēit nė datėn 27 qershor, 782 veta. E vetmja rezistencė e armatosur u bė nė vendin e quajtur Munin, nė gusht tė 1944-ės, ku 72 ēamė luftuan heroikisht pėr 24 orė kundėr 5 batalioneve greke tė pėrbėrė prej 2500 vetash. Tė 72 ēamėt ranė nė fushėn e betejės duke i shkaktuar forcave greke 400 tė vrarė dhe 600 tė plagosur. Zerva qė drejtonte nga njė majė kodre, nė fund tė betejės i deklaroi korrespondentit tė BBC-sė se myslimanėt ēamė i kishin asgjėsuar lulen e ushtrisė sė tij. Masakrat greke vazhduan nė Gumenicė dhe Filat, duke shkaktuar 2400 tė vrarė. Vranė deri mė 1 nėntor tė 1944-ės. 22 mijė ēamė atė muaj hynė nė kufirin e Shqipėrisė. Ata lanė mbrapa pasurinė e tyre qė llogaritet me vlerė, 4 miliardė dollarė. Shtėpitė dhe tokat iu dhanė grekėve dhe vllehėve nga zona e Gramozit, shpėrngulur gjatė luftės civile.
__________________________________________________ _____
Keto jane veprat makaber te fqiut juglindor qe tolerohet edhe sot te futet ne kishen ortodokse shqiptare dhe te thote meshen greqisht.
Kur do te zgjohemi nga letargjia 70 vjeēare ?!
Fshatari ėshtė nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 19-10-2015, 20:58   #28
shitesi
miremengjes
 
Avatari i shitesi
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Vendndodhja: ne frymemarrjen time
Posts: 9
Thanks: 0
Thanked 1 Time in 1 Post
Shuma e pikėve qė jep: 0
shitesi ėshtė nė rrugė tė mbarė
Pėrgjigje e: Ēamėria-Toka e premtuar

Prevez Cameri.

Po ndodh.

Shqiptaret po zgjohen.

http://www.tomistinenimerosi.gr/2015...-prevezas.html
shitesi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 20-10-2015, 13:16   #29
edlin
V.N.P
 
Avatari i edlin
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Posts: 4,987
Thanks: 1,371
Thanked 2,261 Times in 1,267 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 80
edlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ēamėria-Toka e premtuar

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga shitesi Shiko postimin
Prevez Cameri.

Po ndodh.

Shqiptaret po zgjohen.

http://www.tomistinenimerosi.gr/2015...-prevezas.html
E kush kupton gėrqisht.....
edlin nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 21-10-2015, 17:51   #30
shitesi
miremengjes
 
Avatari i shitesi
 
Data e antarėsimit: Mar 2012
Vendndodhja: ne frymemarrjen time
Posts: 9
Thanks: 0
Thanked 1 Time in 1 Post
Shuma e pikėve qė jep: 0
shitesi ėshtė nė rrugė tė mbarė
Pėrgjigje e: Ēamėria-Toka e premtuar

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga edlin Shiko postimin
E kush kupton gėrqisht.....
lol
Asnje...Por Shqiponja gerthet aty
shitesi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 21-10-2015, 18:02   #31
edlin
V.N.P
 
Avatari i edlin
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Posts: 4,987
Thanks: 1,371
Thanked 2,261 Times in 1,267 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 80
edlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ēamėria-Toka e premtuar

E pashė.... isha vetė kėtė verė nė tokėn e premtuar, tė kėnaqej shpirti kur veshėt dėgjonin njė ēamēe tė kulluar qė ne po e harrojmė. Pronari i hotelit kur mori vesh qė isha ēam filloi e mė sqaronte emrat e vėndeve... kushtu ja thonė nė greqisht e kushtu e ka nė shqip...
edlin nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 21-10-2015, 21:48   #32
SystemA
Banned
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 46,438
Thanks: 15,900
Thanked 9,424 Times in 6,365 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ēamėria-Toka e premtuar

Kemi shekuj qe enderrrojme....
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 21-10-2015, 21:50   #33
SystemA
Banned
 
Avatari i SystemA
 
Data e antarėsimit: Sep 2010
Posts: 46,438
Thanks: 15,900
Thanked 9,424 Times in 6,365 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 0
SystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėmSystemA i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ēamėria-Toka e premtuar

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga shitesi Shiko postimin
Prevez Cameri.

Po ndodh.

Shqiptaret po zgjohen.

http://www.tomistinenimerosi.gr/2015...-prevezas.html
Cilet?????????????????
SystemA nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 15-02-2016, 15:34   #34
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 7,256
Thanks: 7,134
Thanked 3,319 Times in 1,349 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ēamėria-Toka e premtuar



"Ėndėrra Ēame" masakrat kundėr popullit Ēam, dhe lufta e Ēamėve pėr tė drejtėn e tyre, dokumentar me vlerė dhe shumė tė padėgjuara nė tė! Ndiqeni
__________________

Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 25-02-2016, 11:12   #35
edlin
V.N.P
 
Avatari i edlin
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Posts: 4,987
Thanks: 1,371
Thanked 2,261 Times in 1,267 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 80
edlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ēamėria-Toka e premtuar

Nenkryetari i Parlamentit Shpetim Idrizi, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me Koncesionet e dhena nga qeveria Shqiptare dhe Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nLawmaker Shpetim Idrizi, during a parliamentary session.


Kreu i PDIU-sė debaton me pėrfaqsuesit e MPJ-sė pėr njė konferencė tė organizuar nga pala greke pėr ēėshtjen ēame

Kryetari i PDIU-sė, Shpėtim Idrizi, denoncoi nė Komisionin e Jashtėm Parlamnetar, mungesėn e pėrfaqsuesve tė Shqipėrisė nė njė konferencė shkencore e zhvilluar nga ministria e jashtme greke, mbi ēėshtjen ēame. Idrizi ka kėrkuar nga pėrfaqsuesit e Ministrisė sė Jashtme shpjegime, pse nė kėtė konferencė munguan pėrfaqėsues tė ministrisė shqiptare. Idrizi kėrkoi shpjegime pėr pėrfundimet e kėsaj konferencė, tė cilat sipas tij, janė kundėr zgjidhjes sė ēėshtjes ēame.

“Nga kjo konferencė dalin disa pėrfundime, tė cilat nuk mund t’i anashkalojmė. Sė pari, del qartazi se shteti grek jo vetėm e di qė ēėshtja ēame ėshtė njė ēėshtje pėr t’u zgjidhur, por po merr tė gjitha masat qė tė ketė argumentet ligjore dhe historike kundėr saj. Nė kėtė pikė, nuk prisja ndonjė qėndrim tjetėr nga Greqia. Mirėpo, kjo rrėfen se shteti shqiptar nuk ėshtė nė lartėsinė e duhur.

Nuk ka asnjė konferencė shkencore, tė organizuar nga ju pėr ēėshtjen ēame, pėr tė krijuar njė dosje tė plotė dhe serioze me argument tė forta juridike dhe historike pėrballė Greqisė. Qoftė edhe njė konferencė, nė tė cilėn tė marrin pjesė edhe kėta pėrfaqėsues grekė, pėr tė ballafaquar qėndrimet”, tha Idrizi.

pdiu

Duke kundėrshtuar pėrfundimet e kėsaj konference organizuar nga ministria e jashtem greke, Idirizi tha se atje ėshtė pėrdorur zyrtarisht njė term irredentist, Vorio Epirin. “Ėshtė fakt se Ēamėria ėshtė njė territor gjeografik, qė shtrihet nė dy shtete sot, me shumicė shqiptare dikur. Ndėrkohė, Vorio Epiri nuk ėshtė territor gjeografik, ėshtė njė shpikje politike e vitit 1914, qė tenton tė karakterizoj trojet qė shteti grek rivendikonte Brenda shtetit shqiptar.

Pra, ėshtė njė term irredentist, i papranueshėm pėr dy shtete qė kanė njė traktat miqėsie dhe qė janė pjesė e njė aleance ushtarake. Ministria e Jashtme duhet tė kundėrveprojė menjėherė pėrballė kėtij precedenti tė rrezikshėm tė pėrdorimit tė njė termi irredentist, qė cėnon tėrėsinė tokėsore tė Shqipėrisė”, ka thėnė Idrizi.

Ai paraqiti nė komision njė dokument qė vėrteton pretendimet e tij pė tendencėn e palės greke pėr tė pėrdorur terma irredentistė si Vorio Epiri. Kreu i PDIU-sė kėrkoi nga minisytria e jashtme shquiptare tė zhvillojė konferenca mbi ēėshtjen ēame, tė zgjidhet ēėshtja e toponimeve dhe ajo e kufijve detarė nė favor tė interesave kombėtare
edlin nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-06-2016, 21:04   #36
edlin
V.N.P
 
Avatari i edlin
 
Data e antarėsimit: Apr 2010
Posts: 4,987
Thanks: 1,371
Thanked 2,261 Times in 1,267 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 80
edlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėmedlin i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ēamėria-Toka e premtuar

Doli nė qarkullim libri: “Kolaboracionistėt grek projektuesit dhe udhėheqėsit
e genocidit nė Ēamėri” i historianit Arben P. Llalla
.

Nė kėtė libėr autori sjellė fakte rreth Genocidit grek kundėr popullsisė shqiptare nė Ēamėri si dhe dėshmi se nuk ka patur asnjėherė bashkėpunim kolektiv tė popullsisė ēame me pushtuesit italian dhe gjermanė, qėllimi i Genocidit grek ishte pėr tė spastruar Ēamėrinė-Epirin e Jugut nga shqiptarėt myslimanė, grabitja e pasurisė si dhe vendosja e refugjatėve ortodoksė tė ardhur ndėr vite nga Azia e Vogėl.

Gjatė operacionit nė shpėrnguljen e hebrenjve tė Janinės pėr nė kampet e pėrqendrimit dhe shfarosjes, gjermanėt nė bashkėpunim me xhandarmėrinė greke shpėrngulėn edhe dhjetėra ēam antifashistė. Kjo tregon qartė se shqiptarėt e Ēamėrisė ishin nė anėn e partizanėve grek.

Konservimi nga ana e shtetit grek, tė shtėpive dhe tokės private qė pronarė tė vėrtetė janė shqiptarėt, tregon qartė se spastrimi etnik i Ēamėrisė nga elementi shqiptar ka patur prapavijė politike e pa mbėshtetur nė asnjė fakt pėr akuzėn e bashkėpunimit me gjermanėt.

Pa njė zgjidhje tė ēėshtjes kaq delikate ēame nuk mund tė ketė fqinjėsi tė mirė, miqėsi tė sinqertė midis grekėve dhe shqiptarėve tė cilėve mė shumė i bashkojnė lidhjet e interesave se sa i ndajnė.

Qė mbi pasionin tė dalė vlerėsimi objektiv shkencor i dukurive dhe fakteve qė parashtron e analizon, historiani Llalla sjellė rreth 60 fotografitė origjinale ku tregohet qartė bashkėpunimi i shtetit grek dhe klerikėve tė lartė tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Greqisė me pushtuesit italian dhe gjermanė.

PASTHĖNIA E AUTORIT

Nuk ka asnjė dokument dhe fotografi qė vėrteton bashkėpunimin e popullsisė shqiptare nė Ēamėri me pushtuesit italian dhe gjermanė gjatė viteve 1941-1945. Kanė bashkėpunuar me gjermanėt individė dhe kjo ėshtė mė se e logjikshme se ēdo etnitet ka edhe njerėz tė tillė. Nė Greqinė e viteve 1941-1945, shumica e popullsisė, klerikė tė lartė ortodoksė, politikanė, intelektualėt grek, vlleh, sllavė bashkėpunuan me pushtuesit e Greqisė, bullgarėt, italianėt dhe gjermanėt.

Tė gjithė ato histori se ekzistojnė fotografi apo dokumenta qė implikojnė popullsinė shqiptare nė Ēamėri si bashkėpunėtor tė italianėve dhe gjermanėve nuk ekzistojnė, janė gėnjeshtra, histori tė shpikura. Teoria e bashkėpunimit tė ēamėve me gjermanėt dhe italianėt ėshtė teori e konspiracionit e cila u ndėrtua nga vllehėt pėr tė mbuluar historinė e tyre tė errėt pėr Pavarėsinė e Principatės sė Pindit apo themelimin e shtetit tė vllehve. Pas vitit 1944, politikanė, qeveritarė, kisha greke, historian, publicistė, etj., ju pėrveshėn punės pėr tė hedhur baltė mbi shqiptarėt e Ēamėrisė. Nuk mund tė vėrtetohet apo tė dokumentohet qė shqiptarėt e Ēamėrisė kanė bashkėpunuar me italianėt dhe gjermanėt, sepse historia e gėnjeshtrės nuk mund tė quhet histori e vėrtetė. Asnjė akademik apo historian grek nuk ka vėrtetuar shkencėrisht bashkėpunimin e masės sė gjerė tė ēamėve me italianėt dhe gjermanėt. Ata gjithnjė kanė ngritur akuza politike, njė metodė klasike e njohur tashmė pėr tu mbyllur gojėn atyre qė thonė dhe mbrojnė tė vėrtetėn.

Mundet tė ketė pasur individė ēamė qė kanė qenė spiunė tė gjermanėve, por nuk mundet tė pėrfaqėsojnė tė tėrė Ēamėrinė dhe tė persekutohet njė popull i tėrė nė emėr tė tyre edhe pse nuk ėshtė faktuar shkencėrisht qė kishte ēamė spiunė. Bashkėpunimi i Dinojve me italianėt dhe gjermanėt ėshtė mė se i logjikshėm nėse shihen me gjakftohtėsi gjėrat. Shteti grek u kishte sekuestruar pa tė drejtė pasurinė e tyre tė trashėguar dhe i kishte pėrzėnė nga Greqia. Kėshtu, pushtimi i Greqisė nga Italia dhe Gjermania u shfrytėzua si njė mundėsi pėr tu rimarrė pasuria, pėr tu vendosur e drejta e pronės. Deri mė sot ende nuk ėshtė vėrtetuar se Dinojt bashkė me rojet e tyre qė akuzohen se kanė bashkėpunuan me italianėt dhe gjermanėt tė kenė marė pjesė nė ndonjė masakėr kundra grekėve. Grupacion i tyre jo i rregullt ushtarak kanė luajtur rolin e ruajtjes sė rendit dhe qetėsisė nė vendbanimet shqiptare nė Ēamėri nga keqbėrėsit e shumtė qė qarkullonin si pasojė e urisė sė zezė qė kishte kapur Greqinė ato vite.

Historiani grek Jorgos Margaritis shkruan se shqiptarėt e Ēamėrisė u rreshtuan nė Ushtrinė Ēlirimtare Popullore Greke e Shqiptare nė shifra rreth 3.000 njerėz.

Nė fillim tė vitit 1944, nė Qeramicė tė Filatit u krijua Batalioni IV i pėrbashkėt shqiptaro-grek “Ali Demi” diku me 500 luftėtare, Batalioni hyri nė pėrbėrjen e Regjimentit te XV tė Ushtrisė Nacional-ēlirimtare greke. Nė komandėn e tij ishin Spiro Shqevi, Muharrem dhe Tahir Demi, Dervish Dojaka, Vehip Hyso, Ali Shane, Kasem Demi, Izet Osmani, Hasan Minga.

Nga Greqia u pėrzunė pėr mos tu kthyer mė edhe ata shqiptar qė ishin rradhitur nė forcat partizane greke, njė rast tė tillė kemi tė dokumentuar tė prof.Petrit Demi, babai i politikanit tė njohur Leonard Demit. Mėsuesi Panajot I. Mici nga Finiqi, kujton se Petrit Musa Demi ishte partizan nė rradhėt e ushtrisė greke ELAS. Nė Mars tė vitit 1943, njė grup partizanėsh greke kishin qenė nė disa fshatrat e minoritetit pėr t’i mbrojtur nga gjermanėt. Midis kėtyre partizanėve grek kishte qenė edhe Petrit Musa Demi. Minoritari Panajot I. Mici, ka edhe njė foto tė kėtyre partizanėve ku tregon se cili ishte Petrit Musa Demi.

Nuk mund tė ketė asnjėherė miqėsi dhe fqinjėsi tė sinqertė tė grekėve me shqiptarėt pėrderisa Greqia nuk kėrkon falje pėr genocidin e 1944-1945. Greqia si anėtare e BE-s, NATO-s dhe e shumė organizatave ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut duhet t’ju kthejė pasurinė e grabitur ēamėve dhe tė krijojė kushtet e rehabilitimin nė trojet e tyre. Por a do tė rikthen ndonjėherė ēamėt nė shtėpitė e tyre? Kjo pyetje ngjall pesimizėm dhe emocione tė forta tek shqiptarėt. Unė besoj se shqiptarėt e Ēamėrisė do tė rikthen njė ditė sepse historia e botės ka njohur Perandorinė Romake e cila u zhduk me gjuhė e kulturė, kishim Perandorinė e Bizantit e cila u shpėrbė, mė tepėr se 500 vjet Perandoria Osmane kishte pushtuar popujt e tjerė tė Ballkanit e mė gjerė dhe u tkurr. Pėr 50 vite kishim ndarjen e Gjermanisė, por njė ditė ata u bashkuan, ashtu siē kishim Ēeko-Sllovakinė tė cilėt u ndanė paqėsisht.

Pėr rikthimin e ēamėve nė Ēamėri nuk ėshtė se duhet tė ndodhi ndonjė ēudi, nuk ėshtė as e pamundur, por grekėt dhe shqiptarėt duhet tė jenė tė pėrgatitur qė rikthimi tė bėhet paqėsisht, dhe mirėsia e dashuria tė mbretėrojė pėrfundimisht midis dy fqinjėve qė mė shumė i lidhin gjėrat me njeri-tjetrin se sa i ndajnė. Tė mos harrojmė se grekėt dhe shqiptarėt kanė mė shumė martesa midis tyre se me popujt e tjerė, ky ėshtė njė fakt i pamohueshėm.

Tashmė e vėrteta dihet, pėrse shqiptarėt e Ēamėrisė u pėrzunė nga Greqia dhe ju hoq pa tė drejtė shtetėsia greke. Pas shumė vite kėrkimesh dhe vizitash qė kam bėrė nė Epirin grek, nė disa fshatra qė njihen historikisht si vendbanimet qė kanė jetuar shqiptarėt erdha nė pėrfundimin se nė shumicėn e kėtyre fshatrave janė vendosur vlleh dhe emigrantė tė ardhur nga Azia e Vogėl. Kėta ardhacak u grabitėn shqiptarėve tė Epirit tė Jugut, historinė e lavdishme, veshjen popullore, kėngėt, shtėpitė dhe pronat. Pjesa mė e madhe e shqiptarėve ortodoks nga Ēamėria emigruan pėr t’i shpėtuar racizmit shtetėror jashtė Greqisė dhe brenda saj, thellė nė Athinė e Selanik. Disa familje ndėrruan mbiemrat e tyre pėr tė humbur gjurmėt. Sot, shumė deputet dhe kryetar bashkie nė Ēamėri janė njerėz qė vijnė nga familjet e vllehve qė kanė qenė bashkėpunėtor tė italianėve dhe gjermanėve dhe nuk u dėnuar asnjėherė kolektivisht.

Historia e vėrtetė, pavarėsisht shtrembėrimeve qė mund t’i bėhet gjatė viteve, ajo nuk mund tė zhbėhet, por do dali nė sipėrfaqe nė vendin dhe kohėn e duhur pėr t’na rikujtuar gėzimet apo dhimbjet qė na ka shkaktuar.
edlin nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-06-2016, 23:19   #37
COB
IllyrianMuslim
 
Avatari i COB
 
Data e antarėsimit: Apr 2016
Posts: 885
Thanks: 34
Thanked 82 Times in 55 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 5
COB ka njė atmosferė spektakolareCOB ka njė atmosferė spektakolare
Pėrgjigje e: Ēamėria-Toka e premtuar

Ėshtė vjedhur me kohė nga Shqipėria, tani ndoshta ka mė shumė Grekofon se sa Albanofon atje..

A kemi nė forum anėtar/e nga Camėria?
__________________
Mos e shikoni gjeografia e biologjia, shkenca e Shqiptarit ėshtė Shqiptarologjia
COB nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-06-2016, 23:30   #38
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 7,256
Thanks: 7,134
Thanked 3,319 Times in 1,349 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ēamėria-Toka e premtuar

“PROFECIA” E DELFIT PĖR SHQIPTARĖT E ĒAMĖRISĖ DHE ATA MYSLIANĖ NĖ GREQI
Siē dihet, mbretėrit, heronjtė, por edhe popullsia e antikitetit, kėrkonte nga orakujt qė tė njihej me tė ardhmen me qėllim qė tė shmangnin ndodhitė e padėshirueshme. Delfi ka qenė njė orakull i tillė. Nė vitin 1923 fillon spastrimi prej qeverisė greke i shqiptarėve myslimanė nga Epiri, nga Ēamėria nėn pretekstin se janė “turq”, duke e shkėmbyer popullsinė shqiptare me Turqinė.
Sot, nė vitin 2016 qeveria greke flet pėr ēamėt e pėrzėnė pas Luftės sė Dytė Botėrore, si pėr “bashkėpunėtorė” tė nazistėve. Epo kujtdo mund t’i lindė pyetja se si ia dolėn ta kuptonin kėtė gjė qė nė vitin 1923, rreth 20 vjet para se tė ndodhte.
Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė: Orakulli i Delfit do u kėtė bėrė parashikime...
Pyetja tjetėr, qė mund tė lindė, ėshtė se “pėrse nuk e bėri kėtė gjė orakulli mė i lashtė i botės antike, Orakulli i Dodonės...?”. Pėrgjigjja ėshtė pėrsėri e thjeshtė: Dodona pellazgjike ka heshtur para kėtij spastrimi tė popullsisė qė flet gjuhėn qė ajo fliste dikur – Shqip.
Pyetja e fundit qė mund tė vijė ndėr mend, kur qeveria greke flet si orakull pėr tė ardhmen e anėtarėsimit shqiptar nė BE: “Si ka mundėsi e pyetėn Delfin vetėm pėr shqiptarėt dhe nuk e pyetėn pėr borxhin e tyre?”.
Pėrgjigjja ėshtė pėrsėri e thjeshtė, ... por, ėshtė gjermanisht.
(Thėnie pėr shqiptarėt)
* * *
Ēamėria ėshtė krahina e Epirit qė shtrihet midis Butrintit dhe grykės sė lumit Akheron dhe nė lindje deri nė malet e Pindit. Konventa qė mundėsoi shkėmbimin e popullsive greke dhe turke u nėnshkrua nė Konferencėn e Lozanės, nė janar 1923. Qeveria shqiptare kėmbėnguli asokohe, nėpėrmjet telegramesh dhe delegacionesh ne Lidhjen e Kombeve, se autoritetet greke po detyronin ēamėt qė tė braktisnin shtėpitė e tyre dhe tė zhvendoseshin nė Turqi dhe se trojet e tyre po ziheshin nga emigrant grekė tė ardhur nga Azia e Vogėl. Pėr mė tepėr, shqiptarėt pohonin se pasuria e shqiptarėve myslimanė po konsfiskohej. . .
Titulli: The Albanians: A Modern History
Autori: Miranda Vickers
Botues: I.B.Tauris, 1999





__________________

Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 07-06-2016, 23:32   #39
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 7,256
Thanks: 7,134
Thanked 3,319 Times in 1,349 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ēamėria-Toka e premtuar

TENDENCA GREKE PĖR TA TRANSFORMUAR "ĒĖSHTJEN ĒAME" NĖ "ĒĖSHTJE TĖ BRENDSHME GREKE"
Nė njė tė nesėrme, do synojnė t'i trajtojnė shqiptarėt e pėrzėnė nga Ēamėria, me dokumente greke dhe kompensim pronash... por, do u kėrkojnė braktisjen e kombėsisė dhe refuzimin e statusit tė minoritetit shqiptar nė Greqi.
--------------------------------------------------
Kotzias tha: ". . .me kėta ēamė [shėnim: tė pėrzėnit dmth], nuk nėnkuptojmė asnjė grup qytetarėsh shqiptare dhe as Shqipėrinė”
--------------------------------------------------
A do joshen shqiptarėt prej grekėve, nesėr:
"Prona, Para, Pasaportė" _ vs _"Komb, Krenari, Kryeneēėsi"
Duhet kėrkuar njohja e minoritetit shqiptar nė Greqi si pėr shqiptarėt e Ēamėrisė edhe pėr pjesėn tjetėr...
------
KOTZIAS: TĖ KEMI KUJDES KUR FLASIM PĖR ĒAMĖT
Duke u ndalur tek ēėshtja ēame, ministri i Jashtėm grek tha se duhet t tregohet kujdes.
“Ka njė grup tė madh ēamėsh qė jetojnė nė Shqipėri, dhe uroj qė ky grup tė ketė perspektivė dhe pėrfitime nga integrimi nė BE. Por janė disa ēamė, kristianė tė myslimanizuar, tė cilėt sot janė shtetas grekė. Janė edhe disa ēamė qė bashkėpunuar me pushtuesin gjerman, dhe bėnė zhvatjen e popullsisė tjetėr qė jetonte nė Epir, dhe u gjykuan nė bazė tė ligjit grek. Nė ndryshime me njerėz tė tjerė qė jepnin llogari u larguan nga vendi dhe nuk u ekzekutuan. Mendoj se duhet tė kemi kujdes kur flasim pėr kėta ēamė, se nuk nėnkuptojmė asnjė grup qytetarėsh shqiptare dhe as Shqipėrinė”, tha Kotzias.
[burimi: balkanweb]
_________________________________
Harta Etnografike e Shqipėrisė, 1918.
Burimi: Library of Congress, USA
Library of Congress Geography and Map Division Washington, D.C. 20540-4650 USA dcu
Carte ethnographique de l'Albanie, 1918

__________________

Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
i vjetėr 12-06-2016, 17:00   #40
Mandi
ஜ۩۞۩ஜ
 
Avatari i Mandi
 
Data e antarėsimit: Feb 2009
Vendndodhja: €
Posts: 7,256
Thanks: 7,134
Thanked 3,319 Times in 1,349 Posts
Shuma e pikėve qė jep: 100
Mandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėmMandi i pazėvėndėsueshėm
Pėrgjigje e: Ēamėria-Toka e premtuar

"Greqia ėshtė fajtore, kujtoni gjenocidin nė Ēamėri, 100,000 viktimat shqiptare"

Shkruhej nė kėtė banderolė dje gjatė ndeshjes!

__________________

Mandi nuk ndodhet nė linjė   Pėrgjigju pėrmes citimit
Pėrgjigje

Mundėsitė nė temė

Rregullat e postimim
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB kodi ėshtė ndezur
Smiliet janė ndezur
Kodi [IMG] ėshtė ndezur
Kodi HTML ėshtė fikur